LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Shkodra tronditet sërish nga një atentat/ 2 viktima dhe 2 të plagosur, vihet në pranga autori! Vëllai i Denis Bajrit dyshohet se ishte shënjestra e plumbave

• Shkodra është tronditur ditën e sotme nga një tjetër atentat me armë zjarri. • Një person është qëlluar për vdekje me breshëri plumbash në një lokal pranë bashkisë Shkodër, ndërsa janë publikuar pamje nga vendi i ngjarjes. • Viktima është identifikuar si Armando Pali, i cili mësohet se ishte punonjës i IKMT-së në Shkodër dhe më parë ka qenë dhe anëtar i Këshillit Bashkiak. • Nga breshëria e plumbave mbetën të plagosur edhe tre të tjerë. • Bilanci i viktimave u rrit rreth një orë pas ngjarjes, pasi Liridon Kraja një nga të plagosurit ndërroi jetë në spital. • Dy të tjerët Erogen Vaso Brajovic dhe Meri Kaceri vijojnë të trajtohen me ndihmë mjekësore. • Liridon Kraja raportohet se ishte shoferi dhe shoqëruesi i Erogen Vasos, i cili dyshohet se ishte dhe shënjestra e atentatit të rëndë. • Vaso njihet si anëtar i grupit kriminal të Bajrave dhe është vëllai i Denis Bajrit, i cili u ekstradua nga Dubai në korrik të këtij viti. • 37-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, dhe rezulton si një person me rrezikshmëri shumë të lartë shoqërore. • Bajri akuzohet nga GJKKO për një sërë veprash penale në fushën e krimeve kundër personit, të kryera në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe për armëmbajtje pa leje. • Denis Bajri (Brajoviç) dyshohet se është autor i vrasjes së Gjon Ndojt (Boriçi), ngjarje e cila ka ndodhur më 9 Gusht të viti 2020 në Shkodër. • Dyshimet janë se ekzekutimin e Ndojit, Bajri e bëri me porosi të Ervis Martinajt. • Ndërkohë autori i vrasjes së sotme, Ragip Gila, 29-vjeç është arrestuar nga policia pak pas krimit që kreu. • Teksa ishte në lëvizje me motor, Gila qëlloi më breshëri plumbash në lokalin ku gjeti vdekjen e menjëhershme Armando Pali. • Më pas autori arriti që të largohet me një automjet tip BMË ngjyrë gri, me të cilin u aksidentua në dalje të qytetit teksa po tentonte t'i ikte policisë. • Pas aksidentit ka tentuar që të ikë në këmbë drejt lumit Kir, por është kapur nga forcat Shqiponja. • Ky është atentati i ndodhur brenda pak ditësh në qendër të Shkodrës, pasi pak ditë më parë u ekzekutua, Kristjan Kola, vrasje e cila nuk është zbardhur ende.

16 artikuj për këtë temë.

10 MUAJ ME PARE

Ekzekutoi dy persona dhe plagosi dy të tjerë/ Dalin PAMJET e Ragip Gilës teksa largohet nga vendngjarja

Shkodra tronditet sërish nga një atentat/ 2 viktima dhe 2 të
pamje nga vendngjarja

SHKODËR- Janë publikuar edhe pamjet kur autori Ragip Gila largohet nga vendngjrja. Konkretisht Gila ndodhet në lagjen “Serreq” dhe largohet në drejtim të lagjes Skënderbeg, me mjetin tip BMV që ia ka marrë me forcë një qytetari pasi kreu krimin.


Siç shihet edhe në pamje makina duket se është e aksidentuar në pjesën para pasi autori tentoi t'i të largohej nga venngjarja, por u përplas me një automjet tjetër gjatë tentativës për tu arratisur.

Gila pasi ka mbërritur në afërsi të lumit Kir ka dalë nga makina dhe ka tentuar të largohet në këmbë, por pas disa minutash ndjekjeje u arrestua nga policia. Nga atentati mbeti e plagosur kamerierja 25-vjeçare Meri Kaceri dhe Erogen Brajoviç. Ndërkohë, i vdekur mbeti Armando Pali, dhe Liridon Kraja,  truproja i Eugen Vasos Brajoviç. 

 

10 MUAJ ME PARE

Mori tre plumba në bark, Erogen Vaso niset për ndërhyrje urgjente dhe mjekim të specializuar te spitali i Traumës

Shkodra tronditet sërish nga një atentat/ 2 viktima dhe 2 të
erogen vaso

TIRANË- Erogen Vaso Barjoviç, anëtar i grupit kriminal të Bajrave, i cili mbeti i plagosur nga atentati i ndodhur paraditen e sotme në Shkodër, është nisur për mjekim më të specializuar të spitali i Traumës. Vaso ka marrë tre plumba në trup, të cilët kanë prekur arteriet kryesore, duke e bërë të nevojshme një ndërhyrje emergjente që realizohet vetëm tek spitali i Traumës. 

Erogen Vaso është vëllai i Denis Brajoviç (Bajri). Ky i fundit u ekstradua nga Dubai në korrik të këtij viti. 37-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, dhe rezulton si një person me rrezikshmëri shumë të lartë shoqërore. Bajri akuzohet për një sërë veprash penale në fushën e krimeve kundër personit, të kryera në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe për armëmbajtje pa leje.

GJKKO i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale: "Vrasja me paramendim", kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal; "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve"; "Grupi i strukturuar kriminal"; "Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale"; dhe "Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje", kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal.

Në përfundim të procedurave të ekstradimit 37-vjeçari iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme së Burgjeve. Denis Bajri (Brajoviç) dyshohet se është autor i vrasjes së Gjon Ndojt (Boriçi), ngjarje e cila ka ndodhur më 9 Gusht të viti 2020 në Shkodër. Dyshimet janë se ekzekutimin e Ndojit, Bajri e bëri me porosi të Ervis Martinajt.

Viktima të atentatit të sotëm mbetën Armando Pali dhe Liridon Kraja, ndërsa u plagos edhe një kamariere 25- vjeçare, Meri Kaceri.

10 MUAJ ME PARE

 Atentati në Shkodër/ Autori dyshohet se veproi i vetëm, qëlloi brenda lokalit, i vuri armën një kokë një qytetari për tu larguar me makinë 

Shkodra tronditet sërish nga një atentat/ 2 viktima dhe 2 të
Ragip Gila

SHKODËR- Detaje të reja janë zbardhur lidhur me atentatin mafioz në Shkodër. Mësohet se autori Ragip Gila, që vrau Armando Palin dhe Liridon Krajën në një lokal në Shkodër, si dhe plagosi Erogen Brajoviç i dyshuar si shënjestra dhe kamarieren 25-vjeçare Meri Kaceri, dyshohet se ka vepruar i vetëm.

29-vjeçari ka qenë me motor kur ka qëlluar me breshëri plumbash dhe më pas ka arritur të marrë një automjet tip BMV nën kërcënimin e armës. Konkretisht i riu pasi ka qëlluar brenda lokalit ka dalë nga një derë dytësore dhe ka ecur në këmbë me armë në dorë për afro 300 metër nga lokali në pjesën e rrugës Don Bosko deri në Perash.

Më pas ka grabitur një automjet duke i vënë armën në kokë drejtuesit të makinës. Gila me makinën e grabitur ka tentuar që të largohet, por ka bërë aksident në zonën e Sarreqit dhe më pas policia i është vënë në ndjekje duke e arrestuar poshtë shinave të trenit në shtratin e lumit Kir.

10 MUAJ ME PARE

U vra në atentatin mafioz sot në Shkodër/ Del FOTOJA e viktimës së dytë, shoqërues i Erogen Vasos

Shkodra tronditet sërish nga një atentat/ 2 viktima dhe 2 të
Liridon Kraja

SHKODËR- Personi që shihni në foto është Liridon Kraja, truproja i Eugen Vasos Brajoviç. 31-vjeçari mbeti i vrarë mëngjesin e sotëm gjatë atentatit mafioz në mes të Shkodrës.

Nga atentati mbeti e plagosur edhe kamerierja 25-vjeçare Meri Kaceri. Ndërkohë, i vdekur mbeti Armando Pali, dhe Liridon Kraja. Ndërkohë autori 29-vjeçar, Ragip Gila u vu në pranga disa minuta pas ngjarjes.

10 MUAJ ME PARE

Dyshohet se ishte shënjestra e atentatit, por mbeti i plagosur/ Del FOTOJA e Erogen Brajoviç, vëllai i Denis Brajoviç

Shkodra tronditet sërish nga një atentat/ 2 viktima dhe 2 të
 Erogen Vaso

SHKODËR- Personi që shihni në foto është Erogen Vaso alias Erogen Brajoviç, i cili mbeti i plagosur në atentatin me armë zjarri mëngjesin e kësaj të hëne në Shkodër. 43 vjeçari dyshohet se ishte edhe shënjestra e atentatit, por u vranë dy të tjerë. 

Erogen Brajoviç, është anëtar i grupit të Bajrave dhe vëllai i Denis Bajrit, i akuzuar për vrasjen e Gjin Ndojit në vitin 2020 në Shkodër. Konkretisht të vrarë mbetën të Armando Pali dhe Liridon Kraja, ndërsa të plgosur mbetën Erogen Brajoviç dhe Meri Kaceri.

Gjithashtu autori Ragib Gila është vënë në pranga pas disa minutash ndjekjeje dhe sipas bluve është sekuestruan një armë zjarri automatike.

10 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Dalin pamjet nga arrestimi i autorit të atentatit në Shkodër, efektivët ndjekin Ragip Gilën me armë në duar

Shkodra tronditet sërish nga një atentat/ 2 viktima dhe 2 të
pamje nga arrestimi

SHKODËR- Janë publikuar pamjet e arrestimit të Ragip Gilës, autorit të vrasjes që tronditi paraditen e sotme Shkodrën. Siç shihet edhe në pamjet, disa efektivë me armë në duar kanë ndjekur autorin deri në lumin Kir, ku dhe e kanë vënë në pranga. 

Teksa ishte në lëvizje me motor, Gila qëlloi më breshëri plumbash në lokalin ku gjeti vdekjen e menjëhershme Armando Pali. Më pas autori arriti që të largohet me një automjet tip BMW ngjyrë gri, me të cilin u aksidentua në dalje të qytetit teksa po tentonte t'i ikte policisë.  Pas aksidentit ka tentuar që të ikë në këmbë drejt lumit Kir, por është kapur nga forcat Shqiponja.

Ndërkohë nga të shtënat ka ndërruar jetë në spital edhe Liridon Kraja, i cili ishte shoqëruesi i Erogen Vasos. Ky i fundit mbeti i plagosur bashkë më nje grua, Meri Kaceri që po pinte kafe në lokalin ku ndodhi atentati. 

10 MUAJ ME PARE

Vrasja me dy viktima dhe dy të plagosur në Shkodër/ Momenti kur të plagosurit merren me barrela  (VIDEO)

Shkodra tronditet sërish nga një atentat/ 2 viktima dhe 2 të
pamje nga vendngjarja

SHKODËR- Janë publikuar pamjet nga vrasja në Shkodër, ku dy persona humbën jetën dhe dy të tjerë mentën të plagosur. Siç shihet në pamje të lënduarit janë transportuar me urgjencë në spital, ndërsa në vendngjarje humbi jetën Armando Pali, punonjësit i IKMT-së.


Ndërsa viktimë e dytë e këtij atentati mbeti 31-vjeçari Liridon Kraja (Lushi), i cili ndërroi jetë prej plagëve të marra në spital. Ndërkohë, të plagosur mbetën Erogen Vaso (Brajoviq), vëllai i të arrestuarit Denis Brajoviç dhe kamerierja e lokalit, Meri Kaceri, të cilët po marrin ndihmë mjekësore.


Ndërkohë është vënë në pranga edhe autori i ngjarjes, Ragip Gila, i cili tentoi të arratisej në zonën dhe gjatë tentativës për arratisje u aksidentua. Policia bëri gjithashtu me dije se pas disa minutash ndjekjeje, është bërë e mundur edhe kapja e autorit Ragib Bila dhe është sekuestruan një armë zjarri automatike.

 

10 MUAJ ME PARE

Vrasja në Shkodër/ Viktima e dytë, truprojë e anëtarit të grupit të Bajrit

Shkodra tronditet sërish nga një atentat/ 2 viktima dhe 2 të
pamje nga vendngjarja

SHKODËR- Detaje të reja janë zbardhur lidhur me atentatin në Shkodër, ku dy persona humbën jetën dhe dy të tjerë mbetën të plagosur. Mësohet se personi që ndërroi jetë në spital është truproja e anëtarit të grupit të Bajrit, Erogen Vasos Brajoviç.

Nga atentati mbeti e plagosur edhe kamerierja 25-vjeçare Meri Kaceri. Ndërkohë, i vdekur mbeti Armando Pali, dhe Liridon Kraja (Lushi) 31-vjeç, truproja e Erogen Brajoviç. Ndërkohë autori 29-vjeçar, Ragip Gila u vu në pranga disa minuta pas ngjarjes 

10 MUAJ ME PARE

Vrasja në Shkodër me dy viktima dhe 2 të plagosur/ Reagon policia: Autorit iu sekuestrua një armë zjarri automatike

Shkodra tronditet sërish nga një atentat/ 2 viktima dhe 2 të
pamje nga vendngjarja

SJKODËR- Polica ka dalë një njoftim zyrtar lidhur me vrasen në Shkodër, ku dy persona humbën jetën dhe dy të tjerë mbetën të plagosur.  Konkretisht të vrarë mbetën të Armando Pali dhe Liridon Kraja, ndërsa mes të plagosurve është edhe Erogen Vaso alias Brajoviç, vëllai i të arrestuarit Denis Brajoviç dhe një kamariere.

Sipas bluve pas disa minutash ndjekjeje, është bërë e mundur edhe kapja e autorit Ragib Gila dhe është sekuestruan një armë zjarri automatike.

Njoftimi i policisë:

Shkodër / Informacion paraprak Rreth orës 08:50, në lagjen “Qemal Stafa”, në ambientet e jashtme të një lokali, dyshohet se shtetasi R. G. ka qëlluar me armë zjarri dhe si pasojë janë plagosur shtetasi E. V. (B.), 43 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, si dhe shtetasja M. K., 25 vjeçe, e cila është dëmtuar lehtë.

Gjithashtu, si pasojë e të shtënave, ka humbur jetën në vendngjarje shtetasi A. P., ndërsa në Spitalin Rajonal Shkodër ka ndërruar jetë edhe shtetasi L. K. (L.), 31 vjeç.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe janë vënë në ndjekje të autorit. Pas disa minutash ndjekjeje, bënë të mundur kapjen e tij dhe sekuestruan një armë zjarri automatike. Ndërkaq, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

10 MUAJ ME PARE

Masakër me dy të vrarë dhe dy të plagosur në mes të Shkodrës/ Autori u aksidentua në tentativë për t’i ikur policisë, tentoi të arratisej në këmbë nga lumi

Shkodra tronditet sërish nga një atentat/ 2 viktima dhe 2 të
pamje nga vendngjarja

SHKODËR- Autori i vrasjes me dy viktima dhe dy të plagosur në një lokal në Shkodër ka tentuar t'i largohet policisë dhe gjatë tentativës ai është aksidentuar. Konkretisht ai është aksidentuar te ura e trenit dhe më pas në këmbë ka tentuar që t’i ikë policisë në pjesën e lumit Kir.

Por ai u vu në pranga nga forcat Shqiponja, ndërsa është sekuestruar edhe arma e krimit. Siç u raportuar autori kriimin e ka kryer me një motor dhe më pas tenoti të largohet. 

10 MUAJ ME PARE

Krimi i rëndë në Shkodër, rëndohet bilanci i viktimave, ndërron jetë edhe një nga të plagosurit (EMRI)

Shkodra tronditet sërish nga një atentat/ 2 viktima dhe 2 të
foto ilustruese

SHKODËR- Është rënduar bilanci nga atentati i ndodhur mëngjesin e sotëm në mes të Shkodrës. Raportohet se ka ndërruar jetë në spital një nga personat e plagosur. 

Viktima e dytë është identifikuar si Liridon Kraja. Ky i fundit ishte shoqërues i Eugen Vasos, vëllait të Denis Bajrit. 

 

10 MUAJ ME PARE

Vrasja në Shkodër, viktima ishte punonjës i IKMT-së dhe ish-anëtar i Këshillit Bashkiak

Shkodra tronditet sërish nga një atentat/ 2 viktima dhe 2 të
armando pali

SHKODËR- Një person ka mbetur i vrarë paraditen e sotme teksa po pinte kafe në një lokal pranë bashkisë së Shkodrës.  Armando Pali, i cili dyshohet se nuk ishte shënjestra e atentatit të rëndë, mësohet se ishte punonjës i IKMT-së në Shkodër. Ndërkohë bëhet me dije se më parë ka qenë dhe anëtar i Këshillit Bashkiak. 

Nga breshëria e plumbave kanë mbetur të plagosur edhe tre persona të tjerë të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore. 

Një nga të plagosurit është Erogen Vaso, vëllai i Denis Bajrit. Ky i fundit u ekstradua nga Dubai në korrik të këtij viti. 37-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, dhe rezulton si një person me rrezikshmëri shumë të lartë shoqërore. Bajri akuzohet për një sërë veprash penale në fushën e krimeve kundër personit, të kryera në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe për armëmbajtje pa leje.

Denis Bajri (Brajoviç) dyshohet se është autor i vrasjes së Gjon Ndojt (Boriçi), ngjarje e cila ka ndodhur më 9 Gusht të viti 2020 në Shkodër. Dyshimet janë se ekzekutimin e Ndojit, Bajri e bëri me porosi të Ervis Martinajt.

10 MUAJ ME PARE

Dyshohet se ishte shënjestra e atentatit në Shkodër/ Kush është i plagosuri Erogen Vaso, vëllai i të akuzuarit nga GJKKO për vrasje dhe grup kriminal

Shkodra tronditet sërish nga një atentat/ 2 viktima dhe 2 të
pamje nga vendngjarja

SHKODËR- Armando Pali ka mbetur i vdekur ditën e sotme nga atentati që tronditi pak më herët Shkodrën. Dyshohet se shënjestra e atentatit nuk ka qenë viktima, por një nga të plagosurit, Erogen Vaso. Ky i fundit është vëllai i Denis Brajoviç (Bajri).

Denis Bajri u ekstradua nga Dubai në korrik të këtij viti. 37-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, dhe rezulton si një person me rrezikshmëri shumë të lartë shoqërore. Bajri akuzohet për një sërë veprash penale në fushën e krimeve kundër personit, të kryera në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe për armëmbajtje pa leje.

GJKKO i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale: "Vrasja me paramendim", kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal; "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve"; "Grupi i strukturuar kriminal"; "Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale"; dhe "Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje", kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal.

Në përfundim të procedurave të ekstradimit 37-vjeçari iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme së Burgjeve. Denis Bajri (Brajoviç) dyshohet se është autor i vrasjes së Gjon Ndojt (Boriçi), ngjarje e cila ka ndodhur më 9 Gusht të viti 2020 në Shkodër. Dyshimet janë se ekzekutimin e Ndojit, Bajri e bëri me porosi të Ervis Martinajt.

10 MUAJ ME PARE

FOTO/ Vrasja në Shkodër, dalin pamjet nga vendi i ngjarjes, raportohet edhe për tre të plagosur, mes tyre një kamariere

Shkodra tronditet sërish nga një atentat/ 2 viktima dhe 2 të
vendngjarja

SHKODËR- Shkodra është tronditur ditën e sotme nga një tjetër vrasje. Një person është qëlluar për vdekje me breshëri plumbash në një lokal pranë bashkisë Shkodër, ndërsa janë publikuar pamjet nga vendi i ngjarjes.

Shkodra tronditet sërish nga një atentat/ 2 viktima dhe 2 të

Viktima është identifikuar si Armando Pali, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e sakta të krimit të rëndë. Raportohet se nga të shtënat kanë mbetur të plagosur edhe tre persona mes tyre një kamariere. Një nga të plagosurit është Erogen Vaso. Pritet një njoftim zyrtar nga policia për informacione të mëtejshme mbi ngjarjen dhe autorët.

10 MUAJ ME PARE

EMRI/ Vrasja e dytë brenda pak ditësh në Shkodër, identifikohet viktima

Shkodra tronditet sërish nga një atentat/ 2 viktima dhe 2 të
foto ilustruese

SHKODËR- Një vrasje me armë zjarri ka tronditur sërish Shkodrën, pas ekzkekutimit të Kristjan Kolës.

Një person është qëlluar me breshëri plumbash në një lokal në qendër të qytetit. Viktima është identifikuar si Armando Pali. 

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa pritet të zbardhen detaje të tjera. 

10 MUAJ ME PARE

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, dyshohet për një viktimë

Shkodra tronditet sërish nga një atentat/ 2 viktima dhe 2 të
foto ilustruese

SHKODËR- Të shtëna me armë zjarri janë raportuar pak më herët në Shkodër, pranë bashkisë. Dyshohet se nga të shtënat ka edhe një viktimë. 

Ngjarja ka ndodhur në një lokal, ku është qëlluar mebreshëri plumbash. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa pritet të zbardhen detaje të tjera. 

vrasje ne shkoder armando pali erogen vaso

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj