Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Skënder Hita është betuar sot si Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. • Në fjalën e tij në ceremoninë e betimit, Hita theksoi se marrja e kësaj detyre të lartë është një përgjegjësi e lartë, ndërsa shtoi se sfidë mbetet përmirësimi i imazhit të institucionit të Policisë së Shtetit. • Hita theksoi se do të punojë për një polici që nuk e imponon autoritetin, por e fiton atë çdo ditë përmes shërbimit dhe drejtësisë. • Ndërsa Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, deklaroi se përzgjedhja e drejtuesit të ri ka kaluar në disa faza, me qëllim garantimin që drejtimi i këtij institucioni kyç t’i besohej një figure të besueshme. • Gjatë fjalës së tij, Lamallari deklaroi se Hita gëzon mbështetjen e plotë të ministrisë dhe qeverisë. • Ministri nënvizoi gjithashtu rëndësinë e përmbushjes së misionit si shërbëtorë publikë dhe lidhi këtë me procesin e integrimit të vendit në Bashkimi Evropian.
3 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Skënder Hita është betuar sot si Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.
Në fjalën e tij në ceremoninë e betimit, Hita theksoi se marrja e kësaj detyre të lartë është një përgjegjësi e lartë, ndërsa shtoi se sfidë mbetet përmirësimi i imazhit të institucionit të policisë së shtetit.
Sipas tij, ai do të punojë për një polici që nuk e imponon autoritetin, por e fiton atë çdo ditë përmes shërbimit dhe drejtësisë.
Fjala e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Skënder HITA:
"E nderuar Zëvendëskryeministre, znj. Koçiu,
I nderuar Ministër i Punëve të Brendshme, z. Llamallari,
I nderuar Kryetar i Komisionit Parlamentar për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes z. Bledar Çuçi.
Të nderuar oficerë ndërlidhës të policive partnere,
Të nderuar përfaqësues të mediave,
Të nderuar kolegë,
Të dashur qytetarë,
Sot është dita më e rëndësishme e karrierës sime në Policinë e Shtetit.
Pas një rrugëtimi 25-vjeçar me uniformën blu, me dëshirën për t’iu shërbyer pa kompromis, qytetarëve, ligjit dhe vendit, kam nderin dhe përgjegjësinë të marr detyrën më të lartë në organizatën tonë.
Këtë kurorëzim nuk e shoh thjesht si arritje profesionale, por si një përgjegjësi të madhe ndaj qytetarëve dhe ndaj çdo punonjësi të Policisë së Shtetit.
Gjej rastin e veçantë të falënderoj kryeministrin dhe qeverinë shqiptare, për besimin e dhënë, si dhe çdo koleg me të cilin kemi ndarë këtë rrugëtim sakrificash.
I jam mirënjohës çdo efektivi policie që shërben çdo ditë me përkushtim, si dhe familjeve të tyre, që mbajnë peshën e kësaj detyre.
Nderim për dëshmorët e Policisë dhe respekt për veteranët, që mbeten burim frymëzimi.
Është punuar e sakrifikuar shumë deri më sot, mbetet sfidë thellimi i rezultateve dhe përmirësimi akoma më shumë i imazhit të Policisë, sepse një polici e denjë matet me besimin që fiton çdo ditë nga qytetarët.
Policia nuk është thjesht një institucion që ofron shërbim, ajo është vendi ku çdo qytetar gjen mbështetje, drejtësi dhe besim.
Prioritetet tona janë të qarta:
-Lufta pa kompromis kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, duke filluar nga radhët tona;
-Rritje akoma më shumë e parametrave të sigurisë në shkolla dhe në çdo komunitet;
-Forcimi i rendit dhe i sigurisë në të gjithë territorin e vendit;
-Modernizimi i Policisë përmes teknologjisë, përfshirë projektin madhor "Smart City" dhe trajnimeve, sipas standardeve më të mira evropiane;
-Rritje akoma më shumë e transparencës dhe e përgjegjshmërisë ndaj qytetarëve;
-Mbështetje dhe motivim për çdo punonjës policie që kryen detyrën me ndershmëri e përkushtim;
-Forcimi më tej i bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë dhe agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit.
Të dashur qytetarë,
Policia e Shtetit është e juaja. Ajo do të jetë gjithmonë në krah të ligjit dhe në krahun tuaj, profesionale, e gatshme dhe e përkushtuar.
Siguria juaj është detyrimi ynë më i madh.
Bashkëpunimi dhe besimi ndërmjet nesh janë thelbësorë për të ndërtuar një shoqëri më të sigurt.
Të nderuar përfaqësues të medias,
Ju jeni partnerë të rëndësishëm në informimin e drejtë dhe transparent të publikut. Policia e Shtetit do të jetë e hapur dhe e përgjegjshme në komunikim, duke rritur besimin përmes transparencës.
Të dashur punonjës të Policisë së Shtetit,
Ju jeni shtylla e këtij institucioni.
Nga ju kërkoj përkushtim, ndershmëri dhe respekt të palëkundur për ligjin dhe qytetarët.
Do të jem mbështetësi juaj në rrugën e drejtë, por edhe kërkues i lartë i standardeve dhe përgjegjësisë, sepse po përgatitemi për Policinë e Shtetit të një vendi evropian.
Le të punojmë së bashku për një polici që nuk e imponon autoritetin, por e fiton atë çdo ditë përmes shërbimit dhe drejtësisë.
Ju faleminderit!',tha Hita./Dosja.al
TIRANË- Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, theksoi se përzgjedhja e drejtuesit të ri ka kaluar në disa faza, me qëllim garantimin që drejtimi i këtij institucioni kyç t’i besohej një figure të besueshme.
Gjatë fjalës së tij në ceremoninë e betimit të drejtuesit të ri të Policisë së Shtetit, Lamallari deklaroi se Hita gëzon mbështetjen e plotë të ministrisë dhe qeverisë. Ministri nënvizoi gjithashtu rëndësinë e përmbushjes së misionit si shërbëtorë publikë dhe lidhi këtë me procesin e integrimit të vendit në Bashkimi Evropian.
“Është kënaqësi që të marr pjesë në këtë moment të rëndësishëm për Policisë së Shtetit për drejtorin e ri, në një kohë kur nevoja për këtë strukturë është e madhe. Përtej solemnitetit të këtij rasti, dua të nënvizoj disa fakte. Për të mbërritur në këtë proces, u kaluan disa faza. U sigurua që drejtim i këtij institucioni kyç t’i besohet një figure me besim. Fituesi duhet të ishte një dhe vetëm një, por vlerësoj të gjitha kandidaturat. Lidhur me kandidatin fitues, që ka marrë bekimin e ministrit dhe qeverisë, jam i bindur, që të gjithë që jeni këtu sot, ndani bindjen se zoti Skënder Hita është një figurë e rëndësishme, duke garantuar stabilitet. Është personalitet karriere. Duhet të përmbushim misionin tonë, si shërbëtorë publikë ndaj vendit. Integrimi i vendit në BE bëhet si mision me rëndësi, në kontekstin ku ndodhet sot Shqipëria. Negociatat janë të hapura dhe progresi i Shqipërisë po vlerësohet nga partnerët tanë ndërkombëtarë. Kjo nuk është retorikë. Shqipëria ka zgjedhur rrugën e stabilitetin.”, tha Lamallari./Dosja.al
TIRANË- Sot u zhvillua ceremonia e betimit të Skënder Hitës si drejtori i ri i Policisë së Shtetit, vetëm një ditë pas zyrtarizimit të emrit të tij. Fjalën hapëse në këtë event të rëndësishëm e mbajti zëvendëskryeministrja Albana Koçiu.
Ajo u shpreh se, detyra e parë e drejtorit të ri të policisë, është forcimi i standardit të policisë. Sipas saj, policia ka rol kyç në procesin e integrimit të vendin në BE.
“Zgjedhja e tij në krye të Policisë, tregon se si ecet në shkallët e karrierës. Detyra e parë e drejtorit të ri të policisë, është forcimi i standardit të policisë, i kësaj organizate, që është ndër organizatat më të rëndësishme të shtetit shqiptar. Policia ka rol kyç në procesin e integrimit të vendin në BE.”, tha Koçiu./Dosja.al