LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Sot Dita e Rinisë/ Rama: Të rinjtë sot punojnë për një Shqipëri të transformuar! Ambasada amerikane: SHBA qëndron me rininë në rrugën drejt anëtarësimit në BE

• Dita e sotme shënon Ditën Kombëtare të Rinisë. • 8 dhjetori kujton një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë së saj, kur 34 vite më parë nisi Lëvizja Studentore që solli demokracinë në vend dhe rrëzoi komunizmin. • Më 8 dhjetor 1990, një grup studentësh e pedagogësh të Universiteteve të Tiranës, u bënë iniciatorë e protagonistë të kthesës së madhe historike, protestave paqësore që sollën rënien e sistemit komunist dhe lindjen e demokracisë. • Ambasada amerikane në Tiranë ka uruar festën e 8 dhjetorit përmes një postimi në rrjetet sociale. • Në postimin e ambasadës thuhet se sot shënohen 34 vjet që kur studentët dhe të rinjtë shqiptarë u ngritën kundër një prej regjimeve më të ashpra komuniste të Europës, duke shënuar rënien e tij dhe duke formësuar të ardhmen e kombit. • Më tej shprehen se rinia e sotme vazhdon të formësojë të ardhmen e Shqipërisë dhe Shtetet e Bashkuara qëndrojnë me ta në rrugën drejt anëtarësimit në BE. • Kryeministri Edi Rama ka dhënë mesazhin e tij me rastin e 8 Dhjetorit. • Rama thotë se të rinjtë sot punojnë nën traditën e prindërve, por me energjinë dhe me vizionin për të ardhmen dhe për një Shqipëri të transformuar. • Edhe sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi ka shpërndarë një video në rrjetet sociale ku të rinjtë e të rejat e LRI-së urojnë Ditën kombëtare të Rinisë. • Blushi shkruan se sot më shumë se kurrë është koha për një angazhim historik të të rinjve dhe të rejave në mbrojtjen e Lirisë dhe Demokracisë. • Kreu i PL-së Ilir Meta ka dhënë një mesazh nga burgu për Ditën e Rinisë. • Meta shprehet besimplotë se të rinjtë do të marrin në dorë fatet e tyre dhe të vendit. • Në mesazhin e shpërndarë në rrjetet sociale, Meta thotë se pluralizmi politik, liria dhe demokracia janë nën agresionin e një regjimi të dhunshëm.

5 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

8 Dhjetori/ Rama: Të rinjtë sot punojnë, ndërtojnë e frymëzojnë për një Shqipëri të transformuar

Sot Dita e Rinisë/ Rama: Të rinjtë sot punojnë për
Edi Rama

TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka dhënë mesazhin e tij me rastin e 8 Dhjetorit, Ditës së Rinisë. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Rama thotë se të rinjtë sot punojnë nën traditën e prindërve, por me energjinë dhe me vizionin për të ardhmen. Rama shton se ata punojnë, ndërtojnë e frymëzojnë për një Shqipëri të transformuar në anekënd.

POSTIMI:

Respekt në këtë Ditë të Rinisë me mishërimin e qartë të forcës së shembullit të qindra e mijëra të rinjve të sotëm, që nën traditën e prindërve, por me energjinë dhe me vizionin për të ardhmen, punojnë, ndërtojnë e frymëzojnë për një Shqipëri të transformuar në anekënd.

1 VITE ME PARE

Sot Dita e Rinisë/ Meta mesazh nga burgu: Pluralizmi politik, liria dhe demokracia janë nën agresion

Sot Dita e Rinisë/ Rama: Të rinjtë sot punojnë për
Ilir Meta

TIRANA- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dhënë një mesazh nga burgu lidhur ne 8 Dhjetorin, Ditë Kombëtare të Rinisë. Meta shprehet besimplotë se të rinjtë do të marrin në dorë fatet e tyre dhe të vendit. Në mesazhin e shpërndarë në rrjetet sociale, Meta thotë se pluralizmi politik, liria dhe demokracia janë nën agresionin e një regjimi të dhunshëm.

“Gëzuar 8 Dhjetorin, Ditën Kombëtare të Rinisë! Mirënjohje të veçantë ndaj Lidershipit Heroik të Azem Hajdarit, të gjithë djemve dhe vajzave, që 34 vite më parë, duke vrarë frikën i prinë me guxim, kurajë e patriotizëm Lëvizjes Studentore që e futi Shqipërinë në rrugën e Lirisë dhe të Demokracisë.

Unë besoj shumë në shpirtin energjik të të rinjve të Shqipërisë për të marrë në dorë fatet e tyre dhe të mbarë vendit, sot më shumë se kurrë, kur pluralizmi politik, liria dhe demokracia janë nën agresionin e një regjimi të dhunshëm. Kjo është rruga për të ndaluar shpopullimin dhe garantuar një Shqipëri që u përket të rinjve”, thuhet në mesazhin e Metës.

1 VITE ME PARE

Dita e Rinisë/ Ambasada e SHBA në Tiranë: Sot shënohen 34 vjet që kur të rinjtë shqiptarë u ngritën kundër një prej regjimeve më të ashpra komuniste të Europës

Sot Dita e Rinisë/ Rama: Të rinjtë sot punojnë për
ambasada amerikane

TIRANË- Ambasada amerikane në Tiranë ka uruar sot Ditën e Rinisë. Në postimin e ambasadës thuhet se sot shënohen 34 vjet që kur studentët dhe të rinjtë shqiptarë u ngritën kundër një prej regjimeve më të ashpra komuniste të Europës, duke shënuar rënien e tij dhe duke formësuar të ardhmen e kombit.

Më tej thuhet se rinia e sotme vazhdon të formësojë të ardhmen e Shqipërisë dhe Shtetet e Bashkuara qëndrojnë me ta në rrugën drejt anëtarësimit në BE.

POSTIMI I PLOTË I AMBASADËS: 

Sot, Shqipëria feston Ditën Kombëtare të Rinisë, duke shënuar 34 vjet që kur studentët dhe të rinjtë shqiptarë u ngritën kundër një prej regjimeve më të ashpra komuniste të Europës, duke shënuar rënien e tij dhe duke formësuar të ardhmen e kombit. Më 8 dhjetor kujtojmë ata që luftuan për demokraci. Rinia e sotme vazhdon të formësojë të ardhmen e Shqipërisë dhe Shtetet e Bashkuara qëndrojnë me ju ndërsa ecni përpara në rrugën tuaj drejt anëtarësimit në BE.

Sot Dita e Rinisë/ Rama: Të rinjtë sot punojnë për

1 VITE ME PARE

Dita e Rinisë, Blushi: Sot më shumë se kurrë është koha për një angazhim historik të të rinjve në mbrojtjen e Lirisë dhe Demokracisë

Sot Dita e Rinisë/ Rama: Të rinjtë sot punojnë për
tedi blushi

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka shpërndarë një video në rrjetet sociale ku të rinjtë e të rejat e LRI-së urojnë 8 dhjetorin, ditën kombëtare të Rinisë.

Blushi shkruan se sot më shumë se kurrë është koha për një angazhim historik të të rinjve dhe të rejave në mbrojtjen e Lirisë dhe Demokracisë.

POSTIMI I PLOTË: 

Gëzuar 8 Dhjetorin, Ditën Kombëtare të Rinisë, me këtë mesazh frymëzues të drejtuesve të mrekullueshëm të Lëvizjes Rinore për Integrim!

Më shumë se kurrë është koha për një angazhim historik të të rinjve dhe të rejave në mbrojtjen e Lirisë dhe Demokracisë. Mesazhet e të rinjve të LRI, në videon me rastin e 8 Dhjetorit:

"Sot, më 8 Dhjetor, ne, te rinjte e Levizjes Rinore per Integrim, ftojmë të gjithë të rinjtë të marrim në dorë fatet tona dhe të së ardhmes së vendit për një Shqipëri si gjithë Europa!"
---
1:
"8 Dhjetori eshte nje dite simbol e guximit rinor, e ndryshimit dhe e forces qe kane te rinjte per te ndikuar. Por sot, Shqiperia eshte larg endrrave te brezit tone sepse Rinia eshte detyruar te jete larg saj."
---
2:
"Rinisë i është vrarë shpresa, mundësitë dhe shanset e barabarta. Të braktisur, të pa mbështetur, me një sistem arsimor të degraduar, të papunë apo të keqpaguar, detyrohen te largohen nga vendi per nje jete me te mire."
---
3:
"Eshte koha që t'i themi ndal axhendes antikombetare te shpopullimit dhe te luftojme per qe shqiponjet te kthehen ne folene e tyre dhe te fluturojne lart, ku e meritojne endrrat e tyre"
---
4:
"Arsimi yne nuk na pergatit per tregun e punes. Ne kerkojme arsim cilesor, pune te mirepaguar dhe politika qe mbeshtesin rinine si forca e se ardhmes
---
5:
"Nuk mund te heshtim me! Te ngrihemi per te rrezuar ata qe vrane endrrat tona. Zeri yne meriton te degjohet dhe te respektohet!"
---
7:
"Kerkojme mundesi per te jetuar dhe punuar me dinjitet ne Shqiperine tone. Kjo eshte e drejta jone! Partia e Lirise eshte Partia e Rinise.

 

Sot Dita e Rinisë/ Rama: Të rinjtë sot punojnë për
postimi i blushit

Dita e Rinisë kujton një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë së saj, kur 34 vite më parë nisi Lëvizja Studentore që solli demokracinë në vend dhe rrëzoi komunizmi

 

1 VITE ME PARE

Sot Dita Kombëtare e Rinisë, 34 vite nga Lëvizja Studentore që solli demokracinë

Sot Dita e Rinisë/ Rama: Të rinjtë sot punojnë për
foto ilustruese

TIRANË- Dita e sotme shënon Ditën Kombëtare të Rinisë. 8 dhjetori kujton një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë së saj, kur 34 vite më parë nisi Lëvizja Studentore që solli demokracinë në vend dhe rrëzoi komunizmin.

Më 8 dhjetor 1990, një grup studentësh e pedagogësh të Universiteteve të Tiranës, u bënë iniciatorë e protagonistë të kthesës së madhe historike, protestave paqësore që sollën rënien e sistemit komunist dhe lindjen e demokracisë.

Lëvizja Studentore e vitit 1990 është e vetmja Lëvizje paqësore që ndryshoi historinë e Shqipërisë. Akti i tyre publik, sa qytetar aq edhe politik, i dha fund në mënyrë paqësore epokës të gjatë të vetëizolimit dhe të sundimit ideologjik, duke i hapur kështu rrugën e ekonomisë së tregut dhe shoqërisë së hapur.

Prej vitit 2009, me vendim të marrë nga Kuvendi i Shqipërisë, kjo datë përkujtohet si festë kombëtare në nderim të të gjithë studentëve të Dhjetorit 1990 dhe gjithë rinisë shqiptare.

8 dhjetori dita e rinisë ambasada amerikane ne tirane tedi blushi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj