Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korinth, ku një 17-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pas një sherri me një të ri grek. • Sipas autoriteteve greke, shqiptari Aleks Vangjeli, është paraqitur në spital me plagë ne zonën e barkut. • Fillimisht ai deklaroi se ishte përplasur me makinë. Shqiptari u dërgua me ambulancë drejt Athinës, por fatkeqësisht nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra. • Në të njëjtën kohë në një klinikë private në Korinth u paraqit edhe një 19-vjeçar grek, po ashtu i lënduar me thikë. • Sipas mediave greke, 19-vjeçari i plagosur i ka treguar policisë, se si u sulmua ai dhe shoku i tij nga i njëjti person, një 17-vjeçar. • Ndërsa, nëna e të miturit që është identifikuar si autor nga 19-vjeçari ndodhet në komisariat dhe po jep dëshminë. • Gjithashtu sipas raportimeve, grupi i viktimës ishte takuar me grupin e autorit të dyshuar për të “zgjidhur” një vjedhje që kishte ndodhur disa kohë më parë, pa u sqaruar ende roli i secilit në këtë çështje. • Pas tragjedisë, autori është arrestuar, konkretisht i mituri u paraqit në stacionin e policisë pak pas orës 18:00, duke u thënë oficerëve se ai është autori. • Ndërkohë policia po heton shkaqet e plota të incidentit që përfundoi me tragjedi.
4 artikuj për këtë temë.
GREQI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një 17-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pas një përleshje e dhunshme në Lutraqi, Lutrak. Detaje të reja janë mësuar në lidhje me këtë ngjarje. 19-vjeçari i plagosur ka treguar autorin e vrasjes së 17-vjeçarit me origjinë nga Berati. Ai i ka dhënë policisë informacione të rëndësishme për hetimin dhe me autorin e ngjarjes së rëndë.
Fillimisht 17-vjeçar u transportua në spital nga një i afërm, megjithatë pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai ndërroi jetë nga plagët e marra. Ndërsa, 19-vjeçari i plagosur fillimisht u paraqit në Spitalin e Lutrakut.
Mediat greke shkruajnë se ai kishte marrë lëndime në bark dhe gjoks. Ai kishte thënë para bluzave të bardha se ishte dëmtuar për shkak të një aksidenti me makinë, por pas konstatimit mjekët kuptuan se plagët vinin nga përdorimi i një mjeti prerës.
Mjeku, kryetar i Shoqatës Mjekësore të Korintit dhe Zëvendësguvernatori Rajonal i Peloponezit në fushën e Shëndetësisë, Chrysovalantis Mellos, në një deklaratë ekskluzive për Korinthostv.gr iu referua gjerësisht ngjarjes tragjike me vdekjen e një 17-vjeçari në Loutraki dhe plagosjen e rëndë të një 19-vjeçari.
Mellos në deklaratat e tij theksoi se 19-vjeçari, jeta e të cilit nuk është më në rrezik, ka ardhur i pari në Qendrën Shëndetësore të Loutrakit dhe ka pasur lëndime nga një send i mprehtë në gjoks dhe bark, ndërsa është konsideruar e nevojshme transferimi i tij në një spital në Atikë.
17-vjeçari u dërgua i vdekur në spitalin e Korintit rreth orës 6 të mëngjesit të së premtes. Sipas Mellos, i riu duket se iu nënshtrua plagëve në gjoks, pak orë para se të dërgohej në spital. Deri në këtë kohë, autoritetet policore janë në këmbë dhe po përpiqen të zbardhin rastin që ka tronditur Korintinë dhe gjithë Greqinë. Autoritetet greke po hetojnë më shumë mbi rastin./Dosja.al

GREQI- Autori që vrau 17-vjeçarin shqiptar Aleks Vangjelin dhe plagosi një 19-vjeçar është arrestuar. Konkretisht, i mituri u paraqit në stacionin e policisë pak pas orës 18:00, duke u thënë oficerëve se ai është autori.
"Erdha të dorëzohem, unë jam ai që po kërkoni për therjen", tha ai.
Midis personave që po merret në pyetje është edhe nëna e të riut , i cili ishte identifikuar si autor i krimit nga 19-vjeçari i plagosur. Sipas këtyre raportimeve, nëna e të riut që po kërkohej i kishte thënë policisë se djali i saj, edhe nëse ishte i përfshirë, nuk kishte qëllim vrasjeje.
Ngjarja ka ndodhur, pasi grupi i viktimës është takuar me grupin e autorit të krimit me qëllim që t'i "gjejë" ata për një vjedhje që kishte ndodhur në periudhën e mëparshme, pa u sqaruar përfshirja e secilit person në këtë rast.
Sipas mediave greke, 19-vjeçari i plagosur i ka treguar policisë, se si u sulmua ai dhe shoku i tij nga i njëjti person, një 17-vjeçar, ndërsa nëna e të miturit ndodhej në stacion dhe po jepte dëshmi./Dosja.al

GREQI- Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e 17-vjeçarit shqiptar Aleks Vangjeli dhe plagosja e një 19-vjeçari në Greqi. Siç u raportua, vëllai i 17-vjeçarit e dërgoi të miturin në spital, por ai fatkeqësisht kishte ndërruar jetë, si pasojë e një goditjeje me thikë në zonën e kraharorit.
Ndërkohë, 19-vjeçari mik i 17-vjeçarit, u dërgua gjithashtu në të njëjtin spital me plagë nga thika dhe iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale. Sipas mediave greke, 19-vjeçari i plagosur i ka treguar policisë, se si u sulmua ai dhe shoku i tij nga i njëjti person, një 17-vjeçar.
Ndërsa, nëna e të miturit që është identifikuar si autor nga 19-vjeçari ndodhet në komisariat dhe po jep dëshminë. Gjithashtu sipas raportimeve, grupi i viktimës ishte takuar me grupin e autorit të dyshuar për të “zgjidhur” një vjedhje që kishte ndodhur disa kohë më parë, pa u sqaruar ende roli i secilit në këtë çështje.
Sipas burimeve, bëhet fjalë për gjithsej pesë persona të përfshirë në konflikt. Një mjek nga Spitali i Korinthit deklaroi se, sipas vlerësimit të kolegëve të tij, 17-vjeçari kishte ndërruar jetë disa orë para se të transportohej në spital. Ai kishte një plagë pranë zemrës, ndërsa mjeku theksoi se përgjigjet përfundimtare do të jepen nga ekzaminimi mjeko-ligjor./Dosja.al
GREQI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korinth, ku një 17-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pas një sherri me një të ri grek. Protothema shkruan se shqiptari Aleks Vangjeli, është paraqitur në spital me plagë ne zonën e barkut. Fillimisht ai deklaroi se ishte përplasur me makinë.
Ai u dërgua me ambulancë drejt Athinës, por fatkeqësisht nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra. Në të njëjtën kohë në një klinikë private në Korinth u paraqit edhe një 19-vjeçar grek, po ashtu i lënduar me thikë, ku po ashtu deklaroi se është përfshirë në një aksident.
Ende nuk dihen shkaqet e përleshjes mes ty të rinjve, por dyshohet se mes tyre ka pas sherr për motive të dobëta./Dosja.al