Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
• Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet mbi dosjen e kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta dhe ish-bashkëshortes së tij Monika Kryemadhit, ndërsa ka nisur me komunikimin formal të akuzave.• Bëhet me dije se Kryemadhi do të paraqitet para prokurorëve të posaçëm ditën e mërkurë. • Momentalisht ende nuk dihet se kur do t’i komunikohen akuzat presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.• Fatime Kryemadhi u largua nga SPAK pasi i është kerkuar nga Prokuroria të paraqitet nesër me një avokat tjetër, sepse nuk mund të përfaqësohet me të njëjtin avokat të Monika Kryemadhit. • Nga tjetër Ema Çoku është paraqitur aktualisht në Prokurorinë e Posaçme dhe po njihet me akuzat e hetuesve. • Ish-drejtori i AKEP, Pirro Xhixho është paraqitur në ambientet e SPAK. • Paqaqitja e tij në SPAK vjen pasi ai do të njihet zyrtarisht me akuzat e ngritura në kuadër të hetimeve për dosjen që lidhet me Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin. • Xhixho mësohet se është thirrur për t’u njohur me provat dhe akuzat që rëndojnë ndaj tij, në kuadër të hetimeve. • Ndaj babai të deputetes Erisa Xhixhos, rëndon akuza korrupsion pasiv përfshirë në dosjen e presidentit të Partisë së Lirisë Ilir Meta dhe deputes Monika Kryemadhi.
3 artikuj për këtë temë.
TIRANA- Fatime Kryemadhi u largua nga SPAK pasi i është kerkuar nga Prokuroria të paraqitet nesër me një avokat tjetër, sepse nuk mund të përfaqësohet me të njëjtin avokat të Monika Kryemadhit.
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet mbi dosjen e kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta dhe ish-bashkëshortes së tij Monika Kryemadhit, ndërsa ka nisur me komunikimin formal të akuzave.
Bëhet me dije se Kryemadhi do të paraqitet para prokurorëve të posaçëm ditën e mërkurë. Momentalisht ende nuk dihet se kur do t’i komunikohen akuzat presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Nga tjetër Ema Çoku është paraqitur aktualisht në Prokurorinë e Posaçme dhe po njihet me akuzat e hetuesve.
Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta u arrestua më 21 tetor 2024. Ai dhe deputetja Kryemadhi dyshohen se, duke bashkëpunuar mes tyre dhe me funskionarë të tjerë shtetërorë, në disa episode duke nisur nga 15 vite më parë kanë shfrytëzuar postet e tyre shtetërore dhe politike për të favorizuar kompani private, si dhe në veprimtari të tjera me lobime në SHBA dhe shitblerje banesash në këmbim të përfitimit të shumave të konsiderueshme parash, të cilat janë përpjekur t'i fshehin, duke mos i deklaruar në ILDKPI dhe KQZ.
Konkretisht, deputetja Kryemadhi po hetohej nga SPAK për tre akuza, pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim të ardhurash. Gjykata la në fuqi më 23 tetor masën “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj Kryemadhit, për të njëjtat vepra penale, si dhe ndaj të hetuarës Ema Çoku, për pastrim parash.
Ndërkohë ndaj Piro Xhixhos, i hetuar për korrupsion pasiv, iu zëvëndësua masa e sigurisë nga “arrest në shtëpi” në “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”. Të tre të hetuarit nën masën e sigurimit “detyrim paraqitje” urdhërohen të paraqiten një herë në muaj në zyrat e Policisë Gjyqësore të SPAK.
TIRANË- Ish-drejtori i AKEP, Pirro Xhixho është paraqitur në ambientet e SPAK. Paqaqitja e tij në SPAK vjen pasi ai do të njihet zyrtarisht me akuzat e ngritura në kuadër të hetimeve për dosjen që lidhet me Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin.
Xhixho mësohet se është thirrur për t’u njohur me provat dhe akuzat që rëndojnë ndaj tij, në kuadër të hetimeve. Ndaj babai të deputetes Erisa Xhixhos, rëndon akuza korrupsion pasiv përfshirë në dosjen e presidentit të Partisë së Lirisë Ilir Meta dhe deputes Monika Kryemadhi.
Ish-presidenti dhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u arrestua më 21 tetor me urdhër të SPAK në zonën e "Casa Italia" në Tiranë. Meta akuzohet për pastrim parash, korrupsion pasiv dhe mosdeklarim pasurie. Në njoftimin e SPAK thuhet se objekti i hetimit të këtij procedimi janë veprimet korruptive të zyrtarëve të shtetit në lidhjen dhe zbatimin e kontratës së shërbimit CEZ-DIA.
TIRANA- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet mbi dosjen e kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta dhe ish-bashkëshortes së tij Monika Kryemadhit, ndërsa ka nisur me komunikimin formal të akuzave.
Bëhet me dije se Kryemadhi do të paraqitet para prokurorëve të posaçëm ditën e mërkurë. Momentalisht ende nuk dihet se kur do t’i komunikohen akuzat presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Nëna e Monika Kryemadhit, Fatime Kryemadhi, pritet të paraqitet sot në ambientet e SPAK. Nga tjetër Ema Çoku është paraqitur aktualisht në Prokurorinë e Posaçme dhe po njihet me akuzat e hetuesve.