LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

SPAK i kontrollon Beqajt banesën në Vlorë/ Oficerët dalin me dokumente në duar, derës i vendoset shirit, avokati: Tentativë për të gjetur arsye që të mbahet në burg!

• Pasditen e sotme SPAK urdhëroi që të kryhen kontrolle në banesën e ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj në Vlorë. • Në lidhje me kontrollin u raportua se është dashur ndërhyrja e forcave zjarrëfikëse për hapjen e derës së banesë. • Kontrolli në shtëpinë e ish-ministrit ka nisur rreth orës 15:30 minuta ndërsa oficerët e SPAK pas disa orësh kanë lënë banesën e Beqajt me disa dosje, shkresa nëpër duar. • Nuk dihet çfarë kanë kërkuar të gjejnë dhe çfarë ka marrë në banesën e Beqaj ndërsa raportohet se është vendosur shiriti “Mos kalo” në derën e apartamentit. • Ndërkohë në lidhje me kontrollin ka ardhur reagimi i avokatit të ish-minitrit, Ermal Yzeiraj. • Në reagimin e tij avokati shprehet se SPAK e ka kontaktuar atë që të jetë prezent gjatë kontrollit dhe tu jepte çelësat e banesën pasi në të kundërt ata do të shpërthenin derën. • Ai më tej bëri me dije se ka sqaruar oficerin përkatës të SPAK që Beqaj nuk ka asnjë apartament në pronësi në Vlorë. • Sipas avokatit oficeri i SPAK e sqaroi atë që bëhet fjalë për një banesë që Beqaj nuk e ka në pronësi, por e ka patur me qira sipas një kontrate qiraje të vitit 2020. • Avokati u shpreh se si avokat nuk kishte përse të nisej nga Tirana për në Vlorë për të marrë pjesë në kontrollin e një banesë që ishte në pronësi dhe në përdorim të dikujt tjetër dhe madje ai këtë kërkesë të tillë e ka cilësuar të paligjshme. • Ai theksoi se një kontroll i tillë është veçse një tentativë e dëshpëruar për të gjetur me çdo kusht një arsye që Beqaj të mbahet në burg dhe tregon që arsyet e deritanishme nuk paskan qenë dhe kaq bindëse sa pretendohej se ishin. •  Avokati gjithashtu tha se të gjitha veprimet e deritanishme për mbajtjen e Beqaj me masë sigurie arrest në burg janë haptazi në kundërshtim me jurisprudencën e GJEDNJ.

3 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Kontrolli i BKH në banesën e Ilir Beqajt në Vlorë, reagon avokati i ish-ministrit: Tentativë e dëshpëruar për të gjetur me çdo kusht një arsye që ai të mbahet në burg!

SPAK i kontrollon Beqajt banesën në Vlorë/ Oficerët dalin me
Beqaj

VLORË- Ditën e sotme SPAK urdhëroi që të kryhen kontrolle në banesën e ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj në Vlorë. Në lidhje me kontrollin u raportua se është dashur ndërhyrja e forcave zjarrëfikëse për hapjen e derës së banesë.

Kontrolli në shtëpinë e ish-ministrit ka nisur rreth orës 15:30 minuta ndërsa oficerët e SPAK kanë lënë banesën e Beqajt me disa dosje, shkresa nëpër duar. Nuk dihet çfarë kanë kërkuar të gjejnë dhe çfarë ka marrë në banesën e Beqaj. Raportohet se është vendosur shiriti “Mos kalo”. 

Ndërkohë në lidhje me kontrollin ka ardhur reagimi i avokatit të ish-minitrit, Ermal Yzeiraj. Në reagimin e tij avokati shprehet se SPAK e ka kontaktuar atë që të jetë prezent gjatë kontrollit dhe tu jepte çelësat e banesën pasi në të kundërt ata do të shpërthenin derën. 

Ai më tej bëri me dije se ka sqaruar oficerin përkatës të SPAK që Beqaj nuk ka asnjë apartament në pronësi në Vlorë. Sipas avokatit oficeri i SPAK e sqaroi atë që bëhet fjalë për një banesë që Beqaj nuk e ka në pronësi, por e ka patur me qira sipas një kontrate qiraje të vitit 2020.

Avokati u shpreh se si avokat nuk kishte përse të nisej nga Tirana për në Vlorë për të marrë pjesë në kontrollin e një banesë që ishte në pronësi dhe në përdorim të dikujt tjetër dhe madje ai këtë kërkesë të tillë e ka cilësuar të paligjshme. 

Ai theksoi se një kontroll i tillë është veçse një tentativë e dëshpëruar për të gjetur me çdo kusht një arsye që Beqaj të mbahet në burg dhe tregon që arsyet e deritanishme nuk paskan qenë dhe kaq bindëse sa pretendohej se ishin. Avokati gjithashtu tha se të gjitha veprimet e deritanishme për mbajtjen e Beqaj me masë sigurie arrest në burg janë haptazi në kundërshtim me jurisprudencën e GJEDNJ.

Reagimi i avokatit Ermal Yzeiraj:

Sot më datë 24.07.2024, rreth orës 14:00, unë si avokat i z. Ilir Beqaj jam kontaktuar në telefon nga oficerët përkatës të SPAK, të cilët më kërkuan të isha prezent në kontrollin që do ti bëhej (sipas tyre) shtëpisë në pronësi të z. Ilir Beqaj në Vlorë, duke më kërkuar gjithashtu që tu sillja nga Tirana dhe çelësin e kësaj shtëpie pasi në rast të kundërt do të shpërthenin derën.

Pasi e sqarova oficerin përkatës të SPAK që z. Ilir Beqaj nuk ka asnjë apartament në pronësi në Vlorë ai kërkoi ndjesë se ishte shprehur gabim dhe sqaroi që bëhet fjalë për një banesë që z. Beqaj nuk e ka në pronësi, por e ka patur me qira sipas një kontrate qiraje të vitit 2020.

Përgjigja ime ishte që nëse bëhet fjalë për shtëpinë që z. Beqaj ka patur me qira dhe që e ka deklaruar dhe në ILDKPKI, kjo kontratë qiraje e 2020 ka kohë që nuk është më në fuqi dhe z. Ilir Beqaj ka kohë që nuk e përdor më këtë shtëpi me qira, prandaj unë si avokat nuk kisha përse të nisesha nga Tirana për në Vlorë për të marrë pjesë në kontrollin e një banesë që ishte në pronësi dhe në përdorim të dikujt tjetër dhe madje një kërkesë e tillë ishte dhe tërësisht e paligjshme. Z. Ilir Beqaj nuk është as qiramarrës dhe as posedues i këtij apartamenti. Madje nuk ka sens logjik që z. Beqaj të jetë përdorues i këtij apartamenti kur të gjithë e dinë që z. Ilir Beqaj është tashmë në ambientet e paraburgimit.

Një kontroll i tillë është veçse një tentativë e dëshpëruar (në nivelet e një fiksimi) për të gjetur me çdo kusht një arsye që z. Ilir Beqaj të mbahet në burg dhe tregon që arsyet e deritanishme nuk paskan qenë dhe kaq bindëse sa pretendohej se ishin. Përkundrazi të gjitha veprimet e deritanishme për mbajtjen e z. Beqaj me masë sigurie arrest në burg janë haptazi në kundërshtim me jurisprudencën e GJEDNJ.

Pyetja kryesore që të gjithë duhet ti bëjnë SPAK në këto momente, përfshirë edhe vetë Gjykatën, është: mbi çfarë provash bazohet dyshimi i ikjes së z. Beqaj, i prishjes prej tij të ndonjë prove apo i kryerjes së ndonjë vepre tjetër penale, kur deri më tani z. Beqaj ka qëndruar për muaj me rradhë mbi prova, brenda ambienteve të Gjykatës së Posaçme dhe vetëm ka kontribuar për inventarizimin e tyre (kërkuar kjo nga vetë Gjykata e Posaçme)??? Urojmë që gjykatat të reflektojnë dhe mos jenë thjesht noterë të kësaj gjuetie të paligjshme!

1 VITE ME PARE

Përfundon kontrolli i BKH në banesën ish-ministrit Ilir Beqajt në Vlorë, oficerët e SPAK dalin me dokumente në duar, derës i vendoset shirit "Mos kalo"

SPAK i kontrollon Beqajt banesën në Vlorë/ Oficerët dalin me

Vlorë

VLORË- Ditën e sotme SPAK urdhëroi që të kryhen kontrolle në banesën e ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj në Vlorë. Në lidhje me kontrollin u raportua se është dashur ndërhyrja e forcave zjarrëfikëse për hapjen e derës së banesë. Ndërkohë disa orë pas raportimit për këtë kontroll mësohet se ka përfunduar ky kontroll. Kontrolli në shtëpinë e ish-ministrit ka nisur rreth orës 15:30 minuta ndërsa oficerët e SPAK kanë lënë banesën e Beqajt me disa dosje, shkresa nëpër duar. Nuk dihet çfarë kanë kërkuar të gjejnë dhe çfarë ka marrë në banesën e Beqaj. Raportohet se është vendosur shiriti “Mos kalo”.

Ilir Beqaj u arrestua më 4 korrik të këtij viti dhe veç tij në pranga u vu dhe Ermal Kurtulaj, krahu i tij i djathtë dhe Alfred Nikolla. Beqaj u arrestua lidhur me shpërdorimin e fondeve të BE-së, përmes agjencisë SASPAC, të cilën ish-ministri i Shëndetësisë e drejtonte, edhe pse më parë ndaj tij, SPAK kishte nisur hetimet lidhur me koncesionet në shëndetësi. Përmes një deklarate, SPAK sqaroi se nga hetimet rezultoi se kur drejtonte Agjencinë SASPAC, ka ngritur skemë përfitimi me fatura dhe procedura prokurimi fiktive, duke zhvatur fondet e BE (Programi IPA II).


Sipas Prokurorisë së Posaçme, fondet për aktivitetet e agjencisë SASPAC shkonin te fituesit e paracaktuar sipas urdhrave dhe direktivave që jepte Beqaj. Në funksion të kësaj skeme, thotë SPAK, Beqaj ka bashkëpunuar me Ermal Kurtulaj, financieri dhe bashkëpunëtori i ngushtë i tij. Restoranti “Gzona’ brenda në Kalanë e Tiranës, sipas SPAK, ndonëse ka për administrator një person tjetër, është pronë e fshehur e Beqajt. SPAK thekson se Beqaj ka investuar te restorant “Gzona” prej vitit 2019 shumat 21 411 euro dhe 4 666 110 lekë të reja për blerjen e pajisjeve dhe 34 783 euro si shpenzime qiraje.

1 VITE ME PARE

"Zjarrfikësit i shqyen derën!" Ilir Beqaj në qeli për abuzim me fondet e BE, SPAK i kontrollon banesën në Vlorë

SPAK i kontrollon Beqajt banesën në Vlorë/ Oficerët dalin me
Ilir Beqaj

VLORA- SPAK ka urdhëruar kontrollin e banesës së ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj në Vlorë. Bëhet me dije se është dashur ndërhyrja e forcave zjarrëfikëse për hapjen e derës së banesë. 

Ilir Beqaj u arrestua më 4 korrik të këtij viti dhe veç tij në pranga u vu dhe Ermal Kurtulaj, krahu i tij i djathtë dhe Alfred Nikolla. Beqaj u arrestua lidhur me shpërdorimin e fondeve të BE-së, përmes agjencisë SASPAC, të cilën ish-ministri i Shëndetësisë e drejtonte, edhe pse më parë ndaj tij, SPAK kishte nisur hetimet lidhur me koncesionet në shëndetësi. Përmes një deklarate, SPAK sqaroi se nga hetimet rezultoi se kur drejtonte Agjencinë SASPAC, ka ngritur skemë përfitimi me fatura dhe procedura prokurimi fiktive, duke zhvatur fondet e BE (Programi IPA II).

Sipas Prokurorisë së Posaçme, fondet për aktivitetet e agjencisë SASPAC shkonin te fituesit e paracaktuar sipas urdhrave dhe direktivave që jepte Beqaj. Në funksion të kësaj skeme, thotë SPAK, Beqaj ka bashkëpunuar me Ermal Kurtulaj, financieri dhe bashkëpunëtori i ngushtë i tij. Restoranti “Gzona’ brenda në Kalanë e Tiranës, sipas SPAK, ndonëse ka për administrator një person tjetër, është pronë e fshehur e Beqajt. SPAK thekson se Beqaj ka investuar te restorant “Gzona” prej vitit 2019 shumat 21 411 euro dhe 4 666 110 lekë të reja për blerjen e pajisjeve dhe 34 783 euro si shpenzime qiraje.

ilir beqaj burg spak

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj