LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Sot Kurban Bajrami/ Mijëra besimtarë myslimanë falin namazin në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, Kreu i KMSH: Dita e solidaritetit dhe ndihmës ndaj njëri-tjetrit (PAMJET)

• Besimtarët myslimanë festojnë sot Kurban Bajramin, një nga 2 ditët më të rëndësishme në kalendarin e besimit mysliman. • Mijëra besimtarë u mlodhën në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ për faljen e namazit. • Ceremonia u shoqërua me mesazhe paqeje, solidariteti dhe harmonie mes njerëzve. • Udhëheqësit fetarë apeluan për më shumë mirëkuptim, ndihmë ndaj njerëzve në nevojë dhe forcim të vlerave familjare e shpirtërore. • Kreu i KMSH-së, Bujar Spahiu ka përcjellë edhe një mesazh urimi para besimtarëve, duke theksuar rëndësinë e solidaritetit, respektit dhe bashkëjetesës mes njerëzve. • Në fjalën e tij, ai u shpreh se Kurban Bajrami është një festë që i fton besimtarët të largohen nga egoizmi, urrejtja, padrejtësia dhe indiferenca ndaj njëri-tjetrit. • Pas faljes së Namazit, besimtarët shkëmbyen urime për festën, ndërsa shumë familje vijojnë traditën e therjes së kurbanit dhe ndarjes me të afërmit dhe familjet në nevojë. • Festa e Kurban Bajramit simbolizon sakrificën, devotshmërinë dhe bamirësinë në fenë islame.

4 artikuj për këtë temë.

1 MUAJ ME PARE

Nga Vlora në Shkodër, Korçë e Durrës/ Besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin, falin namazin në sheshe e xhami

Sot Kurban Bajrami/ Mijëra besimtarë myslimanë falin namazin

VLORË- Besimtarët myslimanë në të gjithë Shqipërinë iu drejtuan xhamive të qyteteve mëngjesin e sotëm për faljen e Kurban Bajramit. Udhëheqësit fetarë apeluan për më shumë mirëkuptim, ndihmë ndaj njerëzve në nevojë dhe forcim të vlerave familjare e shpirtërore. 

Në Vlorë besimtarët mysliman u mblodhën në pallatin e sportit "Flamurtari" për të falur namazin e Kurban Bajramit. Përveç besimtarëve të Vlorës, ka pasur dhe prezencë të besimtarëve me kombësi të huaj. Falja e Namazit të Kurban Bajramit u drejtua nga Myftiu i Vlorës, Ardit Hoxhllaku.

Edhe në Sarandë qindra besimtarë myslimanë iu drejtuan xhamisë xhaminë për të falur namazin e Kurban Bajramit. Atmosfera u karakterizua nga qetësia, besimi dhe urimet mes familjarëve e qytetarëve që morën pjesë në ceremoninë fetare.

Për shkak se Myftiu i Sarandës, Bledar Mullai, ndodhet në Mekë për kryerjen e ritualit të Haxhit, falja e namazit u drejtua nga Banart Pajollari. Në fjalën e tij para besimtarëve, ai përcolli mesazhe paqeje, harmonie, mirëkuptimi dhe vëllazërie mes njerëzve, duke theksuar rëndësinë e solidaritetit dhe respektit reciprok në shoqëri.

Në Shkodër përpara faljes së namazit, ku ishin mbledhur qindra besimtarë, Myftiu Muhamed Sytari në këtë ditë të sakrificës dhe përkushtimit ndaj tjetrit u bëri thirrje qytetarëve të qëndrojnë pranë familjeve të tyre dhe të pamundurve, duke e cilësuar emigrimin si plagë të shoqërisë sonë. Besimtarët në Elbasan u mblodhën për të falur namazin në e Kurban Bajramit përpara sheshit të Kalasë, kurse Hytbja e rastit u mbajt nga Myftiu i Elbasanit Agim Duka.

Në Fier namazin e Kurban Bajramit besimtarët e falën në sheshin e qytetit, ndërsa falja u drejtua nga Myftiu i Fierit, Mikel Hazizolli. Myftiu i Lushnjës, Gramoz Blliku drejtoi lutje për paqe. Edhe në qytetin e Durrësit besimtarët myslimanë falën namazin e Kurban Bajramit në Xhaminë e Madhe, ku më pas besimtarët shkëmbyen me njëri-tjetrin urime për shëndet dhe begati në familje./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

PAMJET me dron, mijëra besimtarë myslimanë falin namzin në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’

Sot Kurban Bajrami/ Mijëra besimtarë myslimanë falin namazin
pamjet

TIRANË- Besimtarët myslimanë shqiptarë kremtuan sot Kurban Bajramin me një falje në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’. Këto janë edhe pamjet me dron nga bulevardi, ku mijëra besimtarë falën namazin nën drejtimin e kreut të KMSH, Bujar Spahia. Për besimtarët kjo ditë shënon shpërndarjen e lëmoshës, solidarizimin me të varfrit në mënyrë që të gjithë të kenë mundësi ta gëzojnë së bashku këtë festë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Dosja (@dosja.al)

Kreu i KMSH-së ka përcjellë edhe një mesazh urimi para besimtarëve, duke theksuar rëndësinë e solidaritetit, respektit dhe bashkëjetesës mes njerëzve. Në fjalën e tij, ai u shpreh se Kurban Bajrami është një festë që i fton besimtarët të largohen nga egoizmi, urrejtja, padrejtësia dhe indiferenca ndaj njëri-tjetrit.

“Kurban Bajrami është festa që na mëson të largohemi nga egoizmi, urrejtja, padrejtësia dhe indiferenca ndaj njëri-tjetrit. Në këtë ditë të shenjtë, Allahu na kujton në Kuranin Famëlartë: ‘O ju njerëz, ne ju krijuam prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise që të njiheni me njëri-tjetrin. Më i miri te Allahu është ai që është më i devotshëm’. Ky ajet është një mesazh i madh për të gjithë: të jetojmë me respekt dhe me dinjitet ndaj njëri-tjetrit”, tha kreu i KMSH-së, Bujar Spahiu./Dosja.al

 

1 MUAJ ME PARE

Kurban Bajrami/ Besimtarë myslimanë në Kukës falin namazin, Kryeimami: Njerëzit të afrohen e t’i gjenden pranë njëri-tjetrit

Sot Kurban Bajrami/ Mijëra besimtarë myslimanë falin namazin

KUKËS- Qindra besimtarë myslimanë në Kukës janë mbledhur mëngjesin e sotëm në xhaminë e qytetit për të falur namazin e Kurban Bajramit, një nga festat më të rëndësishme të besimit islam. Atmosfera e festës dhe lutjeve bashkoi qytetarë të shumtë në xhaminë kryesore të qytetit, ku u përcollën mesazhe paqeje, solidariteti dhe mirëkuptimi.

Kryeimami i Kukësit, Emirjon Vataj, uroi besimtarët me rastin e Kurban Bajramit, duke vlerësuar domethënien e kësaj feste si simbol i sakrificës, devotshmërisë dhe ndihmës ndaj njerëzve në nevojë.

“Sot është një ditë e gëzuar për të gjithë botës islame. Kurban Bajrami është një festë që na mëson sakrificën. Është festa kur njerëzit duhet të solidarizohen dhe të afrohen me njëri-tjetrin e të gjenden pranë. Kam mesazhin e paqes dhe të lumturisë. Ju uroj të gjithë besimtarëve gëzuar dhe për shumë vite Kurban Bajmranin”, tha Emirjon Vataj.

Në qendër të mesazheve të kësaj dite ishte fryma e solidaritetit dhe mbështetja për familjet në vështirësi ekonomike, si një prej vlerave themelore që përcjell Kurban Bajrami. Sipas zakonit, në këtë ditë të rëndësishme për myslimanët, besimtarët kanë prerë kurban e një pjesë ua kanë shpërndarë njerëzve në nevojë, ndërsa në orët në vazhdim pritet të shtrojnë drekën e kësaj feste me të gjithë miqtë dhe familjarët./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Sot Kurban Bajrami, mijëra besimtarë myslimanë falin namazin në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’

Sot Kurban Bajrami/ Mijëra besimtarë myslimanë falin namazin
Pamjet

TIRANË- Besimtarët myslimanë festojnë sot Kurban Bajramin, një nga 2 ditët më të rëndësishme në kalendarin e besimit mysliman. Mijëra besimtarë u mlodhën në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ për faljen e namazit.

Ceremonia u shoqërua me mesazhe paqeje, solidariteti dhe harmonie mes njerëzve. Udhëheqësit fetarë apeluan për më shumë mirëkuptim, ndihmë ndaj njerëzve në nevojë dhe forcim të vlerave familjare e shpirtërore.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Dosja (@dosja.al)

Kreu i KMSH-së ka përcjellë edhe një mesazh urimi para besimtarëve, duke theksuar rëndësinë e solidaritetit, respektit dhe bashkëjetesës mes njerëzve. Në fjalën e tij, ai u shpreh se Kurban Bajrami është një festë që i fton besimtarët të largohen nga egoizmi, urrejtja, padrejtësia dhe indiferenca ndaj njëri-tjetrit.

“Kurban Bajrami është festa që na mëson të largohemi nga egoizmi, urrejtja, padrejtësia dhe indiferenca ndaj njëri-tjetrit. Në këtë ditë të shenjtë, Allahu na kujton në Kuranin Famëlartë: ‘O ju njerëz, ne ju krijuam prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise që të njiheni me njëri-tjetrin. Më i miri te Allahu është ai që është më i devotshëm’. Ky ajet është një mesazh i madh për të gjithë: të jetojmë me respekt dhe me dinjitet ndaj njëri-tjetrit”, tha kreu i KMSH-së, Bujar Spahiu.

Pas faljes së Namazit, besimtarët shkëmbyen urime për festën, ndërsa shumë familje vijojnë traditën e therjes së kurbanit dhe ndarjes me të afërmit dhe familjet në nevojë. Festa e Kurban Bajramit simbolizon sakrificën, devotshmërinë dhe bamirësinë në fenë islame./Dosja.al

kurban bajrami

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj