LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Strukturat kriminale duan ta mbajnë pushtetin aktual të vend"/PE diskuton për Shqipërinë: Të dërgojmë mision në vitin 2026

•Zgjedhjet e 11 majit janë diskutuar ditën e sotme në mbledhjen e Komitetit për Punët e Jashtme në Parlamentin Evropian. • Raporti i Parlamentit Europian për zgjedhjet u lexua nga eurodeputeti gjerman i CDU Michael Gahler, i cili udhëhoqi dhe misionin vëzhgues në Shqipëri. • Gjatë fjalës së tij, Gahler tha se zgjedhjet u zhvilluan në një ambient të polarizuar politik dhe me avantazhe sistematike për Partinë Socialiste. • Gahler theksoi se këto zgjedhje patën shumë shqetësime, duke variuar nga amnistia për gjobat e papaguara, bonusi për pensionistët si dhe presioni mbi votuesit. • Në fund, Gahler ka ngritur një alarm në mbledhjen e komitetit, duke theksuar se strukturat kriminale në Shqipëri duan që të mbajnë pushtetin të palëvizur. • Sipas tij, vetëm në këtë mënyrë grupet kriminale mund të vazhdojnë lirshëm me aktivitetet e tyre për të pastruar parat. • Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian Andreas Schieder gjatë fjalimit të vetë ka deklaruar se duhet një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse dhe e plotë në vendin tonë. • Schieder ka theksuar se një pikë tjetër e rëndësishme për Shqipërinë është që të luftojë korrupsionin, në mënyrë që të shohë veten në BE. • Në fund të mbledhjes kryetari i Komisionit të Punëve të Jashtme në Parlamentin Evropian David McAllister ka sygjeruar një mision vëzhgues në Shqipëri në fillim të vitit 2026. • David McAllister duke përfunduar diskutimin për zgjedhjet në Shqipëri theksoi se situata në vend është sensitive. 

4 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

"Në Shqipëri ka struktura kriminale"/ Eurodeputeti Gahler: Duan që pushteti të vazhdojë kështu siç është 

"Strukturat kriminale duan ta mbajnë pushtetin aktual të
Michael Gahler

STRASBURG- Zgjedhjet e 11 majit janë diskutuar ditën e sotme në mbledhjen e Komitetit për Punët e Jashtme në Parlamentin Evropian. Raporti i Parlamentit Europian për zgjedhjet u lexua nga eurodeputeti gjerman i CDU Michael Gahler, i cili udhëhoqi dhe misionin vëzhgues në Shqipëri.

Gjatë fjalës së tij, Gahler ka ngritur një alarm në mbledhjen e komitetit, duke theksuar se strukturat kriminale në Shqipëri duan që të mbajnë pushtetin të palëvizur. Sipas tij, vetëm në këtë mënyrë grupet kriminale mund të vazhdojnë lirshëm me aktivitetet e tyre për të pastruar parat. 

“Diçka tjetër që nuk është e lidhur direkt me zgjedhjet, por që ne nuk mund të bëjmë një sy qorr për këtë, është sigurisht fakti që në këtë vend dhe kjo është e rëndësishme për integrimin në Europë, ka struktura të qëndrueshme kriminale në vazhdim, që në një shkallë të madhe janë të angazhuara me pastrimin e parave, po të shohësh edhe ndërtimet që janë aty dhe gjithçka.

Ata kanë interes që të ruajnë këto struktura siç janë, në mënyrë që të jenë në gjendje të vazhdojnë këtë aktivitet. Mendoj se kjo është diçka e rëndësishme për BE-në, ne nuk mund të lejojmë këto struktura të pastrimit të parave dhe të trafikut drogës të vazhdojnë të paprekura. Siç e thashë, ndikimi indirekt tek zgjedhjet është se ata kanë interes të mbajnë situatën siç është, që t’i lejojë të vazhdojnë. Prandaj mendoj se kjo duhet adresuar qartësisht,” tha Gahler.

1 VITE ME PARE

PE për zgjedhjet në Shqipëri/ David McAllister: Duhet të dërgojmë një mision në vitin 2026

"Strukturat kriminale duan ta mbajnë pushtetin aktual të
David McAllister

STRASBURG- Kryetari i Komisionit të Punëve të Jashtme në Parlamentin Evropian David McAllister ka sygjeruar ditën e sotme një mision vëzhgues në Shqipëri në fillim të vitit 2026. Gjatë fjalës së tij në fund të mbledhjes së Komisionit të Punëve të Jashtme, McAllister duke biseduar për zgjedhjet në Shqipëri theksoi se situata në vend është sensitive. Në lidhje me mision deklaroi se do të vendoset në tetor nëse do të organizohet apo jo. 

“Kolegë, mendoj se ishte mirë që Shqipëria ishte në axhendë, pas vëzhgimit të zgjedhjeve për shkak të sensitivitetit politik. Shqipëria do mbetet në axhendën tonë. Ne do marrim në konsideratë misionet tona jashtë për në vitin 2026. Unë do sugjeroj që në pjesën e parë të vitit të udhëtojmë në vendet në zgjerim, dhe Shqipëria duhet të përfshihet patjetër. Por kjo do vendoset në vjeshtë,” tha McAllister.

1 VITE ME PARE

Raporti për Shqipërinë/ Eurodeputeti Gahler: Zgjedhjet u zhvilluan nën presion për votuesit dhe me amnisti për gjobat

"Strukturat kriminale duan ta mbajnë pushtetin aktual të
Michael Gahler

STRASBURG- Zgjedhjet e 11 majit janë diskutuar ditën e sotme në mbledhjen e Komitetit për Punët e Jashtme në Parlamentin Evropian. Raporti i Parlamentit Europian për zgjedhjet u lexua nga eurodeputeti gjerman i CDU Michael Gahler, i cili udhëhoqi dhe misionin vëzhgues në Shqipëri.

Gjatë fjalës së tij, Gahler tha se zgjedhjet u zhvilluan në një ambient të polarizuar politik dhe me avantazhe sistematike për Partinë Socialiste. Më tej në fjalën e vetë, Gahler theksoi se këto zgjedhje patën shumë shqetësime, duke variuar nga amnistia për gjobat e papaguara, bonusi për pensionistët si dhe presioni mbi votuesit.  

"Në ditën e zgjedhjeve, delegacioni u nda në tre ekipe duke vëzhguar në qytetet e mëdha, Tiranë, Durrës, Vlorë dhe Elbasan, por edhe në zonat rurale. Në përmbledhje, pikat kryesore janë: zgjedhjet ishin konkurruese, teknikisht të mirëorganizuara, por u zhvilluan në një ambient të polarizuar politik me avantazhe sistematike për partinë në pushtet.

Shqetësimet kryesore që ndikuan në garë përfshijnë: abuzimin me burimet publike, presioni mbi votuesit, veçanërisht punonjësit publikë, keqpërdorimi i aktiviteteve qeveritare siç ishte ‘Giro D’Italia’ për qëllime elektorale, qeveria shpalli një amnisti të minutës së fundit për gjobat e papaguara nga qytetarët, një lëvizje që perceptohet si blerje votash, në prill pati një bonus për pensionistët që morën 100 euro secili, një muaj para zgjedhjeve, diçka që konsiderohet me ndikim,” tha Gahler.

Duke folur për votën e diasporës, Gahler theksoi se pati probleme teknike dhe logjistike me votat e Greqisë nga kompania DHL. Ndërkohë që duke folur në lidhje me zgjedhjet në Shqipëri, theksoi se raporti përfundimtar do të publikohet në fillim të muajit korrik. 

Delegacioni i Parlamentit Europian mbështet plotësisht konkluzionet e OSBE/ODIHR dhe thekson se duhet një reformë e plotë zgjedhore. Parlamenti i ri duhet të kalojë këtë reformë. Ajo do dërgojë një mesazh të rëndësishëm për BE-në, por edhe për rajonin. Delegacioni ynë është i gatshëm të ndihmojë Shqipërinë në të gjitha fushat e ekspertizës tonë për ndërtim kapacitetesh apo ndërmjetësim mes partive. Ne po presim raportin përfundimtar në fillim të korrikut.

Do ketë rekomandime shtesë dhe shpresoj, dhe kjo është ajo që themi në të gjitha vendet, se rekomandimet dhe miratimi i tyre do kenë një konsensus të gjerë dhe të mos ketë përjashtime. Për më shumë, mendoj se ajo që kemi vëzhguar dhe dëgjuar si vëzhgues afatshkurtër nga vëzhguesit afatgjatë, sidomos në Elbasan, ata flasin për disa struktura që janë përfshirë në devijimin e votave në një drejtim, por kjo shkon përtej mandatit të vëzhguesve të zgjedhjeve. Kjo gjë ka ndikim në situatën e përgjithshme dhe duhet adresuar," tha Gahler.

1 VITE ME PARE

"Të luftohet korrupsioni"/ Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian: Duhet një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse

"Strukturat kriminale duan ta mbajnë pushtetin aktual të
Andreas Schieder

STRASBURG- Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian Andreas Schieder ka deklaruar se duhet një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse dhe e plotë në vendin tonë. Duke mbajtur fjalën në mbledhjen e Komitetit të Punëve të Jashtme, Schieder ka theksuar se një pikë tjetër e rëndësishme për Shqipërinë është që të luftojë korrupsionin, në mënyrë që të shohë veten në BE. 

“Shqipëria me të drejtë mund të quhet një ‘kandidate pararendëse’ për anëtarësimin në BE. Kjo edhe falë mbështetjes së gjerë nga populli shqiptar. Por ende nuk jemi në vijën e finishit. Është thelbësore të vazhdohet në këtë rrugë me të njëjtin ritëm dhe përkushtim, duke luftuar korrupsionin dhe forcuar shtetin e së drejtës. Duhet një fokus i qartë në zgjerimin e modelit ekonomik, krijimin e vendeve të punës dhe përmirësimin e modelit të mirëqenies sociale, si dhe në një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse dhe të plotë”, tha Schieder. 

zgjedhjet e 11 majit

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj