LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Përfundon Kuvendi me 9 orë debat/ Maxhoranca shkel vendimin e Kushtetueses, nuk preket mandati i Xhaçkës, Bardhi: Mesazh mafioz që Rama i përcolli SPAK

• Për 9 orë debat dhe tensione të vazhdueshme ka vijuar seanca e sotme plenare. • Maxhoranca me votat e saj ka shkelur mbi vendimin e Gjykatës Kushtetuese, duke mos votuar pro për dërgimin e mandatit të Olta Xhaçkës. • Pro vendimit të Gjykatës Kushtetuese ka vendosur vetëm Opozita e pranishme në sallë. • Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i ka dërguar letër Kuvendit, ku kërkon ndryshimin e përbërjes së grupit. • Ndërkohë, deputetja e PD-së, Ina Zhupa kërkoi që të futet në rend dite për diskutim çështja për të cilën grupi i PD-së kërkoi më parë interpelancë me kryeministrin Edi Rama. • Ndërsa deputetja tjetër e PD-së, Jorida Tabaku, iu përgjigj kryetarit të grupit parlamentar të PS në lidhje me kërkesën e tij për ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Dezinformimin. • Tabaku tha se këto komisione nuk mund të jenë të njëanshme dhe se ende pret një përgjgije nga ministri Hasani në lidhje me memorandumin e firmosur me sekretarin e shtetit Blinken në shkurtin 2024. • Ajo shtoi se ky parlament ka pasur boll komisione qesharake, të cilat nuk kanë prodhuar asgjë. • Deputeti i PS-së, Petro Koçi i ka cilësuar si shfaqje teatrale qëndrimet e kryetares së Komisionit Hetimor të Shëndetësisë për Sterilizimin dhe Check up, Albana Vokshi, e cila ka kërkuar shpjegim se përse maxhoranca nuk merr pjesë në komision. • Deputetja Olta Xhaçka ka deklaruar ditën e sotme në Kuvend se prej më shumë se 1 vit emri i saj po hidhet si top lecke nga deputetët e Opozitës dhe se nuk ka asnjë paligjshmëri me mandatin e saj. • Vendimin e maxhorancës për Xhaçkën, Bardhi e ka konsideruar si një mesazh që Rama po i përcjell SPAK-ut. • Në përfundim të seancës së sotme, maxhoranca me shumicë votash kanë miratuar dhe ngritjen e një komisioni për dezinformimin.

23 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Vendimi për mandatin e Xhaçkës, Bardhi: Mesazh mafioz që Rama i përcolli SPAK

Përfundon Kuvendi me 9 orë debat/ Maxhoranca shkel vendimin e
Gazment Bardhi

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi ka komentuar vendimin e maxhorancës për të mos çuar mandatin e deputetes Olta Xhaçka në Gjykatën Kushtetuese. Duke folur pas seancës plenare, Bardhi thekson se ky është mesazhi që Ramapo tenton t'i përcjellë SPAK se Xhaçka nuk preket. Po ashtu ai ka theksuar sedo të marrin një vendim nëse do t'i drejtohen Kushtetueses, pasi nëse vendimet e tyre nuk zbatohen ata e marrin rrogën kot.  

"Pa diskutim unë nuk pres nga Edi Rama, e kam ditur mirë raportin që ka me drejtësinë dhe zbatimin e parimeve të shtetit ligjor. Heshtja do të thotë të mbështesin grisjen e një vendimi të GJK. Kodi me mesazhi mafioz që Rama i përcolli prokurorisë së posaçme është që nuk mund ta prekë Olta Xhackën. Nuk ka asnjë dallim mes një vendimi të GJK dhe GJKKO. Prandaj në ditën e vdekjes së diktatorit, vdiqën kushtetutshmërinë në vend dhe reformën ne drejtësi. Ditë e zezë për Shqipërinë dhe Parlamentin. Duhet të marrim një vendim nëse duhet t’i drejtohemi GJK. Nëse vendimet e tyre nuk zbatohen, e marrin pagën kot," tha Bardhi.

2 VITE ME PARE

Shkelet vendimi i Gjykatës Kushtetuese, qeveria i lejon Xhaçkës të mbaj mandatin si deputete

Përfundon Kuvendi me 9 orë debat/ Maxhoranca shkel vendimin e
Votat

TIRANË- Qeveria dhe maxhoranca në Kuvend kanë shkelur ditën e sotme vendimin e Gjykatës Kushtetuese për mandatin e Olta Xhaçkës. Deputetët socialistë kanë zgjedhur që të mbrojnë kolegen e tyre edhe pse ky veprim është në shkelje të drejtpërdrejtë të vendimin e Gjykatës Kushtetuese. 

Kushtetuesja ka vendosur se Xhaçka ishte në konflikt interesi pasi bashkëshorti i saj, Artan Gaçi u shpall investitor strategjik. Në Kuvend kanë votuar pro vetëm 39 deputetë të opozitës dhe e gjithë maxhoranca ka votuar kundër. 72 deputetë votuan kundër dërgimit të çështjes, duke rrëzuar kështu një vendim të vetë Gjykatës Kushtetuese, e cila ishte shprehur qartë për këtë çështje.

2 VITE ME PARE

Me 73 vota pro, miratohet ngritja e komisionit për dezinformimin

Përfundon Kuvendi me 9 orë debat/ Maxhoranca shkel vendimin e
Kuvendi

TIRANË- Kuvendi ka miratuar ditën e sotme ngritjen e Komisionit për Dezinformim. Me 73 vota pro si dhe 7 vota kundër, projektvendimi “Për ngritjen e Komisionit të Posaçëm të Kuvendit “Për të koordinuar dhe mbikëqyrur të gjitha veprimet institucionale për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike të vendit”, është miratuar.

2 VITE ME PARE

Mandati i Xhaçkës/ Kaos në Kuvend, deputetët demokratë u bien tavolinave: Turp, turp (VIDEO)

Përfundon Kuvendi me 9 orë debat/ Maxhoranca shkel vendimin e
Kuvendi

TIRANË- Një situatë kaosi është krijuar ditën e sotme në Kuvend, teksa po lexohej raporti i PS-së për mandatin e deputetes Olta Xhaçka. Siç shihet në videon e mëposhtme, teksa deputetja Klotilda Bushka ka lexuar raportin e PS-së, deputetët demokratë kanë nisur të krijojnë zhurmë.

Deputetët si Gazment Bardhi, Flamur Noka apo dhe Albana Vokshi u kanë rënë me duar tavolinave dhe kanë thënë me zë të lartë fjalët: Trup, turp, turp.

 
2 VITE ME PARE

“Keni minuar demokracinë”/ Dule debat me Spiropalin: Opozita e pengoi Kuvendin të kryente funksionin e tij

Përfundon Kuvendi me 9 orë debat/ Maxhoranca shkel vendimin e
Dule dhe Spiropali

TIRANË- Një debat ka ndodhur ditën e sotme mes deputetit Vangjel Dule si dhe Ministres për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali. Duke folur nga foltorja e Kuvendit, Dule ka theksuar se qeveria ka përdorur institucionet demokratike për minimin e demokracisë. Po ashtu sipas Dules Parlamenti është instrumentalizuar dhe nuk ka funksionuar me muaj të tërë, për shkak se maxhoranca minonte llogaridhënien.  

Ndërkohë që Spiropali ka replikuar me Dulen ka theksuar se nuk mund të pranojë leksione mbi demokracinë dhe Europën nga ai. Po ashtu ajo ka shtuar se Parlamenti nuk funksionoi për muaj me radhë, pasi Opozita e pengonte atë. 

Dule: Një karakteristikë dalluese e autokratëve të tipit Rama dhe qeverisjeve të tyre autokratike është përdorimi i institucioneve demokratike për minimin e demokracisë. Kjo është edhe më e rrezikshme. E keni vënë re instrumentalizimin e tempullit të demokracisë për të minuar llogaridhënien. Sa muaj nuk funksionoi ky Parlament thjesht dhe vetëm se kërkonim llogarinë dhe ju na e mohoni. Nuk ka bashkim evropian pa llogaridhënie, ju këtë themel kërkoni t’ia privoni parlamentit. Kjo është në rënie dhe duhet të ringjallet.

Spiropali: Dule me gjithë respektin nuk pranojmë leksione për çfarë është Evropa sepse jemi një nga popujt më të vjetër në rajon dhe kontinent dhe me fqinjët nuk kemi pasur kurrë probleme, me demokracinë nuk na ka ecur shumë fati por në këto 33 vjet e kemi bërë. Realiteti i vendit nuk është ai që parashkruani ju me elokuencë. Shqipëria në negociatat me BE ka progres në 33 kapitujt, përfshirë edhe kriteret politike, të gjitha, ndryshe nuk do na ishin çelur negociatat. Për ndryshe gjithë vendet themeluese nuk do binin dakord për çeljen e negociatave për Shqipërinë. Nëse jeni angazhuar personalisht apo të tjerë në një proces që nuk ka lidhje as me anëtarësimin, as me kriteret, por me procese të tjera të drejtësisë me të cilat ju keni një qasje të pashëndetshme duke sulmuar institucionet e drejtësisë, kjo nuk është çështja e jona.

Kjo shumicë ka bërë të mundur që më në fund të kemi një drejtësi që për herë të parë po godet pandëshkueshmërinë. Këto sulme referohen edhe në raportin e Freedom House, ku nuk kuptohet si mundet të mbrojë me ombrellën politike persona Te dritarja, te ballkoni, te burgu shkoni sa të doni, por mos na përfshini edhe ne në debatin në Parlamentin të cilin e kthyem ne në normalitet. Ishte vullneti ynë për të mbërritur në një zgjidhje të arsyeshme që ktheu opozitën në këtë sallë kuvendi. Të jemi më të kujdesshëm me atë që themi, kemi vuajtur pasojat e të shkuarës tonë, por nuk mund të pranojmë të përdoren terma të dala nga dëshirat personale e nga asnjë raport ku jemi të përfshirë.

Dule: Nuk e kuptova përtej dëshirës së zonjës ministre, unë nuk përmenda asnjë emër, me përjashtim të atij që mungon, që është kryeministri Rama. E kërkova fjalën…nuk ju dëgjova por e keni mirëkuptimin për ato që thatë dhe kërkova fjalën që t’iu përgjigjesha, por nuk arrita t’iu kuptoj atë pozicionim kaotik. Një kombinim të thënash dhe faktesh me të pathëna dhe fantazi.

Spiropali: Më kaotike se ajo që thatë ju nuk kam dëgjuar. Jeni në vështirësi sepse thatë të pavërteta, meqë donit një dallim mes trillimit dhe realitetit. Është trillim që Shqipëria ka bërë regres në të gjithë kapitujt, kemi progres në të 33 kapitujt. E dyta dhe mbi të gjitha nuk mund të marrim leksione demokracie këtu, nuk jemi një vend totalitar, autoritar, jemi një demokraci e brishtë, por raportet për vendin nuk i përcakton asnjë dëshirë apo fantazi, por ata me të cilët kemi partneritetin më të ngushtë.

2 VITE ME PARE

Flamur Noka: PS, simbol i babëzisë, prej 11 vitesh vetëm vidhni

Përfundon Kuvendi me 9 orë debat/ Maxhoranca shkel vendimin e
Flamur Noka

TIRANË- Deputeti demokrat Flamur Noka ka hedhur akuza të ashpra ndaj qeverisë në Kuved, duke e quajtur atë sekt hajdutësh. Noka nga foltorja e Kuvendit ka theksuar se një pjesë e Kuvendit nuk janë përfaqësuesit e popullit, por simboli i babëzisë dhe batërdisë. Po ashtu ai ka theksuar se prej 11 vitesh qeveria ka vetëm një synim, vetëm të vjedhi. 

"Sot kuvendi duhet të kishte një shans që të tregonte që është vendi ku ulen përfaqësuesit e popullit, ata që janë votuar për të mbrojtur interesin publik. Por nga sa dëgjuam nga ministrja që e nxori zbuluar skenarin këtu, është ndarë në dy pjesë ky kuvend. Një pjesë janë përfaqësuesit e qytetarëve dhe mbrojtësit e interesit publik dhe një pjesë është simboli i babëzisë, i batërdisë, simbol i hajnise dhe simbol i korrupsionit. Ky pra është fat  i keq për Shqipërinë dhe për shqiptarët. Sot çdo gje ka dalë zbuluar. Kur dikur ne PD, opozita e këtij vendi thamë se në pushtet ka ardhur Ali Baba me 40 hajdutët, qeshnit dhe ironizonit. Por çfarë ka rezultuar sot pas 11 vjetësh ne pushtet dhe çfarë po tregon sot ky kuvend. Tregon qe banda e pushtetit së bashku me përfaqësuesit e hajdutërisë noterët e babëzisë, prej 11 vjetësh i janë turrur buxhetit të shtetit si hienat. Për 11 vite ju vetëm  keni patur një moto, të vidhni, të vidhni që pastaj të keni patur mundësinë për të blerë votat që të qeverisni e përsëri të vidhin e të vidhni," tha Noka.

2 VITE ME PARE

Braçe në Kuvend: Nuk po mbroj kompaninë 5D, të japin përgjigje para prokurorit

Përfundon Kuvendi me 9 orë debat/ Maxhoranca shkel vendimin e
Erion Braçe

TIRANË- Deputeti socialist Erion Braçe ka deklaruar se të gjithë përgjegjësit e dosjes 5D duhet që të përgjigjen para prokurorit. Duke folur nga foltorja e Kuvendit, Braçe ka theksuar se ngjarje të tilla ka patur dhe në kohën e qeverisë Berisha. Ndërkohë që ka shtuar se tashmë, gjithkush mban përgjegjësi për veprimet që bën.  

"Edhe sot në mëngjes në këtë sallë shoh se nuk ndryshon asgjë këto 34 vite. Çështjet penale i zgjidh prokuroria, çështjet politike i zgjidh vota. Kjo duhet të ishte sjellja që në fillim. Por prokurori u kap dhe më pas u fut në burg kryetari i opozitës. Dhe prokuroi i kryetarit të opozitës është avokati i kryetarit të opozitës sot. Trajektore e bukur. Ka qenë kjo sjellje. Jam gati t’ju them si quhesh Maks Haxhia e me radhë deri tek Ina Rama këtu në sallën e parlamentit. E më pas u shqua në mënyrë të pa denjë si mafia quante Silvia Contin tek filmi. Ajo që nuk ndryshon është kultura. Kjo kultura e re kur para një akuzë penale ke vetëm avokatin dhe nëse pengon prokurorin ke një akuzë mbi kurriz, akuzë penale që cilësohet si pengim i drejtësisë.

Kjo duhet të marrë fund. Nuk jam këtu të mbroj kompaninë 5D, asnjë tjetër. Të përgjigjen para prokurorit. Mos bëni si të virgjër. Sa drejtorë ishin të përfshirë në Gërdec? Sa ishin? Nuk bën vetëm vjedhje, por edhe pjekje të gjallë, në atë furrën e madhe të korrupsionit. Si doni ta quaj Gërdec SFSHD. Po në Lalëz sa drejtorë janë të përfshirë? Ta bëjmë një bilanc. Sa do dali 5D, 6D, 7D. Po në Porto Romano sa ishin të përfshirë? Po te klubi Partizani sa drejtorë të përfshirë? Minus 1, gjenerali, sepse nuk pranoi të firmos. Po në K6, sa janë përfshirë në Kardhiq? Cila ishte diferenca? Në atë kohë s’kishte as prokurorë as gjyqtar. Tani ka prokuror dhe gjyqtar. Kishte një kryeministër që ushtronte presion mbi çdo prokuror dhe gjyqtar. Kjo është diferenca mes nesh. Që gjithkush të mbajë përgjegjësi për atë që bën", tha Braçe.

2 VITE ME PARE

Gjekmarkaj: Ç'ngjashmëri ka Shqipëria me Europën? Po mban në arrest shtëpiak themeluesin e pluralizmit

Përfundon Kuvendi me 9 orë debat/ Maxhoranca shkel vendimin e
Agron Gjekmarkaj

TIRANË- Nënkryetari i Parlamentit Agron Gjekmarkaj ka folur ditën e sotme për të përbashkëtat që ka Shqipëria me Europën. Duke folur nga foltorja e Kuvendit, Gjekmarkaj ka theksuar se qeveria po mban në arrest shtëpiak themeluesin e pluralizmit për arsye politike.

"Çfarë të përbashkëtash ka Shqipëria aktuale me Europën? Çfarë lirie gëzon ajo kur themeluesin e pluralizmit, Sali Berishën e arreston, për arsye politike? Po ju kujtoj se liria është një e vetme, zinxhirët që vihen padrejtësisht mbi njërin, peshojnë mbi shpatullat e gjithësecilit. Mos vini bast pafund për provokimin e opozitës dhe shoqërisë, mos luani bixhoz me reagimin e saj. Të mëdhenjtë ndihen të tillë, deri sa qytetarët rrinë në gjunjë. Por ata po ngrihen dhe të mëdhenjtë do të bëhen xhuxhë. Asgje e rë në këtë diell, gjithçka përsëritet," tha Gjekmarkaj.

2 VITE ME PARE

"Fondet e BE u morën për ndërtimin e vilave të personave pranë pushtetit"/ Bardhi drejtuar Spiropalit: Ti ngre dorën sa herë flitet për fonde

Përfundon Kuvendi me 9 orë debat/ Maxhoranca shkel vendimin e
gazment bardhi, elisa spiropali

TIRANË- Diskutimi në Parlament për marrëveshjen me BE-në ka ndezur debat mes opozitës dhe mazhorancës në Kuvend. Kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi,ka kërkuar që i pranishëm në Kuvend të jetë ministri i Ekonomisë për të dhënë më shumë detaje rreth saj. 

Bardhi ka deklaruar se vota e opozitës do të jetë pro marrëveshjes, por duhet të sqarohen mekanizmat e saj për të siguruar që fondet nga taksapaguesit europianë nuk do të shkojnë për ndërtimin e vilave të personave pranë pushtetit.

DEBATI

Bardhi: Në vend të iknin fondet për bujqit u morën njerëz pranë pushtetit për të ndërtuar vila. Të vijë ministri ose të shtyhet diskutimi. Do votojmë pro marrëveshjes por kemi të drejtën tonë të ngremë pyetje që të jemi të sigurt votës pro. Nuk mund të votojmë pro që fondet nga marrëveshjet të ikin për të ndërtuar vila.
Nëse edhe këto para të taksapaguesve europianë do shfrytëzohen në të njëjtën mënyrë nuk do të votojmë pro. Nuk e kuptoj pse ti Elisa ngre dorën sa herë flasim për fonde. Keni marrë përsipër të gjithë të mbroni Olta Xhaçkën. Keni hall të mbroni ata që kanë problem me drejtësinë.

SpiropaliDo ishte e vështirë të merresha me listën e kapërcimeve nga një degë në tjetrën, është për të thënë që nëse doni të shtyni debatin, nuk e kemi problem. Do të donim që siç e kaluat marrëveshjen me konsensus në Komision ta kalojmë.
U kalua pa asnjë votë kundër, pra nuk ka arsye për ta diskutuar në Kuvend. Jemi të gatshëm ta shtyjmë.

2 VITE ME PARE

VIDEO/ Çfarë ndodhi në Kuvend, plas e qeshura mes deputetëve opozitarë dhe Ministres Elisa Spiropali

Përfundon Kuvendi me 9 orë debat/ Maxhoranca shkel vendimin e
Jorida Tabaku

TIRANË- Një moment pikant ka ndodhur ditën e sotme në Kuvend, ku ka plasur e qeshura. Teksa deputetja demokrate Jorida Tabaku po fliste një veprim i Ministres Elisa Spiropali ka bërë që të nisin të qeshurat në Kuvend.

Spiropali po rregullonte mikrofonin ndërkohë që Tabaku nuk arriti që të mbaronte pyetjen e saj nga të qeshurat e shumta. 

 
2 VITE ME PARE

Debati për mandatin e Olta Xhaçkës, Shehaj: Kjo shfaqja këtu është e neveritshme.

Përfundon Kuvendi me 9 orë debat/ Maxhoranca shkel vendimin e
agron shehaj

TIRANË- Në seancën plenare që po zhvillohet mandati i Olta Xhaçkës ka hapur debat mes saj dhe opozitës. Pas debatit mes ish-ministres dhe kreut të grupit të PD-së, Gazment Bardhit, deputeti Agron Shehaj u shpreh se ishte pikërisht grupi i Lulzim Bashës që mbroi mandatin e Xhaçkës në Gjykatën Kushtetuese.

“Kjo shfaqja këtu është e neveritshme. E vërteta është që mandati i Xhaçkës shpëtoi në Gjykatën Kushtetuese sepse grupi i atëhershëm i Lulzim Bashës bëri kërkesë për ta rikthyer në Parlament. Është bërë me qëllim për ta shpëtuar Olta Xhaçkën dhe kjo përplasja tani është qesharake dhe tallje. Olta Xhaçka ka vjedhur, duhet ta kishte humbur mandatin.” – u shpreh Shehaj nga Kuvendi.

2 VITE ME PARE

“Aktor filmash”, Sula-Nikollës: Kush je ti? Bëhu më serioze, lë shumë për të dëshiruar

Përfundon Kuvendi me 9 orë debat/ Maxhoranca shkel vendimin e
Dashnor Sula

TIRANA- Kanë vijuar debatet në seancën e sotme në Kuvend ku i radhës ishte ai mes deputetit të Partisë Demokratike Dashnor Sula dhe kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla. Debati ndodhi teksa diskutohej në lidhje me mandatin e Olta Xhaçkës. Në një moment Nikolla i është drejtuar Sulës duke i thënë "Mos bëj si aktor filmash". Nga ana tjetër Sula i është përgjigjur Nikollës duke thënë se lë për të dëshiruar si kryetare Kuvendi.

Pjesë nga debati:

Dashnor Sula: Për procedurë?

Lindita Nikolla: Mos bëj si aktor filmash.

Dashnor Sula: Kur nuk respekton rregullore… Mos me ndërprit mua fjalën moj kush je ti? Bëhu më serioze. Si kryetare Kuvendi lë shumë për të dëshiruar. Këtu flitet për autobusin ti del tek pronat e Himarës.
Për GJK, nuk e them as un as Bardhi, e thotë kryetarja e GJK, nuk e konceptoj se si vendimi i GJK mbahet në sirtar nga kryetarja e Kuvendit.

2 VITE ME PARE

“Pse lidhesh pas pantallonave të Ramës?”/ Bardhi-Xhaçkës: 11 mijë metra pronë publike u grabitën, më pas i kaluan bashkëshortit tënd

Përfundon Kuvendi me 9 orë debat/ Maxhoranca shkel vendimin e
Gazment Bardhi

TIRANË- Në seancën e sotme plenare, mandati i Olta Xhaçkës ka ndezur debat mes ish-ministres dhe opozitës. Pas fjalës së mbajtur Xhaçka, kreu i grupit parlamentar të PD Gazmend Bardhi, u shpreh se ajo duhet të shkojë në Gjykatë Kushtetuese e të mos fshihet pas kryeministrit Rama.

Bardhi: Akuzat i ngriti SPAK jo opozita. Nuk duhet të ishte deputete. Nuk ka asnjë pretendim që nuk është konfirmuar nga prokuroria. 11 mijë metra pronë publike u grabitën me letra të falsifikuara. Për 5 ditë i kaluan në pronësi bashkëshortit të zonjës. Nëse zonja pretendon që gjithçka që tha opozita, pse u lidh pas pantallonave të Ramës dhe nuk shkon në GJK? Ne kërkojmë që të shqyrtohet nga drejtësia. Nga drejtësia fshihen kriminelët dhe hajdutët.

2 VITE ME PARE

Vendoset për mandatin, Xhaçka në Kuvend: Jam menduar të rri apo të largohem, emri im po hidhet si top lecke

Përfundon Kuvendi me 9 orë debat/ Maxhoranca shkel vendimin e
Olta Xhaçka

TIRANË- Deputetja Olta Xhaçka ka folur ditën e sotme në Kuvend, pasi sot do të vendoset nëse mandati i saj do t’i kalojë Gjykatës Kushtetuese. Nga foltorja Xhaçka ka deklaruar se prej më shumë se 1 vit emri i saj po hidhet si top lecke nga deputetët e Opozitës. Ajo ka theksuar se shumë herë ka menduar që të largohet nga politika për të shpëtuar nga linçimet që i janë bërë. Ndërkohë që ka shtuar se as ajo dhe as bashkëshorti i saj Artan Gaçi nuk kanë influencuar dhe as ka përfituar nga paligjshmëria.

"Prej kohësh zhvillohen gjyqe prokurorësh e gjykatësish pa licencë, por me licencë për të shpifur. Për të më nëpërkëmbur dinjitetin. Nuk jam përgjigjur. Kam menduar nëse duhet të dorëzoj mandatin e t’i shpëtoj linçimit. Jam menduar se ku kam gabuar, di të them që as kam ushtruar influencë për të përfituar, as nuk kam përfituar asgjë. Janë shpifje. Për t’i vënë kapakun, nga leckat e topit të opozitës diskutohet sikur do të votohet sot për të më mbajtur në këmbë apo jo. Çështjen time GJK e ka pushuar. Meqë në këtë absurditet, u arrit për shkak të akuzave të ngritur ndaj meje, dhe votimi sot lifdhet me mandatin tim, nuk do komentoj dhe kolegët le të diskutojnë e të evndosin të lirë. Nuk hesht për fajësinë e dhënë nga gjykata e shkallës zero. Smë bën të flas sot se të lartpërmendurit do të ndryshojnë qëndrim, por dua të dëgjohet zëri im.

Askush nuk do të gjejë asnjë fjaalë të dalë nga unë, kundër organeve të drejtësisë. Që në janar 2023 çështja ime u shqyrtua nga GJK për 8 orë duke administruar provat e faktet, ato reale jo ato të emisioneve televizive. Kjo është një zallamahi ku jam bërë unë mishi për top. Aty flitet për investime të bëra falë favoreve të bëra nga qeveria. E gjitha, nga fillimi në fund, është leje për përdorim plazhi, pjesë e të cilës është dhe bashkëshorti im. Ai është sipërmarrës para se të bëhej deputet. Nuk mund të vazhdonim këtë angazhim. As unë, as nga bashkëshorti im, nuk është përfituar nga shteti. Sipërmarrja është 100% private. E verifikueshme. Nuk është shkelur asnjë ligj. Nuk jam në konflikt interesi," tha Xhaçka.

2 VITE ME PARE

PS bojkoton Komisionit Hetimor për Shëndetësinë, Koçi: Vokshi po sillet si komandante, shfaqje teatrale

Përfundon Kuvendi me 9 orë debat/ Maxhoranca shkel vendimin e
Petro Koçi

TIRANA- Partia Socialiste nuk ka marrë pjesë 3 herë radhazi në mbledhjet për komisionin hetimor për Shëndetësinë. Lidhur me këtë, deputeti i PS-së, Petro Koçi i ka cilësuar si shfaqje teatrale qëndrimet e kryetares së Komisionit Hetimor të Shëndetësia për Sterilizimin dhe Check up, Albana Vokshi.

"Kryetarja vazhdon të mendojë se është komandante dhe kryetarja e Kuvendit e thërret seancën pasi e organizon konferencën e kryetarëve. Ajo është e detyruar në mazë të praktikës dhe kulturës parlamentare të koordinojë me kryesinë e komisionit. Nuk ka mungesë vullneti por respekti për anëtarët e komisionit.

Ka mungesë respekti nga ane e kryetares për kryesinë e këtij komisioni duhet të kthejë rrugë dhe mos të vazhdojë me këtë mënyrë. Duan të bëjnë shfaqjeje teatrale politike,. Asnjë nuk është në konflikt interesi. Deklarata e konfliktit të interesit nuk nënshkruhet sepse kërkon një palë apo një palë tjetër politike por nëse duhet të nënshkruhet gjithmonë nëse e kërkon ligji", tha Koçi.

2 VITE ME PARE

FOTOLAJM/ Në Kuvend kërkohet heqja e mandatit të saj, ja me kë shfaqet duke diskutuar Olta Xhaçka 

Përfundon Kuvendi me 9 orë debat/ Maxhoranca shkel vendimin e
Kuvendi

TIRANA- Në seancën e sotme plenare, në Kuvend pritet të diskutohet në lidhje me papajtueshmërinë e mandatit të deputetes Olta Xhaçka. Ndërkohë Xhaçka në seancë shihet duke diskutuar me kolegun e saj socialist Arben Pëllumbi.

Deputetët do të vendosin nëse mandatin e deputetes Olta Xhaçka do të dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese, sipas kërkesës të kësaj të fundit në vendimmarrjen e janarit të vitit 2023.

 

2 VITE ME PARE

Dezinformimi, Tabaku: Ka pasur komisione qesharake, nuk kanë prodhuar asgjë, të diskutojmë së bashku për këtë çështje

Përfundon Kuvendi me 9 orë debat/ Maxhoranca shkel vendimin e
Jorida Tabaku

TIRANA- Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, iu përgjigj kryetarit të grupit parlamentar të PS në lidhje me kërkesën e tij për ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Dezinformimin. Tabaku tha se këto komisione nuk mund të jenë të njëanshme dhe se ende pret një përgjgije nga ministri Hasani në lidhje me memorandumin e firmosur me sekretarin e shtetit Blinken në shkurtin 2024. Ajo shtoi se ky parlament ka pasur boll komisione qesharake, të cilat nuk kanë prodhuar asgjë.

Deputetja tha se është e udhës që për këtë Komision palët të diskutojnë bashkë se cila është mënyra më e mirë, pa cënuar vijën e hollë që prek lirinë e medias, për të mos e përdorur këtë Komision për betejën politike të ditës. Tabaku shtoi se raporti i Freedom House është problematik në lidhje me median dhe lirinë e medias dhe se shumë organizata të medias dhe gazetarë kanë ngritur shqetësim në lidhje me këtë komision të posaçëm.

Fjala e Tabakut:

Në lidhje me projektvendimin për ngritjen e Komisionit të Posaçëm, Pas vendimit të Konferencës së Kryetarëve, unë i kam nisur një shkresë ministrit të Jashtëm dhe kam qënë duke pritur përgjigjje në lidhje me memorandumin e nënshkruar me ShBA-në përsa i përket kësaj çështje. Kam pritur që dy kreytarët e grupeve, z. çuçi dhe z. Bardhi, të uleshin dhe të diskutonin. Kjo është një çështje shumë e rëndësishme e cila nuk duhet politizuar, nuk duhet bërë pjesë e retorikës dhe luftës politike së përditshme ku shpesh përfshihet parlamenti.

Kisha pritur që në këtë Komision palët të uleshin, duke pasur parasysh edhe çështjen sensitive të dizinformimit. Disa shoqata dhe organizata të shoqërisë civile, organizata të lirisë së medias, kanë ngritur shqetësime përsa i përket fushës së veprimit të këtij Komisioni. Unë besoj që ky parlament ka pasur boll komisione qesharake, të njëanëshme, të cilat nuk kanë prodhuar asgjë. Është e udhës që për këtë Komision palët të diskutojnë bashkë se cila është mënyra më e mirë, pa cënuar vijën e hollë që prek lirinë e medias, për të mos e përdorur këtë Komision për betejën politike të ditës. Çështja që prek ky Komision i Posaçëm, ashtu siç e thashë në Konferencën e Kryetarëve, është shumë e rëndësishme edhe për kolegët e opozitës.

Për këtë arsyje gjykoj që ky projektvendim duhet të rishikohet nga kolegë që kanë eksperiencë, duhet parë dhe vendimi i Parlamentit Europian, balanca që është ruajtur atje në përfaqësim për të pasur sigurinë maksimale që ky Komision i cili e ka veprimtarinë e tij deri në ditën e zgjedhjeve, sepse fillon sot dhe mbaron pikërisht pas një viti afati i tij, do të jetë ekskluzivisht për ndërhyrjet e huaja në proceset demokratike dhe menaxhimin e sulmeve. Për këto arysje kërkoj që vendimi të konsultohet me dy grupet parlamentare për një përfaqësim të drejtë dhe për të ruajtur shqetësimet që kanë ngritur dhe kryetarja e Komisionit të Medias, por dhe organizatat e shoqërisë civile përsa i përket lirisë së medias.

2 VITE ME PARE

"Lidhja e Olsi Ramës me Xibrakën të futet në rend dite", Zhupa: Nëse maxhoranca kërkon kohë për t’i përgatitur kuzhinën dhe temat Endri Fugës...

Përfundon Kuvendi me 9 orë debat/ Maxhoranca shkel vendimin e
ina zhupa

TIRANË- Seanca e sotme plenare ka nisur me debate mes deputetëve të opozitë dhe kryetares së Kuvendit Lindita Nikollën. Deputetja e PD-së, Ina Zhupa kërkoi që të futet në rend dite për diskutim çështja për të cilën grupi i PD-së kërkoi më parë interpelancë me kryeministrin Edi Rama. Nilkolla i ndërpreu fjalën Zhupës, pasi sipas saj nuk ishte fjala për procedurë. 

DISKUTIMI:

ZhupaGrupi i PD kërkoi interpelancë me kryeministrin që e mori si çështje personale, e mirkuptojmë, nuk pranoi interpelancën. Grupi i PD ka depozituar mocion me debat. Kam 2 sugjerime. Bëhet fjalë për çështje të interesit publik si trafikimi i narkotikëve dhe marrëdhënia e policisë me SPAK.

BardhiNuk është etike t’i ndërpritet fjala kolegëve kur flasin për procedurë. Nuk ka dakordësi për mosdikutim. Ligji që citoni flet për kush prezanton raportin, ndërsa për çështjet e rendit të ditës ka diskutim. Ky Parlament nuk e ka për herë të parë këtë procedurë.

ZhupaPropozoj që ta votojmë dhe ta fusim në rend të ditës për ta diskutuar sot. Nëse maxhoranca kërkon që kohë për t’i përgatitur kuzhinën dhe temat Endri Fugës, duhet të mbajmë një qëndrim, bëhet fjalë për gjëra sensitive, që lidhen me rëndësinë që ka procesi i integrimit. Pavarësisht nëse përmendet emri i Ramës apo jo. Çështja e dytë ka të bëjë me komisionin e dezinformimit. Ai nuk duhet të kalojë në mënyrë të njëanshme.

2 VITE ME PARE

Bardhi letër Kuvendit, ndryshon përbërjen e Grupit Parlamentar, kush janë deputetët që rikthehen në PD

Përfundon Kuvendi me 9 orë debat/ Maxhoranca shkel vendimin e
kuvendi

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i ka dërguar letër Kuvendit, ku kërkon ndryshimin e përbërjes së grupit. 

"Në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike ju njoftoj se në mbledhjen e Grupit të datës 03 Prill 2024, në përputhje me neneve 15 dhe 16 të Rregullores së Kuvendit, si dhe Rregullores sẽ Brendshme të Grupit Parlamentar, është vendosur "Revokimi i te gjitha vendimeve për masa disiplinore të marra nga grupi gjatë kësaj Legjislature". Për këtë arsye, të gjithë deputetët që janë vetëdeklaruar në nisje të kësaj Legjislature në përbërje të Grupit Parlamentar, rikthehen/konsiderohen si anëtarë të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike duke filluar nga  data 3 Prill 2024. Në këtë kushte, në mbështetje të nenit 16 të Rreguulores së Kuvendit, lutem të pasqyrohet ky ndryshim i përbërjes së Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike në organet e Kuvendit", shkruhet në letrën e Bardhit që  përmban datën 9 prill 2024.

Përfundon Kuvendi me 9 orë debat/ Maxhoranca shkel vendimin e

Lulzim Basha më 9 shtator të vitit 2021 përjashtoi nga grupi Sali Berishën dhe përjashtoi 8 deputetë të tjerë pas dhunës së 8 janarit në selinë e PD-së. Konkretisht emrat e deputetëve demokratë që Gazment Bardhi ka rikthyer në grupin parlamentar të PD-së janë: 

1. Sali Berisha
2. Flamur Noka
3. Edmond Spaho
4. Albana Vokshi
5. Oerd Bylykbashi
6. Tritan Shehu
7. Luan Baç
8. Ina Zhupa;
9. Isuf Çela;
10. Asllan Dogjani;
11. Bujar Leskaj;
12. Edi Paloka;
13. Kastriot Piroli;
14. Lindita Metaliaj;
15. Ludovik Hasanaj;
16. Sorina Koti;
17. Tomorr Alizoti;

2 VITE ME PARE

Mandati i deputetes Xhaçka, Çuçi: Raportin e kemi gati, sot e çojmë në Kushtetuese!

Përfundon Kuvendi me 9 orë debat/ Maxhoranca shkel vendimin e
bledi cuci

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Bledi Çuçi tha se sot do të marrin një vendim për dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese.

Ai tha se raporti, i cili u kërkua nga kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi, është përfunduar. 

‘Raportin e kemi përfunduar e keni në sistem. Unë besoj se vendimi i GJK është ezauruar. Ne e kemi zbatuar vendimin e GJKL. Shfuqizohen të dy vendimet që janë marrë nga parlamenti në lidhje me papajtueshmëri e mandatit Xhaçkës. Në mbledhjen byrosë kemi bërë të qartë që pas diskutimeve do të çojmë çështjen në Kuvend për të marrë një vendim për dërgimin e çështjes në GJK sipas procedurës që ka rrjedhur deri tani. Sot është e qartë do çojmë një projektvendim për të dërguar çështjen sipas kërkesës së GJK.’- tha Bledi Çuçi.

2 VITE ME PARE

Mandati i Olta Xhaçkës/ Bardhi-Nikollës: Ndërpriteni seancën dhe na njihni me qëndrimin tuaj për çështjen

Përfundon Kuvendi me 9 orë debat/ Maxhoranca shkel vendimin e
Gazment Bardhi

TIRANË- Ditën e sotme ka nisur seanca pleanare në Parlament ku pritet të vendoset "fati" i deputetes Olta Xhaçka. Në lidhje me çështjen e Xhaçës kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi ka shkëmbyer replika me kryeparlamentaren, Lindita Nikolla.

Gjatë fjalës së tij Bardhi ka kërkuar që të ndërpritet seanca e sotme ndërsa shtoi se deputetët e opozitës nuk kanë akoma raportin e shumicës në Këshillin e Mandateve. Më tej ai shtoi se duhet të njihet qëndrimi i tyre dhe se të gjithë duhet të zbatojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Bardhi: Ne deputetët e opozitës nuk kemi akoma raportin e shumicës në Këshillin e Mandateve. Ne nuk dimë akoma qëndrimin tuaj për mandatin e Olta Xhaçkës. Ndërpriteni seancën dhe na njihni me qëndrimin tuaj. Nuk mund të fshiheni më. Vendimin e Gjykatës Kushtetuese duhet ta zbatojmë të gjithë. 

Tek njoftimet duhet të përmendnit edhe mocionin me debat lidhur me përfshirjen e vëllait të kryeministrit me dosjen në Xibrakë. Kjo duhet të ishte përfshirë. 

2 VITE ME PARE

FOTO/ Dashnor Sula shkon në Kuvend me dy bidona me qumësht, i derdh në hyrjen e Parlamentit

Përfundon Kuvendi me 9 orë debat/ Maxhoranca shkel vendimin e
dashnor sula

TIRANË- Teksa për pak minuta pritet të nisë seanca e radhës plenare, deputeti Dashnor Sula është paraqitur në Kuvend me dy bidona me qumësht në dorë. Para hyrjes në Kuvend, ai i ka derdhur dy bidonat me qumësht në hyrjen e Parlamentit. 

Përfundon Kuvendi me 9 orë debat/ Maxhoranca shkel vendimin e

“Milionat e eurove nuk janë marrë nga blegtorët e fermerët, por nga persona të caktuar që i kanë devijuar fondet në ndërtim. Është situatë e rëndë, në mënyrë simbolike këtë qumështin që është i blegtorëve do ta derdh tek dera e parlamentit për t’i tërhequr vëmendjen kësaj qeverie, ministrisë së bujqësisë që të kthejnë sytë nga fshati sepse janë në pikën e hallit”, tha ai.

Ky veprim vjen si shenjë proteste në mbështetje të fermerëve, të cilët nuk gjejnë dot treg në vendin tonë, ndërsa çmimi i produktit të qumështit vijon të jetë më i larti në Europë.

2 VITE ME PARE

Sot seancë plenare, Kuvendi vendos për "fatin" e mandatit të Olta Xhaçkës

Përfundon Kuvendi me 9 orë debat/ Maxhoranca shkel vendimin e
Olta Xhaçka

TIRANË- Ditën e sotmë në Parlament do të vendoset në lidhje me mandatin e deputetes Olta Xhaçka. Seanca plenare do të nisë në orën 10:00 ndërsa ende mbetet i paqartë nga vendimi pasi i paqartë ishte edhe qëndrimi i shumicës socialiste ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Në vendimin e saj për çështjen “Xhaçka” thuhet se kur e 1/10 e deputetëve ngrenë një mocion për papajtueshmërinë e mandatit të një deputeti, kuvendi është i detyruar ta dërgojë çështjen për shqyrtim në themel në “Kushtetuese”.

Në mungesë të një qëndrimi nëse shumica socialiste do ta çojë ose jo për shqyrtim mandatin e Olta Xhaçkës në Gjykatën Kushtetuese, ajo tha se deri të mërkurën do të përgatisë një raport ku do të rendisë argumentet e saj ligjore ndaj vendimit të “Kushtetueses”. 

Çështja e mandatit të Xhackas u rikthye në vëmendje, pasi Gjykata e Posaçme vuri nën sekuestro mbi 10 mijë metra katrorë sipërfaqe mbi të cilën bashkëshorti i zonjës Xhacka po ndërton një hotel në bregdetin e Dhërmiut. Trualli i blerë nga persona privatë, rezulton të jetë përfituar prej këtyre të fundit, përmes falsifikimit të dokumentave dhe se sipërfaqja ka qenë në pronësi të shtetit. Për rastin, pak javë më parë u arrestua dhe ish kryebashkiaku i Himarës Jorgo Goro.

seance plenare 11 prill 2024 olta xhacka

Sondazh

Poll

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion