LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Shefja e diplomacisë evropiane në Tiranë/ Kallas: Duhet bashkëpunim i të gjitha palëve për të integruar Shqipërinë në BE! Rama: Shpresojmë në hapjen e gjithë grupkapitujve këtë vit

• Shefja e diplomacisë së Bashkimit Europian, Kaja Kallas ndodhet ditën e sotme në Tiranë në kuadër të një turi viztash zyrtare në vendet e Ballkanit Perëndimor. • Kallas ka zhvilluar më herët takim me kryeministrin Edi Rama. • Në takim ishin të pranishëm edhe ambasadori i BE në Tiranë, Silvio Gonzato, ministri i Jashtëm, Igli Hasani dhe zëvendëskryeministrja dhe njëkohësisht ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku. • Pas këtij takimi, në sallën COD në kryeministri, u zhvilluar dhe firmosja e marrëveshjes për financimin e hekurudhës Durrës – Rrogozhinë, pjesë e Korridori VIII, një projekt i rëndësishëm për zhvillimin e infrastrukturës dhe lidhjes më të mirë të Shqipërisë me rrjetin evropian të transportit. • Pas firmosjes së marrëveshjes, Kallas dhe Rama po zhvillojnë një konferencë të përbashkët për mediat. • Rama u shpreh gjatë fjalës së tij ka deklaruar se është e domosdoshme që i gjithë rajoni i Ballkanit të jetë në unitet. • Ai tha se mes Shqipërisë dhe BE-së nuk ka asnjë çështje të hapur dhe ka një linjëzim të plotë. • Rama ka deklaruar se në bisedimin e shefen e BE-së, Kaja Kallas, kanë diskutuar dhe për fushën e sigurisë, ndërsa theksoi se tashmë dihet që lufta është një kërcënim real në botë dhe se Evropa duhet që të forcohet. • Gjatë fjalës së saj në konferencë, Kallas tha se rruga e vetme për integrim në BE është përmes përmbushjes së reformave. • Lidhur me zhvillimet në rajon, ajo u shpreh se nuk mund të ketë ecuri pa normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. • Në përgjigjen për pyetjet nga gazetarët, Kallas deklaroi se duhet bashkëpunim i të gjitha palëve politike për ta realizuar integrimin e Shqipërisë në BE. • Më tej shtoi se nëse të gjithë bëjnë detyrat e shtëpisë, Shqipëria mund të anëtarësohet në BE brenda viti 20230. • Kryeministri Rama ka komentuar sot tarifat 10% të vendosura nga SHBA për Shqipërinë, ku theksoi se nuk ka asnjë gjë për tu shqetësuar. • Sipas tij tarifat e reja të vendosura janë komode për pozicionin e Shqipërisë. • Po ditën e sotme, Kallas do të marrë pjesë edhe në forumin e dialogut Shqipëri-BE për politikën e sigurinë dhe më pas në ceremoninë e marrëveshjes me Bankën Europiane të Investimeve. • Kjo është vizita e parë e saj në rajon si shefe e diplomacisë evropiane. • Përjashtim nga turi i saj ballkanik bëjnë vizitat në Kosovë dhe Serbi.

12 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Zyrtarë të PS-së në burg/ Rama flet për Reformën në Drejtësi: Jam krenar, do e mbështesim këtë proces

Shefja e diplomacisë evropiane në Tiranë/ Kallas: Duhet
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se anëtarësimi në BE do të garantoi një sistem ku çdo njëri do të jetë i barabartë para ligjit. Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se barazia para ligjit nuk duhet të jetë vullneti i një kryeministri por një normë e panegociueshme. Ndërkohë që më tej, duke folur për reformën në Shqipëri, tha se është krenar dhe se do e mbështesin këtë proces. 

"Ne nuk e kemi pasur asnjëherë barazinë para ligjit. Ne këto vite jemi duke bërë ushtrimin për të pasur barazi para ligjit. Që nga 1912 kur kemi shpallur shtetin e pavarur ne nuk kemi pasur asnjë rast ku një person i veshur me pushtet politik të jetë hetuar i pavarur. Asnjëherë një hetim dhe gjykim dhe hetim të pavarur. Sot jemi duke vendosur themelet e barazisë para ligjit. Ne na duhet hyrja në BE për këtë, që barazia para ligjit të jetë e pakthyeshme, që barazia para ligjit të mos varet nga vullneti i një kryeministri apo një tjetri, por të jetë një normë e panegociueshme dhe e pashkelshme nga askush. Nëse në bëhemi anëtarë të kësaj familje kjo është e garantuar. Natyrisht nëse jemi duke përjetuar këtë moment historik kjo lidhet me vullnetin e kësaj shumice që qeveris vendin, që udhëhoqi reformën në drejtësi dhe mbështetjen e pakufishme të BE në këtë aspekt. E parë në perspektivën historike dhe në sytë e të ardhmes unë nuk jam i kënaqur, por jam krenar për këtë. Është një nga ato gur themeli që mund ti mbulojë llumi i kënetës së politikës së përditshme, por historia i kujton dhe i mban parasysh si moment të shtet bërjes. Ne do vazhdojmë ta mbështesim fuqimisht këtë proces të barazisë para ligjit. Aleanca me BE është garanci absolute për këtë," tha Rama.

1 VITE ME PARE

"Vetëm PS mund të anëtarësojë vendin në BE"/ Kaja Kallas 'rrëzon' Ramën: Duhet bashkëpunim i të gjitha palëve

Shefja e diplomacisë evropiane në Tiranë/ Kallas: Duhet
Kaja Kallas

TIRANË- Kryenegociatorja e BE-së Kaja Kallas ka hedhur poshtë pretendimet e kryeministrit Edi Rama se vetëm PS-ja mund të anëtarësojë vendin në BE. Në përgjigjen për pyetjet nga gazetarët, Kallas deklaroi se duhet bashkëpunim i të gjitha palëve politike për ta realizuar integrimin e Shqipërisë në BE.

"Unë vij nga një vend që e ka kryer rrugëtimin e vet drejt BE dhe është tashmë shtet anëtar, Është qartë që në këtë rrugëtim duhet në fakt bashkëpunimi i të gjitha palëve sepse në fakt duhen zbatuar disa reforma shumë të vështira, që duhen zbatuar plotësisht dhe për këtë duhet mbështetje e përkrahje e plotë. Ajo që kuptoj unë këtu është që në Shqipëri qytetarët e kanë dhënë mbështetjen e tyre, përkrahjen e tyre në rrugëtimin e Shqipërisë dhe anëtarësimin e saj në BE. Një mbështetje e gjerë dhe kjo është gjë që shqiptarët duan ta arrijnë, për këtë duhen reforma të vështira që kërkojnë mbështetjen e të gjithëve në shoqëri Ky është obejkti përfundimtar, jo thjesht reforma por edhe zbatimi i tyre që kërkon mbështetje të plotë të partive politike," tha Kallas.

1 VITE ME PARE

Tarifat e SHBA-së për Shqipërinë/ Rama: Nuk ka arsye për shqetësim, jemi komod

Shefja e diplomacisë evropiane në Tiranë/ Kallas: Duhet
Edi Rama

TIRANËKryeministri Edi Rama ka komentuqar sot tarifat e vendosura nga SHBA për Shqipërinë. Teksa është pyetur në lidhje me tarifën 10%, Rama theksoi se nuk ka asnjë për tu shqetësuar. Ndërkohë që shtoi se tarifat e reja të vendosura janë komode për pozicionin e Shqipërisë. 

“BE nuk vendos se kush fiton zgjedhjet në Shqipëri. Por nuk ka forcë tjetër që e kryen dot këtë mision. Nuk është BE ajo që e përcakton. Në 11 maj, do thoni ato që do thonë ehdhe qytetarët. Qasja jonë ndaj gjithë kësaj politike të re që po bëhet me tarifat, është e thjeshtë dhe komode për pozicionin tonë, për volumin e tregtisë që kemi me SHBA. Ne nuk kemi arsye të kemi asnjë shqetësim”, theksoi ai.

1 VITE ME PARE

Anëtarësimi në BE/ Rama: Ambicia jonë është hapja e të gjithë grup kapitujve këtë vit

Shefja e diplomacisë evropiane në Tiranë/ Kallas: Duhet
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se se ambicja e qeverisë është që të hapen të gjitha grup-kapitujt e BE-së brenda këtij viti. Gjatë fjalës në konferencën me kryenegociatoren Kaja Kallas, Rama theksoi plani i qeverisë është një periudhë 2-vjeçare ratifikimesh, e cila konkludon në 2030 anëtarësimin në BE. 

“Ne kemi, një plan të dakordësuar me BE, për të mbyllur negocitatat në 2027. Nga momenti që mbyllen negociatat, komisioni i rekomandon vendeve anëtare, anëtarësimin. Çdo vend anëtar merr rekomandimin. Ajo që ne parashohim, është një periudhë dy vjeçare ratifikimesh, që konkludon në 2030, me BE. Plani është krejtësisht i qartë. Pjesa jonë është që të mbyllim negociatat me sukses në 2027. Po punojmë çdo ditë e këtë. Ambicia është që të hapim të gjithë grup kapitujt brenda vitit. Kjo lidhet edhe me punën tonë, puna jonë nuk duhet të ndërpritet asnjë moment, kjo është logjika. Në momentin që anëtarësohemi në BE, marrim edhe pasaportën evropiane. Në këtë pikë, unë mendoj se nuk na ndal askush, dhe nuk do na ndalë askush. Në 11 maj do marrim rezultatin e nevojshëm për ta çuar përpara këtë proces”, tha Rama.

1 VITE ME PARE

Shqipëria në BE në vitin 2030? Kallas: Është realiste nëse bëhen detyrat e shtëpisë

Shefja e diplomacisë evropiane në Tiranë/ Kallas: Duhet
Kaja Kallas

TIRANË- Kryenegociatorja e BE-së Kaja Kallas është pyetur nëse mund të anëtarësohet Shqipëria në BE brenda vitit 2030. Gjatë konferencës për mediat me kryeministrin Rama, Kallas theksoi se ky synim është realist nëse të gjithë bëjnë detyrat e shtëpisë. Më tej, Kallas theksoi se sundimi i ligjit është skajshmërisht i rëndësishëm dhe themel për begatinë e një vendi. 

"2030 a është objektiv? Po është nëse ne te gjithë do ndërmarrim hapat e duhura. Pra, Shqipëria me reformat e saj. Sundimi i ligjit është skajshmërisht i rëndësishëm, është themel i begatisë së një vendi. Kjo është edhe në të mirën e Shqipërisë. Është realiste nëse të gjithë bëjmë detyrat e shtëpisë," tha Kallas.

1 VITE ME PARE

Zhvillimet në rajon, Kallas: Nuk mund të ketë ecuri pa normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi!

Shefja e diplomacisë evropiane në Tiranë/ Kallas: Duhet
kaja kallas

TIRANË- Shefja e diplomacisë evropiane, Kaja Kallas në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama foli edhe lidhur me zhvillimet në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Kallas u shpreh se nuk mund të ketë ecuri pa normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Ajo bëri me dije se pasditen e sotme do të vizitojë edhe Bosnje Hercegovinë dhe do të zhvillojë takim me palët atje për qartësimin e situatës dhe tensioneve. 

“Ne diskutuam edhe zhvillimet në rajon. I vlerësoj këshillat, komentet që më keni dhënë për situatat në Ballkanin Perëndimor. Në lidhje me Kosovën dhe Serbinë, nuk mund të ketë ecuri pa normalizimin e marrëdhënieve të dy vendeve. Do të shkoj pasdite në Bosnje dhe do të takohem me palët atje që të qartësohet situata. Jam mirënjohëse që jam këtu dhe mezi pres të vij në takimin e komnitetit politik evropian”, tha ajo.

1 VITE ME PARE

Rama batuta me Kaja Kallas: Ne kemi diellin, ju sollët të ftohtin. Kryenegociatorja: Ndoshta ka ardhur nga veriu

Shefja e diplomacisë evropiane në Tiranë/ Kallas: Duhet
Kallas dhe Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë disa batuta me kryenegociatoren e BE-së Kaja Kallas, gjatë konferencës për mediat. Teksa ishte në fund të fjalës së tij, Rama theksoi se ky takim erdhi me një kombinim të çuditshëm mes diellit dhe të ftohtit. Ndërkohë që Kallas, iu kthye Ramës duke i thënë se në Bruksel nuk është ftohtë.  

Rama: Është një vizitë që solli një kombinim pak të çuditshëm për ne midis diellit dhe të ftohtit. Ne kemi vendosur diellin, ti ke sjellë të ftohin nga Brukseli, por të jesh e bindur që herës tjetër do të ketë vetëm diell dhe s’do të ketë më vend për të ftohtin.

Kallas: Brukseli nuk kishte të ftohtë, kështu që mund të ketë ardhur nga Veriu.

1 VITE ME PARE

"Përmbushja e reformave e vetmja rrugë për anëtarësim", Kallas: E ardhmja e Shqipërisë është në BE

Shefja e diplomacisë evropiane në Tiranë/ Kallas: Duhet
kaja kallas

TIRANË- Shefja e politikës së Jashtme të Bashkimit Europian, Kaja Kallas po zhvillon sot një konferencë të përbashkët për mediat me kryeministrin Edi Rama. Gjatë fjalës së saj, Kallas u shpreh se Shqipëria është një aleate e Bashkimit Europian. 

Ajo u shpreh se BE ka dëshirë të zhvillojë bashkëpunimin si për të luftuar kërcënime hibride, apo sulmet kibernetike. Kallas tha se nuk ka rrugë të shkurtër për në BE, përveçse duke përmbushur reformat. Ajo deklaroi se ardhmja e Shqipërisë është në BE.

"Shqipëria është një aleate e Bashkimit Europian. Vendimi për të zbatuar sanksionet ndaj Rusisë tregon përkushtimin tuaj ndaj vlerave të BE e kuptoj se nuk është gjithnjë e lehtë për t’u bërë politikisht.  BE është e angazhuar sa i përket Shqipërisë, bashkëpunimi sjell të mira për të dy palët. Jemi partneri më i fortë tregtar. Sot lancojmë edhe dialogun e parë BE – Shqipëri për sigurinë dhe mbrojtjen, është një hap i rëndësishëm. Kemi dëshirë të zgjerojmë bashkëpunimin si për të luftuar kërcënime hibride, apo sulmet kibernetike.

13 milionë euro me anë të mekanizmit europian të paqes për FA në Shqipëri. Bashkëpunimi ynë shkon përtej sigurisë, Shqipëria ka një axhendë ambicioze, për anëtarësim brenda dy viteve të ardhshme. Nuk ka ndonjë rrugë të shkurtër për në BE përveçse përmbushjes së reformave. Keni mbështetjen tonë të plotë për grup kapitujt e tjerë. E ardhmja e Shqipërisë është në Bashkimin Europian.", tha Kallas. 

1 VITE ME PARE

"Kemi prekur çështjen e bashkëpunimit në fushën e sigurisë", Rama: Lufta është kërcënim real

Shefja e diplomacisë evropiane në Tiranë/ Kallas: Duhet
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se në bisedimin e shefen e BE-së, Kaja Kallas, kanë diskutuar dhe për fushën e sigurisë. Gjatë fjalës në konferencën me kryenegociatoren Kaja Kallas, Rama theksoi se tashmë dihet që lufta është një kërcënim real në botë dhe se Evropa duhet që të forcohet. Rama shtoi se partneriteti për sigurinë dhe mbrojtjen është hap i rëndësishëm. 

“Kemi prekur edhe çështjen e bashkëpunimit strategjik në fushën e sigurisë. Siguria është temë gjithnjë e më qendrore në politikën e BE. Dua ta përsëris që në një anketë të fundit në vendet e BE, për popullaritetin e BE, qrezulton se pikërisht, që nga 1983, mbështetja e BE nga opujt që e përbëjnë, është më e larta ndonjëherë. Popujt e Evropës, sot më shumë, e ndjejnë që lufta nuk është film bardh e zi i së shkuarës, por është një kërcënim real që Evropa duhet të forcohet. Pjesë e këtij angazhimni është edhe Shqipëria, në përmasën e vet. Dua të theksoj se partneriteti për sigurinë dhe mbrojtjen, është hap që pasohet nga të tjera hapa, dhe dialogu do të jetë kosntante e vazhdueshme”, tha Rama.

1 VITE ME PARE

"Mes nesh dhe BE nuk ka asnjë problem" Rama: Kemi të domosdoshëm unitetin e gjithë rajonit

Shefja e diplomacisë evropiane në Tiranë/ Kallas: Duhet
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se është e domosdoshme që i gjithë rajoni i Ballkanit të jetë në unitet. Gjatë fjalës në konferencën me kryenegociatoren Kaja Kallas, Rama tha se mes Shqipërisë dhe BE-së nuk ka asnjë çështje të hapur dhe ka një linjëzim të plotë. Por më tej, Rama shtoi se të gjitha vendet kanë synim anëtarësimin në BE. 

"Kënaqësi e posaçme që të kemi sot në Tiranë në këtë vizitë të parë në vendin tonë përfaqësuesen e lartë të Komisionit Europian. Mirëseerdhe në Shqipëri, më vjen mirë që më në fund e mbajte fjalën. Kemi patur një takim si gjithmonë shumë pozitiv. Mes nesh dhe BE nuk ka asnjë problem apo çështje të hapur, kemi një linjëzim të plotë për të gjitha aspektet gjë që shprehet edhe në politikën e jashtme të Shqipërisë. Kemi folur për sfidën e madhe drejt anëtarësimit në BE, për kalendarin shumë ambicioz, ashtu sikundër folëm për rajonin dhe problematikat në rajon. Kemi të domosdoshëm unitetin dhe stabilitetin e gjithë rajonit. Të gjithë vendet kanë synim të shpallur anëtarësimin në BE. Është një pikë referemi e dobishme për të kuptuar edhe politikën e ditës dhe hapat që duhet të ndjekim, që gjithë ky rajon të bëhet pjesë e bashkuar të familjes europiane," tha Rama. 

 

1 VITE ME PARE

VIDEO/ Shefja e diplomacisë së BE, Kaja Kallas zhvillon takim me Ramën në Kryeministri

Shefja e diplomacisë evropiane në Tiranë/ Kallas: Duhet
takimi

TIRANË- Shefja e diplomacisë së Bashkimit Europian, Kaja Kallas ka zhvilluar takim me kryeministrin Edi Rama. Në takim ishin të pranishëm edhe ambasadori i BE në Tiranë, Silvio Gonzato, ministri i Jashtëm, Igli Hasani dhe zëvendëskryeministrja dhe njëkohësisht ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku.

Pas këtij takimi, në sallën COD në kryeministri, pritet të zhvillohet firmosja e marrëveshjes për financimin e hekurudhës Durrës – Rrogozhinë, pjesë e Korridori VIII, një projekt i rëndësishëm për zhvillimin e infrastrukturës dhe lidhjes më të mirë të Shqipërisë me rrjetin evropian të transportit. Firmosja e marrëveshjes do të pasohet nga një konferencë e përbashkët për shtyp në orën 10:25.

 
1 VITE ME PARE

Shefja e diplomacisë së BE viziton sot Tiranën, zbardhet axhenda e takimeve të Kaja Kallas

Shefja e diplomacisë evropiane në Tiranë/ Kallas: Duhet
kaja kallas

TIRANË- Përfaqësuesja e Lartë për Politika të Jashtme dhe Siguri e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, nga 7 deri më 9 prill do të vizitojë disa shtete në Ballkanin Perëndimor. Në vizitën e parë të saj në rajon si shefe e diplomacisë evropiane, Kallas do të qëndrojë në Mal të Zi, Shqipëri dhe Bosnje e Hercegovinë.

Ditën e sotme, Kallas vjen në Shqipëri dhe do të ketë takime me presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin, Edi Rama.  Diplomatja evropiane pritet të mbërrijë në presidencë në orën 08:50, kur është parashikuar takimi me presidentin. Më pas, në orën 09:30, do të mbajë takimin me kryeministrin.

Pas këtij takimi, në orën 10:10, në sallën COD në kryeministri, pritet të zhvillohet firmosja e marrëveshjes për financimin e hekurudhës Durrës – Rrogozhinë, pjesë e Korridori VIII, një projekt i rëndësishëm për zhvillimin e infrastrukturës dhe lidhjes më të mirë të Shqipërisë me rrjetin evropian të transportit. Firmosja e marrëveshjes do të pasohet nga një konferencë e përbashkët për shtyp në orën 10:25.

Kryediplomatja e BE do të takohet gjithashtu edhe me ministrin e Jashtëm Igli Hasani dhe atë të Mbrojtjes Pirro Vengu. Kallas do të marrë pjesë gjithashtu edhe në forumin e dialogut Shqipëri-BE për politikën e sigurinë dhe më pas në ceremoninë e marrëveshjes me Bankën Europiane të Investimeve, thuhet në faqen zyrtare të Komisionit Evropian për kalendarin e punimeve dhe takimeve.

kaja kallas edi rama tirane

Sondazh

Poll

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Deleted video

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci