Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
• Ministria e Mbrojtes ka dalë më nje njoftim në lidhje me situatën e zjarreve në 24 orët e fundit. • Mësohet se janë regjistruar 29 vatra nga të cilat 15 janë shuar dhe 14 të tjera janë aktive. • Sipas ministrisë së Mbrojtes vatrat më problematike aktualisht janë në zonat malore, pyje dhe kullota, larg qendrave të banuara, si në malin e Tomorrit, malin e Thatë në Prespë, bjeshkët e Bolotekut dhe malin Tërnovë në Bulqizë. • Për izolimin dhe shuarjen e plotë të vatrave të zjarrit janë angazhuar 320 forca zjarrfikëse, 238 forca ushtarake, 250 struktura të emergjencës civile të pushtetit lokal, 120 nga administrata e zonave të mbrojtura, 187 shërbimi pyjor, si dhe 130 vullnetarë. • Prej disa ditësh vijojnë të digjen qindra hektar pyje në kurorën e Liqenit të Zi. Bëhet me dije se zjarret po afrohet më pranë fshatit Fushë Bulqizë si dhe pranë fshatrave të njësisë Zerqan. • Sipas emergjencave civile të Bashkisë Bulqizë bëjnë me dije se e vetmja zgjidhje për neutralizimin e zjarrit është vetëm ndërhyrja nga ajri, ndaj kërkohet ndërhyrje emergjente. • Në parkun Kombëtar të Tomorrit ditën e djeshme u riaktivizua një vatër zjarri. • Mësohet se për shkak të terrenit të vështirë dhe përhapjes së zjarrit në sipërfaqe të mëdha, sot ka nisur ndërhyrja me avionin rumun për shuarjen e flakëve. • Po ashtu bëhet me dije se zjarri po përparon në pjesën e quajtur shtegu i "Jahupit". • Dy avionët ushtarakë rumunë u mobilizuan për shuarjen e zjarreve falë bashkëpunimit me Mekanizmin Europian të Mbrojtjes.
3 artikuj për këtë temë.
TIRANË-Ministria e Mbrojtes ka dalë më nje njoftim në lidhje me situatën e zjarreve në 24 orët e fundit. Mësohet se janë regjistruar 29 vatra nga të cilat 15 janë shuar dhe 14 të tjera janë aktive.
Sipas ministrisë së Mbrojtes vatrat më problematike aktualisht janë në zonat malore, pyje dhe kullota, larg qendrave të banuara, si në malin e Tomorrit, malin e Thatë në Prespë, bjeshkët e Bolotekut dhe malin Tërnovë në Bulqizë. Për izolimin dhe shuarjen e plotë të vatrave të zjarrit janë angazhuar 320 forca zjarrfikëse, 238 forca ushtarake, 250 struktura të emergjencës civile të pushtetit lokal, 120 nga administrata e zonave të mbrojtura, 187 shërbimi pyjor, si dhe 130 vullnetarë.
Njoftimi i Ministrisë së Mbrotjes:
Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 29 vatra zjarri në disa zona të vendit, nga të cilat 15 janë shuar dhe janë vënë nën kontroll, ndërsa 14 vatra mbeten ende aktive, por janë nën monitorim pa ndërprerje.
Vatrat më problematike aktualisht janë në zonat malore, pyje dhe kullota, larg qendrave të banuara, si në malin e Tomorrit, malin e Thatë në Prespë, bjeshkët e Bolotekut dhe malin Tërnovë në Bulqizë. Për izolimin dhe shuarjen e plotë të vatrave të zjarrit janë angazhuar 320 forca zjarrfikëse, 238 forca ushtarake, 250 struktura të emergjencës civile të pushtetit lokal, 120 nga administrata e zonave të mbrojtura, 187 shërbimi pyjor, si dhe 130 vullnetarë.
Forcat ajrore dhe mjetet ajrore janë në gatishmëri të plotë. Gjatë ditës së sotme, strukturat operacionale në nivel vendor dhe qendror janë angazhuar për shuarjen dhe izolimin e vatrave të zjarrit që mbeten active, ndërsa vijon mbështetja nga ajri do të vijojë me ekipin rumun.
Vlerësojmë intensitetin e shtuar të punës së Policisë së Shtetit për identifikimin dhe dërgimin përpara përgjegjësisë të autorëve të zjarreve. Kërkojmë nga organet e drejtësisë zbatimin korrekt të ligjit për të gjithë autorët e këtyre veprave penale që paraqesin rrezik për jetën e qytetarëve, pronën, mjedisin dhe vlerat kulturore.
Ftojmë të gjithë qytetarët, veçanërisht fermerët, që në këtë situatë me temperatura shumë të larta të kontribuojnë në reagimin e hershëm dhe të respektojnë procedurat dhe aktet ligjore për ndezjen e zjarreve. Shumica e zjarreve në zonat e banuara janë rezultat i papërgjegjshmërisë së fermerëve në ndezjen dhe administrimin e zjarreve, përveç rasteve kriminale që janë objekt i hetimeve nga organet e drejtësisë.
Ministria e Mbrojtjes, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe të gjitha institucionet dhe strukturat e sistemit të mbrojtjes civile do të vijojnë pa ndërprerje ndjekjen e situatës dhe angazhimin e të gjitha kapaciteteve në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar sipas rastit.
TOMORR- Në parkun Kombëtar të Tomorrit ditën e djeshme u riaktivizua një vatër zjarri. Mësohet se për shkak të terrenit të vështirë dhe përhapjes së zjarrit në sipërfaqe të mëdha, sot ka nisur ndërhyrja me avionin rumun për shuarjen e flakëve.
Po ashtu bëhet me dije se zjarri po përparon në pjesën e quajtur shtegu i "Jahupit". Dy avionët ushtarakë rumunë u mobilizuan për shuarjen e zjarreve falë bashkëpunimit me Mekanizmin Europian të Mbrojtjes.
BULQIZA- Prej disa ditësh vijojnë të digjen qindra hektar pyje në kurorën e Liqenit të Zi. Bëhet me dije se zjarret po afrohet më pranë fshatit Fushë Bulqizë si dhe pranë fshatrave të njësisë Zerqan.
Sipas emergjencave civile të Bashkisë Bulqizë bëjnë me dije se e vetmja zgjidhje për neutralizimin e zjarrit është vetëm ndërhyrja nga ajri, ndaj kërkohet ndërhyrje emergjente.