LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Lamtumirë Ismail Kadare! Përfundon ceremonia funerale, me duartrokitje dhe karafilë të bardhë, gjeniu i letërsisë shqipe përcillet për në banesën e fundit

• Ka përfunduar ceremonia e funeralit të shkrimtarit më të madh shqiptar dhe kolosit të letërsisë shqipe, Ismail Kadaresë. • Arkëmorti me trupin e tij është nxjerrë nga ambientet e TKOB i shoqëruar me duartrokitje dhe hedhjen e karafilave të bardhë gjatë përcjelljes. • Trupi i tij do të niset drejt banesës së fundit, ku do të varroset në Tufinë, vetëm nga familjarët. • Kjo ishte kërkesa e bashkëshortes së tij Helenës dhe amaneti i të ndjerit Ismail Kadaresë. • Krerët më të lartë të Shqipërisë dhe të Kosovës, politikanë shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, personalitete të artit, skenës,letërsisë shqipe dhe diplomatë të huaj morën pjesë në homazhet që zgjatën rreth 3 orë. • Shkrimtari i mirënjohur jo vetëm në trevat shqiptare, por në mbarë botën u nda nga jeta mëngjesin e 1 korrikut në moshën 88-vjeçare. • Ai konsiderohet si një ndër shkrimtarët më të mëdhenj bashkëkohorë, ku shquhet kryesisht për prozë, por kontributi i tij është shtrirë edhe në dramaturgji, poezi dhe përkthime. • Deri më sot veprat e tij janë përkthyer në rreth 45 gjuhë të ndryshme, duke qenë kështu përfaqësues kryesor i letërsisë shqipe nëpër botë. • Kadare është nominuar 15 herë për çmimin Nobel në Letërsi, ndërsa është nderuar me disa çmime kombëtare dhe ndërkombëtare. • Ai konsiderohet nga disa si një nga shkrimtarët dhe intelektualët më të mëdhenj të shekujve 20 dhe 21, dhe si një zë universal kundër totalitarizmit.

16 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Lamtumirë Ismail Kadare! Me duartrokitje dhe karafilë të bardhë, gjeniu i letërsisë shqipe përcillet për në banesën e fundit

Lamtumirë Ismail Kadare! Përfundon ceremonia funerale, me duartrokitje
pamje nga funerali

TIRANË- Ka përfunduar ceremonia e funeralit të shkrimtarit më të madh shqiptar dhe kolosit të letërsisë shqipe, Ismail Kadaresë. Arkëmorti me trupin e tij është nxjerrë nga ambientet e TKOB i shoqëruar me duartrokitje dhe hedhjen e karafilave të bardhë gjatë përcjelljes.  Trupi i tij do të niset drejt banesës së fundit, ku do të varroset në Tufinë, vetëm nga familjarët. Kjo ishte kërkesa e bashkëshortes së tij Helenës dhe amaneti i të ndjerit Ismail Kadaresë.

Shkrimtari i mirënjohur jo vetëm në trevat shqiptare, por në mbarë botën u nda nga jeta mëngjesin e 1 korrikut në moshën 88-vjeçare. Ai konsiderohet si një ndër shkrimtarët më të mëdhenj bashkëkohorë, ku shquhet kryesisht për prozë, por kontributi i tij është shtrirë edhe në dramaturgji, poezi dhe përkthime. Deri më sot veprat e tij janë përkthyer në rreth 45 gjuhë të ndryshme, duke qenë kështu përfaqësues kryesor i letërsisë shqipe nëpër botë. Kadare është nominuar 15 herë për çmimin Nobel në Letërsi, ndërsa është nderuar me disa çmime kombëtare dhe ndërkombëtare. Kadare konsiderohet nga disa si një nga shkrimtarët dhe intelektualët më të mëdhenj të shekujve 20 dhe 21, dhe si një zë universal kundër totalitarizmit. 

 

2 VITE ME PARE

Homazhet në nder të Kadaresë, Rama: E meriton të prehet në një banesë që ishte vetëm e tija, as te dëshmorët, as të vëllezërit Frashëri

Lamtumirë Ismail Kadare! Përfundon ceremonia funerale, me duartrokitje
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama në ceremoninë e funeralit të shkrimtarit më të madh shqiptar Ismail Kadaresë komentoi gjatë fjalimit edhe polemikat dhe sugjerimet për vendin e prehjes. 

Rama tha se Kadare meriton të prehet në një banesë të fundit që do të jetë vetëm e tija dhe jo pranë Dëshmorëve të Kombit apo Vëllezërve Frashëri. 

Ai tha se detyrimi i vetëm i tyre ishte t'i respektonin ikjen e tij duke i dhënë një banesë që sipas tij "nuk do ndihet i kërcënuar as nga dashuria e pakërkuar, as nga fqinjësia asnjëherë e padëshiruar, as nga jo e jo nga tubimet e nderimet që i kishte llahtari."

Pjesë nga fjalimi i Ramës: 

Kadare i tha të tëra, skam asnjë dyshim se ky vend s’do ta zhgënjejë kurrë, se ky vend kurrë s’do resht së përsëritur me vete gjithçka Ismail Kadare tha për të. Kadare e meriton të prehet në një banesë të fundit që të jetë vetëm e tij, jo bashkë me dëshmorët, sepse ai as ishte dëshmor dhe as nuk ishte gjëkundi në asnjë qelizë të tij dëshirën apo gatishmërinë për të rënë dëshmor, jo bashkë me vëllezërit Frashëri të cilët ishin ndër fare të paktët që i donte sinqerisht, as nuk ia kanë borxh ti bëjnë vend në varret e tyre.

Jo te parku përballë Rognerit as te fusha e gjelbër para kryeministrisë, jo vetëm se një vend i qytetëruar nuk i mban bashkë të gjallët me të vdekurit, pa i ndarë të paktën me distancë për të mos parë përditë me njëri tjetrin, por edhe se kur mendon se Ismaili u ikte sa munde vendeve ku mblidheshin njerëzit.  Kadare jetoi si dëshmitar i një fjale për të cilën mori të tërë lëvdatat dhe nderimet e mundshme të botës dhe të tërë smirën dhe sharjet e mundshme të vendit që e lindi.

Nuk e mori çmimin Nobel, por mbeti i vetmi kandidat për të cilin ka një dosje letrash anonime nga bashkatdhetarët e tij. Ai erdhi, shkroi dhe iku. Ne i kemi vetëm një detyrim, t’ia respektojmë ikjen duke i dhënë në kohën dhe vendin e duhur një banesë të fundit ku të mos ndihet i kërcënuar as nga dashuria e pakërkuar, as nga fqinjësia asnjëherë e padëshiruar, as nga jo e jo nga tubimet e nderimet që i kishte llahtari.

2 VITE ME PARE

Homazhet në nderim të Ismail Kadaresë, Rama mban fjalën: Nën hijen e Nënë Terezës, do të ndihej i mbrojtur gjatë kalimit nga kjo botë në tjetrën

Lamtumirë Ismail Kadare! Përfundon ceremonia funerale, me duartrokitje
edi rama

TIRANË- Në ceremoninë e funeralit të kolosit të letërsisë shqipe, kryeministri Edi Rama ka mbajtur një fjalim në nderim të tij.  Rama tha se salla ku u mbajtën homazhet ishte e montuar për një shfaqje sonte në darkë, ndërsa pasi mori lajmin e vdekjes së tij dhe përgatitjen e ceremonisë funerale, u vendos që skena bashke me imazhin e ndërtuar të Nënë Terezës të mos hiqej. Kjo sepse sipas kryeministrit, Kadare "nën hijen e shenjtores së tij të dashur, do të ndihej i marrë në mbrojtje nga të tërë ata që s’e donin."

Edi Rama:  Këtë hije të Nënë Terezës mbi trupin e Ismailit nuk e solli kush, as kush e përgatiti këtë ceremoni, ishte këtu, kishte ardhur më parë. Njoftimi që salla ishte e zënë dhe Nënë Tereza nuk lëvizte dot më erdhi bashkë me foton që po montohej për një shfaqje sot në darkë. “Lëreni aty ju thashë, nuk ka më mirë”. Askujt nuk do i thoshte mendja çka rastësia e solli këtu enkas për Ismailin dhe më mirë se sa nën hijen e saj, shqiptares që i takon botës, as se si tjetër nuk mund të bëhej ceremonia e përcjelljes nga jeta të shqiptarit që i takon botës dhe duke e njohur e dija në çast që nën hijen e shenjtores së tij, Ismaili do të ndihej i marrë nën mbrojtje nga të tërë ata që nuk e donin, përgjatë kalimit të tij nga kjo botë në tjetrën.

Kur edhe Helena do më sillte fjalë se donte veç fjalën time, duke i qëndruar besnike Isit të saj, i cili kishte një alergji të rëndë nderimet e sidomos fjalimet, zgjodhi të keqen më të vogël. Një fjalim të pashmangshëm, të paktën nga dikush që nuk flet thjesht se e kërkon detyra, por edhe si dikush që Ismailin e lidh te kënaqësia e bisedave jo të shpeshta. Ky nder kaq i posaçëm, përveçse një barrë e rëndë përgjegjësia, mu pranë arkëmortit të njeriut që ngjiti gjuhën shqipe në majën më të paarritur, ndërsa letërsinë shqipe në panteonin e mbarë botës, mu bë një siklet i ububushëm. Po aq i rrallë sa dalje në një provim para fytyrës tallëse të Ismailit, me tubimet nderimet, fjalimet. Në fakt sa e mora vesh që vdiq, dhe mendova pashmangshmërinë e përgatitjes ceremoniale, më është bërë si një pullë poste që s’më ndahet nga sytë pamja e tij e sëkëlldisur gjatë ceremonisë së gradimit nga vetë presidenti i Francës.

2 VITE ME PARE

Homazhet për Kadarenë, flet botuesi i shkrimtarit: Ambulanca nuk kishte kushte, u bllokuam prej trafikut në rrugë

Lamtumirë Ismail Kadare! Përfundon ceremonia funerale, me duartrokitje
Bujar Hudhri

TIRANË- Botuesi dhe miku i shkrimtarit Ismail Kadare, Bujar Hudhri ka folur pas homazheve për shkrimtarin e ndjerë. Duke folur për mediat, Bujar Hudhri tha se ambulanca që erdhi për të marrë shkrimtarin e njohur nuk kishte asnjë kusht brenda.

Hudhri theksoi se edhe pse ambulanca ishte me sirena ndezur, trafiku i tmerrshëm në Tiranë, bëri që Kadareja të dërgohej me vonesë në urgjencë. 

“Nuk e dija çfarë kishte ndodhur. Kur e pashë të shtrirë në korridor. Gjithmonë e shikoja në këmbë, të qeshur, solid, dukej sikur kurrë nuk do ikte nga kjo botë. E morëm në ashensor e vendosëm, sikur të ishte në karrige, ishte në gjendje gati të ngrirë. Hipëm në ambulancë, një ambulancë shumë e thjeshtë, pa asnjë impiant që mund t’i vijë në ndihmë të sëmurit. Me zor kemi çarë rrugët e Tiranës, edhe pse ulërinte sirena, njerëzit nuk hapnin rrugën gjersa mbërritëm në urgjencën e QSUT. Pamë mobilizimin e mjekëve, derisa kuptuam se diçka e keqe po ndodhte. Më pas heshtje,” tha Hudhri.

2 VITE ME PARE

Homazhet për Ismail Kadaren, Fatos Kongoli: Shkrimtar i madh i përmasave botërore, ishte shkollë letrare!

Lamtumirë Ismail Kadare! Përfundon ceremonia funerale, me duartrokitje
Fatos Kongoli

TIRANË- Shkrimtari, Fatos Kongoli ka mbërritur në ambientet e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, për të kryer homazhe në nderim të shkrimtarit më të madh shqiptar njëkohësisht dhe koleg dhe mik i tij, Ismail Kadare. 

Kongoli gjatë fjalës së tij e quajti një shkollë letrare, Ismail Kadarenë dhe tregoi bisedat e fundit me të.

“Kadare është shkrimtar i madh i përmasave botërore. E kam adhuruar gjithmonë si autor Kadarenë dhe atëherë kur nuk më shkonte mendja të bëhesha unë shkrimtar. Vitet e fundit u miqësuam me njëri-tjetrin. Kishim një mik të përbashkët dhe vila e Kadaresë në Qerret takoheshim shpesh. Më ndodhte të takohesha dhe në raste festash. Ismaili nuk është shkrimtar i zakonshëm. Është shkollë letrare,”  tha ai.

 

2 VITE ME PARE

Përcillet sot në banesën e fundit/ Presidentja e Kosovës kryen homazhe në nderim të gjeniut të letërsisë shqipe, Ismail Kadaresë

Lamtumirë Ismail Kadare! Përfundon ceremonia funerale, me duartrokitje
vjosa osmani

TIRANË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, Prindon Sadriu ka kryer homazhe në nderim të gjeniut të letërsisë shqipe, Ismail Kadaresë. 

Pak më herët në TKOB për të kryer homazhe ishte edhe kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca. 

 

2 VITE ME PARE

Homazhet në nder të Ismail Kadaresë, Ali Ahmeti në Tiranë: Vepra e Kadaresë të vijojë!

Lamtumirë Ismail Kadare! Përfundon ceremonia funerale, me duartrokitje

TIRANË- Kreu i BDI-së në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti dhe kryebashkiaku i Tetovës, Bilall Kasami kanë kryer homazhe në nder të shkrimtarit Ismail Kadare.

Ahmeti në një deklaratë jashtë TKOB, përcolli mesazhin për të gjithë të rinjtë që duan të ndjekin artin ecin në gjurmët e Kadaresë. Pak kohë më parë Tetova i dha Kadaresë titullin “Qytetar Nderi’

Ali Ahmeti: Atyre që krijojnë prozë e poezi të vijojnë vazhdimisësinë e Kadaresë dhe Agollit

Bilal Kasemi: Sot Tetova humb një qytetarë të saj. Ismail Kadare mbetet shkrimtari që padrejtësisht iu mohua cmimi Nobel për letërsinë, por besoj se cmimin ia dhanë lexuesit.

2 VITE ME PARE

Rama mbërrrin tek TKOB për homazhet në nderim të Kadaresë, shoqërohet nga bashkëshortja

Lamtumirë Ismail Kadare! Përfundon ceremonia funerale, me duartrokitje

TIRANË- Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda Rama ka mbërritur në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit ku po kryhen homazhet në nderim të kolosit të letërsisë shqiptare, Ismail Kadaresë. 

Ministrat e kabinetit qeveritar po ashtu kanë kryer homazhet e tyre më herët. Po ashtu tek TKOB  kanë ardhur edhe figura të politikës në Kosovë, diplomatë të huaj dhe personalitete të shquara të artit dhe letërsisë shqiptare.

Ismail Kadare, shkrimtari i mirënjohur është ndarë nga jeta mëngjesin e 1 korrikut në moshën 88-vjeçare, ndërsa trupi i tij do të prehet në varrezat e Tufinës. Kadare konsiderohet si një ndër shkrimtarët më të mëdhenj bashkëkohorë, ku shquhet kryesisht për prozë, por kontributi i tij është shtrirë edhe në dramaturgji, poezi dhe përkthime.

2 VITE ME PARE

FOTO/ Homazhet për Ismail Kadarenë, ish-Presidentët Moisiu dhe Mejdani nderojnë koloseun e letrave shqipe

Lamtumirë Ismail Kadare! Përfundon ceremonia funerale, me duartrokitje

TIRANË- Ish-Presidentët Alfred Moisiu e Rexhep Meidani kanë marrë pjesë në homazhet për ndër të shkrimtarit Ismail Kadare. Homazhet në nder të tij po kryhen në ambientet e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, ndërsa në orën 11:30 nis ceremonia shtetërore dhe në orën 12:30 nis kortezhi për përcjelljen në varreza.

Ismail Kadare, shkrimtari i mirënjohur është ndarë nga jeta mëngjesin e 1 korrikut në moshën 88-vjeçare. Ai konsiderohet si një ndër shkrimtarët më të mëdhenj bashkëkohorë, ku shquhet kryesisht për prozë, por kontributi i tij është shtrirë edhe në dramaturgji, poezi dhe përkthime. 

2 VITE ME PARE

I jepet lamtumira Ismail Kadaresë/ Albin Kurti kryen homazhe në nderim të shkrimtarit, shoqërohet nga ministra dhe deputetë

Lamtumirë Ismail Kadare! Përfundon ceremonia funerale, me duartrokitje
albin kurti

TIRANË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mbërritur në ambientet e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, për të kryer homazhe në nderim të shkrimtarit më të madh shqiptar, Ismail Kadare. 

Kurti shihet i shoqëruar nga ministrat e kabinetit qeveritar të Kosovës dhe nga disa deputetë. Para tij ka kryer homazhe edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca. Gjithashtu pritet të vijë edhe presidentja, Vjosa Osmani. 

2 VITE ME PARE

FOTOLAJM/ Homazhet për nder të Ismail Kadaresë, kreu i Kuvendit të Kosovës arrin në TKOB

Lamtumirë Ismail Kadare! Përfundon ceremonia funerale, me duartrokitje
Glauk Konjufca

TIRANË- Kreu i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca ka arritur sot në ambientet e TKOB, për të marrë pjesë në homazhet për shkrimtarin e ndjerë Ismail Kadare. Homazhet në nder të tij po kryhen në ambientet e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, ndërsa në orën 11:30 nis ceremonia shtetërore dhe në orën 12:30 nis kortezhi për përcjelljen në varreza.

Ismail Kadare, shkrimtari i mirënjohur është ndarë nga jeta mëngjesin e 1 korrikut në moshën 88-vjeçare. Ai konsiderohet si një ndër shkrimtarët më të mëdhenj bashkëkohorë, ku shquhet kryesisht për prozë, por kontributi i tij është shtrirë edhe në dramaturgji, poezi dhe përkthime. 

2 VITE ME PARE

I jepet lamtumira Kadaresë, Meta dhe nënkryetarët e PL bëjnë homazhe në nderim të shkrimtarit

Lamtumirë Ismail Kadare! Përfundon ceremonia funerale, me duartrokitje
drejtuesit e pl

TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe nëkryetarët e PL, Erisa Xhixho dhe Tedi Blushi kanë bërë homazhe në nderim të shkrimtarit, Ismail Kadare, 

Homazhet mbahet tek Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit, ndërsa në orën 11:30 nis ceremonia shtetërore dhe në orën 12:30 nis kortezhi për përcjelljen në varreza.

Ismail Kadare, shkrimtari i mirënjohur është ndarë nga jeta mëngjesin e 1 korrikut në moshën 88-vjeçare. Ai konsiderohet si një ndër shkrimtarët më të mëdhenj bashkëkohorë, ku shquhet kryesisht për prozë, por kontributi i tij është shtrirë edhe në dramaturgji, poezi dhe përkthime. 

2 VITE ME PARE

FOTOLAJM/ Homazhet për shkrimtarin më të madh shqiptar, Helena Kadare dhe vajzat e saj me lot në sy

Lamtumirë Ismail Kadare! Përfundon ceremonia funerale, me duartrokitje
helena kadare dhe vajzat

TIRANË- Sot i jepet lamtumira dhe përcillet për në banesëm e fundit gjeniu i letërsisë shqipe Ismail Kadare.

Homazhet në nder të tij po kryhen në ambientet e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, ndërsa në orën 11:30 nis ceremonia shtetërore dhe në orën 12:30 nis kortezhi për përcjelljen në varreza.

Në fotot e siguruara nga LSA, shihet edhe bashkëshortja e tij, Helena Kadare dhe vajzat e saj, Besiana dhe Gresa, veshur në të zeza e me lot në sy.

2 VITE ME PARE

I jepet lamtumira shkrimtarit më të madh shqiptar, Osmani, Kurti dhe Konjufca sot në Tiranë për homazhet për Kadarenë

Lamtumirë Ismail Kadare! Përfundon ceremonia funerale, me duartrokitje
glauk konjufca, vjosa osmani dhe albin kurti

TIRANË- Ditën e sotme përcillet për në banesën e fundit shkrimtari më i madh shqiptar, Ismail Kadare. 

Në ceremoninë e lamtumirës pritet të marrin pjesë edhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca.

Të pranishëm do të jenë edhe disa ministra e deputetë. Ashtu si Shqipëria edhe Kosova e ka shpallur ditën e sotme ditë zie. 

Ceremonia shtetërore e lamtumirës nis në orën 11:30. Ndërsa në orën 12:30 do të bëhet nisja e kortezhit në drejtim të varrezave të Tufinës. 

2 VITE ME PARE

Homazhet për gjeniun e letrave shqipe, mbërrin tek TKOB arkëmorti i Ismail Kadaresë, e bija në lot

 

Lamtumirë Ismail Kadare! Përfundon ceremonia funerale, me duartrokitje
arkemorti

 

TIRANË- Në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, kanë nisur të mbahen homazhet për shkrimtarin më të madh shqiptar Ismail Kadarenë.

Arkëmorti ka mbërritur në ambientet e TKOB, ndërsa vajza e tij, Besiana Kadare shihet e përlotur. Krerët më të lartë të shtetit, politikës e personalitete të artit do të marrin pjesë në homazhe.

Ismail Kadare u nda nga jeta mëngjesin e 1 korrikut në moshën 88-vjeçare. 

2 VITE ME PARE

Përcillet sot për në banesën e fundit gjeniu i letërsisë shqipe Ismail Kadare, homazhet publike tek Teatrin e Operas dhe Baletit

Lamtumirë Ismail Kadare! Përfundon ceremonia funerale, me duartrokitje
ismail kadare

TIRANË- Ditën e sotme do të përcillet për në banesën e fundit trupi i gjeniut të ndjerë të letërsisë shqipe, Ismail Kadare. Mësohet se Kadare do të nderohet me ceremoni shtetërore. Homazhet publike për të do të mbahen në ambientet e Teatrit të Operas dhe Baletit në orën 09:00. Ndërkohë bëhet me dije se ceremonia shtetërore e lamtumirës nis në orën 11:30. Ndërsa në orën 12:30 do të bëhet nisja e kortezhit në drejtim të varrezave të Tufinës.

Ismail Kadare, shkrimtari i mirënjohur është ndarë nga jeta mëngjesin e 1 korrikut në moshën 88-vjeçare. Ai konsiderohet si një ndër shkrimtarët më të mëdhenj bashkëkohorë, ku shquhet kryesisht për prozë, por kontributi i tij është shtrirë edhe në dramaturgji, poezi dhe përkthime. 

Deri më sot veprat e tij janë përkthyer në rreth 45 gjuhë të ndryshme, duke qenë kështu përfaqësues kryesor i letërsisë shqipe nëpër botë. Kadare është nominuar 15 herë për çmimin Nobel në Letërsi, ndërsa është nderuar me disa çmime kombëtare dhe ndërkombëtare. Kadare konsiderohet nga disa si një nga shkrimtarët dhe intelektualët më të mëdhenj të shekujve 20 dhe 21, dhe si një zë universal kundër totalitarizmit. 

Lamtumirë Ismail Kadare! Përfundon ceremonia funerale, me duartrokitje

ismail kadare homazhe tek tkob

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj