LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Seanca gjyqësore për "21 janarin"/ Gjykata e Lartë vendos: Çështjen ta hetojë SPAK. Familjarët e Aleks Nikës: E drejta fiton

• Ditën e sotme në Gjykatën e Lartë është zhvilluar seanca për çështjen e 21 janarit, ku u shqyrtua kërkesa e familjarëve të Aleks Nikës që dosja t’i kalojë SPAK. • Vendimi i gjykatës ishte në favor të familjarëve pasi dosja do t'i kalojë Prokurorisë së Posaçme. • Gjykata e Lartë urdhëroi, që SPAK të regjistrojë procedim penal për Sali Berishën, Lulzim Bashën dhe Ndrea Prendit për "21 janarin". • Kjo çështje është cilësur nga Gjykata e Strasburgut si krim shtetëror.  • Në seancë ishin të pranishëm pjesëtarë të familjes Nikës dhe përfaqësues të SPAK-ut. • Pas përfundimit të seancës dhe dhënies së vendimit familjarët e Aleks Nikës dhanë edhe një deklaratë për mediat. • Mark Nika, xhaxhai i Aleksit, u shpreh se Gjykata e Larta në mënyrë profesionale vendosi që hetimet t’i kalojnë SPAK. • Ai tha se kjo ka qenë kërkesa e tyre, ndërsa shpresojnë që SPAK t’i shkojë çështjes deri në fund.

7 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

"E prisnim e drejta fiton"/ E veja dhe xhaxhai i Aleks Nikës flasin për mediat pas vendimit të Gjykatës së Lartë për 21 Janarin

Seanca gjyqësore për "21 janarin"/ Gjykata e Lartë
Foto ilustruese

TIRANË-Gjykata e Lartë urdhëroi, që SPAK të regjistrojë procedim penal për Sali Berishën, Lulzim Bashën dhe  Ndrea Prendit për 21 janarin. Pas vendimit, familjarët e Aleks Nikës folën për mediat. Mark Nika, xhaxhai i Aleksit, u shpreh se Gjykata e Larta në mënyrë profesionale vendosi që hetimet t’i kalojnë SPAK.

Ai tha se kjo ka qenë kërkesa e tyre, ndërsa shpresojnë që SPAK t’i shkojë çështjes deri në fund.

Xhaxhai i Aleks Nikës: Vendimi ishte i pritshëm. SPAK ta hetojë çështjen me objektivitet.

E veja e Aleks Nikës: E prisnim, sepse e drejta fiton. Ajo që kemi besuar tani po shpërblehet.

Idajet Beqiri: Prokuroria e Tiranës e bëri punën e vet, hetoi disa persona. Por Prokuroria e Tiranës nuk e heton dot ish-kryeministrin dhe ish-ministrin e Brendshëm. GJL vendosi që të bëhen edhe hetime. SPAK është detyruar që të bëjë hetime për këtë çështje deri në fund.

2 VITE ME PARE

Gjykata e Lartë merr vendimin për '21 Janarin', SPAK merr në hetim çështjen

Seanca gjyqësore për "21 janarin"/ Gjykata e Lartë
Foto ilustruese

TIRANA- Gjykata e Lartë ka marrë vendimin në lidhje me rekursin e bërë nga Rajmonda Nika, e veja e të ndjerit Aleks Nika, i cili mbeti i vrarë në protestën 21 janarit në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Kolegji penal i Gjykatës së Lartë pasi dëgjoi relatimet duke pasur parasysh vendimin e Strasburgut lidhur me zgjidhjen efektive vendosi ndryshimin e vendimit të gjykatës së Apelit dhe urdhëroi SPAK që të regjistrojë hetimet për çështjen e “21 Janarit”.

Rajmonda Nika, e veja e Aleks Nikës ka bërë kallëzim në SPAK për këtë çështje, por Prokuroria e ka dërguar kallëzimin për kompetence lëndore në prokurorinë e Tiranës. Ndaj vendimit të SPAK, kanë paraqitur ankim familjaret e viktimave, duke e kundërshtuar atë, por GJKKO e rrëzoi.

2 VITE ME PARE

Çështja e “21 Janarit”/ Zbardhen diskutimet nga seanca gjyqësore, Gjyqtari Binaj: Mund të hetojnë disa prokoruri

Seanca gjyqësore për "21 janarin"/ Gjykata e Lartë
Foto ilustruese

TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me seancën gjyqësore që po zhvillohet në lidhje me çështjen e “21 janarit” në Gjykatën e Lartë. Në seancë janë të pranishëm familjarë të Aleks Nikës të cilët kanë kërkuar nga gjykata shqyrtimin e kërkesës që dosja ti kalojë SPAK. 

Gjyqtarët Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sandër Simoni po zhqyrtojnë kërkesën e familjarëve ndërsa janë publikuar disa nga debatet në seancë. I pranishëm në seancë është edhe prokurori i SPAK, Alfred Shehu i cili është përfshirë në diskutime.

Debati i plotë:

Ilir Panda: Prokuror kam dy pyetje. Siç duket nga aktet ju keni kryer dy veprime. Cilat janë ato?

Shehu: Kemi kërkur informacion nga prokuroria e Tiranës.

Ilir Panda: Nën prizmin e vendimit të Gjykatës së Strasburgut, ju e shikoni ndryshe aktin e prokurorisë së posaçme.

Shehu: Organet duhet të bëjnë hetim të plotë. Ky procedim po kryhet nga prokuroria.

Sokol Binaj: EDdhe për drejtuesit, edhe për zinxhirin drejtues kush do ta hetojë, kujt i takon.

Alfred shehu: Po heton Tirana.

Sokol Binaj me zë të lartë: Flitet për zinxhirin drejtues , a keni përgjegjësi?!

Shehu; S’kanë dalë subjekte të posaçme.

Gjyqtari i Lartë Sokol Binaj: S’po flas për subjekte të zakonshme, zinxhirin?

Shehu: Në rast se ata gjejnë shpallin mos kompetencën dhe e sjellin.

Sokol Binaj: KPP parashikon dy mënyra disponimi të prokurorit. Ke detyrimin para një kallzimi t’i përgjgjesh me të gjitha rekuizitat. Nuk ka rrëzohet. Nuk pranohet jep argumentat. Kjo hap rrugën që palët të shkojnë ats ku duhet të shkojnë në lidhje me kërkesat e tyre.

Shehu: Në kodin e procedurës penale nuk parashikohet

Gjyqtari Binaj: Jepi përgjigjje. Kallzimi vjen dhe rregjistrrohet.

Shehu: Ky disponim i prokurprisë është vlerëszar edhe nga gjykata

Sokol Binaj: Është kjo shkresë

Shehu: Ky kallzim nuk është rregjustruar. Ai kallzim është vleësuar nga një prokurori tjetër

Binaj: ska asnjë pengesë që për një cështje penale të hetojnë disa prokurori, një dy tre katër pesë

Gjyqtari Binaj: por mbi bazën e rregjistrimit pebal dhe jo me shkresa dërgo shlresa sa andej këtej. Jo pa patur asnjë mjet procedurial në dorë.

Prokurori i Spak Alfred Shehu: I qëndrijmë argumentave tona. Shkresa jonë është një shërbesë administrative, nuk ka ankim ndaj shkresave. Gjithashtu dy vendine i shkallës së oarë dhe apelit na japin të drejtë, për këto arsye kërkojmë mos pranimin e rekursit.

Sot po mbahet seanca në lidhje me “21 janarin” ku të pranishëm do të jenë pjestarë të familjes Nikës dhe të përfaqësues të SPAK, ku më pas do të caktohet nëse çështja do të kalojë në dorën e Prokurorisë së Posaçme, duke prishur vendimin e dy shkallëve të mëparshme. Do jetë Gjykata e Lartë që me një vendim urdhërues do të vendosë nëse hetimet do t’i vijojë Prokuroria e Tiranës apo do i kalojnë SPAK, për të hapur hetimin e asaj që Gjykata e Strasburgut e quajti krim shtetëror.

2 VITE ME PARE

Seanca gjyqësore për "21 janarin"/ Gjykata e Lartë vendos: Çështjen ta hetojë SPAK. Familjarët e Aleks Nikës: E drejta fiton

 

2 VITE ME PARE

Nuk ka të dhëna për ekzistëncën e faktit penal/ Prokurori përfaqësues i SPAK në seancën e 21 Janarit: Ska shkaqe të pranohet

Seanca gjyqësore për "21 janarin"/ Gjykata e Lartë
Foto ilustruese

TIRANË- Alfred Shehu prokurori që përfaqëson SPAK në gjyqin e çështjes së 21 Janarit, ka thënë sot në sallën e gjyqit që dosja nuk mund t'i përkas atij kolegji.

Sipas tij nuk ka të dhëna për ekzistencën e faktit penal. Shehu tha se nuk ka shkak që të pranohet ky rekurs. 

"Çmojmë se nuk ka shkaqe që të pranohet nga ky kolegj rekursi i bërë nga ankuesja. Nuk ka të dhëna për ekzistencën e faktit penal. Në SPAK nuk është regjistuar kallëzim penal të shtetases Rajmonda Nika. Nga verifikimi na rezultoi se Prokuroria e Tiranës kishte nisur hetimet për vrasjen e Aleks Nikës dhe Hekuran Dedës dhe plagosjen e disa personave të tjerë. Për të njëjtat vepra ishte duke hetuar edhe Prokuroria e Tiranës. Po ashtu organi i akuzës në kryeqytet në bazë të hetimit nuk ka identifikuar persona konkretë, që të konstatojë se janë kompetencë e SPAK. Të gjendur përballë këtyre fakteve në kemi vendosur që aktet e procedimit penal të dërgoheshin në prokurorin e Tiranës"-tha Shehu. 

2 VITE ME PARE

Seanca për “21 Janarin”/ "Të hetojë SPAK!" avokati i familjarëve: Strasburgu konfirmoi se është vrasje shtetërore

Seanca gjyqësore për "21 janarin"/ Gjykata e Lartë

Avokati

TIRANË- Seanca gjyqësore publike në lidhje me “21 janarin” e cila do të mbahej sot ka nisur. Në lidhje me seancën avokati mbrojtës i familjarëve të viktimave, Idajet Beqiri ka deklaruar se Prokuroria e Tiranës nuk është kompetente për hetimin e subjekteve ndaj të cilëve është bërë kallëzim.

Avokati më tej ka shtuar se ata kanë rekurs që çeshtja ti kalohet SPAK. Beqiri shtoi se përveç rekursit ata i kanë dërguar si shtesë edhe vendimin e Gjykatës Ndërkombëtar të Strasburgut. 

“Ne kemi paraqitur rekurs para jush dhe kërkojmë që në përfundim të këtij gjykimi të vendoset kalimi i çështjes pranë SPAK. Personat konkretë që u atribuohet vepra penale janë persona që kanë në kompetencë për të gjykuar nga GJKKO për korrupsion dhe krim të organizuar.

Ajo që është e rëndësishme ne I dërguam organit të akuzës një kallëzim penal me emra mbiemra dhe funksionet që kanë patur. Ne nuk prisnim nga SPAK një shkresë, e cila dhe gjykata, në ankimin e bërë nga kjo shkresë, një here e quan shkrese, një herë vendim kompetence. Organi i akuzës nuk operon me shkresa, por me vendime.

SPAK ka bërë rolin e një të padituri të madh, në një kohë që e ditura është në mes të dites dhe në diell. Ai është një krim që ka ndodhur në mes të dites, në prani të mediave boterore, me figure, me ze me të gjitha. Eshte krim i dukshëm. Përveç rekursit iu dërguam si shtesë edhe vendimin e Gjykatës Ndërkombëtar të Strasburgut. Në atë vendim, dalin elementet se kush është i përzjerë në atë krim shteteror. Vendimi thotë që është vrasje shterore.

Nuk është gardisti ushtari që organizoi një krim shtetëror, prandak hetimin duhat ta kishte bërë SPAK. SPAK ka kirjuar një precedent të rrezikshëm. Ky organ mund të veprojë edhe me arbitraritetin e vet. Kërkojmë që të na pranoni rekursin dhe të prishni të dyja vendimet e shkallës së parë dhe të Apelit të urdhërohet prokurori që të regjistrojë procedimin penal. Duhet domosdoshmërisht," u shpreh Beqiri.

Sot po mbahet seanca në lidhje me “21 janarin” ku të pranishëm do të jenë pjestarë të familjes Nikës dhe të përfaqësues të SPAK, ku më pas do të caktohet nëse çështja do të kalojë në dorën e Prokurorisë së Posaçme, duke prishur vendimin e dy shkallëve të mëparshme. Do jetë Gjykata e Lartë që me një vendim urdhërues do të vendosë nëse hetimet do t’i vijojë Prokuroria e Tiranës apo do i kalojnë SPAK, për të hapur hetimin e asaj që Gjykata e Strasburgut e quajti krim shtetëror.

2 VITE ME PARE

"21 Janari"/ Gjykata e Lartë do vendosi cili prokuror do hetojë çështjen, seanca gjyqësore zhvillohet sot në orën 13:00

Seanca gjyqësore për "21 janarin"/ Gjykata e Lartë

TIRANË- Ditën e sotme do të mbahet seanca gjyqësore publike në lidhje me “21 janarin”. Seanca mësohet se do të mbahet në orën 13:00 ndërsa Gjykata e Lartë do të vendosë se cila prokurori do ta hetojë çështjen. 

Në seancë do të jenë të pranishëm pjsetarë të familjes Nikës dhe të përfaqësues të SPAK, ku edhe më pas do të caktohet nëse çështja do të kalojë në dorën e Prokurorisë së Posaçme, duke prishur vendimin e dy shkallëve të mëparshme.

Do jetë Gjykata e Lartë që me një vendim urdhërues do të vendosë nëse hetimet do t’i vijojë Prokuroria e Tiranës apo do i kalojnë SPAK, për të hapur hetimin e asaj që Gjykata e Strasburgut e quajti krim shtetëror.

çështja e 21 janart spak gjykata e lartë

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj