LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

KUVENDI/ Ministrat drejt Gjermanisë për të ndjekur Kombëtaren, Bardhi për zhvillimin e seancës ditën e sotme: Arsyeja është banale!

• Ka përfunduar seanca e sotme plenare në Kuvend. • Që në nisje të seancës deputeti Tritan Shehu ka kërkuar që Sali Berisha të rikthehet në grupin parlamentar të PD-së. • Seanca plenare këtë javë nuk do të zhvillohet të enjten si çdo javë, pasi shumë deputetë do nisen drejt Gjermanisë për të ndjekur kombëtaren e futbollit në Kampionatin Europian. • Kryetari i Grupit Parlamenar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka deklaruar se Partia Socialiste po e trajtojnë Kuvendin si dyqanin e tyre personale dhe se arsyeja e ndryshimit të datës së seancës është banale. • Bardhi ka kërkuar edhe futjen në rendë të ditës për interplenacën e kërkuar nga 7 deputetë me kryeministrin Rama. • Deputetja demokrate Albana Vokshi ka debatuar ditën e sotme me kryetaren e seancës plenare Ermonela Felaj për interperlancën e kërkuar kreu i PD-së Sali Berisha. • Vokshi është shprehur se vendimi i maxhorancës është i turpshëm, ndërkohë që Felaj ka theksuar se për Berishën nuk vendos as Kuvendi dhe as PD-ja, por gjykata.   • Ndëkohë në seancën e sotme është shtyrë sërish votimi për rritjen e pagave të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Votimi u shty me kërkesë të Partisë Socialiste dhe u miratua vetëm me votat e mazhorancës.

11 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Seanca plenare/ Shtyhet sërish votimi i projektligjit për pagat e gjyqtarëve të “Kushtetueses”

KUVENDI/ Ministrat drejt Gjermanisë për të ndjekur
kuvendi

TIRANË- Në seancën e sotme plenare është shtyrë sërish votimi për rritjen e pagave të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Votimi u shty me kërkesë të Partisë Socialiste dhe u miratua vetëm me votat e mazhorancës. 

Votimi për pr/ligji “për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë” që parashikon rritjen e pagës së gjyqtarëve të këtij institucioni, është shtyrë për të disatën herë, pasi socialistët nuk bënë dot 85 votat që kërkoheshin për këtë projektligj.

Projektligji parashikon se paga e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese të jetë e barabartë me pagën e Kryetarit të Gjykatës së Lartë. Me ndryshimet e propozuara rroga tashmë bëhet sa 96 % e pagës së presidentit, plus 58 % shtesa për shkak të natyrës së veçantë të punës. Pra paga e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese bëhet 644 mijë lekë. Ndërsa drejtuesi i Gjykatës ka 20% shtesë për shkak të pozicionit dhe paga e tij arrin 773 mijë lekë.

1 VITE ME PARE

Zhupa i bashkohet thirrjes për protestë në mbështetje të profesionistëve të lirë: Po taksohen me një ligj antikushtetues

KUVENDI/ Ministrat drejt Gjermanisë për të ndjekur
ina zhupa

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa i është bashkuar thirrjes për protestë të iniciuar nga Piranjat duke ftuar profesionistët e lirë por edhe qytetarët për tju drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të zbatuar kushtetutën dhe shfuqizuar ligjin. 

Zhupa tha se ligji është antikushtetues sepse diferencon bizneset dhe qytetarët që kanë një biznes të vogël, duke dëmtuar ata që janë në profesionet e lira

“Administrata tatimore ka nisur zbatimin e kesaj takse pavarësisht se është në Gjykatë Kushtetuese, biles shpesh duke tejkaluar fashën nga 15-23% por duke fatuar deri në 30% të xhiros profesionistëve të lirë. Janë 29 mijë profesionist të lirë që taksohen me një ligj antikushtues.

Është antikushtetues sepse diferencon bizneset dhe qytetarët që kanë një biznes të vogël, duke dëmtuar ata që janë në profesionet e lira. Pra paguan ndryshe një biznes i vogël që bëhet nga joprofesionist dhe ndryshe ai nga profesionist të lirë që edhe kanë investuar në shkollimin e tyre për të ndërtuar atë lloj biznesi qe ju e taksoni aq shtrenjtë sot.

Ky ligj shkakton pasiguri, kaos në biznese, mungesë besimi në sistemin fiskal, ndikon negativisht në pjesen me vitale të sektorit të shërbimeve. Është parashikuar që ky ligj do tkurri ekonominë e biznesit të vogël nga 12-14% dhe favorizon biznesin e madh, që ndoshta interesin e tij po ndiqni edhe ju dhe ndonjë lobim i caktuar. Ndaj protesta e datës 13 qershor, ora 18:00 eshtë me shumë rëndësi, që Gjykata Kushtetuese të shikoj qytetarët dhe profesionistët e lirë, edhe ta shikoj padinë jo si padi politike por padi që është në shërbim të qytetarëve”, u shpreh Zhupa. 

1 VITE ME PARE

Balluku: Po krijojmë Akademinë Ajrore të Aviacionit Civil

KUVENDI/ Ministrat drejt Gjermanisë për të ndjekur
Belinda Balluku

TIRANË- Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës e Energjisë, Belinda Balluku, u shpreh sot se, zhvillimi i shpejtë i Aviacionit Civil në vendin tonë ka nxjerrë nevojën për rritjen e kapaciteteve të burimeve njerëzore. Duke marrë fjalën në Kuvend, për projektligjin që ka të bëjë me aviacionin civil, Balluku tha se kjo është një strategji kombëtare që kemi nisur në 2019 dhe sot po zbatohet. Ajo gjithashtu solli në vëmendje disa projekte të rëndësishme që përfshijnë aeroportin e Vlorës, si edhe atë të Gjirokastrës. Më tej, ajo shtoi se aeroporti i Vlorës do të jetë më i madhi në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Trafiku ajror në Shqipëri ka një rritje progresive, numri i fluturimeve parashikohet të rritet me 10% gjatë vitit 2024, krahasuar me 2023 dhe 55% krahasuar me 2019, si viti i fundit normal para pandemisë. Shqipëria gjatë vitit 2023 u rendit ndër vendet e para në Europë për rikuperimin e trafikut, me një rritje 31%. Parashikimi për 2024 tregon për një rritje me 32 % të fluturime terminale krahasuar me 2023. Po punojmë me ritme të shtuara që të nisim operimet në pranverën e 2025-ës, në një tjetër aeroport ndërkombëtar në jug të vendit, në Aeroportin e Vlorës. Në dhjetor 2024 ne mbyllim të gjitha punimet civile dhe hapim procesin e licencimit të aeroportit të Vlorës, që do të jetë më i madhi në Ballkanin Perendimor, duke e çuar Shqipërinë në një hap drejt fluturimeve transoqeanike. Shumë shpejt do të nisim procedurat për garën ndërkombëtare dhe ndërtimin e aeroportit të Gjirokastrës, duke e bërë vendin tonë me 4 aeroporte ndërkombëtare nga jugu, në veri të vendit. Ndërsa investime të reja parashikohen për mirëmbajtjen e avionëve apo dhe hangarët”, tha Balluku.

1 VITE ME PARE

Edhe kjo ndodh në Shqipëri/ Seanca plenare vazhdon, asnjë ministër nuk është i pranishëm në Kuvend (VIDEO)

KUVENDI/ Ministrat drejt Gjermanisë për të ndjekur
Kuvendi

TIRANË- Një situatë e paprecedentë ka ndodhur ditën e sotme në Kuvend. Teksa seanca plenare po vazhdon rregullisht me rendin e ditës, duket se vapa dhe ethet e ndeshjes së kombëtares në Gjermani, i ka bërë Ministrat e qeverisë Rama që t'i marrin pushimet më herët se zakonisht. 

Në videon e mëposhtme, nuk shihet asnjë ministër i qeverisë Rama në Kuvend, edhe pse seanca plenare ndodhet në mes të punës. Ndërkohë që deputetët flasin në foltore, mungesa e Ministrave ka bërë që të sikur Kuvendi është boshatisur komplet.

 
1 VITE ME PARE

Berisha pjesë e grupit Parlamentar të PD-së/ Baçi debat me Felajn: Po gjeni pretekst. Kryetarja e seancës: Mos ja humbni vlerën vulës

KUVENDI/ Ministrat drejt Gjermanisë për të ndjekur
Luan Baçi

TIRANË- Deputeti demokrat Luan Baçi ka debatuar me Ermonela Felajn ditën e sotme, pasi Kuvendi refuzon që të fus Sali Berishën si pjesë e grupit Parlamentar të PD-së. Gjatë seancës plenare të sotme, Baçi tha se kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla po gjen pretekst që nuk e fut Berishën në grupin e PD-së. Ndërkohë që Felaj i është kthyer duke i thënë që të mos ia humbin vlerën vulës. 

Debati në Kuvend:

Luan Baçi: I kujtoj kryetares së Kuvendit se në seancën e kaluar në mënyrë të padrejtë nuk e pranoi kërkesën e grupit të PD-së për të përfshirë Sali Berishën si anëtar i grupit parlamentar. Një paradoks i vërtetë. Nuk e di si mund të gjesh pretekst kur të të vijë së shpejti një vendim i PD-së për të përfshirë kryetarin e PD-së si anëtar të grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Tregohuni e drejtë, mbaroi koha e opozitës së kontrolluar. Opozita tani është e pakapur.

Ermonela Felaj: Mos ia humbni kaq shpejt vlerën vulës pa u bërë 24 orë se për këtë luftuat mes jush tre vjet.

Luan Baçi: Mos fol pas krahëve.

Ermonela: Patjetër se iu drejtove drejtueses së seancës.

Luan Baçi: Rri aty në karrige dhe mos komento.

Ermonela: Se si rri unë, nuk ju marr juve leje.

1 VITE ME PARE

Rrëzimi i interperlancës me Ramën, Spaho: Së shpejti do të zbytheni me këto qëndrime

KUVENDI/ Ministrat drejt Gjermanisë për të ndjekur
Edmond Spaho

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Edmond Spaho i ka kërkuar mazhorancës që të mos vazhdojnë me shkeljen e rregullores pas rrëzimit të kërkesës për interpelancë të Sali Berishës me Ramën. Gjatë seancës plenare,Spaho tha se me këto qëndrime që po mbajnë së shpejti do të zbythen. 

"Në të ardhmen do të zbytheni me këto qëndrime që po mbani. Do keni precedent që do t’ju vijnë dhe nga PE. Çfarë do të bëni seancën tjetër kur t’ju vij shkresa do ta lexosh, si çeçua do ta lexosh, është një realitet dhe mos vazhdoni me këtë kokëfortësi," tha Spaho.



1 VITE ME PARE

"As emrin nuk guxoni t'ia përmendni"/ Vokshi dhe Felaj zihen për Sali Berishën: Nuk vendos Kuvendi

KUVENDI/ Ministrat drejt Gjermanisë për të ndjekur
Albana Vokshi

TIRANË- Deputetja demokrate Albana Vokshi ka debatuar ditën e sotme me kryetaren e seancës plenare Ermonela Felaj për interperlancën e kërkuar kreu i PD-së Sali Berisha. Gjatë seancës plenare, Vokshi është shprehur se vendimi i maxhorancës është i turpshëm. Ndërkohë që Felaj ka theksuar se për Berishën nuk vendos as Kuvendi dhe as PD-ja, por gjykata.  

Vokshi: Është e turpshme kjo ka kërkuar Sali Berisha dhe ju nuk i përmendni as emrin. Do na thoni se për çfarë do të flasim tani. Jeni drejtuese mos më cakto mua se çfarë do të flas. Ju po abuzoni me atë pozicion që u është deleguar nuk mund të komentoni fjalët e deputetit të opozitës. Emri i Sali Berishës ju tmerron. Kush është ai vendim gjykate që ja ndalon të ushtrojë të drejtën e deputetit.

Felaj: Nuk ja ka dhënë gjykata të drejtën zotërinë në fjalë. Dihet botërisht se Berishës i është ndaluar pjesëmarrja në parlament me vendim gjykate. Nuk vendos kuvendi dhe as nuk vendosni as ju.

 

1 VITE ME PARE

"Kuvendin po e trajtoni si dyqanin tuaj personal"/ Bardhi: Keni ndryshuar ditën e seancës plenare për arsye banale

KUVENDI/ Ministrat drejt Gjermanisë për të ndjekur
Gazment Bardhi

TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamenar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka deklaruar se Partia Socialiste po e trajtojnë Kuvendin si dyqanin e tyre personale. Duke folur në nisje të seancës plenare, Bardhi tha se arsyeja e ditës së seancës plenare është banale dhe ata distancohen nga kjo. 

"Sot është e mërkurë dhe vendosët që Kuvendin ta trajtoni si dyqanin tuaj personal. Në cilësinë e drejtueses së seancës sqaroni qytetarët për ndryshimin e ditës së seancës. Ka dal një arsye banale në media që është fyese, lidhur me shtyrjen e seancës që duhet që të zhvillohej ditën e enjte dhe po zhvillohet ditën e sotme dhe ju keni detyrimin që të jeni shpjegime sepse nuk jeni konsultuar me opozitën. Nëse është ajo arsyeja që është publikuar në media është një akt i turpshëm dhe ne distancohemi nga ajo arsye banale”, tha ai.

Gjithashtu Bardhi ka kërkuar edhe futjen në rendë të ditës për interplenacën e kërkuar nga 7 deputetë me kryeministrin Rama.

“Një grup deputetësh të PD kanë paraqitur kërkesë për interpalencë urgjente për përdorimin e fondeve publike nga familjarët e tij. Nëse kërkesa firmoset nga 7 deputet duhet që të futet në seancë dhe ju e cilësuat atë kërkesë si një cenim të nderit dhe të dinjitetit të kryeministrit. Po të mos i jap tenderat familjarve dhe të mos bëjë tendera sekret. Rama mund ti fshihet kuvendit, por drejtësisë dhe llogaridhënies nuk mund ti fshihet dot shumë gjatë”, tha Bardhi.

 

1 VITE ME PARE

Nis seanca plenare, Lindita Nikolla mungon 

KUVENDI/ Ministrat drejt Gjermanisë për të ndjekur

TIRANË- Seanca plenare ka nisur paraditën e sotme. Që në nisje të seancës plenare, pas plotësimit të kuorumit, kryetarja e seancës Ermonela Felaj ka deklaruar të hapur seancën.

Ndërkohë që kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla mungon në seancën e sotme, pasi ndodhet në Kosovë për 25-vjetorin e çlirimit. 

1 VITE ME PARE

“Jam çliruar nga ankthi i vulës dhe i logos”, Basha: Kushti që kam është distancimi nga Rama dhe Meta

KUVENDI/ Ministrat drejt Gjermanisë për të ndjekur
Lulzim Basha

TIRANË- Deputeti Lulzim Basha ka komentuar edhe njëhere vendimin e Gjykatës së Apelit që i dha vulën dhe logon e Partisë Demokratike Sali Berishës. Duke folur para nisjes së seancës plenare, Basha tha se është çliruar nga ankth i vulës dhe i logos së PD-së. Ndërkohë që theksoi se kushti i vetëm që ai ka është distancimi nga Edi Rama dhe nga Ilir Meta.

"Nuk kam asnjë shqetësim që lidhet me fatin tim personal. Për ato që kam besuar dhe besoj bëj betejë, disa i kam fituar për qytetarët dhe disa i kemi humbur dhe pasojat nuk i kam vuajtur vetëm unë. Ajo që kërkoj nuk është për veten time, por për qytetarët. E vështirë ishte edhe më përpara, por minat ia vunë vetë. T’i thërrasin mendjes se ku e ka çuar kauza dhe pazaret me Edi Ramën. Distancim me Ramën duhet të bëjnë ata që bëjnë pazare me Ramën. Kushti që kam është distancimi, jo vetëm nga Rama, por edhe nga Meta," tha Basha.

 

1 VITE ME PARE

Seanca plenare një ditë më herët, deputetët udhëtojnë drejt Gjermanisë për kombëtaren, në rendin e ditës, rritja e pagës së gjyqtarëve të Kushtetueses

KUVENDI/ Ministrat drejt Gjermanisë për të ndjekur
Kuvendi

TIRANA- Ndonëse nuk është e enjte, ditën e sotme do të mblidhet Kuvendi në seancën plenare të radhës. Seanca plenare këtë javë nuk do të zhvillohet të enjten si çdo javë, pasi shumë deputetë do nisen drejt Gjermanisë për të ndjekur kombëtaren e futbollit në Kampionatin Europian. Disa prej tyre do të udhëtojnë me makinë, pasi do të ndjekin Shqipërinë në tre ndeshjet në fazën e grupeve, përveç ndeshjes hapëse me Italinë, edhe ato me Spanjën dhe Kroacinë. Për këtë arsye edhe javën e ardhshme nuk do të ketë seancë plenare në parlament.

Seanca plenare pritet të nisë në ora 10:00, ndërsa në rend të ditës janë tri pika. Së pari, do të diskutohet raporti i veprimtarisë së Komisionerit të Mbikëqyrjes së Shërbimit Civil, më pas janë dy projektligje, njëri ka të bëjë me rritjen e pagës së gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Fillimisht sipas rendit të ditës do të diskutohet pr/ligji “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në protokollin për ndryshimin e nenit 50(a) të Konventës së Aviacionit Civil Ndërkombëtar, si dhe në protokollin për ndryshimin e nenit 56 të Konventës së Aviacionit Civil Ndërkombëtar”. Dhe në fund do të diskutohet pr/ligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8577, datë 10.2.2000, Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar.

Në nenin 17 të ligjit për Gjykatën Kushtetuese propozohet që neni që parashikonte se paga e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese të ishte e barabartë me pagën e Kryetarit të Gjykatës së Lartë, ndryshohet dhe rroga tashmë bëhet sa 96% e pagës së presidentit, plus 58% shtesa për shkak të natyrës së veçantë të punës. Pra paga e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese bëhet 644 mijë lekë të reja. Ndërsa drejtuesi i Gjykatës ka 20% shtesë për shkak të pozicionit dhe paga e tij arrin 773 mijë lekë të reja.

seance plenare 12 qershor 2024

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje