Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
• Një sherr mes dy turqve ka ndodhur në zonën e Saukut në Tiranë, i cili ka agravuar deri në përdorimin e pistoletës, ku si pasojë ka mbetur i plagosur njëri prej tyre. • Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në ambientet e një lokali dhe i lënduari, Halil Uçar ka marrë plagë në shpatull. • Sipas informacioneve, Uçar është dërguar për mjekim të specializuar në një spital privat. • Fatmirësisht i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që grupi hetimor po punon për kapjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
3 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja me armë zjarri në Sauk. Bëhet me dije se i plagosur ka mbetur Halil Uçari, i cili gjatë konfliktit me një shtetas tjetër turk është qëlluar në shpatull.
Gjendja e tij shëndetësore paraqitet stabël dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për kapjen e autorit si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit./Dosja.al
TIRANË- Policia ka reaguar zyrtarisht në lidhje me plagosjen e raportuar pak më parë në Tiranë. Blutë sqarojnë, se rreth orës 19:25, është paraqitur për mjekim në spital një shtetas turk. Mësohet se 39-vjeçari me iniciale H. U është plagosur me armë zjarri në një lokal në Sauk.
Fatmirësisht, 39-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Informacion paraprak. Më datë 09.03.2026, rreth orës 19:25, është paraqitur për mjekim në spital shtetasi i huaj turk H. U, 39 vjeç, i cili dyshohet se është plagosur me armë zjarri në një lokal në Sauk.
39-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit./Dosja.al
TIRANË- Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë. Konkretisht ngjarja ka ndodhur në një restorant në zonën e Saukut të Vjetër. Si pasojë e të shtëneve, i plagosur ka mbetur një shtetas turk.
Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor. Zona është rrethuar nga policia dhe po kryhen veprimet e para procedurale për zbardhjen e plotë të ngjarjes, si dhe për identifikimin e autorit apo autorëve të mundshëm./Dosja.al