LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Seanca e dytë e gjyqit në themel në GJKKO/ Rrëzohet kërkesa e Metës, s’ka transmetim LIVE! Ish-Presidenti: Akuzat do çmontohen njëra pas tjetrës

• Seanca e dytë në themel në ngarkim të Ilir Metës, është mbajtur sot në GJKKO, e cila u shoqërua me debate dhe replika. • Kërkesa e të pandehurve për transmetim LIVE, u rrëzua nga Gjykata e Posaçme me argumentin, se do të krijonte presion publik dhe mediatik. • Avokati mbrojtës i Metës i tha gjykatës, se nuk ka asnjë bazë ligjore për ndalimin e transmetimit live të seancës. • Ndërkohë Monika Kryemadhi ka kërkuar t’i vihen në dispozicion të gjitha përgjimet ambientale e telefonike të bëra nga prokuroria. • Gjithashtu avokatja mbrojtëse e Fatime Kryemadhit i ka kërkuar gjykatës që të shprehet për kërkesën e depozituar për përfitimin e gjykimit të shkurtuar. • Përveç Fatime Kryemadhit, kërkesën për gjykim të shkurtuar e ka bërë dhe Ema Çoku dhe Pirro Xixho. • I pranishëm në seancë ishte edhe vetë Meta, i cili qëndron brenda në kafazin e xhamit. • Ish-presidenti është fotografuar duke komunikuar me shenja me median, për shkak të vështirësisë që has, si pasojë e të qenurit brenda në kafaz. • Në mbështetje të Ilir Metës, në sallën e gjyqit kanë shkuar dhe eksponentë të Partisë Demokratike. 

9 artikuj për këtë temë.

2 MUAJ ME PARE

Kush i bënte shpenzimet në familje?/ Cakrani: I bënte Monika, ministri i brendshëm në familje është gruaja. Kryemadhi: Unë kam qenë klasë punëtore

Seanca e dytë e gjyqit në themel në GJKKO/ Rrëzohet
Monika Kryemadhi dhe Kujtim Cakrani

TIRANË- Avokati i ish-presidentit Meta, Kujtim Cakrani tha se shpenzimet në familje i ka kryer Monika Kryemadhi. Gjatë një prononcimi për mediat pas mbylljes së seancës së sotme në GJKKO, Cakrani e cilësoi Kryemadhin “ministre e brendshme në shtëpi”.

“Në fakt nuk është se hodhi përgjegjësinë, atë e ka marrë vetë zonja që kur është pyetur në prokurori. Ministri i brendshëm në familje padyshim është gruaja”, tha ai.

Nga ana tjetër, Kryemadhi deklaroi për gazetarët se ka qenë klasa punëtore që zbatonte mbarëvajtjen e shtëpisë. Ajo theksoi se ish-presidenti Meta për shkak të politikës, ka kaluar pak kohë me fëmijët e tyre.

“Nuk ka asnjë shpenzim te tepruar siç pretendon SPAK. Bëhet fjalë për një ndërhyrje shëndetësore të vajzës time, timen dhe zotit Meta, që janë të gjitha të deklaruara. Për fatin e tij të mirë, duke qenë se ka qenë burrë shteti nuk është marrë asnjëherë me gjërat e shtëpisë, nuk është pjesë e asnjë lloj shpenzimi dhe marrëdhënie time me kushëririn tim Adrian Sharku. Për fat të keq Ilir Meta për shkak të politikës, ka kaluar pak kohë me fëmijët e vet”, tha ajo./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

GJKKO ndan dosjen Meta-Kryemadhi, gjykim i zakonshëm për ish-çiftin/ Cakrani: Do provojmë pafajësinë tonë

Seanca e dytë e gjyqit në themel në GJKKO/ Rrëzohet

Kujtim Çakrani

TIRANË- Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka ndarë çështjen Meta për të pandehurit ish-presidentin Ilir Meta dhe ish-bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi.

Në një prenoncim për mediat fund të seancës, avokati Kujtim Cakrani u shpreh se prokurori nuk kishte asnjë lloj prove që të fajësonte Metën dhe se mbrojtja do të provojë pafajësinë. Sipas Cakranit, ish-presidenti nuk ishte përfshirë në asnjë bisedë, e-mail apo takim lidhur me çështjen.

“Janë rreth 120 dëshmitarë. Ka prova të reja që do t’i paraqesim në gjykatë. Çështja i bashkohet gjykimit të zakonshëm. Do të provojmë pafajësinë. Sot, prokurori nuk kishte asnjë lloj prove që të fajësonte Metën. Zoti Meta nuk përfshihej në asnjë bisedë, e-mail apo takim. Do të vazhdojmë betejën tonë, edhe pse gjykata nuk na e pranoi kërkesën për masën e sigurimit.

Nuk e di çfarë ka dashur të thotë me numrin 7. Nuk bëri numrin 7, por shqiponjën. Meta është në lartësinë që kërkon pozicioni i tij si kryetar i PL-së. Përgjegjësinë Kryemadhi e ka marrë vetë që kur u pyet për hetimet paraprake në prokurori. 120 dëshmitarët janë pjesë e procesit hetimor dhe janë pyetur nga vetë organi i procedurës. Ne do të thërrasim edhe disa dëshmitarë të tjerë dhe do të paraqesim prova të reja”, u shpreh avokati Kujtim Cakrani. 

Dosja Meta:

Ilir Meta u arrestua më 21 tetor 2024. Ai dhe deputetja Kryemadhi dyshohen se, duke bashkëpunuar mes tyre dhe me funskionarë të tjerë shtetërorë, në disa episode duke nisur nga 15 vite më parë kanë shfrytëzuar postet e tyre shtetërore dhe politike për të favorizuar kompani private, si dhe në veprimtari të tjera me lobime në SHBA dhe shitblerje banesash në këmbim të përfitimit të shumave të konsiderueshme parash, të cilat janë përpjekur t'i fshehin, duke mos i deklaruar në ILDKPI dhe KQZ.

Konkretisht, deputetja Kryemadhi po hetohej nga SPAK për tre akuza, pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim të ardhurash. Gjykata la në fuqi më 23 tetor masën “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj Kryemadhit, për të njëjtat vepra penale, si dhe ndaj të hetuarës Ema Çoku, për pastrim parash.

Ndërkohë ndaj Piro Xhixhos, i hetuar për korrupsion pasiv, iu zëvëndësua masa e sigurisë nga “arrest në shtëpi” në “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”. Të tre të hetuarit nën masën e sigurimit “detyrim paraqitje” urdhërohen të paraqiten një herë në muaj në zyrat e Policisë Gjyqësore të SPAK./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Ish-presidenti Meta bëri simbolin ‘7’ në gjykatë/ Avokati shpjegon kuptimin e tij: Bëri shqiponjën, nuk ka lidhje me...

Seanca e dytë e gjyqit në themel në GJKKO/ Rrëzohet
Ilir Meta

TIRANË- Avokati i ish-presidentit të vendit Ilir Meta, Kujtim Cakrani ka shpjeguar simbolin që Meta përdori në gjyq. Pas seancës në GJKKO, Cakrani u shpreh se Meta bëri me duar simbolin e shqiponjës dhe jo atë të numrit 7, për të cilin tha se nuk lidhet me asnjë përvjetor.

Cakrani deklaroi se Meta ishte mirë nga ana fizike, i palestruar edhe nga ana mendore. 

“Nuk bëri simbolin 7. Bëri shqiponjën. Nuk ka përvjetor. Është në lartësinë që e kërkon funksioni i tij si kryetar i PL-së. Ishte mirë nga ana fizike, i palestruar edhe nga ana mendore”,-tha Cakrani.

Seanca gjyqësore e cila u zhvillua ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar rreth orës 17:15. GJKKO e ka ndarë çështjen për të pandehurit në dosjen ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit.

Bëhet me dije se për Fatime Kryemadhin, Pirro Xhixhon dhe Ema Çokun është pranuar kërkesa për gjykim të shkurtuar ndërsa dosja ndaj ish-presidentit Meta dhe Monika Kryemadhit do të vijojë veçmas./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

GJKKO ndan çështjen për të pandehurit e dosjes 'Meta', Kryemadhi pas seancës në GJKKO: Nuk kishte tensione, i vetmi tension ishte që filloi të...

Seanca e dytë e gjyqit në themel në GJKKO/ Rrëzohet
Monika Kryemadhi

TIRANË- Seanca gjyqësore e cila u zhvillua ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar rreth orës 17:15. GJKKO e ka ndarë çështjen për të pandehurit në dosjen ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit.

Bëhet me dije se për Fatime Kryemadhin, Pirro Xhixhon dhe Ema Çokun është pranuar kërkesa për gjykim të shkurtuar ndërsa dosja ndaj ish-presidentit Meta dhe Monika Kryemadhit do të vijojë veçmas.

Pas daljes nga seanca, Kryemadhi tha për gazetarët se në seancën gjyqësore nuk pati tensione, ndërsa shtoi me ironi se i vetmi tension ishte fakti që filloi të pikonte kondicioneri te salla e re.

“Nuk kishte tensione, i vetmi tension ishte që filloi të na pikonte kondicioneri te salla e re, u shpreh ajo.

Ilir Meta u arrestua më 21 tetor 2024. Ai dhe deputetja Kryemadhi dyshohen se, duke bashkëpunuar mes tyre dhe me funskionarë të tjerë shtetërorë, në disa episode duke nisur nga 15 vite më parë kanë shfrytëzuar postet e tyre shtetërore dhe politike për të favorizuar kompani private, si dhe në veprimtari të tjera me lobime në SHBA dhe shitblerje banesash në këmbim të përfitimit të shumave të konsiderueshme parash, të cilat janë përpjekur t'i fshehin, duke mos i deklaruar në ILDKPI dhe KQZ.

Konkretisht, deputetja Kryemadhi po hetohej nga SPAK për tre akuza, pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim të ardhurash. Gjykata la në fuqi më 23 tetor masën “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj Kryemadhit, për të njëjtat vepra penale, si dhe ndaj të hetuarës Ema Çoku, për pastrim parash.

Ndërkohë ndaj Piro Xhixhos, i hetuar për korrupsion pasiv, iu zëvëndësua masa e sigurisë nga “arrest në shtëpi” në “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”. Të tre të hetuarit nën masën e sigurimit “detyrim paraqitje” urdhërohen të paraqiten një herë në muaj në zyrat e Policisë Gjyqësore të SPAK./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

FOTOGALERI/ Shqiponja dhe numri 7 në sallën e gjyqit, ish-presidenti Meta tërheq vëmendjen në Gjykatën e Posaçme

Seanca e dytë e gjyqit në themel në GJKKO/ Rrëzohet
Ilir Meta

TIRANA- Seanca gjyqësore ndaj ish-presidentit të vendit, Ilir Meta po zhvillohet ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme. Një detaj i cili ka rënë në sy gjatë seancës janë shenjat që Meta ka bërë nga kafazi i xhamtë. Ai ka bërë gjeste të cilat përfshijnë shqiponjën dhe numrin 7 me duar.

Shqiponja nënkupton Shqipërinë, ndërsa numrin 7 Meta e ka përdorur si një ironi ndaj SPAK. Kjo duke thënë se kafazi i xhamtë është me shtatë yje.

“Është me shtatë yje kafazi”, tha Meta.

Nga ana tjetër Monika Kryemadhi është parë e përqendruar te dokumentet e procesit gjyqësor. Më herët, ish-presidenti Meta ka ofruar një garanci prej 50 mijë eurosh në kërkim të lirimit të tij, por Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e rrëzoi këtë kërkesë.

Ilir Meta u arrestua më 21 tetor 2024. Ai dhe deputetja Kryemadhi dyshohen se, duke bashkëpunuar mes tyre dhe me funskionarë të tjerë shtetërorë, në disa episode duke nisur nga 15 vite më parë kanë shfrytëzuar postet e tyre shtetërore dhe politike për të favorizuar kompani private, si dhe në veprimtari të tjera me lobime në SHBA dhe shitblerje banesash në këmbim të përfitimit të shumave të konsiderueshme parash, të cilat janë përpjekur t'i fshehin, duke mos i deklaruar në ILDKPI dhe KQZ.

Konkretisht, deputetja Kryemadhi po hetohej nga SPAK për tre akuza, pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim të ardhurash. Gjykata la në fuqi më 23 tetor masën “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj Kryemadhit, për të njëjtat vepra penale, si dhe ndaj të hetuarës Ema Çoku, për pastrim parash.

Ndërkohë ndaj Piro Xhixhos, i hetuar për korrupsion pasiv, iu zëvëndësua masa e sigurisë nga “arrest në shtëpi” në “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”. Të tre të hetuarit nën masën e sigurimit “detyrim paraqitje” urdhërohen të paraqiten një herë në muaj në zyrat e Policisë Gjyqësore të SPAK./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

“Nuk më hapet USB-ja"/ Kryemadhi- SPAK-ut dhe gjykatës: Dua 20 përgjimet ambientale

Seanca e dytë e gjyqit në themel në GJKKO/ Rrëzohet
Monika Kryemadhi

TIRANË- Seanca e themelit në GJKKO, ndaj Ilir Metës është shoqëruar me debate dhe replika. Gjatë seancës, Monika Kryemadhi ka deklaruar, se nuk i janë vënë në dispozicion prova nga akuza, përfshirë edhe një USB, por sipas saj materiali nuk hapet. Kryemadhi insistoi se kërkon edhe përgjimet ambientale që, sipas saj, figurojnë në listën e provave, por nuk ndodhen në materialet e dorëzuara.

Kryemadhi: Kam marrë prova dhe më është dhënë një USB nga akuza, por nuk hapet. Kërkoj të merren masa të më vendoset siç duhet. Nuk më janë vënë në dispozicion aktet për çdo përgjim të familjarëve.

SPAK: USB është marrë në gjykatë? Do ta zgjidhim, do ta japim.

Monika: Dua edhe përgjimet.

SPAK: Keni çdo gjë në dosje.

Monika: Jo, nuk i keni futur përgjimet.

Gjykata: Gjykata nuk ka se si t’ju japë diçka që nuk e disponon, pra s’ka përgjim.

Kryemadhi: Në listën e provave thuhet që ekzistojnë mbi 20 përgjime ambientale, kështu që duam t’i marrim. Në ato materiale nuk ekzistojnë.

Gjykata: Është detyrim i organit procedurial t’ua vërë në dispozicion.

Monika: Me çfarë lekësh i bënë këto ambiente?!

Nga salla: Me paratë e konfiskuara të krimit

Kryemadhi i kthehet avokatit të Metës: Fole sikur në parlament anglez, duhet t’i kishe thënë më shkurt pap-pap që “ç’është ky kafaz”./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Seanca me themel ndaj Metës/ Debate në GJKKO, avokati: Presidenti në kafaz, tallje! Gjyqtarja: Ky nuk është miting

Seanca e dytë e gjyqit në themel në GJKKO/ Rrëzohet

TIRANË- Seanca në themel ndaj ish-presidentit Ilir Metën dhe personave të tjerë të pandehur është shoqëruar me debate. Gjatë seancës, mediat janë lejuar të filmojnë vetëm disa momente dhe më pas kamerat janë nxjerrë jashtë. Ndërkohë avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani ka kundërshtuar, duke thënë se kjo është një seancë publike dhe duhet të transmetohet.

Po ashtu edhe eksponentë të Partisë Lirisë dhe të Partisë Demokratike kanë ngritur shqetësimin se seancën duan ta ndjekin edhe të tjerë. Gjatë debateve, gjyqtarja është përgjigjur duke thënë se “ky nuk është miting”.

Pjesë nga debati:

Gjyqtarja: Çdo shtetas i kësaj republike ka të drejtë të vijë ta ndjekë gjykimin. Por e kemi vendosur qe kamerat do qëndrojnë fare pak.

Avokati: Kam një kërkesë qe doja ta bëja në prani të kamerave. Në nenin 339 dhe në konventën evropiane dhe duke nisur nga koha e diktaturës, proceset e rëndësisë së veçanta duke nisur nga grupet armiqësore të Enver Hoxhës janë bërë edhe në altoparlantë.

Avokati: Ja dinjiteti njerëzor, presidenti në kafaz me xhama. Ku e keni dinjitetin me këto sallat e reja , ja ku janë tenderat presidenti në kafaz me kë talleni ju, s’jemi budallenj.

Gjyqtarja: Kjo është një seancë publike

Avokati: Jo ju spo bëni gjykim publik. Edhe salla është e vogël, mbase do të vijë gjithë partia s’ka vend, ka vend vetëm për 30 veta.

Gjyqtarja: Pra ka të tjerë qe kanë ardhur e nuk hyjnë dot

Monika Kryemadhi: Po ja përshenbull Miranda Rira pedagogë, s’është Miranda vetëm janë 200 veta

Klevis Balliu Nga salla: Ka njerëz jashtë 200 veta

Tedi Blushi: Ka njerëz jashtë qe duan të ndjekin gjyqin dhe s’po i lënë

Gjyqtarja: Ky nuk është miting

2 MUAJ ME PARE

VIDEOLAJM/ Meta shfaqet sërish pas kafazit prej xhami, përshëndet mediat nga kafazi me shqiponjë

Seanca e dytë e gjyqit në themel në GJKKO/ Rrëzohet
Ilir Meta

TIRANË- Ish-presidenti Ilir Meta është paraqitur këtë të hënë në ambientet e reja të Gjykata e Posaçme, ku po zhvillohet seanca në themel. Siç shihet edhe në pamje, Meta është shfaqur në “kafazin e xhamit” brenda sallës së gjyqit. 

Kreu i Partisë së Lirisë, ka përshëndetur mediat nga kafazi i xhamit, duke bërë simbolin e shqiponjës me duar./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Gjyqi në themel ndaj Ilir Metës, mbahet sot në Gjykatën e Posaçme seanca e dytë

Seanca e dytë e gjyqit në themel në GJKKO/ Rrëzohet
Ilir Meta

TIRANË- Seanca e dytë për gjyqin në themel ndaj kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta, zhvillohet ditën e sotme në orën 12:00 në Gjykatën e Posaçme. Në seancën e kaluar, Meta u shfaq pas kafazit të xhamtë, për herë të parë që pas arrestimit të tij, ku lëshoi akuza në drejtim të sistemit të drejtësisë, duke e cilësuar si proces të turpshëm.

Ish-presidentit iu rrëzua kërkesa që gjyqi të transmetohet drejtpërdrejtë nga mediat, por pak momente të çeljes së seancës ku kamerat u lejuan, ish-presidentit u shfaq për herë të parë në publik, pas arrestimit, ku u pa se kishte pësuar një transformim të dukshëm fizik.

Ilir Meta u arrestua më 21 tetor 2024. Ai dhe deputetja Kryemadhi dyshohen se, duke bashkëpunuar mes tyre dhe me funskionarë të tjerë shtetërorë, në disa episode duke nisur nga 15 vite më parë kanë shfrytëzuar postet e tyre shtetërore dhe politike për të favorizuar kompani private, si dhe në veprimtari të tjera me lobime në SHBA dhe shitblerje banesash në këmbim të përfitimit të shumave të konsiderueshme parash, të cilat janë përpjekur t'i fshehin, duke mos i deklaruar në ILDKPI dhe KQZ.

Konkretisht, deputetja Kryemadhi po hetohej nga SPAK për tre akuza, pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim të ardhurash. Gjykata la në fuqi më 23 tetor masën “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj Kryemadhit, për të njëjtat vepra penale, si dhe ndaj të hetuarës Ema Çoku, për pastrim parash.

Ndërkohë ndaj Piro Xhixhos, i hetuar për korrupsion pasiv, iu zëvëndësua masa e sigurisë nga “arrest në shtëpi” në “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”. Të tre të hetuarit nën masën e sigurimit “detyrim paraqitje” urdhërohen të paraqiten një herë në muaj në zyrat e Policisë Gjyqësore të SPAK./Dosja.al

ilir meta

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj