Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
•Sipas parashikimeve, stuhia 'Ciaran' që goditi dje vendin tonë do të vijojë edhe gjatë fundjavës. •SHMU njofton se sot dhe nesër do të ketë stuhi ere të shoqëruar me rrebeshe shiu dhe shtrëngata. •Ndërkohë temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur 5°C minimalja deri në 20°C maksimalja në rang vendi. Sakaq, reshjet e dendura të shiut gjatë natës kanë shkaktuar probleme në disa zona. •Orët e para të mëngjesit ka pasur rënie inertesh në baypasin e Qafës së Murrizit dhe kalimi është bërë në njërin kah pjesërisht. •Probleme nga gurët dhe inertet ka pasur në segmentin që lidh qytetin e Klosit me Rrugën e Arbrit, ndaj policia ka devijuar kalimin e mjeteve që vijnë nga Mati dhe Klosi në rrugën e vjetër. •Në Korçë për shkak të reshjeve të dendura të shiut është dëmtuar ura e fshatit Panarit i njësisë administrative Vithkuq. •Për pasojë kanë mbetur të bllokuara 34 familje. •Ekipet ndodhen në terren për hapjen e rrugës. •Në këtë zonë ka pasur edhe rrëshqitje të dherave. •Në Dibër në fshatin 'Fshat' është çarë asfalti dhe rruga kalohet me vështirësi. •Disa fshatra pa energji elektrike në Kukës, Has e Tropojë. •Dëbora ka zbardhur majat e maleve në disa qytete në veri të vendit, ku është shënuar edhe ulje e temperaturave.
24 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Emergjencat Civile dhe Forcat e Armatosura vijojnë punën për menaxhimin e situatës së krijuar nga moti i keq në vend, pasi Shqipëria po përballet prej dy ditësh me stuhinë Ciaran që ka prekur dhe disa vende të Evropës.
Përmes një postimi në Facebook, ministri Niko Peleshi njofton se ka patur mjaft bllokime rrugësh dhe disa lumenj kanë dalë nga shtrati. Gjithashtu në njoftim thuhet se në orët e fundit nuk ka zgjerim të hartës së zonave të prekura.
Në qarqet Gjirokastër dhe Korçë po punohet me intensitet, ndërkohë që me vëmendje maksimale po ndiqet situata në qarkun e Dibrës dhe Lezhës, ku per shkak të reshjeve që vijojnë me intenstet të lartë ka bllokime rrugësh. Në terren janë dhe grupet e OSHEE-së të cilët vijojnë punë për eleminimin e defekteve dhe rilidhjen e energjisë në zonat e thella.
POSTIMI I PLOTË:
Ekipet e Emergjencave Civile dhe efektivët e Forcave të Armatosura vijojnë pa u ndalur angazhimin për menaxhimin e situatës së krijuar nga moti i rënduar, ku fatmirësisht nuk ka zgjerim të hartës së zonave të prekura.
Në qarkun e Gjirokastrës po punohet për kthimin në normalitet të e aksit rrugor që lidh qytetin e Gjirokastrës me fshatrat Karjan, Mingul dhe Gjat i bllokuar për shkak të reshjeve të dendura. Në qarkun e Korçës, po punohet me intensitet për riparimin e urës që u dëmtua në fshatin Panarit.
Me vëmendje maksimale po ndiqet situata në qarkun e Dibrës dhe Lezhës, ku per shkak të reshjeve që vijojnë me intenstet të lartë ka bllokime rrugësh.
Angazhim maksimal për të shmangur çdo rrezik për jetët njerëzore e gjënë e gjallë.
Grupet e punës të OSHEE vijojnë të jenë në terren për eleminimin e defekteve dhe rilidhjen e energjisë në zonat e thella.
MIRDITË- Reshjet e dendura të shiut duket se po i lënë vendin dimrit të vertetë, dëborës dhe temperaturave të ulëta. Majat e maleve janë zbardhur edhe në Bjeshkët e Valmorit në Mirditë ku ka nisur dëbora e parë për këtë vit.
Më herët gjatë ditës së sotme u raportua se edhe në Bulqizë, dëbora kishte nisur në male, pas reshjeve të shiut që prej ditës së djeshme kanë qenë mjaft intensive gati në gjithë Shqipërinë. Temperaturat kanë shënuar gjithashtu ulje të temperaturave.
E njëjta gjë është raportuar edhe në Kukës dhe në Gramoz të Kolonjës.
Kujtojmë se që nga dita e djeshme në vend ka mbërritur stuhia Ciaran që ka prekur pjesën më të madhe të Evropës, duke sjellë erëra të forta dhe përmbytje në shumë zona të vendit.
SHQIPËRI- Që nga dita e djeshme vendi ynë është përfshirë nga stuhi dhe reshje shiu me intensitet të lartë, të cilat kanë vijuar dhe orëve të paradites së sotme.
Sipas Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, janë raportuar disa problematika, ndërkohë që të gjitha strukturat nën varësinë e kësaj ministrie ndodhen në terren ku po punohet, pavarësisht vështirësive të motit, për normalizimin e situatës në pikat ku janë evidentuar problematika.
NJOFTIMI:
Sa i përket energjisë, aktualisht janë jashtë funksionit 16 fidera, duke sjellë ndërprerje të furnizimit me energji elektrike për afro 15 mijë abonentë. Në terren për normalizimin e situatës janë 1100 punonjës të OSSH. Në të gjitha linjat e transmetimit dhe nënstacionet e OST nuk ka pasur asnjë avari apo ndërprerje të energjisë. Në kaskadë ka pasur prurje të konsiderueshme, por të cilat janë të menaxhueshme.
Në rajonin Verior ka pasur rënie gurësh e materialesh në disa zona të segmenteve Skuraj-Peshkopi, Hani i Hotit – Tamarë, Bogë – Theth, Kukës – Shishtavec, Vau Dejës – Pukë, Bajram Curri – Valbonë, Qafë Mali Fierzë Ura e Fanit – Kryqëzim Hadroj, Bujan – Qafë Morinë, është punuar gjatë gjithë natës dhe ditës së sotme dhe në këto segmente qarkullohet normalisht.
Në rajonin Qendror problem është krijuar vetëm tek zona “Shkëmbi Kavajës” ku ka pasur prani uji në korsinë e djathtë. Qarkullimi vijon normalisht. Në aksin Elbasan – Qafë Thanë ka pasur rënie gurësh të cilat janë pastruar gjatë natës.
Në rajonin Jugor, është punuar pa ndërprerje për pastrimin e aksit Përmet – Çarshovë, ku tashmë qarkullimi vijon normalisht. Gjithashtu, rënie materialesh në rrugë ka pasur edhe në Zëmblak – Dogana Goricë, në zonën e Muzinës, Levan – Damës dhe Damës – Tepelenë. Korçë – Voskopojë, Berat – Çorovodë, Ura e Gjormit – Ura e Laskos, Podgorie – Liqenas, por janë pastruar dhe qarkullimi kryhet pa problematika.
Sa i përket furnizimit me ujë, në rajonin UK Elbasan, bashkia Peqin, për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike ka pasur stakim në stacionet e pompimit. Në rajonin UK Korçë, bashkia Maliq, u rikthye energjia elektrike dhe stacionet e pompimit janë në punë.
Në rajonin UK Gjirokastër, aktualisht shfaqen probleme furnizimi në fshatin Humelicë, Gjirokastër dhe fshatin Stegopul, Libohovë për shkak të dëmtimit të tubit të furnizimit për depot e këtyre dy fshatrave.
Në rajonin UK Pogradec, gjatë natës ka pasur ndërprerje të shërbimit në fshatin Gurras dhe Zervaskë, pasi po kryhen punime tek stacioni i pompimit Gurras. Në rajonin UK Durrës dhe Lezhë, ka pasur reshje të dendura shiu duke ngarkuar infrastrukturën e kanalizimeve, por situata është kthyer në normalitet.
Sa i përket situatës në porte dhe aeroporte, në Portin e Durrësit nuk janë shfaqur problematika si dhe nuk ka pasur pezullim të operacioneve portuale. Tragetet janë ankoruar në oraret e parashikuara. Edhe në Portin e Vlorës nuk janë raportuar problematika. Në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” dhe aeroportin ndërkombëtar të Kukësit deri më tani nuk raportohen problematika.
DURRËS-Drejtoria e Përgjithshme Detare ka njoftuar paraditen e sotme ndalimin e dhënies së lejes ditën e nesërme të anijeve të peshkimit.
Sipas njoftimit bëhet e ditur se për shkak të motit të përkeqësuar ka lindur nevoja për disa masa ndalimi. Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve.
NJOFTIMI I DREJTORISË SË PËRGJITHSHME DETARE:
“Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar në Republikën e Shqipërisë gjatë datave 05.11.2023 duke filluar nga ora 06:00 datë 05.11.2023 era do jetë me drejtimin Jug-Jug-Lindje, forca e detit deri 6-8 bft, shpejtësia e erës do jetë 15-30 m/s, dhe lartësi dallge deri 2-3m.
Si rezultat i kushteve të përkeqësuara të motit Drejtoria e Përgjithshme Detare ka marrë masat e më poshtme:
1.ËSHTË NDALUAR DHËNIA E LEJE - NISJES GJATË DATËS 05.11.2023 DUKE FILLUAR NGA ORA 06:00 PËR TË GJITHA MJETET E VOGLA LUNDRUESE, ANIJEVE TË PESHKIMIT.
2. JANË NJOFTUAR MJETET E VOGLA LUNDRUESE DHE ANIJET E PESHKIMIT QË TË KENË NË KONSIDERATË KUSHTET E PARASHIKUARA TË PËRKEQËSUARA DHE MARRJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE.
3.Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve.
Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 22:00 datë 05.11.2023."
TIRANË- Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dalë me një njoftim publik në lidhje me pamjet ku pretendohet se bëhet fjalë për Rrugën e Arbrit. ARRSH thekson se pamjet nuk kanë lidhje me rrugën e Arbrit. Sipas tyre, çarja e asfaltit ndodhet në pjesën fundore të Bypass-it të Klosit që lidhet me rrugën e vjetër Tiranë-Peshkopi.
Autoriteti Rrugor Shqiptar – Njoftim për mediat dhe opinionin publik
Së fundmi ka qarkulluar një lajm në lidhje me çarjen e asfaltit të Rrugës së Arbrit. Bazuar në foto apo video të publikuara, por edhe nga raportimet nga terreni, çarja e asfaltit nuk është pjesë e Rrugës së Arbrit, por ndodhet në pjesën fundore të Bypass-it të Klosit që lidhet me rrugën e vjetër Tiranë-Peshkopi.
Grupet e punës kanë filluar menjëherë ndërhyrjen për riparimin e cedimit të asfaltit, tashmë rruga është e hapur vetëm me një korsi. Në Rrugën e Arbrit vazhdon puna për mirëmbajtjen rutinë me mjete dhe punëtorë, qarkullimi i mjeteve kryhet pa vështirësi.
TIRANË- Reshjet e dendura dhe stuhia e ditës së sotmë ka lënë pas dëme të shumta materiale në rrugët dhe bizneset e kryeqytetit. Disa pemë janë rrëzuar në zonën e Liqenit Artificial ku siç shihet edhe nga pamjet, kanë bllokuar një pjesë të hyrjes në ndërtesë.
Qytetarët shprehen për Dosja.al se kanë rreth një orë që lajmërojnë zjarrfikëset apo emergjencat për t'i larguar po asnjë nuk u ka kthyer përgjigje.
TIRANË- Drejtori i Shërbimit Zjarrfikës në Tiranë, Shkëlqim Goxhaj, ka bërë të ditur se të gjitha skuadrat e emergjencës janë në gatishmëri të plotë, për t’iu përgjigjur çdo situate emergjente nga ana e qytetarëve. Duke folur për Fax News, ai theksoi se janë përforcuar shërbimet e kësaj strukture, jo vetëm me automjete, por edhe me pompa thithëse, si edhe me pajisje të tjera, për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve.
“Jemi munduar t’u përgjigjemi çdo telefonate të qytetarëve. Aktualisht jemi prezenë në dy-tre ngjarje, pra nuk kemi telefonata të tjera. Gjatë natës kemi patur edhe dy vatra zjarri, por janë neutralizuar pa dëme për qytetarët dhe pa dëme të mëdha materiale”, tha ai.
TIRANË- Stuhia që goditi dje Tiranën ka lënë pas dëme të shumta materiale në biznese e banesa. Pronari i një prej bizneseve në afërsi të “Pallatit me Shigjeta”, ka folur për Faxnews, duke thënë se askush nuk u ka ardhur për ndihmë.
Ai tha se kanë telefonuar mbi 10 herë shërbimin zjarrfikës apo 112, por askush nuk është interesuar. Ai tregoi se janë detyruar që të blejnë pompa uji për të bërë të mundur zbrazjen e bizneseve. Probleme kanë pasur edhe ndërtesat aty prane, përfshirë një lokal dhe garazhet e një pallati.
Rikujtojmë se zona pranë “Pallatit me Shigjeta” u përmbyt dje, teksa u bllokua edhe qarkullimi.
“E gjithë zona lokalet, janë mbushur plot me ujë. I kemi ngritur të gjitha gjërat sipër. Makinat kanë dalë jashtë funksionit. Mbi 10 herë kemi telefonuar 112, 128.
Nuk ka ardhur asnjë për të na ndihmuar. Të gjithë kanë qënë plot.
Unë s’kam pas shumë gjëra poshtë por bizneset e tjera. Janë prishur disa kompjutera dhe tavolina. Nuk erdhi njëri për të na pyetur se cfarë ndodhi”- u shpreh ai.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhjet me motin e keq. Rama falenderon të gjitha ekipet që kanë punuar për menaxhimin e situatës së krijuar nga moti i rënduar. Ndërkohë një apel ka edhe për qytetarët, që të që të shmangin lëvizjet e panevojshme deri në normalizimin e situatës
POSTIMI:
Mirënjohje të gjithë ekipeve që kanë punuar pa reshtur gjatë natës për menaxhimin e situatës së krijuar nga moti i rënduar, ndërsa vazhdojnë të jenë në terren në gjithë vendin për parandalimin e pasojave
Një apel edhe ndaj qytetarëve që të shmangin lëvizjet e panevojshme deri në normalizimin e situatës duke shtuar kujdesin
TIRANË- Stuhia “Ciaran”, e cila ka prekur disa vende të Europës, prej mesditës së djeshme ka shkaktuar përmbytje rrugësh, probleme në qarkullimin e mjeteve dhe njerëzve si edhe ndërprerje të energjisë edhe në Shqipëri.
Mirëpo, pavarësisht se në disa akse ka probleme, burime për Dosja.al bëjnë të ditur se situata në Rrugën e Arbrit është më e qetë, pasi edhe reagimi i institucioneve ka qenë i shpejtë dhe në kohë. Aktualisht në rrugë ka vetëm pak gurë, por që nuk janë bërë pengesë për qarkullimin e mjeteve.
Sipas meteorologëve stuhia do të vijojnë dhe për dy ditët e fundjavës. Nga Jugu në Veri problemet janë të shumta. Në Durrës dhe Vlorë është pezulluar lundrimi i mjeteve të peshkimit, ndërsa në Shkodër ka probleme me energjinë elektrike./Dosja.al
TIRANË- Vendi ynë është përfshirë nga moti i keq me reshje të dendura shiu dhe nga ulje e temperaturave. Por në Kukës ka rënë dëbora e parë. Sic shihet majat e maleve në Kukës janë zbardhur nga dëbora.
Por jo vetëm në Kukës, pasi reshjet e para të dëborës kanë rënë edhe në Gramoz të Kolonjës./Dosja.al
LEZHË- Reshjet e dendura të shiut kanë dëmtuar urën e fshatit Panarit në Bashkinë Korçë i njësisë administrative Vithkuq. Për pasojë kanë mbetur të bllokuara 34 familje. Ndërkohë ekipet ndodhen në terren për hapjen e rrugës. Në këtë zonë ka pasur edhe rrëshqitje të dherave.
Rreshjet e shiut dhe stuhia e mbrëmjes, krijoi probleme në furnizimin elektrik në Qarkun e Korçës, ku prej orësh dhjetra fshatra dhe më tepër se 5600 familje janë pa energji elektrike. Sipas infotmacioneve nga OSHEE, grupet e punës janë prej orësh në terren për të bërë te mundur rikthimin e energjisë.
Më të prekura nga ndërprerjet e energjisë elektrike janë Bashkitë Pogradec dhe Maliq. Sipas informacioneve zyrtare nga OSHEE Korçë, 139 abonentë zonat rurale: Zona Strelcë, Strelcë, Velçan dhe Popçisht janë pa energji elektrike.
KORÇË- Rreth 5600 familje kanë mbetur pa energji elektrike për shkak të reshjeve të dendura dhe stuhisë gjatë mbrëmjes. Sipas infotmacioneve nga OSHEE, grupet e punës janë prej orësh në terren për të bërë te mundur rikthimin e energjisë. Më të prekura nga ndërprerjet e energjisë elektrike janë Bashkitë Pogradec dhe Maliq.
Sipas informacioneve zyrtare nga OSHEE Korçë, 139 abonentë zonat rurale: Zona Strelcë, Strelcë, Velçan dhe Popçisht janë pa energji elektrike.
Energjia elektrike u shkëput edhe në fshatrat Orman, Sheqeras, Rëmbec dhe terovë të Bashkisë Maliq, ku 1500 abonentë të kësaj zone janë pa energji elektrike. Gjithashtu dhe 900 familje në zonat rurale të qytetit të Korçës, së bashku me 150 të tjerë në qytet janë pa energji elektrike. Fshatrat Mollas, Panarit dhe Zona Clirim kanë më tepër se 440 familje pa energji elektrike. Ndërsa situata më e rëndë është në degëzimin e Malit të Thatë në Fshatin Petrushë, ku më shumë se 2472 familje ndodhen pa energji elektrike. Nga një kontakt me përfaqësues së OSHEE Korçë, na është bërë e ditur se për situatën dhjetra grupe pune janë në terren, po për shkak të problemeve të krijuara nuk dihet saktësisht kur përfundimisht do të zgjidhet kjo situatë.
LEZHË- Në Lezhë priten reshje të dendura shiu dhe përmbytje në orët në vijim. Bashkia, nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale ka deklaruar se kjo është parashikuar sipas të dhënave nga shërbimi Meteorologjik.
Bashkia e Lezhës thotë se shërbimet e emergjencës do të jenë në gatishmëri për çdo rast problematik. Megjithatë, përveç masave, kanë vënë në dispozicion të banorëve edhe një numër telefoni për çdo vështirësi që mund të krijohet.
“Bashkia Lezhë lidhur me të dhënat e marra nga Shërbimi Meteorologjik, ju bën me dije se priten reshje të dendura shiu dhe përmbytje! Shërbimet e Emergjencave të Bashkisë Lezhë do të jenë në gatishmëri për të ndërhyrë në çdo rast problematik! Përveç masave që do të marrim ne, ju lutemi banorëve që për çdo rast emergjent të lajmërojnë në kohë reale në numrin e tel: +355 68 331 2049”, njoftoi bashkia e Lezhës.
SHKODËR- OSHE njofton se të tre segmentet e bllokuara ditën e djeshme nga shembjet e dheut ne rrugen e Thethit tashmë janë të lira për qarkullim. Niveli i reshjeve të shiut ka qene 20 mm. Deri tani nuk ka informacione për probleme në sistemin e kullimit, nivelet janë në kuota të ulëta.
Nga OShE, bëhet me dije se:
Fidri Gjegjan Nst Fushe Arrez 892 abonente pa energji
Fidri 2 Nst Ças 652 abonente pa energji
Fidri Kelmend Nst Vukpalaj 1318 abonente pa energji.
Gjithashtu ka abonentë pa energji edhe në zonën e Ramzës.
Ne momenin e stuhive qe ndodhin ne zona te ndryshme , per shkaqe sigurie jemi te detyruar te bejme stakime emergjence per arsye qe mos te kemi
Ne bashkinë Pukë vazhdon te ketë reshje te dendura shiu, fshati Buzhale ka nderprerje te energjise si pasoje e demtimit te kabines elektrike , nderprerje te energjise kanë dhe Njesitë Administrative Rrape dhe Gjegjan.
Ne Bashkine Vau Dejës
Probleme janë shfaqur në njësitë administrative Bushat, Temal dhe Shllak ku nuk ka energji elektrike në pjesën më të madhe të fshatrave.
Në njësinë administrative Bushat ka shkeputje te energjise elektrike here pas here ne fshatin Bushat dhe Barbullush, Njesia admin.Hajmel nuk ka probleme, Njesia Admins.Vig Mnele ka renie guresh ne fshatin Mnele e madhe, ndersa ne Njesite Administrative Temal dhe Shllak nuk ka energji elektrike ne te gjitha fshatrat e njesive.
DIBËR- Vijojnë problemet në Qarkun Dibër si pasojë e motit të keq që ka përfshirë vendin.
Reshjet e shiut kanë vijuar pa ndërprerje edhe gjatë natës duke krijuar probleme në qarkullimin e automjeteve. Rruga e Arbrit vijon të jetë problematike pasi ka rënie gurësh here pas here, ndërsa në fshatin Fshat është çarë asfalti.
Probleme ka edhe rruga nacionale Klos – Bulqizë me rënien e gurëve. Ndërkohë shumë fshatra të Dibrës janë pa energji elektrike si pasojë e dëmtimin të shtyllave.
LEZHË- Niveli i ujit në Lezhë si pasojë e reshjeve të dendura gjatë natës ka bllokuar një familje në fshatin Rraboshtë, njësia administrative Kallmet, bashkia Lezhë.
Strukturat e bashkisë Lezhë si dhe Kryetari i Njësisë Administrative janë njoftuar për rastin dhe në vendngjarje po shkojnë strukturat e emergjencat civile të bashkisë Lezhë, me mjet për zhbllokimin e kanalit.
MALIQ- Moti i keq me reshje të dendura shiu ka shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në rreth 13 fshatra të njësisë administrative Gorë në Maliq. Lajmi është bërë me dije nga administratori i kësaj njësie, Nazmi Qose, kur tha se e gjithë kjo situatë është krijuar për shkak të reshjeve të shumta shoqëruara me erë të fortë dhe stuhi.
Fshatrat e Gorës, sipas administratorit kanë një shtrirje të madhe dhe ajo që është më shqetësuese, rrjeti është shumë i amortizuar dhe shtrihet në zona të thella malore.
Për këtë arsye gjithmonë kur ka reshje shiu me erë të fortë, pjesa më e madhe e këtyre fshatrave ngelen pa energji elektrike. Sipas informacioneve grupet e OSHEE-së janë në terren. Drita nuk ka edhe në njësinë administrative Çërravë dhe Dardhas të Pogradecit.
TIRANË- Shqipëria u godit një ditë më parë nga stuhia “Ciaran” e cila prej disa ditësh ka goditur Europën. Si pasojë e shiu të dendur dhe erës së fortë, ka pasur disa problematika në qytete të ndryshme të vendit, por për fat të mirë pa lëndime në njerëz.
Si pasojë e reshjeve, në qarkun e Dibrës, vijon të ketë probleme në kalimin e Rrugës së Arbrit. Niveli i asfaltit është ulur, ndërsa raportohet për një banesë të dëmtuar nga reshjet. Probleme kanë njësitë e thella, si Lura, Kalaja e Dodës, ku ka pasur rrëshqitje gurësh. Era e fortë ka shembur pemët dhe si pasojë janë dëmtuar shtyllat duke u ndërprerë energjia elektrike në disa zona, raporton 'Balkanëeb'.
Në fshatin “Fshat”, ka pasur çarje të asfalti, ndërsa shtabi i emergjencave është në gatishmëri të plotë.
Sot kanë vijuar reshjet në qarkun e Gjirokastrës. Problematika kryesisht ka pasur në Përmet, ku u bllokuan 23 turistë në Kanionin e Langaricës, por u evakuuan disa orë më pas pa lëndime.
Moti i keq ka përfshirë edhe qarkun e Korçës, por deri tani nuk janë shkaktuar përmbytje. Ka pasur vërshime të ujit, por nuk janë shkaktuar problematika.
Aktualisht situata është nën kontroll, ndërsa gjatë mbrëmjes nga era e fortë në Pedonale, është shkëputur një pjesë suvaje, dhe ka rënë mbi tendën e një lokali. Si pasojë ka mbetur i plagosur lehtë një person në shpatull.
Në qarkun e Kukësit ka pasur rrëshqitje dherash, në akset nacionale. Akset problematike mbeten Kukës-Shishtavec, Kukës- Peshkopi, Bajram Curri- Qafë Mali dhe Qafë Mali- Kukës./Dosja.al
TIRANË- Gjatë natës u zhbllokua rruga edhe në vendet e njohura si “Shkëmbi i Thethit” dhe pranë “Centralit”.
Tashmë aksi rrugor nga Ndërlysaj në drejtim të Thethit do të jetë i hapur për udhëtarët.
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme duke bërë që vranësirat dhe shirat të jenë prezente herë pas here shirat do të paraqiten në formë shtrëngate shoqëruar me stuhi të forta ere. Më të theksuara reshjet do të jenë në zonat veriperëndimore të Shqipërisë. Parashikohet që gjatë pasdites dhe mbrëmjes të ketë dobësim të intensitetit të shirave në pjesën më të madhe të territorit duke lënë me rrebeshe të përkohshme skajin veri-veriperëndimor.
DIBËR- Gjatë mbrëmjes, Qarku Dibër është përfshirë nga reshje të dendura shiu duke shkaktuar probleme në qarkullim. Orët e para të mëngjesit ka pasur rënie inertesh në baypasin e Qafës së Murrizit dhe kalimi është bërë në njërin kah pjesërisht.
Probleme nga gurët dhe inertet ka pasur në segmentin që lidh qytetin e Klosit me Rrugën e Arbrit, ndaj policia ka devijuar kalimin e mjeteve që vijnë nga Mati dhe Klosi në rrugën e vjetër. Aktualisht po punohet për pastrimin e rrugës.
TIRANË- Dje vendi ynë u godit nga stuhia 'Ciaran' e cila ka përfshirë pjesën më të madhe të Evropës duke shkaktuar dëme të shumta dhe viktima. Por si parashikohet të jetë këtë fundjavë situata atmosferike?
Sipas njoftimit të dhënë nga SHMU sot dhe nesër do të ketë stuhi ere të shoqëruar me rrebeshe shiu dhe shtrëngata.
"Për fundjavën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte kryesisht të paqëndrueshme atmosferike si pasojë e periferisë së një stuhie të fortë që ka përfshirë jo vetëm vendin tonë por edhe një pjesë të madhe të europës. Në këtë mënyrë për ditën e shtunë nga orët e para të 24-orëshit deri në orët e mesditës moti parashikohet me vranësira të dendura e reshje shiu të vazhdueshme dhe intensitet të ulët dhe kryesisht mesatar në formën e shtrëngatave", ka njoftuar dje SHMU.
Ndërkohë temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur 5°C minimalja deri në 20°C maksimalja në rang vendi.
Policia e shtetit ka kaluar në gadishmëri në të gjithë vendin për të menaxhuar situatën ndërsa evidenton si zona me rrezik më të lartë: Tiranën, Lezhën, Fushë Krujën, Durrësin dhe Elbasanin.
PËRMET- Moti i keq dhe reshjet e dendura të shiut gjatë mbrëmjes ka bërë që lumi në Kanionin e Langaricës në Përmet të dalë nga shtrati e për pasojë 23 turistë në hyrje të Kanionit kanë mbetur të bllokuar.
Ndërhyrja e forcave zjarrfikëse dhe policore në operacion bëri të mundur shpëtimin dhe nxjerrjen e turistëve dhe të mjeteve në parkun e përmbytur. Gjatë kryerjes së operacionit të kërkim shpëtimit, që zgjati për rreth dy orë, nuk pati asnjë të lënduar.
Turistët u evakuuan dhe u transportuan me mjetet e bashkisë e të policisë për t’u strehuar në hotelet e qytetit. Ata ishin të kombësive të ndryshme (Francezë, Gjermanë e Polakë).
TIRANË- Sipas MeteoAlb, do të vijojë Shqipëria nën ndikimin e masave ajrore të paqëndruehsme duke bërë që vranësirat dhe shirat të jënë prezente herë pas here shirat do të paraqiten në formë shtrëngate shoqëruar me stuhi të forta ere, më të theksuara reshjet do të jenë në zonat veriperëndimore të Shqipërisë.
Parashikohet që gjatë pasdites dhe mbrëmjes të ketë dobësim të intensitetit të shirave në pjesën më të madhe të territorit duke lënë me rrebeshe të përkohëshme skajin veri-veriperëndimor.
Gjatë natës pritet përmirësim gradual i kushteve atmosferike në vënd. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënië të ndjeshme në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur 5°C minimalja deri në 20°C maksimalja në rang vendi.
Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Jugperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.