LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Bashkohuni njëzëri"/ Studentët shqiptarë protestë për mbrojtjen e gjuhës shqipe! Qindra të rinj me flamuj kuq e zi mblidhen në Shkup, kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit! Tre studentë të arrestuar (PAMJET) 

• Mijëra studentë shqiptarë u mblodhën pasditen e kësaj të hëne në qendër të Shkupit, duke kërkuar të drejtën e dhënies së provimit të Jurisprudencës në gjuhën shqipe. • Protesta nisi në orën 16:30 dhe për për rreth dy orë, 'Ura e Gurit' u 'pushtua' me pankarta të ndryshme në duar, ku shkruhej “Ligj në letër, diskriminim në praktikë”, “Gjykata politike e Maqedonisë së Veriut”, “Respekto Ligjin për Gjuhët”, “Gjykata destabilizuese”, “Politika ka korruptuar Gjykatën Kushtetuese“, “Përgjegjësi” dhe “Ligji për gjuhët është i qartë”. • Protestuesit kërkuan jo vetëm dorëheqjen e Ministrit të Drejtësisë, Igor Fillkov, i cili ka kundërshtuar kërkesën e studentëve për zhvillimin e provimit në gjuhën shqipe, por edhe të kryeministrit Hristjan Mickoski. • Thirrjet për dorëheqje u shtuan ndërsa protestuesit rrethuan godinën e Ministrisë së Drejtësisë. Protesta u shoqërua me masa sigurie, teksa forca të shtuara policie u raportuan pranë protestës. • Organizatorët e saj raportuan se tre studentë nga Tirana ishin arrestuar kur një autobuz me studentë nga Shqipëria ishte ndaluar dhe shoqëruar drejt Kumanovës. • Megjithatë, në protestë kishte shumë qytetarë shqiptarë nga shumë treva shqipfolëse, përfshirë Tetovën, Strugën dhe Kosovën. • Nga ana tjetër qeveria dhe partitë shqiptare në pushtet, intensifikuan përpjekjet para protestës për të ulur tensionet. • Izet Mexhitit dhe Bilall Kasamit, dy kryetarët e partisë VLEN patën një takim dy orë para protestës, me kryeministrin Mickoski. • Në një postim në rrjete sociale, partia VLEN e Izet Mexhitit dhe Bilall Kasamit premtoi se provimet e jurisprudencës do të mbahen në gjuhën shqipe. • Veç të tjerash, kanë deklaruar, se se po punohet për një zgjidhje konkrete dhe afatgjatë

10 artikuj për këtë temë.

2 MUAJ ME PARE

“Faleminderit Prishtina dhe Tirana”/ Mbyllet protesta për gjuhën shqipe në Shkup, studentët: Sot u dridh i gjithë Shkupi, heshtja nuk është opsion

"Bashkohuni njëzëri"/ Studentët shqiptarë
Pamje nga protesta

SHKUP- Protesta e studentëve shqiptarë për gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut është mbyllur. Ata falenderuan të gjithë studentët të cilët erdhën nga Tirana dhe Prishtina në mbështetje të tyre, ndërsa theksuan se i gjithë Shkupi u dridh sot nga tubimi i tyre paqësor. 

“Mos zvarrisni e hapni plagë të reja për të harruar të vjetra. Ne jemi gati. Sot u dridh i gjithë Shkupi. Heshtja nuk është opsion, le ta dëgjojë çdo institucion”, shprehen ata.

Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut u mblodhën në sheshet dhe rrugët kryesore të Shkupit për të protestuar për gjuhën shqipe, ndërsa kërkuan që provimi i jurisprudencës të mundësohet edhe në gjuhën shqipe. Në thirrjet e tyre, ata kërkuan dorëheqjen e kryeministrit të vendit, Hristijan Mickoski dhe ministrit të Drejtësisë, Igor Filkov./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Protesta për gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut/ Organizatori, Mevlan Ademi: Studentët nga Tirana po dërgohen me dhunë në Kumanovë, ndërkohë që protesta po mbahet në Shkup

"Bashkohuni njëzëri"/ Studentët shqiptarë
 Mevlan Ademi

SHKUP- Tre studentë shqiptarë, të cilët merrnin pjesë në protestën për gjuhën shqipe janë arrestuar nga policia në Shkup. Oganizatori i protestës së studentëve në Maqedoninë e Veriut, Mevlan Ademi ka deklaruar se studentët e ardhur nga Tirana po dërgohen me dhunë në Kumanovë, ndërsa theksoi se protesta e studentëve shqiptarë në RMV është paqësore. 

Ademi theksoi se protesta e studentëve po provokohet, ndërsa ftoi të gjithë protestuesit të ngrenë lart flamurin shqiptar.

“Herën e fundit u ankuan për flamurin shqiptar, ju lutem sot ta ngrini sa më lart flamurin shqiptar. Ne vijmë të protestojmë në mënyrë paqësore. Studentët shqiptarë nga Tirana po dërgohen me dhunë në Kumanovë, ndërkohë që protesta po mbahet në Shkup. Ne po dalim të protestojmë në mënyrë paqësore, por po provokohemi gjatë rrugës. 

Polici, edhe ju duhet të na mbroni. Së bashku shqiptarë, bijtë e shqiponjës, në një kauzë të pandarë, përjetësisht jemi krenarë”, u shpreh organizatori Mevlan Ademi.

Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut janë mbledhur në sheshet dhe rrugët kryesore të Shkupit për të protestuar për gjuhën shqipe, ndërsa kanë kërkuar që provimi i jurisprudencës të mundësohet edhe në gjuhën shqipe./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

“Mos ma përktheni të ardhmen"/ Protesta në RMV, studentët kërkojnë dorëheqjen e Ministrit të Drejtësisë: Kjo gjuhë ka dëshmorë pas vetes

"Bashkohuni njëzëri"/ Studentët shqiptarë
pamje nga protesta

SHKUP- Studentët shqiptarë në Shkup të Maqedonisë së Veriut po vijojnë të protestojnë për gjuhën shqipe. Tubimit i janë bashkuar edhe ata nga Kosova e Shqipëria, por këta të fundit janë ndaluar nga policia dhe janë kontrolluar një nga një. Në thirrjet e tyre, ata kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit të vendit, Hristijan Mickoski dhe ministrit të Drejtësisë, Igor Filkov.

Me thirrje “Gjuha shqipe nuk negociohet”, “Gjuha shqipe amanet”, dhe “Fillkov dorëheqje”, studentët protestat i nisën nga Ura e Gurit duke marshuar drejt Ministrisë së Drejtësisë.

Me pankarta “Ligj në letër, diskriminim në praktikë”, “Gjykata politike e Maqedonisë së Veriut”, “Respekto Ligjin për Gjuhët”, “Gjykata destabilizuese”, “Politika ka korruptuar Gjykatën Kushtetuese“, “Përgjegjësi”, “Mos ma përktheni të ardhmen”, “Kjo gjuhë ka dëshmorë pas vetes” dhe “Ligji për gjuhët është i qartë”, studentët kërkojnë që institucionet të respektojnë ligjin e gjuhëve./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Protestat në Maqedoninë e Veriut, arrestohen tre studentë shqiptarë

"Bashkohuni njëzëri"/ Studentët shqiptarë
Pamje nga protesta

SHKUP- Tre studentë shqiptarë janë arrestuar në protestën e oragnizuar nga studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, e cila po zhvillohet këtë pasdite në Shkup. Studentët shqiptarë në Maqedonin e Veriut janë mbledhur në sheshet dhe rrugët kryesore të Shkupit për të protestuar për gjuhën shqipe, ndërsa kanë kërkuar që provimi i jurisprudencës të mundësohet edhe në gjuhën shqipe.

Në mbështetje të tyre, studentët nga Kosova dhe Shqipëria i janë bashkuar protestës së tyre. Ata kanë deklaruar se mbështetja e tyre do të jetë e vazhdueshme për studentët shqiptarë në RMV dhe janë bashkuar protestës së tyre për t'i ndihmuar ata të fitojnë të drejtat e tyre./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

"Nuk jeni vetëm, jemi ktu për t'ju ndihmuar"/ Studentët nga Kosova dhe Shqipëria i bashkohen protestës së studentëve shqiptarë në RMV

"Bashkohuni njëzëri"/ Studentët shqiptarë
Pamje nga protesta

SHKUP- Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut janë mbledhur në sheshet dhe rrugët kryesore të Shkupit për të protestuar për gjuhën shqipe. Ata kanë kërkuar që provimi i jurisprudencës të mundësohet edhe në gjuhën shqipe. Studentët shqiptarë thonë se kjo është një e drejtë kushtetuese, ndërsa e cilësojnë edhe si një të drejtë për të garantuar barazinë qytetare.

Në mbështetje të tyre, studentët nga Kosova dhe Shqipëria janë nisur drejt Shkupit, për t'ju bashkuar protestës së tyre. Ata kanë deklaruar se mbështetja e tyre do të jetë e vazhdueshme për studentët shqiptarë në RMV dhe se janë bashkuar protestës së tyre për t'i ndihmuar ata të fitojnë të drejtat e tyre.

“Studentët në Maqedoninë e Veriut nuk janë vetëm ne jemi këtu për t’i ndihmuar. Ne jemi për të treguar se mbështetja jonë është e vazhdueshme dhe nuk do të ndalemi këtu”, thonë ata./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

“UÇK, UÇK, UÇK”/ Shkupi vishet kuqezi, studentët shqiptarë në RMV mbushin rrugët kryesore

"Bashkohuni njëzëri"/ Studentët shqiptarë
Pamje nga protesta

SHKUP- Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut po protestojnë ditën e sotme në Shkup, për gjuhën shqipe.  Protestës së tyre i janë bashkuar edhe studentët nga Shqipëria dhe Kosova. Në shesh janë dëgjuar studentët teksa thërrasin “UÇK, UÇK, UÇK”.

Ata kanë kërkuar që provimi i jurisprudencës të mundësohet edhe në gjuhën shqipe. Studentët shqiptarë thonë se kjo është një e drejtë kushtetuese, ndërsa e cilësojnë edhe si një të drejtë për të garantuar barazinë qytetare./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

FOTOLAJM/ Studentët në Maqedoninë e Veriut vendosin pankarta në Gjykatën Kushtetuese

"Bashkohuni njëzëri"/ Studentët shqiptarë
Pamje nga protesta

MAQEDONIA E VERIUT- Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut kanë vendosur pankarta në Gjykatën Kushtetuese, jashtë ambienteve të insitucionit. Përmes protestës së tyre dhe mesazheve të shkruara në pankarta ata kërkojnë që provimet profesionale të zhvillohen në gjuhën shqipe. 

Studentët shqiptarë thonë se kjo është një e drejtë kushtetuese, ndërsa e cilësojnë edhe si një të drejtë për të garantuar barazinë qytetare.

“Ligji për gjuhët është i qartë – përgjegjësi”, shkruhet në një njërën prej pankartave të studentëve./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

“Ligji për gjuhët është i qartë”! Studentët shqiptarë mblidhen për protestën e thirrur në Shkup, paralajmërojnë marshim drejt Ministrisë së Brendshme (VIDEO)

"Bashkohuni njëzëri"/ Studentët shqiptarë
pamjet

SHKUP- Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut kanë nisur organizimin për protestën e thirrur për Gjuhë Shqipe. Ata kanë kërkuar që provimi i jurisprudencës të mundësohet edhe në gjuhën shqipe. Siç shihet edhe në pamje, në terren janë edhe forcat të shtuara policore.

“Ligji për gjuhët është i qartë – përgjegjësi”, shkruhet në një njërën prej pankartave të studentëve.

Ndërkohë, njëri nga organizatorët e protestës së studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, Mevlan Ademi, ka reaguar ashpër përmes një postimi në Facebook, duke thënë se disa shqiptarë janë ndaluar në një pikë kufitare dhe duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të tyre. Ademi paralajmëroi se nëse nuk ka reagim të shpejtë nga institucionet, organizatorët do të marshojnë drejt Ministrisë së Punëve të Brendshme.

“Lëshoni menjëherë vëllezërit tanë shqiptarë të ndaluar në pikën kufitare! Kërkojmë veprim të menjëhershëm dhe lejim të hyrjes së tyre pa vonesë. Nëse nuk ka ndërhyrje të shpejtë dhe zgjidhje urgjente, ne do të jemi të detyruar të marshojmë drejt Ministrisë së Punëve të Brendshme!”, ka shkruar Ademi./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Mickoski takim me drejtuesit e VLEN, në fokus të diskutimeve përdorimi i gjuhëve për provimin e jurisprudencës

"Bashkohuni njëzëri"/ Studentët shqiptarë
Pamje nga Takimi

MAQEDONIA E VERIUT- Kryeministri i Maqedonia e Veriut, Hristijan Mickoski, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me bashkëkryetarët e koalicionit VLEN, Bilal Kasami dhe Izet Mexhiti. Bëhet me dije, se në fokus të takimit ishte çështja e përdorimit të gjuhëve gjatë zhvillimit të provimit të jurisprudencës.

Gjatë diskutimeve u theksua se vetëm përmes një qasjeje të përbashkët, të mençur dhe dinjitoze mund të arrihen zgjidhje që forcojnë besimin e ndërsjellë dhe kontribuojnë në përparimin e vendit.

Siç raportohet, ata ranë dakord se arsimi dhe dija janë baza e çdo shteti modern dhe funksional, ndërsa institucionet po punojnë për gjetjen e një zgjidhjeje që do të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve. Sipas tyre, synimi është garantimi i sigurisë juridike dhe funksionalitetit institucional në lidhje me këtë çështje./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Sot protesta e studentëve në Shkup/ Ndalohet hyrja e qytetarëve dhe automjeteve nga Kosova në Maqedoni

"Bashkohuni njëzëri"/ Studentët shqiptarë
foto ilustruese

KOSOVË- Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar e Kosovës, ka njoftuar se sistemi i regjistrimit të hyrje/daljeve në Republikën e Maqedonisë së Veriut ka rënë dhe me këtë rast Policia e RMV kanë ndalur qarkullimin, hyrje/daljet e personave, makinave dhe autobusëve. Sipas njoftimit, për momentin janë krijuar kolona të gjata për shkak të ndërprerjes së qarkullimit.

“Ju rekomandojmë që të shfrytëzoni PKK Stançiq-Bellanovc apo PKK Glloboqicë. Për çdo ndryshim do t’u njoftojmë me kohë”, thuhet në njoftim.

Duke filluar sot nga ora 16:30 në Shkup do të organizohet protestë nga studentët shqiptarë për garantimin e përdorimit të gjuhës shqipe./Dosja.al

shkup protesta ne maqedonine e veriut

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj