LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Nuk kam lidhje me ngjarjen"/ Dhunimi i Sokol Mëngjesit, Dritan Nano mohon të ketë qënë porositësi. Tre autorë të tjerë në kërkim, ushtrohen kontrolle në pikat kufitare

•Dhunimi i avokatit Sokol Mëngjesit në ambjentet e një kopshti privat në Tiranë, vijon të jetë në sitën e hetimeve teksa detaje të reja dalin në dritë. • Mëngjesin e sotëm kanë dhënë dëshminë e tyre para hetuesve dy nga autorët e dyshuar të ngjarjes, konkretisht Dorian Aliaj dhe Dritan Nano. • Autori i vetëdorëzuar Dorian Aliaj në dëshminë e tij paraprake të dhënë para hetuesve ka deklaruar se sulmi është porositur nga Dritan Nano, dhe se autorët e kishin kryer porosinë për miqësi. •Aliaj ka thënë se kishin si qëllim vetëm ti jepnin një mesazh por nuk e kishin menduar se gjendja do të shkonte deri në këtë pikë. • Nga ana tjetër Nano ka hedhur poshtë akuzat, ndërsa ka thënë se nuk është ai organizatori i sulmit dhe se nuk kishte lidhje fare me ngjarjen. • Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të detyrës, për çështje pronësie. • Sipas policisë, sulmi ndodhi pasi avokati ishte mbrojtës i një pale që ka fituar gjyqin në Apel për një truall, dhe një nga 8 trashëgimtarët nuk pranoi të zbatonte kontratën e të paguante avokatin. • Avokati Sokol Mëngjesi aktualisht është në terapi intensive në reanimacionin e Spitalit të Traumës, ku raportohet se ka marrë dëmtime të shumta në kokë dhe në trup. • Siç edhe u pa në pamjet e publikuara një ditë më parë 5 autorët e kanë dhunuar avokatin me doreza hekuri, leva dhe shqelma, të cilat si pasojë i kanë shkaktuar fraktura të shumta. • Tre prej autorëve të tjerë të dyshuar vijojnë të jenë në kërkim nga Policia. • Konkretiusht në kërkim janë Elton Kasaj, Drivald Alia dhe Romario Tabaku. •Policia ka ushtruar kontrolle në pikat kufitare dhe në banesat e tre autorëve por ende nuk ka asnjë gjurmë prej tyre.

6 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Dhunimi i avokatit Mëngjesi, zbardhet DËSHMIA e autorit të vetëdorëzuar: Na e kërkoi Dritan Nano, e bëmë për miqësi

"Nuk kam lidhje me ngjarjen"/ Dhunimi i Sokol Mëngjesit, Dritan
Sokol Mëngjesi

TIRANË - Doriaj Aliaj nga autorët që mori pjesë në dhunimin e avokatit Sokol Mëngjesi ditën e djeshme në Tiranë, ka treguar se kush ishte porositësi i sulmit. Aliaj tregon para hetuesve se sulmi është porositur nga Dritan Nano dhe autorët e tjerë e kanë kryer porosinë për miqësi.

Aliaj ka pranuar se dhuna ka ardhur si pasojë e konfliktit të lindur mes tyre dhe avokatit për pjesën e pagesave të kontratës për pronën. Më tej ai është shprehur se kishin si qëllim vetëm ta frikësonin avokatin, por nuk e kishin menduar se situata do të bëhej kritike. Sakaq në dëshminë e tij të dhënë më herët Dritan Nano, ka hedhur poshtë akuzat dhe ka mohuar të jetë porositës i ngjarjes duke mos pranuar të bashkëpunojë me hetuesit.

2 VITE ME PARE

Autorët e dhunës ndaj Sokol Mëngjesit në arrati, ushtrohen kontrolle në pikat kufitare

"Nuk kam lidhje me ngjarjen"/ Dhunimi i Sokol Mëngjesit, Dritan
Sokol Mëngjesi

TIRANË- Tre autorët të cilët ushtruan dhunë ditën e djeshme ndaj avokatit Sokol Mëngjesi janë shpallur në kërkim dhe ditën e sotme janë ushtruar kontrolle në banesat e tyre. Bëhet me dije se pas kontrollit në banesat e Elton Kasaj, Drivald Alia dhe Romario Tabakut, asnjëri prej tyre nuk është gjetur.

Mendohet se autorët e lartpërmendur kanë ikur nga qyeteti i Tiranës. Gjithashtu mësohet se policia ka shtrirë kontrollet në pikat kufitare e doganore, në Pukë, Shkodër dhe Kukës me qëllim kapjen e autorëve përpara se të dalin nga vendi.

2 VITE ME PARE

"Shkuam për t’i dhënë një mesazh", dhunuan avokatin Mëngjesi, dëshmia e një prej autorëve: Nuk e menduam që situata do të rëndohej

"Nuk kam lidhje me ngjarjen"/ Dhunimi i Sokol Mëngjesit, Dritan
Sokol Mëngjesi dhe Dorian Alia

TIRANA- Lidhur me dhunën e ushtruar ndaj avokatit Sokol Mëngjesi ditë djeshme ka dalë dhe një pjesë nga dëshmia e njërit prej autorëve, kokretisht e Dorian Aliajt. Ky i fundit ka deklaruar se ata kanë shkuar për t'i dhënë një mesazh avokatit, Ai ka shtuar se nuk e kanë menduar se do të rëndohej kaq dhe avokati do të merrte kaq dëme të rënda.

"Shkuam për t’i dhënë një mesazh. Nuk e menduam që situata do të rëndohej kaq dhe avokati do të merrte kaq dëme të rënda", ka deklaruar Dorian Alia.

Nga ana tjetër, policia ka zbardhur dinamikën e ngjarjes ku u zbulua se kjo ndodhi pasi avokati ishte mbrojtës i një pale që ka fituar gjyqin në Apel për një truall, dhe një nga 8 trashëgimtarët nuk pranoi të zbatonte kontratën e të paguante avokatin.

2 VITE ME PARE

"Nuk kam lidhje me ngjarjen"/ Dhunimi i avokatit Mëngjesi, Dritan Nano mohon të kenë qënë porositësi, zbardhet DËSHMIA

"Nuk kam lidhje me ngjarjen"/ Dhunimi i Sokol Mëngjesit, Dritan
Sokol Mëngjesi

TIRANË - Dritan Nano, një prej autorëve të dyshuar të sulmit ndaj avokatit Sokol Mëngjesi ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen. Në dëshminë e tij paraprake para hetuesve, Nano është shprehur se nuk ishte ai organizatori i sulmit, ashtu siç u pretendua më herët ndërsa ka refuzuar të japë detaje të mëtejshme. Edhe pse u filmua nga kamerat e sigurisë, duke dhunuar avokatin dhe u raportua se ishte ai organizatori i sulmit, ai ka mohuar implikimin e tij në ngjarje, ndërsa ka refuzuar që të bashkëpunojë me drejtësinë.

“Nuk e organizova unë sulmin ndaj avokatit. Nuk kam lidhje me ngjarjen”, mësohet të ketë thënë Dritan Nano.

2 VITE ME PARE

U dhunua dje në Tiranë, Sokol Mëngjesi në terapi intensive, si paraqitet gjendja e avokatit

"Nuk kam lidhje me ngjarjen"/ Dhunimi i Sokol Mëngjesit, Dritan
Sokol Mëngjesi

TIRANË - Avokati Sokol Mëngjesi, i cili u dhunua paraditen e ditës së djeshme në ambjentet e një kopshti privat në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, vijon të jetë në gjendje të rënduar shëndetësore. Aktualisht avokati është në terapi intensive në reanimacionin e Spitalit të Traumës, ku raportohet se ka marrë dëmtime të shumta në kokë dhe në trup. Siç edhe u pa në pamjet e publikuara një ditë më parë 4 autorët e kanë dhunuar avokatin me doreza hekuri, leva dhe shqelma, të cilat si pasojë i kanë shkaktuar fraktura të shumta.

Katër autorët, konkretisht Dorian Alia, 32 vjeç; Drivald Alia, 21 vjeç; Elton Kasaj, 33 vjeç dhe Romario Tabaku, 26 vjeç, vijojnë të jenë në kërkim nga policia, ndërsa nuk ka ende asnjë gjurmë prej tyre. Mësohet se Romario Tabaku ishte personi që ka larguar me makinë autorët e sulmit nga vendngjarja.Nga hetimet e deritanishme thuhet se ngjarja ka ndodhur për shkak të detyrës. Po ashtu bëhet me dije se policia ka vënë 20 mijë euro shpërblim për ato që japin informacion të vlefshëm që ndihmon në kapjen e autorëve. 

 

2 VITE ME PARE

Dhunuan avokatin Mëngjesi në oborrin e kopshtit privat, autorët rrezikojnë 30 vjet deri në burgim të përjetshëm

"Nuk kam lidhje me ngjarjen"/ Dhunimi i Sokol Mëngjesit, Dritan
Autorët e dhunës, Sokol Mëngjesi

TIRANË - Dhunimi i avokatit Sokol Mëngjesi në ambjentet e një kopshti privat në Tiranë, vijon të jetë në sitën e hetimeve teksa detaje të reja dalin në dritë. Mësohet se katër autorët, konkretisht Dorian Alia, 32 vjeç; Drivald Alia, 21 vjeç; Elton Kasaj, 33 vjeç dhe Romario Tabaku, 26 vjeç, i kanë gjuajtur avokatit me leva, shqelma e doreza hekuri.

Pamjet e rënda dhe materiali policor janë dërguar në drejtim të Prokurorisë, ndërkohë që kjo e fundit ka nisur hetimet për akuzën e “Vrasjes së funksionarëve publikë” e mbetur në tentativë kryer në bashkëpunim. Autorët e ngjarjes vijojnë të jenë në kërkim nga policia, ndërsa mësohet se nëse do shpalleshin fajtor dhe dënohen nga gjykata e Tiranës për akuzën e “Vrasjes së funksionarëve Publikë” kryer në bashkëpunim por mbetur në tentativë, këta persona rrezikojnë një dënim nga 30 vite deri në burgim të përjetshëm.

sokol mengjesi dritan nano dorian aliaj

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj