LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Sekretariati i Etikës "zhduk" opozitën nga Kuvendi/ Bardhi: Kjo provon sa frikacak është Rama! Ja sa do të mungojnë deputetët e PD në parlament

• Sekretariati i Etikës ka përjashtuar për 60 ditë nga punimet e Kuvendit deputetët e Partisë Demokratike, Gazment Bardhin, Flamur Nokën dhe Bledion Nallbati. • Po ashtu për shkak të tensioneve dhe protestës së shkaktuar nga opozita në seancën e 30 shtatorit, është përjashtuar për 10 ditë Edi Paloka. • Gjithashtu janë përjashtuar për 40 ditë 20 deputetët Saimir Korreshi, Lefter Geshtenja, Luan Baçi, Dashnor Sula, Agron Gjekmarkaj, Dhurata Çupi, Xhelal Mziu, Ina Zhupa, Zheni Gjergji, Helidon Bushati, Lindita Metaliaj, Ramadan Lika, Asllan Dogjani, Qani Xhafa, Flamur Hoxha, Isuf Çela, Kastriot Piroli, Lodovik Hasani, Kasem Mahmutaj, Edmond Spaho. • Kërkesa për ndëshkimin e opozitarëve është bërë nga deputetët socialistë Niko Peleshi, Arkend Balla, Ilirjan Pendavinji, Baftjar Zeqaj, Ilir Topi, Ilir Ndraxhi, Enslemvera Zake, Pranvera Resulaj, Denis Deliu, Ermonela Valikaj dhe Laert Duraj. • Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas vendimit të përjashtimit, ku shkruan se mazhoranca të fut në burg pa ligj dhe prova dhe jo më mos të të përjashtojnë nga Kuvendi. • Sipas tij, largimi i opozitës nga seancat plenare për muaj, provon se sa "frikacak" është kryeministri Edi Rama. • Më tej shton se do të jenë përballë Ramës brenda dhe jashtë Kuvendit. • Gjatë fjalës së saj para mbështetësve demokratë, Zhupa komentoi vendimin e Sekretariatit të Etikës për përjashtimin e deputetes dhe kolegëve të saj për 40 ditë nga Kuvendi. • Ajo tha se numri 40 në memorien e qyetarëve personifikon 40 ditët e vdekjes së dikujt, kështu që ditët e përjashtimit duhet të jenë ditët e "vdekjes" së regjimit. • Demokratja shtoi se opozita do të jetë e pandalshme në protestën e 7 tetorit dhe çdo ditë tjetër. • Në lidhje me vendimin ka reaguar edhe nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj. • Gjekmarkaj u shpreh se ky vendim është me urdhër të Edi Ramës. • Ai theksoi se ky është një vendim që tregon frikë, dëshpërim dhe urrejtje ndaj opozitës. • Gjekmarkaj më tej shkruan se është turp për kolegët kukulla të PS-së që sipas tij përdoren padenjësisht.

8 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

U përjashtua pa qenë në Kuvend gjatë momentit të protestës, Paloka: Kur je armiku, këtu të burgosin pa bërë asgjë!

Sekretariati i Etikës "zhduk" opozitën nga Kuvendi/ Bardhi:
Edi Paloka

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka reaguar pas përjashtimit me 10 ditë nga parlamenti, për shkak të kaosit të së hënës gjatë seancës plenare. Gjithashtu Paloka nuk ka qenë në parlament në momentin kur deputetët e tjerë kanë protestuar dhe përsëri Sekretariati i Etikës ka marrë vendimin duke e përjashtuar për 10 ditë. 

Përmes një postimi në rrjete sociale, Paloka thotë se edhe kur hyri në sallë, thjeshtë ka qëndruar në këmbë pa bëre asgjë.  Me ironi, ai shprehet se ky quhet "dënim i butë", duke shtuar se këtu kur je armiku, burgosesh pa bërë asgjë. 

Postimi i plotë:

Denim “i bute”…! Ç’ne ?-me pyeten gazetaret duke e ditur qe deri tani une kam qene deputeti me “i denuar” ne ate Parlament. Nuk jane aq te keqinj ata -ju thashe

Ja mua vetem me 10 dite me perjashtuan! Ka vetem nje problem “te vogel” ne kete rast : une ne fakt ne ate seance nuk bera ASGJE! Une nuk isha fare ne Parlament kur u hodh podiumi, as kur u nxorren karriget jashte, as kur u dogjen, as…

Per nje arsye te caktuar, une nuk isha fare kur ndodhen te gjitha keto. Edhe kur hyra ne salle, thjeshte qendrova ne kembe pa bere ASGJE! E te gjithe kete ata e kane pare edhe ne kamera ( se na i kane cuar edhe ne pamjet). Pra e dijne shume mire qe une ate dite nuk bera ASGJE! Por pavarsisht kesaj “u denova” !

E ky quhet “denim i bute”  dhe me te drejte sepse keta pa bere asgje , pa asnje faj edhe te burgosin kur ti je armiku. Prandaj ne nuk kemi zgjidhje tjeter vec luftes. Rruga tjeter eshte te rreshtohemi si dele e te presim kur te na vije rradha ashtu pa bere ASGJE!

Sekretariati i Etikës "zhduk" opozitën nga Kuvendi/ Bardhi:

1 VITE ME PARE

"Nuk trembemi, do vazhdojmë betejën"/ Sula pas përjashtimit nga Kuvendi: Mazhoranca e do opozitën të shkrirë, por i kanë bërë llogaritë gabim

Sekretariati i Etikës "zhduk" opozitën nga Kuvendi/ Bardhi:
Dashnor Sula

TIRANË- Dashnor Sula ka reaguar pas vendimit të Sekretariatit të Etikës që dënoi deputetët e PD me përjashtim nga punimet e Kuvendit, pas kaosit të regjistruar të hënën gjatë seancës plenare. Përmes një postimi në rrjete sociale Sula thotë se kjo mazhorancë e do opozitën të shkrirë, por i kanë bërë llogaritë gabim.

Gjithashtu ai thotë se janë të zgjedhur nga qytetarëve shqiptarë dhe si të tillë do të vijojnë të përçojnë zërin e tyre.  Më tej ai tha se ky vendim nuk i tremb dhe as nuk i step për të vijuar betejën në Parlament dhe në shesh, për të kthyer shtetin ligjor dhe në shërbim të qytetarëve të vendit.

“Mazhoranca socialiste tregoi edhe njëherë se sa frikë e ka opozitën duke përjashtuar për më shumë se një muaj deputetët e saj nga Kuvendi. Ky akt provon se mazhoranca ka frikë të përballet me opozitën, ka frikë kur ligjvënësit e opozitës denoncojnë aferat e korruptive dhe lidhjet e tyre me krimin e organizuar. Ne jemi te zgjedhur të qytetarëve shqiptarë dhe si të tillë do të vijojnë të përçojmë zërin e tyre, pasi gjatë drejtim të kësaj qeverie ata janë lënë në harresë.

Ky vendim as nuk na tremb dhe as nuk na step për të vijuar betejën në Parlament dhe në shesh, për të kthyer shtetin ligjor dhe në shërbim të qytetarëve të vendit. Kur kjo ndodh me një deputet që përfaqëson minimalisht 10 mijë qytetarë, e kuptoni çfarë ndodh me një qytetar të vetëm?! Tani nuk ka asnjë surprizë per neve. Kur kontrollohen gjykatat dhe dënohet nje deputet me 1 vit burg per nje gje te pandodhur, sigurisht e dime qe sa ti vij mundësia kjo mazhoranca na do te shkrire. Por i kane bere llogarite gabim”, shkruan Sula.

Sekretariati i Etikës "zhduk" opozitën nga Kuvendi/ Bardhi:

1 VITE ME PARE

EMRAT/ Kush ishin socialistët që kërkuan përjashtimin e deputetëve të PD-së nga Kuvendi? Zbardhet vendimi i Sekretariatit të Etikës

Sekretariati i Etikës "zhduk" opozitën nga Kuvendi/ Bardhi:
foto ilustruese

TIRANË- Është zbardhur vendimi i Sekretariatit të Etikës për përjashtimin nga punimet e Kuvendit të 24 deputetëve të Partisë Demokratike. 

Kërkesa për ndëshkimin e opozitarëve është bërë nga deputetët socialistë Niko Peleshi, Arkend Balla, Ilirjan Pendavinji, Baftjar Zeqaj, Ilir Topi, Ilir Ndraxhi, Enslemvera Zake, Pranvera Resulaj, Denis Deliu, Ermonela Valikaj dhe Laert Duraj.

Sekretariati i Etikës "zhduk" opozitën nga Kuvendi/ Bardhi:Sekretariati i Etikës "zhduk" opozitën nga Kuvendi/ Bardhi:

Sekretariati i Etikës përjashtoi për 60 ditë Gazment Bardhin, Flamur Nokën dhe Bledion Nallbati.  Po ashtu për shkak të tensioneve dhe protestës së shkaktuar nga opozita në seancën e 30 shtatorit, është përjashtuar për 10 ditë Edi Paloka.

Gjithashtu janë përjashtuar për 40 ditë 20 deputetët Saimir Korreshi, Lefter Geshtenja, Luan Baçi, Dashnor Sula, Agron Gjekmarkaj, Dhurata Çupi, Xhelal Mziu, Ina Zhupa, Zheni Gjergji, Helidon Bushati, Lindita Metaliaj, Ramadan Lika, Asllan Dogjani, Qani Xhafa, Flamur Hoxha, Isuf Çela, Kastriot Piroli, Lodovik Hasani, Kasem Mahmutaj, Edmond Spaho.

1 VITE ME PARE

Përjashtimi i deputetëve, Çupi: Rregullorja e Kuvendit nuk e parashikon, dënimi pa ligj i opozitës minon demokracinë

Sekretariati i Etikës "zhduk" opozitën nga Kuvendi/ Bardhi:
dhurata cupi

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi ka reaguar pas përjashtimit me 40 ditë nga Kuvendi, për shkak të protestës në seancën e fundit plenare.

Çupi shprehet se dënimi pa ligj i deputetëve të opozitës është një akt i rëndë që minon demokracinë dhe duhet të ndëshkohet. Ajo shkruan se rregullorja e Kuvendit nuk e parashikon përjashtimin e 24 deputetëve të opozitës, përveçse në rrethana të veçanta të cilat i ka rreshtuar në postimin e saj në Facebook. 

REAGIMI I PLOTË I DHURATA ÇUPIT:

Rregullorja e Kuvendit parashikon se masa disiplinore "perjashtim nga pjesemarrja ne komisione dhe/ose ne seance plenare DERI ne 60 dite" jepet VETËM ne rastet: kur deputeti perdor lende apo mjete piroteknike, tymuese, bojera dhe materiale apo mjete te tjera te ngjashme brenda salles se zhvillimit te punimeve te Kuvendit/mbledhjes se komisionit /brenda mjediseve te Kuvendit. Pra përjashtimi i deputetëve për 40-60 ditë mund të ndodhë vetëm në këto rrethana.

Veprimet e 24 deputetëve janë publike dhe askush prej tyre nuk është në këto rrethana. Dënimi pa ligj i deputetëve të opozitës është një akt i rëndë që minon demokracinë. Pengimi i tyre pa ligj në ushtrimin e misionit të tyre është krim, që nuk mund të mbetet pa ndëshkuar!

Sekretariati i Etikës "zhduk" opozitën nga Kuvendi/ Bardhi:
foto e postuar nga cupi
1 VITE ME PARE

Përjashtimi nga Kuvendi/ Gjekmarkaj: Vendim i Zonjës “Pushka” me urdhër të Ramës! Turp për kolegët kukulla të PS-së, e kanë në traditën e etërve shuarjen e opozitarizmit

Sekretariati i Etikës "zhduk" opozitën nga Kuvendi/ Bardhi:
Agron Gjekmarkaj

TIRANË- Nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj ka reaguar pas vendimit të Sekretariatit të Etikës për të përjashtuar nga Kuvendi 24 deputetët e PD-së, pas kaosit të regjistruar të hënën gjatë seancës plenare. Mes të përjashtuarve është edhe Gjekmarkaj i cili për 40 ditë nuk do të mundet të jetë pjesë e seancave plenare.

Në reagimin e tij Gjekmarkaj u shpreh se ky vendim është me urdhër të Edi Ramës. Ai thekson se ky është një vendim që tregon frikë, dëshpërim dhe urrejtje ndaj opozitës. Gjekmarkaj më tej shkruan se është turp për kolegët kukulla të PS-së që sipas tij përdoren padenjësisht. Nënkryetari i Kuvendit tha se pushteti në çdo rast është i përkohshëm, jeta më e gjatë dhe se turpi është i përjetshëm. Ai theksoi se ata e kanë tradite të etërve shuarjen e opozitarizmit.

Reagimi i plotë:

Vendimi i sotëm i Zonjës “Pushka” e partisë me urdhër të Edi Rames i dhënë që dje e që ziente korridoreve të Kuvendit është de fakto shuarje e Parlamentit! Një vendim që tregon frikë, dëshpërim dhe urrejtje ndaj opozitës! Bindja “paternaliste” se “unë” kam të “drejtë” dhe bëj ç’të dua, dhunoj, ndëshkoj dhe me pas rrah gjoksin, është shenjë e qartë e degradimit të këtij Kuvendi dhe mbi të gjitha e kësaj qeverisjeje që pasi ta shtron me korrupsion të mbulon me burgosje politike!


Turp për kolegët kukulla të PS-së që kaq padënjesisht përdoren. Pushteti në çdo rast është i përkohshëm, jeta më e gjatë, turpi i përjetshëm! Ju lutem mos na buzëqeshni më si “shpirt njeriu” kur të na takoni kolegë të përdorur. Edhe rregullorja e dhunës e miratuar pak kohë me parë si represion ndaj opozitës nuk ka objekt sepse nuk jemi në ato kushte për dënime të tilla 40-60! Hakmarrje dhe jo ndëshkim sipas ligjit! Dënim pa ligj si në diktaturë! E keni në traditën e eterve shuarjen e opozitarizmit! Shqiptarët nuk do ju lejojnë! Nga e hëna fillon përballja çdo ditë e kudo!

Sekretariati i Etikës "zhduk" opozitën nga Kuvendi/ Bardhi:

 

1 VITE ME PARE

U përjashtua për 40 ditë nga Kuvendi, Zhupa: Do të bëjmë gjithçka të jenë 40 ditët e vdekjes së regjimit

Sekretariati i Etikës "zhduk" opozitën nga Kuvendi/ Bardhi:
ina zhupa

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ishte e pranishme mbrëmjen e sotme në tubimin poshtë banesës së kreut të PD-së, Sali Berishës.

Gjatë fjalës së saj para mbështetësve demokratë, Zhupa komentoi edhe vendimin e Sekretariatit të Etikës për përjashtimin e deputetes dhe kolegëve të saj për 40 ditë nga Kuvendi.

Ajo tha se numri 40 në memorien e qyetarëve personifikon 40 ditët e vdekjes së dikujt, kështu që sipas tij ditët e përjashtimit duhet të jenë ditët e "vdekjes" së regjimit. Demokratja shtoi se opozita do të jetë e pandalshme në protestën e 7 tetorit dhe çdo ditë tjetër. 

“Në memorien e çdo qytetari, numri 40 personifikon 40 ditët e vdekjes së dikujt. Ne duhet të bëjmë gjithçka që të jenë ditët  vdekjes së regjimit, e shfarosjes së atyre që shkelin kushtetutën, e atyre që kanë uzurpuar pushtetin. Ne deputetët e opozitës, në dhe ju qëndrestarët do të jemi të pandalshëm çdo ditë, të pandalshëm në protestën e 7 tetorit, të pandalshëm në çdo cep të Shqipërisë për të motivuar njerëzit”, u shpreh Zhupa.

1 VITE ME PARE

U përjashtua për 60 ditë nga Kuvendi, Bardhi: Përjashtimi i opozitës provon sesa i vogël e frikacak është Edi Rama

Sekretariati i Etikës "zhduk" opozitën nga Kuvendi/ Bardhi:
gazment bardhi

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas vendimit të përjashtimit për 60 ditë nga Kuvendi. 

Bardhi shkruan se mazhoranca të fut në burg pa ligj dhe prova dhe jo më mos të të përjashtojnë nga Kuvendi. Sipas tij, largimi i opozitës nga seancat plenare për muaj, provon se sa "frikacak" është kryeministri Edi Rama. Më tej shton se do të jenë përballë Ramës brenda dhe jashtë Kuvendit. 

REAGIMI I BARDHIT: 

1/2. Këta të fusin në burg pa ligj e prova, jo më mos të të përjashtojnë nga Kuvendi pa ligj e prova. Përjashtimi i opozitës për muaj nga Kuvendi, provon sesa i vogël e frikacak është Edi Rama! Përballë do na kesh, brenda apo jashtë Kuvendit! Asaj salle krimi i ke vënë zjarrin!

1 VITE ME PARE

Tensionet dhe revolta në Kuvend/ Bardhi, Noka dhe Nallbati përjashtohen për 60 ditë, ndëshkimi për 21 deputetët e tjerë

Sekretariati i Etikës "zhduk" opozitën nga Kuvendi/ Bardhi:
foto nga kuvendi

TIRANË- Sekretariati i Etikës ka përjashtuar për 60 ditë nga punimet e Kuvendit deputetët e Partisë Demokratike, Gazment Bardhin, Flamur Nokën dhe Bledion Nallbati. 

Po ashtu për shkak të tensioneve dhe protestës së shkaktuar nga opozita në seancën e 30 shtatorit, është përjashtuar për 10 ditë Edi Paloka.

Gjithashtu janë përjashtuar për 40 ditë 20 deputetët Saimir Korreshi, Lefter Geshtenja, Luan Baçi, Dashnor Sula, Agron Gjekmarkaj, Dhurata Çupi, Xhelal Mziu, Ina Zhupa, Zheni Gjergji, Helidon Bushati, Lindita Metaliaj, Ramadan Lika, Asllan Dogjani, Qani Xhafa, Flamur Hoxha, Isuf Çela, Kastriot Piroli, Lodovik Hasani, Kasem Mahmutaj, Edmond Spaho.

Çfarë ndodhi në seancën e 30 shtatorit? 

Burgosja e deputetit Ervin Salianji ka risjell kaos në jetën parlamentare dhe politike në vendin tonë. Në hapje të seancës plenare nga kryetarja e Kuvendit, deputetët demokratë u mblodhën rreth foltores, ndërsa pjesa ku ulen ministrat u rrethua nga punonjësit e Gardës. Ndërkohë teksa Spiropali po lexonte vendimin për heqjen e mandatit të Salianjit, në një moment deputeti dhe kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi hodhi këmbën e karriges, e cila kaloi mbi kokën e kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali. Pas kësaj, opozita nxorri jashtë karriget e tyre dhe iu vunë flakën. Kreu i grupit të PD-së, Gazment Bardhi tha se janë aty jo për karriget e tyre por për të mbrojtur interesin publik. Ai shtoi se nuk kanë djegur mandatet, pasi nuk shmangen nga beteja e tyre. 

sekretariati i etikes gazment bardhi kuvendi i shqiperise

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj