Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Mesditën e sotme është zhvilluar seanca e parë plenare pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. • Kjo seancë ka zgjatur rreth 20 minuta teksa nuk kanë munguar tensionet mes mazhorancës dhe opozitës. • Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi dhe kryedemokrati Sali Berisha akuzuan socialistë për të cilët thanë se janë në shërbim të krimit duke iu referuar konkretisht zgjedhjeve të 11 majit. • Ndërkohë, kërkesa e Partisë Demokratike për një orë debat jashtë rendit të ditës, u rrëzua me votën e mazhorancës. • Bardhi ka mbajtur sot i pari fjalën në Kuvend teksa ka akuzuar drejpërdrejt kryepalamentaren Elisa Spiropali si "përfaqësuese të Xhabaftëve në Kuvend". • Bardhi ironizoi duke i thënë Spiropalit se do të duhej të zbardhte emra të tjerë në procesverbal.• Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka mbajtur fjalën sot në foltoren e kuvendit ku nisi të fliste pë zgjedhjet e 11 majit që i konsideron si farsë elektorale. • Berisha tha se kjo seancë mblidhet pasi në shkelje të të gjitha ligjeve kombëtare dhe ndërkombëtare, kryeministri Edi Rama përdori 76 milionë euro dhuratë për 48 përqind të votuesve.• Sipas tij, Rama pasi fali 200 milionë euro gjoba dhe kamata për të marrë votat, mobilizoi kartelet më të rrezikshme të drogës në Europë. • Nuk kanë munguar tensionet në seancën e parë plenare në Kuvend pas zgjedhjeve të 11 majit. • Kryedemokrati Sali Berisha teksa fliste nga foltorja ka akuzuar qeverinë si të lidhur me bansat e krimit. • Në një moment Berisha iu drejtua ministit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit duke i thënë "ai është Blendi Xhabafti". • Berisha u ndërpre nga kryepalamentarja Elisa Spiropali e cila i tha se ai "vjen në Kuvend pas humbjes dëshpëruese".
12 artikuj për këtë temë.
TIRANA- Mesditën e sotme është zhvilluar seanca e parë plenare pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare të 11 majit teksa disa deputetë, kur po hynin brenda Kuvendit iu përgjigjën interesit të gazetarëve për procesin që sapo kaloi. Demokratja Andia Ulliri, e cila ka depozituar një kërkesë në KQZ dhe pretendon mandatin e Arjan Ndojës në Durrës, tha se do të ndjekë të gjitha etapat.
"Në fakt, duke qenë se vertifikimi ende s'ka përfunduar do të presim një përgjigje të fundit nga KQZ, për të parë sesi do të procedohet me shpërndarjen e mandateve. Meqë jemi dhe së bashku, kam depozituar një kërkesë në KQZ, për çështjen e kodit zgjedhor dhe kuotës zgjedhore. Është dicka që e kam bërë duke e shqyryar me juristë dhe avokatë për të çuar deri në fund zbatimin e ligjit. Duke qenë se është çështje proceduriale do t'i kaloj të gjitha etapat dhe nëse do të marrë vëmendjen e duhur, se bëhet djalë për një kundërshtim të ligjit. Do të ndjekim të gjitha etapat për ta çuar deri në fund", tha Ulliri.
Ligjvënësi Enkelejd Alibeaj që mbeti gjithashtu jashtë parlamentit, tha se do të dalë me kokën lart. Sipas tij, "fitoi Rama, Berisha por humbën shqiptarët". Deputeti i PS-së Toni Gogu, i cili humbi për shkak të kuotës gjinore, tha se nuk ka asgjë për të ardhur keq.
“Absolutisht nuk më vjen keq për asnjë gjë. Ka qenë një garë ku PS ka bërë një super rezultat. Unë i kam hyrë politikës për të shërbyer dhe shërbesën mund ta vazhdosh me çdo kapacitet. Ashtu siç i udhëheq perëndia njerëzit e vet. Unë do të jem qytetar aktiv duke ngritur shqetësimet e asaj ku unë banoj erdha nga fshati, do vazhdoj në fshat, dhe do të mbështes ata njerëz që unë banoj dhe që më mbështetën në mënyrë spektakolare”, tha Gogu.
Deputetja Merita Bakiu tha se nga "pakti" Rama-Berisha, demokratët ngelën rrugëve teksa u shpreh e keqardhur.
"Më shumë që të bënim një betejë të drejtë më vjen keq vetëm për diçka. Pakti Rama-Berisha i la demokratët rrugëve. Jam me keqardhje për demokratët", tha Bakiu.
Ligjvënësi Ferdinand Xhaferraj, i cili u tërhoq dhe nuk kandidoi tha se këtë zgjedhje që bëri e ka deklaruar vite më parë dhe se një gjë të tillë do të duhej të bënte edhe Berisha. Sipas tij, një person non grata nga SHBA dhe Britania si Berisha, nuk mund të pretendojë që të mundë Ramën.
"Ka qenë zgjedhja ime e deklaruar vite më parë, që kur kisha moralin për t’i kërkuar zotit Berisha që të bënte një hap më pas dhe më duhej të jepja shembullim tim. E kam deklaruar që s’kam pasur ambicie. Keqardhje ndjej për faktin se ku ndodhet vendi, keqardhje ndjej për faktin që opozita pësoi një humbje turpëruese, keqardhje ndjej për faktin që po flasim për zgjedhje të manipuluara, jo kush është zgjidhja. Mund të bie dakord me të gjitha akuzat që bën zoti Berisha për abuzimin në zgjedhje, por problemi shtrohet se a mundet të jetë berisha zgjidhja", tha ai.
Nga ana tjetër Edmond Spaho i PD, që mbeti jashtë parlamentit pas kaq shumë vitesh, u shpreh se "Jeta nuk është vetëm parlament". E ndërsa Nasip Naço theksoi sërish se me përfundimin e këtij mandati, merr fund edhe karriera e tij politike.
"Do të vazhdoj në profesionin tim. Iu uroj atyre që fituan suksese. Besoj se po çdo gjë ka një fund, kështu që ky ishte edhe fundi im politik", u shpreh deputeti.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shprehur shqetësimin e tij për përbërjen e Kuvendit të ri, duke e cilësuar si një përfaqësues të një "farse elektorale" të shëmtuar. Kryedemokrati theksoi se ata që do të vinë në shtator nuk janë deputetë të vërtetë, por figura të krijuara nga një proces zgjedhor që nuk e ka parë vendi kurrë.
"Njëlloj, kanë një votë gjithsej. Ata janë një. Mos e pyet se kush vjen aty. Nuk janë deputetë, janë përfaqësues të një farse të shëmtuar elektorale që nuk e ka parë vendi kurrë. Të gjitha format e qëndresës janë të pranueshme. Sot me drejtuesit politikë kemi çështje krejtësisht teknike. Sot i gjithë takimi është për finalizimin sa më shpejt të raportit", tha Berisha.
TIRANË- Pas përfundimit të seancës në Kuvend, Kreu i PD-së Sali Berisha, foli sërish për gazetarët. Kryedemokrati kritikoi ashpër sjelljen e shumicës parlamentare, duke e cilësuar atë si një "bodrum të mafies". Berisha theksoi se pas një "farse elektorale të paprecedent", shumica parlamentare ka ikur pa u dhënë mundësi opozitës për të paraqitur faktet dhe argumentet për zhvillimet e datës 11 maj. Ndër të tjera Berisha u shpreh se ishte më e ndershme që të vinin në Kuvend "bosët e karteleve", pasi ata janë më të sinqertë në krahasim me shërbëtorët e tyre në politikë.
"Kjo ndodh kur parlamenti shndërrohet në një bodrum të mafies. Parlamenti nuk respekton asnjë rregull as të rregullores, as Kushtetutën, as ligjet. Parlamenti përdoret si një dyqan privat i partisë së krimit dhe kjo ishte një seance nga më të turpshmet ku pas një farse elektorale të paprecedent, në vend që qytetarët të dëgjonin të gjithë faktet, argumentet e opozitës për atë çfarë ndodhi më 11 Maj, këta ia mbathin brenda disa minutash.
Ja shiheni, ikin, ikin. Dhe ua thashë edhe në parlament, ishte shumë më e drejtë që në parlament të vijnë bosët e karteleve se sa këta. Se ata janë të vërtetë, kurse këta janë thjesht shërbëtorë ët tyre. Megjithatë, ajo që duhet të garantoj shqiptarët, vendosmërinë e palëkundur të opozitës të mbrojë kauzën e drejtë të tyre për votën e lirë," tha Berisha.
TIRANA- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Niko Peleshi ka mbajtur fjalën e tij në seancëne sotme plenare ku nuk kanë munguar tensionet mes palëve. Peleshi u shpreh se aty janë jemi në parlament dhe jo në cirk. Ai shtoi se grupi i PS është dakord të rifillojnë punimet pas fushatës dhe se deri në korrik do të ketë edhe 5 ose 6 seanca të tjera intensive.
“Jemi si grup parlamentar dakord që të rifillojmë punën pas një fushate të suksesshme për të gjithë, vendin dhe shqiptarët. Jemi në parlament jo në cirk këtu! Natyrisht që kemi plot arsye që të kërkojmë diskutime jashtë rendit të ditës sepse kemi shumë arsye. Do kemi disa seanca intensive deri në fillim të korrikut”, tha Peleshi.
TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, para nisjes së Kuvendit ka komentuar me gazetarët rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit, ku ajo dhe Ilir Meta nuk mundën të fitonin një mandat për të qënë pjesë e Parlamenteti të ri. E pyetur për humbjen e Metës, Kryemadhi tha se nuk ka përgjegjësi për këtë rezultat. Monika u shpreh se nuk sheh përgjegjësi të madhe dhe s’kam qenë lidere e fushatës.
Monika Kremadhi: Karrigia e Parlamentit nuk është as e Monikës e as e dikujt tjetër, por është e lëvizshme dhe vazhdon të lëvizi. Të vetmen keqardhje që kam është se njerëzit ndihen shumë më të varfër, largohen çdo ditë e më shumë, janë shumë më të pakënaqur, por kur vjen puna, u dalin votat te kutia me shumicë në favor në qeverisë.
Pyetje: Keni keqardhje për Ilir Metën?
Monika Kremadhi: Patjetër!
Pyetje: Keni përgjegjësi për humbjen tij, sepse keni bërë dhe fushatën për të?
Monika Kremadhi: Nuk shoh ndonjë përgjegjësi të madhe, unë nuk kam bërë dhe nuk kam qenë liderë e fushatës së tij, unë kam qenë një nga personat që kërkonte votë për Ilir Metën.
TIRANA- Është mbyllur seanca e sotme në Kuvend, e para pas zgjedhjeve të 11 majit. Seanca ka zgjatur rreth 20 minuta ku nuk kanë munguar tensionet mes mazhorancës dhe opozitës.
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi dhe kryedemokrati Sali Berisha akuzuan socialistë për të cilët thanë se janë në shërbim të krimit duke iu referuar konkretisht zgjedhjeve të 11 majit.
Ndërkohë, kërkesa e Partisë Demokratike për një orë debat jashtë rendit të ditës, u rrëzua me votën e mazhorancës.
TIRANA- Nuk kanë munguar tensionet në seancën e parë plenare në Kuvend pas zgjedhjeve të 11 majit. Kryedemokrati Sali Berisha teksa fliste nga foltorja ka akuzuar qeverinë si të lidhur me bansat e krimit. Në një moment Berisha iu drejtua ministit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit duke i thënë "ai është Blendi Xhabafti".
"Të dashur qytetare dhe qytetarë, ai që shihni aty, ai ndërroi mbiemrin. Ai tani quhet Blendi Xhabafti. Ai është Blendi Xhabafti, një bandit më i keq, më i rrezikshëm se Robert dhe Alfred Xhabafti. Ja, ky është! Ai është njëlloj si ti, se edhe ti erdhe si Spiropali dhe përfundove si Spirogjoka", tha Berisha.
Ky i fundit u ndërpre nga kryepalamentarja Elisa Spiropali e cila i tha se ai "vjen në Kuvend pas humbjes dëshpëruese".
"Si mund të vish këtu pas humbjes tënde dëshpëruese. Edhe sot po e përmbyll me turp si gjithnjë", tha Spiropali.
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka mbajtur fjalën sot në foltoren e kuvendit ku nisi të fliste pë zgjedhjet e 11 majit që i konsideron si farsë elektorale. Berisha tha se kjo seancë mblidhet pasi në shkelje të të gjitha ligjeve kombëtare dhe ndërkombëtare, kryeministri Edi Rama përdori 76 milionë euro dhuratë për 48 përqind të votuesve. Sipas tij, Rama pasi fali 200 milionë euro gjoba dhe kamata për të marrë votat, mobilizoi kartelet më të rrezikshme të drogës në Europë.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Të nderuar deputetë, kjo seancë mblidhet pas farsës elektorale më të turpshme, pas rënies së Perdes së Hekurt në Europën ish-komuniste. Kjo seancë mblidhet pasi partia e krimit me në krye Edi Ramën zhvilloi farsën zgjedhore më kriminale që ka njohur ndonjëherë historia e vendit. Kjo seancë mblidhet pasi në shkelje të të gjitha ligjeve kombëtare dhe ndërkombëtare, Edi Rama përdori 76 milionë euro dhuratë për 48 përqind të votuesve. Pasi fali 200 milionë euro gjoba dhe kamata për të marrë votat. Pasi mobilizoi kartelet më të rrezikshme të drogës në Europë.
Deputetët e këtyre karteleve u zëvendësojnë ju në këtë parlament, jo se ju nuk ishit mëkatarë, por vetëm njëri prej tyre, Arkendi, që mori 2500 vota në vitin 2021, mori këtë vit nga Troplinët 5 mijë vota më shumë se Edi Rama. Ju mblidheni këtu pasi klanet e vrasësve, drogës, kartelet e drogës, sjellin në këtë parlament 28 deputetë në lista të mbyllura dhe të hapura. Ju mblidheni sot këtu pasi për të blerë votat me drogë, kreu juaj firmosi mbjelljen e 28 mijë hektarëve kanabis në mbarë vendin.
Ju mblidheni sot këtu në një kohë kur votën e parë të diasporës shqiptare e manipuluat në mënyrën më të egër. Kur 1.6 milionë shqiptarëve iu shkelmuat votën. O botë e krimit, nuk mund të ishit ndryshe ju. Përfaqësues të klaneve më të egra dhe vrasësve, nuk mund të ishit ndryshe, këta mund të ishit. Po, po. Shumë herë më e ndershme do ishte që këtu në parlament të ulej Xhevdet Troplini, Altin Hajri, Elvis Çela, Bahri Bajri, Pëllumb Gjoka, Arben Qimja, Renato Salihi, Orik Shyti dhe të tjerë të cilët u përdorin ju si lecka politike në funksion të perandorive të tyre të krimit.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike , Sali Berisha, nga jashtë Parlamentit, është shprehur se strategjia e Opozitës është përfaqësimi i kauzës së drejtë të shqiptarëve për votën e lirë.
Berisha theksoi se opozita ka vetëm një strategji të rikthejë votën së lirë të shqiptarëve në kushtet e një narkoshteti të dominuar tërësisht nga kartelet më të fuqishme në Europë.
"Strategjia e Opozitës është përfaqësimi i kauzës së drejtë të shqiptarëve për votën e lirë. Ka vetëm një strategji, ka vetëm një objektiv, rikthimin e votës së lirë të shqiptarëve në kushtet e një narkoshteti të dominuar tërësisht nga kartelet më të fuqishme në Europë," tha Berisha.
TIRANA- Kreu i grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka mbajtur sot i pari fjalën në Kuvend teksa ka akuzuar drejpërdrejt kryepalamentaren Elisa Spiropali si "përfaqësuese të Xhabaftëve në Kuvend". Bardhi ironizoi duke i thënë Spiropalit se do të duhej të zbardhte emra të tjerë në procesverbal.
"Në procesverbal keni zbardhur emra të tjerë të krahut andej dhe të përfaqësuesve të qeverisë. Në fakt do të duhet të vendosnit emrat e vërtet të atyre që ju përfaqësoni në këtë Kuvend. Fjala vjen zonja kryetare ju nuk quheni Elisa Spiropali, ju quheni përfaqësuesja e Xhabaftëve në Kuvend", tha ai.
TIRANA- Ka nisur seanca e sotme plenare në Kuvend. Kjo është seanca e parë plenare pas përfundimit të zgjedhjeve të 11 majit. Në rendin e ditës janë parashikuar miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 13.3.2025 dhe 17.3.2025 gjithashtu edhe njoftime.
Sipas Kushtetutës, legjislatura e re që del nga zgjedhjet e 11 majit duhet të mblidhet brenda dhjetë ditësh nga përfundimi i mandatit të Kuvendit aktual.
TIRANA-Ditën e sotme rikthehet aktiviteti në Kuvend ku rikthen pas disa javësh pauzë për shkak të fushatës elektorale dhe zgjedhjeve, ligjvënësit rinisin punimet.
Mësohet se në orën 10:00, përpara seancës plenare, kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ka thirrur Konferencën e Kryetarëve, ku do të diskutohet kalendari i punimeve për javët e mbetura të sesionit parlamentar dhe ecuria e planit të veprimit të Kuvendit për zbatimin e rekomandimeve të Komisionit Evropian për periudhën janar-mars 2025.
Ndërsa opozita ka paralajmëruar se do të flasë për procesin zgjedhor të 11 majit, të cilin e konsideron një “farsë elektorale”, PS mësohet se do të mbledhë grupin parlamentar një orë para nisjes së seancës.
Kreu i grupit palametar socialist, Niko Peleshi, në një mesazh drejtuar deputetëve, ka kërkuar pjesëmarrje dhe ka njoftuar se në fokus do të jetë organizimi i punës në komisione dhe seancat e fundit të kësaj legjislature.
Sipas Kushtetutës, legjislatura e re që del nga zgjedhjet e 11 majit duhet të mblidhet brenda dhjetë ditësh nga përfundimi i mandatit të Kuvendit aktual.