LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

 "S'ka presion për zgjedhjen e kreut të SPAK"/ KLP raporton te 'Ligjet', Bogdani: Për arrestimin e avokatit në Elbasan kemi kërkuar informacion 

• Këshilli i Lartë i Prokurorisë po kryen sot raportimin për punën e vitit 2024 në Komisionin e Ligjeve. • E pyetur për zgjedhjen kreut të Byrosë Kombëtare dhe SPAK, drejtuesja Mirela Bogdani tregoi fazën në të cilën ndodhet procesi. • Ajo tha se roli i KLP në këtë proces është formal, dhe vetëm pret emrin e përzgjedhur nga SPAK dhe komisioni i posaçëm për këtë qëllim, që ta emërojë. • Bogdani tha për drejtuesin e SPAK, se në vazhdim KLP do të vazhdojë me verifikim e platformave dhe profilit të tyre. • Gjithashtu ajo theksoi se KLP nuk po përballet me presion nga asnjë faktor për përzgjedhjen e kreut të Prokurorisë së Posaçme. • Sa i përket arrestimit të avokatit Ulian Barjami në Elbasan, Bogdani tha se KLP ka kërkuar nga Prokuroria e Elbasanit informacion më të detajuar lidhur me ngjarjen dhe më pas do të dalë me një qëndrim për rastin. • Më tej ajo deklaroi se nesër do të vendosin nëse do të ketë një qëndrim ose jo pasi nuk duan të nxitohen në vendimmarrje.  • Ndërkohë, anëtari i KLP-së Vatë Staka gjatë raportimi ka deklaruar se duhet të shtohet numri i prokurorëve. • Sipas tij, ka disa prokurorë që nuk e ushtrojnë dot detyrën e prokurorit për shkak të Reformës në Drejtësi.

5 artikuj për këtë temë.

9 MUAJ ME PARE

Stoku i dosjeve/ Staka te 'Ligjet': Duhet të rritet numri i prokurorëve! Kryetarja Bogdani: I kemi kërkuar BE-së një studim

 "S'ka presion për zgjedhjen e kreut të
Foto ilustruese

TIRANA- Anëtari i Këshillit, Vatë Staka është ndalur te problematika e dosjeve stok dhe mungesat në sistemin e prokurorisë gjatë raportimit vjetor të Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) në Kuvend. I pyetur për çështjen, Staka tha se një nga arsyet kryesore të vonesave në shqyrtimin e çështjeve është numri i pamjaftueshëm i prokurorëve në detyrë.

“Lidhur me numrin e prokurorëve. Pavarësisht se është Prokurori i Përgjithshëm që i drejtohet Kuvendit, KLP ka një bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Përgjithshme, është kompetencë e Kuvendit. Në reformën e re, 22 prokurorë, nuk e ushtrojnë ndjekjen detyrën për ndjekjen penale se janë në pozicione të tjera. 60 janë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Tre jemi këtu, dhe tre janë në zyrë, dhe 5 prokurorë janë këshilltarë në KLP, bëjnë 11. Ka disa prokurorë pranë ILD, prokurorisë së Përgjithshme dhe Ministrisë së Drejtësisë. Këta janë llogaritur si prokuror, por në fakt nuk e ushtrojnë detyrën në organet e drejtësisë. Një nga kërkesat tona është që duhet të rritet numri i prokurorëve nga Kuvendi i Shqipërisë dhe ne nuk kemi gjë në dorë", tha Staka.

Ndërsa kryetarja e KLP-së  Mirela Bogdani tha se i kanë kërkuar në mënyrë informale BE-së një studim për numrin e prokurorëve.

“Kemi kërkuar dërguar në mënyrë informale, por edhe nga delegacioni i BE-së, që të bëjnë një përllogaritje, sa është numri i banorëve për numër popullsie. Kjo është diçka që nuk e bën vetë Këshilli, pasi mund ta bëjmë, por mund të çedojmë në cilësi. Kështu që po presim për një lloj ekspertize që ta adresojmë njëherë e mirë”, tha Bogdani./ Dosja.al

9 MUAJ ME PARE

Kodi i ri Penal, kryetarja Bogdani te 'Ligjet': KLP s’mund të ketë qëndrim pa analizuar draftin! Për sigurinë në prokuroritë e vendit nuk kemi kompetenca

 "S'ka presion për zgjedhjen e kreut të
Mirela Bogdani

TIRANA- Kryetarja e KLP, Mirela Bogdani, gjatë raportimit vjetor në Kuvend Mirela Bogdani, u pyet nga deputetët edhe për qëndrimin e institucionit që ajo drejton lidhur me draftin e ri të Kodit Penal. Në përgjigje, Bogdani tha se KLP ende nuk ka një qëndrim të formuluar zyrtarisht, për shkak të mungesës së kapaciteteve infrastrukturore dhe teknike për të analizuar në mënyrë të thelluar propozimet e përfshira në draft.

“Ky ka qenë një proces tërësisht i iniciuar nga Ministria e Drejtësisë. Kemi pritur të kemi një material të cilin mund ta gjykojmë. Kemi pasur një diskutim informal për qëndrimin që ne si Këshill mund të mbajmë, për qasjen pro apo kundër kodit apo seksioneve të veçanta të tij, sepse duhet një punë e jashtëzakonshme për të analizuar të gjitha ato nene, për të parë direktivat e Bashkimit Europian dhe se si përjashtohen. Kërkon një ekspertizë të gjerë në kohë dhe burime njerëzore që Këshilli për momentin nuk i ka. Ka nevojë për një vlerësim dhe vendimmarrje për t’u analizuar në detaje”, tha Bogdani./ Dosja.al

9 MUAJ ME PARE

“Ju nuk keni as prokurorë të zëvendësojnë gratë kur ikin me leje lindje”, kryetarja e KLP i përgjigjet Korreshit: Agjenda është e ngarkuar, nuk analizojmë dot...

 "S'ka presion për zgjedhjen e kreut të
Foto ilustruese

TIRANAGjatë mbledhjes së sotme të Komisionit të Ligjeve, kryetarja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), Mirela Bogdani, është përballur me pyetje nga deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, lidhur me stokun e dosjeve dhe situatën e gjyqtarëve në sistemin e drejtësisë.

Korreshi kërkoi sqarime mbi masat që po merren për të përballuar numrin në rritje të çështjeve të pashqyrtuara, si dhe për mënyrën se si po trajtohen mangësitë në trupën gjyqësore, përfshirë vakancat apo mungesën e specializimit në disa juridiksione.

Korreshi ka ngritur shqetësimin se nuk ka mjaftueshëm prokurorë në raport me numrin e dosjeve që janë në stok.

“Agjenda e Këshillit është e ngarkuar, nuk i shtojmë dot kolegjialitetin, nuk e komplikojmë dot takimin me shumë anëtar.Komplikohet. Këshilli për shkak të ngarkesës dhe sfidave nuk ka bërë dot analizë të problematikave të veta të funksionimit.  Dokumenti që erdhi për rishikimin e hartës gjyqësore nuk është shmangur.

Shumë shpejt mund të organizohemi bashkë me KLGJ që të diskutojmë çështjen e stokut. Të flasim dhe pastaj të vendosim për ndryshim. Ne merremi me statusin, pavarësinë dhe disiplinimin e prokurorëve. Ne vlerësojmë performancën etike dhe profesionale. Ky është i vetmi moment që mund të ndërhyjmë”, iu përgjigj kryetarja./ Dosja.al

9 MUAJ ME PARE

‘Presione’ për zgjedhjen e kreut të SPAK? Bogdani raporton te 'Ligjet': Është më shumë lobim, dikush është tifoz…

 "S'ka presion për zgjedhjen e kreut të
Foto ilustruese

TIRANA- Këshilli i Lartë i Prokurorisë, nën drejtimin e Mirela Bogdanit, ka zhvilluar sot raportimin vjetor për punën e vitit 2024 në Komisionin e Ligjeve në Kuvendin e Shqipërisë. Gjatë seancës, Bogdani u ndal edhe te proceset në vijim për zgjedhjen e drejtuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) dhe të Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

Sa i përket kreut të BKH-së, Bogdani sqaroi se roli i KLP-së në këtë proces është kryesisht formal, pasi Këshilli vetëm miraton emrin që i paraqitet nga SPAK dhe komisioni i posaçëm për vlerësim. Emërimi i ri pritet të vijë pas përfundimit të fazës së përzgjedhjes.

Ndërkohë, për postin e drejtuesit të SPAK, kryetarja e KLP-së tha se aktualisht është duke u kryer verifikimi i platformave, vlerësimi i profileve dhe elementëve të tjerë të kandidaturave në garë. Ajo theksoi se procesi po zhvillohet pa asnjë lloj presioni nga faktorë të jashtëm.

Bogdani: Jemi duke pritur nga prokuroria e Posacme, emrin e personit për ta caktuar KLP si drejtues, kaq informacion kemi. Procesi do mbyllet së shpejti, por nuk di një afat kohor. Referuar ligjit, roli i Këshillit është vetëm formal. Nuk mund të dalim jashtë parashikimeve, do presim nga SPAK të sjellë emrin që do rekomandohet dhe do e emërojmë.

Lidhur me drejtuesin e SPAK, sot ka qenë mbledhja që miratuam kushtet dhe kriteret formale. Kjo procedurë ishte formale pro e domosdoshme. Do vijojmë me verifikimin e dosjeve, analizë për secilin dhe më pas procesi i votimit. Lidhur me çështjen e presionit. Më shumë është lobim, dikush është me tifoz i një qasje që ndjek një prokuror. Një mund të ketë qasje më represive, dikush pak më human dhe liberal. Ata janë të gjithë prokurorë të SPAK.

9 MUAJ ME PARE

Arrestimi i avokatit Ulian Bajrami! KLP raporton te 'Ligjet': Nuk duam të nxitohemi, nesër do vendosim nëse do të kemi qëndrim ose jo

 "S'ka presion për zgjedhjen e kreut të
Foto ilustruese

TIRANA- Kryetarja e KLP, Mirela Bogdani po raporton sot para Komisionit të Ligjeve. Teksa është pyetur nga deputeti demokrat Gjin Gjoni, lidhur me arrestimin e avokatit në Elbasan pak ditë më parë, Bogdani tha se nuk mund të vendosim pa pasur informacion se si ka rrjedhur ngjarja e si është bërë arrestimi. Më tej ajo deklaroi se nesër do të vendosin nëse do të ketë një qëndrim ose jo pasi nuk duan të nxitohen në vendimmarrje. 

“Vendosëm që fillimisht do kërkojmë informacion të shkruar për situatën. Nuk mund të shprehemi pa pasur informacion si ka rrjedhur ngjarja dhe si është bërë arrestimi. U rezervuam për të dalë me një reagim të nxituar pa mbledhur informacionin e nevojshëm.

Nuk duhet të nxitohemi në vendimmarrja, reagimi i Dhomës së avokatisë është pjesë e avokatisë. Nesër do vendosim nëse do kemi qëndrim apo jo” tha Mirela Bodgani, kryetarja e KLP./ Dojsa.al

mirela bogdani

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj