LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Bota me sytë nga zgjedhjet në SHBA! Voton Trump: Do të kemi një fitore shumë të madhe sot! Kapet me armë zjarri dhe arrestohet një person pranë Kapitolit! FBI: Disa qendra morën kërcënime me bombë

• Miliona qytetarë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës po u drejtohen ditën e sotme qendrave të votimit për të presidentin e ri të vendit. • Sondazhet parashikojnë një garë të ashpër dhe diferencë shumë të ngushtë mes kandidates demokrate, Kamala Harris dhe republikanit Donald Trump. • Pikërisht për shkak të rezultatit të pritshëm të ngushtë edhe shpallja e fituesit mund të kërkojë ditë. • Këto zgjedhje janë historike për shumë arsye. • Nëse zgjidhet Harris, ajo do të jetë presidentja e parë femër me ngjyrë në historinë amerikane. • Një arsye tjetër janë kushtet dhe sfidat me të cilat do të përballet secili prej dy kandidatëve, pavarësisht nëse zgjidhet. • Në periudhën e mëparshme, çështjet dominuese të periudhës parazgjedhore ishin brenda SHBA-ve, saktësia dhe situata e përgjithshme ekonomike e vendit dhe jashtë vendit se si Harris apo Trump do të përballen me luftën në Lindjen e Mesme dhe Ukrainën. • Përveç SHBA-ve, edhe një tjetër kontinent po mban frymën teksa sheh votuesit amerikanë që shkojnë drejt qendrave të votimit për të zgjedhur presidentin e tyre të ardhshëm. • Evropa po shikon një luftë të ashpër midis Kamala Harris, kandidatja demokrate e cila është zotuar të mbrojë Aleancën transatlantike dhe Donald Trump, kandidati republikan që u mburr se do inkurajonte Rusinë të bënte çfarëdo që të duan me vendet që nuk arrijnë të përmbushin objektivin e shpenzimeve të NATO-s. • Perspektiva për të rikthyer në Shtëpinë e Bardhë, Trump-in, një njeri me një mospëlqim të mirë-dokumentuar për sistemin shumëpalësh, është makthi për zyrtarët dhe diplomatët në Bruksel, të cilët kanë frikë se miliarderi do të mbyllë një sy ndaj ekspansionizmit të Vladimir Putin-it, vendosi tarifa pa dallim për çdo import të mundshëm dhe do të braktis (përsëri) Marrëveshjen e Parisit. • Dy kandidatët kanë përfunduar edhe fushatat e tyre elektorale pak orë më parë. • Trump bëri thirrjet e tij të fundit për votim nga Michigan-i, ndërsa Harris nga Filadelfia. • Kandidati republikan Donald Trump ka mbërritur për të votuar në Palm Beach pranë shtëpisë së tij, së bashku me gruan e tij, Melania. • Pas votimit Trump tha për mediat se ndihet i sigurt. • Ai shtoi se republikanët janë paraqitur në fuqi dhe do të shohin se si do të dalë. • Trump u shpreh se ka zhvilluar një fushatë të shkëlqyer, ndoshta sipas tij më e mira nga të treja pjesëmarrjet në zgjedhje. • Gjithashtu Trump tha se që nuk do të ketë dhunë dhe se mbështetësit e tij nuk janë njerëz të dhunshëm. • Trump tha se do të kishte një grup shumë të veçantë njerëzish të mbledhur në Mar a Lago dhe 4,000 ose 5,000 në qendrën e konventave. • Trump e quan Oprah-n, e cila doli në mbështetje të rivales së tij Harris, një person që bën ndasi në SHBA.

56 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Harris “surprizon” me paraqitjen e saj në Uashington, falenderon vullnetarët, mesazh qytetarëve që të votojnë

Bota me sytë nga zgjedhjet në SHBA! Voton Trump: Do të kemi
Kamala Harris

SHBA- Kamala Harris bëri një vizitë befasuese në selinë e Komitetit Kombëtar të Partisë Demokratike në Washington D.C., ku është takuar me mbështetësit e saj. Zëvendës-presidentja falënderoi edhe përmes telefonatave, vullnetarët që e ndihmuan në fushatën zgjedhore.

Siç raporton SkyNews, teksa përshëndeti mbështetësit e saj, Harris bëri thirrje që të vazhdojnë të votojnë. “Është shumë e rëndësishme që të gjithë të marrin pjesë në votime”, është shprehur Harris.

Votuesit amerikanë do të vendosin nëse nënpresidentja Kamala Harris do të bëhet presidentja e parë grua e Shteteve të Bashkuara, ose do të rikthejnë në Shtëpinë e Bardhë ish Presidentin Donald Trump, i cili humbi zgjedhjet në vitin 2020.

1 VITE ME PARE

LIVE/ Zgjedhjet në SHBA hap pas hapi! Ja si po raportohet procesi në mediat e huaja

Bota me sytë nga zgjedhjet në SHBA! Voton Trump: Do të kemi
Foto ilustruese

SHBA- Amerikanët votuan të martën për të zgjedhur presidentin që do të drejtojë vendin për katër vitet e ardhshme.

Ata do të vendosin nëse zv.presidentja Kamala Harris do të bëhet presidentja e parë grua e Shteteve të Bashkuara, ose do të rikthejnë në Shtëpinë e Bardhë ish Presidentin Donald Trump, i cili humbi zgjedhjet në vitin 2020.

Sipas analistëve, rezultati përfundimtar ka të ngjarë të përcaktohet nga vota në shtate shtete, që cilësohen fushëbetejë. Sondazhet tregojnë se rivalët gëzojnë një mbështetje pothuajse të barabartë, me rreth 2% dallim nga njeri-tjetri.

Florida është në mesin e 10 shteteve amerikane që votojnë për aksesin ndaj abortit. Votuesit po peshojnë nëse duhet të anulojnë ndalimin e abortit gjashtë-javor që aktualisht është në fuqi këtu dhe të zgjerojnë aksesin deri në pikën e qëndrueshmërisë së fetusit, që është rreth 24 javë të shtatzënisë.

Një nga qarqet etnikisht më të larmishme në pjesën jugperëndimore të Shteteve të Bashkuara do të jetë mes atyre që do të njoftojnë të parat rezultatet paraprake në zgjedhjet kombëtare mbrëmjen e së martës.

Në qarkun Gwinnett të Xhorxhias ka filluar procesi i numërimit të votave me postë dhe atyre të hershme. Rezultatet do të publikohen në momentin e mbylljes së qendrave të votimit në 7 të mbrëmjes.

 

1 VITE ME PARE

Harris apo Trump? Amerika zgjedh sot Presidentin! Radhë të gjata në qendrat e votimit

Bota me sytë nga zgjedhjet në SHBA! Voton Trump: Do të kemi
Foto nga qendrat e votimit

SHBA- Në SHBA kanë mbetur edhe pak orë nga mbyllja e garës intensive për zgjedhjet presidenciale mes rivalëve demokrates Kamala Harris dhe republikanit Donald Trump. 

Donald Trump që dukej i lodhur i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Melania pasi votoi në Palm Beach në shtetin federal të Floridës dhe deklaroi më pas, se në rast të humbjes së zgjedhjeve, ai do ta pranojë rezultatin me kusht që zgjedhjet të jenë korrekte: "Nëse i humbas zgjedhjet, nëse ato janë zgjedhje korrekte, do të jem unë i pari, që do ta pranoj rezultatin", tha Trump pasi hodhi votën në kutinë e votimit. "Deri tani mendoj, që zgjedhjet janë korrekte", shtoi ai duke iu referuar zgjedhjeve presidenciale dhe atyre për kongresinnë SHBA. 

Trump: "Qendroni në radhë për të votuar"
Trump gjithashtu nuk mendon, se do të ketë trazira prej mbështetësve të tij, sikurse theksoi: "Natyrisht nuk do të ketë dhunë." Sipas tij, mbështetësit e tij e kanë të qartë, e nuk është e nevojshme ai t'ua thotë këtë. "Përkrahësit e mi nuk janë njerëz të dhunshëm", tha ish-presidenti. As ai vet nuk do dhunë.

78 vjeçari u shpreh njëkohësisht i bindur për fitoren. "Jam shumë i sigurt. Ne kemi hyrë në garë me një avantazh të madh." Rezultati i zgjedhjeve nuk do të jetë me diferencë të ngushtë, parashikoi Trump. Ndërkohë që sondazhet flasin për një garë të ngushtë mes tij dhe demokrates Kamala Harris.

Trump u bëri thirrje zgjedhëseve dhe zgjedhësve të tij në SHBA që të kenë durim gjatë votimeve. "Ju duhet të jepni votën, pavarësisht se sa kohë zgjat pritja. Qendroni në radhë!", shkruan ai në platformën X. Entuziazmi i zgjedhësve është "në kulm". Para shumë qendrave të votimit që në orët e para të mëngjesit zgjedhësit presin në radhë të japin votën.

Harris votoi para pak ditësh me postë në Kaliforni
Kandidatja demokrate për presidente Kamala Harrispo e ndjek procesin e votimit për zgjedhjet presidenciale nga Korpusi i Universiteti, ku ajo ka studiuar. Universiteti Howard është një vend i përshtatshëm për të kaluar natën e zgjedhjeve, që mjund të jetë nata më e rëndësishme e jetës së saj. Kjo shkollë e lartë në Uashington që njihet si "Harvardi i zi", luan një rol të rëndësishëm në biografinë e kandidates demokrate.

Qëkurse ka mbaruar studimet më 1986 nënpresidentja aktuale e SHBA-së është kthyer vazhdimisht aty në çastet më vendimtare të jetës së saj. "Universiteti Hoëard është një ndër pjesët më të rëndësishme të jetës sime", tha ajo më 2019, kur kandidoi në zgjedhjet paraprake presidenciale për demokratët. "Atje unë për herë të parë kam kandiduar për një post", si përfaqësuese e këshillit të studentëve. Këtu ka nisur gjithçka."/ DW

 

1 VITE ME PARE

"Ne i fitojmë këto zgjedhje"/ Bashkëshorti i Kamala Harris: Nesër dua t’i them zemër je presidentja e Shteteve të Bashkuara

Bota me sytë nga zgjedhjet në SHBA! Voton Trump: Do të kemi
Kamala Harris dhe Doug Emhoff

SHBA- Bashkëshorti i demokrates Kamala Harris, avokati Doug Emhoff është shprehur i sgurt se gruaja e tij do të jetë presidentja e 47-të e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai shprehet se dëshiron që ditën e nesërme ti thotë Kamalës që është presidente. 

"Unë mendoj se ne i fitojmë këto zgjedhje, ne do të fitojmë këtu në Michigan. Të nesërmen dua të kem mundësinë t’i them: Zemër, je presidentja e Shteteve të Bashkuara”, tha bashkëshorti i kandidates demokrate nga Miçgani.

1 VITE ME PARE

"10 pyetje!" Presidencialet në SHBA/ Analiza: Çfarë ndodh ditën e zgjedhjeve e më pas?

Bota me sytë nga zgjedhjet në SHBA! Voton Trump: Do të kemi
Kamala Harris dhe Donald Trump

SHBA- Maratonë zgjedhore në SHBA: Këtë 5 nëntor votohet në shtetin më të fuqishëm në botë. Nuk bëhet fjalë vetëm për presidentin e ardhshëm, por edhe për anëtarët e Kongresit. Sondazhet parashikojnë një garë kokë më kokë mes Kamala Harris (Demokratët) dhe Donald Trump (Republikanët). DW u përgjigjet pyetjeve më të rëndësishme rreth procesit zgjedhor.

Kush voton?

Rreth 244 milionë njerëz të moshës 18 vjeç e lart janë thirrur për të votuar. Në disa shtete të SHBA-së, kushdo që është dënuar për një krim të rëndë i ndalohet të votojë.

Kush zgjidhet?

Përveç kreut të ri të shtetit, do të emërohen edhe anëtarë të rinj të Kongresit, si në Dhomën e Përfaqësuesve ashtu edhe në Senat. Gjithsej 469 vende - 34 nga 100 në Senat dhe të 435 vendet në Dhomën e Përfaqësuesve - janë para zgjedhjeve.

Si votohet?

Mund të votohet me votim me postë, me votim të hershëm ose duke votuar në qendrën e votimit në ditën e zgjedhjeve vetë Virginia filloi votimin e hershëm, i cili praktikohet në 47 shtete, më 20 shtator.

Kjo u pasua nga Kalifornia (7 tetor), Teksasi (21) dhe Florida (26) gjatë tetorit. Votimi me postë ishte i mundur edhe më herët në disa shtete, në Karolinën e Veriut që nga 6 shtatori.

Si pritet pjesëmarrja zgjedhore?

Vitet e fundit në SHBA është rritur vullneti për të votuar. Ndërsa në vitin 2016 vetëm 59 për qind e atyre që kishin të drejtë të votonin në zgjedhjet presidenciale shkuan drejt kutive të votimit, katër vjet më vonë shifra ishte 66 për qind. Kjo ishte pjesëmarrja më e lartë e votuesve në një zgjedhje mbarëkombëtare që nga viti 1900, sipas Qendrës Kërkimore Pew.

Kur mbyllen qendrat e votimit?

Meqenëse zgjedhjet në SHBA zhvillohen në gjashtë zona të ndryshme kohore, qendrat e votimit hapen dhe mbyllen në kohë të ndryshme. Në shumicën e shteteve ato mbyllen midis orës 7 dhe 20:00.

Në shtete si Indiana dhe Kentaki, qendrat e votimit mund të mbyllen që në orën 18:00, ndërsa në Nju Jork ato janë të hapura deri në orën 21:00. Kur qendrat e votimit të mbyllen në Hawaii dhe Alaska, është mesnatë në bregun lindor të SHBA-së dhe nga atje do të bëhen të ditura parashikimet e para.

Çfarë ndodh pas mbylljes së votimit?

Menjëherë pas mbylljes së qendrave të votimit në ditën zgjedhore, votat numërohen nga anëtarët e komisioneve zgjedhore në mijëra zona anembanë vendit. Nëse qendra e votimit përdor fletë votimi në letër, çdo kuti votimi vuloset dhe i dorëzohet një qendre të numërimit të votave. Kur përdoren makineritë dixhitale të votimit, zyrtarët zgjedhorë dërgojnë të dhënat e votuesve në qendrën e numërimit.

Rregullat për përpunimin dhe numërimin e votave me postë ndryshojnë nga shteti në shtet. Në 16 shtete dhe Uashington DC, përpunimi i votave me postë nuk lejohet deri në ditën e zgjedhjeve. Në dhjetë shtete, votat postare mund të përpunohen dhe numërohen përpara ditës së zgjedhjeve, ndërkohë që rezultatet publikohen pas mbylljes së qendrave të votimit.

Sa vota i duhen presidentes/it për fitore?

Në SHBA, shumica e votave nuk mjafton për të fituar automatikisht zgjedhjet. Përkundrazi, kreut të ardhshëm të shtetit i duhet një shumicë në Kolegjin Zgjedhor. Janë 538 nga këto vota elektorale, 270 nevojiten për një shumicë. Ky është i vetmi numër që ka rëndësi.

Zbatohet votimi i shumicës. Edhe nëse ka vetëm një shumicë të ngushtë për një kandidat në një shtet, fituesi merr të gjitha votat elektorale atje. Kjo është arsyeja pse një kandidat mund të marrë shumicën e votave në përgjithësi, por gjithsesi të humbasë - si Hillary Clinton në 2016. Për sa i përket votave absolute, ajo kishte pothuajse tre milionë më shumë, por Trump kishte shumicën në Kolegjin Zgjedhor.

Cili është roli i "Swing-States" - shtete të pavendosura as tek demokratët as tek repulikanët?
Ato kanë një rol vendimtar në këto zgjedhje. Shtetet Swing janë shtete të SHBA-së që nuk janë as në duart e demokratëve dhe as të republikanëve. Shtetet kryesore të lëvizjes këtë vit janë Arizona, Xhorxhia, Michigan, Nevada, Karolina e Veriut, Pensilvania dhe

Çfarë ndodh, nëse askush nuk ka shumicën?

Nëse në të vërtetë ndodh që të dy kandidatët presidencialë të jenë të barabartë dhe secili të fitojë 269 vota të Kolegjit Zgjedhor, d.m.th. asnjëri nuk arrin një shumicë prej të paktën 270 votash, do të jetë në dorën e Dhomës së Përfaqësuesve të përcaktojë fituesin. Çdo delegacion i një shteti federal do të kishte më pas një votë dhe do të kërkohej një shumicë (26) për të fituar. Megjithatë, ky rast ende nuk ka ndodhur.

Kur publikohet rezultati?

Në një garë kokë më kokë, mund të duhet pak kohë për të shpallur rezultatin përfundimtar. Nëse ka mospërputhje në disa shtete, ato duhet të zgjidhen deri më 11 dhjetor sipas ligjit zgjedhor.

Më 17 dhjetor, zgjedhësit do të takohen në kryeqytetet e shteteve federale për të hedhur zyrtarisht votat e tyre për president dhe nënkryetar. Më 6 janar 2025, Kongresi do të mblidhet në Uashington në mënyrë që të numërohen votat elektorale dhe të konfirmohet zyrtarisht fituesi i zgjedhjeve. Inaugurimi ceremonial i presidentit bëhet në Uashington më 20 janar./ DW

1 VITE ME PARE

Harris apo Trump? The Guardian: Hendeku tronditës i zgjedhjeve në SHBA

Bota me sytë nga zgjedhjet në SHBA! Voton Trump: Do të kemi
Donald Trump dhe Kamala Harris

SHBA- Teksa dielli lindte të martën, kishte diçka të njohur në ritualin që do të sillte dita e zgjedhjeve në SHBA. Radhë të gjata votuesish, kandidatë që votonin vetë, analistë televizivë që mbushnin ekranet me ekrane të hartës zgjedhore dhe një rrjedhë e qëndrueshme të rezultateve nga bluja e sigurt dhe shtetet në të kuqe.
Por këtë herë diçka është ndryshe. Zgjedhjet presidenciale të 2024-ës në SHBA kanë dëshmuar një ndryshim të vonshëm të njërit prej kandidatëve, dy debate të ndryshme, dy tentativa për vrasje, një ndërhyrje nga njeriu më i pasur në botë, eufori që të kujton Barack Obamën dhe retorikë evokuese të Adolf Hitlerit.

Është një fushatë e karakterizuar nga dhuna dhe gëzimi. Rezultati i kësaj? Vetëm një hedhje monedhe mund të përcaktojë fituesin. Amerika mund të jetë gati të zgjedhë Kamala Harris, presidentja e parë femër në historinë e saj 248-vjeçare. Ose mund t’ia kthejë Shtëpinë e Bardhë 78-vjeçarit Donald Trump, ish-presidenti i parë me precedentë penalë si dhe dy shkarkime. Të dyja palët janë plotësisht të bindura se pala e tyre duhet të fitojë, se disfata do të përfaqësonte fundin e demokracisë, lirisë dhe mënyrës amerikane të jetesës.

Ata janë si dy trena që ecin me shpejtësi teksa vrapojnë drejt njëri-tjetrit dhe një përplasje e pashmangshme. Për gati gjysmën e vendit rezultati do të jetë shkatërrues. Ata do të kenë humbur atë që gazetari veteran Carl Bernstein e quajti dikur një “luftë të ftohtë civile”. Kjo është pjesërisht sepse Trump ka kaluar një dekadë duke mbjellë ndarje të klasave dhe racave. Por këto zgjedhje kanë ekspozuar një hendek gjinor dy vjet pasi Gjykata e Lartë i dha fund të drejtës kushtetuese për abort. Demokratët emëruan një grua, ndërsa Trump ka përqafuar “maçizmin” dhe kulturën e “vëllait” në një kërkim për të gjetur votues të rinj.

Maureen Dowd, një kolumniste për New York Times, shkroi: “Është beteja përfundimtare e gjinive në zgjedhjet e brendshme. Kush do të mbizotërojë? Gratë, veçanërisht gratë e reja, të cilat janë të tmerruara nga qëndrimet karikaturiste macho dhe qëndrimet e turpshme të Donald Trump dhe rrethit të tij? Apo burrat, duke përfshirë shumë të rinj, burra të sindikatave, burra latinë dhe zezakë, të cilët tërhiqen nga sharjet, ngacmimet dhe fyerjet e Trumpit, duke e parë atë si kundërhelmin e prapambetur ndaj tkurrjes së superioritetit mashkullor”.

Konsiderojeni këtë si një pjesë të tretë në trilogjinë Trump. Në vitin 2016, ai ishte një i sapoardhur i pacipë, i cili i godiste me gisht pushtetin politik dhe mediatik duke gëzuar mbështetësit që mendonin se ëndrra amerikane i kishte shpëtuar. Në vitin 2020, ai u godit nga një elektorat i lodhur nga kaosi, narcizmi dhe trajtimi i paaftë i një pandemie globale. Kur të shkruhet historia e zgjedhjeve të vitit 2024, një javë e vetme në korrik do të jetë në qendër të narrativës. Më 13 korrik, në një tubim fushate në Butler, Pensilvani, 20-vjeçari Thomas Crooks mori në shënjestër me një pushkë dhe hapi zjarr, duke plagosur veshin e Trump dhe duke vrarë një pjesëmarrës. Një foto e Trump-it duke qëndruar i gjakosur në fytyrë teksa ngrinte grushtin dhe bërtiste “Luftoni!” u bë imazhi i pashlyeshëm i fushatës së tij.

Dy ditë më vonë, konventa kombëtare republikane filloi me disa pjesëmarrës që mbanin fasha veshësh në shenjë solidariteti. Folës pas folësi këmbëngulnin se Trump ishte kursyer nga Zoti, një shenjë e sigurt se puna e tij në këtë vend nuk kishte përfunduar ende. I nominuari tregoi episodin në një hapje të zymtë në fjalimin e tij në kongres, por më pas shpërtheu duke ricikluar ankesat e vjetra për më shumë se një orë. Demokratëve u duhej të rifitonin narrativën. Në fund të asaj jave, më 21 korrik, ata e bënë. Joe Biden, 81 vjeç, i mbetur prapa në sondazhe dhe i rrëmbyer nga një performancë e dobët në debat, u përkul para presionit nga partia e tij dhe njoftoi se po tërhiqej nga gara.

Kjo ishte, siç tha kandidatja e 2016-ës, Hillary Clinton, një nga aktet më vetëmohuese të patriotizmit që ajo kishte parë ndonjëherë. Biden e mbështeti shpejt Harrisin; Klintonët, Obamat dhe pjesa tjetër e partisë ndoqën shembullin. Zëvendëspresidentja foli për “politikën e gëzimit” dhe emëroi si kandidat për zëvendës, guvernatorin Tim Walz, i cili i cilësoi kundërshtarët e tyre si “të çuditshëm”. Kongresi kombëtar i demokratëve në Çikago ndihej si vendi më i lumtur në tokë, i mbushur me lehtësim, shpresë dhe argëtim. Edhe thirrja shtet pas shtet u bë një festë vallëzimi. Fushata e Trump vijoi me këmbën e gabuar, e paaftë për të inkuadruar Harris ose për të gjetur një pseudonim poshtërues.

Trump po dilte nga binarët me një histori të çuditshme, të rreme se emigrantët po hanin mace dhe qen në Springfield, Ohio. Harris, një ish-prokurore, e vuri poshtë atë në debatin e tyre të vetëm në Filadelfia. Me vrullin në anën e saj, ajo dukej se kishte gjetur antidotin e gjatë të pakapshëm ndaj Trumpizmit. Por pati një kthesë të fundit dhe ishte më e papritura nga të gjitha. Dy muajt e fundit të fushatës ishin çuditërisht jodramatikë, madje edhe antiklimatikë, sikur skenaristët kozmikë të kishin arritur kulmin shumë shpejt. Nuk kishte më ndryshim të lojës pasi sondazhet u stabilizuan dhe ekuilibri u rivendos.

Harris ishte aq e disiplinuar sa shmangte ato lloj gafash të zgjedhjeve të kaluara, megjithëse përpjekjet e saj për t’u distancuar nga Biden u dhanë republikanëve ushqim. Trump ishte aq i keqdisiplinuar sa shumë amerikanë u ndjenë të mpirë nga indiferenca. Nuk kishte asnjë përsëritje të kasetës së Access Hollywood të vitit 2016, në të cilën ai mund të dëgjohej duke u mburrur për rrëmbimin e organeve gjenitale të grave, gjë që bëri që disa republikanë të bënin thirrje që ai të tërhiqej. Kur ai mendonte për personazhin e filmit Hannibal Lecter ose për madhësinë e organeve gjenitale të lojtarit të golfit të ndjerë Arnold Palmer, ose kur një komedian në mitingun e tij në Nju Jork ofendoi Puerto Rikon, republikanët ngritën supet dhe vazhduan.

Nëse do të kishte një surprizë në tetor, ndoshta ishte sipërmarrësi i teknologjisë Elon Musk që dha miliona dollarë në një përpjekje për të ndihmuar Trumpin në shtetet e lëkundura, ose kthimin e Hitlerit në skenën politike. John Kelly, ish-shefi i shtabit të Trump, tregoi sesi presidenti shprehte admirim për gjeneralët e nazistëve. Gjenerali Mark Milley, dikur në krye të nivelit të lartë ushtarak, e karakterizoi Trumpin si “fashist deri në palcë”. Harris, duke e zbutur gëzimin, miratoi këtë përkufizim për një njeri që pohon se emigrantët pa dokumente po “helmojnë gjakun e vendit tonë” dhe kërcënon të kthejë ushtrinë amerikane kundër “armikut të brendshëm”.

Është koha, këmbënguli ajo, për të “kthyer faqen” nga kaosi dhe për t’u ndarë nga Trump. Leon Panetta, një ish-sekretar i mbrojtjes dhe drejtor i CIA-s, thotë: “Është një zgjedhje shumë e fortë në këto zgjedhje. Është një zgjedhje mes shumë mënyrave nëse ne i përmbahemi kushtetutës dhe shtetit të së drejtës, nëse i përmbahemi një procesi zgjedhjesh të lira dhe të ndershme, nëse i përmbahemi të vërtetës apo nëse përsëri bëjmë një zgjedhje për të zgjedhur në thelb kaosin mbi rendin.

“Trump do të prodhojë kaos. Nuk ka shumë dyshime për këtë, sepse kjo është mënyra se si ai vepron. Ai vepron në kaos, sepse kështu ngacmuesit tërheqin vëmendjen dhe ai është një ngacmues. Atëherë shtrohet pyetja: A do ta lejojnë liderët e tjerë të zgjidhet ai që shkel parimet bazë të demokracisë sonë? Unë thjesht nuk mendoj se në fund do të mbizotërojë një ngacmues si Trump.” “A fiton fashisti?” nuk ishte një pyetje e bërë për asnjë nga 59 zgjedhjet presidenciale para kësaj. Por ndërsa miliona njerëz shkojnë në kutitë e votimit këtë të martë, pas miliona të tjerëve që kanë votuar tashmë, është çështja që ndjek Amerikën dhe botën.

Moe Vela, një ish-këshilltar i lartë i Joe Biden kur ai ishte zëvendëspresident, thotë: “Çdo demokraci në botë duhet të jetë në ankth dhe po kafshon thonjtë. Jo se SHBA ishte më e mirë se kushdo tjetër, por bota e ka parë gjithmonë SHBA-në si standardin e artë të demokracive. Që është shumë afër kolapsit dhe afër largimit prej nesh, nuk mund të ketë asnjë demokraci në botë për momentin që të mos shqetësohet.

Nëse ky fat shmanget dhe Harris bëhet presidentja e 47-të, bota do të shprehë lehtësim që vala populiste është mundur përsëri. Trump do të shihet si lajthitje dhe jo si normë.  Por brenda SHBA-së, plagët e thella do të mbeten. Shenja dalluese përcaktuese e epokës së Trump ka qenë ndarja dhe përçarja: femra kundër mashkullit, e zeza kundrejt të bardhës, urbania kundrejt rurales, Hollivudi kundrejt qendrës, liberalja kundër konservatorëve. Kjo është përkeqësuar edhe nga jehona e mediave sociale.

Qendra Kërkimore Pew zbuloi se demokratët dhe republikanët po bëhen më të prirur për t’i parë anëtarët e partisë tjetër si jointeligjentë, dembelë, imoralë ose të pandershëm. Një sondazh nga Shoqata për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore (SHRM) zbuloi se 84% e punëtorëve pajtohen se klima aktuale politike bën që qytetarët amerikanë ta shohin njëri-tjetrin si armiq dhe 78% thanë se kishin parë njerëz të trajtuar keq për shkak të përkatësisë së tyre të perceptuar politike.

Johnny Taylor, president dhe shefi ekzekutiv i SHRM, thotë për zgjedhjet: “Ne besojmë, të paktën nëse të dhënat e sondazheve janë të sakta, se kjo do të jetë afër. Kështu që është mjaft e mundshme që 49,9% e popullsisë të zgjohet në të ardhmen. Dita e mërzitshme që kandidati i tyre nuk fitoi dhe 50.1% janë të lumtur. Është një gjë nëse ekipi im sportiv humbet nga skuadra tjetër në Super Boël. Kjo është shumë personale për njerëzit për shkak të temave. Nëse është aborti, ju mendoni se ky është fundi i botës nëse humbni.”

Harris ka premtuar të punojë me të gjitha palët dhe të vendosë një republikan në kabinetin e saj. Por ka shumë nga e djathta ekstreme që do të vlojnë nga pakënaqësia me perspektivën e një presidenteje femër me ngjyrë, ashtu siç bënë kur Barack Obama mori Shtëpinë e Bardhë. Fox News dhe media të tjera konservatore do të lulëzojnë në nxitjen e urrejtjes. Një shoqërie kureshtare për fashizmin, në të cilën Donald Trump e afroi aq afër rifitimit të pushtetit, do t’i duhen më shumë se një palë zgjedhje për të shëruar veten. Marrë nga The Guardian

1 VITE ME PARE

FBI: Disa qendra votimi në SHBA morën kërcënime me bombë, lidhen me Rusinë

Bota me sytë nga zgjedhjet në SHBA! Voton Trump: Do të kemi
Donald Trump dhe Kamala Harris

SHBA- Byroja Federale amerikane e Hetimeve (FBI) tha të martën se pesë qendra votimi në disa shtete amerikane kanë qenë në shënjestër të kërcënimeve me bombë, dhe se shumica e kërcënimeve duket se vijnë nga domene ruse.

Së paku dy qendra votimi në shtetin e Xhorxhias u evakuuan për shkak të kërcënimeve, thanë zyrtarët. Por, ato u ripahën pas rreth 30 minutave, dhe tani autoritetet po presin një vendim të gjykatës për ta zgjatur kohën e votimit përtej kohës gjithëkombëtare të mbylljes së votimit në orën 19:00, për ta kompensuar kohën e humbur gjatë evakuimit. Brad Raffensperger, sekretari i Shtetit i Xhorxhias, tha se prapa kërcënimeve me bombë qëndron Rusia.

“Duket se ata kanë filluar të bëjnë ligësi. Ata nuk duan që ne të kemi zgjedhje të mira, të drejta dhe të sakta dhe, nëse ai dalin të na nxisin të luftojmë kundër njëri-tjetrit, atëherë këtë e llogarisin si fitore”, tha Raffensperger për gazetarë.

FBI-ja tha në një komunikatë se asnjëri nga kërcënimet nuk është i besueshëm. Vetëm Xhorxhia i ka pranuar më shumë se dy duzina kërcënime të rrejshme me bombë në ditën e zgjedhjeve, tha një zyrtar i FBI-së për Reuters.

Më herët gjatë ditës, zyrtarët e inteligjencës amerikane dhe ata të sigurisë e akuzuan Rusinë dhe Iranin për intensifikimin e sulmeve kibernetike dhe fushatave dezinformuese, që thanë se synojnë të ndjellin përçarje, teksa amerikanët votojnë në zgjedhjet e tensionuara presidenciale.

Aktorët e ndikimit, të lidhur me Rusinë, “po krijojnë video dhe artikuj të rremë për të minuar legjitimitetin e zgjedhjeve, për të nxitur frikë te votuesit sa i përket procesit zgjedhor dhe duke sugjeruar që amerikanët po përdorin dhunë ndaj njëri-tjetrit për shkak të preferencave politike”, u tha në njoftimin e lëshuar më 4 nëntor nga Zyra e drejtorit të Inteligjencës Kombëtare, Byroja Federale e Hetimit dhe Agjencia për Siguri Kibernetike dhe Siguri të Infrastrukturës.

“Këto përpjekje rrezikojnë të nxisin dhunë, përfshirë ndaj zyrtarëve zgjedhorë”, thanë këto agjenci.

Agjencitë e inteligjencës në SHBA për muaj të tërë kanë paralajmëruar se ka përpjekje të mbështetura nga Qeveria ruse për të ndikuar në zgjedhjet amerikane, ku po përballen ish-presidenti republikan, Donald Trump, dhe nënpresidentja demokrate, Kamala Harris.

Sondazhet para zgjedhjeve sugjeruan se gara do të jetë e ngushtë, duke rritur tensionet, teksa votuesit iu drejtuan kutive të votimeve pas një fushate të ashpër. Si Teherani, ashtu edhe Moska kanë mohuar se luajnë rol në ndonjë fushatë dezinformuese gjatë zgjedhjeve presidenciale amerikane./ REL

1 VITE ME PARE

"Shqiptarët mund të kenë një rol vendimtar në Miçigan!" Presidencialet në SHBA/ Këlliçi nga Amerika: Dëshira ime personale është fitorja e Trump

Bota me sytë nga zgjedhjet në SHBA! Voton Trump: Do të kemi
Belind Këlliçi

SHBA- Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, po ndjek nga afër zhvillomin e procesit të zgjedhjeve presidenciale në SHBA. Këlliçi tha sot për Klan News nga Miçigani se dëshira e tij personale është që të fitojë kandidati republikan Donald Trump. Ai ka shtuar se në Miçigan vihet re një interes shumë i madh i qytetarëve amerikanë për të votuar.

Po ashtu Këlliçi tha se në Miçigan jetojnë dhe punojnë 150 mijë shqiptarë, për të cilët shprehet se mund të bëjnë thellësisht diferencën në votimet në këtë shtet. Ai shtoi se se Partia Demokratike pret një botë më të paqtë nëse fiton Trump në mënyrë që të mos ketë luftë dhe konflikte.

Pjesë nga fjala e Këlliçit:

Çdo votë është në lojë në Miçigan dhe Pensilvani. Dëshira ime personale është fitorja e Donald Trump dhe mendoj se është një zgjidhje më e mirë, por kjo është dëshira ime personale. Në Miçigan, interes i jashtëzakonshëm i qytetarëve për të votuar. Është hera e parë që rezulton që të ketë një interes kaq të madh të qytetarëve amerikanë për të votuar.

150 mijë shqiptarë jetojnë dhe punojnë në Miçigan. Ka një zë shumë të madh. Shqiptarët luajnë një rol të madh në këto zgjedhje në Miçigan. Mund të bëjnë thellësisht diferencën në votimet në këtë shtet. Shumica e atyre që kam pasur mundësinë që të bisedoj, mbështesin Trump për platformën e tij elektorale. Shqiptarët mund të kenë një rol kyç dhe vendimtar për këto zgjedhje në Miçigan.

Mbështetësit e heshtur të Trump janë arma e tij më e madhe që për herë të parë kanë dalë hapur në mbështetje të Trump. Vihet re një mbështetje shumë e madhe për Trump këtë radhë. Unë po flas vetëm për shtetin e Miçiganit.

1 VITE ME PARE

Një nga mbështetësit më të zjarrtë të Donald Trump, Elon Musk do e kalojë natën e zgjedhjeve në shtëpinë e ish-presidentit në Florida

Bota me sytë nga zgjedhjet në SHBA! Voton Trump: Do të kemi
Donald Trump dhe Elon Musk

SHBA- Sipërmarrësi miliarder Elon Musk do të kalojë natën e zgjedhjeve me Donald Trump dhe rrethin e tij të ngushtë në shtëpinë e ish-presidentit në Florida. Pjesëmarrja e Musk do të thotë se kandidati republikan për president do të ketë akses të drejtpërdrejtë me personin që kontrollon platformën e mediave sociale X në atë që mund të kthehet në një natë mjaft kaotike dhe disa ditë pasi numërohen votat.

Pronari i platformës X ka qenë një mbështetës i hapur i Trumpit në javët e fundit, duke shpenzuar miliona për ta mbështetur atë, duke mbajtur ngjarje në emër të tij dhe duke folur me të rregullisht. Gjithashtu demokratët kanë frikë se Musk mund të përdorë burimin e tij të gjerë X për të promovuar dezinformata zgjedhore, duke ndarë informacione të pasakta rreth të dhënave të votimit të hershëm ditët e fundit.

1 VITE ME PARE

Zgjedhjet në SHBA/ Amerikanët po votojnë presidentin e ardhshëm, mbi 80 milionë votues të parakohshëm, ja çfarë duhet të dini

Bota me sytë nga zgjedhjet në SHBA! Voton Trump: Do të kemi
Votuesit amerikanë

SHBA- Amerikanët po votojnë sot për presidentin e tyre të ardhshëm. Qendrat e votimit janë hapur në të gjithë SHBA-në dhe do të vazhdojnë deri në mbrëmje.

Sipas CNN, zyrtarët e zgjedhjeve, veçanërisht në shtetet kyçe, janë zotuar të ruajnë integritetin e votës dhe kanë bërë thirrje që votuesit të mos bien pre e teorive konspirative.

Deri më tani janë raportuar vetëm disa vonesa të vogla për shkak të defekteve të vogla të pajisjeve. Agjencia e Sigurisë Kibernetike dhe Sigurisë së Infrastrukturës tha se nuk ka pasur incidente të rëndësishme kombëtare që ndikojnë në sigurinë e infrastrukturës zgjedhore që nga mëngjesi i sotëm.

Zhvillimet kryesore në ditën e zgjedhjeve:

Mbi 80 milionë votues të parakohshëm: Rreth 83 milionë votues kanë hedhur votën e tyre përpara ditës së zgjedhjeve, sipas të dhënave nga 48 shtete dhe Distrikti i Kolumbias. Ky numër përfaqëson më shumë se gjysmën e totalit të votave të hedhura në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.
Shpejtësia e numërimit të votave: Zyrtarët në Pensilvani dhe Florida kanë deklaruar se presin një numërim të shpejtë të votave. Rezultatet e Floridës priten të bëhen publike deri në fund të mbrëmjes, ndërsa Filadelfia synon të përfundojë numërimin deri të mërkurën në mesditë.
Paralajmërime kundër keqinformimit: Mbi 100 udhëheqës të profesionit ligjor kanë nënshkruar një letër të hapur që i paralajmëron avokatët që sfidojnë votat në këtë zgjedhje të mos paraqesin informacione të rreme në gjykata.
Monitorë nga Departamenti i Drejtësisë: Pas një padie nga zyrtarët republikanë në Texas për të ndaluar monitorët e Departamentit të Drejtësisë, shteti arriti një marrëveshje që monitorët të qëndrojnë jashtë qendrave të votimit. Ndërkohë, një gjyqtare federale vendosi të mos bllokojë monitorët në St. Louis pas një padie nga zyrtarët republikanë në Missouri.

1 VITE ME PARE

Shpenzoi më shumë se 119 milionë dollarë përmes America PAC/ Çfarë do të përfitojë Musk nëse Trump fiton?

Bota me sytë nga zgjedhjet në SHBA! Voton Trump: Do të kemi
Elon Musk dhe Donald Trump

SHBA- Drejtori i Përgjithshëm i Tesla, Elon Musk ka shpenzuar më shumë se 119 milionë dollarë përmes America PAC për të nxitur fushatën zgjedhore të Donald Trump. Musk, siç dihet, është një nga mbështetësit më të zjarrtë të Donald Trump, i cili ka investuar jo vetëm kohën dhe ekspertizën e tij në biznes, por edhe shuma të konsiderueshme në fushatën e ish-presidentit.

Një mbështetje e tillë publike është e rrallë për elitën e biznesit të Shteteve të Bashkuara, e cila zakonisht preferon të ndikojë në politikë nga prapaskenat. Trump e ka lavdëruar Musk-un, duke e quajtur atë një lider. Ish-presidenti theksoi gjithashtu se burokracia federale e trazuar mund të përfitojë nga idetë dhe efektiviteti i tij.

Kalimi i Musk nga Partia Demokratike në Partinë Republikane

Edhe pse Musk ka shprehur më parë mbështetje për demokratët si Barack Obama dhe Hillary Clinton, dhe ka votuar për Joe Biden në vitin 2020, donacionet e tij të fundit dhe paraqitjet publike në fjalimet e fushatës Trump e bëjnë të qartë ndryshimin e biznesmenit te republikanët. Që nga pandemia, qëndrimi i tij politik është bërë më konservator, i nxitur nga zhgënjimi i tij për kufizimet e COVID-19, shoqëruar me ndikimin e tyre në operacionet e Teslës, si dhe besimin e tij se liria e fjalës është nën sulm në Shtetet e Bashkuara.

Pas përfundimit të blerjes prej 44 miliardë dollarësh të faqes së rrjetit social X (ish Twitter) në tetor 2022, Musk u bëri thirrje votuesve të mbështesin partinë republikane. Mbështetja e tij publike për Trump u kthye në mars 2024, kur ai akuzoi kritikët e ish-presidentit se vuanin nga "Sindroma e Obsesionit Trump".

Që nga atentati në Butler, Pensilvani, Musk shpesh ka pohuar se vetëm Trump mund të shpëtojë demokracinë amerikane. Ditët e fundit, ai ka bërë një turne në shtetin e Pensilvanisë, ku Amerika PAC u shpërndan 1 milion dollarë në ditë votuesve të rastësishëm, pavarësisht nga përkatësia partiake, me kusht që të jenë të regjistruar për të votuar.

Mbështetje për Trumpin dhe interesat e biznesit

Arsyeja më e dukshme që Musk po mbështet Donald Trump është dëshira e tij për të pasur një udhëheqës të mundshëm në të ardhmen nga anën e tij, në mënyrë që të avancojë interesat e tij të biznesit. Për Musk, kjo mbështetje është një investim strategjik.

Nëse kundërshtarja e Trump, Kamala Harris, fiton zgjedhjet, humbjet për Musk do të jenë shumë më të mëdha se nëse ai nuk bën asgjë. Manjati ka thënë se rregulloret e tepërta janë një pengesë për inovacionin dhe vonojnë përparimin e SpaceX drejt qëllimit të tij për një të ardhme multiplanetare.

Një fitore e mundshme e Trump mund t'i japë gjithashtu Musk aftësinë për të ndikuar drejtpërdrejt në politikë. Në vazhdën e kësaj mundësie, Trump tha në gusht se ai do ta emëronte padyshim Musk në një kabinet ose rol këshillues, duke e quajtur atë një njeri brilant.

Ulja e taksave dhe përfitimet financiare

Përafrimi i ambicieve të Musk me politikën e Trump nënvizohet nga propozimi i Trump për ta emëruar atë si sekretar të uljes së kostove, gjë që do t'i lejonte Musk të kursente miliona dollarë në taksa. Emërimi i tij mund ta bëjë atë marrësin e një prej lehtësirave më të mëdha tatimore në historinë e SHBA-së, nëse ai merr një pozicion kabineti në një administratë të ardhshme të Trump. Në të kundërt, kandidatja demokrate Kamala Harris ka mbështetur rritjen e normës së taksës së korporatave, e cila nuk është në përputhje me qëllimet e Musk.

1 VITE ME PARE

Amerika vendos/ Donald Trump do të ndjekë rezultatet e zgjedhjeve me miqtë dhe familjen në Mar-a-Lago

Bota me sytë nga zgjedhjet në SHBA! Voton Trump: Do të kemi
Donald Trump

SHBA- Kandidati presidencial republikan, Donald Trump do të ndjekë rezultatet e zgjedhjeve me një grup të vogël që përfshin familjarë dhe miq në resortin e tij Mar-a-Lago në Florida, thanë burime të shumta të njohura për CNN.

Anëtarët e klubit të tij janë ftuar në një darkë në resort dhe Trump ka të ngjarë të ndalet dhe të shoqërohet me të ftuarit gjatë gjithë mbrëmjes.

Fushata e ish-presidentit po ngre një dhomë lufte në selinë e tij të fushatës në West Palm Beach për të monitoruar të gjitha zhvillimet dhe rezultatet e votimit.

1 VITE ME PARE

U kap me armë zjarri, arrestohet një person pranë Kapitolit

Bota me sytë nga zgjedhjet në SHBA! Voton Trump: Do të kemi
foto ilustruese

SHBA- Policia në Kapitol të SHBA-së thotë se sapo ka arrestuar një burrë që kishte një armë zjarri në qendrën e vizitorëve të Kapitolit në Uashington DC. Policia thotë se burri u ndalua gjatë procesit të shqyrtimit në qendër.

“Burri mbante erë karburanti, kishte një pishtar dhe një armë zjarri”, thuhet në postimin e policisë në 'X'. 

Ndërkohë qendra është e mbyllur për turne sot, ndërsa policia po heton. Policia thotë se do të japë më shumë informacion kur të jetë e mundur. Kapitoli i SHBA është vendi ku ndodhet Kongresi, krahu legjislativ i qeverisë federale.

1 VITE ME PARE

FBI arreston dy persona në Michigan për kërcënime zgjedhore 

Bota me sytë nga zgjedhjet në SHBA! Voton Trump: Do të kemi
fotot ilustruese

SHBA- Agjentët e FBI-së kanë arrestuar dy persona në Michigan për kërcënime të lidhura me zgjedhjet. Siç raportohet nga mediat vendase një i dyshuar ishte i lidhur me një komplot vrasjeje që synonte Donald Trump.

Isaac Sissel, dyshohet se postoi në Reddit me emrin e përdoruesit “ShootUpTrumpRally” dhe që atëherë u ka thënë hetuesve se beson se çdo gjë do të ishte më mirë nëse Trump do të kishte vdekur. 

Në çështjen e dytë penale të zbardhur të martën, Christopher Clay Pierce, 46 vjeç, i Jackson akuzohet për kërcënime kundër një komiteti të veprimit politik të paidentifikuar (PAC) të lidhur me demokratët gjatë dy viteve të fundit.

Pierce thuhet se ishte paralajmëruar më parë nga FBI se ai mund të akuzohej për një krim nëse vazhdonte të postonte kërcënime në internet, por vazhdonte të ngacmonte grupin e lidhur me demokratët.

1 VITE ME PARE

Amerika vendos/ Qarku kryesor në Xhorxhia numëron votat e hershme, rezultatet priten nga momenti në moment

Bota me sytë nga zgjedhjet në SHBA! Voton Trump: Do të kemi
Foto ilustruese

SHBA- Një nga qarqet etnikisht më të larmishme në pjesën jugperëndimore të Shteteve të Bashkuara do të jetë mes atyre që do të njoftojnë të parat rezultatet paraprake në zgjedhjet kombëtare mbrëmjen e së martës. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Steve Herman, njofton nga qyteti Lawrenceville i Xhorxhias lidhur me numërimin e votave në qarkun Gwinnett pranë kryeqytetit Atlanta.

Në qarkun Gwinnett të Xhorxhias ka filluar procesi i numërimit të votave me postë dhe atyre të hershme. Rezultatet do të publikohen në momentin e mbylljes së qendrave të votimit në 7 të mbrëmjes.

Mbikëqyrësi i zgjedhjeve për qarkun, Zach Manifold, i tha Zërit të Amerikës se rreth 70% e totalit të votave të numëruara do të njoftohen në orët e para pas mbylljes së qendrave të votimit.

“Pas kësaj fillon pritja e gjatë. Të dhënat e para mbërrijnë rreth orës 20:30, në varësi të radhës së votuesve. Kemi 156 qendra votimi që duhet të njoftojnë rezultatet. Qendra e fundit i njofton rezultatet mes orës 23:30 dhe mesnatës”.

Qarku Gwinnett njihet për popullsinë e larmishme, pasi asnjë grup etnik nuk përbën më shumë se një të tretën e banorëve.

“Kemi një larmi të madhe të popullsisë hispanike, aziatike dhe zezake. Kjo larmi përfaqëson Amerikën, prandaj ka interes të lartë rezultati i zgjedhjeve në këtë qark sepse i ngjason Amerikës moderne”, thotë për Zërin e Amerikës, Zach Manifold, mbikëqyrës i zgjedhjeve të qarkut Gwinnett.

Mbështetja e fortë për demokratin Joe Biden në këtë qark katër vjet më parë e ndihmoi atë të fitonte në Xhorxhia.

Që nga viti 1980 deri në vitin 2012, qarku Gwinnett ka votuar për republikanët por i dha një mbështetje pak më të madhe demokrates Hillary Clinton në vitin 2016. Kandidati Trump fitoi në shtetin Xhorxhia atë vit, çka ishte çelësi i fitores së zgjedhjeve presidenciale./ VOA

1 VITE ME PARE

Zgjedhjet në SHBA/ Analiza: A munden Harris apo Trump t’u japin fund luftërave?

Bota me sytë nga zgjedhjet në SHBA! Voton Trump: Do të kemi
Foto ilustruese

SHBA- Nënpresidentja Kamala Harris thotë se ajo beson se Shtetet e Bashkuara duhet të udhëheqin nëpërmjet ndërtimit të aleancave për të menaxhuar konfliktet. Ish-Presidenti Donald Trump thotë se nëpërmjet shfaqjes së fuqisë dhe nëpërmjet paparashikueshmërisë, mundet t’i ndalë luftërat përpara se ato të fillojnë. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Patsy Widakuswara bisedoi me ekspertët se cila prej përqasjeve për politikën e jashtme mund të ishte më efikase për uljen e konflikteve, ndërsa vazhdojnë luftërat në Lindjen e Mesme dhe në Evropë.

Në janar 2025, amerikanët do të kenë një president të ri, që do të ketë rol kryesor në përcaktimin e interesave gjeostrategjike të Shteteve të Bashkuara, si dhe do të jetë komandant i përgjithshëm i forcave të armatosura më të fuqishme të botës.

“Unë nuk bëj luftëra. Nuk pata luftëra, përveç ISIS-it, të cilin e munda, por edhe ajo ishte një luftë që ishte filluar më parë. Ne nuk kishim luftëra. I ndalja me një telefonatë”, tha ish-Presidenti Trump.

Ai nuk ka qartësuar ndonjëherë se si do t’i ndalte luftërat.

Gjatë mandatit të Presidentit Joe Biden, Rusia sulmoi Ukrainën dhe grupet militante Hamas dhe Hezbollah sulmuan Izraelin, duke shkaktuar një kundërpërgjigje të përgjakshme ushtarake njëvjeçare nga Izraeli. Gjatë mandatit të ish-Presidentit Trump nuk filluan luftëra të rëndësishme dhe ai nuk i përfshiu Shtetet e Bashkuara në konflikte të reja të armatosura. Mbështetësit e tij e quajnë ‘paqe nëpërmjet fuqisë’.

Demokratët thonë kjo se ishte një rastësi dhe se në përfundim të mandatit të ish-Presidentit Trump, forcat amerikane vazhdonin të luftonin në Afganistan, Siri, Irak dhe Jemen.

Në ekuacion ka rol edhe paparashikueshmëria e ish-Presidentit Trump.

“Ka rëndësi ideja se duke u shtirur, apo duke qenë i gatshëm për të qenë ‘i çmendur’ në politikën e jashtme dhe për t’u kundërpërgjigjur pa mëshirë ishte një mënyrë fuqie. Dhe paparashikueshmëria në këtë kuptim, mund të jetë një virtyt”, thotë historiani Thomas Schwartz, nga Universiteti Vanderbilt.

Kritikët thonë se paparashikueshmëria e ish-Presidentit Trump, e kombinuar me egocentrizmin e tij, është e rrezikshme në një botë me armë bërthamore.

Paparashikueshmëria mund të komplikojë edhe procesin e menaxhimit të konflikteve.

“Një pjesë e mirë e uljes së tensioneve dhe diplomacisë varet aktualisht nga koreografia, dhe koreografia duhet të jetë e parashikueshme. Pra, nëse e di se çfarë do të bëjë kundërshtari me hapin e ardhshëm, mund t’i çosh gjërat deri pranë cakut, por pa e kaluar atë”, thotë studiuesja Laura Blumenfeld, nga Universiteti Johns Hopkins.

Në frontin diplomatik, Nënpresidentja Harris shihet si më tradicionale. Ashtu si Presidenti Joe Biden, ajo beson tek multilateralizmi dhe tek ndërtimi i aleancave për të ruajtur rolin udhëheqës të Shteteve të Bashkuara.

“Si nënpresidente, jam përballur me kërcënimet ndaj sigurisë tonë, kam negociuar me udhëheqës të huaj, kam forcuar aleancat tona dhe jam angazhuar me ushtarakët tanë kurajozë të dislokuar në vende të tjera. Si komandante e përgjithshme, do të sigurohem që Amerika të ketë gjithnjë forcat më të fuqishme luftarake në botë”, tha Nënpresidentja Harris.

Por ashtu si ish-Presidentit Trump, edhe Nënpresidentes Harris mund t’i duhet të përzgjedhë se cilat konflikte do të kërkojnë një përgjigje ushtarake amerikane. Shtetet e Bashkuara nuk janë më superfuqia e vetme e botës.

“Kandidatët Trump dhe Harris nuk e neglizhojnë faktin se fuqia po rishpërndahet në sistemin ndërkombëtar, se kanë ndikim edhe vende të tjera, se Rusia dhe Kina kanë pikëpamjet e tyre për mënyrën se si duhet të funksionojë rendi ndërkombëtar”, thotë studiuesja Ellen Laipson, nga Universiteti George Mason.

Diferenca, thotë zonja Laipson, është se Nënpresidentja Harris beson në fuqinë kolektive dhe se do të jetë më e prirur për t’i bashkuar vendet për t’i zgjidhur problemet së toku.

Nënpresidentja Harris pritet t’i vazhdojë përpjekjet e Presidentit Biden për unitetin transatlantik në mbështetje të Ukrainës.

Për Gazën, Nënpresidentja Harris ka theksuar respektimin e ligjeve humanitare.

“Donald Trump-i po i thotë Kryeministrit Netanyahu ‘bëj ç’ke për të bërë në Lindjen e Mesme’. Kamala Harris thotë ‘ke të drejtën për vetëmbrojtje dhe duhet të kesh parasysh krizën humanitare për palestinezët’. A do të sjellë një prej tyre një rezultat të ndryshëm? Në fund të fundit, a po i dëgjon njeri Shtetet e Bashkuara?”, thotë studiuesja Blumenfeld.

Ndërsa amerikanët përgatiten për të votuar, kjo do të jetë një pyetje e vështirë për t’i dhënë përgjigje, pavarësisht se kush i fiton zgjedhjet në nëntor./ VOA

1 VITE ME PARE

Kamala Harris apo Donald Trump? Hipopotami parashikon fituesin e zgjedhjeve amerikane (VIDEO)

Bota me sytë nga zgjedhjet në SHBA! Voton Trump: Do të kemi
pamje nga vendngjarja

TAJLANË- Një hipopotam në tajlandë ka parashikuar fitoren për Donald Trump në zgjedhjet amerikane. Kujdestarët e hipopotamit në kopshtin zoologjik Khao Kheow Open në Tajlandë i ofruan dy pjata me fruta, secila me një copë shalqi të gdhendur me drejtshkrimin lokal të emrit të Trump ose Harris

Siç shihet edhe në video hipopotami shkon drejt trump duke shpërfillur pjatën me shalqi ku ishte dhe emri i Kamala Harris. Hipopotami Moo Deng sjell në mendje Paul Oktapodin, i cili bëri një sërë parashikimesh perfekte gjatë Kupës së Botës 2010.

1 VITE ME PARE

Trump pyetet se si votoi për abortin, kandidati republikan para mediave: Vetëm ndalo së foluri për këtë!

Bota me sytë nga zgjedhjet në SHBA! Voton Trump: Do të kemi
Donald Trump dhe Melania Trump

SHBA- Kandidati republikan është pyetur nga gazetarët në qendrën e tij zgjedhore në Florida se si votoi lidhur me çështjen e abortit.

“Vetëm ndalo së foluri për këtë”, u përgjigj ai.

Sipas mediave të huaja, ky është një ilustrim i gjallë se si ai shpesh ka luftuar për të trajtuar çështjen e abortit. Në gusht, Trump u përball me reagime të kundërta nga konservatorët pasi u duk se shprehu mbështetje për atë që quhet si "masa e votimit" dhe të nesërmen, ai tha se do të votonte kundër.

 

1 VITE ME PARE

Zgjedhjet amerikane/ Gara mes Trump e Harris e fortë, kur do mësojmë rezultatin përfundimtar?

Bota me sytë nga zgjedhjet në SHBA! Voton Trump: Do të kemi
foto ilustruese

SHBA- Gjatë 25 vitet e fundit amerikanët shpesh kanë qëndruar deri vonë duke pritur për rezultatet e zgjedhjeve, me disa gara të ngushta që kanë mbetur në histori, si rinumërimi i Floridas në vitin 2000, që nxorri Xhorxh Bushin fitues përballë Al Gore. Por, është e pamundur që ne të njohim fituesin e garës presidenciale në natën e zgjedhjeve ose mëngjesin e të mërkurës për kontinentin europian, pasi Kamala Harris dhe Donald Trump janë praktikisht të barabartë në sondazhe. 

Kur do ta dimë se kush fitoi zgjedhjet në SHBA?

Kjo varet nga sa afër dalin rezultatet. Katër shtete luhatëse si Arizona, Nevada, Pensilvania dhe Wisconsin kanë procedura të votimit në mungesë që mund të kërkojnë ditë për tu përfunduar. Megjithatë, nëse Harris ose Trump fitojnë disa shtete kyçe me diferencë të dukshme, mund të jetë e mjaftueshme për të parashikuar herët një fitore. 

Pse organizatat e lajmeve të SHBA-së deklarojnë fituesin para shpalljes zyrtare?

Organizatat e lajmeve nuk përcaktojnë fituesit, por shpallin rezultatet e parashikuara bazuar në numërimin e votave. Mediat kryesore përdorin modele statistikore për të vendosur momentin kur epërsia e një kandidati është mjaft vendimtare për të bërë një shpallje paraprake. Siç raportohet Associated Press pret për atë që quan “siguri absolute” përpara se të shpallë rezultatin në një shtet amerikan. Po ashtu janë analistët ata i bëjnë këto shpallje, jo drejtuesit e televizionit apo spikerat, sado të famshëm dhe me autoritet publik të jenë ata.

Kur i mësuam rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020? 

Fitorja e Joe Biden në vitin 2020 u shpall katër ditë pas zgjedhjeve. Disa nga shtetet e paparashikueshme u shpallën menjëherë pas mbylljes së votimit, ndërsa të tjera, si Arizona dhe Xhorxhia, u deshën ditë apo edhe javë për shkak të rinumërimit ose përpunimit të vonuar të votave.

Çfarë të presim për këto zgjedhje 

Nesë ka një mundësi që të kemi një rezultat të shpejtë në këto zgjedhje, është nëse diferenca në vota për njërin prej kandidatëve kalon 0.5%. Disa shtete, si Arizona dhe Michigan, tani lejojnë që fletëvotimet me postë të numërohen më herët, gjë që mund të përshpejtojë daljen e rezultateve. Megjithatë, rinumërimet mund të vonojnë parashikimet ose shpalljet nga mediat amerikane. 

Çfarë është 'mirazhi i kuq' dhe 'zhvendosja blu'?

“Mirazhi i kuq dhe zhvendosja blu” përshkruajnë një model votimi ku republikanët shpesh duket se kryesojnë fillimisht, për shkak të numërimit të hershëm të votave që janë hedhur fizikisht në kuti. Ndërsa fletëvotimet me postë, që përgjithësisht janë në favor të demokratëve, numërohen më vonë.

Kur do ta dimë se kush e merr shumicën në Kongres? 

Garat individuale të Kongresit do të shpallen ndërsa numërohen votat (me të njëjtin standard si për Presidentin), por me 435 gara në të gjithë vendin, disa do të jenë shumë afër për tu shpallur natën e zgjedhjeve. Në varësi të numrit, mund të mos jetë e qartë për ca kohë se cila parti kontrollon Kongresin. Garat e ngushta ose rinumërimet mund të vonojnë rezultatet përfundimtare.

1 VITE ME PARE

Rol i pazëvendësueshëm në procesin e çlirimit dhe pavarësimit të saj, Kosova ndjek me vëmendje zgjedhjet në SHBA

Bota me sytë nga zgjedhjet në SHBA! Voton Trump: Do të kemi
Foto ilustruese

KOSOVA- Zgjedhjet amerikane po ndiqen me interesim edhe në Kosovë, ku roli i Shteteve të Bashkuara, vlerësohet i pazëvendësueshëm në procesin e çlirimit dhe pavarësimit të saj. Në ditën e zgjedhjeve presidenciale të Shteteve të Bashkuara, qytetarët në Prishtinë i thanë Zërit të Amerikës se lidhja ndërmjet dy popujve mbetet e palëkundur pavarësisht rezultatit zgjedhor, ndonëse thonë se kanë një lloj lidhjeje të veçantë me demokratët që drejtuan fushatën për çlirimin e Kosovës në vitin 1999.

Të pyetur nga Zëri i Amerikës qytetarët thonë se nuk presin ndryshime të thella në qasjen e administratës së re amerikane ndaj Kosovës, por shpresojnë për një përfshirje më të madhe të Shteteve të Bashkuara në përmbylljen e çëshjteve të hapura të Kosovës posaçërisht për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

“Amerika gjithmonë ka qenë aleat i yni dhe do të jetë pa marrë parasysh kush do të fitojë atje. Për mua dita më e lumtur e jetës time ka qenë nëntë qershori 1999 kur me ndikimin e Amerikës jemi çliruar dhe jemi këtu. Unë nuk besoj që mund të ketë diçka të keqe qoftë (Donald) Trump qoftë (Kamala) Harris, besoj që të dy janë të mirë por për Kosovën Amerika është Amerikë, fundi i fundit kushdo le të jetë kryetar Amerika është Amerikë për neve dhe ne më duket se jemi përkrahësit më të mëdhenj në Evropë dhe në botë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha Hajrush Redenica.

“Prej që është bërë lufta këtu çdo kryetar që ka qenë dicka ndryshim nuk ka pasur, të gjithë për Kosovën njësoj kanë qenë, edhe (Donald) Trump ka qenë përpara, besoj se është njëjtë për Kosovën”, tha një qytetar tjetër, Isa Gashi.

“Unë mendoj që të dy palët, edhe demokratët edhe republikanët kanë treguar një besueshmëri dhe meritojnë një falënderim për punën që e kanë bërë deri tani. Neve na ka ndihmuar administrate (Bill) Clinton që kanë qenë demokrat, por na ka ndihmuar edhe administra (George Ë.) Bush që kanë qenë republikan. Pra këto dy parti neve na kanë formuar si shtet dhe ne u detyrohemi të dyjave. Unë shpresoj që demokratët megjithatë do të jenë më të mirë për neve dhe do të doja të fitoj zonja Kamala Harris edhe për një arsye tjetër që edhe gratë të vijnë në pushtet sepse edhe ato dinë të udhëheqin ndoshta edhe më suksesshëm se burrat në shumë raste”, tha Izet Zhuja.

“Politika amerikane ndaj botës do të jetë e pandryshueshme, varet edhe prej personit i cili do të udhëheq edhe katër vjet të ardhshme, mirëpo për Kosovën ne shpresojmë që politika amerikane kundruall nesh nuk ndryshon. Prandaj kemi besim të madh, urojmë çdo të mirë dhe le të zgjidhet ai që e do populli. Kisha dashur shumë që ndikimi i SHBA-së në vazhdimësi të jetë aktiv në zgjidhjen e çështjes që është bërë lëmsh për sa e sa vite, e ka fuqinë, forcën, dijen, drejtësinë dhe shpresoj për më të mirë që do ta bëjnë për Kosovën në vazhdimësi”, tha Gani Berisha.

“Kamala Harris është vazhdimësi e demokratëve, ne jemi fëmija i Amerikës por sidomos i demokratëve. Tash ndoshta edhe (Donald) Trump mund të bëjë diçka më shumë por është rrezik që do t’i këpus gjërat shpejt. Gjithashtu mendoj që lobi shqiptar atje është më i fortë te demokratët, ka ndikim më të madh te demokratët por sidoqoftë nuk mund të ndryshojë aq shumë politika amerikane ndaj Kosovës”, tha Xhafer Thaçi.

Qytetarët e anketuar nga Zëri i Amerikës shfaqin shpresën për vazhdimin e mbështetjes së Shteteve të Bashkuara për proceset e ardhshme politike në Kosovë përfshirë edhe atë të integrimeve euroatlantike./ VOA

1 VITE ME PARE

Kur dhe si fillon punën presidenti i ri i Amerikës?

Bota me sytë nga zgjedhjet në SHBA! Voton Trump: Do të kemi
Flamuri amerikan

SHBA- Mëngjesin e 6 nëntorit mbyllet edhe qendra e fuindit e votimit në SHBA. Ndërsa procesi i numërimit të votave në shumë shtete duhet të jetë pranë përfunduimit.

Por çfarë ndodh pas këtij moment, deri në marrjen e detyrës së Presidentit të ri të vendit?! Kongresi i 119-të Amerikan do të marrë zyrtarisht detyrën më 3 janar 2025, në mesditë.

Kjo datë siguron që të gjithë anëtarët e sapozgjedhur të Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit të mund të fillojnë mandatet e tyre dhe të adresojnë prioritetet kryesore legjislative në fillim të vitit. Më 6 janar Dhoma dhe Senati do të numërojnë përfaqësuesit e tyre në një seancë të përbashkët.

Zv.presidenti, që aktualisht mbahet si post nga Kamala Harris, kryeson zyrtarisht marrjen dhe numërimin e votave të hedhura elektorale dhe shpall rezultatin. Në këtë rast, Harris do të shpallë fitoren ose humbjen e saj në përvjetorin e katërt të kryengritjes në Kapitolin e SHBA.

Presidenti i 47-të inaugurohet në mesditën e 20 janarit në Kapitolin e SHBA.

Presidenti në largim zakonisht merr pjesë në inaugurim si një simbol i transferimit paqësor të pushtetit, megjithëse Trump bojkotoi në vitin 2020.

Presidenti i ri fillon punën menjëherë, duke nënshkruar shpesh një sërë urdhrash ekzekutivë për të ndryshuar ose vazhduar disa politika dhe duke mbajtur takime me ekipin e tyre.

Kandidatët dhe mbështetësit e tyre po e përshkruajnë këtë garë atë si një nga zgjedhjet më të rëndësishme të jetës së tyre, që lidhet me rendin demokratik dhe mënyrën amerikane të jetesës.

 

1 VITE ME PARE

VOA: Reagimet e qytetarëve në Tiranë mbi zgjedhjet presidenciale në SHBA

Bota me sytë nga zgjedhjet në SHBA! Voton Trump: Do të kemi
fotot ilustruese

TIRANË- Në Shqipëri, qytetarët i ndjekin me interes fushatën dhe zgjedhjet presidenciale në SHBA, me shpresën që shumë prej elementeve demokratike të tyre të mund të zbatohen edhe në vendin e tyre. Ata mendojnë se zgjedhjet amerikane janë cilësisht shumë më lart krahasuar me ato shqiptare, ku nuk zhvillohen debate televizive mes kandidatëve, ku nuk ka sondazhe të besueshme, as rezultate të pranuara.

Shumë qytetarëve në Tiranë u kanë bërë përshtypje diferencat e vogla në sondazhet e fundit të mbështetjes së publikut amerikan në zgjedhjet presidenciale, ku të dy kandidatët Harris dhe Trump duken shumë pranë fitores, ndërsa gara vazhdoi deri në çastin e fundit.

Studenti i inxhinierisë mekanike, Martis Kenga, thotë për Zërin e Amerikës se rezultatet mund të jenë të ngushta në këto zgjedhje, por ai thekson që kryesorja për Shqipërinë është se edhe kur presidentët në SHBA janë demokratë apo republikanë, marrëdhëniet shqiptaro-amerikane ishin, janë dhe do të jenë të shkëlqyera.

“SHBA-të gjithmonë do të mbeten për ne vendi më i afërt, më mik dhe më i dashur. Kushdo që të fitojë zgjedhjet presidenciale, ne do të jemi në rrugën e integrimit europian dhe për këtë do të kemi mbështetjen më të madhe gjithmonë nga Amerika”, tha Martis.

Qytetarët vlerësojnë se zgjedhjet amerikane janë shumë më lart cilësisht në karahasim me ato shqiptare. Ata numërojnë se krejt ndryshe nga SHBA-të, në zgjedhjet e Shqipërisë kandidatët nuk zhvillojnë debate televizive, sondazhet nuk janë të besueshme, rezultatet nuk pranohen, ndërsa humbja cilësohet si pasojë e manipulimeve, dhe të gjitha këto i bëjnë mosbesues zgjedhësit deri në mospjesëmarrje.

Veprimtarja për të drejtat e të rinjve, Esmeralda Nexhipi, studente e vitit të fundit në juridik, thotë për Zërin e Amerikës se zgjedhjet amerikane janë për t’u admiruar edhe përsa i përket teknologjisë dhe nxjerrjes së shpejtë të rezultateve të besueshme.

“Konkurrenca këtë radhë ishte shumë e fortë dhe në fund dy kandidatët shtrëngojnë duart. Uroj që edhe ne të ndjekim shembullin e tyre, që të bëjmë zgjedhje paqësore si në SHBA. Zgjedhjet tona janë shumë afër në pranverën e 2025. Pra, le të bëhemi edhe ne si SHBA-të, si miqtë tanë, si mbështetësit tanë kryesorë”, thotë Esmeralda.

Si një profesionist i artdisajnit dhe i komunikimit virtual, Enes Petromilo e cilëson si tejet spektakolare fushatën amerikane nga pikëpamja e imazhit dhe marketingut, me pjesëmarrjen e artistëve të shquar, por po aq e rëndësishme edhe në brendinë e vet sa u takon mesazheve demokratike që dhanë dy kandidatët.

“Sidomos nga pikëpamja e rinisë dy kandidatët për president në SHBA kanë dhënë një mesazh shumë të mirë, që përmes votës mund të bësh ndryshimin në vendin tënd, ndaj duhet të përfshihen gjithmonë në zgjedhje, sepse zëri i tyre ka shumë rëndësi për të ardhmen e vendit”, thotë Enesi për Zërin e Amerikës.

Qytetarët shqiptarë vlerësojnë tek zgjedhjet amerikane pikërisht ato elementë për të cilat ata kanë më shumë nevojë në Shqipëri: si qasja e kulturuar mes konkurrentëve, respekti reciprok mes tyre, shkëmbimi i pikëpamjeve në ballafaqimet televizive si dhe premtimet e qarta për të ardhmen e vendit./VOA

1 VITE ME PARE

Zgjedhjet në SHBA/ Analiza: Kush do të fitojë garën për kontrollin e Kongresit?

Bota me sytë nga zgjedhjet në SHBA! Voton Trump: Do të kemi
Foto ilustruese

SHBA- Zgjedhjet e së martës do të përcaktojnë se cila parti do ta ketë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve dhe në Senatin amerikan dhe me të edhe fuqinë për të kontrolluar agjendën e presidentit. Garat kryesore po zhvillohen krahas zgjedhjeve të para presidenciale që prej kur ndodhi sulmi ndaj Kapitolit më 6 janar të vitit 2021, por edhe në pjesë të papritura të vendit pas njërës prej periudhave më kaotike të punës së Kongresit në dekadat e fundit.

Në fund, vetëm një numër i vogël vendesh, madje ndoshta vetëm një ulëse, do të përcaktojë se cila parti do të ketë kontrollin në dy dhomat e Kongresit. Ekonomia, siguria e kufirit, të drejtat riprodhuese dhe e ardhmja e demokracisë amerikane ishin ndër temat kryesore të fushatës.

Në Senat, ku demokratët tani kanë një shumicë të vogël me 51 vende, republikanët, që tani kanë 49 vende, pritet të shënojnë një fitore të hershme në shtetin e Virxhinias Perëndimore, duke krijuar një ngërç në këtë institucion.

Garat kryesore për të përcaktuar kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve janë të përqendruara në Nju Jork dhe Kaliforni, ku republikanët viteve të fundit arritën të fitonin përkrahje me disa ligjvënës të popullarizuar, që u sollën atyre fitoren.

Garat tjera për kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve janë të shpërndara në pjesë të tjera të vendit, me vetëm disa dhjetëra kandidatë që po sfidohen. Prej tyre, gara të rëndësishme po zhvillohen në Mein, Nebraskë dhe Alaskë. Numrimi i votave në disa raste pritet të zgjasë përtej ditës së martë.

“Jemi shumë afër për ta rikthyer shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve”, deklaroi udhëheqësi i demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve Hakeem Jeffries, i cili pritet të bëhet kryetari i parë afrikano-amerikan i Dhomës së Përfaqësuesve nëse Partia Demokrate fiton shumicën.

Por Krytari i tanishëm i Dhomës së Përfaqësuesve, ligjvënësi republikan Mike Johnson thotë se republikanët do të “rrisin” epërsinë e tyre. Gara për kontrollin e Kongresit ka fuqinë t’i jetësojë apo t’i rrënojë përparësitë e presidentit të ri të Shteteve të Bashkuara.

Kongresi po ashtu mund të luajë rol në vazhdimin e traditës amerikane për transferimin paqësor të pushtetit. Para katër vitesh, zoti Trump nxiti turmën e përkrahësve të shkonin në Kapitol dhe shumë republikanë në Kongres votuan kundër certifikimit të fitores së Presidentit Joe Biden. Kongresi sërish duhet të certifikojë rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në vitin 2025./ VOA

1 VITE ME PARE

Ish-presidenti Barack Obama, thirrje amerikanëve: Drejtojuni qendrave të votimit

Bota me sytë nga zgjedhjet në SHBA! Voton Trump: Do të kemi
Barack Obama

SHBA- Ish-presidenti amerikan Barack Obama i ka bërë thirrje amerikanëve që t’i drejtohen qendrave të votimit. Në një postim në mediat sociale, Obama tha se zgjedhjet do të jenë të ngushta duke shtuar se në disa shtete, vetëm një grusht votash në çdo zonë mund të vendosë fituesin.

Gjithashtu Obama u bëri thirrje votuesve që të inkurajojnë familjen, fqinjët dhe miqtë e tyre që të votojnë për zëvendëspresidenten aktuale Kamala Harris, kandidaten demokrate dhe kandidatin e saj për zëvendëspresident Tim Walz.

Dy ditë më parë, ish-presidenti ndihmoi demokratët në fazën përfundimtare para zgjedhjeve, duke marrë pjesë në një tubim në Milëaukee, Wisconsin, një nga shtetet kryesore të zgjedhjeve.

1 VITE ME PARE

Me 20 vota elektorale! Konsiderohet si shteti që do vendosë garën Trump-Harris, ja si ka votuar Pensilvania në zgjedhjet e kaluara

Bota me sytë nga zgjedhjet në SHBA! Voton Trump: Do të kemi
Trump dhe Harris gjatë fushatës

SHBA- Pensilvania, një shtet kyç në “fushëbetejë” në zgjedhjet amerikane, është lëkundur mes dy partive, republikanëve dhe demokratëve ndër vite.

Nga viti 1992 deri në vitin 2012, Pensilvania votoi demokratët në zgjedhjet presidenciale, por kjo ndryshoi në vitin 2016 kur ish-presidenti Donald Trump fitoi ngushtë Pensilvaninë ndaj ish-Sekretares së Shtetit Hillary Clinton. Pensilvania ishte larguar kështu nga preferenca historikisht për demokratët.

Me industrinë e çelikut të rrënuar, një pjesë jetike e ekonomisë së shtetit të Rripit të Rust, shumë demokratë të shkollës së vjetër, sindikalistë u “joshën” nga premtimet e Trump për kthimin e prodhimit në SHBA në vitin 2016. Ish-presidenti amerikan e vuri theksin pikërisht te ringritja e industrisë.

Në vitin 2020, presidenti Joe Biden e përmbysi Trumpin, duke rikthyer në favor të demokratëve shtetin e lëkundur. Fitorja e demokratëve në Pensilvania luajti një rol kyç në fitoren e Biden në rang kombëtar.

Dy qendrat kryesore metropolitane të shtetit, Pittsburgh dhe Filadelfia, të cilat ndodhen në skajet e kundërta të shtetit, votojnë me besnikëri partinë Demokratike, por hapësira e madhe e qyteteve dhe qytezave rurale në mes priren të anojnë nga republikanët.

Është e vështirë të fitosh Shtëpinë e Bardhë pa Pensilvaninë, e cila, me 20 vota elektorale, ka më shumë nga çdo shtet tjetër.

 

 

1 VITE ME PARE

"Do të kemi një fitore shumë të madhe sot!" Zgjedhjet në SHBA, Donald Trump voton në Florida: Kam dëgjuar se po ia dalim shumë mirë

Bota me sytë nga zgjedhjet në SHBA! Voton Trump: Do të kemi
Donald Trump dhe Melania Trump

SHBA- Kandidati republikan Donald Trump ka mbërritur për të votuar në Palm Beach pranë shtëpisë së tij, së bashku me gruan e tij, Melania. Pas votimit Trump tha për mediat se ndihet i sigurt. Ai shtoi se republikanët janë paraqitur të fortë dhe do të shohin se si do të dalë. Trump u shpreh se ka zhvilluar një fushatë të shkëlqyer, ndoshta sipas tij më e mira nga të treja pjesëmarrjet në zgjedhje.

Gjithashtu Trump tha se që nuk do të ketë dhunë dhe se mbështetësit e tij nuk janë njerëz të dhunshëm. Trump tha se do të kishte një grup shumë të veçantë njerëzish të mbledhur në Mar a Lago dhe 4,000 ose 5,000 në qendrën e konventave. Ai e quan Oprah Winfrey-n, e cila doli në mbështetje të rivales së tij Harris, një person që bën ndasi në SHBA.

"Ne duam t'i sjellim të gjithë, ne duam të jemi shumë gjithëpërfshirës. Ne kemi një vend të madh, por ne kemi një vend që është në telashe ... ne duhet ta rregullojmë atë. Ndihem shumë i sigurt. Duket se republikanët janë paraqitur në fuqi, kështu që do të shohim se si do të dalë. Kam zhvilluar një fushatë të shkëlqyer. Mendoj se ishte ndoshta më e mira nga të treja. Ne dolëm shkëlqyeshëm në të parën, ne bëmë shumë më mirë në të dytën, por diçka ndodhi. Kjo ishte më e mira, do të thosha se kjo ishte fushata më e mirë.

Isha i nderuar që mora Joe Rogan mbrëmë. Joe Rogan është një punë shumë e madhe. Sigurisht që nuk do të ketë dhunë. Mbështetësit e mi nuk janë njerëz të dhunshëm. Unë nuk duhet t'u them atyre këtë. Dhe sigurisht që nuk dua asnjë dhunë. Unë mendoj se do të kemi një fitore shumë të madhe sot. Unë mendoj se Oprah është bërë një ndarëse e madhe në vendin tonë dhe mendoj se, sinqerisht, ajo duhet të ketë turp për veten. Nëse humbas zgjedhjet, nëse janë zgjedhje të ndershme, do të jem i pari që do ta pranoj atë”, tha Trump.

1 VITE ME PARE

Nga bonuset e udhëtimit deri te përfitimet e familjarëve, ja sa para fiton Presidenti i SHBA

Bota me sytë nga zgjedhjet në SHBA! Voton Trump: Do të kemi
Shtëpia e Bardhë

SHBA- Puna e presidentit amerikan konsiderohet si një nga më kërkueset në botë, pasi përfshin administrimin e një superfuqie, megjithatë kjo duket se nuk reflektohet në pagën që ai merr.

Ndryshe nga punët e tjera, si CEO-të më të paguar që fitojnë 24 milionë dollarë në vit, presidenti amerikan merr 400,000 dollarë në vit. Sipas BBC, në fakt, paga ka pësuar një ulje të madhe në krahasim me gjysmë shekulli më parë.

Në vitin 1969 presidenti merrte 200 mijë dollarë në vit, një shumë që sot i përgjigjet 1.66 milionë dollarëve. Megjithatë, në vitin 2001, Kongresi vendosi kompensimin presidencial në 400,000 dollarë, duke argumentuar se është një pozicion përgjegjësie dhe jo një mënyrë për t’u pasuruar.

Veç kësaj, presidenti gëzon një sërë përfitimesh që i japin frymë pasurisë së tij personale. Konkretisht, ai jeton në Shtëpinë e Bardhë falas dhe në përgjithësi nuk paguan asgjë për shpenzimet e jetesës. Ai gjithashtu udhëton dhe ha falas, si ai vetë ashtu edhe familjarët e tij.

Gjithashtu, ai merr çdo vit 50 mijë dollarë për shpenzime, të cilat i kthehen shtetit, në rast se nuk i kërkon. Përveç kësaj, presidenti merr 100,000 dollarë për rinovimin e Zyrës Ovale, si dhe 19,000 dollarë për shpenzimet e argëtimit, të cilat ai mund t’i shpenzojë sipas dëshirës.

Sipas Forbes, me vlerë rreth 3 miliardë dollarë, Trump është personi më i pasur që ka zënë ndonjëherë Zyrën Ovale.

1 VITE ME PARE

Elon Musk: Të famshmëve po u bëhet presion për të mbështetur publikisht Kamala Harris

Bota me sytë nga zgjedhjet në SHBA! Voton Trump: Do të kemi
kamala harris

SHBA- Elon Musk ka deklaruar se njerëzit e famshëm amerikanë po mbështesin publikisht nënpresidenten Kamala Harris në garën për zgjedhjet presidenciale në SHBA. Musk në podkastin e Joe Roganit tha se njerëzit e famshëm në industrinë e argëtimit në SHBA, duke përfshirë disa që më parë ishin apolitikë, kanë mbështetur kandidaten demokrate për president.

Duke pritur Musk-un në emisionin e tij, Rogani e quajti tubimin pas Harrisit të çuditshëm, duke sugjeruar që të famshmit mendojnë se do tu sjellë atyre më shumë filma apo diçka tjetër. Amerikanët sot zgjedhin mes dy vizioneve qartësisht të ndryshme

Musk pohoi se e kundërta është e vërtetë dhe se këta të famshëm, marrin një telefonatë nga dikush i fuqishëm në Hollywood. Ai person thotë: "Ti e di se do të ishte mirë nëse do ta mbështesje Kamalën."

Musk gjithashtu tha se ekziston një kërcënim i nënkuptuar se dështimi për ta bërë këtë do të rezultojë në mosmarrjen e mundësive të mëtejshme në industri. Sipërmarrësi është një mbështetës i ish-presidentit Donald Trump, kandidati republikan, dhe synon të marrë një punë në nivel kabineti në administratën e tij të mundshme. Pas intervistës së tij me Musk-un, Rogan e mbështeti publikisht Trump-in, duke thënë se argumentet e miliarderit të teknologjisë e kishin bindur atë.

Këngëtarët super-yje Taylor Swift, Lady Gaga, Rihanna dhe Jennifer Lopez, si dhe aktori Harrison Ford, janë disa nga emrat e mëdhenj që kanë mbështetur Harris-in.

1 VITE ME PARE

Nga gafat dhe dorëheqja e Biden te tentativat për vrasje ndaj Trump, cilat janë 7 momentet që përmbledhin fushatën elektorale në SHBA?

Bota me sytë nga zgjedhjet në SHBA! Voton Trump: Do të kemi
foto ilustruese

SHBA- Fushata në SHBA ka qenë e mbushur me momente dramatike, duke filluar nga braktisja e shkollës dhe deri tek tentativat për vrasje. Gjithashtu nuk kanë munguar herë pas here edhe gafat e presidentit Joe Biden. 

Një nga ngjarjet e para dramatike ishte atentatit ndaj kandidatit republikan, Donald Trump. Më 13 korrik, një person i armatosur, 20-vjeçari Thomas Matthew Crooks, qëlloi disa të shtëna në drejtim të kandidatit republikan në Butler, Pensilvani. 

Bota me sytë nga zgjedhjet në SHBA! Voton Trump: Do të kemi

Ndërsa një moment tjetër është kur u aludua mes një ndarje të Donald Trump dhe Melania Trump. Mes një rritjeje të mbështetjes, Trump hodhi poshtë thashethemet dhe teoritë e konspiracionit rreth martesës së tij duke u paraqitur me Melania Trump dhe familjen e tij në Konventën Kombëtare Republikane më 19 korrik. 

Bota me sytë nga zgjedhjet në SHBA! Voton Trump: Do të kemi

Po ashtu ditë më vonë pas një debati katastrofik kundër Trump presioni i demokratëve të lartë ndaj Joe Biden rezultoi i tepërt për presidentin në detyrë. Konkretisht më 21 korrik, ai u tërhoq zyrtarisht nga gara presidenciale.

 Bota me sytë nga zgjedhjet në SHBA! Voton Trump: Do të kemi

Pasi Kamala Harris dhe Tim Walz morën biletën e demokratëve, zëvendëspresidenti mbajti një fjalim emocionues në DNC më 22 gusht. Por ishte djali i tij 17-vjeçar Gus ai që vodhi shfaqjen. Gus ka një çrregullim joverbal të të mësuarit dhe çrregullim të hiperaktivitetit të deficitit të vëmendjes, si dhe një çrregullim ankthi, por mori vëmendjen pasi qëndroi në këmbë dhe shpalli me krenari: "Ky është babai im!"

Bota me sytë nga zgjedhjet në SHBA! Voton Trump: Do të kemi

Por edhe momente e bukura nuk kanë munguar, një ndër to është edhe mbështetja e Beyonce për Harris. Ikona e pop-it, Beyonce, zyrtarisht miratoi dhe foli për Kamala Harris në një tubim në Houston, Teksas, më 26 tetor.

Bota me sytë nga zgjedhjet në SHBA! Voton Trump: Do të kemi

Ndërkohë edhe gafa e Biden nuk kanë munguar gjatë fushatës. Presidenti i quajtur mbështetësit e Trump si "plehra".  

Bota me sytë nga zgjedhjet në SHBA! Voton Trump: Do të kemi

Megjithatë, presidenti këmbënguli se komentet e tij i referoheshin komedianit kontrovers Tony Hinchcliffe, i cili më herët i ishte referuar Porto Rikos si një "ishull lundrues mbeturinash" gjatë një mitingu të Trumpit në Nju Jork duke rrezikuar të largojë votuesit vendimtarë latinë. 

 

1 VITE ME PARE

Xhorxhia, qarku kryesor Gwinnett numëron votat e hershme

Bota me sytë nga zgjedhjet në SHBA! Voton Trump: Do të kemi
Donald Trump dhe Kamala Harris

SHBA- Një nga qarqet etnikisht më të larmishme në pjesën jugperëndimore të Shteteve të Bashkuara do të jetë mes atyre që do të njoftojnë të parat rezultatet paraprake në zgjedhjet kombëtare mbrëmjen e së martës. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Steve Herman, njofton nga qyteti Lawrenceville i Xhorxhias lidhur me numërimin e votave në qarkun Gwinnett pranë kryeqytetit Atlanta.

Në qarkun Gwinnett të Xhorxhias ka filluar procesi i numërimit të votave me postë dhe atyre të hershme. Rezultatet do të publikohen në momentin e mbylljes së qendrave të votimit në 7 të mbrëmjes.

Mbikëqyrësi i zgjedhjeve për qarkun, Zach Manifold, i tha Zërit të Amerikës se rreth 70% e totalit të votave të numëruara do të njoftohen në orët e para pas mbylljes së qendrave të votimit.

“Pas kësaj fillon pritja e gjatë. Të dhënat e para mbërrijnë rreth orës 20:30, në varësi të radhës së votuesve. Kemi 156 qendra votimi që duhet të njoftojnë rezultatet. Qendra e fundit i njofton rezultatet mes orës 23:30 dhe mesnatës”.

Qarku Gwinnett njihet për popullsinë e larmishme, pasi asnjë grup etnik nuk përbën më shumë se një të tretën e banorëve.

“Kemi një larmi të madhe të popullsisë hispanike, aziatike dhe zezake. Kjo larmi përfaqëson Amerikën, prandaj ka interes të lartë rezultati i zgjedhjeve në këtë qark sepse i ngjason Amerikës moderne”, thotë për Zërin e Amerikës, Zach Manifold, mbikëqyrës i zgjedhjeve të qarkut Gwinnett.

Mbështetja e fortë për demokratin Joe Biden në këtë qark katër vjet më parë e ndihmoi atë të fitonte në Xhorxhia. Që nga viti 1980 deri në vitin 2012, qarku Gwinnett ka votuar për republikanët por i dha një mbështetje pak më të madhe demokrates Hillary Clinton në vitin 2016. Kandidati Trump fitoi në shtetin Xhorxhia atë vit, çka ishte çelësi i fitores së zgjedhjeve presidenciale./ VOA

1 VITE ME PARE

FOTOLAJM/ Zgjedhjet në SHBA, votuesit shoqërohen drejt qendrave të votimit dhe nga miqtë e tyre me katër putra

Bota me sytë nga zgjedhjet në SHBA! Voton Trump: Do të kemi
Foto nga zgjedhjet

SHBA- Votuesit amerikanë vendosin sot mes kthimit të republikanit Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë dhe ngritjes së demokrates Kamala Harris nga posti i nënpresidentes në atë të presidentes së vendit, pas një fushatë presidenciale intensive të shoqëruar me polemika dhe një gjuhë të ashpër.

Siç mund të shihet dhe nga fotot e mëposhtme, votuesit amerikanë kanë shkuar të shoqëruar drejt kutive të votimit me miqtë e tyre me katër putra.

Nga ana tjetër, qendrat e votimit u hapën në mëngjes, ndërsa votuesit po përballën me një zgjedhje të qartë midis dy kandidatëve që kanë ofruar vizione shumë të ndryshme mbi të ardhmen e fuqisë më të madhe ekonomike dhe ushtarake të botës.

1 VITE ME PARE

Zgjedhjet në SHBA/ Dy shtete ende në pritje për hapjen e kutive të votimit

Bota me sytë nga zgjedhjet në SHBA! Voton Trump: Do të kemi
fotot ilustruese

SHBA- Qendrat e votimit janë hapur edhe në Nevada. Ndërsa votuesit në Alaskë dhe Hawaii do të nisin të drejtohen drejt qendrave të votimit në një ose dy orë në vijim. Siç raportohet qendrat e votimit do të mbyllen në kohë të ndryshme në shtete të ndryshme, por deri në orën 23:00 në Bregun Lindor në SHBA (04:00 GMT) të gjitha shtetet do të kenë mbyllur qendrat e votimit, me përjashtim të Havait dhe Alaskës ku qendrat e votimit mbyllen një orë më vonë.

Kjo nuk është vetëm një garë mes Donald Trump dhe Kamala Harris. Shtete të ndryshme po votojnë gjithashtu për çështje të tjera si të drejtat e abortit, anëtarët e Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, marijuanën rekreative ose mjekësore, si dhe referendumet për votimin dhe zgjedhjet. Trump është kthyer në Florida, ku do të hedhë votën e tij pas pak. Harris po planifikon të marrë pjesë në një festë natën e zgjedhjeve në Universitetin Howard, Alma Mater e saj.

1 VITE ME PARE

Amerika voton/ Dita e zgjedhjeve nis pa probleme në fushën e betejës në Michigan

Bota me sytë nga zgjedhjet në SHBA! Voton Trump: Do të kemi
pamje nga zgjedhjet

SHBA- Sipas zyrës së Sekretares së Shtetit Jocelyn Benson, dita e zgjedhjeve në shtetin kyç të fushëbetejës së Miçiganit ka nisur pa probleme. Siç raportohet nuk ka pasur probleme të mëdha votimi dhe nuk ka raportime për incidente apo mbyllje në lidhje me motin. 

Deri më tani sot, 8,000 fletë votimi në mungesë janë kthyer tashmë dhe më shumë se 820 njerëz janë regjistruar për të votuar përmes opsionit të regjistrimit të votuesve në të njëjtën ditë në Michigan.

Që nga sot, më shumë se 3.3 milionë votues në Michigan kanë hedhur tashmë votat e tyre midis votimit të hershëm personal dhe votimit në mungesë, një përqindje e pjesëmarrjes prej 45.8% të votuesve aktivë të regjistruar. 

1 VITE ME PARE

Amerikanët sot zgjedhin mes dy vizioneve qartësisht të ndryshme

Bota me sytë nga zgjedhjet në SHBA! Voton Trump: Do të kemi
Donald Trump dhe Kamala Harris

SHBA- Votuesit amerikanë vendosin sot mes kthimit të republikanit Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë dhe ngritjes së demokrates Kamala Harris nga posti i nënpresidentes në atë të presidentes së vendit, pas një fushatë presidenciale intensive të shoqëruar me polemika dhe një gjuhë të ashpër.

Vendvotimet u hapën në mbarë vendin herët në mëngjes, ndërsa votuesit po përballën me një zgjedhje të qartë midis dy kandidatëve që kanë ofruar vizione shumë të ndryshme mbi të ardhmen e fuqisë më të madhe ekonomike dhe ushtarake të botës.

Nëse fiton, demokratja Kamala Harris do të bëhej presidentja e parë grua. Ajo ka premtuar të punojë me ligjvënës nga të dyja partitë për të zgjidhur problemet ekonomike dhe çështjet e tjera pa u distancuar shumë nga kursi i përcaktuar nga Presidenti Joe Biden. Ish-Presidenti republikan Donald Trump ka premtuar të zëvendësojë mijëra punonjës federalë me mbështetës të tij besnikë, të vendosë tarifa gjithëpërfshirëse si për aleatët ashtu edhe për vendet rivale dhe do të organizojë operacionin më të madh të dëbimit të imigrantëve të paligjshëm në historinë e Shteteve të Bashkuara.

Dy kandidatët kaluan orët e fundit të fushatës në Pensilvani, shteti më i madh i pavendosur. Ata bënë përpjekje për të rritur entuziazmin dhe energjinë në bazat e tyre të votuesve, si dhe për amerikanët që ende nuk kanë vendosur se për cilin kandidatë do të votojnë.

"Është përgjegjësia ime qytetare. Është e rëndësishme që unë të votoj për çështjet e rëndësishme për mua dhe të votoj për demokracinë dhe vendin që kam mbështetur për 22 vjet të jetës sime", tha 54 vjeçari Ron Kessler, një veteran i Forcave Ajrore nga Pensilvania i cili shtoi se kjo është hera e dytë që ai voton në zgjedhjet presidenciale të vendit.

Harris dhe Trump hynë në Ditën e Zgjedhjeve të përqendruar në shtatë shtetet e pavendosura, pesë prej tyre të fituara nga zoti Trump në 2016 dhe nga zoti Biden në 2020: Pensilvania, Miçigani, Wisconsin-i, Arizona dhe Xhorxhia. Zoti Trump fitoi dy herë në Karolinën e Veriut dhe humbi dy herë në Nevada. Ai fitoi në Arizona dhe Xhorxhia në vitin 2016, por i humbi ato në zgjedhjet e vitit 2020.

Gara e ngushtë ka rritur shanset që fituesi të mos dihet në natën e zgjedhjeve. Rezultati në Dixville Notch, një fshat në Nju Hempshër, cili sipas traditës, i hap qendrat e votimit menjëherë pas mesnate, duke u bërë i pari që voton dhe shpall rezultatet, mund të jetë një paralajmërim i asaj që mund të ndodhë në ditën e zgjedhjeve. Në Dixville Notch, ku ka vetëm 6 votues të regjistruar, vota u nda në mes, tre për Donald Trumpin dhe tre për Kamala Harrisin.

Në garën presidenciale të vitit 2020 u deshën katër ditë për të shpallur fituesin e zgjedhjeve presidenciale. Megjithatë, zoti Trump ka pretenduar pa fakte, se nëse ai humb, kjo do të ndodhte për shkak të manipulimit të votave. Fushata e zonjës Harris është përgatitur për mundësinë që ai të shpallë fitoren përpara se të dihet fituesi të martën mbrëma apo të mos pranojë rezultatin, nëse ajo i fiton zgjedhjet. Katër vjet më parë, zoti Trump nisi një përpjekje për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve, që përfundoi me një sulm më 6 janar 2021 ndaj Kapitolit.

Zoti Trump planifikon të votojë në Florida të martën dhe më pas do të presë daljen e rezultatet në Mar-a-Lago. Më vonë ai pritet të marrë pjesë në një tubim në një sallë konferencash aty pranë. Zonja Harris tashmë ka votuar me postë në Kaliforni. Ajo do ta ndjekë procesin e zgjedhjeve dhe publikimin e rezultateve të tyre në Universitetin Howard në Uashington, ku ajo ka mbaruar studimet.

Kandidatët Harris dhe Trump me vizione të ndryshme për vendin

Nëse fiton, zonja Harris do të hynte në histori, duke u bërë gruaja e parë presidente dhe gruaja e parë me ngjyrë në këtë post. Ajo gjithashtu do të bëhej nënpresidentja e parë që fiton Shtëpinë e Bardhë në 32 vjet.

Fitorja e saj do të mbyllte një fushatë presidenciale kaotike, ndryshe nga çdo tjetër në historinë amerikane. Zonja Harris u bë kandidate e demokratëve më pak se katër muaj më parë, pas tërheqjes së Presidentit Biden nga gara, pas një trysnie të madhe nga partia e tij e shkaktuar nga paraqitja e dobët në debatin presidencial me zotin Trump në fund të qershorit.

Nëse fiton, 78 vjeçari Trump do të bëhej presidenti më i moshuar në historinë e vendit. Një fitore e ish-Presidentit Trump do ta bënte atë presidentin e parë të shpallur fajtor për një krim. Një juri në Nju Jork e shpalli atë fajtor për pagesat për një aktore të filmave pornografikë në këmbim të heshtjes mbi një marrëdhënie intime, që ajo kishte patur me zotin Trump. Nëse i fiton zgjedhjet, ai do të mund të përdorë komptencat e Presidentit për t'i dhënë fund hetimeve të tjera federale ndaj tij. Zoti Trump do të bëhej gjithashtu presidenti i dytë në histori që fiton mandate jo të njëpasnjëshme në Shtëpinë e Bardhë, pas ish-Presidentit Grover Cleveland, i cili e realizoi këtë në fund të shekullit të 19-të.

Ish-Presidenti Trump i mbijetoi një atentati, ku plumbi e gërvishi lehtazi në vesh, në një tubim elektoral në Batllër të Pensilvanisë në korrik. Reagimi i shpejt i shërbimit sekret pengoi një atentat të dytë ndaj tij në shtator, kur një person i armatosur ishte fshehur në afërsi të pronës së tij në Flordia, ku ai po luante golf.

Zgjedhjet me pasoja të mëdha për Amerikën dhe botën

Pasojat e mundshme të një mandati të dytë të zotit Trump janë rritur nga komentet e tij në mbështetje të së djathtës ekstreme dhe shpërfillja e tij për normat e qëndrueshme demokratike.

Zoti Trump ka përdorur retorikë të ashpër kundër zonjës Harris dhe demokratëve të tjerë, duke i quajtur ata "djallëzorë" dhe ka sugjeruar veprime ushtarake kundër njerëzve që ai i quan "armiq të brendshëm". Zonja Harris, duke vënë në dukje paralajmërimet e ish ndihmësve të zotit Trump, e ka quajtur atë "fashist" dhe fajësoi zotin Trump për rrezikim të jetës së grave përmes emërimit të tre anëtarëve konservatorë të Gjykatës së Lartë, të cilët ndihmuan në përmbysjen e ligjit Roe kundër Wade, që e kishte bërë abortin të drejtë kushtetuese. Në orët e fundit të fushatës, ajo u përpoq të përdorte një ton më pozitiv dhe kaloi të hënën gjithë ditën e fundit pa përmendur emrin e rivalit të saj republikan.

Zyrtarët federalë, shtetërorë dhe lokalë shprehën besimin në integritetin e sistemit zgjedhor të vendit një ditë para zgjedhjeve. Megjithatë, ata janë përgatitur të përballen me atë që ata thonë se është një nivel i pashembullt i fushatave të dezinformimit nga vendet rivale, veçanërisht nga Rusia dhe Irani, si dhe mundësinë e dhunës fizike apo sulmeve kibernetike.

Fushatat e dy kandidatëve kanë punësuar një numër të madh avokatësh në pritje të betejave ligjore në ditën e zgjedhjeve dhe pas saj. Agjencitë e zbatimit të ligjit në mbarë vendin janë në gatishmëri të lartë për t’u përballur me mundësinë e veprimeve të dhunshme.

Gara presidenciale po ndiqet me vëmendje në mbarë botën, sepse rezultati i zgjedhjeve do të jetë i rëndësishëm për të ardhmen e mbështetjes amerikane për Ukrainën, angazhimin e Shteteve të Bashkuara ndaj aleancave të saj globale dhe luftën kundër udhëheqësve autokratë të botës.

Nënpresidentja Harris është zotuar të vazhdojë mbështetjen për Kievin në luftën kundër Rusisë, e cila në vitin 2022 filloi një sulm në shkallë të gjerë ndaj Ukrainës. Ish-Presidenti Trump ka kritikuar ashpër Ukrainën, ka lavdëruar presidentin rus Vladimir Putin dhe ka sugjeruar se ai do ta inkurajonte Rusinë të sulmonte aleatët amerikanë të NATO-s, që nuk i përmbushin detyrimet financiare në fushën e mbrojtjes.

Përveç zgjedhjes së Presidentit, në këto zgjedhje po votohet edhe për Kongresin dhe nisma ligjore në shumë shtete për të drejtën e abortit.

Më shumë se 82 milionë njerëz votuan herët, duke arritur afër rekordit të vendosur gjatë pandemisë në 2020, kur zoti Trump inkurajoi republikanët të votonin në ditën e zgjedhjeve. Këtë radhë, ai u kërkoi votuesve të tij që të votonin herët dhe një pjesë e madhe e tyre e bënë këtë./VOA

1 VITE ME PARE

Rriten masat e sigurisë në Shtëpinë e Bardhë/ Frikë për trazira e dhunë pas rezultatit të zgjedhjeve

Bota me sytë nga zgjedhjet në SHBA! Voton Trump: Do të kemi
foto ilustruese

SHBA- Ndërsa amerikanët presin rezultatet e zgjedhjeve, Uashingtoni është në gatishmëri të lartë për dhunë të mundshme nga mbështetësit e Trump, nga frika e një përsëritjeje të trazirave të Kapitolit në 2021. Bëhet e ditur se shteti amerikan po përgatitet për një tjetër sulm të dhunshëm nga mbështetësit e Donald Trump nëse ai humbet përballë Kamala Harris. 

Gjithashtu masave të rrepta të sigurisë ekzistuese i është shtuar edhe një gardh i zi metalik më shumë se dy metra i lartë. Kjo vjen pasi autoritetet federale dhe lokale kanë frikë nga skenat që të kujtojnë sulmin vdekjeprurës në Kapitol më 6 janar 2021. Ndryshe, Trump tashmë ka filluar të vërë në dyshim integritetin e votave edhe para numërimit të votave, sidomos në Gjeorgji.

1 VITE ME PARE

“Unë do të festoj me shishe shampanje!” Orban në pritje të fitores së Trump: Vendosni rripat e sigurimit

Bota me sytë nga zgjedhjet në SHBA! Voton Trump: Do të kemi
Viktor Orban dhe Donald Trump

HUNGARIA- Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, ka shprehur hapur prej kohësh mbështetjen ndaj kandidaturës së Donald Trump në zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Me anë të një postimi në platformën 'X', Orban shkroi se vetëm dy ditë pas zgjedhjeve amerikane ai do të priste një samit evropian të enjten me më shumë se 40 liderë në Budapest, ngjarja më e madhe diplomatike në historinë e vendit të tij.

“Vendosni rripat e sigurimit”, shkruan Orban ndër të tjera.

“Unë do të festoj fitoren e Trump me shishe shampanje”, tha Orban muajin e kaluar në vazhdimësi të mbështetjes ndaj Trump.

 

1 VITE ME PARE

Biden do të shikojë rezultatet nga Shtëpia e Bardhë, ndërsa ai përballet me një fund të qetë të fushatës

Bota me sytë nga zgjedhjet në SHBA! Voton Trump: Do të kemi
Joe Biden

SHBA- Emri i Presidentit Joe Biden nuk do të shfaqet në fletën e votimit të martën, por rreziku është i madh për presidentin 81-vjeçar dhe trashëgiminë e tij. Biden dhe Zonja e Parë Jill Biden do të shikojnë rezultatet e zgjedhjeve nga rezidenca e Shtëpisë së Bardhë. Biden, i cili nuk ka asnjë ngjarje publike në orarin e tij, pritet të marrë përditësime të rregullta ndërsa garat zhvillohen në të gjithë vendin.

Zgjedhjet e sotme duken shumë më ndryshe nga ajo që Biden parashikonte disa muaj më parë, pasi ai shpresonte se votuesit do ta zgjidhnin atë për një mandat të dytë në Shtëpinë e Bardhë dhe rezultati mund të ndihmojë në përcaktimin se si mbahet mend presidenti. Ekipi i Biden-it e ka ndjerë mbështetjen e tij të shpejtë për Harris-in pasi braktisja e garës ndihmoi në krijimin e rrugës që partia të bashkohej shpejt rreth kandidaturës së saj.

Një fitore e Harris do ta mbante Donald Trumpin, presidenca përçarëse e të cilit është ajo që e shtyu Biden të konkurronte në garën e 2020-ës, nga kthimi në Shtëpinë e Bardhë. Por një humbje e Harris-it mund të shkaktojë një sërë pyetjesh brenda partisë nëse Biden u ngjit pas kandidaturës së tij për një kohë të gjatë dhe rrezikoi shanset e demokratëve.

"Ne kemi bërë shumë përparim dhe Kamala do të ndërtojë mbi këtë përparim. Ne kemi kërkuar shumë nga njëri-tjetri, sindikatat dhe unë sindikatat dhe unë. Dhe unë ju pyes edhe një gjë. Unë po ju kërkoj për mbështetjen tuaj për Kamala dhe për Tim Walz. Nuk po e kërkoj vetëm për mua. Domethënë, do të jem larguar," Biden. 

Edhe pse ai është hedhur mënjanë, Biden ka vazhduar të paralajmërojë se çfarë mund të mbajë një presidencë e dytë e Trump për vendin. Dhe Shtëpia e Bardhë ka punuar për të mbrojtur disa nga arritjet e tij kryesore në rast se Trump do të fitonte dhe do të kërkonte të zhbënte shumë pjesë të trashëgimisë së presidentit.

1 VITE ME PARE

Zgjedhjet në SHBA/ Harris apo Trump, zbulohen fletët e votimit, ja si plotësohet

Bota me sytë nga zgjedhjet në SHBA! Voton Trump: Do të kemi
fotot ilustruese

SHBA- Në SHBA, fletëvotimi në ditën e zgjedhjeve presidenciale mund të jetë e gjatë, dy ose tre faqe të bardha.

Ato përmbajnë jo vetëm një vend për të votuar për Kamala Harris ose Donald Trump, por edhe për Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senatit, si dhe iniciativa dhe propozime lokale, të tilla si financimi për shërbimet komunitare.

Kur qytetarët amerikanë mbushin fletët e votimit, ata bëjnë një rreth në vend që të shënojnë një ‘tick’ ose një x në një kuti. Siç raportohet mund të duhen rreth 10 minuta për të plotësuar një.

1 VITE ME PARE

Presidencialet në SHBA/ A do të ndikojë mbështetja e personazheve të famshëm? Lista e yjeve pas secilit kandidat

Bota me sytë nga zgjedhjet në SHBA! Voton Trump: Do të kemi
Disa nga vipat

SHBA- Që nga nisja e fushatës për Presidencialet 2024 në SHBA, personazhet e famshëm u pozicionuan në krah të secilit kandidat, gjë që u intensifikua më shumë me çdo ditë që i afroheshim zgjedhjeve.

Ende nuk është e qartë ndikimi që mbështetja nga këto personazhe do të ketë në rezultatin përfundimtar, por nëse është nja faktor i rëndësishëm, Kamala Harris mund të fitojë, duke pasur parasysh që më shumë të famshëm zgjodhën ta mbështesin.

Lista e personazheve të famshëm që mbështesin Kamala Harris:

Mark Ruffalo- Në një klip të shpërndarë nga ylli i Hulk, Mark Ruffalo në mediat sociale, Avengers u mblodhën për të treguar mbështetjen e tyre për zonjën Harris.

Aktorja e Black Widow Scarlett Johansson, ylli i Captain America Chris Evans dhe aktori i Iron Man Robert Downey Jr të gjithë shfaqen në video, së bashku me Don Cheadle dhe yllin britanik Paul Bettany.

Ruffalo përmendi ndryshimin e klimës, arsimin dhe të drejtat riprodhuese të grave midis çështjeve që votuesit duhet të marrin në konsideratë.

Taylor Swift- Mega ylli i popit konfirmoi mbështetjen e saj për zonjën Harris në shtator, duke postuar një foto të saj duke mbajtur macen e saj Benjamin Button – një referencë për komentet e “zonjës mace pa fëmijë” të kandidatit të Trump.

Arnold Schwarzenegger- Ylli i filmit aksion është një ish-guvernator republikan i Kalifornisë. Megjithatë, ai ka thënë se po voton për demokratët këtë herë, duke thënë: “Unë do të jem gjithmonë një amerikan përpara se të jem republikan”.

Jennifer Lopez- Aktorja dhe këngëtarja foli gjatë një mitingu të demokratëve në Las Vegas, duke kritikuar komentet e bëra gjatë nga Trump se Porto Riko ishte një “ishull lundrues i plehrave”.

Madona- Mbretëresha e popit Madonna zbuloi se ajo u kthye në SHBA pas një udhëtimi në Paris për të votuar për zonjën Harris.

Beyonce- Ajo u shfaq në një tubim demokrat në Houston, Teksas, në tetor, duke u thënë votuesve: “Ne duhet të këndojmë një këngë të re”. Ylli tha se nuk po merrte pjesë në ngjarje si një personazh i famshëm , por ishte atje “si nënë”.

Bruce Springsteen- Ikona e rock-ut, Bruce Springsteen, është gjithashtu ndër yjet që janë shfaqur në mitingjet e Demokratëve.
Duke performuar në skenë në Clarkston, Georgia, ai përdori kohën midis këngëve të tij për të argumentuar se zonja Harris do të mbrojë demokracinë dhe do të luftojë për të drejtat riprodhuese të grave.

Eminem- Reperi ishte pjesë e një tubimi ku i tha turmës se zonja Harris “mbështet një të ardhme për këtë vend ku këto liri dhe shumë të tjera do të mbrohen dhe mbështeten”.

Billie Eilish, Jennifer Aniston, Samuel L Jackson, Spike Lee dhe Cher janë gjithashtu ndër yjet që kanë mbështetur Harris.

Ndërkohë, mbështetësit e famshëm të zotit Trump mund të mos jenë aq famozë, por kanë një ndikim të lartë në popullatë.

Lista e personazheve të famshëm që mbështesin Donald Trump:

Elon Musk- Miliarderi i teknologjisë ka dhuruar 75 milionë dollarë për një grup fushatash që ai krijoi për të mbështetur ofertën presidenciale të Trump. Musk ka mbështetur më parë demokratët, por është bërë një mbështetës i zëshëm i Trump muajt e fundit dhe iu bashkua kandidatit republikan në skenë në një tubim në Pensilvani. Në këtë ngjarje, Musk, i cili drejton Tesla dhe SpaceX, u hodh në skenë dhe i përshkroi zgjedhjet si një “situatë që duhet fituar”.

Hulk Hogan- Ylli i mundjes është ndër personazhet e famshëm që mbështesin publikisht zotin Trump, duke u paraqitur në Konventën Kombëtare Republikane gjatë verës dhe në një miting në Nju Jork muajin e kaluar.

Mel Gibson- Ylli i Hollivudit thuhet se do të votojë për zotin Trump. Sipas faqes argëtuese amerikane TMZ, kur u pyet për zgjedhjet, aktori u përgjigj: “Unë nuk mendoj se do të befasojë askënd për kë do të votoj”. Ai tha se votimi për zotin Trump do të ishte “një supozim mjaft i mirë”.

Denis Kuaid- Aktori amerikan, i njohur për filmat duke përfshirë The Parent Trap dhe The Day After Tomorrow, mbajti një fjalim në një tubim të Trump në Coachella, Kaliforni, në tetor. “A do të jemi një komb i ligjit dhe rendit? Apo kufij të hapur?”, tha ai.

Jon Voight- Aktori veteran Jon Voight, i cili është babai i Angelina Jolie, ka qenë prej kohësh një mbështetës i zotit Trump. Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, ai u tha ndjekësve të tij: “Tani jemi në një kohë të errët. Dhe shansi ynë, shansi ynë i vetëm është ky nëntor.”

Jake Paul- YouTuber-i dhe boksieri profesionist Jake Paul ka shpërndarë gjithashtu një video-mesazh që mbështet zotin Trump.
Kelsey- Ylli i Frasier u pyet nëse mbështeste republikanët në një intervistë me Neë York Times në shtator, gjë që e konfirmoi.

Kid Rock- Muzikanti është shfaqur në disa mitingje të Trumpit dhe ka qenë i zëshëm në mbështetjen e tij për kandidatin republikan për president në rrjetet sociale. Në një video të fundit, ai i është përgjigjur mbështetjes së Eminem për zonjushën Harris, duke thënë se ka qenë mik me reperin prej vitesh, por ai nuk pajtohet me politikën e tij. Ai vlerësoi Eminem dhe “njerëz si Taylor Swift që u ngritën dhe nuk kishin frikë të ishin të zëshëm”, por tha se qëndrimi i tij është pa mëdyshje “MAGA”.

1 VITE ME PARE

Zgjedhjet në SHBA/ Mediu dhe Vokshi në Kaliforni, vëzhgojnë nga afër procesin e votimit me postë

Bota me sytë nga zgjedhjet në SHBA! Voton Trump: Do të kemi
Albana Vokshi dhe Fatmir Mediu në Kaliforni

SHBA- Deputetët e opozitës Fatmir Mediu dhe Albana Vokshi po vëzhgojnë nga afër procesin zgjedhor në SHBA. Ndërkohë, deputeti Mediu ka ndarë disa pamje nga Kalifornia në rrjetet sociale.

Ai shkruan se së bashkë me Vokshin vizituan Qendrën e Regjistrimit të Votuesve dhe të votave me postë të Orange County ku vërejtën nga afër procesin e plotë që nga postimi, mbledhja e kutive të fletëve të votimit, dorëzimi në Qendrën e Regjistrimit të votuesve, kontrolli i fletëve të votimit, verifikimi i firmave të votuesve e deri të numërimin i votave.

POSTIMI I MEDIUT:

Zgjedhjet në Amerikë: Kaliforni

 Në ditën e tretë deputetët Albana Vokshi e PD dhe Fatmir Mediu i PR vizituan Qendrën e Regjistrimit të Votuesve dhe të votave me postë të Orange County ku vërejtëm nga afër procesin e plotë të që nga postimi, mbledhja e kutive të fletëve të votimit, dorëzimi në Qendrën e Regjistrimit të votuesve, kontrolli I fletëve të votimit, verifikimi I firmave të votuesve e deri të numërimin I votave.

Kryetari i Bashkisë të Huntington Beach, Tony Strickland shpjegoi përplasjen ligjore midis Huntington Beach dhe shtetit të Kalifornisë mbi kërkesat e identifikimit të votuesve, për të vendosur standardet e identitetit të votuesve.

Senatori Ted Gaines, bëri një pasqyrë të peizazhit politik dhe si ka evoluar klima politike e Kalifornisë gjatë dekadave të fundit dhe ku mund të drejtohet më pas.

Nënkryetarja e Partisë Republikane të Kalifornisë, Corrin Rankin ndau me ne perspektivën e saj për shtetin dhe konservatorizmin në Kaliforni duke nxjerrë në pah zhvillimet kryesore që ushqejnë optimizmin dhe shpresën e saj për të ardhmen e partisë në Golden State.

Alex Tarascio, Drejtor i Politikës dhe Strategjisë Politike në kompaninë e sondazheve Cygnal, ofroi një informacion të thelluar mbi sondazhet më të fundit kombëtare dhe shtetet e pavendosura ku rezultatet janë shumë afër.

Bota me sytë nga zgjedhjet në SHBA! Voton Trump: Do të kemi

1 VITE ME PARE

SHBA voton! JD Vance hedh votën e tij në Ohio së bashku me bashkëshorten e tij dhe fëmijët

Bota me sytë nga zgjedhjet në SHBA! Voton Trump: Do të kemi
JD Vance

SHBA- Kandidati republikan për zëvendëspresident JD Vance hodhi votën e tij personalisht këtë mëngjes në qendrën e tij të votimit në Cincinnati. Senatori u shfaq me humor të mirë teksa mbërriti në Kishën e Shën Antonit të Padovës për të votuar me gruan e tij, Usha, dhe fëmijët e tyre. Vance pasi ka hedhur votën e tij ka dhënë dhe një deklaratë për mediat. 

“Ndihem mirë, nuk e di kurrë derisa ta dish, por ndihem mirë për këtë garë.  U ndjeva mirë për garën time disa vite më parë kur votova pikërisht në të njëjtin vend. Shpresojmë se do të shkojë po aq mirë për mua dhe Presidentin Trump, siç shkoi për mua disa vjet më parë në shtetin e Ohajos. Vance pranoi se në një garë kaq të ndarë ngushtë, pavarësisht se kush i fiton zgjedhjet, të paktën gjysma e vendit do të zhgënjehet. Por ai tha se nëse zgjidhet, ai do t'i trajtojë ata që nuk votuan për biletën e tij si qytetarë amerikanë.

Unë mendoj se qëndrimi im është mënyra më e mirë për të shëruar përçarjen në vend është të përpiqemi të qeverisim vendin sa më mirë që të mundemi, të krijojmë sa më shumë prosperitet që të mundemi për popullin amerikan dhe t'u kujtojmë amerikanëve tanë amerikanë se të gjithë jemi në themel. në të njëjtin ekip, pavarësisht se si keni votuar," tha Vance.

Vance tha se nuk ka pasur rastin të flasë me ish-presidentin sot, por ai planifikon të shikojë rezultatet e zgjedhjeve me Trump në Palm Beach më vonë sonte.  Ai tha gjithashtu se zemra e tij është e mbushur me mirënjohje për të bërë fushatë për zëvendëspresidentin e Shteteve të Bashkuara.

“Fakti që unë jam duke qëndruar këtu është një dëshmi se ne jetojmë në vendin më të madh në botë,” tha Vance.

1 VITE ME PARE

Historia/ Ja pse zgjedhjet në SHBA janë gjithmonë ditën e martë dhe në nëntor

Bota me sytë nga zgjedhjet në SHBA! Voton Trump: Do të kemi
Foto ilustruese

SHBA- Deri në mesin e viteve 1800, datat e zgjedhjeve amerikane ndryshonin sipas shtetit, për aq kohë sa ato ishin planifikuar disa javë përpara mbledhjes së kolegjit zgjedhor në dhjetor të atij viti.

Por pse zgjedhjet mbahen në nëntor?

Për shembull, në 1844, zgjedhjet presidenciale u mbajtën në një periudhë prej një muaji: nga fillimi i nëntorit deri në fillim të dhjetorit. Sistemi u kritikua shumë për joefikasitetin e tij dhe u ngritën shqetësime se mbajtja e votimit në data të ndryshme mund të ndikojë gjithashtu në rezultatet.

Në 1845, Kongresi Amerikan miratoi një ligj që përcaktonte një datë të vetme për zgjedhjen e presidentit dhe zëvendëspresidentit në të gjitha shtetet e bashkimit të atëhershëm. Kjo datë, thuhet në akt, duhet të jetë “e marta pas së hënës së parë të nëntorit”.

Në atë kohë, shumë amerikanë në vendin e ri, atëherë më pak se 100 vjeç, merreshin me bujqësi. Kështu u zgjodh nëntori sepse nuk përkonte me sezonin e ngjeshur të mbjelljes së pranverës apo me korrjen e vjeshtës.

Shumë nga këta fermerë të hershëm amerikanë jetonin gjithashtu në zona rurale larg qendrave më të mëdha të popullsisë ku zakonisht bëhej votimi. Kjo do të thoshte se mund të duhej një ditë udhëtim për të arritur në qendrën e tyre të votimit.

Edhe dita e javës për zgjedhjet u zgjodh, pasi e diela u përjashtua, sepse atëherë të krishterët shkojnë në kishë. Dhe e mërkura ishte zakonisht “dita e tregut”, kur fermerët shisnin prodhime dhe mallra të tjera. Për të njëjtat arsye, as e diela dhe e mërkura nuk mund të konsideroheshin ditë udhëtimi, kështu që ideja për mbajtjen e zgjedhjeve të hënën ose të enjten u hodh poshtë.

1 VITE ME PARE

Kandidatët në SHBA me mesazhe për votuesit, Harris: Ky është momenti për të bërë zërat tuaj të dëgjohen! Trump: Së bashku mund ta bëjmë Amerikën të madhe sërish

Bota me sytë nga zgjedhjet në SHBA! Voton Trump: Do të kemi
Kamala Harris dhe Donald Trump

SHBA- Kandidatja demokrate Kamala Harris dhe kandidati republikan Donald Trump po u bëjnë thirrje votuesve që të drejtohen drejt kutive të votimit ndërsa qendrat kanë filluar të hapen në të gjithë SHBA-në.

Harris përmes një postimi në 'X' tha se: “Amerikë, ky është momenti për të bërë zërat tuaj të dëgjohen”.

Ndërsa Trump përmes postimit në 'X' tha se: “Është koha të dalim dhe të votojmë. Kështu që, së bashku mund ta bëjmë Amerikën të madhe sërish.  Sot është zyrtarisht DITA E ZGJEDHJEVE! Kjo do të jetë dita më e rëndësishme në historinë amerikane.

Entuziazmi i votuesve është për tejet i lartë, sepse njerëzit duan të ‘Bëjnë Amerikën të Madhështore Përsëri’. Kjo do të thotë se radhët do të jenë të gjata! Unë kam nevojë që ju të dorëzoni votën tuaj pa marrë parasysh sa kohë do të marrë. QËNDRONI NË RADHË!

Demokratët radikalë komunistë duan që ju të mblidhni gjërat dhe të shkoni në shtëpi. Së bashku, ne do të kemi një fitore të jashtëzakonshme dhe do të ‘BËJMË AMERIKËN TË MADHËSHTORE PËRSËRI'!"

Bota me sytë nga zgjedhjet në SHBA! Voton Trump: Do të kemi

1 VITE ME PARE

FOTOLAJM/ Vijon normalisht procesi i votimit në SHBA, amerikanët në radhë për të zgjedhur presidentin e tyre

Bota me sytë nga zgjedhjet në SHBA! Voton Trump: Do të kemi
pamje qendrat e votimeve

SHBA- Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po vijon procesi i votimeve normalisht. Votuesit janë parë të arrijnë në qendrat e tyre lokale të votimit për të zgjedhur presidentin e tyre të ardhshëm.

Në Nju Jork, ku votimi u hap pak më shumë se një orë më parë, amerikanët po hedhin votat e tyre në shkollën fillore Anna Silver në Manhattan. 

Radhë të gjata njerëzish janë parë edhe jashtë qendrës së votimit në Wilmington të Karolinës së Veriut, e cila u hap në orën 6:30 të mëngjesit. Kur u hap, 30 deri në 40 njerëz ishin në radhë për të hedhur votën e tyre.

1 VITE ME PARE

Zgjedhjet presidenciale në SHBA/ Qendrat e votimit hapen në disa shtete, përfshirë Nju Jorkun dhe Indianën

Bota me sytë nga zgjedhjet në SHBA! Voton Trump: Do të kemi
foto ilustruese

SHBA- Në Bregun Lindor të Amerikës shënon ora 06:00 dhe kjo do të thotë se qendrat e votimit po hapen në më shumë shtete.

Votuesit në Connecticut, Indiana, Kentucky, Maine, New Jersey, New York dhe Virginia tani mund të shkojnë dhe të hedhin votën e tyre. Nga vendet e mësipërme, Nju Jorku ka numrin më të madh të votave të kolegjit zgjedhor, me 28 zgjedhës. Shteti me më pak zgjedhës është Maine, ku ka vetëm katër.

Vermonti ishte vendi i cili hapi i pari qendrat e votimi dhe shënoi nisjen e procesit të votimit për presidentin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në garën për Shtëpinë e Bardhë janë kandidatja demokrate Kamala Harris dhe republikani Donald Trump. 

1 VITE ME PARE

Zgjedhjet presidenciale në SHBA/ Pse voton Dixville Notch në mesnatë? Një traditë që ka mbetur prej dekadash

Bota me sytë nga zgjedhjet në SHBA! Voton Trump: Do të kemi
Foto nga votimi

SHBA- Dixville Notch, një qytet i vogël në veri të Nju Hampshire, hodhi votat e para në zgjedhjet presidenciale të SHBA në mesnatë. Ajo ka vetëm gjashtë votues të regjistruar dhe rezultatet tregojnë atë që është parashikuar në një shkallë të gjerë pasi të përfundojë votimi në të gjithë vendin.

Tre vota shkuan për demokraten Kamala Harris dhe tre për republikanin Donald Trump. Hart's Location dhe Millsfield janë dy qytetet e tjera që zakonisht votojnë në mesnatë. Megjithatë, këtë vit ata kanë vendosur tu bashkohen të tjerëve dhe të bëjnë një votim gjatë ditës.

Tradita e hapjes së votimit në mesnatë në Dixville Notch dhe dy qytetet e tjera shkon dekada më parë. Është e para që nis votimin dhe shpall rezultatet. Votimi i mesnatës besohet të ketë origjinën si një mënyrë për t'i lënë punëtorët hekurudhor të hedhin votat e tyre. Puna e tyre nuk i ka lënë të marrin pjesë në procesin zgjedhor gjatë orëve normale të ditës. Kështu, votimi u hap në mesnatë për ta.

Kjo praktikë thuhet se filloi në vitin 1948 në Hart's Location, ndërsa Dixville Notch e ka ndjekur atë që nga zgjedhjet presidenciale të vitit 1960. Dixville Notch është i vetmi qytet që voton në mesnatë këtë vit.

Fillimisht ka qenë, Neil Tillotson është ai që solli praktikën e votuarit në mesnatë në Dixville Notch. Ai bleu një hotel në qytet dhe e quajti Hotel Balsams Grand Resort. Tillotson mësoi për praktikën e votimit në mesnatë nga një gazetar dhe punoi për ta sjellë atë në Dixville Notch.

Që atëherë, praktika është bërë një pjesë integrale e strukturës politike të qytetit. I gjithë procesi zgjat vetëm disa minuta nga fillimi në fund. Votimet këtë vit u hodhën në dhomën e ndenjes së resortit të Tillotson.

Ndërsa shteti i nis gjërat, duke ofruar një vështrim në atë që duhet pritur më vonë, shpesh ka parë që gjërat të ndryshojnë në mënyrë drastike. Në zgjedhjet paraprake republikane, të gjashtë votuesit e regjistruar hodhën votat e tyre për republikanen Nikki Haley. Pavarësisht nga një spastrim i pastër, Donald Trump vazhdoi të fitojë shtetin dhe të dalë fitues në garën republikane.

1 VITE ME PARE

Intervista në radio dhe festë për natën zgjedhore, ku do të jenë sot Harris dhe Trump?

Bota me sytë nga zgjedhjet në SHBA! Voton Trump: Do të kemi
kamala harris, donald trump

SHBA- Kandidatët presidencial në SHBA, Donald Trump dhe Kamala Harris mbajtën fjalimet e tyre të fundit para votuesve pas muajsh tubimesh, intervistash, reklamash, sulmesh dhe ngjarjesh.

Por teksa e gjithë bota i ka sytë sot nga ata, ku dhe çfarë do të jenë duke bërë ata deri në rezultatin e votimit?

Harris do të shkojë sot në Uashington DC dhe ditën do e kalojë duke marrë pjesë në intervista në radio, raporton CNN. Më pas do të mbajë festën e saj të natës zgjedhore në Universitetin Alma Mater Howard në Uashington sonte. 

Ndërkohë, edhe Trump pritet të mbajë një festë natën e zgjedhjeve në West Palm Beach, Florida.

1 VITE ME PARE

Snajpera, gardhe dhe dronë/ Masa të rrepta sigurie për zgjedhjet presidenciale në SHBA

Bota me sytë nga zgjedhjet në SHBA! Voton Trump: Do të kemi
SHBA

SHBA- Masa drastike janë marrë nga forcat e Sigurisë në SHBA, ndërkohë që po vijon procesi zgjedhor për zgjedhjen e presidentit të ardhshëm. Snajpera, gardhe metalike të sigurisë, drone janë "rekrutuar" në rast se shpërthejnë trazira që mund të rrezikojnë rezultatin demokratik të procesit. 

Në veçanti, rreth ndërtesës në Las Vegas ku numërohen votat e Nevadës janë vendosur gardhe metalike të sigurisë. Arizona është në gatishmëri të lartë për trazira të mundshme, me sherifin e shtetit duke vendosur drone dhe snajperë. Guvernatorët e të paktën tre shteteve në SHBA kanë kërkuar ndihmën e Gardës Kombëtare për të ruajtur rendin, shkruan CNN.

Frika nga trazirat

Masat e shtuara të sigurisë nxiten nga shqetësimet e autoriteteve për mundësinë e incidenteve të dhunshme. Masat më të dukshme janë marrë në shtetet në lëvizje që do të vendosin fituesin e zgjedhjeve presidenciale, si Nevada ku shpërthyen protestat pas zgjedhjeve të 2020.

Katër vjet më vonë, gardhe metalike të sigurisë kanë rrethuar vendin e protestave, qendrën e numërimit të votave në Las Vegas. Guvernatori i Nevadës, Joe Lombardo tha se ai kishte aktivizuar një "njësi të kufizuar" prej 60 anëtarësh të Gardës Kombëtare për t'u siguruar që ata mund t'i përgjigjeshin menjëherë çdo sfide sigurie.

Në Arizona, një gardh i ngjashëm metalik është instaluar në qendrën e votimit të Maricopa County në qendër të Phoenix, fokusi në vitin 2020 i teorive konspirative rreth mashtrimit të votuesve dhe kërcënimeve kundër zyrtarëve të zgjedhur. Sherifi Russ Skinner tha se agjencia e tij është vënë në "gadishmëri të lartë" për kërcënime dhe dhunë dhe ka kërkuar që i gjithë personeli të jetë i disponueshëm.

Skenari më i keq


Peter Simi, një profesor i sociologjisë në Universitetin Tupman në Kaliforni, i cili ka hulumtuar kërcënimet kundër zyrtarëve publikë, tha se skenari më i keq do të ishte nëse republikani humbet dhe nuk e pranon humbjen.

Simi shtoi se nuk pret që të përsëriten incidente si sulmi i vitit 2021 në Kapitol nga mbështetësit e Trump. Trazirat e këtij viti, sipas tij, do të kenë më shumë gjasa të jenë “ngjarje të shpërndara, të pakoncentruara në zona të ndryshme” që do të jenë më të vështira për t'u përballur nga forcat e rendit.

Masat e sigurisë janë marrë nga autoritetet edhe në shtete të tjera, jo vetëm në amfirope, për shembull në Oregon dhe Uashington guvernatorët kanë aktivizuar gardën kombëtare. Përveç kësaj, në kryeqytetin Uashington dhe gjetkë, disa vitrina janë mbuluar me kompensatë.

1 VITE ME PARE

Kërcënoi se do të bombardonte qendrat e votimit/ Arrestohet 25-vjeçari në Xhorxhia, i riu ishte punonjës i sondazheve për zgjedhjet në SHBA

Bota me sytë nga zgjedhjet në SHBA! Voton Trump: Do të kemi
Foto

SHBA-Një punonjës i sondazheve në Xhorxhia është vënë në pranga ditën e sotme. Arrestimi i tij erdhi pasi ai dërgoi një letër kërcënuese në të cilën thuhej se synonte t'i vinte bombën qendrave të votimit.

Në pranga është vënë 25-vjeçari, Nicholas Wimbish i cili punonte në Zyrën Zgjedhore të Qarkut Jones në Grey, deri më 16 tetor kur pati një përplasje me një votues.

Pas kësaj, Wimbish mësohet se i dërgoi një letër mbikëqyrësit të zgjedhjeve të qarkut. Ai e kishte shkruar letrën në mënyrë që të dukej sikur vinte nga votuesi me të cilin ishte konfliktuar. Ai dyshohet se kërcënoi se do të përdhunonte punonjëset e sondazheve. 

"Njerëzit do të pësojnë një mësim të dhunshëm për vjedhjen e zgjedhjeve tona!”, thuhej në letër.

Prokurorët thanë se letra përfundonte me një shënim të shkruar me dorë: “P.S lodër boom në vendin e votimit, djegie cigareje, ji i sigurt”.

Ai akuzohet për dërgimin e një kërcënimi me bombë, përcjelljen e informacionit të rremë në lidhje me një kërcënim me bombë, dërgimin me postë të një letre kërcënuese dhe dhënien e deklaratave të rreme në FBI. Wimbish rrezikon deri në 25 vjet burg.

1 VITE ME PARE

Shpallet rezultati i parë për zgjedhjet në SHBA, ja kë zgjodhën qytetarët mes Trump dhe Harris

Bota me sytë nga zgjedhjet në SHBA! Voton Trump: Do të kemi
foto ilustruese

SHBA- Ndërsa Donald Trump përfundon fjalimin e tij të fundit në Michigan për fushatën elektorale, ka dalë edhe rezultati i parë për ditën e zgjedhjeve, i cili është një barazim midis Kamala Harris dhe Donald Trump.

Votimet e para në SHBA u hapën në mesnatë në qytezën e largët, të pa inkorporuar të New Hampshire, Dixville Notch. Komuniteti ka një traditë të votimit në mesnatë, ku rezultati ishte një barazim i pastër: Tre vota për Kamala Harris dhe tre vota për Trump.

Dixville Notch ndjek një trend të ngjashëm të të parëve për shtetin, i cili udhëheq vendin në mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale. New Hampshire është vënë shpesh në qendër të vëmendjes nga media si një terren testimi për të përcaktuar të dyja palët kryesuese.

1 VITE ME PARE

"Po nxitet dhunë edhe ndaj zyrtarëve zgjedhorë"/ Inteligjenca amerikane: Rusia dhe Irani po intensifikojnë fushatat dezinformuese për zgjedhjet

Bota me sytë nga zgjedhjet në SHBA! Voton Trump: Do të kemi
foto ilustruese

SHBA- Zyrtarët e inteligjencës amerikane dhe ata të sigurisë kanë akuzuar Rusinë dhe Iranin për intensifikimin e sulmeve kibernetike dhe fushatave dezinformuese që thanë se synojnë të ndjellin përçarje, teksa amerikanët më 5 nëntor votojnë në zgjedhjet e tensionuara presidenciale.

Aktorët e ndikimit, të lidhur me Rusinë, “po krijojnë video dhe artikuj të rremë për të minuar legjitimitetin e zgjedhjeve, për të nxitur frikë te votuesit sa i përket procesit zgjedhor dhe duke sugjeruar që amerikanët po përdorin dhunë ndaj njëri-tjetrit për shkak të preferencave politike”, u tha në njoftimin e lëshuar më 4 nëntor nga Zyra e drejtorit të Inteligjencës Kombëtare, Byroja Federale e Hetimit dhe Agjencia për Siguri Kibernetike dhe Siguri të Infrastrukturës.

“Këto përpjekje rrezikojnë të nxisin dhunë, përfshirë ndaj zyrtarëve zgjedhorë”, thanë këto agjenci.

Agjencitë e inteligjencës në SHBA për muaj të tërë kanë paralajmëruar se ka përpjekje të mbështetura nga Qeveria ruse për të ndikuar në zgjedhjet amerikane, ku po përballen ish-presidenti republikan, Donald Trump, dhe nënpresidentja demokrate, Kamala Harris.

Sondazhet para zgjedhjeve sugjeruan se gara do të jetë e ngushtë, duke rritur tensionet, teksa votuesit iu drejtohen kutive të votimeve pas një fushate të ashpër.

Duke përmendur një shembull të taktikave të dezinformimit që po përdoren, agjencitë amerikane thanë përmes njoftimit se aktorët e ndikimit rus së fundi kanë postuar një artikull të rremë që pretendon se zyrtarët amerikanë në mesin e shteteve kryesore – që pritet të përcaktojnë rezultatin zgjedhor – po planifikojnë të orkestrojnë mashtrime zgjedhore duke përdorur një sërë taktikash, përfshirë mbushjen e kutive të votimit dhe sulmeve kibernetike.

Ata thanë po ashtu se aktorët e ndikimit rus kanë krijuar dhe kanë shpërndarë videon e rremë që paraqet deklaratën e një personi i cili pretendon për mashtrim zgjedhor në Arizonë, që përfshin krijimin e fletëvotimeve të rreme nga jashtë shtetit dhe ndryshimin e listave të votuesve për të favorizuar Harrisin.

Sekretari i Shtetit në Arizona veçse ka thënë se këto pretendime janë të rreme.

Përderisa “Rusia është kërcënimi më aktiv”, u tha në njoftim, Irani po ashtu mbetet “një kërcënim i rëndësishëm i ndikimit të huaj” për zgjedhjet amerikane.

“Ne kemi vlerësuar se Irani ka kryer aktivitete dashakeqe kibernetike për të kompromentuar fushatën e ish-presidentit Trump”, thanë agjencitë e inteligjencës.

“Aktorët e ndikimit iranian po ashtu synojnë të krijojnë përmbajtje të rreme mediale, për të penguar votimet apo për të nxitur dhunë, siç kanë bërë edhe në ciklet e kaluara zgjedhore”.

Agjencitë u bënë thirrje votuesve “që të informohen nga burime të besueshme, zyrtare, veçmas nga zyrtarët shtetërorë dhe lokalë zgjedhorë” në dritë të “përpjekjeve të vazhdueshme të ndikimit nga armiqtë huaj dhe rritjes së përmbajtjes joautentike në internet”.

Si Teherani, ashtu edhe Moska kanë mohuar se luajnë rol në ndonjë fushatë dezinformuese gjatë zgjedhjeve presidenciale amerikane./REL

1 VITE ME PARE

I shoqëruar nga fëmijët, Trump mbyll fushatën e tij elektorale, fjalimin e fundit e mban në Michigan

Bota me sytë nga zgjedhjet në SHBA! Voton Trump: Do të kemi
donald trump

SHBA- Kandidati republikan për president në SHBA, Donald Trump ka përfunduar tubimin e tij të fundit të fushatës pasi foli për gati dy orë në Grand Rapids, Michigan.

Ai përsëriti shumë nga premtimet e tij të fushatës, të tilla si zotimi për të vendosur tarifa të larta dhe për të goditur imigracionin e paligjshëm.

Në një moment ai solli gjithashtu disa nga fëmijët e tij dhe bashkëshortet e tyre në skenë, të cilët dhanë komente të shkurtra, duke përfshirë Tiffany, Eric dhe Donald Jr.

Fjalimi i tij maratonë i jep fund një rruge të gjatë fushate, me Trump që tha se kishte marrë pjesë në më shumë se 900 mitingje këtë vit.

1 VITE ME PARE

Zgjedhjet presidenciale në SHBA/ Evropa kryqëzon gishtat për Kamala Harris mes frikës së një rikthimi të Donald Trump

Bota me sytë nga zgjedhjet në SHBA! Voton Trump: Do të kemi
foto ilustruese

SHBA- Evropa po mban frymën teksa shehvotuesit amerikanë që shkojnë drejt qendrave të votimit për të zgjedhur presidentin e tyre të ardhshëm. Për dekada të tëra, rituali katërvjeçar në anën tjetër të Atlantikut është ndjekur me interes, entuziazëm dhe madje njëfarë shkalle respekti. Kjo sepse Shtetet e Bashkuara janë, demokracia më e vjetër në botë dhe garantuesi kryesor i sigurisë në Evropë, duke i dhënë qiramarrësit të Shtëpisë së Bardhë ndikim mbi të ardhmen politike të Kontinentit të Vjetër.

Por ky kuriozitet është shndërruar në shqetësim dhe në disa raste në tmerr të plotë. Evropa po shikon një luftë të ashpër midis Kamala Harris, kandidatja demokrate e cila është zotuar të mbrojë Aleancën transatlantike dhe Donald Trump, kandidati republikan që u mburr se do inkurajonte Rusinë të bënte çfarëdo që të duan me vendet që nuk arrijnë të përmbushin objektivin e shpenzimeve të NATO-s, shkruan euronews.com.

Perspektiva për të rikthyer në Shtëpinë e Bardhë, Trumpin, një njeri me një mospëlqim të mirë-dokumentuar për sistemin shumëpalësh, është makthi për zyrtarët dhe diplomatët në Bruksel, të cilët kanë frikë se miliarderi do të mbyllë një sy ndaj ekspansionizmit të Vladimir Putinit, vendosi tarifa pa dallim për çdo import të mundshëm dhe do të braktis (përsëri) Marrëveshjen e Parisit. 

Por ka diçka më të thellë që ushqen ankthin. Në vazhdën e presidencës së parë të Trump, BE filloi të fliste për "autonominë strategjike", një qasje teorike për të siguruar që blloku do të mbrohet kundër uljeve dhe ngritjeve të çuditshme të Uashington DC.

Ideja, e promovuar me zjarr nga presidenti francez Emmanuel Macron, fitoi gradualisht ndjekës, u bë e zakonshme dhe frymëzoi politika të reja, për shembull, për të nxitur teknologjinë e gjelbër në vend dhe për të goditur praktikat deformuese të Kinës.

Megjithatë, në përgjithësi, bilanci ka qenë i dobët. BE-ja mbetet thelbësisht e varur nga dinamika globale, qoftë për tregtinë, energjinë, teknologjinë, veprimin ndaj klimës ose sigurinë. Me gjithë fjalët për një "botë shumëpolare" në zhvillim, SHBA-ja ende luan një rol të jashtëzakonshëm në këtë dinamikë dhe mund të përcaktojë vetë se si lëkundet lavjerrësi, duke sjellë pasuri në disa cepa dhe duke shkaktuar kërdi në të tjera.

Në asnjë fushë tjetër kjo varësi nuk është aq e dukshme sesa në përpjekjet perëndimore për të mbështetur Ukrainën kundër Rusisë. Që nga fillimi i pushtimit, Amerika ka vepruar si furnizuesi kryesor i Kievit i armëve të avancuara, si raketat me rreze të gjatë ATACMS, të cilat vendi mund t'i sigurojë falë sektorit të tij të pakrahasueshëm të mbrojtjes.

Thjesht mendimi i tërheqjes së Uashingtonit nga fronti i bashkuar dhe lënia e bllokut në një përleshje për të mbushur boshllëkun e madh është i mjaftueshëm për të lëkundur shtyllën kurrizore të Brukselit.

"E vërteta e thjeshtë është: ne nuk kemi luksin e rehatisë. Ne nuk kemi kontrollin mbi zgjedhjet apo vendimet në pjesë të tjera të botës," tha Ursula von der Leyen në fillim të këtij viti, kur paketa e ndihmës me një vlerë prej 60 miliardë dollarësh kishte ngecur në Kongresin e SHBA.

Von der Leyen, një avokate e zëshme e lidhjeve të forta BE-SHBA, ka paraqitur synime ambicioze për mandatin e saj të dytë, të cilat mund të ndryshojnë shumë nga një presidencë përçarëse e Trump. Aksionet janë aq të larta sa Komisioni Evropian ka ngritur një task forcë speciale për t'u përgatitur për skenarët e mundshëm pas 5 nëntorit.

“Roli ynë është të jemi gati për çfarëdo rezultati të zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara”, tha të hënën një zëdhënës i Komisionit.

Megjithëse një fitore e Harris-it do t'i bënte kryeqytetet evropiane (përveç Budapestit) të merrnin një psherëtimë lehtësimi, demokratja nuk ka treguar një interes veçanërisht të mprehtë për kontinentin përtej objektivit të saj të gjerë për të mbajtur aleatët demokratë të bashkuar përballë regjimeve autoritare. Gjatë viteve të kaluara, politika amerikane është kthyer gjithnjë e më e brendshme dhe e përqendruar në vetvete: politika e jashtme mezi regjistrohet në diskurs dhe, kur ndodh, ka të bëjë kryesisht me Rusinë, Kinën ose Lindjen e Mesme.

Edhe nëse axhenda e Joe Biden ka mjaft kritikë në vend, angazhimi i tij diplomatik ka marrë lavdërime jashtë vendit. Biden , i cili është krenar për tubimin e Perëndimit kundër Kremlinit, ka atë lloj besimi të vjetër dhe të palëkundur në aleancën transatlantike me të cilën gjenerata e ardhshme e liderëve, si Harris dhe Obama, nuk u rritën.

Ndryshimi në fokusin e Uashingtonit ka shkaktuar një pyetje të pakëndshme: A kujdeset dikush për Evropën? Për shumë njerëz, përgjigja është vetëm Evropa.

"Harris apo Trump? Disa pretendojnë se e ardhmja e Evropës varet nga zgjedhjet amerikane, ndërsa ajo varet para së gjithash nga ne. Me kusht që Evropa më në fund të rritet dhe të besojë në forcën e saj", shkroi polaki Donald Tusk në rrjetet e tij sociale.

1 VITE ME PARE

Harris përfundon fushatën elektorale në Filadelfia, apeli për votuesit e rinj: E shoh fuqinë tuaj

Bota me sytë nga zgjedhjet në SHBA! Voton Trump: Do të kemi
kamala harris

SHBA- Kandidatja demokrate për presidente në SHBA, Kamala Harris sapo ka mbajtur fjalimin e saj të fundit të fushatës në Filadelfia.

Ajo i dha fund serisë së saj disajavore të paraqitjeve duke reflektuar mbi një fushatë që ajo thotë se mblodhi njerëz nga të gjitha anët e kombit dhe të gjitha sferat e jetës.

"E jona nuk është një luftë kundër asgjëje, por për diçka... Sonte ne përfundojmë siç e nisëm: me energji, optimizëm, gëzim", tha Harris. 

Ajo bëri një thirrje të njohur për votuesit e rinj, duke thënë. "Në veçanti ju them se e shoh fuqinë tuaj dhe jam shumë krenare për ju."

Zëvendëspresidentja e di se do t'i duhen votues të rinj që ta mbështesin në numër të madh nëse dëshiron të fitojë zgjedhjet e sotme.

1 VITE ME PARE

Dita e zgjedhjeve në SHBA, analiza: Shtetet e diskutueshme, exit poll-et dhe sfidat e presidentit të ri

Bota me sytë nga zgjedhjet në SHBA! Voton Trump: Do të kemi
Foto ilustruese

SHBA- Pas një periudhe të gjatë parazgjedhore, sot rreth 150 milionë amerikanë pritet të votojnë për Kamala Harris ose Donald Trump. Këto zgjedhje janë historike për shumë arsye. Nëse zgjidhet Harris, ajo do të jetë presidentja e parë femër me ngjyrë në historinë amerikane.

Një arsye tjetër janë kushtet dhe sfidat me të cilat do të përballet secili prej dy kandidatëve, pavarësisht nëse zgjidhet. Në periudhën e mëparshme, çështjet dominuese të periudhës parazgjedhore ishin brenda SHBA-ve, saktësia dhe situata e përgjithshme ekonomike e vendit dhe jashtë vendit se si Harris apo Trump do të përballen me luftën në Lindjen e Mesme dhe Ukrainën, shkruan CNN.

Në çfarë ore hapen qendrat e votimit


Sipas Guardian, qendrat e votimit në SHBA do të hapen më 5 nëntor në orën 7 të mëngjesit dhe ora 9 e mëngjesit. Shumica e qendrave të votimit në SHBA mbyllen midis orës 19:00 dhe ora 21:00.  Votimi në shtetet e barabarta do të mbyllet në orën 19:00. dhe ora 11:00. Këto shtatë shtete janë Pensilvania, Nevada, Karolina e Veriut, Xhorxhia, Arizona, Michigan dhe Wisconsin.


Kur priten rezultatet?


Rezultatet pritet të dalin sapo të mbyllen qendrat e votimit sipas kohës lokale në shtetet përkatëse. Shtetet kryesore ku dy kandidatët po luftojnë do të fillojnë të shpallin rezultatet pasi votimi të mbyllet. Disa nga shtetet kryesore janë renditur më poshtë.


Pensilvani: Shteti nuk lejon numërimin e fletëvotimeve të dërguara me postë deri në ditën e zgjedhjeve. Prandaj, rezultatet nuk priten në natën e zgjedhjeve. Në vitin 2020, shteti nuk kishte një fitues të qartë për katër ditë pas votimit.

Xhorxhia: Ligji i shtetit kërkon që të gjitha votat e parakohshme të numërohen dhe të raportohen deri në orën 20:00.

Karolina e Veriut: Votat pritet të numërohen gjatë pasdites së 5 nëntorit, me rezultate të plota që nuk priten deri në mesnatë.

Nevada: Ky shtet merr fletëvotimet me postë që vijnë vonë - kështu që ka shumë pak gjasa që rezultatet të shpallen të njëjtën natë. Në zgjedhjet e vitit 2020, rezultatet u shpallën disa ditë pas votimit.

Në SHBA ka exit poll


Sipas Guardian, exit poll-et janë sondazhe që kryhen me votuesit menjëherë pas votimit. Rrjetet kryesore të lajmeve si CNN, ABC dhe Fox News i përdorin ato për të bërë parashikime të hershme se kush ka gjasa të fitojë, megjithëse këto janë subjekt i rishikimeve ndërsa numërohen votat aktuale.

Tradicionalisht, media bie dakord që të mos publikojë të dhënat e exit poll-eve përpara se të mbyllen të gjitha qendrat e votimit, në mënyrë që të mos ndikojë tek njerëzit që ende votojnë. Anketuesit vendosin intervistuesit në qendrat e zgjedhura të votimit, të cilat zgjidhen për të përfaqësuar një pjesë të tërthortë të popullsisë votuese. Votuesve që dalin nga qendrat e votimit u kërkohet të plotësojnë vullnetarisht pyetësorët anonimë që mbulojnë kandidatin për të cilin kanë votuar, çështjet kryesore dhe informacionin demografik. Intervistuesit zakonisht përditësojnë rezultatet me telefon tre herë gjatë ditës.

Të dhënat e sondazheve analizohen shpejt për të nxjerrë informacione rreth bazës së votuesve, si p.sh. kush po fiton grupe të caktuara demografike. Dearborn, Michigan, për shembull, do të shqyrtohet për çdo shenjë se lufta në Gaza ka ndikuar në pjesëmarrjen e amerikanëve arabë dhe myslimanë.

Exit poll-et përfshijnë votuesit që mungojnë duke kryer anketa me telefon, tekst dhe email. Në shtetet me një përqindje të lartë të votuesve të hershëm personalisht, sondazhet dalëse kryhen javë përpara ditës së zgjedhjeve pasi ata votues largohen nga qendra e votimit. Rezultatet më pas kombinohen me të dhënat nga dita e zgjedhjeve.

Sondazhet janë në kufirin e gabimit statistikor


Sipas Al Jazeera , një sondazh i fundit i New York Times/Siena tregon se Trump dhe Harris janë të barabartë në Pensilvani, secili duke marrë 48% të votave. Ndërkohë, sipas gjurmuesit Kombëtar të Sondazheve të FiveThirtyEight, Harris ka një epërsi të vogël prej 1 pikë përqindjeje ndaj Trump.

Megjithatë, kjo epërsi po zvogëlohet, duke treguar se secili kandidat ka një shans të fortë për të fituar. Sipas gjurmuesit të përditshëm të FiveThirtyEight, Harris mban epërsi të ngushtë në Michigan dhe Wisconsin, me diferenca prej rreth 0.8 dhe 0.6 pikë, respektivisht.

Nga ana tjetër, Trump po fiton terren në Arizona, ku aktualisht ka një avantazh prej 2.5 pikësh ndaj Harris. Në Karolinën e Veriut dhe Xhorxhia, epërsia e tij qëndron rreth 1.5 pikë. Për më tepër, Trump ruan një epërsi prej 0.9 pikësh në Nevada dhe një diferencë të ngushtë prej 0.3 pikësh në shtetin swing të Pensilvanisë.

Çfarë ndodh kur ka një barazim në elektorë?


Presidentët zgjidhen nga 538 zgjedhës. Ky numër është i barabartë me 100 senatorë dhe 435 anëtarë të Kongresit, plus tre vota për Uashington, DC. Shumica e votave elektorale është 270. Fitimi i Shtëpisë së Bardhë është një ushtrim i hartës për kandidatët presidencialë. Ata duhet të kombinojnë shtetet që janë të sigurta në kolonën e tyre me gjendje të mjaftueshme të paqarta për të arritur në 270.


Sipas CNNi , numri i përgjithshëm i votave elektorale, 538, është një numër çift, që do të thotë një barazim ka të ngjarë. Kjo ka ndodhur një herë më parë, në vitet 1800, megjithëse rregullat ishin pak më ndryshe në atë kohë. Nëse asnjë kandidat nuk merr 270 votat e nevojshme për të fituar zgjedhjet, Kongresi i ri do të zgjidhte presidentin dhe Senati do të zgjidhte zëvendëspresidentin në atë që njihet si "zgjedhje të rastësishme". Secili nga 50 shtetet do të merrte një votë. Republikanët aktualisht kontrollojnë më shumë delegacione të Dhomës së Përfaqësuesve.

Shtetet Swing prodhojnë një president


Stafi i dy kandidatëve po peshon mbi shtatë shtetet e kontestuara që do të vendosin kryesisht se kush do të jetë presidenti i 47-të i Amerikës. Arsyeja për “swing states”, ku mazhoranca është jashtëzakonisht e paqëndrueshme, në ndryshim nga “shtetet e sigurta”, ku pothuajse merret si e mirëqenë se shumica e njerëzve tradicionalisht votojnë ose për republikanët ose për demokratët, raporton DW.

"Shtetet Swing" mund të vendosin rezultatin. Ndaj futen në “mikroskopin” e gladiatorëve, të cilët organizojnë në këto shtete tubime të mëdha parazgjedhore dhe paguajnë shuma të mëdha parash për spote parazgjedhore deri në minutën e fundit, duke pretenduar votën e të pavendosurve.

Në veçanti:


Arizona


Për votuesit në Arizona, prioritetet përcaktohen nga faktorë gjeografikë. Shteti ndan një kufi të përbashkët me Meksikën, kështu që është në qendër të politikës amerikane për të luftuar imigracionin e paligjshëm.

Karolina e Veriut


Ishte shteti i fundit që u shfaq në listën e shteteve swing. Përpara se Biden të largohej nga gara, Trump dukej se po siguronte një epërsi në Karolinën e Veriut. Harris arriti të mbyllte ndjeshëm diferencën. Megjithatë, fakti është se në këtë shtet të veçantë, demokratët kanë humbur 10 nga 11 zgjedhjet e fundit, kështu që ndeshja parashikohet të jetë e paqartë.

Michigan


Është “zemra” e industrisë amerikane të automobilave. Është selia e Ford, General Motors dhe Chrysler, e cila tani i është bashkuar grupit Stellantis. Mbajtja e vendeve të punës në atë industri është e rëndësishme për votuesit.

Nevada


Emigracioni është një çështje kyçe për Nevadën, pasi ky shtet kufizohet me Meksikën. Një e treta e popullsisë është hispanike. Një veçori shtesë është se popullsia e Nevadës është një nga më të urbanizuarat në SHBA.

Wisconsin


Është shteti me përqindjen më të madhe të votuesve të bardhë nga çdo shtet swing. Si në vitin 2016 ashtu edhe në vitin 2020, Wisconsin regjistroi një nga normat më të larta të pjesëmarrjes në SHBA. Në të dyja garat, megjithatë, fituesi u vendos me një diferencë prej më pak se 25,000 votash.

Pensilvani


Është shteti që “vuan” nga rritja e kostos së jetesës, më shumë se çdo tjetër. Megjithatë, në të njëjtën kohë, shpimet për nxjerrjen e gazit natyror duke përdorur metodën e frakingut po rriten, me rezultat që Pensilvania është tani prodhuesi më i madh i gazit natyror në SHBA pas Teksasit.

Gjeorgjia


Në vitin 2020, Joe Biden fitoi shtetin e Xhorxhias. Ishte fitorja e parë për demokratët që nga viti 1992, por ishte gjithashtu një fitore tepër e ngushtë, pasi avantazhi i Biden ndaj Trump nuk ishte më shumë se 0.2%.

 

Zgjedhjet mbahen në nëntor


Sipas Al Jazeera , deri në mesin e viteve 1800, datat e zgjedhjeve ndryshonin sipas shtetit në SHBA, për sa kohë që ato ishin planifikuar disa javë përpara mbledhjes së kolegjit zgjedhor në dhjetor të atij viti.

Për shembull, në 1844, zgjedhjet presidenciale u mbajtën gjatë një muaji, nga fillimi i nëntorit deri në fillim të dhjetorit. Disa kritikë thanë se sistemi ishte joefikas dhe shqetësoheshin se mbajtja e votave në data të ndryshme mund të ndikojë gjithashtu në rezultatet, sipas History.com.

Pas kritikave, në 1845, Kongresi Amerikan miratoi një ligj për të vendosur një datë të vetme për zgjedhjen e presidentit dhe zëvendëspresidentit në të gjitha shtetet e Unionit. Kjo datë, thuhet në akt, duhet të jetë "e marta pas së hënës së parë të nëntorit".

Por pse mbahen të martën?


Në atë kohë, shumë amerikanë në vendin e ri – atëherë më pak se 100 vjeç – merreshin me bujqësi. Kështu u zgjodh nëntori sepse nuk përkonte me sezonin e ngjeshur të mbjelljes së pranverës apo me korrjen e vjeshtës.

Shumë nga këta fermerë të hershëm amerikanë jetonin gjithashtu në zona rurale larg qendrave më të mëdha të popullsisë ku zakonisht bëhej votimi. Kjo do të thoshte se mund të duhej një ditë udhëtim për të arritur në qendrën e tyre të votimit.

Edhe dita e javës për zgjedhjet u zgjodh me bllokim. E diela u përjashtua, sepse atëherë të krishterët shkojnë në kishë. Dhe e mërkura ishte zakonisht "dita e tregut", kur fermerët shisnin prodhime dhe mallra të tjera. Për të njëjtat arsye, as e diela dhe e mërkura nuk mund të konsideroheshin ditë udhëtimi – kështu që ideja për mbajtjen e zgjedhjeve të hënën ose të enjten u hodh poshtë.

 

1 VITE ME PARE

Sot zgjedhjet në SHBA/ Miliona votues iu drejtohen qendrave të votimit, parashikimet për garën e ngushtë Trump-Harris

Bota me sytë nga zgjedhjet në SHBA! Voton Trump: Do të kemi
Trump dhe Harris

SHBA- Amerikanët do të zgjedhin të martën Presidentin e ri. Sa më shumë afrohet ora e votimit, aq më shumë rritet dhe ankthi në të dy kahet, me sondazhet që parashikojnë një garë të ashër dhe diferencë shumë të ngushtë mes kandidatëve.

Pikërisht për shkak të rezultatit të pritshëm të ngushtë edhe shpallja e fituesit mund të kërkojë ditë. Në zgjedhjet e gjashtëdhjeta presidenciale, amerikanët duhet të zgjedhin mes zëvendëspresidentes në detyrë, demokrates Kamala Harris, dhe ish-presidentit, republikanit Donald Trump.

Një ditë para zgjedhjeve, të hënën, Dollari u dobësua, ndërsa tregjet globale frenuan bastet e tyre për një fitore të kandidatit republikan Donald Trump në garën presidenciale të SHBA. Dollari ra me 0.6 për qind kundrejt një shporte valutash kryesore, duke shënuar një prej rënieve më të mëdha njëditore që nga shtatori. Euro ishte 0.6 për qind më e lartë kundrejt monedhës amerikane, duke u këmbyer në 1.09 dollarë.

Tregjet reaguan pasi pasi një sondazh gjatë fundjavës tregoi një rritje të papritur të mbështetjes për kandidaten demokrate Kamala Harris në Iowa, një shtet i dominuar më parë nga Trump, shkruan Financial Times.

Sondazhi, i drejtuar nga anketuesja jopartiake J Ann Selzer, konsiderohet si “standardi i artë” i sondazheve të opinionit në shtet. Më herët, pritjet në rritje për një fitore të Trump në zgjedhjet të martën, së bashku me të dhënat e papritura të forta ekonomike, e kishin çuar dollarin në fitimin e tij më të madh mujor që nga prilli 2022.

Sipas Financial Times, do të jenë fitoret me diferencë të vogël në disa shtete ku parashikimet ndryshojnë vazhdimisht, ato që do të përcaktojnë nëse Donald Trump ose Kamala Harris do të fitojë zgjedhjet presidenciale në SHBA më 5 nëntor.

Financial Times ka përdorur sondazhet më të fundit në nivel kombëtar dhe shtetëror për të vlerësuar gamën e rezultateve të mundshme në çdo shtet. Mesatarja kombëtare e sondazheve tregon se Kamala Harris ka një një epërsi të lehtë ndaj Donald Trump me afrimin e ditës së zgjedhjeve.

Megjithatë, në zgjedhjet presidenciale në SHBA, sondazhet kombëtare janë thjesht tregues, sepse fituesi i përgjithshëm vendoset duke përdorur kolegjin zgjedhor. Çdo shtet ka një numër votash në kolegjin zgjedhor të barabartë me shumën e senatorëve dhe përfaqësuesve të tij në Kongres. Kryeqyteti federal i Uashington DC, i cili nuk ka përfaqësues apo senatorë, ka edhe 3 vota të tjera të kolegjit zgjedhor.

Në të gjitha shtetet, përveçse në dy, përdoret një sistem fituesi-merr të gjitha, ku cilido kandidat që fiton më shumë vota në një shtet, fiton të gjitha votat e kolegjit elektoral në atë shtet. Për të fituar një shumicë të plotë në kolegjin zgjedhor, një kandidat duhet të arrijë 270 vota. Në rast të barazimit 269-269, delegacionet shtetërore në Dhomën e Përfaqësuesve votojnë për të vendosur Presidentin.

Ndonëse në disa gara presidenciale, fituesi është shpallur vonë natën e zgjedhjeve, ose herët në mëngjesin e ardhshëm, këtë herë, gara e ngushtë në shumë shtete mund të nënkuptojë që mediat të presin më gjatë përpara se të parashikojnë se kush ka fituar.

Washington Post shkruan se për të zbuluar se kush e fitoi presidencën mund të duhen ditë. Zyrtarët zgjedhorë në shtetet ku rezultati është më i paqartë po u bëjnë thirrje amerikanëve që të jenë të durueshëm ndërsa numërojnë rezultatet, një proces që ndryshon nga shteti në shtet, sepse secili ka ligje të ndryshme për numërimin e votave. Sondazhet tregojnë një garë jashtëzakonisht të ngushtë presidenciale dhe sa më afër të jenë rezultatet, aq më shumë do të duhet për të ditur rezultatin.

BBC shkruan se fitoret e ngushta mund të nënkuptojnë gjithashtu rinumërime. Për shembull, në shtetin kryesor të Pensilvanisë, mund të kërkohet një rinumërim mbarëkombëtar nëse ka një ndryshim gjysmë përqindjeje midis votave të hedhura për fituesin dhe humbësin. Në vitin 2020, diferenca ishte pak më shumë se 1.1 pikë përqindjeje.

Sfidat ligjore janë gjithashtu të mundshme. Më shumë se 100 padi parazgjedhore janë ngritur tashmë, duke përfshirë sfidat për të drejtën e votuesve dhe menaxhimin e listës së votuesve, nga republikanët. Skenarët e tjerë që mund të shkaktojnë vonesa përfshijnë çdo çrregullim të lidhur me zgjedhjet, veçanërisht në vendet e votimit./ Monitor

kamala harris donald trump zgjedhjet ne shba 5 nentor 2024

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë