LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Shqipëria fiton vetëm më mua dhe Partinë Socialiste", Rama: Është aprovuar hapja e një grupkapitulli tjetër për negociatat në BE!

• Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme bashkëbisedimin me qytetarët në rubrikën "Sy m'Sy" në rrjetet sociale. • Në nisje të fjalës së tij, Rama iu bëri thirrje emigrantëve që të dërgojnë mbrapsht zarfin me votën për zgjedhjet e 11 majit. • Më tej ai tha se dje ka marrë miratimin se është aprovuar hapja e një tjetër grupkapitulli negociatash. • Rama u shpreh se shpreson që pas 11 majit të hapen edhe 11 kapituj të tjerë. • Kryesocialisti tha se rezultati në zgjedhjet e 11 majit është për fitoren e Shqipërisë. • Sipas tij, kjo fitore arrihet vetëm me Partinë Socialiste. • Rama tha se gjatë qeverisjes së tij është 3 fishuar prodhimi dhe të ardhurat për frymë. • Më tej shtoi se Shqipëria është i vetmi në Europë dhe rajon me taksën zero për biznesin e vogël. • Ai u është përgjigjur edhe komenteve të qytetarëve. • Ndër komentet që lexoi ishte edhe ai i një qytetareje e cila e pyeste kryeministrin se çfarë ka bërë gjatë qeverisjes pasi sipas saj rrugët janë copë-copë dhe është turp. • Rama theksoi se në vendin tonë do të nisë Giro d'Italia dhe se grupet italiane që erdhën në vendin tonë për të kontrolluar gjendjen u impresionuan nga infrastruktura. • Ai ironizoi duke thënë se edhe çiklistët që do garojnë janë patronazhistë të PD-së dhe se do të thyejnë qafën në rrugët copë-copë. • Më tej ai iu përgjigj pyetjeve se "a do të fitojë PS". • Sipas tij pyetja duhet të jetë "sa do të fitojë?". • Më tej u shpreh se Partia Socialiste faktikisht i ka fituar zgjedhjet por shtoi se nuk kanë marrë fuqi të madhe. • Duke ironizuar Rama tha se zgjedhjet nuk mund t'i fitojë kryedemokrati Sali Berisha, të cilin e cilësoi si një "politikan i lashtë". 

5 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

"12 vite në qeverisje janë mjaft", Rama: Dy kancelarë në Gjermani dhe Mark Rutte në Holandë kanë qeverisur për 4 mandate rresht

"Shqipëria fiton vetëm më mua dhe Partinë
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur në "Sy m'Sy" një komentuesi i cili shprehej se "12 vite në qeverisje janë mjaftueshëm". Rama në përgjigjen e tij përmendi Angela Merkel, Gerhard Schröd, Helmut Kol në Gjermani, apo edhe Mark Rutte në Holandë. Ai tha se këta udhëheqës kanë qëndruar në qeverisje për katër mandate rresht. Ai tha se qeverisja nuk është çështje sa do një person i caktuar, por sa do populli që një forcë politike të qeverisë.

“Nëse kjo është një anomali, po të drejtoj nga Gjermania, ku dy kancelarë kanë qëndruar me 4 mandate Merkel dhe para saj ishte për dy mandate Gerhard Schröder dhe para tij për 4 mandate Helmut Kol. Nëse nuk të mjafton kjo po të çoj në Holandë. Mik im i ngushtë Mark Rutte 4 mandate. Po nuk të mjaftoi edhe kjo mund të ngjis nga Suedia që kanë qëndruar shumë më tepër, por nuk dua të të tremb pastaj. Kjo nuk është çështje sa do ti dhe sa dua unë, por sa do populli”, tha kryeministri.

1 VITE ME PARE

"Nuk është pyetja a do fitojmë, por sa do fitojmë?", Rama: Pasaporta europiane vjen vetëm nga Partia Socialiste

"Shqipëria fiton vetëm më mua dhe Partinë
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha sot në "Sy m'Sy" se në këto zgjedhje nuk qëndron pyetja "a do të fitojë PS", por sipas tij "sa do të fitojë?".

Më tej u shpreh se Partia Socialiste faktikisht i ka fituar zgjedhjet por shtoi se nuk kanë marrë fuqi të madhe. Duke ironizuar Rama tha se zgjedhjet nuk mund t'i fitojë kryedemokrati Sali Berisha, të cilin e cilësoi si një "politikan i lashtë". 

"Nuk është pyetja a do fitojmë, por sa do fitojmë. Përgjigja është sa do fitojmë. Çfarë fuqie do na japë populli shqiptar. A do kemi një mbështetje popullore aq sa kemi sot? Ne faktikisht i kemi fituar zgjedhjet po nuk kemi marrë fuqi të madhe. Kjo nuk vihet në diskutim që ne do fitojmë. Bufi do fitojë? Politikan i lashtë. I pashpresë, i dëshpëruar, që rri dhe nuk shkon në shtëpi për hallin e tij, ai do fitojë? Si do fitojë? Pasaporta europiane vjen vetëm nga Partia Socialiste.", tha Rama.  

 

1 VITE ME PARE

"Ça pune ke bërë, rrugët janë copë"/ Rama-komentueses: Italianët u impresionuan nga infrastruktura, si shpjegohet se Giro d'Italia nis në Shqipëri

"Shqipëria fiton vetëm më mua dhe Partinë
Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në "Sy m'Sy" u është përgjigjur komenteve të qytetarëve. Ndër komentet që lexoi ishte edhe ai i një qytetareje e cila e pyeste kryeministrin se çfarë ka bërë gjatë qeverisjes pasi sipas saj rrugët janë copë-copë dhe është turp.

Rama theksoi se në vendin tonë do të nisë Giro d'Italia dhe se grupet italiane që erdhën në vendin tonë për të kontrolluar gjendjen u impresionuan nga infrastruktura. Ai ironizoi duke thënë se edhe çiklistët që do garojnë janë patronazhistë të PD-së dhe se do të thyejnë qafën në rrugët copë-copë.

"Ça pune ka bërë Rama, rrugët janë copë, turp. Ouuu. Rrugët janë copë po si shpjegohet se Giro D'Italia do nisë nga Shqipëria. Si shpjegohet se italianët çuan një grup dhe kontrolluan gjithë gjërat që duhet. Rrugët janë kryesore për çiklizëm apo jo.

Jo vetëm që nuk i gjetën rrugët copë se kanë 3 etapa për të bërë. Përkundrazi ata u impresionuan. He Donika si shpjegohet. Apo thuaj patronazhistet nga Italia me biçikletë që do vijnë të thyejnë qafën në rrugët copë-copë," tha ai.

 

1 VITE ME PARE

"Shqipëria fiton vetëm me mua dhe Partinë Socialiste", Rama: Jemi i vetmi vend në Europë me taksën zero për bizneset e vogla

"Shqipëria fiton vetëm më mua dhe Partinë
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama teksa po iu përgjigjej komentuesve në rrjetet sociale tha se rezultati në zgjedhjet e 11 majit është për fitoren e Shqipërisë. 

Sipas tij, kjo fitore arrihet vetëm me Partinë Socialiste. Rama tha se gjatë qeverisjes së tij është 3 fishuar prodhimi dhe të ardhurat për frymë. Më tej shtoi se Shqipëria është i vetmi në Europë dhe rajon me taksën zero për biznesin e vogël.

"Kam për të fituar, skam për të fituar, nuk është çështja. Nuk është përsonale dhe nuk është për karrigën time. Kjo është çështja për të fituar Shqipëria. Dhe Shqipëria fiton vetëm më mua dhe Partinë Socialiste. Siç e kanë treguar gjithë këto vite, kemi 3 fishuar prodhimin, të ardhurat për frymë, kur kemi çliruar shumë energji, duke u bërë taksën zero, i vetmi vend në rajon me taksën zero për biznesin e vogël, sot jemi në vendin e tretë në rajon për rritjen e pagave, do t’i arrijmë edhe ata. Kemi dorëzuar 53 spitale, për të gjetur spitalin e fundit të ndërtuar, duke shkuar mbrapa në vitet ’60-’70. Kemi ndërtuar 400 qendra shëndetësore, 450 shkolla.", tha Rama. 

1 VITE ME PARE

"11 maji, mundësia e takimit me historinë", Rama: Mora dje miratimin për hapjen e një grupkapitulli tjetër për negociatat

"Shqipëria fiton vetëm më mua dhe Partinë
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme bashkëbisedimin me qytetarët në rubrikën "Sy m'Sy" në rrjetet sociale. Në nisje të fjalës së tij, Rama iu bëri thirrje emigrantëve që të dërgojnë mbrapsht zarfin me votën për zgjedhjet e 11 majit.

Kudo tjetër, që të mos e mbajnë në shtëpi. Ta nisin sepse në 11 maj kanë mundësi të jenë pjesë e takimit të madh me historinë.", u shpreh Rama. 

Më tej ai tha se dje ka marrë miratimin se është aprovuar hapja e një tjetër grupkapitulli negociatash. Rama u shpreh se shpreson që pas 11 majit të hapen edhe 11 kapituj të tjerë.

“Dje kur po shkoja në Fier, mora lajmin se grupkapitulli tjetër i negociatave u aprovua për t’u hapur. Pra kemi hapur 16, hapim edhe 8 të tjerë tani. Mbeten edhe 11 për t’u hapur dhe kam besim dhe shpresoj e uroj që me fuqinë e re të 11 majit të hapim edhe 11 të tjera brenda këtij viti. Do të ishte rekord evropian se asnjë vend s’i ka hapur të gjithë kapitujt në një vit dhe asnjë tjetër me afat në tre vjet. Fati evropian është në duart tona.”, u shpreh Rama.  

rama

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj