LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Shqipëria nën pushtetin e flakëve, shkrumbohen 130 hektarë pyje në Krujë e Lezhë, Peleshi: Do ketë të tjera

• Rreth 130 hektarë pyje e tokë boqësore janë djegur ditën e sotme. • Në Lezhë janë ndezur 2 vatra zjarri në fshatin Zejmen dhe Troshan. • 60 hektarë tokë e pemtari janë djegur gjithsej në Lezhë. • Në Krastë të Krujës janë djegur 70 hektarë pyje. • Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi e ka cilësuar zjarrin në Krastë si vatër serioze dhe ka çuar në dispozicion 60 trupa. • Deputetja e Partisë Demokratike në Krujë Merita Bakiu ka kërkuar ndihmë nga ajri për shuarjen e flakëve në Krastë.

7 artikuj për këtë temë.

4 VITE ME PARE

Zjarri në Krastë, Ministri i Mbrojtjes: Vatër serioze! Kanë shkuar 60 forca, po punohet për shuarjen

Shqipëria nën pushtetin e flakëve, shkrumbohen 130 hektarë
Niko Peleshi

TIRANË- Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka dhënë detaje për zjarrin që ka nisur në Krastë të Krujës. Në fjalën e tij për mediat e pranishme gjatë një vizitë në Ersekë, Peleshi ka bërë me dije se Kruja konsiderohet si vatër serioze dhe deri më tani janë dërguar 60 forca të Forcave të Armatosura.

"Për momentin kemi një vatër serioze në Krujë, aty kanë shkuar 60 forca po punohet për të prerë një perimetër të gjatë të zjarrit që është krijuar nga era. I kemi marrë të gjitha masat,forca jonë ajrore,mekanizmi evropian i mbrojtjes civile,marrëdhëniet bilaterale me vendet fqinje i kemi të aktivizuara për tu gjetur në momentin e duhur. Forcat e armatosura janë hallkat e fundit nëse dështojnë bashkitë pra të gjitha hallkat,por s'mund të jetë kështu si funksionon deri tani,nuk mund të them që s'ka përgjegjshmëri nga kryetarët e bashkive por duhet dhe organizimi i tyre. Asnjë zjarr nuk merr përmada të mëdha nëse ndërhyhet në kohë. Kur ndodhin emergjenca dhe fatkeqësi natyrore ndonjëherë dorëzohen edhe shtetet më të mëdha. Kalifornia digjet çdo ditë. E rëndësishme është të shmangim ato që mundet. Është e vërtetë që kanë nevojë për mjete por ne kemi shpërndarë për bashkitë 10 milion dollarë këtë vit për bashkitë për emergjencat civile. Para 2 javësh janë shpërndarë 16 mjete zjarrfikëse që janë mundësuar nga TAP për te gjitha bashkitë,"-tha Peleshi. 

Zjarri në Krujë u shua mbrëmjen e djeshme, por sot është riaktivizuar sërish. Pretendohet se është vënë qëllimisht, ndërsa në total janë djegur 70 ha pyll në zonën e Krastës. Zonat e banuara janë larg, por tymi i flakëve ka mbuluar të gjithë qytetin e Krujës. 

4 VITE ME PARE

Paralajmëron Peleshi: S'ka pushime për ne, rrezikohemi nga zjarret (Po Haki Çako?)

 

Shqipëria nën pushtetin e flakëve, shkrumbohen 130 hektarë
Niko Peleshi

ERSEKË- Nga Erseka, Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka bërë me dije se nuk do të ketë pushime për të këtë verë, kjo për shkak të parashikimit që ka bërë për zjarret që priten këtë stinë. Në fjalën e tij, për mediat e pranishme, Peleshi u shpreh se vatrat e zjarrit janë të pashmangshme, ndaj do të duhet vëmendje maksimale. Ndërsa edhe njëherë përmendi se Bashkitë duhet të jenë ato që japin "ndihmën e parë".

"Po hyjmë në ditët e nxehta të verës dhe ashtu siç e kemi paralajmëruar fatkeqësisht do të jetë një verë po aq e nxehtë sa vera e vitit të kaluar,në mos më e nxehtë se vitin e kaluar,po ripërsëris apelin në radhë të parë ndaj komuniteteve dhe njësive vendore pasi ato janë përgjegjëse për të ruajtur dhe administruar territorin e tyre. Ka shumë rëndësi që të sinjalizojnë në kohë,bashkitë,shërbimin zjarrfikës sepse e kemi nga eksperienca tani aty ku bashkitë apo komunitetet vendore kryepleqtë e fshatrave janë më bashkëpunues nuk kemi zjarre të mëdha sepse sinjalizohen në kohë.

Aty ku flenë gjumë e dini si përfundon historia, kur flakët marrin malin kërkojnë helikopter. Ju bëj apel të gjithë kryetarëve të bashkive të jenë në krye të detyrës,nuk ka pushime për ketë vit për kryetarët e bashkive,as për forcat e armatosura as për Ministrinë e Mbrojtjes. Ne jemi vendimtarë. Treçereku i vatrave të zjarrit janë fikur me ndihmën e bashkisë, zjarrfikëseve dhe forcave të armatosura,"-tha ai.

Ndërkohë që vjet, në krye të detyrës nuk ishte kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako, i cili u shpreh për mediat se kishte munguar nga terreni për shkak se kishte disa angazhime familjare. Ndërsa rrezikoheshin disa zona të rëndësishme në vend për t'u shkrumbuar tërësisht, si psh. Karaburuni. 

4 VITE ME PARE

Zjarri në Krujë, deputetja apel për ndërhyrje të menjëhershme

Shqipëria nën pushtetin e flakëve, shkrumbohen 130 hektarë
Merita Bakiu

KRUJË- Merita Bakiu, deputete Partisë Demokratike e Krujës është shprehur se asnjë nga institucionet nuk po merret seriozisht me situatën që duket ka dalë jashtë kontrollit, flaket po avancojnë akoma dhe më shumë të favorizuar dhe nga erërat e forta, neglizhenca e institucioneve është e patolerueshme kundrejt faktit të dëmit qe po shkaktohet nga djegia e pishave në Kruje, ajo apelon për ndërhyrje të menjëhershme në shuarjen e flakëve të zjarrit që kanë pushtua pishat e Krujës prej tre ditëve.

"Ka 3 ditë që kanë nisur vatrat e zjarrit. I bëj thirrje shtetit për shuarjen e vatrave. Kërkoj ndihmë nga ajri. Zjarri mund të shkojë afër qendrave të banuara,"-tha ajo.

Zjarri në Krujë u shua mbrëmjen e djeshme, por sot është riaktivizuar sërish. Pretendohet se është vënë qëllimisht, ndërsa në total janë djegur 70 ha pyll në zonën e Krastës. Zonat e banuara janë larg, por tymi i flakëve ka mbuluar të gjithë qytetin e Krujës. 

4 VITE ME PARE

VIDEO/ Zjarr në Lezhë, digjen rreth 60 Ha tokë në dy vatra, banorët: E fikëm vetë, zjarrëfikëset erdhën pas dy orësh

Shqipëria nën pushtetin e flakëve, shkrumbohen 130 hektarë
Zjarri

LEZHË- Dy vatra të reja zjarri janë ndezur ditën e sotme në Lezhë. Mësohet se në fshatin Zejmen deri tani janë djegur rreth 10 hektarë me ullinj dhe vreshtari. Ndërkohë që në vendngjarje kanë shkuar dy zjarrfikëse për fikjen e zjarrit. 

Ndërkohë që vatra e dytë e zjarrit është ndezur në fshatin Troshan. Mësohet se deri më tani janë djegur mbi 50 hektarë me ullinj e pemtari të tjera. Ndërkohë që për të shuar zjarrin për përveç zjarrfikësve janë futur edhe banorët e zonës me mjete rrethanore.

“Zjarri ka nisur rreth orës 13.30 nga poshtë në një parcelë dhe nga era e fortë u përhap menjëherë. U deshën dy orë që të digjeshin mbi 60 ha sipërfaqe. Janë djeg mbi 1700 bimë, pemë frutore. Pra, të gjitha produktet që fshatarët kanë mbjellë dhe kultivojnë këtu. Ndihma ishte e menjëhershme e fshatarëve. Ishte koha e pushimit, dy vetë kemi ardhur të parët këtu. I falënderoj të gjithë troshanësit që u çuan menjëherë dhe u përgjigjën me kallama, me mjete rrethanore, kova arritën ta vënë nën kontroll. Zjarrfikësit ishin në Zejmen, erdhën pas dy orësh, po zjarrin nën kontroll e vunë fshatarët. Dëmi është i madh,” tha një banor.

4 VITE ME PARE

Zjarri në Krastë të Krujës, flakët favorizohen nga era, deri tani janë djegur mbi 70 hektarë

Shqipëria nën pushtetin e flakëve, shkrumbohen 130 hektarë
Foto ilustruese

KRUJË- Riaktivizohet vatra e zjarrit në pyjet e Krastës së Krujës, duke e çuar në 70 hektarë, sipërfaqen e djegur të pyllit dhe hapësirës së gjelbër. Sot, mendohet se persona të paidentifikuar po vijojnë t’i vënë flakën kësaj zone të mbrojtur që prej ditës së djeshme.

Edhe pse zjarri u shua mbrëmjen e djeshme, ai është riaktivizuar serish në mesditën e sotme nga persona të pa identifikuar, të cilët i kanë vënë flakën në disa vatra, duke rrezikuar edhe jetën e zjarrfikësve, të cilët po përpiqeshin të shuanin zjarrin. Lidhur me zjarret, Ministria e Mbrojtjes ka sqaruar se fikja e zjarrit do të bëhet nga terreni, pasi nuk ka helikopterë që të përdoren për shuarjen e flakëve nga ajri. Ndërkohë një patrullë policie ka vajtur në vendngjarje dhe është vene në ndjekje të personave të dyshuar, të cilët mendohet të jenë ende në zonë.

 

4 VITE ME PARE

Zjarr në banesë, merr flakë ndërtesa në Pogradec

Shqipëria nën pushtetin e flakëve, shkrumbohen 130 hektarë
Foto Ilustruese

ITALI- Një banesë ka marrë flakë pasditen e sotme në Pogradec. Mësohet se në shtëpinë e 38-vjeçarit fatmirësisht nuk ka të lënduar, ndërkohë që dëmet materiale janë të shumta. Ende nuk dihet shkaku i zjarrit, ndërkohë që grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje. 

Njoftimi i policisë:

Më datë 06.07.2022, rreth orës 16:00, jemi njoftuar se në fshatin Rëmenj, Pogradec, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit A. B., rreth 38 vjeç. Menjëherë në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëses, ku falë ndërhyrjes së tyre zjarri u vu nën kontroll. Nuk ka dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

4 VITE ME PARE

Digjet imazheria në Spitalin e Fierit, asnjë i lënduar, mjeku: Mori flakë lavatriçja e larjes së filmave


Shqipëria nën pushtetin e flakëve, shkrumbohen 130 hektarë
Pamjet brenda dhomës së imazherisë

FIER-  Një zjarr përfshiu paraditen e sotme katin e parë të Spitalit të Fierit ku fatmirësisht nuk pati të lënduar pasi nuk kishte pacientë në dhomën ku ra zjarri. Zjarri ra rreth orës 10:00 të ditës së sotme në dhomën e imazherisë që për fatin e mirë nuk kishte personal mjekësor brenda. Menjëherë pas rënies së flakëve 2 pacientë u evakuuan në Spitalin Memorial.

Në vendngjarja mbërritën menjëherë ekipet e zjarrëfikësve të cilët punuan që zjarri të mos përhapej në dhomat e tjera të spitalit duke shkaktuar kështu një tragjedi. Sipas hetimeve të para nga ana e policsë dyshohet se shkak të jetë bërë një defekt teknik në një nga aparaturat e repartit.

Dosja.al arriti të siguronte pamje nga brenda dhomës së imazherisë ku gjithçka dukej e shkrumbuar nga flakët që kishin lënë pas vetëm një hije të zezë tymi dhe pluhuri si për të na kujtuar se kjo ngjarje mund të kthehej në tragjedi.

Për ngjarjen foli dhe mjeku imazherist Aristotel Kusta ku tregoi se fillimisht kishte bërë një masë lavatriçja e larjes së filmave dhe më pas është përfshirë nga flakët i gjithë laboratori. Ai tha se të gjitha pajisjet kanë dalë jashtë funksionit.

“Ajo që ka marrë flakë është lavatriçja e larjes së filmave. Ka bërë masë dhe aty ka filluar flaka. Më pas ka marrë zjarr gjithë laboratori. Nuk e di për kosto, s’mund të flas, mori flakë rreth orës 10:00. Nuk kishte njerëz, është laboratori që nuk ka lidhje me pacientët. Bëri masë dhe doli flakë, aty kishte dhe dollapë, rafte të larjes së filmave. Janë dëmtuar materialet. Nga masa elektrike mendoj. Të gjitha pajisjet kanë dalë jashtë funksionimit”, tha mjeku.

Ndërsa nën drejtori i Spitalit Ramadan Çepele tha se kjo gjë nuk do të ndërpresë punën që pacientët të marrin shërbim pasi puna do kryhej në pjesën tjetër të Urgjencës.

“Për 1 orë fillojmë punën në pjesën tjetër të Urgjencës, mendojmë që nuk të ketë qenë një shkëndijë elektrike, kjo nuk do i pengojë pacientët që të marrin shërbim, kemi bërë evokim të 2 pacientëve të spitali ‘Memorial”, tha Çepele.

Kati i parë i spitalit të Fierit u përfshi nga flakët paraditën e sotme duke shkaktuar panik tek pacientët dhe mjekët e spitalit të cilët për arsye sigurie u evakuuan nga zjarrëfiksit. Fatmirësisht nga zjarri nuk kishte të lënduar ndërkohë që mësohet se zjarri ka rënë në dhomën e laboratorit ku ndodhet dhe lavatriçja e larjes së filmave. Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave që çuan në rënien e flakëve të cilat mund të kishin rezultuar dhe fatale.



zjarret ne shqiperi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj