LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Mbahen zgjedhjet e pjesshme vendore në 5 bashki! 13 kandidatë përball njëri-tjetrit në garë, Vlora "braktis" kutitë e votimit me pjesëmarrjen më të ulët

• Procesi i votimit në zgjedhjet e pjesshme lokale ka përfunduar. • Deri në orën 18:00 në zgjedhje kanë votuar 18.72% e qytetarëve që ishin regjistruar në zgjedhje. • Procesi zgjedhor ka vijuar i qetë dhe pa problematika të mëdha në qendrat e votimit. • Pas përfundimit të procesit të votimit, pritet që të nis numërimi i votave në këto 5 bashki. • Gjithsej ishin 334.539 mijë qytetarë me të drejtë vote në Vlorë, Berat, Cërrik, Mat e Tepelenë. • Ndërsa për drejtimin e këtyre bashkive ishin në garë 13 kandidatë. • Në zgjedhjet e sotme, kandidatët përballë njëri-tjetrin ishin Ervin Ceca i PS-së kundër Pavlo Shkarpës i Opozitës në Berat. • Në Vlorë është Brunilda Mersini e PS e cila është përballë dy kandidatëve, Dionis Sota dhe Gjergj Nika. • Ndërsa në Cërrik, Florenc Doka i PS ka garuar përballë kandidatit të pavarur Amarildo Hoxha, të cilin e mbështet edhe Partia Demokratike dhe Eligert Hima, nën logon e partisë ‘Lëvizja Shqipëria Bëhet’. • Ndërkohë në Mat, Altin Bojni ishte kandidati i PS që përballë ka pasur Suzana Pashën, kandidate e pavarur dhe Eduart Brahilika i mbështetur nga PD. • Në Tepelenë, PS ka garuar me kandidatin Gramoz Sako, ndërsa opozita me Gabriel Gumën.

28 artikuj për këtë temë.

8 MUAJ ME PARE

Zgjedhjet për kryetar në 5 bashki/ KQZ: Deri në orën 13:00 pjesëmarrja është 13%

Mbahen zgjedhjet e pjesshme vendore në 5 bashki! 13 kandidatë
Ilirian Celibashi

TIRANË- Kreu i KQZ, Ilirian Celibashi ka dhënë përditësimin e fundit në lidhje me zgjedhjet e pjesshme në 5 bashkitë e vendit.  Në një konferencë për gazetarët, Celibashi njoftoi se të gjitha qëndrat po funksionojnë normalisht dhe deri në orën 13:00 pjesëmarrja është 13%. 

Ai theksoi se Mati është me pjesëmarrjen më të lartë, dhe Vlora me pjesëmarrjen më të ulët, me 8.51 %. Sipas tij, pjesëmarrja më e madhe e votuesve sa i përket grupmoshva, mbi 65 vjec e ndjekur nga 55-64 vjec ndjekur më të ulët 18-22 vjec,

"Deri tani nuk kemi evidentuar problem që të ketë ndikuar procesin e votimit. Të gjitha qëndrat po funksionojnë normalisht. Pjesëmarrja në votime, 13.09 % deri në momentin që ne flasim. Mati me pjesëmarrjen më të lartë, dhe Vlora me pjesëmarrjen më të ulët, me 8.51 %. Pjesëmarrja më e madhe e votuesve sa i përket grupmoshva, mbi 65 vjec e ndjekur nga 55-64 vjec ndjekur më të ulët 18-22 vjec," tha Celibashi./Dosja.al

8 MUAJ ME PARE

Zgjedhjet e pjesshme lokale në pesë bashki/ Ja sa është numri i votuesve deri në orën 12:00

Mbahen zgjedhjet e pjesshme vendore në 5 bashki! 13 kandidatë
foto ilustruese

TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, (KQZ) ka publikuar të dhënat e fundit sa i përket pjesëmarrjes në zgjedhjet për pesë kryebashkiakët e Matit, Tepelenës, Vlorës, Beratit dhe Cërrikut. Pjesëmarrja e përgjithshme deri në orën 11:00 ishte 14.46 për qind.

Votues të regjistruar – 82.161 votues

Votues të regjistruar – 171.895 votues

Votues të regjistruar – 38. 724 votues

Mat – 24.98%, pra 2.874 votues

Votues të regjistruar – 29. 092 votues

Votues të regjistruar – 12.667 votues

Në tre bashki Berat, Mat dhe Tepelenë, kryetarët dhanë dorëheqjen për tu bërë deputetë. Në Cërrik, kryetari i bashkisë Andis Hasalla u emërua në kabinetin qeveritar si Ministër i Bujqësisë. Në Vlorë kryetari i bashkisë Ermal Dredha dha dorëheqjen pas sulmeve të Ramës./Dosja.al

8 MUAJ ME PARE

"Uroj që të mos kemi asnjë problem"/ Vendoret në Kosovë, Konjufca: Qytetarët të shfrytëzojnë të drejtën e tyre! Të bëhen bashkëpjesëmarrës në ndërtimin e demokracisë

Mbahen zgjedhjet e pjesshme vendore në 5 bashki! 13 kandidatë
Glauk Konjufca

KOSOVË- Mandatari për kryeministër, Glauk Konjufca ka ushtruar të drejtën e votos pak më herët. Duke folur për mediat, Konjufca u ka bërë thirrje edhe qytetarëve që të alin të votojnë dhe theksoi se duhet të shfrytëzojnë të drejtën e tyre dhe të bëhen bashkëpjesëmarrës në ndërtimin e demokracisë.

“E kryem këtë obligim qytetar, më vjen mirë që sot është edhe moti i mirë dhe i ftoj të gjithë qytetarët të Kosovës që ta shfrytëzojnë këtë të drejtë të tyre në të gjitha komunat ku po mbahet raundi i balotazhit, ta shfrytëzojnë këtë të drejtë të tyre që të bëhet bashkëpjesëmarrës në ndërtimin e demokracisë.

Deri tani, gjithçka ka shkuar mirë, uroj që kështu të përmbyllet ky proces zgjedhor, uroj që të mos kemi asnjë problem, asnjë incident gjatë këtyre zgjedhjeve, e kjo më së miri i bën Kosovës”, u shpreh ai./Dosja.al

 

8 MUAJ ME PARE

"Qytetarët të shprehin vullnetin e tyre"/ Zgjedhjet në Cërrik, voton ministri i Bujqësisë, Andis Salla: T’i çojmë përpara punët e nisura

Mbahen zgjedhjet e pjesshme vendore në 5 bashki! 13 kandidatë
Andis Salla,

CËRRIK- Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Ruarl, Andis Salla, i cili ka qenë dhe kryetar i Bashkisë së Cërrikut para se të merrte postin e ministrit, ushtroi të drejtën e tij për të votuar. Gjatë fjalës së tij, Salla tha se qytetarët të shprehin vullnetin e tyre, dhe me votë të japin mundësinë e përparimit të punëve të mira të nisura në këtë bashki.

“Zgjedhjet e pjesshme është një vazhdimësi e punëve të mira, të nisura dy vite më parë. Mua më është dashur që të jem në një detyrë tjetër në qeverinë shqiptare dhe deri tani zgjedhjet duken shumë të qeta. Unë dua të ftoj të gjithë banorët e Bashkisë së Cërrikut të votojnë të qetë dhe masivisht për të shprehur vullnetin e tyre në mënyrë që të vazhdojë çdo punë e mirë e nisur në këtë qytet dhe në të gjitha njësitë e tjera administrative.

Mendoj që pjesëmarrja do të rritet, mendoj që njerëzit janë në punët e tyre, por gjithsesi është një moment që ne do e shikojmë në fund të ditës të gjithë procesin. Gjej rastin që të ftoj çdo banor të marrë pjesë në votime dhe të shprehin vullnetin e tyre ndaj votës së lirë”, tha Andis Salla./Dosja.al

8 MUAJ ME PARE

"Vota është mjet për kërkesë llogaridhënie"/ Voton kandidati i PS Florenc Doka në Cërrik: Pjesëmarrje e ulët, shpresojmë që qytetarët të votojnë masivisht

Mbahen zgjedhjet e pjesshme vendore në 5 bashki! 13 kandidatë
Florenc Doka

CËRIK- Kandidati i Partisë Socialiste në Cërrik, Florenc Doka, pasi ka votuar u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin të votojnë në zgjedhjet që mbahen sot. Në një deklaratë për mediat, ai u shpreh se vota është një mjet për të kërkuar llogari.

“Vota është mjet për kërkesë llogaridhënie nesër, ndaj ftoj të gjithë qytetarët të dalin të votojnë. Procesi po shkon normalisht. Pjesëmarrja ka një trend në ulje, por shpresojmë të dalin masivisht në zgjedhje”, u shpreh Florenc Doka./Dosja.al

8 MUAJ ME PARE

"Luftën e kam me shtetin..."/Kandidati i pavarur për kryetar bashkie që mbështetet nga opozita: Kam projekte të mëdha për Beratin

Mbahen zgjedhjet e pjesshme vendore në 5 bashki! 13 kandidatë
Pavllo Shkarpa

BERAT- Kandidati i pavarur për kryetar bashkie në Berat, Pavllo Shkarpa, i cili mbështetet nga opozita i ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin të votojnë. Duke folur për mediat, ai u shpreh se ka projekte të mëdha për bashkinë e Beratit, ndërsa theksoi se luftën e ka me shtetin. Shkarpa dha mesazhin se Berati është i qytetarëve dhe se nëse ai fiton, bashkia do të jetë e popullit të thjeshtë.

“Dua ta projektoj te ardhmen e këtij qyteti. Unë luftën e kam me shtetin, ne jetojmë ne diktature, edhe pse thuhet qe jetojmë ne demokraci. Berati është  i yni, ne kemi nevoje për këtë qytet, Berati ska nevoje per ne. Berati sot duhet te zgjedhe njeriun me te mire. Unë kam projekte te mëdha për këtë qytet se kam dëshirë ta ndryshoj. Këta janë bere te pasur me taksat e qytetareve. Po e mora une bashkinë bashkia do jete e popullit te thjeshte”, tha Shkarpa./Dosja.al

8 MUAJ ME PARE

“Beratasit e dinë se kë do të zgjedhin”/ Ervin Demo para gazetarëve: Kandidati që do të fitojë, do të ketë mbështetjen time si ministër

Mbahen zgjedhjet e pjesshme vendore në 5 bashki! 13 kandidatë
Ervin Demo

BERAT- Ministri i Pushtetit Vendor, Ervin Demo u ka bërë thirrje qytetareve të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës. Duke folur për mediat, Demo tha se qytetarët e kanë shumë të qartë se kë do të votojnë dhe së kush është zgjidhja. Ndër të tjera, Demo tha se ai që do të drejtojë bashkinë e Beratit, do të vazhdojë edhe projektet e nisura dhe do të ketë mbështetjen e tij si ministër.

"Qytetarët e Beratit e kanë shumë të qartë se kush do të jetë zgjedhja dhe zgjidhja. Beratasit e dinë se kë do të zgjedhin. Pavarësisht se në Berat është bërë një transformim i jashtëzakonshëm, padyshim që ne kemi dhe shumë sfida. Ai që do të zgjidhet do i çojë para këto projekte dhe do të ketë mbështetjen time. Ka disa projekte shumë të bukura gjatë vitit 2026 për Bashkinë e Beratit.

Këto janë zgjedhje të pjesshme, afatet kanë qenë më të ngushta, në të pesta bashkie PS ka marrë angazhimin maksimal…Ne kemi nevoja për te bere investime te metejshme. Ai qe do te drejtoje bashkinë e Beratit, do te vazhdoje edhe projektet e nisura dhe do te ketë mbështetjen time si ministër. Kandidati i Partisë Socialiste është pritur shume mire nga qytetaret dhe besoj fort qe ajo qe do te ndodhi nesër është ri konfirmimi i drejtimit te bashkisë nga kandidati jone," Ervin Demo./Dosja.al

8 MUAJ ME PARE

I shoqëruar nga bashkëshortja dhe fëmijën në krah/ Voton kandidati i pavarur për bashkinë Tepelenë: Qytetarët të bëjnë zgjedhjen e duhur

Mbahen zgjedhjet e pjesshme vendore në 5 bashki! 13 kandidatë
Gabriel Guma 

TEPELENË- Kandidati i pavarur për bashkinë Tepelenë, Gabriel Guma i është drejtuar qendrës së votimit në fshatin e tij të lindjes në Luzat.  Siç shihet edhe në pamje, Guma është i shoqëruar nga bashkëshortja e tij dhe fëmijën në krah. Në një deklaratë për gazetarët, Guma u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të Tepelenës që të dalin të votojnë dhe të bëjnë zgjedhjen e duhur.

“I bëj thirrje të gjithë tepelenasve që të dalin të votojnë masivisht, të bëjnë zgjedhjen e duhur”, tha Guma.

Gabriel Guma është kandidat i pavarur, por që mbështetet nga Partia Demokratike. Përballë tij është Gramoz Sako nga Partia Socialiste.

Në garën për kryebashkiak të Tepelenës janë Gramoz Sako, kandidat i Partisë Socialiste, dhe Gabriel Guma, i pavarur i mbështetur nga Partia Demokratike. Tepelena shkoi në zgjedhje, pasi kryebashkiaku Tërmet Peçi u zgjodh deputet. Në Tepelenë, PS ka propozuar kandidatin Gramoz Sako, ndërsa opozita do të mbështesë të pavarurin Gabriel Guma./Dosja.al

8 MUAJ ME PARE

"Në çdo tavolinë numërimi ka..."/ Celibashi jep detaje nga risia e numërimit të votave në Tepelenë: Fletët do të lexohen automatikisht nga AI

Mbahen zgjedhjet e pjesshme vendore në 5 bashki! 13 kandidatë
Ilirjan Celibashi

TIRANË- Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka dhënë detaje sa i përket risisë në Bashkinë Tepelenë, ku procesi i numërimit krahas procesit tradicional, do të kryhet edhe me Inteligjencën Artificiale. Duke folur për mediat, Celibashi tha se në çdo tavolinë kemi të instaluar kamera që regjistrojnë procesin e numërimit të fletëve, fletët vendosen mbi tavolinë dhe filmohen.

“Në çdo tavolinë kemi të instaluar kamera që regjistrojnë procesin e numërimit të fletëve, fletët vendosen mbi tavolinë, filmohen. Ajo çfarë kemi bërë ne dhe ku e përdorim, ëhstë që të gjitha këto filmime, nëpërmjet një programi kompjuterik me IA do të bëjë leximin automatik, sistemit kamera, të fletës së votimit. Do ta kuptojë ky sistem duke përdor Ai se për kë është votuar dhe rezultati vjen automatikisht në KQZ, pa pritur që të bëhet tabulimi i rezultatit nga anëtarët e grupit të të numërimit.

Çdo fletë votimi vjen dhe transmetohet në KQZ. Jo shumë janë të familjarizuar me IA, se çfarë domethënie ka dhe se si funksionon, jo vetëm për vlerësimin e fletëve, por edhe për aspekte të tjera të përdorimit të saj. Është një program i cili të lehtës për aspekte të ndryshme, në rastin tonë për procesin e numërimit të fletëve të votimit”, tha Celibashi./Dosja.al

8 MUAJ ME PARE

Rezultatet e zgjedhjeve në pesë bashkitë? Celibashi jep afatin: Procesi mund të përfundojë mesditën e së hënës

Mbahen zgjedhjet e pjesshme vendore në 5 bashki! 13 kandidatë
Ilirjan Celibashi

TIRANË- Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, u pyet nga gazetarët se kur do të dalin zgjedhjet në pesë bashkitë. Në përgjigje, Celibashi theksoi se procesi i numërimit të votave pritet të përfundojë mesditën e së hënës. Sipas tij, nëse pjesa marrja do jetë ajo e 2023, me shumë mundësie procesi i numërimit do të përfundojë në mesin e ditës së hënë.

“Besoj që maksimumi dreke e ditës së nesërme do jetë përfundimi i procesit të numërimet në të gjitha bashkitë, në të pesë bashkitë. Nëse pjesa marrja do jetë ajo e 2023, me shumë mundësie do ta përfundojmë procesin e numërimit në mesin e ditës së hënë”, tha Celiabshi./Dosja.al

8 MUAJ ME PARE

Zgjedhjet në 5 bashki/ Celibashi tregon si po ecën procesi: Nuk kemi asnjë problem të raportuar në lidhje me përdorimin e pajisjeve elektronike

Mbahen zgjedhjet e pjesshme vendore në 5 bashki! 13 kandidatë
Ilirjan Celibashi

TIRANË- Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi informacionet e fundit në lidhje me zgjedhjet e pjesshme në 5 bashkitë e vendit. Duke folur për gazetarët ai theksoi se procesi ka filluar normalisht dhe asnjë problem të raportuar në lidhje me përdorimin e pajisjeve elektronike të identifikimit të zgjedhësve.

Ndër të tjera, Celibashi tha se në 18 qendra votimi nuk ka informacione për shkak të nuk ka mbulim me internet. Kreu i KQZ, deklaroi se në total deri tani kanë votuar 2.42% të zgjedhësve. Më tej ai u shpreh se në procesin e numërimit do të aplikohet Inteligjenca Artificiale.

"Nuk janë raportuar problematika në fillimin e procesit të votimit. Nuk kemi asnjë problem të raportuar në lidhje me përdorimin e pajisjeve elektronike të identifikimit të zgjedhësve. Identifikimi po kryhet përmes këtyre pajisjeve. Për shkak të mungesës së mbulimit me internet nuk kemi informacion në kohë reale për 18 qendra votimi. Sa i përket pjesëmarrjes deri në momentin që po flasim 2.42 % pjesëmarrja në total në të gjitha bashkitë," tha Celibashi./Dosja.al

8 MUAJ ME PARE

“Faleminderit për suportin"/ Voton kandidatja socialiste në Vlorë: Kjo ditë është për qytetarët! E kënaqur me pjesëmarrjen

Mbahen zgjedhjet e pjesshme vendore në 5 bashki! 13 kandidatë
Brunilda Mersini

VLORË- Kandidatja e Partisë Socialiste në Vlorë Brunilda Mersini ka ushtruar të drejtën e votës. Ajo ftoi bashkëqytetarët e saj të dalin në votime dhe shprehu kënaqësinë për pjesëmarrjen.

“Faleminderit për suportin. Është një ditë e shënuar, jo vetëm për mua që kandidoj si e para grua në këtë qytet, kam përkushtimin ndaj njerëzve. Kjo ditë është e qytetit, për qytetarët e Vlorës, për të mirën e qytetit. Për më të mirën e Vlorës Mendoj që pjesëmarrja është shumë e mirë, jemi të kënaqur. Gjithmonë mbarësi, kudo, jo vetëm në Vlorë”, tha Mersini.

Vlorë shkoi në zgjedhje pas dorëheqjes së Ermal Dredhës pas kritikave të Kryeministrit Edi Rama. Në Vlorë, Brunilda Mersini e PS, e cila la mandatin e deputetes për kandidimin si kryebashkiake, do të garojë përballë dy demokratëve, Dionis Sota dhe Gjergj Nika, anëtari i Këshillit Bashkiak i zgjedhur nën siglën e Parisë Demokratike./Dosja.al

8 MUAJ ME PARE

“Berati do të bëjë zgjedhjen e duhur”/ Voton kandidati i PS: Rezultati do të jetë në të njëjtat shifra si në zgjedhjet e kaluara

Mbahen zgjedhjet e pjesshme vendore në 5 bashki! 13 kandidatë
Ervin Ceca

BERAT- Kandidati i Partisë Socialiste për kryetar bashkie në Berat, Ervin Ceca ka votuar dhe u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të dalin dhe të votojnë. Duke folur për mediat, Ceca tha se qytetarët e Beratit do të bëjnë zgjedhjen e duhur.

“I bëj thirrje qytetarëve të Beratit ti bashkohen këtij procesi, ti drejtohen kutive të votimit dhe të shprehin vullnetin e tyre. Jam i bindur që qytetarët e Beratit do të bëjnë zgjedhjen e duhur”, tha Ceca.

I pyetur për një parashikim të rezultatit, ai tha se do të jemi në të njëjtat shifra si në zgjedhjet e kaluara, ku fitues ishte Ervin Demo me 60 % te votave.

Berati shkoi në zgjedhje të pjesshme pasi Ervin Demo dha dorëheqjen për tu bërë deputet. Kandidati Ervin Ceca i Partia Socialsite do të jetë përballë Pavlo Shkarpës, i pavarur, i mbështetur nga PD./Dosja.al

8 MUAJ ME PARE

Zgjedhjet e pjesshme/ Voton kandidati i “Shqipëria Bëhet” në Cërrik, Eligert Hima: Votoni masivisht

Mbahen zgjedhjet e pjesshme vendore në 5 bashki! 13 kandidatë
Eligert Hima

CËRRIK- Kandidati i “Shqipëria Bëhet” në Cërrik, Eligert Hima, ushtroi më herët të drejtën e tij për të votuar. Pasi votoi kandidati u bëri thirrje qytetarëve të Cërrikut të votojnë masivisht. Ai theksoi se e vetmja mënyrë dhe i vetmi mjet që kemi për të vënë bashkinë e Cërrikut në punë është vetëm vota.

“E vetmja mënyrë dhe i vetmi mjet që kemi për të vënë bashkinë e Cërrikut në punë është vetëm vota. Ju ftoj që të votoni masivisht”, tha Eligert Hima për mediat./Dosja.al

8 MUAJ ME PARE

Zgjedhjet e pjesshme vendore në 5 bashki/ KQZ publikon të dhënat, ja sa është pjesëmarrja deri më tani

Mbahen zgjedhjet e pjesshme vendore në 5 bashki! 13 kandidatë
foto ilustruese

TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, (KQZ) ka publikuar të dhënat për pjesëmarrjen në votimet e pjesshme në pesë bashki të vendit.

Mbahen zgjedhjet e pjesshme vendore në 5 bashki! 13 kandidatë

Sipas të dhënave të KQZ, në bashkinë e Vlorës deri në orën 9:30 pjesëmarrja në votim është 1.33 %, në bashkinë e Beratit pjesëmarrja është 2.35%, në bashkinë e Cërrikut 2.9%, në Mat 6.2 % dhe në bashkinë e Tepelenës pjesëmarrja është 4.4%.

Në tre bashki Berat, Mat dhe Tepelenë, kryetarët dhanë dorëheqjen për tu bërë deputetë. Në Cërrik, kryetari i bashkisë Andis Hasalla u emërua në kabinetin qeveritar si Ministër i Bujqësisë. Në Vlorë kryetari i bashkisë Ermal Dredha dha dorëheqjen pas sulmeve të Ramës./Dosja.al

8 MUAJ ME PARE

"Dilni të gjithë në votime"/ Zgjedhjet në Mat, voton kandidati i PS-së Altin Bojni: Sot është dita e fjalës së qytetarëve

Mbahen zgjedhjet e pjesshme vendore në 5 bashki! 13 kandidatë
Altin Bojni

MAT- Kandidati i Partisë Socialiste, Altin Bojni ka ushtruar të drejtën e tij të votës në bashkinë e Matit në qendrën 9030 “Lagja e Re". Bojni u bëri thirrje qytetarëve që të dalin të gjithë të votojnë dhe theksoi se sot është dita e fjalës së qytetarëve. 

“Sot është një ditë e rëndësishme. Është dita e fjalës së qytetarëve. Ju ftoj të dilni të gjithë në votime me qetësi dhe me dinjitet”, tha Bojni.

Mati shkoi në zgjedhje, pasi kryetari Agron Malaj dha dorëheqjen për tu bërë deputetë. Altin Bojni, kandidati i PS që jetë përballë Suzana Pashës, e cila është kandidate e pavarur dhe Eduart Brahilikës i mbështetur nga PD./Dosja.al

8 MUAJ ME PARE

Zgjedhjet e pjesshme në pesë bashki/ Testohet risia e numërimit të votave me AI në Tepelenë

Mbahen zgjedhjet e pjesshme vendore në 5 bashki! 13 kandidatë
foto ilustruese

TEPELENË- Procesi i votimit ka nisur edhe në bashkinë e Tepelenës, pas disa vonesave për shkak të mungesave të anëtarëve të Partisë Demokratike në komisionet e qendrave të votimit. Risia e këtyre zgjedhjeve në Tepelenë është përdorimi për herë të parë i Inteligjencës Artificiale (AI) në procesin e numërimit të votave.

Ky aplikim do të ketë karakter eksperimental dhe rezultatet e dalë nga AI nuk do të kenë vlerë zyrtare, por do të shërbejnë për të testuar efikasitetin dhe besueshmërinë e sistemit për zgjedhjet e ardhshme. Në këtë mënyrë, në Tepelenë po zhvillohen dy procese, njëri tradicional, nga komisionet, dhe tjetri i automatizuar, nëpërmjet teknologjisë së inteligjencës artificiale.

Në garën për kryebashkiak të Tepelenës janë Gramoz Sako, kandidat i Partisë Socialiste, dhe Gabriel Guma, i pavarur i mbështetur nga Partia Demokratike. Tepelena shkoi në zgjedhje, pasi kryebashkiaku Tërmet Peçi u zgjodh deputet. Në Tepelenë, PS ka propozuar kandidatin Gramoz Sako, ndërsa opozita do të mbështesë të pavarurin Gabriel Guma./Dosja.al

8 MUAJ ME PARE

Nisin problemet e para në Vlorë/ Pajisja në një qendër votimi nuk njeh shenjat e gishtërinjve, komisionet s’gjejnë regjistrat

Mbahen zgjedhjet e pjesshme vendore në 5 bashki! 13 kandidatë
pamje nga vendngjarja

VLORË- Procesi i votimit në katër qendra në Vlorë nuk kanë nisur ende, pavarësisht se ora ka kaluar 07:00. Mësohet se në Shkollën Industriale Vlorë, votuesit kanë probleme me pajisjen e identifikimit, nuk njeh shenjat e gishtërinjve.

Nga ana tjetër komisionet nuk kanë gjetur regjistrat, si pasojë qytetarët që kanë shkuar të ushtronjë të drejtën e votës nuk e kanë bërë për shkak se ende nuk ka nisur. Në Vlorë numri i qytetarëve do të votojnë në 232 qendra votimi janë 171.895.

Vlorë shkoi në zgjedhje pas dorëheqjes së Ermal Dredhës pas kritikave të Kryeministrit Edi Rama. Në Vlorë, Brunilda Mersini e PS, e cila la mandatin e deputetes për kandidimin si kryebashkiake, do të garojë përballë dy demokratëve, Dionis Sota dhe Gjergj Nika, anëtari i Këshillit Bashkiak i zgjedhur nën siglën e Parisë Demokratike./Dosja.al

8 MUAJ ME PARE

"Procesi i rregullt, pa problem"/ Votojnë qytetarët e parë në Vlorë: Sot e kam forcën unë me votë

Mbahen zgjedhjet e pjesshme vendore në 5 bashki! 13 kandidatë
qytetari

VLORË- Në Vlorë kanë mbërritur votuesit e parë në qendrat e votimit. Pas votimit, një qytetar ka folur pë mediat, duke thënë se e shohin këtë ditë si një moment të rëndësishëm për të ushtruar të drejtën e tyre. Ai u bëri thirrje edhe qytetarëve të tjerë që të dalin dhe të votojnë. 

“Votova, erdha që herët se kisha dëshirë ta mbaroja këtë detyrë. E cilësoj detyrë shumë të rëndësishme, sepse sot e kam forcën unë me votë. Mesazhi im për qytetarët është të votojnë atje ku mendojnë se është më mirë dhe ku kanë vendosur vetë. Procesi ku votova ishte i rregullt, pa problem,” tha një qytetar në bashkinë e Vlorës.

Procesi vijon në të gjitha qendrat e votimit të bashkisë, nën masa sigurie dhe me pjesëmarrje të ulët në orët e para. Vlorë shkoi në zgjedhje pas dorëheqjes së Ermal Dredhës pas kritikave të Kryeministrit Edi Rama.

Në Vlorë, Brunilda Mersini e PS, e cila la mandatin e deputetes për kandidimin si kryebashkiake, do të garojë përballë dy demokratëve, Dionis Sota dhe Gjergj Nika, anëtari i Këshillit Bashkiak i zgjedhur nën siglën e Parisë Demokratike./Dosja.al

8 MUAJ ME PARE

Zgjedhjet e pjesshme/ Nisin problemet e para në Berat, probleme me kamerat në një qendër votimi

Mbahen zgjedhjet e pjesshme vendore në 5 bashki! 13 kandidatë
foto ilustruese

BERAT- Në bashkinë e Beratit kanë nisur problemet e para të zgjedhjeve. Mësohet se në një qendër votimi, përkatësisht për 3270, ka probleme me kamerat. Pavarësisht se ka startuar ora zyrtare e nisjes së procesit zgjedhor, në këtë qendër votimi kjo nuk ka ndodhur.

Nga ana tjetër në një qendër tjetër votimi ka ushtruar të drejtën e tij qytetari i parë. Në Bashkinë e Beratit të drejtën e votës e kanë 82 mijë e 161 zgjedhës, të cilët do të votojnë në 116 qendra votimi.

Berati shkoi në zgjedhje të pjesshme pasi Ervin Demo dha dorëheqjen për tu bërë deputet. Kandidati Ervin Ceca i Partia Socialsite do të jetë përballë Pavlo Shkarpës, i pavarur, i mbështetur nga PD./Dosja.al

8 MUAJ ME PARE

Zgjedhjet e pjesshme vendore/ Nis votimi edhe në Bashkinë e Cërrikut, problem me pajisjen e identifikimit në një qendër votimi

Mbahen zgjedhjet e pjesshme vendore në 5 bashki! 13 kandidatë
foto ilustruese

CËRRIK- Procesi i votimit ka nisur edhe në Bashkinë e Cërrikut, ku janë në total 57 qendra votimi dhe 38 724 zgjedhës. Përjashtim bën vetëm qendra e votimit nr. 25/45, e cila ndodhet në një nga zonat periferike të Cërrikut, ku është raportuar një problem teknik me pajisjen e identifikimit biometrik (PEI).

Cërriku shkoi në zgjedhje pasi kryetari i bashkisë Andis Hasalla u emërua në kabinetin qeveritar si Ministër i Bujqësisë. Në Cërrik, Florenc Doka i PS do të kandidojë përballë kandidatit të pavarur Amarildo Hoxha, të cilin e mbështet edhe Partia Demokratike dhe Eligert Hima, nën logon e partisë ‘Lëvizja Shqipëria Bëhet’./Dosja.al

8 MUAJ ME PARE

Zgjedhjet e pjesshme në pesë bashki, nis votimi në Vlorë

Mbahen zgjedhjet e pjesshme vendore në 5 bashki! 13 kandidatë
foto ilustruese

VLORË- Në bashkinë e Vlorës ka nisur procesi i votimit, ku janë 231 Qendra Votimi dhe 171.895 zgjedhës. Vlorë shkoi në zgjedhje pas dorëheqjes së Ermal Dredhës pas kritikave të Kryeministrit Edi Rama.

Në Vlorë, Brunilda Mersini e PS, e cila la mandatin e deputetes për kandidimin si kryebashkiake, do të garojë përballë dy demokratëve, Dionis Sota dhe Gjergj Nika, anëtari i Këshillit Bashkiak i zgjedhur nën siglën e Parisë Demokratike./Dosja.al

8 MUAJ ME PARE

Zgjedhjet e pjesshme vendore/ Nis votimi në Bashkinë e Beratit

Mbahen zgjedhjet e pjesshme vendore në 5 bashki! 13 kandidatë
foto ilustruese

BERAT- Procesi i votimit ka nisur në Bashkinë e Beratit për zgjedhjen e kryetarit të ri. Në këtë bashki janë 116 Qendra Votimi dhe 79.323 qytetarë me të drejtë vote.

Berati shkoi në zgjedhje të pjesshme pasi Ervin Demo dha dorëheqjen për tu bërë deputet. Kandidati Ervin Ceca i Partia Socialsite do të jetë përballë Pavlo Shkarpës, i pavarur, i mbështetur nga PD./Dosja.al

8 MUAJ ME PARE

Sot zgjedhjet e pjesshme vendore/ Kush janë 13 KANDIDATËT në garë për drejtimin e 5 bashkive

Mbahen zgjedhjet e pjesshme vendore në 5 bashki! 13 kandidatë
kandidatet

VLORË- Rreth 335 mijë qytetarë janë thirrur sot në votime për të zgjedhur kryebashkiakët e rinj në pesë bashki të vendit, Vlorë, Tepelenë, Berat, Cërrik dhe Mat. Bashkia me numrin më të madh të votuesve është Vlora, me afro 171 mijë zgjedhës, ndërsa më e vogla është Tepelena, me rreth 13 mijë votues.

Numri i votuesve në secilën bashki është si më poshtë:

• Vlorë: afro 172 mijë votues

• Berat: mbi 82 mijë

• Cërrik: rreth 39 mijë

• Mat: 29 mijë

• Tepelenë: 12,600 votues

Partia Demokratike dhe opozita zyrtare nuk marrin pjesë me kandidatët e tyre zyrtarë, por kanë deklaruar mbështetjen për disa kandidatë të pavarur, të cilët do të përballen me kandidatët e Partisë Socialiste.

Garat kryesore:

• Vlorë: Brunilda Mersini (PS) përballet me Dionis Sotën (mbështetur nga PD) dhe Gjergj Nikën.

• Berat: Ervin Ceca (PS) kundrejt Pavlo Shkarpës.

• Mat: Altin Bojni (PS), Suzana Pasha (e pavarur, ish-anëtare e PS) dhe Eduart Brahilika (i mbështetur nga PD).

• Cërrik: Florenc Doka (PS), Amarildo Hoxha (i pavarur, i mbështetur nga PD) dhe Eligert Hima (Lëvizja Shqipëria Bëhet).

• Tepelenë: Gramoz Sako (PS) përballet me Gabriel Gumën (i pavarur, i mbështetur nga opozita).

Kryebashkiakët që do të zgjidhen do të kenë një mandat të shkurtuar prej 1 viti e gjysmë, deri në zgjedhjet vendore të planifikuara për pranverën e vitit 2027. Në tre bashki Berat, Mat dhe Tepelenë, kryetarët dhanë dorëheqjen për tu bërë deputetë. Në Cërrik, kryetari i bashkisë Andis Hasalla u emërua në kabinetin qeveritar si Ministër i Bujqësisë. Në Vlorë kryetari i bashkisë Ermal Dredha dha dorëheqjen pas sulmeve të Ramës./Dosja.al

8 MUAJ ME PARE

Zgjedhje në 5 bashki/ Hapen qendrat e votimit, Rama thirrje qytetarëve: Votoni

Mbahen zgjedhjet e pjesshme vendore në 5 bashki! 13 kandidatë
foto ilustruese

TIRANË- Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën sot me një postim në rrjetet sociale, duke uruar qytetarët për një të diel të qetë.  Në postimin e tij, Rama u bëri thirrje qytetarëve të marrin pjesë në votimet e sotme për zgjedhjet e pjesshme vendore në pesë bashki të vendit, Vlorë, Berat, Cërrik, Mat dhe Tepelenë. 

“MIRËMËNGJES dhe me ftesën për qytetarët e Vlorës, Beratit, Cërrikut, Matit e Tepelenës, për të votuar sot në zgjedhjet e pjesshme vendore për kryebashkiakët e rinj, ju uroj një të diel të paqtë,” shkruan Rama në Facebook. 

Sot, mbi 335 mijë qytetarë janë thirrur në votime për të zgjedhur kryebashkiakët e rinj në Vlorë, Berat, Tepelenë, Cërrik dhe Mat. Në Vlorë, numri i qytetarëve me të drejtë vote është afro 172 mijë, në Berat mbi 82 mijë, në Cërrik afro 39 mijë, në Mat 29 mijë ndërsa në Tepelenë, 12 600./Dosja.al

 
8 MUAJ ME PARE

Zgjedhjet e pjesshme/ Nis marrja në dorëzim të qendrave të votimit në Vlorë

Mbahen zgjedhjet e pjesshme vendore në 5 bashki! 13 kandidatë
foto ilustruese

VLORË- Në Vlorë ka nisur marrja në dorëzim e qendrave të votimit nga grupet e administrimit zgjedhor. Mësohet se materialet zgjedhore po dorëzohen nga policia për tu përgatitur që procesi i votimit të fillojë në orën 07:00 të mëngjesit. Siç raportohet, deri më tani gjithçka po zhvillohet sipas procedurave dhe nën masa sigurie.

Në Vlorë, numri i qytetarëve me të drejtë vote është afro 172 mijë. Kandidatja Brunilda Mersini e PS, e cila la mandatin e deputetes për kandidimin si kryebashkiake, do të garojë përballë dy demokratëve, Dionis Sota dhe Gjergj Nika, anëtari i Këshillit Bashkiak i zgjedhur nën siglën e Parisë Demokratike./Dosja.al

8 MUAJ ME PARE

Sot zgjedhjet e pjesshme vendore në 5 bashki/ Mbi 334 mijë qytetarë me të drejtë vote, 13 kandidatë në garë

Mbahen zgjedhjet e pjesshme vendore në 5 bashki! 13 kandidatë
foto ilustruese

VLORË- Pesë bashki të vendit zgjedhin sot kryebashkiakët e rinj. 334.539 mijë votues në bashkitë, Berat, Vlorë, Cërrik, Mat dhe Tepelenë pritet të votojnë sot që prej orës 07:00 të mëngjesit kur do të hapen edhe 473 qendrat e votimit. Në Vlorë, numri i qytetarëve me të drejtë vote është afro 172 mijë, në Berat mbi 82 mijë, në Cërrik afro 39 mijë, në Mat 29 mijë ndërsa në Tepelenë, 12 600.

Në Berat, Ervin Ceca kandidat i Partia Socialsite do të jetë përballë Pavlo Shkarpës. Në Vlorë, Brunilda Mersini e PS, e cila la mandatin e deputetes për kandidimin si kryebashkiake, do të garojë përballë dy demokratëve, Dionis Sota dhe Gjergj Nika, anëtari i Këshillit Bashkiak i zgjedhur nën siglën e Parisë Demokratike.

Ndërsa në Cërrik, Florenc Doka i PS do të kandidojë përballë kandidatit të pavarur Amarildo Hoxha, të cilin e mbështet edhe Partia Demokratike dhe Eligert Hima, nën logon e partisë ‘Lëvizja Shqipëria Bëhet’. Ndërkohë në

Mat, Altin Bojni është kandidati i PS që jetë përballë Suzana Pashës, e cila është kandidate e pavarur dhe Eduart Brahilikës i mbështetur nga PD.  Në Tepelenë, PS ka propozuar kandidatin Gramoz Sako, ndërsa opozita do të mbështesë të pavarurin Gabriel Guma.

Në tre bashki Berat, Mat dhe Tepelenë, kryetarët dhanë dorëheqjen për tu bërë deputetë. Në Cërrik, kryetari i bashkisë Andis Hasalla u emërua në kabinetin qeveritar si Ministër i Bujqësisë. Në Vlorë kryetari i bashkisë Ermal Dredha dha dorëheqjen pas sulmeve të Ramës./Dosja.al

zgjedhjet e pjesshme 9 nentor 2025

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj