LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Shtyhet Konferenca e Kryetarëve/ Demokratët mbledhin grupin parlamentar, Rama reagon ndaj komenteve: Nuk po bashkëpunojmë ne "Non Gratat"

• Sot në orën 13:30 ishte parashikuar të zhvillohej Konferenca e Kryetarëve në Kuvendin e Shqipërisë. • Por mbledhja është shtyrë për një moment tjetër. • Në mbledhjen e sotme do të diskutohej për objektin e komisioneve hetimore të dakordësuara mbledhjen e djeshme. • Sipas Kreut të grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi, i cili është shprehur në mbledhjen e grupit, arsyeja e shtyrjes është objekti për Komisionet Hetimore. • Nga ana tjetër një reagim në rrjetet sociale, Rama mohoi kategorikisht atë që e quajti 'pazarin' me Sali Berishën. 

5 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Marrëveshjet për normalizimin e situatës në Kuvend/ Ambasadori gjerman: Shpresoj ky bashkim të sjellë dakordësi edhe për reformën zgjedhore

Shtyhet Konferenca e Kryetarëve/ Demokratët mbledhin grupin
Karl Bergner

KORÇË- Ambasadori gjerman në Shqipëri, Karl Bergner ka dalë ditën e sotmë në një deklaratë për mediat ka komentuar marrëveshjen mes PS-së dhe PD-së për përmirësimin e situatës dhe kthimin e normalitetit në Kuvend. Bergner u shpreh se ishte kënaqësi e madhe për të që të shikojë të tilla zhvillime ndërsa shtoi se kthimi i jetës normale parlamentare në Shqipëri i ndihmon integrimit të vendit në BE.

"Nuk besoj se është nevoja të theksoj që është një kënaqësi vërtet e madhe që ne shikojmë këto zhvillime të kohëve të fundit lidhur me parlamentin shqiptar e gjithsesi do të shikojmë nesër nëse parlamenti do t’i rikthehet realisht aktivitetit të vet normal, duke folur për përmbajtje, pa qenë nevoja të bojkotohen seancat.

Gjithmonë e kemi theksuar në këto muaj të fundit, që prej se në parlament ka nisur zhvillimet deri diku shqetësuese, sikurse i keni konstatuar. Pra, kemi theksuar që një parlament funksional është një kusht mjaft i rëndësishëm për një sistem demokratik edhe për procesit e integrimit të Shqipërisë në BE.

Për ne është kënaqësi të konstatojmë që këto bisedime që janë zhvilluar midis partive politike në Shqipëri tanimë të shpresojmë që do sjellin zhvillime pozitive sepse ne shpresojmë që ky lloj bashkimi i forcave politike të sjellë një dakordësi në tema të tjera të rëndësishme sikurse është reforma zgjedhore por edhe tema të tjera të rëndësishme për qytetarët shqiptarë," u shpreh Bergner.

I pyetur nëse mund të ketë zgjedhje pa pasur ndryshimet e rekomanduara në kod nga Kushtetuesja ambasadori gjerman u shpreh se shpreson për një reformë të sistemit zgjedhor. Ai më tej tha se nuk mund të japë konkluzione pasi reforma ende nuk është mbyllur.

"Kjo është një pyetje mjaft teorike sepse ne shpresojmë që të kemi një reformë të sistemit zgjedhor dhe unë nuk mund të jap që tani konkluzionet e mia për një reformë që nuk është përmbyllur ende.

Sikurse ju e dini ekziston një komision parlamentar për çështjen e reformës zgjedhore, i cili ka afatin e vet deri në datën 21 Mars. Ky komision do paraqesë rezultatet e punës së tij përpara parlamentit, përpara Kuvendit dhe në momentin që do të merret vendimi në lidhje me këto rezultate atëherë mund të shprehemi," u pergjigj Bergner.

2 VITE ME PARE

Komisionet hetimore, ironizon Balla: Zhurma e Opozitës ishte furtunë në gotë

Shtyhet Konferenca e Kryetarëve/ Demokratët mbledhin grupin
Taulant Balla

TIRANË- Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka ironizuar Opozitën për protestën e tyre gjatë këtyre muajve për Komisionet hetimore. Në një deklaratë për mediat, pas përfundimit të Këshillit të Ministrave, Balla ka theksuar se e gjithë zhurma e Opozitës doli që të ishte vetëm një furtunë në gotë. Po ashtu ka thënë së ligji i Komisioneve i miratuar nga shumica adresoi vendimet e Kushtetueses dhe u dha zgjidhje.    

"Prej shumë vitesh kemi pasur vendime të Gjykatës Kushtetuese edhe rasti i Komisioneve Hetimore parlamentare.  E patë që e gjithë zhurma e opozitës në Kuvend për çështjen e komisioneve hetimore ishte një furtunë në gotë. Sepse ishte ligji i komisioneve hetimore i miratuar nga shumica që adresoi vendimet e gjykatës kushtetuese që i dha zgjidhje”, tha Balla.

2 VITE ME PARE

Shtyrja e seancës së Konferencës së Kryetarëve, Bardhi: Po punohet për objektin e Komisioneve Hetimore dhe nënkomisionin e Reformës Zgjedhore

Shtyhet Konferenca e Kryetarëve/ Demokratët mbledhin grupin

TIRANË-Kreu i Grupit Parlament të Partisë Demokratike Gazment Bardhi i mandatuar nga Partia Demokratike ka folur gjatë mbledhjes së grupit mbi zhvillimet e fundit të negociatave pas shtyrjes së Konferencës së Kryetarëve. 

Bardhi ka thënë se po punohet për objektin e Komisioneve Hetimore dhe për nënkomisionin e Reformës Zgjedhore.

Ditën e sotme Kuvendi i Shqipërisë ka njoftuar se Konferenca e Kryetarëve është shtyrë për një ditë tjetër. 

 

2 VITE ME PARE

"Komisionet brenda kornizës Kushtetuese"/ Rama: Janë sulur idiotët e dobishëm për të thënë se po bashkëpunojmë me Non Gratën

Shtyhet Konferenca e Kryetarëve/ Demokratët mbledhin grupin

TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me negociatat e PS-së me Partinë Demokratike.  Në një reagim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë iu është përgjigjur akuzave ndaj këtyre negociatave, duke mohuar pazaret me non gratën dhe duke respektuar kushtetutën. Rama ka thënë se nuk ka asnjë bashkëpunim me "Non Gratat" dhe se sipas tij Partia Socialiste ka mbajtur të njëjtin qëndrim lidhur me çështjen. Socialistët sipas Ramës janë me po të njëjtin qëndrim për të vijuar normalisht jeta parlamentare dhe se sipas tij, kjo është një reflektim që vjen nga Opozita. 

STATUSI I RAMËS

Të gjithë idiotët e dobishëm janë sulur socialeve e kanaleve për të thënë se paskërkemi gëlltitur ç’kemi thënë dhe po bashkëpunokemi me Non Gratën, pse jemi dakord që sipas kornizës së përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese të miratojmë komisione hetimore brenda kësaj kornize! Po ne këtë e kemi thënë e stërthënë dhjetra herë, qyshse refuzuam të miratojmë kërkesa për të ngritur komisione hetimore jashtë asaj kornize! Dhe nëse deputetë të Kuvendit që mbledhin firmat për të ngritur një komision hetimor e bëjnë kërkesën brenda asaj kornize, ne s’kemi as të drejtë, as arsye e as mundësi që ta refuzojmë. E kurdoherë që kjo të ndodhë vota jonë është sigurisht pro! Çfarë ka këtu për të vënë kujën përveç nevojës për të helmuar publikun me akuza dhe shpifje krejt të pabaza mbi medemek “pazarin me Non Gratën”, i cili thjesht nuk ekziston? Edhe për Komisionin bipartizan të Reformës Zgjedhore e kemi thënë prej disa kohësh, nëse nuk pjell asgjë veç sherrit e shamatasë së tyre deri kur të mbyllet afati, do të mbyllet edhe komisioni e kjo punë do t’i mbetet Kuvendit, ku po nuk u arrit dot ndonjë mirëkuptim për ndryshime të ligjit dhe s’ka numra në sallë për të votuar ndryshime, do të shkojmë në zgjedhje me ligjin që kemi. As për këtë s’kemi ndryshuar ndonjë qëndrim a mendim. Atëherë ku është ky pazar dhe ku hyn Non Grata në këtë mes?! Ah, nëse ata që do të digjnin parlamentin kanë ndërruar mendje dhe duan të rikthehen në punë, ne as nuk i pengojmë dot, as nuk duam t’i pengojmë të reflektojnë, përkundrazi na vjen mirë që ta bëjnë. Kjo është e gjitha dhe ne jemi ata që ishim, aty ku ishim, me po ato qëndrime që kishim, jo sepse është gabim të ndryshosh qëndrim, po sepse në këtë rast nuk ka asgjë për të ndryshuar në qëndrimin tonë. Çudi që s’e mësuan dot që Partia Socialiste është gjithnjë tre hapa përpara dhe në fund të gjitha xhirot bosh përfundojnë po në pikën ku nisin, tre hapa mbrapa nesh

2 VITE ME PARE

Thanë se do diskutojnë nesër Komisionet Hetimore/ Shtyhet për një ditë tjetër Konferenca e Kryetarëve

Shtyhet Konferenca e Kryetarëve/ Demokratët mbledhin grupin

TIRANË-Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, që ishte caktuar të zhvillohej këtë të mërkurë (13 mars) në orën 13:30 është shtyrë.

Në mbledhjen e sotme do të diskutohej për objektin e komisioneve hetimore të dakordësuara mes PS-së dhe Rithemelimit ditën e djeshme, ndërsa nuk dihen ende arsyet e shtyrjes.

“Te nderuar anëtarë të Konferencës së Kryetarëve, Ju njoftojmë se: Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve e njoftuar për sot shtyhet për një ditë tjetër. Konsultimet vijojnë”, thuhet në njoftim.

Mazhoranca dhe grupi i Rithemelimit gjetën dakordësinë parimisht të martën (12 mars) lidhur me kthimin në normalitet të jetës parlamentare dhe ngritjen e 2 komisioneve hetimore të kërkuara nga opozita, ajo për rrjedhjen e të dhënave dhe ndërhyrjen në sistemin TIMS si dhe komisioni hetimor për koncesionet e dhëna në Shëndetësi.

konferenca e kryetareve negociatat gazment bardhi

Sondazh

Poll

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën