LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

KPK mbyll mandatin/ Dumani: Proces gjithëpërfshirës, i ndarë nga procedura penale! Gonzato: Integriteti i gjyqësorit të ruhet! VanHorn: Vazhdoni luftën kundër korrupsionit

• Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato tha nga konferenca për shtyp e Komisionerit Publik dhe KPK-së se duhet që të ruhet integriteti i gjyqësorit. Gonzato vlerësoi punën e këtyre 7 viteve të KPK-së, duke e cilësuar si një arritje të madhe. • Ai shtoi se KLGJ dhe KLP duhet të japin prova konkrete dhe të ruajnë standret e organve të vettingut. • Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani tha sot në konferencën për shtyp të Komisionerit Publik dhe KPK-së se procesi i vetting-ut dhe rezultati i tij janë të ndara nga procedura penale. • Dumani tha se vettingu përbën ngarkesë të madhe për gjyqtarët dhe prokurorët. • Ai shtoi se kjo sfidë bëhet më e ndjeshme, me punën e tyre të përditshme.• E ngarkuara me punë e SHBA në Tiranë, Nancy VanHorn dha mesazhe të qartë për mbështetjen e reformës në drejtësi sot nga konferenca për vlerësimin e punës së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) dhe Institucionit të Komisionerëve Publikë (IKP). • VanHorn tha se populli i Shqipërisë duhet ta dijë se zyrtarët e qeverisë po mbahen llogaridhënës dhe se kjo do të vazhdojë falë punës së mirë. • Ajo shtoi se në vend duhet të vazhdojë progresi kundër korrupsionit duke shprehur dhe mbështetjen e SHBA-ve.

5 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

KPK mbyll mandatin, kreu i saj: 805 vendime, 89% konfirmime në detyrë dhe 11% shkarkime

KPK mbyll mandatin/ Dumani: Proces gjithëpërfshirës, i ndarë
Roland Ilia

TIRANA- Kreu i Komisionit të Pavarur të Kualifikimeve Roland Ilia mbajti fjalën sot në konferencën e përfundimit të mandatit kushtetues të KPK dhe Institucionit të Komisionerëve Publikë (KKP). Ilia tha se KPK verifikoi 805 subjekte rivlerësimi, nga të cilat 373 vendime u dhanë për konfirmim në detyrë, 268 vendime u dhanë për shkarkim nga detyra. Ai shtoi se BE dhe SHBA  kanë qenë dhe mbeten mbështetës të reformave të thella të ndërmara në vend, duke nisur me atë të vendosjes së ekonomisë së tregut, forcimit të demokracisë, sundimit të ligjit dhe së fundmi duke mbështetur reformën në drejtësi dhe vazhdimin e saj.

Pjesë nga fjala e tij:

Nga shkurti i vitit 2018 deri në 21 nëntor të vitit 2024, datë kjo që shënon edhe vendimin e fundit të Komisionit u verifikuan 805 subjekte rivlerësimi, nga të cilat 373 vendime u dhanë për konfirmim në detyrë, 268 vendime u dhanë për shkarkim nga detyra, 105 vendime për ndërprerje procesi, 8 vendime për pushimin e procesit, 49 vendime për përfundimin e procesit pa një vendim përfundimtar dhe 2 vendime për pezullimin nga detyra. Deri tani, pra 805 vendime të dhëna nga KPK-ja, 89% e vendimeve të KPK-së kanë mbetur të pandryshuara dhe vetëm 11% e tyre kanë ndryshuar, tregues ky shumë i rëndësishëm për qëndrueshmërinë e vendimmarrjeve të shkallës së parë të vetingut.

Partnerët tanë historikë, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë qenë dhe mbeten mbështetës të reformave të thella të ndërmara në vend, duke nisur me atë të vendosjes së ekonomisë së tregut, forcimit të demokracisë, sundimit të ligjit dhe së fundmi duke mbështetur fort reformën në drejtësi dhe vazhdimin e saj.

Reforma në sistemin e drejtësisë erdhi si rezultat i domosdoshmërisë për të konsoliduar pushtetin gjyqësor në disa aspekte dhe për të rikthyer besimin e publikut. Për këtë arsye, rivlerësimi i magjistratëve u bë një kusht i domosdoshëm për reformimin e thellë të këtij sistemi, detyrë kjo që iu besua tri organeve, Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Institucionit të Komisionerëve Publikë dhe Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

1 VITE ME PARE

KPK mbyll mandatin/ Kreu i KLGJ-së: Kemi kapacitetet për të vijuar procesin e vlerësimit kalimtar të magjistratëve

KPK mbyll mandatin/ Dumani: Proces gjithëpërfshirës, i ndarë
Ilir Rusi

TIRANA- Kryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor, Ilir Rusi mbajti gjithashtu fjalën e tij në konferencën e përfundimit të mandatit kushtetues të KPK dhe Institucionit të Komisionerëve Publikë (KKP). Rusi u shpreh se KLGJ i ka të gjitha kapacitet administrative e ligjore për të vijuar më tej procesin e vlerësimit kalimtar për magjistratët. Ai shtoi se vlerësimi do të jetë i bazuar në disa parametra, shpejtësinë profesionalizimin dhe transparencën. 

"KLGJ i ka demostruar kapacitetet e veta për 3 komponentë në të cilët procesi i vetingut është bazuar që janë vlerësimi etik dhe profesional, i figurës dhe pasurisë. KLGJ që kur është formatuar është ideuar që nëse do të vijë një moment, kur mandati i disa organeve që kanë kryer vlerësimin kalimtar të magjistratëve do të përfundonte do ta vijonte më tej KLGJ.

KLGJ i ka të gjitha kapacitet administrative ligjore për të vijuar më tej procesin e vlerësimit kalimtar për të mirën e vendit dhe do të jetë i bazuar në disa parametra, shpejtësinë profesionalizimin dhe transparencën. Suksese ata që kanë kontribuuar në këtë proces, vlerësim për punë  e tyre. Kjo është puna jonë dhe ne do ta bëjmë në të mirën e Shqipërisë", tha ai.

1 VITE ME PARE

"Shumë refuzuan reformën në drejtësi!" KPK mbyll mandatin/ VanHorn: Vazhdoni luftën kundër korrupsionit, keni mbështetjen e SHBA

KPK mbyll mandatin/ Dumani: Proces gjithëpërfshirës, i ndarë
Nancy VanHorn

TIRANA- E ngarkuara me punë e SHBA në Tiranë, Nancy VanHorn dha mesazhe të qartë për mbështetjen e reformës në drejtësi sot nga konferenca për vlerësimin e punës së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) dhe Institucionit të Komisionerëve Publikë (IKP). VanHorn tha se populli i Shqipërisë duhet ta dijë se zyrtarët e qeverisë po mbahen llogaridhënës dhe se kjo do të vazhdojë falë punës së mirë. Ajo shtoi se në vend duhet të vazhdojë progresi kundër korrupsionit duke shprehur dhe mbështetjen e SHBA-ve.

"Që nga viti 2018 komisonerët kanë punuar me zell për të shikuar integritetin e gjyqtarëve dhe prokurorët, ju keni vendosur një standard që mbahet si shembull jo vetëm në Europë pro edhe vende tjera. Proces i vështirë, por premtues për një shoqëri më të drejtë për gjithë qytetarët. Ka pasur rezistencë ndaj reformës në drejtësi dhe kjo vazhdon edhe sot në disa vende. Komisionerët kanë bërë sakrifica të mëdha si profesionale. Edhe vetjake, kanë marrë vendime jo popullore. Kanë treguar guxim të jashtëzakonshëm për tu përballur me hakmarrjen për këto vendime jopoullore shkarkimi.

Populli i Shqipërisë duhet ta dijë se zyrtarët e qeverisë po mbahen llogaridhënës dhe do vazhdojë falë punës së mirë të shqiptarëve trima si ju. Festojmë këtë gur kilometrik të shkëlqyer të arritjeve të organeve të vettingut sot. Rivlerësimi s’ka përfunduar, kërkesa e popullit shqiptar për drejtësi është po aq e fortë sa në 2016, kjo është falë punë suaj. Prokurorët në SPAK po luftojnë për të çuar para gjykatës bosët e krimit dhe figurat të larta të korruptuara. Ju nxis të gjithëve ju që ndodheni sot që të ndiheni krenar për të këto arritje.

Mbetet më shumë për të bërë, ju keni ndërtuar institucionet të reja të drejtësisë në emër të popullit shqiptar. E rëndësishme t’i përdorni në masën e duhur, duhet të jeni efikase, të pavarur dhe të paanshëm. Duhet të vazhdoni punën para çdo pengese, ne jemi me ju që nga 2016 dhe po fillojmë të shohim ndikimin drejtësisë. Vazhdoni këtë progres kundër korrupsionit", tha VanHorn.

1 VITE ME PARE

KPK mbyll mandatin/ Dumani: Proces gjithëpërfshirës, i ndarë nga procedura penale

KPK mbyll mandatin/ Dumani: Proces gjithëpërfshirës, i ndarë
Altin Dumani

TIRANA- Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani tha sot në konferencën për shtyp të Komisionerit Publik dhe KPK-së se procesi i vetting-ut dhe rezultati i tij janë të ndara nga procedura penale. Dumani tha se vettingu përbën ngarkesë të madhe për gjyqtarët dhe prokurorët. Ai shtoi se kjo sfidë bëhet më e ndjeshme, me punën e tyre të përditshme.

Pjesë nga fjala e Dumanit:

Është kënaqësi të ndaj disa referimet për disa procese të rëndësishme që i dhanë formë reformës. Për një demokraci më të fortë për të bërë të sigurt rrugën në BE. 7 vite nuk janë pak reforma ishte transformuese duke përshkruaer një proces gjithpërfshirës me të vetmin qëllim për ti sjell vendit sistem drejtësie profesional, me integritet me gjithçka tu kthejë besimin tek institucionet e reja të drejtësisë. 7 vite nuk janë pak për një punë voluminoze.

KPK, KPA bën një punë me shembullin e tyre vendosën gur themelin e një ndërtese të re, të përzgjedhurit sot e konsideruan përgjegjësi të jenë pjesë e saj. SPAK është një institucion i pavarur dhe 20 prokurorët në proces skanues. U ngritën muret e drejtësisë së re. Institucionet do luajnë rol në rrëzimin e mendësisë. Pandëshkueshmëria po goditet sot. Një përparësi nga 31 dhjetori është administrimi i Komisionerëve Publikë, të gjitha çështjet e papërfunduara do i kalojnë SPAK.

Parashikohet që drejtuesi do ketë një anagazhim shumë të madhe në përfaqësimin e këtyre çështjeve të Komisioni Pavarur Ankimimit. Procesi i vettingut përbën një ngarkesë të madhe për prokurorët për plotësimin e dokumentacionit. Kjo sfidë bëhet më e ndjeshme për ndjekjen e çështjeve penale. Për të ruajtur besimin që qytetarët kanë tek ne duhet të koordinojmë përpjekjet për integritet dhe profesionalizëm. Ju falenderoj për punën gjatë këtyre viteve.

1 VITE ME PARE

KPK mbyll mandatin/ Gonzato: Integriteti i gjyqësorit të ruhet, arritje e madhe puna e këtyre 7 viteve

KPK mbyll mandatin/ Dumani: Proces gjithëpërfshirës, i ndarë
Foto nga Konferenca

TIRANA- Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato tha nga konferenca për shtyp e Komisionerit Publik dhe KPK-së se duhet që të ruhet integriteti i gjyqësorit. Gonzato vlerësoi punën e këtyre 7 viteve të KPK-së, duke e cilësuar si një arritje të madhe. Ai shtoi se KLGJ dhe KLP duhet të japin prova konkrete dhe të ruajnë standret e organve të vettingut. 

"Ky nuk ka qenë një proces i lehtë. Profesionalizimi që ju treguat në këtë udhtim më lejoni që të përgezoj komisinerët për kontrinutin e tyre që të sigurohej pavarësia e sistemit të drejtësisë për të risjell besimin e publikut tek intirucionet e drejtësisë.  Ajo që keni bërë deri tani është një nga disa gjëra dhe keni dhënë një kontribut të madh për celjen e grupkaputullit të parë. Puna që është bërë deri tani nuk duhet që të humbas dhe pavarësia e instituionet duhet që të ruhet.

KLGJ dhe KLP duhet të japin prova konkrete dhe të ruajnë standret e organve të vettingut. Një aspektë tjetër për të cilin i jemi referuar ne është rëndësia që kanë institucionet e vetingut që duhet ti referojnë cështje prokurorisë dhe spak. Në mbyllje mendoj se ajo që keni bërë në këto 7 vite është në arritje dhe një punë e madhe, dhe ka bërë atë që e ka sjell Shqipërinë më pranë BE dhe anëtarisinimi. Gjyqësori duhet të jetë i pavarur dhe të jap edhe llogari, në mënyrë që çdo qytetarë të ketë qasje në drejtësi", tha ai.

kpk

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj