LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

SKANDALI/ Mijëra ton mish pule me salmonelë nga Brazili futen në vend, AKU: Rastin e kemi referuar në Prokurori! Kompania "Dimal" lejoi shpërndarjen e produktit pa përfunduar analizat

• Një tjetër skandal ka përfshirë vendin tonë në lidhje me mishin e importuar nga Brazili. • Më 11 mars të këtij viti në portin e Durrësit janë futur 27.000 kg mish pule i importuar nga Brazili. • Kjo ngarkesë mishi dyshohet se është hedhur në treg, pa pritur përgjigjen e analizave. • Ndërkohë që kur kanë dalë analizat, është zbuluar që i gjithë mishi i importuar është i infektuar me bakterin e salmonelës. • Nga analizat e kryera në ISUV, tregohet se një sasi prej 27 ton mish pule ka rezultuar me salmonelë. • Ndërkohë pas denoncimit të skandalit në media, ka reaguar edhe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit. • AKU bën me dije se ka referuar rastin në Prokurorinë e Tiranës, për veprime të mëtejshme proceduriale, për sa i takon elementëve të veprës penale për mosrespektim të kritereve të gjurmueshmërisë dhe dhënie të informacionit të pasaktë. • Në qendër të kësaj historie qëndron kompania Dimal Inc, në pronësi të Mondi Goxha. • Nga të dhënat e siguruara, rezulton se kompania nuk mori asnjë nismë për të pezulluar shpërndarjen e produktit deri në konfirmimin zyrtar të analizave. • Mishi erdhi me probleme, u gjet me probleme dhe u shit në çdo rrjet ku kompania ka marrëveshje. • Salmonela është një bakter që shkakton helmime të rënda ushqimore, sidomos për fëmijët, të moshuarit dhe personat me imunitet të dobët. • Deri më sot, AKU nuk ka bërë publike nëse ka pasur raste të helmimeve që mund të lidhen me këtë mish. • Ndërkohë, konsumatorët shqiptarë, të cilët besojnë se supermarketet dhe institucionet mbrojnë shëndetin e tyre, nuk janë informuar asnjëherë për këtë skandal. • Produkti i rrezikshëm është konsumuar pa dijeninë e publikut.

9 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Skandali i mishit të pulës me salmonelë/ Zyrtari i AKU: Kompania “diMal” nuk bashkëpunoi me ne! Produkti është shpërndarë në 10 qarqe të vendit...

SKANDALI/ Mijëra ton mish pule me salmonelë nga Brazili futen në
Martin jorgaqi

TIRANË - Drejtori i Menaxhimit të Riskut në AKU, Martin Jorgaqi, ka folur në lidhje me skandalin e publikuar këtë të premte, ku mijëra ton mish pule me salmonelë është futur në vendin tonë dhe është shpërndarë në treg nga kompania "diMal"

Në një lidhje direkte për Klan News, Jorgaqi ka konfirmuar se pas konstatimit të mishit të pulës me salmonelë, kompania “diMal” nuk ka bashkëpunuar me autoritetet, për dhënien e saktë të informacionit për dhënien e faturave se në cilat pika shitjesh ishte shpërndarë ky produkt.

Gjithsesi, ai nuk theksoi përgjegjësinë e AKU-së në këtë rast, ku fillimisht ka të bëjë me faktin se pse sasia prej 18 tonësh nuk qëndroi e bllokuar deri në momentin që të dilnin analizat dhe pse përgjigjia e analizave ka dalë me vonesë.

“AKU kryen funksion e vet dhe në pikat e inspektimit kufitar, në të cilat në bazë të planit, në bazë të rrisku dhe marrjes së monstrave që AKU zhvillon aktivitetin e vet, është marrë monstër në subjektin importues dhe monstra e këtij subjekti rezultoi që ishte me salmonelë. Menjëherë me marrjen e informacionit, analizat janë kryer në labarotarin e referencës në ISUV, i cili është laborator i akredituar për këtë lloj analizash dhe sapo merret njoftimi alert nga lobaratori i ISUV për këtë produkt, AKU shkon mbrapa me dokumentacion dhe identifikon kodin, gjejmë emrin e operatorit dhe po me të njëjtën ditë që na erdhën informacionet mbi praninë e salmonelës në produkt, shkuam në subjekt dhe filluam aktivitetin kontrollues lidhur me produktin dhe gjurmëshmërinë e tij.

Sasia prej 7.8 ton, 7890 kg mish, e cila është pjesa përfaqësuese e lotit, ku bë analizimi dhe demostrimi i produktit. Me shkuarjen në ambientet ku ushhtron aktivitetin subjekti importues, duhet thënë që nuk patëm një bashkëpunim të frytshëm dhe nuk gjetëm një dokumentacion gjurmshmërie i cili të na udhëhiqte dhe të na e bënte më të lehtë punën për mbledhjen mbrapsht të produkteve. Megjithatë inspektorët tanë arritën që të gjenin një sërë faturash dhe adresash të shitësve ku ky furnitorë kishte shpërndarë produktin e vet. Nuk patëm një bashkëpunim qoftë në cilësinë e informacionit që morëm, ashtu edhe për dhënie e këtij informacioni për vazhdimin e hapave më tejshëm që ne tashmë jemi duke e kryer”, tha Jorgaqi.

Më tej zyrtari i AKU-së, tha se ky produkt në dijeninë e tyre është shpërndarë në 10 qarqe të vendit, ku pjesa më e madhe është në qarkun e Tiranës.

“Është shpërndarë në 10 qarqe të vendit. Pjesa më e madhe është shpërndarë në Tiranë sepse kjo shkon me numrin e operatorëve të biznesit dhe numrin e konsumatorëve”, tha Jorgaqi.

1 VITE ME PARE

"Salmonella Typhimurium"/ Ky është bakteri vdekjeprurës që u gjet tek mishi i pulës së "diMal"

SKANDALI/ Mijëra ton mish pule me salmonelë nga Brazili futen në
Salmonela

TIRANË - Detaje të reja kanë dalë në dritë nga skandali që u publikua këtë të premte në media, ku një sasi prej 27 ton fileto pule e importuar nga Brazili, me prani të bakterit salmonela u fut në tregun shqiptar nga kompania "Dimal Inc".

Bëhet me dije se mishi i pulës ishte i infektuar me bakterin e njohur si "Salmonella Typhimurium". Sipas të dhënve të OBSH-së, "Typhi" është një patogjen kryesor enterik që infekton si njerëzit ashtu edhe kafshët. Infeksioni fillon me gëlltitjen e ushqimit të kontaminuar në mënyrë që salmonelat të arrijnë në epitelin e zorrëve dhe të shkaktojnë sëmundje gastrointestinale. 

Simptomat përfshijnë temperaturë të lartë të zgjatur, lodhje, dhimbje koke, nauze, dhimbje barku dhe kapsllëk ose diarre. Disa pacientë mund të kenë skuqje apo dhe krruajtje dhe ethe. Sipas vlerësimeve të vitit 2019, ka 9 milionë raste të etheve tifoide çdo vit, duke rezultuar në rreth 110 000 vdekje në vit.

Pra, në këtë rast, konsumatorëve shqiptarë i është rrezikuar seriozisht jeta, ndërkohë që AKU, Ministria e Shëndetësisë, dhe të gjitha instancat përkatëse nuk mbajnë përgjegjësi dhe as nuk kanë zbuluar se sa sasi nga 27 ton që janë futur në vend janë konsumuar nga qytetarët. 

1 VITE ME PARE

E ngritur me fondet e IPARD? Kompania nxorri në treg mishin me salmonelë, pronari: Tani jam nën presion

SKANDALI/ Mijëra ton mish pule me salmonelë nga Brazili futen në
Foto ilustruese

TIRANA- Një tjetër skandal ka përfshirë vendin tonë në lidhje me mishin e importuar nga Brazili. Më 11 mars të këtij viti në portin e Durrësit janë futur 27.000 kg mish pule i importuar nga Brazili. Kjo ngarkesë mishi dyshohet se është hedhur në treg, pa pritur përgjigjen e analizave. Ndërkohë që kur kanë dalë analizat, është zbuluar që i gjithë mishi i importuar është i infektuar me bakterin e salmonelës.

Sipas raportimeve në media, kompania "diMal" ka importuar mish pule me salmonelë në vendin tonë. Edhe pse Autoritetet i Kontrollit të Ushqimit nuk e ka bërë me dije emrin e kompanisë, mësohet se bëhet fjalë për kompaninë në pronësi të Mondi Goxhas. Kompania është themeluar në vitin 2019 me synimin për të hyrë në tregjet e përpunimit të mishit dhe eksportit si Shtetet e Bashkuara dhe Evropa, operon edhe në vendin tonë.

Zëri.ai ka mundur që të kontaktojë me pronarin e kompanisë, i cili e ka pranuar se malli (ajo që ka mbetur) me salmonelë është i porositur prej tij. Por shton se nuk di të thotë një shifër ekzakte sesa ka shitur në treg. Të vetmin koment për situatën e krijuar ka faktin që ndjehen nën presion. 

"Kam shitur nga malli që ka ardhur i importuar, por nuk kam dijeni sesa. Tani jam nën presion", ka thënë në një prononcim për Zëri-n, Mondi Goxha. 

Ai nuk ka dhënë asnjë koment tjetër se përse ka shkelur "filozofinë" e kompanisë që ka ngritur. Në vitin 2023, ai u mor si shembull nga asokohe ministria e Bujqësisë, Frida Krifca. Në një postim në rrjetet e saj sociale ajo zbuloi se Goxha kishte përfituar nga programi i IPARD-it për të siguruar të ardhura shtesë për të krijuar fabrikën, tek e cila përpunohen edhe mishrat e infektuar që arrijnë të futen më pas edhe në treg. 

Asokohe, ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca e përmendi si shembull të një kompanie që merret të përpunimit të mishit me standardet më të mira dhe që garanton siguri ushqimore maksimale në treg dhe për eksport. Por me skandalin e zbuluar sot, eksporti është thjesht një fasasë ose ëndërr e biznesmenit që mishin e infektuar ka mundur që të gjejë rrugët për ta shitur vetëm në Shqipëri. 

Goxhaj shprehej se në vitin 2019 aplikoi pranë AZHBR-së, për mbështetje nga IPARD, për ndërtimin e stabilimentit sipas të gjitha kritereve që vendosura nga programi IPARD II.

“Mbështetja e Programit IPARD ka qënë shumë e rëndësishm për kompaninë tonë", thoshte ai.

1 VITE ME PARE

Skandali me mishin e pulës me salmonelë/ Resuli: Institucionet e paafta fshehën rastin! SPAK duhet të nisë hetimet urgjentisht

SKANDALI/ Mijëra ton mish pule me salmonelë nga Brazili futen në
Ervin Resuli

TIRANË- Presidenti i Urdhërit të Mjekut Veterinar, Ervin resuli, ka reaguar në lidhje me skandalin e publikuar këtë të premte në media ku mijëra ton mish pule me salmonelë janë futur në vendin tonë.

Në një reagim në rrjete sociale, Resuli shkruan se pas skandalit me mandarinat me pesticide, ky është një tjetër skandal që vërteton edhe njëherë se jeta e shqiptarëve vlen më pak se interesat e institucioneve në vend që sipas tij janë të kapura. 

Nisur nga fakti se për produktin u kryen analiza dhe pavarësisht që u konstatua prania e salmonelave sërish nargeksa nuk u bllokua por u lejua të shpërndahej, Resuli thotë se kjo tregon të vërtetën e hidhur që institucionet në vend nuk janë të afta të diagnostikojnë në kohë, nuk marrin masa dhe kur përballen me prova të qarta, i fshehin rastet.

Resuli thotë më tej se ISUV është kthyer në një institucion të dështuar, i cili ka humbur çdo lloj efektiviteti për qëllimin që është krijuar, ndërsa AKU sipas tij  ka treguar edhe një herë paaftësinë dhe indiferencën totale.

Resuli shprehet se fshehja e rastit nga Ministria e Bujqësisë, AKU dhe ISUV lë dyshime të forta se biznesit i është dhënë kohë për të shitur produktin dhe për të helmuar qytetarët me vetëdije të plotë. Ky sipas tij nuk është më një rast neglizhence, por një veprim kriminal, që kërkon një hetim të thelluar nga SPAK.

Resuli shton se ky nuk është vetëm një skandal, është një kërcënim direkt për jetën e qytetarëve dhe dikush duhet të mbajë përgjegjësi! Ai thotë se shteti nuk mund të vazhdojë të heshtë ndërsa populli ushqehet me mish të infektuar, peshk me parazitë dhe fruta-perime të stërmbushura me pesticide!

Resuli bën thirrje se është koha që drejtësia të veprojë dhe të ndëshkojë ata që janë përgjegjës për këtë katastrofë! Ai thotë se SPAK duhet të nisë hetimet urgjentisht, sepse ky është një krim kundër qytetarëve shqiptarë.

Reagimi i Resulit

Ministria e Bujqësisë fsheh skandalin!

Mandarina me pesticide, peshku (açuket) me parazitë dhe së fundmi mishi i pulës me Salmonella Typhimurium! Ky është realiteti ku jeta e shqiptarëve vlen më pak se interesat e disa institucioneve të paafta, të kapura dhe që kanë dështuar spektakolarisht në misionin e tyre. Që nga muaji tetor e deri më sot, një seri skandalesh kanë shpërthyer, duke ekspozuar të vërtetën e hidhur: institucionet nuk janë të afta të diagnostikojnë në kohë, nuk marrin masa dhe kur përballen me prova të qarta, i fshehin rastet!

27 ton fileto pule nga Brazili kanë hyrë në Shqipëri më 11.03.2025. AKU ka marrë mostrat në doganë, por për një analizë që duhej të zgjaste maksimumi 72 orë, u deshën 10 ditë. Dhe ndërkohë, produkti u shpërnda në treg, u shit dhe u konsumua nga qytetarët në supermarkete, restorante dhe fast food-e. Laboratori ISUV, në varësi të Ministrisë së Bujqësisë, ka publikuar përgjigjen më 21.03.2025, duke konfirmuar ngarkesë të lartë Salmonella jashtë normave të lejuara. Por AKU nuk mori asnjë masë të menjëhershme për të tërhequr produktin nga tregu, as nuk njoftoi qytetarët. Vetëm pas publikimit të skandalit nga mediat investigative si "Piranja", nisi një farë reagimi, por deri më tani askush nuk ka treguar se cila kompani e ka hedhur në treg këtë mish të kontaminuar!

ISUV është kthyer në një institucion të dështuar, i cili ka humbur çdo lloj efektiviteti për qëllimin që është krijuar. Në vend që të jetë një entitet shkencor referencë për laboratorët shtetërorë dhe privatë, është bërë një strukturë tenderuese, ku kostoja e analizave për kampionet kalon edhe vlerat e sektorit privat! Madje, KLSH ka hapur një hetim për abuzimet e këtij institucioni, që në vend të shërbejë për sigurinë ushqimore të qytetarëve, është shndërruar në një makineri burokratike që vonon rezultatet dhe justifikon paaftësinë e Ministrisë së Bujqësisë.

Nga ana tjetër, AKU ka treguar edhe një herë paaftësinë dhe indiferencën totale. Për 10 ditë, ky institucion lejoi që pulat e infektuara të përfundonin në treg dhe vetëm kur skandali u bë publik, filluan të lëviznin. Në vend që të vepronte me urgjencë, AKU u mjaftua me një njoftim në prokurori, kur ndërkohë Prokuroria duhet të kishte marrë të pandehur drejtorët e AKU dhe ISUV, sepse këtu ka një përgjegjësi të drejtpërdrejtë! Në vend të një institucioni profesional që duhet të mbrojë shëndetin e qytetarëve, AKU është kthyer në një "autoshkollë drejtorësh", ku emërimet bëhen për qoka politike dhe jo për meritokraci. Në vend që të garantojë sigurinë ushqimore, ky institucion është shndërruar në një mekanizëm që shërben vetëm për interesat e ministrit dhe jo për jetën e qytetarëve.

Fshehja e rastit nga Ministria e Bujqësisë, AKU dhe ISUV lë dyshime të forta se biznesit i është dhënë kohë për të shitur produktin dhe për të helmuar qytetarët me vetëdije të plotë. Ky nuk është më një rast neglizhence, por një veprim kriminal, që kërkon një hetim të thelluar nga SPAK, nga A deri në Zh! Sa raste të tjera janë fshehur? Sa herë qytetarët shqiptarë janë bërë kavie eksperimentale të një sistemi të kalbur që nuk kontrollon as ushqimin që importohet dhe as atë që prodhohet brenda vendit?

Ky nuk është vetëm një skandal, është një kërcënim direkt për jetën e qytetarëve dhe dikush duhet të mbajë përgjegjësi! Ky shtet nuk mund të vazhdojë të heshtë ndërsa populli ushqehet me mish të infektuar, peshk me parazitë dhe fruta-perime të stërmbushura me pesticide! Është koha që drejtësia të veprojë dhe të ndëshkojë ata që janë përgjegjës për këtë katastrofë! SPAK duhet të nisë hetimet urgjentisht, sepse ky është një krim kundër qytetarëve shqiptarë!

1 VITE ME PARE

Skandali me mishin e pulës me salmonelë, Panariti: Futja e këtij produkti në treg është shkelje shumë e rëndë, janë hapur hetime por dëmi është bërë

SKANDALI/ Mijëra ton mish pule me salmonelë nga Brazili futen në
foto ilustruese

TIRANË- Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti ka folur sot lidhur me skandalin e mishit të pulës me salmonelë që është futur në vendin tonë nga Brazili. Panariti tha se ky produkt duhet të ishte bllokuar deri në bërjen e analizave. Ai e cilësoi shkelje shumë të rëndë futjen e këtij mishi në treg për konsumatoriun. 

I ftuar në Syri Tv, ish-ministri tha se cilido që të jetë rezultati i procesit hetimor tashmë të nisur, dëmi i madh tani është bërë. Sipas tij, sasia më e madhe e këtij mishi të hedhur për shitje mund të jetë konsumuar.  E njëjta gjë sipas tij ndodhi edhe me mandarinat me pesticide, të cilat në vend të asgjësoheshin u hodhën gjithashtu në treg për konsum.

"Konstatimi i mishit të pulës me salmonelë është një gjë shumë e rëndë dhe meriton vëmendje të posaçme. Për fat të mirë Insitutiti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë zbuloi në metodat e tij analitike prezencën e salmonelës së rrezikshme, e cila nuk është vetëm te mishi i shpendëve por është e kudondodhur. Pra goxha e përhapur. Pra kjo bën dhe më të origjinën e ndotjes së mishit të shpendëve të ardhur nga Brazili. Le ti kthehemi rastit aktual.

Ky mish duhej të ishte bllokuar që në anijen që e kishte transportuar, në asnjë mënyrë nuk duhet të ndodhte zhdoganimi i tij. Ka ndodhur një shkelje e rëndë, penetrimi i këtij mishi të ndotur në treg pavarësisht se ISUV, ka depozituar që me 21 mars një fletë analizë, ku konstatohej ndotja serioze e filetove të pulës të ngrirë dhe të importuar nga Brazili. 

Është hapur një proces hetimor por dëmi tashmë është bërë. Duhet të përqendrohemi se përse u thyen kriteret ligjore dhe proceduriale. Analizat mund të bëhen dhe më vonë por mishi duhet bllokuar deri sa të bëhen analizat. Pavarësisht se AKU mendon se ka sekuestruar një sasi, unë mendoj se sasia më e madhe është shitur dhe fatkeqësisht është konsumuar. Kjo është e rëndë edhe për cënimin e sigurisë ushqimore dhe sigurisë kombëtare. Në rast se mishi piqet apo zihet sa duhet, mbi temperaturën 60 gradë, salmonela asgjësohet. Por edhe një sasi e vogël e salmonelës, e bën njësoj të rrezikshëm sikur mishin ta kesh konsumuar të pagatuar. 

Pavarësisht si do jetë fati i hetimeve, dëmi është bërë. E njëjta gjë ndodhi edhe me mandarinat. Pavarësisht se duhet të ishin asgjësuar, ato u hodhën në treg. E njëjta gjë ndodhi dhe me mishin e pulës. Shpresoj shumë mos të kemi dëme të rënda te konsumatori.", u shpreh ndër të tjera Panariti. 

1 VITE ME PARE

SKANDALI/ Si u lejuan 13.5 ton mish të kontaminuar të Dimal të përfundonin në tryezën e shqiptarëve

SKANDALI/ Mijëra ton mish pule me salmonelë nga Brazili futen në
foto ilustruese

TIRANË- Në fillim të muajit, një ngarkesë prej 13.5 ton fileto pule e importuar nga Brazili, e destinuar për tregun shqiptar nga kompania Dimal Inc, rezultoi me prani të bakterit të rrezikshëm Salmonela, sipas analizave të kryera në laboratorët e ISUV. Por ajo që ndodhi më pas është më skandaloze sesa prania e bakterit vetë.

Pavarësisht alarmit të laboratorit, pjesa më e madhe e këtij mishi përfundoi në supermarketet Big Market, Xhangolli, Joena dhe dyqane të tjera, përpara se analizat përfundimtare të konfirmonin zyrtarisht rrezikun. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) dhe Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë (ISUV) heshtën. Për më tepër, nuk morën asnjë masë për të bllokuar produktin, duke i lejuar konsumatorët shqiptarë të vendosnin në pjatë mish potencialisht të rrezikshëm.

Ajo që institucionet nuk po tregojnë

Përmes burimeve brenda AKU, mësuam se analizat e para, të kryera menjëherë pas mbërritjes së ngarkesës në Portin e Durrësit, identifikuan prani të salmonelës në mostrën e marrë. Pavarësisht kësaj, ISUV kërkoi një analizë të dytë, ndërkohë që ngarkesa nuk u bllokua, por u lejua të shpërndahej.

Në datën 13 mars, rezultati përfundimtar konfirmoi praninë e salmonelës. Por deri atëherë, pjesa më e madhe e mishit ishte shitur.

Çfarë ndodhi në këtë periudhë kohore? Si është e mundur që produktet me salmonelë nuk u bllokuan menjëherë? Këtë institucionet tona nuk mund ta thonë. Ata presin që skandali të shuhet për të bërë pazarin e radhës.

Roli i kompanisë Dimal Inc

Në qendër të kësaj historie qëndron kompania Dimal Inc, në pronësi të Mondi Goxha. E kontaktuar për një koment, kompania nuk pranoi të përgjigjej mbi pyetjen thelbësore: A e informuan ata rrjetet e shitjes mbi rrezikun e ngarkesës?

Nga të dhënat e siguruara, rezulton se kompania nuk mori asnjë nismë për të pezulluar shpërndarjen e produktit deri në konfirmimin zyrtar të analizave. Mishi erdhi me probleme, u gjet me probleme dhe u shit në çdo rrjet ku kompania ka marrëveshje.

Rreziku për konsumatorin shqiptar

Salmonela është një bakter që shkakton helmime të rënda ushqimore, sidomos për fëmijët, të moshuarit dhe personat me imunitet të dobët. Deri më sot, AKU nuk ka bërë publike nëse ka pasur raste të helmimeve që mund të lidhen me këtë mish.

Ndërkohë, konsumatorët shqiptarë, të cilët besojnë se supermarketet dhe institucionet mbrojnë shëndetin e tyre, nuk janë informuar asnjëherë për këtë skandal. Produkti i rrezikshëm është konsumuar pa dijeninë e publikut.

Është historia e një sistemi që lejon tregtinë e rrezikut, ku institucionet e sigurisë ushqimore heshtin, kompanitë private përfitojnë, dhe konsumatori mbetet viktimë e një zinxhiri abuzimesh, neglizhence dhe, ndoshta, korrupsioni.

Tani është radha e Prokurorisë që të mos heshtë. Çështja ka trokitur në Prokurorinë e Tiranës e cila njëherë e mirë duhet të tregojë që abuzues të tillë përfshirë zyrtarë publikë apo biznesmenë të marrin përgjegjësitë që iu ngarkon ligji, kur tryezat që duhet të ishin mbushur me ushqim i kanë ushqyer me helm./Dosja.al

1 VITE ME PARE

Skandali i mishit të pulës me salmonelë, Këlliçi: Ministrja Denaj të japë përgjigje dhe të mbajë përgjegjësi për këtë krim kundër shëndetit!

SKANDALI/ Mijëra ton mish pule me salmonelë nga Brazili futen në
belind kellici

TIRANË- Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi, ka reaguar lidhur me skandalin e mishit të pulës me salmonelë të importuar nga Brazili. 

Këlliçi shprehet në postimin e tij në Facebook, se ky është një alarm i drejtpërdrejtë për shëndetin e popullsisë dhe kërkon përgjigje të menjëhershme nga Ministrja e Shëndetësisë, Anila Denaj.

REAGIMI I PLOTË I KËLLIÇIT:

Një denoncim urgjent i lidhur drejtpërdrejtë me shëndetin e qytetarëve shqiptarë!

Nga një investigim i emisionit Piranjat në SYRI TV, 27 tonë mish pule i importuar nga Brazili rezulton i infektuar me bakterin e Salmonelës, sipas analizave të kryera në ISUV.

Kjo sasi e mishit të importuar dyshohet se është hedhur në treg pa pritur rezultatin e analizave.

Kjo është një çështje urgjente!!! Këtu nuk ka më as diskutime politike, bëhet fjalë për sigurinë ushqimore të qytetarëve.

Ministre Anila Denaj, jepini përgjigje qytetarëve mbi ushqimin që konsumojnë dhe mbani përgjegjësi për këtë krim kundër shëndetit!

Në një investigim të emisionit "Piranjat" në SYRI TV, është zbuluar se 27 ton mish pule i importuar nga Brazili është i infektuar me bakterin e Salmonelës, pas analizave të kryera nga ISUV. Kjo sasi e mishit të dyshuar është hedhur në treg pa pritur rezultatet e analizave, duke rrezikuar shëndetin e qytetarëve.

1 VITE ME PARE

Pas denoncimit në media, AKU pranon skandalin: Rastin e referuam në Prokurori. Mishin e importuar e bllokuam

SKANDALI/ Mijëra ton mish pule me salmonelë nga Brazili futen në
foto ilustruese

TIRANË- Pas denoncimit në Media, AKU ka bllokuar mishin e importuar nga Brazili me salmonelë. Pas analizimit të mostër produkti pule (fileto e ngrirë) të importuar nga Brazili, që rezultoi pozitiv për praninë e bakterit Salmonella Typhimurium, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ndërhyrë menjëherë. 

Në kuadër të masave të marra, AKU ka koordinuar veprimet me strukturat përgjegjëse për gjurmimin dhe bllokimin e produktit të infektuar, si dhe për marrjen e masave administrative dhe ligjore ndaj subjektit përgjegjës për importin. Njëkohësisht, është inspektuar subjekti importues për të siguruar ndjekjen e gjurmueshmërisë dhe për të verifikuar informacionin e dhënë.

Njoftimi i AKU:

Referuar analizimit në ISUV në datën 21.03.2025, për prani të Salmonella Typhimurium në një mostër produkt pule (fileto e ngrirë), e importuar nga Brazili, AKU ka ndërhyrë në mënyrë të koordinuar me strukturat përgjegjëse për gjurmimin, verifikimin dhe bllokimin e produktit në fjalë, si dhe për marrjen e masave administrative dhe ligjore ndaj subjektit përgjegjës.

Është inspektuar subjekti importues për ndjekjen e gjurmueshmërisë, i cili është referuar në organet e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme proceduriale, për sa i takon elementëve të veprës penale për mosrespektim të kritereve të gjurmueshmërisë dhe dhënie të informacionit të pasaktë.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit siguron publikun se situata është në ndjekje të vazhdueshme dhe se çdo veprim është ndërmarrë në funksion të transparencës, sigurisë dhe mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve.

1 VITE ME PARE

Skandal! Pas mandarinave me pesticide, shqiptarët po hanë dhe mish pule me salmonelë

SKANDALI/ Mijëra ton mish pule me salmonelë nga Brazili futen në
Anila Denaj dhe AKU

TIRANË- Një tjetër skandal ka përfshirë vendin tonë në lidhje me mishin e importuar nga Brazili. Piranjat kanë denoncuar se në 11 mars të këtij viti në portin e Durrësit janë futur 27.000 kg mish pule i importuar nga Brazili.

SKANDALI/ Mijëra ton mish pule me salmonelë nga Brazili futen në

Burimet pretendojnë se kjo ngarkesë mishi e ardhur nga Brazili dyshohet se është hedhur në treg, pa pritur përgjigjen e analizave. Ndërkohë që kur kanë dalë analizat, është zbuluar që i gjithë mishi i importuar është i infektuar me bakterin e salmonelës.

SKANDALI/ Mijëra ton mish pule me salmonelë nga Brazili futen në

Fotot e publikuara, të analizave të kryera në ISUV, tregojnë që një sasi prej 27 ton mish pule ka rezultuar me salmonelë. Nuk dihet ku ka përfunduar kjo sasi. Ministrja Denaj, duhet të informojë urgjentisht publikun a është konsumuar kjo sasi nga qytetarët shqiptarë?

SKANDALI/ Mijëra ton mish pule me salmonelë nga Brazili futen në

Pas daljes së rezultatit të analizave, AKU-ja ka trokitur në derën e subjektit që ka importuar mishin, në mënyrë që të tërhiqet nga tregu. Por deri më tani vetëm një pjesë e vogël është tërhequr, ndërkohë që pjesa tjetër është blerë dhe konsumuar nga qytetarët./Dosja.al

skandali i mishit me salmonele aku anila denaj

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje