6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
• Lëvizja Shqipëria Bëhet ka zhvilluar sot protestën e rradhës para Kryeministrisë në Tiranë, duke kërkuar largimin e Kryeministrit Edi Rama, pas skandaleve në kabinetin e tij. • Kreu i lëvizjes Adriatik Lapaj, i mbështetur nga qindra qytetarë, ngriti edhe çadrën, ndërsa ka deklaruar se do të vendosin sërish çadrat edhe nëse Policia do ua heq, duke mos u dorëzuar në betejën e tyre kundër hajdutërisë. • Lapaj njoftoi edhe vendimin e Prokurorisë që ka rrëzuar kallëzimin e Policisë dhe sekuestrimet e mëparshme të çadrave dhe sendeve të Lëvizjes, duke i rikthyer ato dhe hapur rrugën e protestave të tjera. • Ai nënvizoi se e drejta e protestës mbrohet me ligj dhe Kushtetutë. • Lapaj i bëri thirrje edhe politikanëve të të gjitha partive që të mblidheshin në shesh me çadrat e tyre dhe të protestonin së bashku dhe të mos rrinin studiove televizive. • Gjithashtu gjatë protestës ndërhyri policia, duke u hequr çadrën dhe duke u marrë protestuesve karriget dhe pankartat.
3 artikuj për këtë temë.

TIRANË- Policia ka ndërhyrë gjatë protestës së ‘Shqipëria Bëhet’ para kryeministrisë, duke u marrë protestuesve karriget dhe pankartat. Gjatë protestës, Kryetari i Lëvizjes Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, paralajmëroi ngritjen e çadrave para godinës së Kryeministrisë, ku anëtarë të partisë së tij po protestojnë prej muajsh, por policia i hoqi menjëherë.
Në protestën e sotme, Lapaj bëri thirrje edhe për bashkim të qytetarëve, ndërsa shtoi se “beteja kundër hajdutërisë nuk duhet të ndalet”. Lapaj i bëri thirrje edhe politikanëve të të gjitha partive që të mblidheshin në shesh me çadrat e tyre dhe të protestonin së bashku dhe të mos rrinin studiove televizive.
“Po përballemi me qeverinë më të korruptuar në Europë. I bëj thirrje qytetarëve që të bashkohen kundër hajdutërisë”, tha ai ndër të tjera.
Ai njoftoi edhe vendimin e Prokurorisë që ka rrëzuar kallëzimin e Policisë dhe sekuestrimet e mëparshme të çadrave dhe sendeve të Lëvizjes, duke i rikthyer ato dhe hapur rrugën e protestave të tjera. Ai nënvizoi se e drejta e protestës mbrohet me ligj dhe Kushtetutë./Dosja.al
TIRANË- Kreu i lëvizjes Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj ka nisur protestën e tij para ambienteve të Kryeministrisë. Gjatë një prononcimi për mediat, Lapaj u shpreh se të gjitha partitë politike kanë detyrë të përballen me regjimin e Ramës.
Ai tha se ata që kanë mision luftën me qeverinë, duhet të vijnë dhe të ngrenë çadrat. Lapaj kërkoi largimin e qeverisë, qeveri teknike dhe zgjedhje të reja.
Ai theksoi se halli i përbashkët i partive poltike është Rama dhe ligji zgjedhor. Sipas tij ai ligj është bërë me Berishën, ndaj kërkoi që PD dhe Berisha të distancohen nga ai ligj dhe të bashkohet me ta.
Fjala e Adriatik Lapajt:
Sot, në ditën e 90-të të protestës përballë qeverisë më të korruptuar të Evropës, ndaj lajmin me qytetarët paligjshmërinë totale të Policisë së Shtetit dhe protestën tonë legjitime për të protestuar. Ky është vendimi i mosfillimit që ka ardhur nga Prokuroria, ku na njohët mbrojtja e posaçme për të protestuar. Ne po e arrijmë duke u përballur pa frikë para qeverisë më të korruptuar të Evropës. Prokurori thotë se ka vendosur mosfillimin e procedimit penal për kallëzimin e bërë dhe kthimin e sendeve të sekuestruara sipas procesverbalit nga oficerët e policisë gjyqësore, si çadrat, ngrohëset, kartonët, karriget dhe sendet e tjera që na u morën dhunshëm. Ndaj ne na lind sot e drejta për të vendosur çadrat tona dhe të zbatojmë të drejtën tonë kushtetuese.
Nëse policia e shtetit, që ditët e fundit ka humbur drejtorin e Përgjithshëm dhe të Tiranës, nëse nuk zbatojnë ligjet dhe Kushtetutën, le të vijnë dhe të na sulmojnë dhe të na i sekuestrojnë, por ne do vazhdojmë, Ftoj aktivistët të montojnë çadrën. Është e drejta kushtetuese. Ata mund të zbatojnë ligjet e Ramës, mund të na sulmojnë, dhunojnë, arrestojnë, por ne do vijojmë. Kjo është çadra e parë simbolike dhe shpresoj të mbushet me sa më shumë çadra në betejën kundër pushtetit kleptokratik të qeverisë Rama.
Të gjitha partitë politike kanë një detyrë të përbashkët, të përballen me regjimin e Ramës, që vjedh qytetarët shqiptarë. Ata që kanë mision luftën me qeverinë le të vijnë këtu dhe të ngrenë çadrat. Beteja nuk bëhet në studio televizive apo banaqet televizive, atje duhet të rrinë analistët, politikanët le të vijnë këtu dhe të protestojnë. Halli ynë i përbashkët është Rama dhe ligji zgjedhor dhe ai ligj është bërë me Berishën ndaj PD dhe Berisha të distancohen nga ai ligj dhe le të vijnë të na bashkohen. Ne e ngritëm çadrën dhe jam i bindur se do vijnë përsëri këtu t’i heqin. Këta nuk pyesin as për ligj, as për prokurori, as për kushtetutë, por ne duhet të vazhdojmë pa diskutim dhe pa u ndalur./Dosja.al

TIRANË- “Shqipëria Bëhet" ka dalë sërish në protestë para Kryeministrisë, ku kërkojnë largimin e Kryeministrit Edi Rama. Gjatë fjalës së tij, Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka deklaruar se do të vendosin sërish çadrat përpara Kryeministrisë. Lapaj gjithashtu bëri thirrje për bashkim të qytetarëve, teksa shtoi se beteja kundër hajdutërisë nuk duhet të ndalet.