LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Shpërthimi në Zubin Potok/ Rama: Sulmi godet normalizimin e marrëdhënieve në rajon! Ndërkombëtarët: Të bëhet hetim i plotë! Serbia mohon përfshirjen

• Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Veri të Kosovës, konkretisht në fshatin Varragë të komunës së Zubin Potokut. • Shpërthimi i fuqishëm ka dëmtuar kanalin e ujit të Ibër-Lepencit, nga ku furnizohen me ujë nga Liqeni i Ujmanit disa qytete të vendit, si dhe Korporata Energjetike e Kosovës për ftohjen e termoelektranave të saj. • Nga ky shpërthim nuk ka pasur viktima, sipas autoriteteve të Kosovës. • Pas ngjarjes, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka akuzuar Serbinë si përgjegjëse për sulmin e ndodhur, duke shtuar se kanë synuar të dëmtojnë infrastrukturën mbase më të rëndësishme të vendit. • Lidhur me ngjarjen ka reaguar dhe kryeministri Edi Rama ku shprehet se akti i sabotazhit mbi infrastrukturën kritike të furnizimit me ujë në kanalin e Ibër Lepencit është një krim i rëndë, i cili cënon jetën e qytetarëve të Kosovës. • Ai shkruan më tej se ky sulm godet gjithashtu e normalizimit të marrëdhënieve në rajonin tonë, ndërsa thotë se ngjarja duhet zbardhur sa më parë me ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë. • Sulmi është dënuar nga amabasadorët ndërkombëtarë në Kosovë, të cilët kanë bërë thirrje për zbardhjen e plotë të ngjarjes. • Lista Serbe, partia kryesore e serbëve në Kosovë, e cila ka mbështetjen e Beogradit, tha se e dënon ashpër dëmtimin e kanalit të ujit në fshatin Varragë, duke e quajtur atë akt kundër interesave të popullit serb. • Ministri i Jashtë serb, Marko Gjuriç dhe Petar petkoviç gjithashtu kanë mohuar përfshirjen e Beogradit në këtë sulm. • Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç e komentoi ngjarjen në forumin e SNS-së “Rinia e Serbisë, grackat dhe mundësitë”, ku tha se nuk do të kërkojë falje për diçka që nuk e ka bërë • Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka dënuar sulmin me eksploziv dhe shkruan se akti terrorist mbi infrastrukturën kritike të furnizimit me ujë në kanalin e Ibër Lepencit është një tjetër provë se Kosova është vazhdimisht në agresion. • Bardhi shprehet më tej se Kosova e pavarur dhe së shpejti anëtare e Bashkimit Europian është një realitet i pakthyeshëm. • Kryetari i PD-së, Sali Berisha gjithashtu dënoi sulmin të cilin e cilësoi si akt terrorist. • Berisha u shpreh se kjo situatë është edhe në interesin e Kremlinit që sipas tij, kërkon që krahas fronit të luftës në Ukrainë, të ketë edhe një konflikt tjetër në Ballkan. • Shpërthimi në Zubin Potok ndodhi disa orë pasi Policia e Kosovës njoftoi se ka shtuar masat e sigurisë në nivel vendi, përfshirë në pjesën veriore të banuar me shumicë serbe, ku ditëve të fundit kanë ndodhur disa incidente me mjete shpërthyese. • Përveç atij në Zubin Potok, një shpërthim tjetër u regjistrua edhe ndaj komunës së Zveçanit, ku fatmirësisht nuk pati të lënduar.

13 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Michael Roth: Sulmi në Ibër Lepenc, i ngjashëm me metodat terroriste ruse

Shpërthimi në Zubin Potok/ Rama: Sulmi godet normalizimin e
Michael Roth

GJERMANI- Michael Roth, kryetari i Komisionit për Politikë të Jashtme të Bundestagut gjerman, ka dënuar fuqishëm sulmin e fundit në kanalin e ujit Ibër-Lepenc në Kosovë, duke e quajtur atë një “akt terrorist”. Me anë të një postimi në X, Roth tha se ky sulm sipas tij është i ngjashëm me metodat ruse.

“Këto janë metoda terroriste ruse kundër një shteti sovran në zemër të Evropës. Këto sulme duhet të hetohen në thellësi. Nëse Serbia vërtet është pas kësaj, gjë që shpresoj të mos jetë, kjo do të shënonte fundin e negociatave të BE-së me Serbinë”, tha deputeti gjerman.

1 VITE ME PARE

Sulmi me eksploziv në veri të Kosovës/ Presidentja sllovene: Akt i neveritshëm

Shpërthimi në Zubin Potok/ Rama: Sulmi godet normalizimin e
Natasha Pirc Musar

SLLOVENI- Presidentja e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar, ka reaguar pas sulmit të së premtes me eksploziv ndaj kanalit Ibër – Lepenc. Pirc-Musar, përmes një postimi në platformën “X” ka thënë se është e bindur se autorët do të gjenden dhe do të dalin para drejtësisë.

“Çdo sulm ndaj civilëve në çfarëdo forme është një akt i neveritshëm e qyqar dhe sabotimi i infrastrukturës kritike civile që furnizon popullin e Kosovës me ujë të pijshëm nuk është asgjë më pak se kaq”, ka shkruar presidentja sllovene.

1 VITE ME PARE

Edhe kjo ndodh/ Orban dënon sulmin në infrastrukturën kritike të Kosovës: Të bëhet hetim i paanshëm

Shpërthimi në Zubin Potok/ Rama: Sulmi godet normalizimin e
Viktor Orban

HUNGARI- Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban ka dënuar sulmin terrorist të mbrëmshëm në Zubin Potok, përkatësisht në kanalin e Ibër Lepencit. Orban në një reagim në platformën X, ka kërkuar hetim të paanshëm të rastit.

“Dënojmë sulmin ndaj infrastrukturës kritike të Kosovës në Zubin Potok. Në vend të akuzave të njëanshme, ne bëjmë thirrje për një hetim të paanshëm dhe gjithëpërfshirës. Përmbajtja është e domosdoshme për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm në rajon”, ka thënë kryeministri hungarez.

Orban njihet si një mik i presidentit aktual serb Aleksandar Vuçiç. Kjo afërsi është reflektuar edhe në raportet Hungari-Kosovë, ku Hungari ka votuar kundër Kosovës në disa votime në arenën ndërkombëtare përfshirë aplikimin e Kosovës në Këshillin e  Evropës.

1 VITE ME PARE

Borrell: Dënojmë sulmin terrorist në Zubin Potok

Shpërthimi në Zubin Potok/ Rama: Sulmi godet normalizimin e

KOSOVË- Bashkimi Evropian e dënoi të shtunën, siç tha “me fjalët më të ashpra sulmin terrorist të kryer të premten në kanalin ujor në Ibër Lepenc në Zubin Potok në veri të Kosovës”.

Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell tha në një deklaratë se ky “është një akt i neveritshëm sabotimi në infrastrukturën thelbësore civile të Kosovës, e cila siguron ujë të pijshëm për një pjesë të konsiderueshme të popullsisë së Kosovës dhe është një komponent jetik i sistemit energjetik të saj”.

Në deklaratë thuhet se BE-ja u ka ofruar mbështetje autoriteteve të Kosovës dhe vazhdon të bashkërendojë hapat e ardhshëm me partnerët përkatës, duke përfshirë këtu edhe KFOR-in. Misioni civil i BE-së për sundimin e ligjit EULEX po ofron ndihmë për autoritetet e Kosovës në përputhje me mandatin e tij.

“Ne qëndrojmë në solidaritet me të gjithë ata në mbarë Kosovën që janë prekur nga sulmi. Këto mesazhe solidariteti dhe mbështetje ia kam përcjellë drejtpërdrejt kryeministrit Albin Kurti pasditen e sotme”, tha zoti Borrell, duke nënvizuar se “veprimi kriminal i kryer në Zubin Potok duhet të hetohet dhe autorët e tij të vihen para drejtësisë”.

Bashkimi Evropian tha ai, do të vazhdojë të ndjek nga afër zhvillimet dhe u bën thirrje të gjitha palëve që të bashkëpunojnë plotësisht me autoritetet e Kosovës./VOA

1 VITE ME PARE

Shpërthimi në Zubin Potok/ "Sulm terrorist", Meta reagon nga burgu: Dënoj me ashpërsinë më të madhe sulmet në veri të Kosovës

Shpërthimi në Zubin Potok/ Rama: Sulmi godet normalizimin e
Ilir Meta

TIRANË- Presidenti i PL-së, Ilir Meta ka reaguar nga burgu për ngjarjet e fundit në veri të Kosovës.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social, Facebook, Meta ka dënuar sulmet terroriste në Zveçan dhe shpërthimin e mbrëmshëm ndaj kanalit Ibër-Lepenc. Meta bën përgjegjëse Serbinë për të gjithë situatën, teksa ka shtuar se mungesa e vullnetit të Beogradit zyrtar për respektimin e marrëveshjes me Prishtinën zyrtare, është përgjegjësi kryesor.

Më tej, Meta ka bërë thirrje vendeve partnere ndërkombëtare që të dënojnë këto sulme terroriste dhe t'i ushtrojnë presion Beogradit zyrtar për të hequr dorë nga aktet. Meta thekson se këto akte kriminale rrezikojnë paqen, stabilitetin dhe sigurinë në rajon.

Postimi i plotë i Metës:

Dënoj me ashpërsinë më të madhe sulmet e fundit terroriste në stacionin policor në Zveçan, në Komunën e Zveçanit dhe shpërthimin e detonuar ndaj kanalit kryesor të Ibër Lepencit, prej nga furnizohen me ujë disa qytete në Kosovë, si dhe Korporata Energjitike e Kosovës.
Ky sulm kriminal dhe terrorist, që ka synuar të dëmtojë infrastrukturën kritike dhe ndër më të rëndësishmet të Kosovës, vjen nga bandat e dirigjuara dhe të orkestruara nga Serbia, që ende nuk i ka dënuar këto akte kriminale.
Fajin dhe përgjegjësinë për këto sulme terroriste nuk e ka formati ekzistues i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, por mungesa e plotë e vullnetit të Beogradit zyrtar për respektimin e marrëveshjeve me Prishtinën zyrtare, si edhe marrja zyrtarisht në mbrojtje nga Serbia të strukturave kriminale, me në krye Millan Radojçiçin, që mbështeten nga institucionet serbe, që kanë glorifikuar edhe sulmin terrorist në Banjskë, si edhe nga ata shqipfolës, që i mbajnë ison Serbisë, që mbështesin dhe implementojnë nisma proserbe si "Ballkani i Hapur" apo që fajësojnë dhe penalizojnë qëndrimet parimore dhe patriotike të Qeverisë së Kosovës, siç ka vepruar dhe vepron çdo ditë Edi Rama.
Partia e Lirisë, në mbështetje të palëkundur të popullit dhe institucioneve, të integritetit territorial dhe sovranitetit të Republikës së Kosovës u bën thirrje të gjithë vende partnere ndërkombëtare, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian, të dënojnë me forcën më të madhe këto sulme terroriste, si dhe t'i ushtrojnë presionin e duhur Beogradit zyrtar për të hequr dorë nga këto akte kriminale që rrezikojnë paqen, stabilitetin dhe sigurinë në rajonin tonë.

1 VITE ME PARE

Kurti akuzoi Serbinë për sulmin në Zubin Potok, reagon Vuçiç: Nuk kërkoj falje për diçka që nuk e kam bërë

Shpërthimi në Zubin Potok/ Rama: Sulmi godet normalizimin e
Vuçiç

SERBI- Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, ka reaguar në lidhje me sulmin në Zubin Potok duke pretenduar se Beogradi nuk ka asnjë lidhje me atë që ndodhi në veri të Kosovës.

Vuçiqi e komentoi këtë ngjarje gjatë një bisede me të rinjtë në forumin e SNS-së “Rinia e Serbisë, grackat dhe mundësitë”, duke u thënë atyre se nuk duhet të reagojnë asnjëherë nën presion. Vuçiç shtoi se kjo është arsyeja pse nuk kishte reaguar edhe ai vetë që herët në mëngjes në lidhje me incidentin dhe ndaj akuzave të Kosovës.

“Asnjëherë mos merrni vendime nën presion. Çka mendoni, pse nuk u nxitova sot në orën gjashtë të mëngjesit të them se Serbia nuk ka lidhje me atë që ndodhi në Ibër Lepenc. E dini, ne mund ta bënim këtë dhe t’ua kthenim lumin përpjetë, nuk na duhej kurrfarë terrorizmi, pse t’u arsyetohem”, tha Vuçiç. 

Më tej gjatë fjalës së tij, Vuçiç tha se nuk do të kërkojë falje për diçka që nuk e kam bërë.

“Pse të justifikohem, të vrapoj nëpër mediat e botës, t’u kërkoj falje për diçka që nuk e kam bërë, pasi ata do ta interpretojnë si të duan. Prandaj gjithmonë duhet të shkojmë ngadalë, në fund, të gjitha gjërat bien në vendin e tyre”, deklaroi presidenti serb.

Më herët edhe Ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriç ka hedhur poshtë pretendimet e Kurtit. Ai tha se Serbia kërkon që të mbahen përgjegjës kryerësit e këtij sulmi dhe se është e gatshëm të ndihmojë në riparimin e dëmeve ndaj kanalit “qoftë financiarisht apo teknikisht”.

Edhe drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, tha se shkatërrimi i kanalit ka rrezikuar furnizimin me ujë në komunat e veriut të Kosovës për popullin serb, “i cili tashmë jeton në kushte të vështira, veçanërisht në veri të Kosovës”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka akuzuar Serbinë për përfshirje në sulmin e mbrëmshëm terrorist në kanalin e Ibër Lepencit. Ai tha se Serbia ka synuar “ta dëmtojë infrastrukturën mbase më të rëndësishme” të vendit. 

1 VITE ME PARE

Shpërthimi në Zubin Potok, Lajçak: Autorët e sabotimit të infrastrukturës kritike të Kosovës duhet të mbajnë përgjegjësi

Shpërthimi në Zubin Potok/ Rama: Sulmi godet normalizimin e
miroslav lajcak

KOSOVË- I dërguari i Bashkimi Europian  për dialogun Kosovë-Serbi ka reaguar pas shpërthimit të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Veri të Kosovës, në kanalin e ujit në Zubin Potok.

Lajcak shprehet se ndan të njëjtin qëndrim me shefin e Zyrës së BE-së në Prishtinë dhe ka thënë se ata që janë përgjegjës për sabotimin e infrastrukturës së rëndësishme të Kosovës duhet të mbajnë përgjegjësi.

“Pajtohem plotësisht me shefin e Zyrës së BE-së. Ata që janë përgjegjës për sabotimin e infrastrukturës kritike të Kosovës duhet të mbajnë përgjegjësi”, ka shkruar Lajcak në postimin e tij në "X".

1 VITE ME PARE

Sulmi në kanalin e ujit në veri të Kosovës, Berisha: Akt terrorist, Beogradi kërkon me çdo kusht një zonë konflikti 

Shpërthimi në Zubin Potok/ Rama: Sulmi godet normalizimin e
sali berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon ditën e sotme një konferencë me gazetarët në selinë blu. Berisha e ka nisur fjalën e tij, duke dënuar sulmin e ndodhur mbrëmjen e djeshme në kanalin e ujit në Veri të Kosovës.

Ai e cilësoi ngjarjen si akt terrorist, ndërsa akuzoi Beogradin si fajtor të shpërthimeve të dy ditëve të fundit në Kosovë.  Kryedemokrati u shpreh se kjo situatë është edhe në interesin e Kremlinit që sipas tij, kërkon që krahas fronit të luftës në Ukrainë, të ketë edhe një konflikt tjetër në Ballkan.

“Së pari dua të dënon me forcën më të madhe, aktet terroriste në Zubin-Potok, Zveçan të furnizimit me ujë të qytetarëve të Kosovës, por edhe institucionet e Kosovës në ato territore. Këto akte terroriste të cilat zhvillohen pas shpalljes nga presidentja e Kosovës të datës së zgjedhjeve dhe shprehjes së vullnetit të Listës Serbe për marrjen pjesë në këto zgjedhje, kanë synim madhor destabilizimin e atij rajoni dhe dekurajimin e serbëve, për të marrë pjesë në proceset demokratike, në Kosovë në vendin e tyre.

Këto akte janë një aktakuzë e rëndë e Beogradit, i cili kërkon me çdo kusht një zonë konfliktuale të re, kërkon me çdo kusht, destabilizimin e Kosovës. Natyrisht një skenar i tillë, është skenar tipik i Rusisë së vogël, që i shkon në interesin më të madh edhe të Kremlinit. Situata në Kosovë, kriza e konservuar në Kosovë, është rrjedhojë e qëndrimeve fund e krye konfliktuale të Beogradit, synimit të tij për të mbajtur shtetin serb në Kosovë dhe për të zmadhuar siç shprehej vetë Vuçiçi Serbinë, duke nënkuptuar këtë zmadhim me territoret e Kosovës. Kjo situatë është në interesin më të mirë të Kremlinit, i cili kërkon që krahas fronit të luftës në agresionin që bëri ndaj Ukrainës, të ketë edhe një konflikt tjetër në Ballkan, po në interesa të tij.”, tha Berisha. 

 

1 VITE ME PARE

Shpërthimi i kanalit të ujit në Veri/ Serbia mohon përfshirjen, Gjuriç: Fajtor është Kurti! Petkoviç: Ngjarja e ndodhur i sjell vetëm dëm Beogradit dhe popullit serb

Shpërthimi në Zubin Potok/ Rama: Sulmi godet normalizimin e
foto nga vendi i shperthimit

SERBI- Serbia ka reaguar lidhur me shpërthimin e ndodhur mbrëmjen e djeshme në kanalin e ujit në Zubin Potok. Ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriç ka mohuar përfshirjen e Beogradit në këtë sulm, duke i cilësuar si “akuza të pabaza”, madje ka akuzuar Kryeministrin Albin Kurti për përfshirje.

Gjuriç bëri thirrje autoriteteve përkatëse ndërkombëtare që të kryejnë një hetim të plotë dhe transparent për të identifikuar dhe mbajtur përgjegjës përgjegjësit për këtë akt. Ai tha se Serbia kërkon që të mbahen përgjegjës kryerësit e këtij sulmi dhe se është e gatshëm të ndihmojë në riparimin e dëmeve ndaj kanalit “qoftë financiarisht apo teknikisht”.

Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç ka theksuar në deklaratën e tij se shkatërrimi i kanalit ka kërcënuar seriozisht ujësjellësin në komunat në veri të Kosovës dhe ka vënë në rrezik jetën e njerëzve, si dhe furnizimin normal me energji elektrike. Në reagimin e Petkoviç, u shpreh "shqetësimi se ky lloj dëmi i papranueshëm i jep në të vërtetë Kurtit një alibi për të vazhduar persekutimin e serbëve dhe sulmin ndaj Beogradit",

“Është e qartë për të gjithë se shkatërrimi i një pjese të kanalit i sjell vetëm dëm Beogradit dhe popullit serb, prandaj e dënoj fuqishëm këtë akt të çmendur dhe i bëj thirrje EULEX-it dhe KFOR-it që të hetojnë urgjentisht të gjitha shkaqet e shkatërrimit të kanal, sepse kjo është mënyra e vetme për të përcaktuar të vërtetën”, tha ai, sipas mediave serbe

Petkoviç tha se Beogradi është në kontakt të drejtpërdrejtë me Miroslav Lajçak, KFOR-in dhe komunitetin ndërkombëtar me qëllim që të vërtetohet e vërteta e plotë dhe të shmanget çdo krizë dhe destabilitet i mëtejshëm në veri të Kosovës.

1 VITE ME PARE

Shpërthimi në Zubin Potok/ "Kosova është vazhdimisht në agresion", Bardhi: Pavarësia dhe integrimi i saj së shpejti në BE është një realitet i pakthyeshëm

Shpërthimi në Zubin Potok/ Rama: Sulmi godet normalizimin e
gazment bardhi

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka dënuar sulmin me eksploziv në kanalin e ujit në komunën e Zubin Potok, në veri të Kosovës. 

Bardhi shkruan në postimin e tij në Facebook, se akti terrorist mbi infrastrukturën kritike të furnizimit me ujë në kanalin e Ibër Lepencit është një tjetër provë se Kosova është vazhdimisht në agresion.

Sipas tij, agresorët nuk kanë marrë kurrë ndëshkimin që meritojnë nga komuniteti ndërkombëtar. Bardhi shprehet më tej se Kosova e pavarur dhe së shpejti anëtare e Bashkimit Europian është një realitet i pakthyeshëm.

POSTIMI I PLOTË:

Akti terrorist mbi infrastrukturën kritike të furnizimit me ujë në kanalin e Ibër Lepencit është një tjetër provë se Kosova është vazhdimisht në agresion dhe agresorët nuk kanë marrë kurrë ndëshkimin që meritojnë nga komuniteti ndërkombëtar. Akte të tilla janë një dëshmi e qartë se Serbia jo vetëm nuk është e angazhuar me seriozitet në dialogun normalizues të marrëdhënieve me Kosovën, por vazhdimisht synon destabilitetin e Rajonit dhe minimin e rregullave e ligjeve brenda territorit të Kosovës.

Duke dënuar me forcë këtë akt terrorist, mbetemi të palëkundër në mbështetje të institucioneve të Kosovës dhe qytetarëve të saj. Kosova e pavarur dhe së shpejti anëtare e Bashkimit Europian është një realitet i pakthyeshëm. Aktet destabilizuese nuk mund të triumfojnë kurrë mbi paqen e sigurinë në Rajon dhe as mbi të ardhmen e përbashkët të popujve tanë në familjen europiane.

Shpërthimi në Zubin Potok/ Rama: Sulmi godet normalizimin e
postimi i bardhit
1 VITE ME PARE

Shpërthimi në Zubin Potok/ "BE të heqë sanksionet ndaj Kosovës", Rama: Akti i sabotazhit mbi infrastrukturën kritike të furnizimit me ujë është një krim i rëndë

Shpërthimi në Zubin Potok/ Rama: Sulmi godet normalizimin e
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me shpërthimin e mbrëmjes së djeshme në veri të Kosovës, në komunën e Zubin Potok. Përmes një postimi në "X", Rama shprehet se akti i sabotazhit mbi infrastrukturën kritike të furnizimit me ujë në kanalin e Ibër Lepencit është një krim i rëndë, i cili cënon jetën e qytetarëve të Kosovës.

Ai shkruan më tej se ky sulm godet gjithashtu e normalizimit të marrëdhënieve në rajonin tonë, ndërsa thotë se ngjarja duhet zbardhur sa më parë me ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë.

Rama gjithashtu i bën thirrje Bashkimit Europian të heqë menjëherë sanksionet e mbetura ndaj Kosovës dhe të riangazhohet në një format të ri dialogu për normalizim mes saj dhe Serbisë. Kryeministri thotë se formati ekzistues ka dështuar të prodhojë rezultatet e dëshiruara, ndërsa shprehet se fati europian i krejt rajonit s’mund të varet nga mosnjohja e Kosovës nga Serbia apo 5 shtete anëtare të BE-së.

POSTIMI I RAMËS: 

Akti i sabotazhit mbi infrastrukturën kritike të furnizimit me ujë në kanalin e Ibër Lepencit është një krim i rëndë, i cili cënon jetën e qytetarëve të Kosovës dhe godet procesin e normalizimit të marrëdhënieve në rajonin tonë, ku të gjitha shtetet janë të përfshira në rrugën e integrimit në Bashkimin Europian. Kjo goditje kriminale duhet zbardhur e ndëshkuar sa më parë me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë.

Ndërkohë Bashkimi Europian duhet të heqë menjëherë sanksionet e mbetura ndaj Kosovës dhe të riangazhohet në një format të ri dialogu për normalizim mes Kosovës dhe Serbisë. Formati ekzistues ka dështuar të prodhojë rezultatet e dëshiruara dhe është koha që çështjet e dialogut të kalojnë përmes marrëdhënieve bilaterale të BE-së me Kosovën apo Serbinë, si dy shtete njësoj të pavarura prej njëra-tjetrës, ku fati europian i secilit shtet s’mund të varet nga dëshirat a mosdëshirat e shtetit tjetër; ashtu sikundër fati europian i krejt rajonit s’mund të varet nga mosnjohja e Kosovës nga Serbia apo 5 shtete anëtare të BE-së.

Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Veri të Kosovës, konkretisht në fshatin Varragë të komunës së Zubin Potokut  Shpërthimi i fuqishëm ka dëmtuar kanalin e ujit të Ibër-Lepencit, nga ku furnizohen me ujë nga Liqeni i Ujmanit disa qytete të vendit, si dhe Korporata Energjetike e Kosovës për ftohjen e termoelektranave të saj.  Nga ky shpërthim nuk ka pasur viktima, sipas autoriteteve të Kosovës. Pas ngjarjes, kryeministri Albin Kurti ka akuzuar Serbinë si përgjegjëse për sulmin e ndodhur, duke shtuar se kanë synuar të dëmtojnë infrastrukturën mbase më të rëndësishme të vendit.

Sulmi është dënuar nga amabasadorët ndërkombëtarë në Kosovë, të cilët kanë bërë thirrje për zbardhjen e plotë të ngjarjes.  Lista Serbe, partia kryesore e serbëve në Kosovë, e cila ka mbështetjen e Beogradit, tha se e dënon ashpër dëmtimin e kanalit të ujit në fshatin Varragë, duke e quajtur atë akt kundër interesave të popullit serb.  Shpërthimi në Zubin Potok ndodhi disa orë pasi Policia e Kosovës njoftoi se ka shtuar masat e sigurisë në nivel vendi, përfshirë në pjesën veriore të banuar me shumicë serbe, ku ditëve të fundit kanë ndodhur disa incidente me mjete shpërthyese. Përveç atij në Zubin Potok, një shpërthim tjetër u regjistrua edhe ndaj komunës së Zveçanit, ku fatmirësisht nuk pati të lënduar.

1 VITE ME PARE

Rohde dënon sulmin në kanalin e ujit: Të bëhet hetim i plotë dhe autorët të vihen para drejtësisë, Gjermania në mbështetje të autoriteteve të Kosovës

Shpërthimi në Zubin Potok/ Rama: Sulmi godet normalizimin e
jorn rohde

KOSOVË- Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka dënuar fuqishëm sulmin e mbrëmjes së djeshme në kanalit e ujit në Zubin Potok. Ai ka shpërndarë postimi e Shefit të Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav, ku ka bërë thirrje për hetim të plotë dhe vënien e autorëve para drejtësisë. Rohde shkruan më tej se Gjermania është e gatshme të mbështes autoritetet e Kosovës lidhur me zbardhjen e ngjarjes. 

“Dënoj fuqishëm sulmin në kanalin e ujit në Zubin Potok që prek komunitetet në mbarë Kosovën. U bëjmë jehonë thirrjeve për hetim të plotë dhe vënien e autorëve para drejtësisë. Gjermania është e gatshme të mbështesë autoritetet kosovare”, ka shkruar Rohde në platformën “X”.

Këshilli i Sigurisë së Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme, në orët e para të mëngjesit, pas shpërthimit të mbrëmshëm. Në njoftimin e lëshuar nga Qeveria thuhet se Këshilli i Sigurisë ka aprovuar masa shtesë për të forcuar sigurinë rreth objekteve dhe shërbimeve kritike si ura, trafostacione, antena, liqene, kanale etj, dhe se Policia e Kosovës dhe Forca e Sigurisë së Kosovës do të aktivizohen në terren për këtë qëllim.

1 VITE ME PARE

Shpërthimi dëmtoi kanalin e ujit të Ibër-Lepencit/ Kurti: E orkestruar nga Serbia! Hovenier: SHBA dënon ashpër sulmin ndaj infrastrukturës kritike të Kosovës

Shpërthimi në Zubin Potok/ Rama: Sulmi godet normalizimin e
vendi i shperthimit

KOSOVË- Një shpërthim që ka ndodhur mbrëmjen e 29 nëntorit në fshatin Varragë të komunës së Zubin Potokut ka dëmtuar kanalin e ujit të Ibër-Lepencit, nga ku furnizohen me ujë nga Liqeni i Ujmanit disa qytete të vendit, si dhe Korporata Energjetike e Kosovës për ftohjen e termoelektranave të saj.

Nga ky shpërthim nuk ka pasur viktima, sipas autoriteteve të Kosovës. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka akuzuar fqinjin verior të Kosovës, Serbinë, për "sulm kriminel dhe terrorist", i cili, sipas tij, ka synuar “ta dëmtojë infrastrukturën mbase më të rëndësishme” të vendit.

Ndërkaq, përfaqësues ndërkombëtarë në Kosovë kanë dënuar fuqishëm shpërthimin në Ibër-Lepenc. Kurti ka thënë në një konferencë të jashtëzakonshme për media, para mesnatës, se përmes sulmit është munduar të rrezikohet furnizimi i Kosovës me ujë dhe me energji elektrike.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që “të jenë të qetë dhe të ndjekin në vazhdimësi njoftimet” zyrtare nga organet e vendit, të cilat ka thënë se “janë të angazhuara në menaxhimin e situatës dhe rikuperimin e dëmit”.

Shefi i ekzekutivit kosovar ka deklaruar se shpërthimi në Zubin Potok është sulm terrorist, që autoritetet e Kosovës besojnë se “vjen nga bandat e dirigjuara e të orkestruara nga Serbia, e cila ka interesim dhe aftësi për të shkaktuar sulme e dëmtime të tilla”.

Si pasojë e dëmtimit të kanalit të Ibër-Lepencit, Kurti ka thënë se shumë pjesë të Kosovës mund të mbeten pa energji elektrike në mëngjesin e 30 nëntorit, ndërsa disa qytete dhe një pjesë e qytetit të kryeqytetit, Prishtinë, mund të ngelen pa ujë të pijshëm.

Kurti ka deklaruar se “nuk mund të ketë adresë tjetër për fajësi për organizimin dhe orkestrimin e sulmit, përveç Beogradit zyrtar dhe strukturave kriminale me në krye Millan Radoiçiçin”, të cilat, ka shtuar ai, mbështeten nga institucionet serbe dhe nga presidenti Aleksandar Vuçiç.

Ai ka thënë se Radoiçiç, i cili ka marrë përgjegjësinë për sulmin vdekjeprurës të shtatorit 2023 në fshatin Banjskë të Zveçanit, “është i lirë në Serbi dhe dirigjon me elementet paramilitare atje”, të cilat, siç është shprehur ai, urrejnë Kosovën dhe popullin e saj.

Kurti ka thënë se incidenti në Zubin Potok është shpërthimi i tretë në tre ditët e fundit, përmes të cilit, sipas tij, “është synuar të nxitet frika dhe pasiguria në tre komunat në veri, për ta përshkallëzuar situatën në mbarë vendin”.

“Përpjekjet e këtilla do të ngelen të dëshpëruara. Kushtetutshmëria, sundimi ligjit, rendi dhe populli, republika jonë, nuk do të mund të mposhten asnjëherë nga askush”.

Kurti ka falënderuar partnerët ndërkombëtarë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian, për “mbështetjen e tyre ndaj vendit”.

Ai ka thënë se menjëherë pas konferencës do ta takojë komandantin e misionit paqeruajtës të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) në Kosovë, KFOR, dhe se do të mbahet një mbledhje e jashtëzakonshme e Këshillit të Sigurisë së Kosovës.

Çfarë është Ibër-Lepenci?

Ndërmarrja Hidroekonomike “Ibër-Lepenc” është shoqëri aksionare me seli në Prishtinë dhe është ndërmarrje shumëfunksionale e cila furnizon industrinë, ujësjellësit dhe bujqësinë me ujë të papërpunuar si dhe prodhon energji elektrike nga Hidrocentrali i Ujmanit.

Bazuar në dokumentet qeveritare, nga sistemi i Ibër-Lepencit në Ujman në Zubin Potok, me ujë të pijshëm furnizohet veriu i Kosovës, por edhe Prishtina me rrethinë. Ky hidrosistem gjithashtu furnizon me ujë termocentralet në Obiliq, që përdoret për ftohjen e termocentraleve Kosova A dhe Kosova B, ndërsa përveç kësaj, uji nga liqeni akumulues i Ujmanit përdoret edhe për ujitjen e sipërfaqeve bujqësore. Vetë kanali Ibër-Lepenc ka një gjatësi prej 49 kilometrash – nga liqeni i Ujmanit deri në Prishtinë dhe përfundon në liqenin e Badocit afër Prishtinës.

Nga Ujmani furnizohen me ujë 7 komuna, në jug dhe veri të lumit Ibër; Mitrovica e Jugut dhe e Veriut, Zveçani, Vushtrria, Gllogoci, Skenderaj dhe një pjesë e Prishtinës.

Pos tyre, termocentralet Kosova A dhe B, Trepça dhe Ferronikeli varen tërësisht nga furnizimi me ujë nga ky liqe artificial. Po ashtu, prodhohen edhe 32 Megavat (MW) rrymë në hidrocentralin e Vallaçit.

Në lidhje me këtë shpërthim, nuk pati reagime të menjëhershme në Serbi. Lista Serbe, partia kryesore e serbëve në Kosovë, e cila ka mbështetjen e Beogradit, tha se e dënon ashpër dëmtimin e kanalit të ujit në fshatin Varragë, duke e quajtur atë "akt absolutisht kundër interesave të popullit serb". Partia serbe tha se dëmtimi i kanalit të ujit, përveç se ka rrezikuar furnizimin me ujë të qytetarëve, po ashtu “ka shkaktuar shqetësim te serbët në veri të Kosovës”.

Më herët, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, që doli në vendngjarje, tha se shpërthimi është dëgjuar para orës 19, dhe se një pjesë e Ibër-Lepencit, që konsiderohet si infrastrukturë kritike, është dëmtuar. Ai e cilësoi si "akt terrorist" dëmtimin e kanalit të ujit, përmes së cilit tha se furnizohet edhe Korporata Energjetike e Kosovës. Sveçla tha se institucionet janë mobilizuar që dëmet të sanohen dhe qytetarët të mos vuajnë pasojat.

"Është detyrë e domosdoshme e institucioneve të sigurisë që të hetohen terroristët që kanë kryer këtë akt terrorist dhe të sillen para drejtësisë," theksoi ai.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, fajësoi "bandat kriminale serbe" për sulmin ndaj infrastrukturës kritike të Kosovës. Bandat kriminale serbe kanë humbur në çdo betejë me institucionet e Kosovës.

"Mbrojtja e kushtetutshmërisë e ligjshmërisë në çdo cep të vendit dhe lufta e pa kompromis ndaj ketyre elementeve kriminale janë jetike", tha ajo, duke u bërë thirrje qytetarëve të vazhdojnë të tregojnë qetësi dhr maturi derisa institucionet të hetojnë rastin dhe të sanojnë dëmet. Ujësjellësi Rajonale e Ujësjellësit "Mitrovica" njoftoi se ka ndërprerë furnizimin me ujë të pijes për shkak të dëmtimit të kanalit. Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut në Kosovë, pas shpërthimit në Zubin Potok tha se furnizimi me energji elektrike mbetet i sigurt dhe pa ndërprerje në të gjithë territorin e Kosovës.

"Po ashtu, ekipet tona janë duke monitoruar në mënyrë të vazhdueshme situatën për të garantuar stabilitetin dhe funksionimin e sigurtë të sistemit të energjisë elektrike", tha KOSTT.

Hovenier: SHBA dënon ashpër sulmin ndaj "infrastrukturës kritike" të Kosovës

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, dënoi ashpër sulmin ndaj "infrastrukturës kritike në Kosovë", pas dëmtimit të kanalit të ujit në veri.

"Ne po monitorojmë nga afër situatën, do të mbështesim një hetim gjithpërfshirës dhe kemi ofruar mbështetjen e plotë për Qeverinë e Kosovës për t'u siguruar që përgjegjësit e këtij akti kriminal të identifikohen dhe mbahen përgjegjës", tha ai në X.

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, tha se "incidenti serioz në Zubin Potok sonte mund të ketë pasoja të rënda për furnizimin me energji dhe ujë nëpër komunitete të ndryshme në shumë pjesë të Kosovës". Ai kërkoi hetim të shpejtë për këtë sulm. Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se dënon fuqishëm sulmin që prek "komunitetet gjithandej Kosovës".

"I bëjmë jehonë thirrjeve për hetim të plotë dhe për vënie të keqbërësve para drejtësisë. Gjermania është e gatshme t'i mbështesë autoritetet kosovare", është shprehur ai.

Edhe shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav, dënoi "sulmin ndaj kanalit të ujit në Zubin Potok, i cili po lë pa furnizim me ujë pjesë të konsiderueshme të Kosovës". Ai tha se tashmë "ka ofruar ndihmën e BE-së për autoritetet e Kosovës", dhe se "incidenti duhet të hetohet, ndërsa përgjegjësit të vihen para drejtësisë".

Shpërthimi në Zubin Potok ndodhi disa orë pasi Policia e Kosovës njoftoi se ka shtuar masat e sigurisë në nivel vendi, përfshirë në pjesën veriore të banuar me shumicë serbe, ku ditëve të fundit kanë ndodhur disa incidente me mjete shpërthyese. Policia tha se do të shtojë aktivitetet, do të rrisë prezencën në terren, “duke realizuar më shumë patrullime në zona më kritike, më shumë pika kontrolli dhe rritje të bashkëpunimit me qytetarët”.

Ky institucion tha se me shtimin e masave policore synohet të ruhet rendi e qetësia publike, të parandalohen aktet kriminale dhe të hetohen e vihen para drejtësisë “të gjitha ata që do të guxojnë të atakojnë sigurinë, ligjin dhe rendin kushtetues”.

Në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe, ditëve të fundit janë shënuar incidente me mjete shpërthyese. Më 27 nëntor, autoritetet njoftuan se stacioni policor në Zveçan ishte sulmuar me dy granata dore. Ndërkaq, më 29 nëntor Policia bëri të ditur se është sulmuar me një mjet shpërthyes, që dyshohet të jetë granatë dore, edhe ndërtesa e Komunës së Zveçanit.

Ky incident është dënuar nga autoritetet në Kosovë, që i kanë cilësuar si “akte kriminale” që synojnë “të ndjellin frikë”. Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, e fajësoi Serbinë për, siç tha, "dirigjimin" e bandave kriminale për kryerjen e sulmet të ditëve të fundit ndaj institucioneve në veri.

Katër komunat në veri të Kosovës – Zubin Potoku, Zveçani, Leposaviqi dhe Mitrovica e Veriut - udhëhiqen nga kryetarë shqiptarë, pasi serbët dhanë dorëheqje nga institucionet e Kosovës dhe bojkotuan zgjedhjet lokale të mbajtura vitin e kaluar.

Në vitet e fundit, në veri të Kosovës janë regjistruar një sërë incidentesh. Rastet e hedhjeve të mjeteve shpërthyese dhe djegie të veturave u rritën veçmas gjatë periudhës kur po zbatohej vendimi i Qeverisë së Kosovës për konvertimin e targave serbe në ato RKS – Republika e Kosovës. Prej atëherë, tensionet në veri vazhdojnë të jenë kryesisht të larta, gjithashtu për shkak të atyre që Qeveria e Kosovës i konsideron si hapa për shtirje të sovranitetit në këtë pjesë./REL

edi rama shperthimi ne zubin potok

Sondazh

Poll

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi