LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Shqipëria zgjohet mes shiut! Përmbyten banesat në Mirditë, bllokohet aksi Skuraj - Burrel

•Shqipëria është zgjuar me reshje të dendura të shiut këtë të mërkurë. •Reshjet e dendura vijuan për disa minuta, duke shkaktuar përmbytje të rrugëve në disa zona dhe trafik të shtuar. •Në Tiranë, Durrës, Vlorë, Lezhë, Shkodër, Burrel, Mirditë, reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje dhe trafik. •Një pjesë e akseve rrugore të qytetit bregdetar, e veçanërisht kryqëzimet kanë qenë nën pushtetin e ujit, duke vështirësuar kalimin për këmbësorët. •Në qarkun e Lezhës për shkak të reshjeve ka dalë nga shtrati Përroi i Zmejës në Tarazh dhe janë përmbytur disa banesa dhe një sipërfaqe toke bujqësore. •Raportohet se është bllokuar aksi Skuraj-Burrel për shkak të rënies masive të gurëve. Zjarrfikësit dhe Emergjencat Civile janë në terren. •Sot parashikohet se reshjet do të shtrihen në të gjithë territorin në formën e rrebesheve të shpejta e stuhive më shkarkesa të forta elektrike e breshër. •Gjatë orëve të mbrëmjes parashikohet se reshjet do të ulin intensitetin dhe do të jenë në formën e shtrëngatave afatshkurtra.

11 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Moti i keq në vend! Raporti i plotë: Probleme në Kavajë dhe Fier, si paraqitet situata në Portin e Durrësit dhe Vlorës

Shqipëria zgjohet mes shiut! Përmbyten banesat në Mirditë,
Foto ilustruese

FIER- Situata për shkak të motit të keq në disa rajone të vendit vijon të jetë kritike. Aktualisht janë 18 fidera jashtë funksionit, ku momentalisht problem paraqitet zona e Kavajës. Sakaq, në rajonin e Fierit, përkatësisht në stacionin e Kutës është shfaqur problem me elektromotorët e pompave ku ekipi po punon intensivisht për riparimin e tij sa më parë.

Në portin e Durrësit dhe të Vlorës, situata paraqitet normale dhe nuk parashikohen vonesa për tragetet në nisje. Në të njëjtën linjë paraqitet edhe situata në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” dhe aeroportin ndërkombëtar të Kukësit

Raporti i plotë mbi situatën për shkak të motit:

Territori i vendit, prej disa orësh, është përfshirë nga reshje intensive shiu. Në terren ndodhen të gjitha strukturat e varësisë së Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, për të vepruar në kohë ndaj çdo problematike që mund të shfaqet. Referuar të dhënave nga terreni, situata paraqitet si më poshtë:

FURNIZIMI ME ENERGJI ELEKTRIKE

Aktualisht janë 18 fidera jashtë funksionit, ku momentalisht problem paraqitet zona e Kavajës. Brigadat e Tensionit të Lartë kanë ndërhyrë në 15 linja 35kV dhe nënstacione, duke rikthyer energjinë në zona ku u shfaqën problematika. Linjat e Hidrovorëve dhe institucioneve të rëndësisë së veçantë janë në funksion të plotë. Në linjat e transmetimit të energjisë dhe nënstacionet e OST situata paraqitet e qetë dhe pa problematika. Si pasojë e reshjeve ka pasur rritje të prurjeve në kaskadën e Drinit, ndërsa janë marrë masat për të mos pasur shkarkime. Situata në tre hidrocentralet paraqitet:

Fierzë: Niveli 266.43 m; Prurjet 200 m3/s

Koman: Niveli 172.55 m; Prurjet 240 m3/s

Vau Dejës: Niveli 74.40 m; Prurjet 30 m3/s

AKSET RRUGORE

Aktualisht në të gjitha akset rrugore të vendit qarkullimi kryhet normalisht, pavarësisht reshjeve të shiut që po vijojnë. Në terren ndodhen të gjitha grupet e punës duke bërë pastrimin e akseve nga rënia e gurëve apo inerteve, për të garantuar vijimin pa problematika të lëvizjes.

FURNZIMI ME UJË

Në rajonin e Fierit, përkatësisht në stacionin e Kutës është shfaqur problem me elektromotorët e pompave ku ekipi po punon intensivisht për riparimin e tij sa më parë. Në rajonet e tjera situata e furnizimit me ujë, si dhe impiantet e përpunimit të ujërave të ndotura, janë në kushte optimale.

PORTET DHE AEROPORTET

Në portin e Durrësit situata paraqitet normale në të 3 terminalet. Nuk parashikohen vonesa për tragetet në nisje. Në portin e Vlorës situata paraqitet e qetë. Nuk ka kufizime dhe pezullim të anijeve të peshkimit dhe mjeteve të vogla lundruese, ndërkohë që anijet e transportit ndërkombëtar detar po vijojnë të operojnë normalisht. Në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” dhe aeroportin ndërkombëtar të Kukësit, situata paraqitet e qetë dhe pa problematika. 

2 VITE ME PARE

FOTO-LAJM/ Reshjet e dendura, uji vërshon nga rruga brenda spitalit në Sukth, qytetarët nuk mund të marrin shërbimet mjekësore

Shqipëria zgjohet mes shiut! Përmbyten banesat në Mirditë,
Qendra Shëndetësore në Sukth

DURRËS-  Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë vendin tonë, kanë përmbytur qendrën shëndetësore në Sukth të Durrësit.

Siç shihet edhe në foto, uji ka vërshuar nga rruga brenda ambienteve të spitalit duke e bërë të pamundur dhënien e shërbimit për qytetarët. Për pastrimin e ujit do të ndërhyhet nga mjetet e Shoqërisë Ujësjellës-Kanalizime. 

2 VITE ME PARE

Reshjet e dendura, rritet niveli i lumit Ishëm në Fushë Krujë, rrezikon të dalë nga shtrati

Shqipëria zgjohet mes shiut! Përmbyten banesat në Mirditë,
Ishëm

FUSHË KRUJË- Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje në disa rajone të vendit. Niveli i ujit të lumit Ishëm në Fushë Krujë është rritur ndjeshëm.

Aktualisht nuk raportohet për përmbytje apo problematika por nëse reshjet do të vijojnë lumi rrezikon të dalë nga shtrati dhe të përmbysë disa fshatra si Murqina, Mallkuci, Derveni, Likmete. 

 

2 VITE ME PARE

Moti i keq në vend, rikthehet qarkullimi në aksin Skuraj-Burrel, hiqen gurët, probleme në këto qytete në veri dhe jug

Shqipëria zgjohet mes shiut! Përmbyten banesat në Mirditë,
Aksi Skuraj-Burrel

BURREL-  Ministria e Mbrojtjes ka bërë një përditësim të situatës në vendin tonë si pasojë e motit të keq. Ministria njofton se ka nisur qarkullimi në aksin Skuraj-Burrel, pasi është bërë e mundur heqja e gurëve që kishte bllokuar këtë aks.  Në disa qytete të tjera si Kurbin, Kukës, Tropojë, Shkodër, Durrës dhe Sukth, janë raportuar disa vështirësi, por të gjitha strukturat e Mbrojtjes Civile janë në gatishmëri të plotë për të ndihmuar qytetarët.

"Ministria e Mbrojtjes, përmes Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, informon opinionin publik për situatën e reshjeve në vendin tonë. Sipas raportimeve nga strukturat e Mbrojtjes Civile në Prefektura dhe Bashki, në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile, situata në disa zona të prekura nga reshjet me intensitet mesatar paraqitet si më poshtë:

Në Lezhë, në aksin rrugor Skuraj-Burrel, ka ndodhur rënie masive e gurëve dhe bllokim i rrugës. Aktualisht, rrugët janë pastruar dhe qarkullimi është rikthyer në normalitet në fshatin Shkopet.

Në Mirditë, uji nga perroi Zmeja ka dalë nga shtrati në disa vende, shkaktuar prezencë të ujit në oborrat e disa banesave. Aktualisht, niveli i ujit është stabilizuar pas ndërhyrjes së strukturave lokale të emergjencave civile.

Në Vlorë, ka pasur prezencë të ujit dhe inertesh në disa zona të vogla, por situata është në përmirësim dhe strukturat lokale të mbrojtjes civile po punojnë për normalizimin e plotë.

Në disa qytete të tjera si Kurbin, Kukës, Tropojë, Shkodër, Durrës dhe Sukth, janë raportuar disa vështirësi, por të gjitha strukturat e Mbrojtjes Civile janë në gatishmëri të plotë për të ndihmuar qytetarët.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, nëpërmjet Qendrës Kombëtare të Emergjencave Civile dhe strukturave të Mbrojtjes Civile në Prefektura dhe Bashki, ndjek në kohë reale situatën duke koordinuar dhe bashkërenduar strukturat operacionale të pushtetit vendor dhe qendror për menaxhimin e çdo emergjence të krijuar", njofton ministria.  

2 VITE ME PARE

'Thirrni Policinë, kam ngecur'/ Situata në Vlorë, përmbytje në disa zona, qytetarët kërkojnë ndihmë

Shqipëria zgjohet mes shiut! Përmbyten banesat në Mirditë,
Permbytje

VLORË- Pak minuta shi kanë mjaftuar që në Vlorë të ketë përmbytje. Kjo situatë është rikthyer sot duke krijuar kaos dhe trafik në qarkullimin e mjeteve. Për pasojë, shumë persona kanë mbetur të bllokuar. Një prej tyre, kërkon ndihmë pasi ka ngecur me makinë në mes të ujit i cili ka marrë përmasa të mëdha. 

'Thirrni policinë, kemi ngecur këtu'- thotë ajo.

Shqipëria zgjohet mes shiut! Përmbyten banesat në Mirditë,

Përkatësisht lagjja Pavarësia, zona e Skelës, Lagja 28 Nëntori, Rilindja dhe shumë rrugë, janë nën ujë, ndërkohë që reshjet e shiut vazhdojnë, duke shkaktuar sërish probleme./Dosja.al

2 VITE ME PARE

Rikthehen përmbytjet në vend! Bilanci i Ministrisë së Mbrojtjes: Përmbytje në Mirditë, vështirësi qarkullimi në Durrës

Shqipëria zgjohet mes shiut! Përmbyten banesat në Mirditë,

TIRANË- Ministria e Mbrojtjes bën me dije se në aksin rrugor Skuraj –Burrel ka rënie masive gurësh dhe bllokim të rrugës, ndërsa forcat e emergjencave po punojnë për pastrimin e saj. E njëjta situatë paraqitet edhe në fshatin Shkopet, si dhe në njësinë administrative Milot, në Kurbin.

NJOFTIMI I MINISTRISË:

Rikthimi i reshjeve intensive në një pjesë të madhe të territorit të vendit ka krijuar disa problematika.
Po punohet nga forcat në aksin rrugor Skuraj –Burrel, ku ka rënie masive gurësh dhe bllokim të rrugës, në fshatin Shkopet si dhe në njësinë administrative Milot, në Kurbin. Ka prani uji në oborret e disa banesave në Mirditë, për shkak të daljes së përroi të Zmejës nga shtrati.
Situata po monitorohet në Durrës, ku ka prani të ujit në disa rrugë, duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve, kryesisht në zonën rreth stadiumit, Plazhit, Plepa, te “Ura e Dajlanit”.
Po ashtu po punohet për riparimin e defekteve në sistemin energjetik në disa zona në Kukës, Tropojë, Shkodër.
Të gjitha forcat janë në terren për të shmangur çdo problematikë që shfaqet.

2 VITE ME PARE

Moti i keq/ Përroi i Zmejës del nga shtrati, përmbyten toka bujqësore dhe disa banesa në fshatin Tarazh (VIDEO)

Shqipëria zgjohet mes shiut! Përmbyten banesat në Mirditë,
Permbytje

LEZHË- Rikthehen përmbytjet në vend. Reshjet e dendura të shitur kanë sjellë probleme në Tarazh të Rrëshenit, si pasojë e daljes nga shtrati të përroit Zmej. Raportohet se ka pasur edhe rënie inertesh në rrugë, të cilat janë bllokuar.

Pas rënies së intensitetit të reshjeve, niveli i përroit Zmej është ulur duke u tërhequr prezenca e ujit në oborret e banesave dhe bizneseve.


Po punohet për largimin e ujit në bodrumin e një biznesi me mjetet zjarrfikëse, ndërsa rrezik për banesa nuk raportohen.

Strukturat e Mbrojtjes Civile të bashkisë janë në terren për evidentimin e dëmeve në rrugë e biznese./Dosja.al

2 VITE ME PARE

Moti i keq në Vlorë/ Përmbyten rrugët nga reshjet e dendura te shiut

Shqipëria zgjohet mes shiut! Përmbyten banesat në Mirditë,
foto nga vlora

VLORË- Reshje të dendura shiu janë raportuar edhe nga qyteti i Vlorës. Për pak minuta, shumë rrugë dhe lagjet e qytetit u përmbytën.

Përkatësisht lagjja Pavarsia, zona e Skelës, Lagja 28 Nëntori, Rilindja dhe shumë rrugë, janë nën ujë.

Reshjet e shiut po vijojnë të bien duke krijuar probleme në qytet.

2 VITE ME PARE

VIDEO/ Reshje të dendura shiu në Durrës, përmbyten rrugët, rëndohet trafiku

Shqipëria zgjohet mes shiut! Përmbyten banesat në Mirditë,
foto nga durresi

DURRËS- Reshjet e dendura të shiut kanë sjellë problematikat e para në disa akse rrugore në qytetin e Durrësit. Si pasojë e reshjeve intensive të shiut, disa rrugë janë përmbytur, duke sjellë kaos dhe trafik.

Disa qytetarë detyrohen të kalojnë përmes ujit në rrugë për të çuar fëmijët e tyre në kopshte dhe shkolla. Ndërkohë, ka prezencë të madhe të trafikut në rrugë.

Problematike paraqitet situata në lagjen 1, shëtitoren Taulantia si dhe në zonën përrreth stadiumit.

 

 

 

2 VITE ME PARE

Moti i keq/ Përroi i Zmejës rrezikon daljen nga shtrati, bllokohet aksi Skuraj-Burrel nga rënia e gurëve

Shqipëria zgjohet mes shiut! Përmbyten banesat në Mirditë,
foto nga perroi ne rreshen

LEZHË- Mëngjesi i sotëm ka rikthyet reshjet e dendura të shiut gati në të gjithë territorin e vendit. 

Mësohet se në qarkun e Lezhës për shkak të reshjeve është fryrë Përroi i Zmejës në Rrëshen dhe rrezikohet përmbytja e disa banesave.

Në fotoja duket një rritje e madhe e nivelit të ujit. Raportohet se është bllokuar aksi Skuraj-Burrel për shkak të rënies masive të gurëve. Zjarrfikësit dhe Emergjencat Civile janë në terren.

Ndërkohë në qarkun e Durrësit ka prani të madhe të ujit në rrugët përreth Stadiumit Niko Dovana dhe në rrugën e Currilave.

2 VITE ME PARE

Rikthehen reshjet e dendura të shiut, parashikimi i motit për ditën e sotme

Shqipëria zgjohet mes shiut! Përmbyten banesat në Mirditë,
foto ilustruese

SHQIPËRI- Kalimi i një sistemi të fuqishëm vranësirash do të gjenerojnë reshje shiu në të gjithë vendin ku herë pas here do të jenë rrebeshe afat-shkurtra, shoqëruar me stuhi të forta ere.

Më problematike situata do të paraqiten në zonat veriore dhe pjesërisht në qendër të territorit. Orët e pasdites dhe mbrëmjes vonë do të sjellin dobësim të ndjeshëm të intensitetit të shirave në vend. Ndërsa do të mbetet problematik parametri i erës jo vetëm në brigjet detare por edhe në sipërfaqen e tokës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në vlerat minimale por rënie e ndjeshme pritet në vlerat e mesditës duke u luhatur nga 5°C deri në 21°C. Era do fryjë e fortë duke arritur shpejtësinë maksimale 55 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 – 4 ballë.

moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes