LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Si munden demokratët e Devollit të votojnë një grup rrugaçësh?" Rama: Do bëjmë atë që na takon për Shqipërinë! Pensioni mesatar në Shqipërinë 2030 do jetë 400 euro

• Kryeministri Edi Rama mesditën e sotme ka zhvilluar një takim në Devoll. • Rama gjatë fjalës së tij komentoi dhunën që kandidati i opozitës, Bledion Nallbati ushtroi ndaj një shoferi kamioni. • Ai u shpreh se Devolli më parë në Parlament kishte Dritëro Agollin ndërsa sot PD ka sjellë në parlament një rrugaç. • Rama tha se kjo tregon se ku ka rënë pazari i opozitës në Shqipëri. • Ai ngriti pyetjen sesi demokratët e Devollit mund të votojnë për një grup rrugaçësh. • Rama u bëri thirrje demokratëve të kësaj zone që të bashkohen me PS-në në zgjedhjet e 11 majit dhe të votojnë për të ardhmen evropiane të vendit. • Ai më tej shtoi se PS do ti fitojë zgjedhjet edhe pa demokratët dhe se do të bëjë atë që i takon për Shqipërinë. • Kryesocialisti theksoi se nëse demokratët nuk votojnë për vendin ata do të mbeten si kreu i opozitës dhe nuk do të shohin pushtetin me sy. • Rama foli edhe në lidhje me sondazhet e zhvilluara nga mediat. • Ai vuri theksin te reagimet e analistëve të cilët i quajti zogj të kënetës. • Rama tha se analistët e quajnë popullin e sëmurë sepse mendojnë që vendi po ecën në rrugën e duhur. • Teksa po prezantonte arritjet e qeverisjes së tij Rama kujtoi deklaratat e opozitës. • Ai u shpreh se kreu i PD-së, Sali Berisha të cilin e quajti baba bufi tha se qeveria ka shpopulluar Gramshin. • Rama ironizoi opozitën teksa tha se qeveria e shpopulloi Gramshin i cili nga 50 mijë banorë u bë 60 mijë.  • Kryeministri ka ironizuar edhe kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha. • Rama u shpreh se ai është një njeri i mbaruar dhe pa shpresa. • Ai nuk i ka ndaluar përdorimin e fjalëve të tjera të rënda teksa tha se mosha e ka lajthitur Berishën komplet. •  Ai shtoi se personat që i japin votën po hyjnë në gjynah sepse po lënë një të moshuar rrugëve në vend që të ishte në shtëpi. • Rama ka folur në lidhje me planet e tij për mandatin e katërt. • Ai tha se në Shqipërinë 2030 pensioni mesatar do të jetë 400 euro. • Sipas tij për të ndihmuar ata që kanë pension nën 200 euro kanë vendosur bonuset. • Ai theksoi se planifikojnë që në 2030 në vend të mos ketë pensione nën 200 euro.

5 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

"Pensioni mesatar në Shqipërinë 2030 do jetë 400 euro", Rama: Pensionistët e njohin lapsin më mirë se të gjithë!

"Si munden demokratët e Devollit të votojnë një grup
Rama

DEVOLL- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij nga Devolli ka folur në lidhje me planet e tij për mandatin e katërt. Rama iu drejtuar demokratëve se do ti fitojë zgjedhjet edhe pa mbështetjen e tyre për të bërë atë që i takon për Shqipërinë. 

Rama tha se në Shqipërinë 2030 pensioni mesatar do të jetë 400 euro. Sipas tij për të ndihmuar ata që kanë pension nën 200 euro kanë vendosur bonuset. Ai theksoi se planifikojnë që në 2030 në vend të mos ketë pensione nën 200 euro.

"Pensioni mesatar në Shqipërinë 2030 do jetë 400 euro. Për të ndihmuar ata që janë nën 200 euro, ne kemi vendosur bonuset dhe kemi para që bonusi atyre që është nën 200, është më i lartë. Ne duam që në Shqipërinë 2030 mos ketë asnjë pension nën 200 euro. Pensionistët e njohin lapsin më mirë se të gjithë," tha Rama.

1 VITE ME PARE

"Mosha e ka lajthitur komplet," Rama: Hyni në gjynah se mbani rrugëve një njeri që duhet të shkonte në shtëpi!

"Si munden demokratët e Devollit të votojnë një grup
Rama

DEVOLL- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij nga Devolli ka ironizuar kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha. Rama u shpreh se ai është një njeri i mbaruar dhe pa shpresa. Ai nuk i ka ndaluar përdorimin e fjalëve të tjera të rënda teksa tha se mosha e ka lajthitur Berishën komplet.

Në fjalorin e Ramës gjatë fushatës është përdorur shpesh fjala çyryk teksa sot ka shtuar edhe fjalën rrugaç. Ai shtoi se personat që i japin votën po hyjnë në gjynah sepse po lënë një të moshuar rrugëve në vend që të ishte në shtëpi.

"Mirë që gjithë këto vite nuk u gjet asnjë djalë, asnjë nip që t’i thoshte baba bufit lere këtë muhabet, por sot zogjtë e tij e marrin me tendë dhe e sjellin vërdallë në Shqipëri, një njeri të mbaruar pa shprese. Mosha e ka lajthitur komplet.

Demokratët duhet tani ta bëjnë rolin e atij djalit të vogël se hyni dhe në gjynah, mirë tani votën në kënetë se nuk është hera e parë që e çoni votën në kënetë. Hyni në gjynah se mbani rrugëve një njeri që duhet të shkonte në shtëpi…Devolli vendi i njerëzve më punëtore, po kur na çojnë rrugeçër atje një gjysmak një çyryk që nuk ka lënë rast pa bërë shfaqje për të thënë unë jam çyryku," tha ai.

1 VITE ME PARE

"E patë si tha, e shpopulluan Gramshin nga 50 mijë e bën 60 mijë", Rama ironizon opozitën: Ca të thuash, të vjen sakëlldi!

"Si munden demokratët e Devollit të votojnë një grup
Rama

DEVOLL- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij nga Devolli ka ironizuar Devollin. Teksa po prezantonte arritjet e qeverisjes së tij Rama kujtoi deklaratat e opozitës. Ai u shpreh se kreu i PD-së, Sali Berisha të cilin e quajti baba bufi tha se qeveria ka shpopulluar Gramshin. Rama ironizoi opozitën teksa tha se qeveria e shpopulloi Gramshin i cili nga 50 mijë vbanorë u bë 60 mijë. 

"Do ti bëjë baba bufi. E patë si tha, shiko ca i bën Gramshit, e shpopulluan nga 50 mijë e bënë 60 mijë. Kjo është e reja. Ca të thuash, të vjen edhe sakëlldi. Çdo pension nën 200 do ta kthejmë 200 euro," tha ai.

Rama më tej vijoi me prezantimin e prodhimit në vend teksa tha se të dhënat janë nga projeksione e ministrisë së Financave. Edhe gjatë prezantimit të të dhënave ai nuk nguroi të ironizonte opozitën teksa tha se kur Berisha ishte në pushtet thoshte se Shqipëria është e dyta pas Gjermanisë.

"Këto janë projeksione të ministrisë së Financave, të ekspertëve tanë edhe në bashkëpunim me ekspertët ndërkombëtare më të cilët ne punojmë. Këshilltari im i ekonomisë prej disa kohësh është krye-ekonomisti i Angela Merkelit për 10 vjet.

Ne nuk jemi në garë me Gjermaninë. Ju e dini kur…jo ky rrugaçi dytësor, por kur ai kryesori këtu bashkë me baba bufin në Tiranë ishin në garë me Gjermaninë, ky duke rrahuar njerëz ai duke gënjyer dynjanë dhe thoshin jemi të dytë pas Gjermanisë. Ne nuk kemi garë me Gjermaninë, por me rajonin ku kemi qenë vrima e fundit e kavallit," tha ai.

1 VITE ME PARE

"Me ju, pa ju ne do të fitojmë", Rama-demokratëve: Do bëjmë atë që na takon për Shqipërinë! Do bëheni si bababufi dhe nuk do shihni pushtet me sy

"Si munden demokratët e Devollit të votojnë një grup
Rama

DEVOLL- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij nga Devolli u bëri thirrje demokratëve të kësaj zone që të bashkohen me PS-në në zgjedhjet e 11 majit dhe të votojnë për të ardhmen evropiane të vendit. Rama më tej shtoi se PS do ti fitojë zgjedhjet edhe pa demokratët dhe se do të bëjë atë që i takon për Shqipërinë. Ai theksoi se nëse demokratët nuk votojnë për vendin ata do të mbeten si kreu i opozitës dhe nuk do të shohin pushtetin me sy.

"Një cyryk që nuk ka lënë rast pa bërë gjeste dhe shfaqje për të treguar se jam cyryk. Ne me ju pa ju ne do fitojmë, puna është që bashkë me ju ne të bëjmë atë që na takon për Shqipërinë, kurse ju një rrugë e dy punë edhe për Shqipërinë edhe shpëtoni nga këneta. Se do bëheni si bababufi dhe nuk do shihni pushtet me sy," tha ai.

Rama foli edhe në lidhje me sondazhet e zhvilluara nga mediat. Ai vuri theksin te reagimet e analistëve të cilët i quajti zogj të kënetës. Rama tha se analistët e quajnë popullin e sëmurë sepse mendojnë që vendi po ecën në rrugën e duhur.

"U kapa gafil se nuk ndjek debate televizive e kam mbyll që në 2009. Ketë here e hëngra se doja të shikoja pasqyren e sondazhit të sondazhistit të Trump se ai e ka parashikuar dy here fitoren e tij. Hyra në youtube për të parë edhe ca të them, ngela pa fjalë. Nga një anë sondazhisti që paraqiste pasqyrën dhe këta zogjtë e kenëtës. Këta në studio mbeteshin sikur u thoshte ndonjë gjë të tmerrshme, si ka mundësi. 

Kur ju zgjoheni pa zbardhur i lini fëmijët në gjuhë dhe punoni tokën, këta gërhasin ndërkohë që janë ndarë në tre të mëngjesit pasi janë bërë tap kur dalin nga emisionet. Shkojnë para kompjuterit për të shkruar ato të tyre, i përhapin dhe bëhen akuza. Në mbasdite janë bërë faje dhe në darkë dalin dhe thonë që populli është i sëmurë. Më pas doli pasqyra tjetër që thoshte se shqiptarët mendojnë se pas dy vitesh ekonomia do shkojë më mirë. I bënin pyetje atij nga Amerika.

O është çmendur sondazhi, ose është çmendur populli. Këta janë ata që u them unë çyryk. Administrata është më pak se 90 000. Doli pastaj ajo tjetra se kush mendoni ju se do fitojë, dhe thonin që do votojë PS. Del njëri dhe thotë që njerëzit janë të tërë të tmerruar dhe thonë fjalë të mira nga frika. Një tmerr! Pse në të vërtetë shumica mendon që po shkon në drejtimin e duhur? Shumica jeton në Shqipërinë reale, kur shumica jeton se nuk ka ujë ndjen neveri për ata që thonë se kanë ujë," tha Rama.

1 VITE ME PARE

"Devolli kishte Dritëro Agollin deputet në Parlament", Rama: Si munden demokratët të votojnë një grup rrugaçësh? E dini shumë mirë se kush është rrugaçi kryesor

"Si munden demokratët e Devollit të votojnë një grup
Rama

DEVOLL- Kryeministri Edi Rama mesditën e sotme ndodhet në Devoll teksa po zhvillon edhe një takim elekotral me banorët e kësaj zone. Rama gjatë fjalës së tij komentoi dhunën që kandidati i opozitës, Bledion Nallbati ushtroi ndaj një shoferi kamioni. 

Ai u shpreh se Devolli më parë në Parlament kishte Dritëro Agollin ndërsa sot PD ka sjellë në parlament një rrugaç. Rama tha se kjo tregon se ku ka rënë pazari i opozitës në Shqipëri. Ai ngriti pyëtjen sesi demokratët e Devollit mund të votojnë për një grup rrugaçësh.

"Kemi bërë një udhëtim me makinë së bashku me Dritëro Agollin deri në Korçë. Më pas im atë dhe Dritëro Agolli vajtën në fshatin e tij. Nga kjo më erdhi gjithë retrospektika prej Agollit, përfaqësuesi i Devollit pa kufij se Dritëro Agollin Devollin e respektonte si birin e tij dhe nuk e shihte as si të majtë as si komunist dhe as si asgjë. Dritëro Agolli është krenaria e kombit tonë dhe patjetër e Devollit. Devolli kishte Dritëro Agollin deputet në Parlament. Ndërkohë që këtu jemi në një pedonale që nuk përfundoi dot dhe nga ana tjetër e pedonales të papërfunduar, para pak ditësh ju të gjithë ishit dëshmitarë të një skene që tregon se ku ka rënë pazari i opozitës në Shqipëri.

Dritëro Agolli ishte deputet i opozitës, jo i pushtetit dhe fliste për të gjithë popullin ndërkohë që Devolli ka sjellë në parlament një rrugaç të një niveli që unë nuk e di se në cilën vjershë të Dritëro Agollt mund të gjente vend por ma ha mendja tek fjala kokëbosh dhe trangull që Driitëroi e përdor.Si mundet demokratët e Devollit të votojnë për një rrugaç dhe janë një grup rrugaçësh. E dini shumë mirë se kush është rrugaçi kryesor.

E dini pse ky rrugaçi dytësor bën si i fortë dhe pse ndihet me shpatulla të ngrohta. Si mund të ndodhë kjo që demokratët këtu mund të kenë 1 mijë arsye që të mos duan Peleshin e 5-fishin e arsyeve të mos më duan mua, por s’i mund të bjerë pazari deri në pikën që t’i çojnë parlamentit të Shqipërisë...po e them siç më vjen se realisht më duket fundi nga Dritëro Agolli te një rrugaç, nga një poet kombëtar te një turp vendor këtu. Si mundet të bëhet kjo punë," tha ai.

rama

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje