Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme po zhvillohet seanca në ngarkim të bandës së Laert Haxhiut. • Për këtë çështje, SPAK ka marre te pandehur tetë persona qe akuzohen per ngjarje kriminale në disa prej qyteteve të vendit. • Në seancën e sotme dëshmoi edhe bashkëpunëtori i drejtësisë Artan Tafani, për ngjarjet kriminale të lidhura me bandën e Haxhiut. • Artan Tafani u arrestua në shtator të 2023 pasi grabiti me armë zjarri një pikë këmbimi valutor në zonën e Astirit. • Gjatë seancës, teksa iu përgjigj pyetjeve të prokurorit të çështjes, Behar Dibra, Tafani tregoi për jetën e tij dhe rrugën drejt përfshirjes në botën e krimit. • Ai ka treguar se ka qenë përdorues droge dhe se në vitin 1997 i ishte vrarë babai në fshatin Karbunarë dhe pas kësaj është larguar bashkë me nënën e tij në Greqi. • Ai ka treguar se gjatë qëndrimit në paraburgim ishte njohur me persona të përfshirë në grupe kriminale nga Lushnja, ndërsa ka shtuar se pas daljes nga burgu kishte zhvilluan takime edhe me Lulzim Spahiun dhe Laert Haxhiun. • Tafani ka treguar se me Haxhiun komunikonte me "chat-email", i cili sipas tij ishte një sistem i transkiptuar dhe përdorej vetëm për punët e tyre. • Gjithashtu ka rrëfyer se takimin e parë me Laertin e ka pasur në Dajt. • Ai ka treguar më tej se kishte vendosur një sasi prej 100 gramësh tritol në derën e një banese në katin e parë të një pallati, sipas udhëzimeve të Laert Haxhiut. • Tritolin të cilin Tafani e cilësoi si "vënie në provë", e kishte vendosur në Lushnje si formë presioni ndaj një personi që nuk kishte shlyer borxhin për mallin e marrë nga grupi. • Detyra e radhës me të cilën ishte ngarkuar nga grupi kishte të bënte me vrasje me pagesë, ku ka treguar se do ta kryente bashkë më një tjetër dhe do të paguhenin nga 25 mijë euro secili.
7 artikuj për këtë temë.
TIRANA- I penduari i drejtësisë, Artan Tafani, rrëfeu sot në GJKKO edhe dinamikën e vrasjes së Elton Mermalit. Ndër të tjera Tafani tha se vrasja e Elton Mermali, i njohur ndryshe dhe si “Kinezi”, u bë porosi dhe udhëzime të Laert Haxhiut, pasi ky i fundit kishte bindjen se Elton Mermali ishte i përfshirë në vrasjen e xhaxhait të tij.
Ai ka shtuar se Mermali ka qenë i bandës së Aldo Bares dhe Haxhiu donte ta vriste. Tafani tha gjithashtu se Haxhiu u dha 300 euro, që ishin prerje 100-she, për rrugë. I penduari i drejtësisë tha se Elton Mermali njihej si “Kinezi” edhe në burg, gjithashtu ai njihej dhe si Alban Semaku. Ai ka treguar çdo hap dhe detajtë ndjekuar për vrasjen e Mermalit.
Pjesë nga dëshmia e Artan Tafanit:
Laerti na tha që do më sillni Elton Mermalin. Ka qenë i bandës së Aldo Bares, donte ta vriste. Gjatë kohës që ishte në Greqi, thoshte për Mermalin se ai sapo kishte dalë nga burgu, ishte përdorues. Nuk ishte mirë ai, bridhte rrugëve. Unë e njihja, sepse e kam pasur në paraburgim atë çunin. Na tha Laerti: "Nisuni për Lushnjë, do presësh Elton Mermalin." Na dha 300 euro, kanë qenë prerje 100, na i dha për rrugë. Mora Lulëzimin, u nisëm për Lushnjë. Kaluam për Peqin dhe do gjenim vend për ta vrarë, poshtë urave e gjithë andej. Për çdo gjë flisnim me Laertin, na thoshte ai çfarë do bënim. Lulëzimin e shkretë e mori që fëmijë, e la pa shkollë, pa familje, pa gjë. Ai foli me Lulëzimin në chat, email, dhe i tha të niseshim natën, të gjenim Mermalin. Ta impononte gjënë ai. E kërkoj unë Mermalin vërdallë, se gjej. Si përfundim, parkoj makinën dhe e gjej përpara shtëpisë së tij. Hajde, i them unë këtij, më ndiq nga mbrapa. Marr makinën unë dhe kthehem, më ndjek ky mua. Më hipën në makinë dhe ikëm te shtëpia ime.
Lulëzimi ishte te shtëpia ime, më priste. I them unë këtij: "Marim Lulëzimin dhe një shokun tim dhe ikim, marrim mallin që të kam premtuar." Lulëzimi u nis përpara, ne mbrapa, i thashë e kemi fshehur te ferrat. Sa mbërritëm aty, i gjuajta unë atij një tek plumb sa vajtëm dhe ika me vrap. Armën ma dha Lulzim Arapi, ishte me silenciator. I gjuajti me dy plumba të tjerë dhe Lulzim Arapi. Isha 5-10 metra afër kur i gjuajti Lulzimi. Hipëm në makinë dhe ikëm, unë isha në timon. "Mere armën," i them unë, "dhe çmontoje," sa dolëm në rrugë kryesore Peqin-Elbasan. Ky po i hiqte fishekët, se çfarë bëri një gabim dhe shkrepi armën, plagosi veten në këmbë, te gishti. I hyri plumbi tej për tej në mish. U panikosëm, u çorientuam dhe pastaj i them Laertit unë. Aty te ura e Rrogozhinës hodha silenciatorin dhe fishekët që ngelën dhe ika, se kisha këtë të plagosur në makinë. Po flisja me Laertin gjatë kësaj kohe dhe më tha: "Merr këto ilaçet për ta mjekuar." E marr, e çoj te shtëpia, e mjekoj atje.
Armën e hodha në Lushnjë, karikatorin e hodha veç, silenciatorin veç, armën veç. Nuk e gjetën armën për vrasjen e Elton Mermalit. E mora Lulëzimin, e çova në Tiranë pastaj dhe u ktheva në Lushnjë. Fola me Lulëzimin pastaj, më tha është gjet trupi i viktimës. Nisa për në Durrës nga rruga që ikën për Tiranë, nga Ndroqi. Në një restorant atje ishte Bledari me Laertin, po prisnin aty, bashkë me dy çuna të tjerë. Ishin policë ata, njëri ishte inspektor në Elbasan, po hanin drekë aty. Më sugjeruan një parkim për të çuar makinën time. Erdhi Laerti me Bledarin, ishin me Range Rover Sport, tipi i fundit, dhe më morën te TEG-u, ikëm te Deluxi.
Elton Mermalin donte ta vriste Laerti, sepse thoshte ka marrë pjesë te vrasja e çunit të xhaxhait të Laertit. Ma ka shpjeguar përpara se të vritej. I pranishëm ka qenë Lulzim Arapi kur na e ka thënë këtë muhabet. Ka qenë prezent ai kur i kanë gjuajtur çunit të xhaxhait. Mermali nuk ishte mirë ai, ishte si me probleme. E kam njohur në Rrogozhinë në burg, aty ishte mirë ai, pastaj pinte ilaçe. Rrinte vetëm, mbante kokën nga qielli, nuk përmendej. Mamaja e tij kishte një kafene të vogël. Elton Mermali njihej si “Kinezi”. Edhe në burg kështu njihej. Njihej dhe si Alban Semaku.
TIRANË- I penduari i drejtësisë, Artan Tafani, ka dhënë detaje të reja para gjykatës në lidhje me ekzekutimin e Albi Bashaliut. Tafani ka treguar sesi u organizua dhe u krye kjo vrasje. Tafani shprehet se vrasja u bë edhe si “nder” për Lorenc Lalën, me pëlqimin e Laert Haxhiut dhe për hakmarrje ndaj rivalëve. Po ashtu Tafani sqaroi edhe detaje të operacionit.
Dëshmia e Artan Tafanit:
Unë ndenja me Laertin pasi më kërkonte policia. Morëm një shtëpi me qira në Astir, në emër të një shoqeje të dashurës së Laertit. Pas vrasjes së Elton Mermalit, kemi bërë edhe vrasjen e Albi Bashaliut.
Kjo vrasje sipas tyre do bëhej për nder të Lorenc Lalës. Ne ishim dakord që nëse ai ishte dakord, atëherë do bëhej (tha Laerti). Vrasja do bëhej në Peqin dhe kishte si qëllim të merrte hak për djemtë e tij.
Viktima ishte në një makinë që shiste pula zogj. Mora një makinë me qira në rrugën e Elbasanit dhe shkova në Gjoçaj të Peqinit për të takuar të zotin e hallit, një djalë që e mora në Rrogozhinë. Ai do tregonte ku kishte shtëpinë Albi Bashaliu dhe ku pinte kafenë. Këtij djali i kishin vrarë të atin.
Më herët kam qenë me Lulzimin dhe Laertin në fshatin Gjoçaj për të parë vendin. Edhe atëherë ishim me një makinë me qira, që i merrja me një patentë false. Kishim një garazh në Astir, të Erisiano Abedinit, ku mbanim një ‘Audi’ për punë domethënë për vrasje.”
Së bashku morëm atë Audi dhe një ‘Benz’ me targa greke, dhe u nisëm me dy makina. Benzin e parkuam në Rrogozhinë, ndërsa Audin e kishim planifikuar ta digjnim pas ngjarjes.
Shkuam me Lulzimin në lokal, me armë me vete. Një pistoletë TT e kishim blerë nga Bledar Berberi për 1 milion lekë. Shkuam herët, rreth orës 04:30 të mëngjesit. Viktima, Albi Bashaliu, erdhi rreth orës 08:00. E kishim lënë më parë si do vepronim. E qëllova me dy plumba në gjoks dhe katër në kurriz.
Pas vrasjes, Audi nuk na ndezi. U detyruam ta digjnim në vend. Nga vendngjarja u larguam me makinën e viktimës, me të cilën shkuam deri në Rrogozhinë. Aty e braktisëm dhe morëm makinën tonë tjetër.
TIRANA- Artan Tafani, i penduari i drejtësisë, ka dhënë detaje para gjykatës mbi vrasjen makabre të Fridman Xhaferrajt. Tafani rrëfeu sesi anëtarët e bandës së Laert Haxhiut planifikuan dhe bënë vrasjen, duke lidhur dhe më pas mbytur viktimën në një rezervuar.
Gjithashtu Tafani tregoi gjithashtu bisedat që zhvilluan gjatë rrugës drejt vendit ku do të hidhej trupi. Tafani theksoi se për çdo gjë që ndodhte, Bledari ishte në dijeni dhe se vetë ai kishte qenë i mpirë gjatë kryerjes së vrasjes në Tepelenë.
“Ligori mori në celular Laertin dhe i tha se Klisman Xhaferri ka folur në celular me dikë për punë malli. Ndonëse ishim tek hoteli, Laerti na tha: ‘Çohu, do ikim në Korçë ta vrasim’. Kur u nisëm për Korçë, unë, Laerti dhe Lulzimi, ky i fundit mori një pistoletë nga një garazh ku mbanin armët dhe një makinë me portobagazh.
Ndaluam në Pogradec ku takuam Bledar Berberin dhe Mariglen Topuzin, të cilët i morëm në makinë. Gjatë rrugës, Laerti kërkonte vend ku do të hidhte trupin, ndërsa Bledari kishte chat dhe email. Pamë një rezervuar. Rrugës bënin edhe shaka, Marigleni i tha Laertit: ‘O lala, ma le ta bëj unë, të mësoj dorën’", tha Tafani.
TIRANË- Bashkëpunëtori i drejtësisë, Artan Tafani po vijon me dëshminë e tij në Gjykatën e Posaçme ku po mbahet seanca për bandën e Laert Haxhiu. Gjatë dëshmisë së tij Tafani dha detaje për 17 episode kriminale.
Ai dha detaje për vendimin për të vrarë avokati Adriatik Guri. Sipas Tafanit, urdhërin e dha Haxhiu pasi mendonte se Guri ndihmonte hasmin e tij. Ndërsa Tafani ruante objektivin dhe qëndronte në lokalin ku shkonte avokati, por nuk e kryente dot vrasjen pasi ai është kushëriri i tij.
Tafani: Mora shpi me qera ne Lushnje, do vrisnim avokatin Adriatik Guri, e ruaja un avokatin, nderkohe un e kam kusheri, donte ta vriste laerti se sipas laertit ky ndihmonte hasmin e tij, keta njekoresisht kishin kamerat e policise kishin kodin, keta me ruanin e mua, lulzimi arapi erdhi tek shtepia solli nje pistolete tip CZ me dy siliencatore, vazhdonim ruanim avokatin, u rrija aty te lokali ku vinte dhe avokati dhe un i thash se bej dot se e kam kusheri, e lam do e bente lulzimi, nje nat na iku ai, un i perfshiva nga frika jo per lek, tha ai do behet (laerti).
TIRANË- Bashkëpunëtori i drejtësisë, Artan Tafani vijon me dëshminë e tij në Gjykatën e Posaçme ku po mbahet seanca në ngarkim të bandës së Laert Haxhiu. Tafani ka hedhur dritë mbi atentatin ndaj Çajup Selimit, e cila sipas tij ishte vrasja e parë që kishte kryer dhe ishte paguar 25 mijë euro.
Ai është shprehur se atentati ishte një nder që do i bëhej një miku të Haxhiut, i cili jetonte në Greqi. Tafani ka rrëfyer se e kishte ndjekur Selimin deri në shkallët e pallatit ku e kishte qëlluar tre herë dhe më pas ishte larguar me vrap. Më tej ka treguar me detaje si arriti të kthehej sërish në Tiranë pas vrasjes së biznesmenit në Tepelenë.
Pjesë nga dëshmia:
Nderi do i bëhej mikut të Laertit që jetonte Greqi. Viktima kishte një dyqan. Ma tregon Ligori nga larg që ky është. Vajtëm deri te shpia larg më tregoi rrugën dhe shtëpinë e Çajup Selimit. U kthyem prap në Sarandë, takojmë Laertin, gocat marrin makinën.
Pasi shkova te pallati, po rrija ngjitur me hyrjen dhe dëgjova një makinë, si Benz, si ajo që kishte ai. Isha ballë për ballë me të, kisha maskë COVID-i dhe një kapele. Po më shikonte dhe pati si një dyshim. U fut në hyrje të pallatit, u ngjit në katin e parë, pastaj në të dytin. Unë isha pas tij. Ishte qeros dhe unë i njihja edhe rrobat që kishte veshur atë ditë – kishte një bluzë të kuqe. Aty e qëllova nga pas. E qëllova tre herë – një herë në shpatull dhe dy herë të tjera, por nuk e di saktësisht ku e kapën plumbat.
Ika me vrap në drejtim të zonës së Burgut të Bënçës. Rashë në disa ferra aty jashtë qytetit. Armën e kisha me vete – një “Zastava” ose një “Bereta” e vogël, me silenciator. Nuk po gjeja rrugicën që të dilja sipas planit. Duhej të dilja te lumi Vjosa, ku do të më priste Ligori.
Ligorin e takova pas 1-2 orësh te shtëpia e xhaxhait të Erisianit. Sipas planit që kishim bërë me Laertin, do të na priste xhaxhai i Erisianit. Ligori kishte fikur celularin, ndërsa unë u fsheha pas një shkëmbi – kisha frikë. Makinat e policisë po patrullonin në zonë. Ishte hera e parë për mua.
Te shtëpia erdhi dhe Ligori më pas, i çjerrë nga duart, siç dukej kishte rënë edhe ai në ferra. Laerti u acarua me Ligorin. Më tha mua: “Si të la ai vetëm, do ja tregoj unë atij.
Armën e hodha në lumin Vjosa. Laerti na kishte udhëzuar më parë se si të vepronim edhe me celularët dhe rrobat. Rrobat i dogjëm në një fuçi. Më pas vazhduam rrugën për në Memaliaj, duke kaluar nga mali dhe zbritëm në këmbë deri te një urë. Aty hipëm në një furgon të rastësishëm dhe u nisëm për në Tiranë. Gjatë rrugës, Laerti tha që Ligori të shkonte në Korçë.
Te “Klubi i Shoferit” u ndamë. Unë shkova në Tiranë, tek një hotel në zonën e Astirit ku ishte Laerti. Ai ishte bashkë me Lulesim Arapin. Kur mbërrita, Laerti më bërtiti pse kisha telefonuar xhaxhain në numrin normal dhe jo në ëhatsApp. Më ofendoi dhe më shau. Vetëm një gabim të bëje, ai e “leshonte” menjëherë gjuhën.
Për vrasjen mora 25 mijë euro pas një jave. Kurse Ligori nuk i mori, sepse Laerti nuk ia dha. Ligori mori në telefon Laertin dhe i tha se Klisman Xhaferri kishte folur në celular me dikë për punë “malli”. Ne ishim në hotel dhe, sapo mori vesh këtë, Laerti na tha: “Çohuni, do ikim në Korçë ta vrasim.”
TIRANË- Bashkëpunëtori i drejtësisë, Artan Tafani vijon me dëshminë në Gjykatën e Posaçme ku po zhvillohet seanca në ngarkim të bandës së Laert Haxhiut. Tafani ka treguar se me Haxhiun komunikonte me "chat-email", i cili sipas tij ishte një sistem i transkiptuar dhe përdorej vetëm për punët e tyre. Gjithashtu ka rrëfyer se takimin e parë me Laertin e ka pasur në Dajt.
“Folëm gjithmonë në chat-email, një sistem i enkriptuar që ma dha vetë Laerti. E përdornim vetëm për punë, dhe e mbushnim çdo muaj në ‘Bllok’, 600 euro kushtonte. Më morën në një restorant në Dajt, dhe pastaj qëndruam në një suitë. M’u duk e çuditshme që më kishin marrë me vete, sidomos kur pashë që aty ishte vetë Laert Haxhiu. Ai më tha se kishin një punë dhe do më ndihmonte me ndonjë ‘mall’. E kuptova që bëhej fjalë për transport të paligjshëm, më shumë se çdo gjë tjetër.", u shpreh Tafani.
Ky i fundit ka rrëfyer më tej se kishte vendosur një sasi prej 100 gramësh tritol në derën e një banese në katin e parë të një pallati, sipas udhëzimeve të Laert Haxhiut. Tritoli ishte vendosur në Lushnje si formë presioni ndaj një personi që nuk kishte shlyer borxhin për mallin e marrë nga grupi
“Në një nga takimet, më thanë të vendosja tritol në Lushnjë. Arsyeja ishte se i kishin dhënë mall dikujt dhe ai nuk kishte dhënë lekët. Donin t’ia bënin si presion. I thashë ‘dakord’, ç’t’i thosha… që nga dita e parë kisha ndjesinë e presionit, nuk e di si ta shpjegoj. Vendosa 100 gram tritol. Mu duk si një provë për të parë nëse do e bëja dot punën. E ndeza fitilin dhe u largova në këmbë,”- tha Tafani.
Detyra e radhës me të cilën ishte ngarkuar nga grupi kishte të bënte me vrasje me pagesë, ku ka treguar se do ta kryente bashkë më një tjetër dhe do të paguhenin nga 25 mijë euro secili.
“Në një tjetër udhëtim, shkuam në Pogradec, unë, Laerti dhe Ligori. Në një moment, Laerti më thirri jashtë dhe më pyeti çfarë dija të bëja. I thashë që isha marrë me mall dhe njëherë kisha bërë vjedhje me dhunë, por nuk besoja se më donte për vrasje, ai vetë i bënte këto gjëra, thosha. Më thanë do bësh një punë për një njeri tonin në Tepelenë. Më përmendën vetëm më pas emrin e Çajup Selimit. U shtanga atë natë. I thashë: ‘Po ju e dini’… U ndjeva i bllokuar, të gjithë i rrinin pinc Laertit,”- përfundoi Tafani.

TIRANË- Ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme po zhvillohet seanca në ngarkim të bandës së Laert Haxhiut. Në seancën e sotme dëshmon edhe bashkëpunëtori i drejtësisë Artan Tafani, për ngjarjet kriminale të lidhura me bandën e Haxhiut.
Gjatë seancës dëgjimore në GJKKO, ai iu përgjigj pyetjeve të prokurorit të çështjes, Behar Dibra, ku tregoi për jetën e tij dhe rrugën drejt përfshirjes në botën e krimit. Ai ka treguar se ka qenë përdorues droge dhe se në vitin 1997 i ishte vrarë babai në fshatin Karbunarë dhe pas kësaj është larguar bashkë me nënën e tij në Greqi.
“Kam qenë emigrant në Greqi, ku jam marrë me drogë dhe pata probleme. U ktheva në Shqipëri dhe në vitin 2015 përfundova në burg për vjedhje. Kisha probleme ekonomike. Dënimin e vuajta në burgun e Rrogozhinës dhe më pas në burgun e Kosovës, në Lushnjë. Isha i vogël kur ika. Kishim një biznes familjar me materiale ndërtimi. Në Greqi punova fillimisht në mënyrë të ndershme, me bojra dhe lyerje. Në vitin 2006 u ktheva në Lushnjë dhe punova me xhaxhain në ndërtim. E lashë drogën për një kohë, por më pas u përfshiva sërish në probleme. Në 2015 vodha një pikë ‘ëestern Union’-i, prej nga më dërgonin para të afërmit nga Greqia. U arrestova dhe u dënova me 6 vite burg.”, është shprehur ai.
Më te, ka treguar se gjatë qëndrimit në paraburgim ishte njohur me persona të përfshirë në grupe kriminale nga Lushnja, ndërsa ka shtuar se pas daljes nga burgu kishte zhvilluan takime edhe me Lulzim Spahiun dhe Laert Haxhiun.
“Pas daljes nga burgu, u takova me Lulzimin te një karburant i Saimir Taullahut. Më çoi llaf Klajdi Taullahu se donte të më takonte Lulzimi, për të bërë ndonjë ‘punë me mall’. Më pas, u takuam te ‘Palma Nova’ me Laert Haxhiun, ishte hera e parë që e shihja. Anterio Kaloshin e njihja nga burgu në Rrogozhinë. Unë kam përdorur edhe emrin tjetër: Marius,” tha ai.
Për këtë çështje, SPAK ka marre te pandehur tetë persona qe akuzohen per ngjarje kriminale në disa prej qyteteve të vendit. Artan Tafani u arrestua ne shtator te 2023 pasi grabiti me armë zjarri një pikë këmbimi valutor në zonën e Astirit.