Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Vajza e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berishës, Argita Malltezi ka zhvilluar një konferencë për mediat lidhur me privatizimin e ish-kompleksit Partizani bashkë me avokatët. • Malltezi tha se Sali Berisha nuk e ka shkelur asnjëherë ligjin dhe kjo, sipas saj, është provuar pas vettingut 30-vjeçar që kryedemokrati dhe familjarët e tij kanë bërë. • Malltezi ka theksuar se SPAK ka fabrikuar fakte, me qëllim arrestimin e Berishës dhe Malltezit për interesa politike, pasi në dosje nuk ka asnjë provë ose fakt të vetëm që i implikojnë dy të akuzuarit në dosjen e 'Kompleksit Partizani'. • Malltezi ka theksuar se SPAK kërkon që t’ia faturojnë Berishës të gjitha veprimet e ndërmarra nga Bashkia e Tiranës që në atë kohë drejtohej nga Edi Rama. • Sipas Malltezit të gjitha veprimet janë ndërmarrë nga socialistët në qeveri në atë kohë, Anastas Angjeli dhe presidenti Alfred Mosiu.
4 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Vajza e kryedemokratit Sali Berisha, Argita Malltezi së bashku me avokatët e Berishës dhe Jamarbër Malltezi kanë bërë publike pjesë nga dosja e SPAK sa, i takon hetimeve të kryer ndaj tyre, për ndryshimin e destinacionit të 'Kompleksit Partizani'. Në një deklaratë për mediat, Malltezi ka bërë publike të gjitha shkeljet që SPAK po bën nën hetimen e dosjes. Malltezi theksoi se SPAK po fsheh vendimet e marrë lidhur me këtë dosje nga gjykata.
"Ka pasur kontrata të cilat ata i kanë administruar të gjithën në bazë të së cilës rezulton se ka blerë minimumi 2200 m/2, në dijeninë që kemi ne ka blerë më tepër. Ata kanë marrë kontrata të pa lënë origjinalin për noterin po aq i kemi ne si të thuash kontrata dhe bleu këtë tokë duke përdorur para që normalisht do i vinte si hua në shoqëri. Ai mund ti vinte fare mirë hua në shoqëri, por e bleu tokën në mënyrë që ajo te mbetej në funksion projekti, dha dhe një hua perosonale.
Ajo që është e rëndësishme që sigurisht SPAK nuk e thotë në dokumentat e dosjes është se të 3 ortakët kanë kontribuar në të njëjta forma, hua-tokë -shërbime dhe e kanë ndraë fitimin sipas raporteve që kanë dakorsuar. Thuhet që pronarët kanë përfituar 857 metra katrorë tokë! Një falsifikim tjetër edhe ky sepse toka në fjalë edhe sot e kësja ditë është tokë-shtet dhe nuk është llogarituar as si koficient ndërtimi, as si asgjë tjetër. Arsyeja pse mbeti tokë shtet është se familja Alimehmeti kërkoj një kompesim fizik të kësaj prone me një pronë tjetër që ishte afër dhe ishte e saj, ajo nuk u bë e toka mbeti tokë shtet.
Kam folur per procedurën e fshirjes dhe theksoj që pishina u fshi dhe mbivendosja u fshi për shkak të këtij udhëzimi. Në fakt udhëzimi u propozua nga drejtori i ZRPP, u miratua nga ministri e më pas kaloi në qeveri për shkak të problematikës që konstatohej në të gjithë Shqipërinë. Pishina doli se ishte pjesë e aseteve 8 muaj pasi kishin nisur procedurat e vlerësimit të klubit, për rrjedhojë pronarët u detyruar ta blinin pishinën e për informacion ju them se personi që kishte uzurpuar pishinën ju ofrua mundësia që të vinte të paguante vetëm shumën e pishinës dhe ta merrte atë për shkak se kishte ngritur një biznes gomash atje. Nuk pranuan sepse e kishin marrë, sepse mendonin se kishin fituar të drejtat e prones, por baza e saj ishte e falsifikuar. Mbasi paguan për pishinen, pronarët bënë dhe 7 gjyqe derisa Gjykata provoj falsifikimin me vendim të formës së prerë. Spak e fsheh vendimin në fjalë", tha Berisha.
TIRANË- Vajza e kryedemokratit Sali Berisha, Argita Malltezi ka sqaruar publikisht dosjen voluminoze të SPAK ndaj Berishës dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi për Klubin Partizani. Një një dalje për mediat, Malltezi thotë se e gjithë dosja është e stisur politikisht nga prokurorët Kraja dhe Millonai, ndërsa hetimet për këtë dosje sipas saj, i bëjnë bashkëpunëtorë në krim.
Sipas zonjës Malltezi, SPAK kërkon që t’ia faturojnë Berishës të gjitha veprimet e ndërmarra nga Bashkia e Tiranës që në atë kohë drejtohej nga Edi Rama. Sipas Malltezit të gjitha veprimet janë ndërmarrë nga socialistët në qeveri në atë kohë, Anastas Angjeli dhe presidenti Alfred Mosiu.
"Që në nëntor Kushtetuesja dha një vendim, për raportin e kompetencave KRT-KRRTSH, u pa që mori anën e bashkisë. KRRTSH pas mbledhjes së vendimit të parë, miratoi në bllok jo njollën e Klubit Partizani, por 11 vendimet e KRT që çoi Bashkia e Tiranës. Destinacioni u ndryshua nga Berisha më 2013, thotë SPAK. Më 2008 ndryshoi me urba-planin i firmosur nga Rama dhe drejtorët e tij. Kjo u miratua me Vendim të Këshillit Bashkiak, më 2012,
Berisha që paska pasur interesin e dhëndrrit ka pritur 5 vjet pë rtë ndryshuar destinacionin, sipas SPAK. Ligje dhe VKM përtë favorizuar Malltezin- Janë ligje të përgjithshme që zbatohen për të gjithë popullsinë. SPAK sjell diskutimet e deputetëve në Komisionin e Ligjeve, ku arian Madhi diskuton me Edmond Spahon në lidhje me politikën dhe koalicionit fitues të zgjedhjeve për pronat. Ka pasur debate mes partive të koalicionit për ligjin e pronave, ndaj SPAK u është referuar këtyre debateve.
U tha që klubi ka qenë në planin e përhapjes- S’ka qenë që prej 2004, e ka nxjerrë Alfred Mosisiu kur ka qenë në presidencë dhe Berisha në opozitë. Kanë marrë dëshmitarë për të përgënjeshtruar dekretin presidencial. Vetëm këta e bëjnë një medioktritet të tillë, SPAK i kapur politikisht, që e ka bërë këtë përgënjeshtrim. Procesi i privatizimit- Edhe pse përmendin vitin 2005, krijojnë idenë se me ardhjen e Berishës në qeveri e ka nisur ai.
Në rastin kur propozohet për tjetërsim i kalohet automatikisht pronarëve. Në korrik 2005 ka qenë Anastas Angjeli që ka bërë propozimin. Ka shkresa zyrtyare të asaj kohe që klubet kishin dalë jashtë funksionit dhe nuk përdoreshin për sport. Ka shkresa që ia kemi dërguar SPAK, që pjesa më e madhe e ambienteve janë zënë. Pse gënjejnë prokurorët Kraja e Millonai, pse i bëjnë këto gënjeshtra. A ka interes të gënjejë e të shkruajnë 500 faqe për një dosje të stisur e të montuar. Ata janë bashkëpunëtorë në krim e gënjejnë për çdo gjë që mundet," tha Malltezi.
TIRANË- Vajza e kryedemokratit Sali Berisha Argita Malltezi së bashku me avokatët e Berishës dhe Jamarbëll Malltezit kanë bërë publike pjesë nga dosja e SPAK për kompleksin Partizani. Në një deklaratë për mediat, Malltezi ka publikuar të gjitha shkeljet e rënda që SPAK ka kryer në hetimin e dosjes. Malltezi ka theksuar se SPAK ka fabrikuar fakte, me qëllim arrestimin e Berishës dhe Malltezit për interesa politike, pasi në dosje nuk ka asnjë provë ose fakt të vetëm që i implikojnë dy të akuzuarit në dosjen e 'Kompleksit Partizani'.
"Masa e sigurisë ndaj Malltezit dhe Berishës e marrë në tetor të vitit të kaluar sot është shtuar ,me falsifikime të tjera që demonstrojnë frikën e prokurorëve special për të fshehur krimet e tyre të kryer dhe duke fshehur falsifikuar dokumenta të tjera zyrtare dhe duke mbajtur në mënyrë të paligjshme me masë sigurie maltezin dhe Berishën për interesa të pastra politike. Nuk i kemi të gjitha dosjet por kemi një ide për veprimet që janë kryer dhe kemi 75% të dokumentave dhe nuk kas një fakt të cituar dhe referuar për Berishën, nuk thuhet se s ie ka shkelur Berisha ligjin dhe si e ka shkelur ligjin.
Për dokumentat e sjella për Malltezin janë kontrata të lidhura civile dhe janë lidhur në përputhje me ligjin dhe SPAK nuk e specifikon se ku është bërë shkelja. Ka lidhur firma e ndërtimit kontratë me familjet pronare mbasi e tregon të gjithë këtë histori ku Malltezi është një nga personat që është pronar ka lidhur dhe ai kontratë me firmën e ndërtimit dhe sipas SPAK kjo tregon që Malltezi ka marrë përsipër ndryshimin e destinacionit. E keni këtu dhe ju nëse gjeni një gjë kundër jam e gatshme të përgjigjem përpara jush.
Aktakuza është një dekoratë për Berishën pasi ka bërë vetingun 30-vjeçar të familjes së tij dhe ku tregohet se nuk ka shkelur kurrë ligjin, dhe nëse e ka shkelur atëherë do të ishte përpara drejtësisë për tu përballur me shkeljet e veta dhe jo të jetë në gjyq për tokën e gjyshes së Malltezit. Kjo akt akuzë tregon me fakte falsifikimet që janë bërë në ato që janë shtyllat kryesore të hetimit.
Në radhë të parë në lidhje me pronën, nuk kanë mundur më të shtyhen me mashtrimin që çoi në arrestin e Berishës dhe Malltezit se prona ka qenë e shpronësuar nga Italia. Ne u kemi vënë që në gusht dokumenta në dispozicion që provonin kthimin e pronës dhe kemi bërë publike përpara jush dokumentat që lidhen me fletoren zyrtare. Këto fletore zyrtare janë online në biblotekën kombëtare dhe me qëllim i ka injoruar dhe nuk i është përgjigjur kurrë dhe 70 faqe të akuzës janë tymnajë e SPAK që prona është e rikujtuar dhe jo shpronësuar dhe tani po tërhiqet nga këto akuza pasi është kapur mat SPAK dhe tani hedhin dyshime se në 1946 nuk u del prona, edh kjo një mashtrim. Në dokumentat zyrtare tregojnë që familjet pronare në Tiranë janë kufitar me familjen Begeja dhe tregon që këta e kanë pasur pronën.
Të gjitha sipërfaqet e matura nga italianët janë me dokumeta, dhe këto harta fazat e shpronësimit janë të gjitha në arkivat shqiptare dhe SPAK i ka pasur të gjithë dhe tani vjen rrethe rrotull pasi i intereson të thotë se ka pasur dyshime për shpronësimin në mënyrë që të justifikojë fshehjen e krimit të kallëzimit të rremë të Ballës që e ka mbuluar prej kaq kohësh dhe arrestimin e paligjshëm të Berishës dhe Malltezit për këtë fakt që dyshohet se toka është e shpronësuar. I kishin të gjitha dokumentat që tregonin që prona nuk është e shpronësuar. Thonë që e kanë ndryshuar destinacionin e pronës Berisha dhe janë shtyrë më thellë në falsifikimin e dokumentave zyrtare. Thonë që e ka ndryshur Berisha nëpërmjet KRRT, për ata që nuk e dinë është që KRRT është e bashkisë dhe KRRTSH është e kryesuar nga drejtuesi i qeverisë. E para kryesoje nga Rama në atë kohë dhe e fundi kryesohej nga Berisha. Ata e konsiderojnë Berishën kryetar të KRRT pasi sipas tyre shumica e anëtarëve të këtij institucioni janë shumica e koalicionit qeverisës.
Fakti është që në maj të 2005 pa qenë të informuar familjet pronare u ndryshohet destinacioni pronës. Provohet që nuk e dinin amiljet pronare pasi 10 ditë më vonë i japin të drejtën firmës ndërtuese të ndryshojë destinacion9n e pronës ndërkohë që asaj prone i është ndryshuar destinacioni 10 ditë më parë. Më pas e ka miratuar në KKRT, brenda tre javësh ndërsa Berisha si kryetari i KRRTSH e kaloj mbas 6 muajve. Berisha e kaloj mbas 1 viti përplasjesh që ka ndodhur për zogun e Zi dhe u desh një ndërhyrje e jashtme për të rregulluar kompetencat mes KRRT dhe KRRTSH dhe sipas vendimit të GJK ajo vendosi në kah të KRRT që janë kompetencë e bashkive. Për rrjedhojë KRRTSH miratoi në bllok, jo ndryshimin e zonës së klubit partizani por 11 vendime të KRRT që kishte dërguar bashkia Tiranë," tha Malltezi.
TIRANË- Vajza e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berishës, Argita Malltezi po zhvillon një konferencë për mediat lidhur me privatizimin e ish-kompleksit Partizani bashkë me avokatët.
Malltezi tha se Sali Berisha nuk e ka shkelur asnjëherë ligjin dhe kjo, sipas saj, është provuar pas vettingut 30-vjeçar që kryedemokrati dhe familjarët e tij kanë bërë. Ajo tha se aktakuza ndaj Berishës tregon falsifikimet që janë bërë nga ato që kanë qenë shtyllat kryesore të hetimit.
“Aktakuza është dekoratë për Sali Berishën pasi ka bërë vettingun 30 vjeçar të pasurisë së tij dhe familjarëve të tij dhe nga ky vetting rezulton se Berisha nuk ka shkelur ligjin dhe nuk ka pasur kurrë përfitim të paligjshëm. Nëse do të kishte pasur do të ishte në gjyq për këto shkelje apo përfitime dhe jo për tokën e gjyshes së Jamarbër Malltezit. Kjo aktakuzë tregon falsifikimet që janë bërë nga ato që kanë qenë shtyllat kryesore të hetimit. Në radhë të parë në lidhje me pronën nuk kanë mundur të shtyhen në mashtrimin që coi në arrestin e Berishës dhe Malltezit se gjoja ka qenë e shpronësuar nga Italia. Ne kemi vënë në dispozicion dokumentet që provonin kthimin e pronës dhe më pas kemi bërë publike dokumentet që lidhen me fletoren zyrtare”, tha ndër të tjera Argita Malltezi.