6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje 4 Qershor, 10:22 ...
Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje 4 Qershor, 10:22 ...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
•Ceremonia e kurorëzimit të monarkut Charles III ka përfunduar me vendosjen e kurorës së "Shën Eduardit". •Charles u nderua Mbret i Britanisë së Madhe përkrah gruas së tij, mbretëreshës Camilla. •Kryepeshkopi me biblën në dorë i kërkoi Mbretit Charles të konfirmojë se ai do të mbështesë ligjin dhe Kishën e Anglisë gjatë mbretërimit të tij. Momenti unik i betimit të Mbretit Charles, u shoqërua me zotimin e këtij të fundit se do të jetë një monark besnik. •Gjatë ceremonisë në Westminster Abbey në Londër, të ftuar nga e gjithë bota, mes tyre edhe Princi Harry ndoqën dhe mbështetën kurorëzimin e Mbretit Charles III. •Gjithashtu pjesëmarrësve nga e gjithë bota iu bashkuan edhe kreu i shtetit, Bajram Begaj por edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të cilët u ndodhën krah liderëve botërorë. •teksa ceremonia zhvillohej një pjesë tjetër e britanikëve, mbështetësit e grupit, 'Republika' kanë protestuar në qendër të Londrës kundër mbretit dhe mbretëreshës. Autoritetet kanë reaguar në kohë pa u krijuar incidente në ditën e kurorëzimit, duke arrestuar kreun e protestuesve dhe disa prej demostruesve.•Kurorëzimi i nënës së Charles në vitin 1953, e ndjera Elizabeth II, ishte kurorëzimi i parë i Mbretërisë së Bashkuar që u shfaq në TV. •Më vonë, Mbreti do të bëjë një paraqitje në formë përshëndetjeje në ballkonin e Pallatit Buckingham.
23 artikuj për këtë temë.
BRITANI E MADHE- Këngëtarja me famë botërore Katy Perry ka qenë e pranishme në kurorëzimin e mbretit Charles në Londër. Gjatë momentit të ceremonisë, paparacët e kanë kapur në një moment kur ajo ka humbur ekuilibrin.
Veshja e saj e ngushtë, ia vështirësonte edhe më shumë ecjen. Ajo kishte veshur një fustan rozë, dhe mbante në kokë një kapele me rrjetë të madhe.
E fejuara e Orlando Bloom ka nxjerrë në pah këmbët e saj të gjata, me një fund të ngushtë, shkruan "The Sun".
Ndërkohë që po largohej nga Westminster Abbey, këngëtarja shfaqi probleme me takat e bardha.

Incidentet dukej sikur nuk kishin fund me të, pasi më herët u përpoq të shihte nga kapelja e saj e madhe me rrjetë. Këngëtarja ecte në mënyrë të sikletshme rreth kishës, ndërsa pyeste të ftuarit nëse karriget ishin të lira. /Dosja.al

BRITANI E MADHE- Në ditën e kurorëzimit të Charles III, djali i Princit Harry feston ditëlindjen me foton e Princeshës Diana. Fotografi dhe miku më i mirë i Meghan Markle, Misan Harriman, shpërndau një postim prekës në llogaritë e tij në rrjetet sociale, për ditëlindjen e katërt të Princit Archie. Kjo foto domethënëse është shpërndarë në një kohë kur mijëra njerëz janë rreshtuar në rrugët në Mbretërinë e Bashkuar, për të festuar kurorëzimin e Mbretit. Në festën e ditëlindjes, Princi Archie mund të shihet teksa i afrohet një fotografie të nënës së ndjerë të Harry, Princeshës Diana.
View this post on Instagram
Princi Harry humbi fillimin e ditëlindjes së djalit të tij, ndërsa u nis për në ceremoninë e kurorëzimit të babait të tij, Mbretit Charles - i cili u organizua në të njëjtën ditë me ditëlindjen e Archie, më 6 maj, shkruan "Hello!".
Dukesha e Sussex-it qëndroi në shtëpinë e tyre duke festuar ditëlindjen e djalit të saj me të dy fëmijët Archie dhe Lilibet Diana. Miku i ngushtë dhe fotografi Misan Harriman u përfshi në festime, teksa i uroi Archie-t ditëlindjen. Ai postoi fotografinë emocionuese të Archie-t duke iu drejtuar Dianës, dhe shkroi disa fjalë të mira. Ai tha: "Të uroj ditëlindjen më të lumtur Archie."
Shumë njerëz vërshuan me komente, për urimin e ditëlindjes. "Gëzuar ditëlindjen Princi ynë i vogël, Archie!" Një fans ka shkruar mes komenteve: “Ditëlindjet më të lumtura për Archie”.
Misa është në rrethin e ngushtë të Meghan dhe Princit Harry dhe ai ka një marrëdhënie të ngushtë me çiftin. Fotografi ka qenë aty në disa nga momentet e tyre historike, dhe ka kapur shumë nga momentet e tyre të veçanta në kamera. Ai bëri fotografinë shumë intime që Meghan përdori për të njoftuar shtatzëninë e fëmijës së saj të dytë në vitin 2021, dhe më vonë fotografinë e parë të festës së ditëlindjes së Lilibet Dianës.
Së fundmi, Meghan foli me krenari për mikun e saj fotograf. Ajo tha: "Folësi ynë i ardhshëm ka një sy të pakrahasueshëm për një fotografi të mirë. Unë e kam përjetuar talentin e tij nga ana e parë pasi ai ka kapur shumë momente të rëndësishme për mua dhe familjen time”.
Meghan shtoi: "Lentja e tij ka kapur gjithçka nga ngjarjet që kanë ndryshuar botën, momente që të gjithë ne kishim nevojë dëshpërimisht t'i shihnim së bashku me disa nga fytyrat më të njohura të planetit. Por kjo nuk ishte gjithmonë rruga e tij dhe mund të habiteni kur dëgjoni jo kujt, por çfarë, ai e meriton për suksesin e tij". /Dosja.al
BRITANI E MADHE- Djali më i vogël i Princit William dhe Kate Middleton, Princi Louis, vodhi vemendjen e mediave falë emocioneve që ai shfaqte. Ai pati mbarë mbështetjen e mediave, ndërsa ishte i pranishëm në kurorëzimin e Mbretit Charles III. Princi Louis ishte qëndra e vemendjes me fytyrat e tij qesharake, gati një vit pasi bëri të njëjtën gjë në Jubileun Platinum të Mbretëreshës Elizabeth II.
5-vjeçari mbërriti në Westminster Abby me prindërit e tij dhe Princeshën Charlotte të shtunën, ndërsa shfaqej tejet i lumtur. Pasi eci i kapur për dore me motrën e tij, Louis zuri një vend midis 8-vjeçares dhe nënës së tyre ku u shfaq i përgjumur.
Mimikat e tij sërish morën fokusin e mbarë mediave botërore. Përdoruesit e mediave sociale kanë shprehur komente të ndryshme, ku ka nga ata që e kanë lavdëruar, e ndërsa një tjetër e cilësoi atë si mbretin e memeve.
Buckingham Palace u përgatit për një dado që ta largonte Louis nëse ai sillej keq, por ai u zhduk për një kohë të shkurtër pas një ore e gjysmë, duke u kthyer për të kënduar "God Save the King". /Dosja.al
BRITANI E MADHE- Princi Harry nuk ishte i ftuar që të bashkohej me familjen e tij në ballkonin e Pallatit Buckingham, shkruan "BBC". Duka i Sussex-it, Harry, i cili mori pjesë në shërbimin në Westminster Abbey më herët, mësohet të jetë rrugës për në Aeroportin Heathrow.
Ai u pa duke buzëqeshur teksa hyri në një makinë jashtë Westminster Abbey pas shërbimit të kurorëzimit, ndërsa anëtarët e tjerë të familjes mbretërore hipën në karroca për të shkuar drejt Pallatit Buckingham.
Ka patur raportime që Harry nuk ka patur një ftesë për t'u bashkuar me familjen, në momentin kur do bëhej përshëndetja.
Gruaja e Dukës së Sussex, Megan, dhe dy fëmijët e tyre, nuk ishin prezentë në Mbretërinë e Bashkuar për këtë rast./Dosja.al
BRITANI E MADHE- Mbreti Charles III dhe bashkëshortja e tij Camila dolën në ballkonin e Pallatit Buckingham, ku përshëndetën turmën e entuziasmuar. Pak çaste pasi hynë brenda, Mbreti dhe Mbretëresha u kthyen në ballkonin e Pallatit Buckingham për herë të dytë. Mbreti Charles dhe Mbretëresha Camilla u buzëqeshën turmave të mëdha të mbledhura poshtë.
Mbreti Charles III dhe bashkëshortja e tij Camila u kurorëzuan këtë të shtunë si mbretërit më të rinj të Britanisë në Westminster Abbey. Ky është momenti historik kur Mbreti Charles III u kurorëzua mesditën e kësaj të shtune, Mbret i Mbretërisë së Bashkuar, raporton "BBC".
Mbretit dhe Mbretëreshës në përshëndetjen e parë në ballkon i janë bashkuar Princi dhe Princesha e Uellsit dhe fëmijët e tyre, Princi George, Princesha Charlotte, Princi Louis. Princesha Anne dhe Princi Eduard ishin gjithashtu aty. Ata u janë bashkuar edhe nga disa nga nipërit e Camilla-s. /Dosja.al
BRITANI E MADHE- Në të gjithë Skocinë po mbahen festime masive, për të shënuar kurorëzimin e Mbretit Charles III në Westminster Abbey.
Po kështu nuk kanë munguar edhe përshëndetjet me armë në kështjellat e Edinburgut dhe Stirling, shkruan BBC. Miliona njerëz në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar dhe në mbarë botën festuan këtë rast historik.
I gjithë spektakli madhështor u shfaq në ekranet e mëdha në kopshtet Princes Street të Edinburgut dhe Katedralen e Glasgout. /Dosja.al
BRITANI E MADHE- Mbreti dhe Mbretëresha janë zhvendosur në Pallatin Buckingham, ku ata qëndrojnë përballë rreth 4.000 trupave. Sipas zakonit, monarku i ri duhet të përshëndesë turmat nga ballkoni i Pallatit Buckingham. Detarë, ushtarë dhe aviatorë janë mbledhur në kopësht, ndërsa luhet himni kombëtar, me rreth 1000 muzikantë, shkruan "SkyNews".
Rreshteri Major i Garnizonit urdhëron paradën të heqë mbulesën e kokës dhe të tregojë mbështetjen e tyre ndaj familjes mbretërore.
Ata i japin tre brohoritje Mbretit dhe Mbretëreshës, të cilët më pas kthehen brenda Pallatit Buckingham. /Dosja.al
BRITANI E MADHE- Charles III kurorëzohet Mbret. Pas kurorëzimit u qëllua me armë në shenjë përshëndetjeje në 13 vende në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, duke përfshirë Edinburgun, Cardiff dhe Belfast, dhe anijet e Marinës Mbretërore, raporton CNN.
Charles fillimisht u prezantu me objektet e kurorëzimit, duke përfshirë mantelin mbretëro dhe objekte simbolike dhe të paçmuara si Shpata e Ofertës, ose Shpata e Jeweled, të cilat u prezantuan për herë të parë që kur janë përdor në kurorëzimin e mbretit George IV. Sipas Kishës së Anglisë, shpata ka kuptim të dyfishtë: Ajo ka për qëllim të simbolizojë mbrojtjen e të pambrojturve dhe gjithashtu përfaqëson fjalën e Zotit, të cilën Shën Pali e krahason me një shpatë të mprehtë në Bibël.
Objekte të tjera gjithashtu si Byzylykët e Sinqeritetit dhe Urtësisë, Orb, dhe Skeptri dhe Rod, iu dhanë Charlesit në fazën e fundit para kurorëzimit.
BRITANI E MADHE- Charles III, 73 vjeç, është më i madhi nga katër fëmijët e mbretëreshës dhe burrit të saj të ndjerë, Princit Philip. Kur e ëma mori fronin në moshën 25-vjeçare, ai u bë trashëgimtari fronit të Britanisë në moshën 3-vjeçare. Titujt e Charles-it përfshijnë Princin e Uellsit, Dukën e Cornwall-it, Dukën e Rothesay dhe Konti i Carrick, shkruajnë mediat e huaja.
Charles u martua me princeshën e Wellsit, Diana Spencer në 1981, të njohur më së shumti si Lady Diana, duke përbërë çiftin Princi dhe Princesha e Uellsit. Ata kishin dy fëmijë, princat William dhe Harry. Pas vdekjes së Dianës në 1997, në vitin 2005 Charles u martua me Camilla Parker Bowles, e njohur tani si Dukesha e Cornwall.
Charles mbajti fjalimin e tij inaugurues më 9 shtator 2022. Në fjalimin televiziv ai nderoi jetën e nënës së tij dhe u zotua "përgjatë kohës së mbetur që Zoti më jep, të mbajë parimet kushtetuese në zemër të kombit tonë ". Përveç kësaj, ai i dha titullin princ i Uellsit djalit të tij të madh, William. Ndërkohë marrëdhënia e tensionuar e familjes mbretërore me Harry-n dhe Meghan-in gjithashtu vazhdoi të përbënte sfida për mbretin, veçanërisht pasi seriali dokumentar me gjashtë pjesë Harry & Meghan debutoi në Netflix në dhjetor 2022. Po kështu problematik ishte publikimi në fillim të janarit 2023 i kujtimeve të Harry-t, në të cilën, midis zbulimeve të tjera rrëfyese, princi përshkruan në detaje grindjen e tij me Princin William.
Emri i tij i plotë është Charles Philip Arthur George, kështu që ai mund të kishte zgjedhur secilin prej tyre si titullin e tij mbretëror. Por duket se ai ka vendosur t'i mbajë gjërat të thjeshta: Ai do të njihet si Mbreti Charles III, sipas Clarence House, që është rezidenca e tij zyrtare.
BRITANI E MADHE- Për të gjitha kamerat televizive, fotografët dhe njerëzit, ka një moment në kurorëzimin që nuk do të transmetohet në të gjithë botën, ai kur monarku vajoset me vaj të shenjtë nga Kryepeshkopi i Canterbury, Justin Welby.
Kjo konsiderohet pjesa më e shenjtë e shërbimit dhe nuk u transmetua në televizion në vitin 1953. Momenti do mbulohet nga një ekran i qëndisur ndërlikuar, i projektuar nga ikonografi Aidan Hart dhe i krijuar me qëndisje dore dhe dixhitale, të menaxhuara nga Shkolla Mbretërore e punimeve me gjilpërë.
Uelbi shkroi në programin zyrtar të suvenireve se ky moment është «një simbol i porositjes nga njerëzit për një detyrë të veçantë për të cilën nevojitet ndihma e Perëndisë».
Ai shtoi: “Është një moment kur Mbreti ndahet për shërbim: shërbimi i popullit të këtij vendi dhe shërbimi ndaj Zotit.”
Pas këtij ekrani me tre anë, Dekani i Westminster-it derdh vaj të shenjtë nga Ampulla, një balonë ari në formë shqiponje, në lugën e kurorëzimit të praruar në argjend përpara se Kryepeshkopi i Canterbury-t të vajos Charles në duart, gjoksin dhe kokën e tij./Dosja.al

BRITANI E MADHE- Mbreti Charles dhe Camilla kanë mbërritur në "Westminster Abbey". Në hyrjen e veçantë të gjithë të pranishmit u çuan në këmbë, teksa Camilla dhe Mbreti Charles ecnin përgjatë sallës drejt karigeve të kurorëzimit.
Ndërkohë ka filluar edhe rituali i kurorëzimit me fazën e njohjes, betimit dhe vajosjes.
"Ne jemi mbledhur për t'i ofruar adhurim dhe lavdërim Zotit të Plotfuqishëm, për të kremtuar jetën e kombeve tona, për t'u lutur për Charlin, Mbretin tonë, për të njohur dhe për të falënderuar për jetën e tij në shërbim të këtij Kombi, Mbretërive dhe për të dëshmuar me gëzim vajosjen dhe kurorëzimin e tij, veçimin dhe shenjtërimin e tij për shërbimin e popullit të tij," -tha Welby.
Mbreti ka filluar betimi dhe pas tij Charles pranon kushtet e tij, duke përfshirë nxitjen e "një mjedisi në të cilin njerëzit e të gjitha besimeve mund të jetojnë të lirë". Kjo shtesë në shërbim pasqyron fjalët e mbretëreshës së ndjerë, kur ajo tha se roli i kishës "nuk është të mbrojë anglikanizmin duke përjashtuar fetë e tjera", por në vend të kësaj ka një "detyrë të mbrojë praktikën e lirë të të gjitha besimeve në këtë vend”.
Më pas, Charles vendos duart mbi Biblën dhe premton t'i përmbahet Betimit të administruar nga kryepeshkopi, duke u betuar se do të qeverisë popullin e Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut dhe Komonuelthin, duke ruajtur ligjet e Perëndisë.
BRITANI E MADHE- Princi Harry, Princi Andrew dhe princeshat Eugenie dhe Beatrice kanë mbërritur në Derën Perëndimore të Abbey. Atyre do t'u bashkohet edhe bashkëshortja Mbreti dhe Mbretëresha në orën 11:00.
Gruaja e Harry-t, Dukesha e Sussex-it, mungon sot në kurorëzimin dhe po qëndron në shtet me fëmijët e vegjël të çiftit. Anne dhe Andrew hynë së bashku me fëmijët e tyre, së bashku me Princin Harry.
Duka i Sussex u pa duke biseduar me kushërinjtë e tij./Dosja.al

BRITANI E MADHE- Mbreti Charles dhe Camilla janë larguar nga Pallati Buckingham, duke udhëtuar në Diamond Jubilee State Coach për në Westminster Abbey, ku pritet të mbahet ceremonia e kurorëzimit. Ata të dy janë të veshur me rrobat e tyre përkatëse të shtetit, me mantele të bardhë.
BRITANI E MADHE-Zonja e parë e SHBA-së, Jill Biden ka mbërritur në kurorëzimin e Mbretit Charles. CNN raporton se në vend të presidentit amerikan Joe Biden, Zonja e parë shoqërohet nga mbesa e saj, Finnegan Biden.
Jill Biden ka zgjedhur një fustan blu për ceremoninë, ndërsa mbesa e saj një fustan të verdhë. Të dyja kanë zënë një vend pranë zonjës së parë të Ukrainës, Olena Zelenska.
Zonja e Parë tha se ishte një “nder të përfaqësonte Shtetet e Bashkuara në këtë moment historik dhe të festoj marrëdhëniet e veçanta mes vendeve”. Ndërkohë, Presidenti Biden foli në telefon me Mbretin Charles III më 4 prill për të nënvizuar "forcën e marrëdhënieve midis dy vendeve".
Londra është mbushur me mijëra njerëz, ndërsa familja mbretërore bën provat e fundit duke mirëpritur politikanët dhe “gjakblutë” nga e gjithë bota. Mes liderëve të botës në ceremoninë e kurorëzimit të Mbretit Charles III dhe Mbretëreshës Camilla, pjesëmarrës me ftesë nga monarku do të jenë edhe presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj dhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani./Dosja.al

BRITANI E MADHE-Mbreti Charles III ka mbërritur në pallatin e Buckingham përpara kurorëzimit të tij. Dailymail raporton, se gjatë rrugës së tij me makinë për në pallat, Charles përshëndeti dashamirësit që kishin dalë në rrugë për ceremoninë madhështore të kurorëzimit.
Mbreti ndodhet vetëm një milje larg nga Pallati, Westminster Abbey ku do të mbahet kurorëzimi. Monarku arriti si fillim në pallatin Buckingham Palace, ku do të përgatitet për paraqitjen në ceremoni. Në më pak se dy orë ai do të mbërrijë në Westminster Abbey për ceremoninë.
BRITANI E MADHE- Sot të ftuar nga e gjithë bota do të jenë të pranishëm në kurorëzimin e Mbretit Charles III dhe Mbretëreshës Camilla në një ceremoni madhështore në Westminster Abbey në Londër. Por ka disa nga të ftuarit që nuk do të jenë të pranishën në ceremoni.
Lista përfshin të afërm të monarkëve dhe figura politike.
Meghan Markle
Dukesha e Sussex nuk do të jetë atje. Ajo do të qëndrojë në Amerikë me Archie-n tre-vjeçar dhe Lilibet-in një-vjeçar. Ka një sërë arsyesh të raportuara për mungesën e Markle, me Daily Telegraph që deklaron një si dëshirën e saj për të festuar ditëlindjen e katërt të Archie, e cila bie në ditën e kurorëzimit.
Joe Biden
Presidenti i SHBA Joe Biden i tha mbretit Charles në një telefonatë se ai nuk do të merrte pjesë në kurorëzimin, me Uashingtonin që mohoi se mungesa e tij ishte një mospërfillje pas udhëtimit të tij katër-ditor në Irlandë muajin e kaluar. Zonja e parë Jill Biden do të marrë pjesë me një delegacion.
Vladimir Putin
Presidenti rus Vladimir Putin nuk pritet të marrë pjesë në kurorëzimin. Putin do të përballej gjithashtu me arrestimin nëse ai do të vizitonte Britaninë e Madhe pasi Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi një urdhër arresti për krime të dyshuara lufte. Ai i bëri homazhe mbretëreshës së ndjerë pas vdekjes së saj në shtator. Monarku priti liderin rus dhe gruan e tij në Pallatin Buckingham në 2003.
Sarah Ferguson
Ish-bashkëshortja e Princit Andrew, Sarah Ferguson tha se nuk është ofenduar që nuk ka marrë ftesë për kurorëzimin.
Earl Spencer
Vëllai i Princeshës Diana, Earl Spencer tha në shkurt se nuk pret të ftohet në kurorëzimin. Ai tha gjithashtu se do të mendonte për motrën e tij të ndjerë, e cila vdiq në moshën 36-vjeçare në një aksident automobilistik në Paris në 1997, atë ditë.
Shumica e deputetëve
Fillimisht vetëm 20 deputetë dhe 20 kolegë duhej të merrnin një ftesë për kurorëzimin, por pas këto shifra u dyfishuan. Ndarja e biletave do të vendoset me fletëvotim. Planifikuesit e kurorëzimit megjithatë krijuan deri në 400 vende për deputetët që të qëndrojnë në një zonë të rrethuar të Sheshit të Parlamentit, pak jashtë hyrjeve të portës së karrocave në Parlament.
Mbretëresha Margrethe II e Danimarkës
Në vend të kësaj, djali i saj, Princi i Kurorës Frederik dhe gruaja e tij, Princesha Mary, e lindur në Australi, do të bëjnë udhëtimin për në Londër për kurorëzimin.
Princi i Kurorës i Arabisë Saudite
Ndërsa krerët e tjerë të shteteve në Lindjen e Mesme, duke përfshirë princat e kurorës nga Bahreini dhe Kuvajti janë ftuar, njëri që është lënë jashtë listës është Mohammad bin Salman . Mbreti i fuqishëm u dënua ndërkombëtarisht pasi inteligjenca amerikane zbuloi se ai miratoi vrasjen brutale të kolumnistit të Washington Post Jamal Khashoggi në 2018.

BRITANI E MADHE- Dita e sotme shënon kurorëzimin e mbretit Charles III, një ngjarje që do të ndiqet nga e gjithë bota.
Për të shënuar këtë rast, një ekstravagancë muzikore e klasit botëror do të zhvillohet në Kështjellën Windsor një ditë pas kurorëzimit zyrtar në Westminster Abbey më 7 maj.
Shfaqja do të shfaqë yje të klasit botëror duke përfshirë Katy Perry, Lionel Richie dhe Take That, por pa Robbie Williams. Gjithashtu do të shfaqen Andrea Bocelli, Freya Ridings, bas-baritoni uellsian Bryn Terfel dhe kompozitori i shpirtit Alexis French. Një kor me këngëtarë nga e gjithë Britania e quajtur "The Coronation Choir" do të performojë.
Londra është mbushur me mijëra njerëz, ndërsa familja mbretërore bën provat e fundit duke mirëpritur politikanët dhe “gjakblutë” nga e gjithë bota. Mes liderëve të botës në ceremoninë e kurorëzimit të Mbretit Charles III dhe Mbretëreshës Camilla, pjesëmarrës me ftesë nga monarku do të jenë edhe presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj dhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani./Dosja.al
BRITANI E MADHE- Ceremonia e kurorëzimit të mbretit Charles nuk po kalon aq e qetë. Teksa brenda kanë nisur përgatitjet, jashtë ka pasur protesta dhe arrestime. Kështu, BBC raporton se Udhëheqësi i lëvizjes antimonarkiste të Republikës Graham Smith është arrestuar përpara kurorëzimit të mbretit Charles. Këtë e ka bërë të ditur vetë grupi në rrjetin social, 'TWitter'.
Smith ka qënë gjithmonë kritik ndaj kurorëzimit. Më herët, teksa ka folur për BBC, ai vuri në dyshim nëse tradita ishte një argument i vlefshëm për një ceremoni luksoze kur kurorëzimi ka "ndryshuar në shkallë, shtrirje dhe përmbajtje çdo herë".
Ai tha: "Shumica e njerëzve nuk mund të kujtojnë herën e fundit, kështu që nuk është një traditë që do të thotë asgjë për askënd. Ajo nuk ka asnjë vlerë kushtetuese, nuk kërkohet dhe nëse nuk do ta bënim, Charles do të ishte akoma Mbret."
Protestuesit janë mbledhur në Londër dhe në duar mbajnë pankarta me thirrje kundër mbretit dhe monarkisë. Përveç Smith, policia ka arrestuar edhe persona të tjerë të grupit.
Londra është mbushur me mijëra njerëz, ndërsa familja mbretërore bën provat e fundit duke mirëpritur politikanët dhe “gjakblutë” nga e gjithë bota. Mes liderëve të botës në ceremoninë e kurorëzimit të Mbretit Charles III dhe Mbretëreshës Camilla, pjesëmarrës me ftesë nga monarku do të jenë edhe presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj dhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani./Dosja.al
BRITANI E MADHE- Kryeministri Rishi Sunak thotë se sot është një moment "krenari e jashtëzakonshme kombëtare" dhe një "demostrim i gjallë i karakterit modern të vendit tonë".
Në një postim në Twitter, ai thotë: "Asnjë vend tjetër nuk mund të shfaqte një shfaqje kaq verbuese. Por nuk është thjesht një spektakël. Është një shprehje krenare e historisë, kulturës dhe traditave tona."
Ai gjithashtu e përshkruan ditën si një "ritual të dashur përmes të cilit lind një epokë e re", duke e përmbyllur mesazhin e tij me: "God Save The King".
Londra është mbushur me mijëra njerëz, ndërsa familja mbretërore bën provat e fundit duke mirëpritur politikanët dhe “gjakblutë” nga e gjithë bota. Mes liderëve të botës në ceremoninë e kurorëzimit të Mbretit Charles III dhe Mbretëreshës Camilla, pjesëmarrës me ftesë nga monarku do të jenë edhe presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj dhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani./Dosja.al
BRITANI E MADHE- Teksa të ftuarit dhe familjarët po mblidhen në Westminster Abbey, mes turmave që mbështesin kurorëzimin, nuk kanë munguar edhe ata që janë kundër monarkisë dhe mbretit, raportojnë mediat e huaja.
Protestuesit janë mbledhur në Londër dhe në duar mbajnë pankarta me thirrje kundër mbretit dhe monarkisë. Një grup i vogël protestuesish po mblidhen gjithashtu këtu në sheshin Trafalgar.
Grupi që bën fushatë për heqjen e monarkisë,Republika shpreson të ketë deri në 1500 mbështetës në protestë.
Londra është mbushur me mijëra njerëz, ndërsa familja mbretërore bën provat e fundit duke mirëpritur politikanët dhe “gjakblutë” nga e gjithë bota. Mes liderëve të botës në ceremoninë e kurorëzimit të Mbretit Charles III dhe Mbretëreshës Camilla, pjesëmarrës me ftesë nga monarku do të jenë edhe presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj dhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani./Dosja.al
BRITANI E MADHE- Procesi i kurorëzimit të mbretit Charles dhe Camilla do të kalojë në disa hapa. Rituali i kurorëzimit fillon me njohjen, e cila është faza e parë ku Mbreti prezantohet para të pranishmëve, e deri tek tatimi mbi çmimin ku princat dhe princeshat e gjakut, kryepeshkopi dhe fisnikët e shquar gjunjëzohen para monarkut dhe i deklarojnë besnikërinë e tyre.
Rituali i kurorëzimit:
1. Njohja . Në këtë fazë Charles do të qëndrojë pranë Kryetarit të Kurorëzimit dhe Kryepeshkopi i Canterbury-t do ta prezantojë atë me të pranishmit, të cilët do të thërrasin " Zoti e ruaj mbretin Charles!" ». Karrigia e kurorëzimit është prej lisi dhe jashtëzakonisht e brishtë pasi mosha e saj i kalon 700 vjet!
2. Betimi . Charles do të bëjë një betim për Kishën e Anglisë dhe Ligjin, ndërsa Kryepeshkopi i bën atij 4 pyetje të cilave mbreti u përgjigjet duke pohuar besimin e tij në fenë protestante.
3. Vajosja. Charles heq kasotën e tij ceremoniale, ulet në karrigen e kurorëzimit dhe Kryepeshkopi e vajos atë me vajin e shenjtë që ka udhëtuar muaj më parë nga Jeruzalemi. Ky është një moment privat që kamerat nuk do ta kapin. E njëjta gjë kishte ndodhur në kurorëzimin e Elizabeth në 1953.
4. Ngjitja në qiell. Mbretit do t'i jepen dy skeptra dhe një rruzull. Këto janë skeptri i Sovranit me pëllumbin, i cili simbolizon rolin shpirtëror të monarkut, dhe skeptri i Sovranit me kryqin, i cili simbolizon autoritetin e përkohshëm të mbretit dhe qeverisjen e mirë. Sfera simbolizon autoritetin fetar dhe moral. Unaza e kurorëzimit do të vendoset edhe në gishtin e Charles. Kur të gjitha xhevahiret të jenë veshur nga monarku, Kryepeshkopi do të vendosë kurorën e Shën Eduardit në kokën e Karlit.
5. Intronizimi . Gjatë kurorëzimit, Kryepeshkopi duke iu drejtuar mbretit të ri thotë: “I njëjti Zot, froni i të cilit është i përjetshëm, ta ruajë me virtyt fronin tënd, i cili do të jetë i qëndrueshëm në përjetësi...”.
6. Tatimi mbi çmimin. Është një proces historik në të cilin princat dhe princeshat e gjakut, kryepeshkopi dhe fisnikët e shquar gjunjëzohen para monarkut dhe i deklarojnë besnikërinë e tyre. Gjatë ceremonisë së kurorëzimit të Charles, procesi do të fillojë me një homazh për Kishën, më pas për gjakun mbretëror (me princin William si protagonist të ceremonisë) dhe më pas kushdo nga audienca mund të marrë pjesë në ceremoni.
BRITANI E MADHE- Pasi Charles dhe Camilla të kurorëzohen, ata do të udhëtojnë përsëri në Buckingham Palace me Gold State Coach. Pasi atje, ata do të marrin një përshëndetje nga anëtarët e forcave të armatosura, më pas do të qëndrojnë në ballkonin e famshëm me anëtarët e tjerë mbretërorë britanikë.
Por kë do të shohim?
Nuk ka asnjë vendim zyrtar në ngjarjet e sotme as për Princin Harry, i cili u largua nga jeta mbretërore në vitin 2020, as për vëllain e tij Princin Andrew, i cili u detyrua të hiqte dorë nga detyrat mbretërore për shkak të miqësisë së tij me financierin e ndjerë amerikan Jeffrey Epstein, një kriminel seksual i dënuar.
Londra sot është mbushur me mijëra njerëz, ndërsa familja mbretërore bën provat e fundit duke mirëpritur politikanët dhe “gjakblutë” nga e gjithë bota. Mes liderëve të botës në ceremoninë e kurorëzimit të Mbretit Charles III dhe Mbretëreshës Camilla, pjesëmarrës me ftesë nga monarku do të jenë edhe presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj dhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani./Dosja.al

BRITANI E MADHE-Forcat e armatosura kanë mbërritur në stacionin e trenit më të ngarkuar të Londrës. Më shumë se 5,000 ushtarë janë vendosur të udhëtojnë me tren, duke shënuar lëvizjen më të madhe të personelit ushtarak në hekurudhat e Britanisë që nga funerali i Sir Winston Churchill në 1965.
Personeli ushtarak po udhëheq procesionet që shoqërojnë Bashkëshortin Mbret dhe Mbretëreshë drejt dhe nga Westminster Abbey.

Qindra oficerë policie, ushtarë dhe stafi i ngjarjeve të kurorëzimit janë tashmë në rrugët rreth Westminster Abbey - ku do të bëhet kurorëzimi. Nga orët e para të mëngjesit të sotëm, policia e Met dhe oficerët e policisë ushtarake kanë patrulluar rrugën nga Victoria në Westminster.
Tifozët që mbanin flamuj britanikë dhe mbanin kurora janë parë gjithashtu në trena dhe në stacionet e metrosë pas orës 4:30 të mëngjesit. Disa mbanin çadra, karrige dhe çanta gjumi.

Londra është mbushur me mijëra njerëz, ndërsa familja mbretërore bën provat e fundit duke mirëpritur politikanët dhe “gjakblutë” nga e gjithë bota. Mes liderëve të botës në ceremoninë e kurorëzimit të Mbretit Charles III dhe Mbretëreshës Camilla, pjesëmarrës me ftesë nga monarku do të jenë edhe presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj dhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani./Dosja.al