LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Shqiptari ekzekutohet nga bashkëatdhetari në Michigan/ Françesk Shkambi kushëriri i vrasësit të gjyqtarit Astrit Kalaja! Autori e thirri jashtë dhe e qëlloi

• Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Michigan të SHBA-së ku një 44-vjeçar shqiptar u ekzekutua me armë zjarri jashtë restorantit ku ai ishte menaxher, (Prime 7 Bar & Restaurant, 635 Cooley Lake Road, në Commerce Township). • Viktima është identifikuar si Françesk Shkambi, 44 vjeç banues në Howell. Policia e gjeti 44-vjeçarin të plagosur në një verandë jashtë restorantit dhe pavarësisht ndihmës mjekësore ai ndërroi. • Autori i dyshuar i vrasjes është identifikuar si Tonin Pjetri. • 65 -vjeçari gjithashtu është me origjinë nga shqipëria dhe u vetëdorëzua rreth 20 minuta pas krimit. • Ndërkohë autoritetet kanë gjetur pistoletën me të cilën u krye vrasja dhe rezulton se ishte raportuar e vjedhur. • Pronari i Prime 7, Frank Gjuraj, njëkohësisht edhe kunati i Shkambit ka treguar se fillimisht autori i dyshuar e mori në telefon për të biseduar. • Pasi 44-vjeçari doli nga restoranti u qëllua dy herë me armë. • Zyrtarët deklaruan se viktima dhe autori e njihnin njëri-tjetrin prej vitesh dhe mes tyre kishte pasur një konflikt të mëparshëm, megjithatë motivi i saktë ende mbetet i paqartë. • Ndërkohë 44-vjeçari rezulton të jetë një emër i njohur edhe për drejtësinë amerikane. • Ai ishte mes personave që përfituan nga faljet dhe uljet e dënimeve të firmosura nga ish-presidenti amerikan Joe Biden në dhjetor 2024. • Ai ishte dënuar për komplot për posedim dhe shpërndarje të kokainës, heroinës, marihuanës dhe ekstazisë në vitin 2013. • Nga ana tjetër viktima ishte kushëriri i Elvis Shkambit, të riut që vrau gjyqtarin Astrit Kalaja në sallën e gjyqit. • Ai ishte gjithashtu personi që hapi një llogari në GoFundMe me qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e Elvis dhe Gjon Shkambit. • Në përshkrimin e atij fondi, Françesk Shkambi prezantohej si i afërm i autorit të vrasjes së gjyqtarit.

4 artikuj për këtë temë.

8 MUAJ ME PARE

U ekzekutua në lokalin në Michigan të SHBA-së/ Françesk Shkambi kushëriri i vrasësit të gjyqtarit Astrit Kalaja! 44-vjeçari hapi GoFundMe për ta ndihmuar

Shqiptari ekzekutohet nga bashkëatdhetari në Michigan/ Françesk
Elvis Shkambi dhe Françesk Shkambi

SHBA- Detaje të reja vijojnë të zbardhen sërish nga vrasja e 44-vjeçarit shqiptar Francesk Shkambi në Michigan, SHBA, gjatë mbrëmjes të së dielës. Bëhet me dije se Françesk Shkambi ishte i afërm i Elvis Shkambit, 30-vjeçarit që vrau gjyqtarin Astrit Kalaja brenda sallës së gjyqit në Tiranë, më 6 tetor.

Francesk Shkambi gjithashtu ishte personi që hapi pak javë më parë një fushatë GoFundMe për të mbledhur fonde në ndihmë të Elvis dhe Gjon Shkambit, duke u prezantuar si familjar i tyre. Fushata kërkonte mbështetje financiare për “mbrojtje ligjore profesionale dhe të pavarur”, ndërsa arriti të grumbullonte mbi 8000 dollarë.

Shqiptari ekzekutohet nga bashkëatdhetari në Michigan/ Françesk

Gjithashtu, Shkambi rezulton i dënuar në vitin 2013 për posedim dhe shpërndarje të kokainës, heroinës, marihuanës dhe ekstazisë, ndërsa u lirua në dhjetor 2024. 44-vjeçari u qëllua për vdekje me armë zjarri në verandën e restorantit të tij në Detroit Lions. Siç raportohet, Francesk Shkambi u thirr nga autori për të dalë jashtë lokalit dhe në atë moment e qëlloi me armë. Më pas, Policia ka mbërritur në vendngjarje, ku shqiptari u gjet i pajetë./Dosja.al

8 MUAJ ME PARE

Vrasja e shqiptarit në SHBA nga bashkatdhetari/ Rrëfehet kunati i viktimës: E thirri jashtë për të folur dhe e qëlloi me armë! Gjithçka u përshkallëzua pas...

Shqiptari ekzekutohet nga bashkëatdhetari në Michigan/ Françesk
Françesk Shkambi

SHBA- Detaje të reja vijojnë të dalin nga vrasja e 44-vjeçarit Françesk Shkambi, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e së dielës (16 Nëntor), jashtë restorantit Prime7, ku punonte si menaxher, në Commerce Township. Bëhet me dije se pronari i “Prime 7”, Frank Gjuraj, kunati i 44-vjeçarit, u shpreh se viktimën e thirri një burrë jashtë për të folur dhe e qëlloi me armë. Më pas, Franco u dërgua në spital, por nuk arriti që t’i mbijetonte plagëve.

“Nuk mund ta besoj që ndodhi kjo. Pse? Si? Për çfarë?”, tha Gjuraj.

Kur e njoftuan për të shtënat me armë, ai mendoi se ishte një shaka. Sipas policisë, i dyshuari, 65-vjeçari Tonin Pjetri, u dorëzua rreth 20 minuta pas krimit. Detektivët gjetën gjithashtu pistoletën, e cila ishte raportuar e vjedhur.

“Ata e njihnin njëri-tjetrin për një periudhë kohore, gjithçka u përshkallëzua në një mosmarrëveshje dhe i dyshuari qëlloi viktimën”, tha sherifi Michael Bouchard./Dosja.al

8 MUAJ ME PARE

U ekzekutua nga bashkatdhetari në SHBA/ Zbulohet e shkuara e viktimës, 44-vjeçari i dënuar për kokainë! Nipi i tij: Me autorin ishin miq

Shqiptari ekzekutohet nga bashkëatdhetari në Michigan/ Françesk
Françesk Shkambi

SHBA- Detaje të reja janë zbuluar nga eksekutimi i Françesk Shkambit në SHBA. Autori i dyshuar i vrasjes është identifikuar si Tonin Pjetri. Ndërkohë, nipi i viktimës ka deklaruar për CBS Detroit se autori 65-vjeçar ishte mik i Françeskut.

“Ishte mik i tij. Ai ka ardhur këtu dhe ka ngrënë darkë me ne në të kaluarën. Gjatë ndeshjes së Lions, mora një telefonatë nga miqtë që më thanë se kishte pasur të shtëna në Prime 7 sepse unë punoja atje, dhe mamaja ime tha: ‘Është Franco, është Franco’, dhe pastaj nxituam për në spital të gjithë së bashku si familje”, tha Mark Gjura, nipi.

Sipas WWJ, Shkambi rezulton i dënuar në vitin 2013 për posedim dhe shpërndarje të kokainës, heroinës, marihuanës dhe ekstazisë, ndërsa u lirua në dhjetor 2024.

44-vjeçari është qëlluar për vdekje me armë zjarri në verandën e restorantit të tij në Detroit Lions. Siç raportohet, Francesk Shkambi u thirr nga autori për të dalë jashtë lokalit dhe në atë moment e qëlloi me armë. Më pas, Policia ka mbërritur në vendngjarje, ku shqiptari u gjet i pajetë në verandë./Dosja.al

8 MUAJ ME PARE

E thirri jashtë dhe e qëlloi/ Ekzekutohet me armë zjarri 44-vjeçari shqiptar në SHBA, ishte bashkëpronar në një restorant në Michigan (EMRAT+FOTO)

Shqiptari ekzekutohet nga bashkëatdhetari në Michigan/ Françesk
Françesk Shkamb

SHBA- Një 44-vjeçar shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri jashtë restorantit ku ai punonte në Michigan të SHBA-së. Bëhet me dije se pas ngjarjes, atotori 65-vjeçar është arrestuar. Pas të shtënave, Françesk Shkambi u transportua në spital, por më ndërroi jetë. Shkambi ishte menaxheri i përgjithshëm i restorantit Prime 7.

Sipas mediave të huaja, shqiptari kishte marrë një telefonatë, kishte dalë nga restoranti dhe ishte qëlluar. Sherifi Michael Bouchard tha se i dyshuari dhe viktima e njihnin njëri-tjetrin për një periudhë kohore përpara se një mosmarrëveshje midis të dyve të përshkallëzohej në ngjarjen fatale. Shkambi është qëllua dy herë. Ndërkohë, stafi dhe pronari i restorantit janë të tronditur nga lajmi.

“Ai kishte zemrën më të madhe në të gjithë botën. Ai erdhi në këtë restorant ndërsa ne ishim drejt fundit dhe na ndërtoi dhe na bëri të gjithëve familje. Ai është si një vëlla i madh për mua. Ai ishte një gjigant i butë dhe do na mungojë shumë, kjo është e sigurt”, tha Alex Crawford.

Megjithatë ende nuk dihen arsyeja e plota që çoi në të shtëna por pritet që më shumë detaje pritet të pasojnë gjatë një seance gjyqësore. I dyshuari është një banor 65-vjeçar i Farmington Hills, i cili u dorëzua vetë dhe po mbahet në Burgun e Qarkut Oakland. Bouchard shtoi se i dyshuari e rrëfeu krimin dhe arsyen pse qëlloi viktimën, por nuk dha detaje. Hetuesit gjithashtu gjetën një armë që ata besojnë se është përdorur gjatë vrasjes, një pistoletë 9 mm e cila u raportua e vjedhur./Dosja.al

michigan shba françesk shkambi tonin pjetri frank gjuraj elvis shkambi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj