LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Nuk arrihet dakordësi në Bruksel/ Kryeministri i Kosovës pranon planin e BE-së, Vuçiç e refuzon! Rama: E përgëzoj Kurtin!

•Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç kanë zhvilluar takime veç e veç me krerët evropianë në Bruksel. •Të dy liderët kanë kryer takimet me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, presidentin francez, Emmanuel Macron, dhe kryeministren italiane, Giorgia Meloni. •Gjatë takimeve të pranishëm ishin edhe shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, si dhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel. •Pas përfundimit të takimeve, qeveria e Kosovë njoftoi se Kurti ka pranuar nënshkrimin e Marrëveshjes Bazike të Brukselit të arritur në shkurt të këtij viti dhe atë të Aneksit të Zbatimit të arritur në Ohër, por nënshkrimi është refuzuar nga Serbia. •Vuçiç ka thënë pas takimeve se Serbia nuk mund ta pranojë anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. •Ndërkohë, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka përgëzuar Kurtin dhe ka kërkuar nga palët të demonstrojnë lidership për të zbatuar Marrëveshjen Bazë mbi normalizimin e marrëdhënieve.

14 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Nuk ka marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë/ Borell e konfirmon: Palët kishin parakushte

Nuk arrihet dakordësi në Bruksel/ Kryeministri i Kosovës pranon
Josep Borrell

BRUKSEL- Shefi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka dhënë një deklaratë të shkurtër pas takimeve që kishte me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Borrell ka thënë se palët nuk ishin të gatshme që të pajtohen për Marrëveshjen Bazë, duke shtuar se kishin parakushte.  Ai po ashtu ka thënë se synojnë t’i afrojnë palët edhe drejt marrëveshjes, përfshirë edhe Asociacionin.

”Dhe veprimet terroriste që i kemi dënuar sërish që sot jemi takuar me kryeministrin Kurti dhe pastaj me presidentin Vuçiç për të diskutuar për situatën dhe për të shpjeguar se rruga e vetme përpara është normalizimi përmes dialogut dhe se BE kërkon normalizim marrëdhëniesh midis dy vendeve dhe kemi pasur një pengesë të madhe që ka të bëjë me formimin e Asociacionit në Kosovë dhe në mënyrë që t’i afrojmë palët drejt një marrëveshje, ne propozuam në propozim të balancuar, evropian për Asociacionin dhe insistuam te palët që të marrin këtë rast që do të ishte hap i madh përpara. Për fat të keq, palët nuk ishin të gatshme të pajtohen me këtë pa parakushte që ishin të papranueshme nga pala tjetër dhe në fund, ne kërkuam palët që seriozisht të angazhohen në procesin e normalizimit që mund të bëhet vetëm nëpërmjet dialogut, sepse është mënyra e vetme të avancojnë në rrugën evropiane, ne do të vazhdojmë të angazhohemi për arritjen e një marrëveshjeje, por sot për fat të keq, nuk ishte e mundur pa parakushte nga njëra palë që ishte e papranueshme nga pala tjetër”, ka deklaruar ai.

2 VITE ME PARE

Vuçiç në Bruksel: Askush nuk i ka përmendur sanksionet ndaj Serbisë

Nuk arrihet dakordësi në Bruksel/ Kryeministri i Kosovës pranon
aleksander vucic

BRUKSEL- Pas takimit me liderët europian, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç në një deklaratë për gazetarët ka thënë se kurrë nuk do ta njohin pavarësinë e Kosovë si dhe pranimin e saj në OKB.

Teksa është pyetur edhe për sanksionet e mundshme ndaj Beogradit, ai ka thënë se në takimet e tij askush nuk i ka përmendur sanksionet. 

“Askush në Bruksel nuk ka përmendur ndonjë sanksion kundër Serbisë" ka thënë ai.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po kërkon nga bashkësia ndërkombëtare që ta sanksionojë Serbinë për shkak të sulmit terrorist të 24 shtatorit, ku humbi jetën rreshteri Afrim Bunjaku dhe u plagosën dy efektivë të tjerë.

 

2 VITE ME PARE

Takimet në Bruksel/ Vuçiç: Serbia nuk do ta pranojë anëtarësimin e Kosovës në OKB

Nuk arrihet dakordësi në Bruksel/ Kryeministri i Kosovës pranon
foto nga takimi ne Bruksel

BRUKSEL- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka folur pas takimeve liderët europianë në Bruksel, ku është diskutuar për marrëveshjen bazike mes Kosovës dhe Serbisë. Vuçiç ka thënë se Serbia nuk mund ta pranojë anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB).

“Gjatë bisedimeve në Bruksel kemi biseduar për të gjitha temat dhe marrëveshjet, kam thënë qartë se Serbia nuk mund ta pranojë anëtarësimin e Kosovës në OKB apo pavarësinë e Kosovës, por se jemi të gatshëm të përmbushim atë që është marrë vesh, letra e 21 tetorit është një bazë e mirë për vazhdimin e diskutimeve në të ardhmen”, tha Vuçiç.

Ai ka thënë se është gati që të formohet Asociaconit i komunave me shumicë serbe.

“Ne jemi plotësisht të gatshëm për formimin e Asociacionit në përputhje me propozimet që kemi marrë, për letrën e 21 tetorit kemi thënë se jemi të gatshëm të pranojmë dhe të shkojmë në zbatim”, ka deklaruar Vuçiç.

Ndërkohë pak më herët, Qeveria e Kosovës në deklaratën e saj për mediat tha se kryeministri Albin Kurti ka pranuar nënshkrimin e marrëveshjeve mes dy vendeve, por presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka pasur kërkesa që e zhbëjnë marrëveshjen bazike.

’Presidenti i Serbisë, Vuçiç, ka refuzuar të nënshkruajë marrëveshje me Kosovën, dhe ka kërkuar që t’i pranohet një letër anësore me të cilën praktikisht i zhbën tri parime të Marrëveshjes Bazë, të Aneksit të Zbatimit si dhe të draftit të propozuar nga pesë emisarët me 21 tetor 2023”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

2 VITE ME PARE

Takimet në Bruksel/ Kurti PRANON nënshkrimin e marrëveshjeve mes dy vendeve, Vuçiç e REFUZON

Nuk arrihet dakordësi në Bruksel/ Kryeministri i Kosovës pranon
pamje nga takimi

KOSOVË- Disa orë pas përfundimit, qeveria e Kosovës ka dhënë detaje për takimin e kryeministrit Albin Kurti, me liderët evropianë. Në një komunikatë për media thuhet se, Kurti ka thënë se veç nënshkrimi i marrëveshjeve nënkupton pranim dhe garantim të tyre, duke iu referuar Marrëveshjes Bazike të Brukselit të arritur në shkurt të këtij viti dhe Aneksin e Zbatimit të arritur në Ohër.

”Këto dokumente të dakorduara janë një sukses i përbashkët me Bashkimin Evropian. Marrëveshja duhet zbatuar në tërësi, pa kushte, pa vonesa”, thuhet në njoftim

Siç tregon Qeveria e Kosovës, këtë e ka refuzuar presidenti serb, Aleksandër Vuçiç duke dhënë një arsyetim.

”Presidenti i Serbisë, Vuçiç, ka refuzuar të nënshkruajë marrëveshje me Kosovën, dhe ka kërkuar që t’i pranohet një letër anësore me të cilën praktikisht i zhbën tri parime të Marrëveshjes Bazë, të Aneksit të Zbatimit si dhe të draftit të propozuar nga pesë emisarët me 21 tetor 2023”, thuhet se ishte arsyeja sipas njoftimit nga qeveria e Kosovës.

KOMUNIKATA E PLOTË E QEVERISË:

Republika e Kosovës e ka pranuar Marrëveshjen Bazike të Brukselit të 27 shkurtit 2023 dhe Aneksin Zbatues të Ohrit të 18 marsit 2023. Këto dokumente të dakorduara janë një sukses i përbashkët me Bashkimin Evropian. Marrëveshja duhet zbatuar në tërësi, pa kushte, pa vonesa.

Në takimin e sotëm, me Kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz, me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron, Kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni, Presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, zëvendës Presidentin e Komisionit Evropian dhe Përfaqësuesin e Lartë për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Josep Borrell, si dhe emisarin e tij, Miroslav Lajcak, Kryeministri Kurti i falënderoi të gjithë ata për rolin, angazhimin dhe kontributin për paqe dhe normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

Kryeministri Kurti theksoi që, pas sulmit të agresionit të 24 shtatorit, në Zveçan, prioritet për të është siguria në Kosovë, në veçanti siguria e kufirit me Serbinë, meqë nga ana tjetër erdhën paramilitarët të cilët kryen sulm terrorist e kriminal duke vrarë e plagosur policë të Kosovës. Që kjo të mos përsëritet kurrë më, nevojiten sanksione dhe ndëshkim për Serbinë.

Hetimet për grupin paramilitar e terrorist të sponzorizuar nga Serbia, duhet të përcaktojnë saktë se kush krejt çka bëri dhe si e ekzekutoi këtë akt agresioni, ndërkohë që nuk ka më dilema as te faktorët ndërkombëtarë mbi fajtorin.

Kryeministri Kurti potencoi që Kosova është kampion në sundimin e ligjit në Ballkanin Perëndimor, gjë që është konstatuar edhe nga organizata prestigjioze ndërkombëtare World Justice Project. Grupi paramilitar terrorist i Milan Radoicic dhe përgjegjësit e tjerë duhet të ekstradohen në Kosovë, ku do të kishte një gjykim të drejtë dhe fer, aq më tepër kur dihet se sistemi i drejtësisë në Kosovë dhe proceset gjyqësore monitorohen nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit, EULEX.

Kryeministri Kurti rikujtoi që ai ishte i gatshëm të nënshkruaj edhe në Bruksel më 27 shkurt 2023 edhe në Ohër më 18 mars 2023, edhe sonte, më 26 tetor 2023, duke theksuar që pikërisht Samiti i Këshillit Evropian në Bruksel është ngjarja e duhur, në vendin e duhur për nënshkrim të Marrëveshjes Bazike, përfshirë edhe draftin e ofruar nga BE-ja dhe ShBA-të për zbatimin e nenit 7 në ndërlidhje të nenit 10 të Marrëveshjes Bazike. Përkundër kësaj oferte gjeneroze të Kryeministrit Kurti, Presidenti i Serbisë, Vucic, ka refuzuar të nënshkruajë marrëveshje me Kosovën, dhe ka kërkuar që t’i pranohet një letër anësore me të cilën praktikisht i zhbën tri parime të Marrëveshjes Bazë, të Aneksit të Zbatimit si dhe të draftit të propozuar nga pesë emisarët me 21 tetor 2023.

Për progresin demokratik dhe ekonomik të saj, Kryeministri Kurti tha që Kosova e meriton statusin e vendit kandidat për BE, pra edhe bashkimin e pesë shteteve të mbetura të Bashkimit Evropian me shumicën prej 22 sosh, në njohjen e pavarësisë së Kosovës. Ndërkaq siguria e kufijve për Kosovën, bashkë me sigurinë kolektive në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ngriten cilësisht nëpërmjet Marrëveshjes për Partneritet për Paqe me NATO-n drejt anëtarësimit të Kosovës në aleancën veri-atlantike.

Në fund të takimit, Kryeministri Kurti tha: Pranimi nënkupton nënshkrim, vetëm nënshkrimi nënkupton pranimin dhe garanton zbatimin.

2 VITE ME PARE

Michel ndan PAMJE nga takimet e veçanta me Kurtin dhe Vuçiç: Thelbësor normalizimi i marrëdhënieve

Nuk arrihet dakordësi në Bruksel/ Kryeministri i Kosovës pranon
Foto nga takimi me Kurtin

BRUKSEL-Presidenti i Këshillit të Bashkimit Evropian, Charles Michel, ka postuar fotografi nga takimet që sot bashkë me Scholz, Macron e Meloni kanë pasur me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksander Vuçiç.

Përmes një postimi në platformën"X", Michel ka thënë se është shumë e rëndësishme që palët të rikthehen në procesin e normalizimit dhe që të ndodh de-përshkallëzimi.

“Me Josep Borell dhe kolegët e BE-së, u takuam me kryeministrin Albin Kurti dhe më pas me presidentin Aleksander Vucic. De-përshkallëzimi dhe kthimi në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është thelbësor. Pres që Këshilli i BE-së të diskutojë më tej”, ka shkruar Michel.

 

2 VITE ME PARE

Borrell: Puna po vazhdon, ndoshta duhet ta lëmë mbledhjen e BE-së për t’u ulur me Kurtin dhe Vuçiç

Nuk arrihet dakordësi në Bruksel/ Kryeministri i Kosovës pranon
Josep Borrell

BRUKSEL- Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian, Josep Borrell, tha se u vonua që të marrë pjesë në samitin e Këshillit Europian për shkak të takimeve që pati me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb Aleksander Vuçiç.

Borrell tha për mediat se puna po vazhdon, ndërsa paralajmëroi takime të tjera.

“Erdha vonë sepse erdha prej një takimi tjetër me Kosovën dhe Serbinë…Kur jemi te Kosova dhe Serbia, puna po vazhdon dhe ndoshta duhet ta lëmë mbledhjen e BE-së dhe të provojmë të ulemi sërish me të dy liderët për të provuar nëse ne mund të gjejmë një zgjidhje brenda dialogut. S’ka zgjidhje tjetër, ajo shkon përmes dialogut”, tha Borrell.

2 VITE ME PARE

Kurti dhe Vuçiç në Bruksel/ Rama: Përgëzoj kryeministrin e Kosovës që pranoi propozimin e BE-së

Nuk arrihet dakordësi në Bruksel/ Kryeministri i Kosovës pranon
Edi Rama dhe Albin Kurti

TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas takimi midis kryeministrit të Kosovës dhe Presidentit të Serbisë në Bruksel. Rama me anë të një postimi në rrjete sociale përgëzoi Kurtin për pranimin e propozimit të Bashkimit Evropian për krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Në reagimin e tij Rama thekson se Kurti dhe Vuçiç, duhet të demonstrojnë lidership për të zbatuar Marrëveshjen Bazë mbi normalizimin e marrëdhënieve.

Rama: E përgëzoj Kryeministrin e Kosovës për pranimin e propozimit të BE-së për të avancuar me vendosmëri drejt zgjidhjes debllokuese të ASM-së përmes instrumenteve të vetë-menaxhimit si kornizë për negociatat e ardhshme. Ky është me të vërtetë një moment historik i rëndësishëm. Liderët e Kosovës dhe Serbisë duhet të demonstrojnë lidership dhe të punojnë ngushtë me partnerët tanë perëndimorë për të zbatuar menjëherë Marrëveshjen Themelore për normalizimin e marrëdhënieve, pa vonesa të mëtejshme. Rajoni ynë meriton paqen, stabilitetin dhe bashkëpunimin për një të ardhme të përbashkët, më të mirë, në vend të konflikteve, lojërave të fajësimit dhe pengesave që na dëmtojnë të gjithëve.

2 VITE ME PARE

Takimet me Kurtin dhe Vuçiç/ Meloni: U kemi kërkuar zbatimin e marrëveshjeve, presim si do të shkojë

Nuk arrihet dakordësi në Bruksel/ Kryeministri i Kosovës pranon
giorgia meloni

BRUKSEL- Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka folur për mediat për takimet e zhvilluara sot me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiç.

Meloni tha se Italia, Franca dhe Gjermania po mundohen që të bëjnë hapa përpara sa i përket dialogut dhe se sot iu kanë kërkuar edhe Kurtit dhe Vuçiç që të ndërmarrin hapa lidhur me zbatimin e marrëveshjeve të arritura gjatë viteve të kaluara.

Kryeministrja italiane ka thënë se po pret të shoh se si do të shkojnë gjërat sot gjatë ditës duke thënë se shpreson që do të bëhen disa hapa përpara.

“Pak më parë ne ishim të angazhuar në një tjetër le të themi një skenar tjetër kritik që është se mes Serbisë dhe Kosovës. Po mundohemi të gjejmë një zgjidhje në bazë të qartë të punës Itali, Francë, Gjermani nga Bashkimi Evropia. Po përpiqemi të bëjmë hapa përpara dhe u kemi kërkuar të dy liderëve të ndërmarrin hapa përpara në lidhje me zbatimin e dokumenteve dhe marrëveshjeve të hartuara së bashku në vitet e kaluara në muajt e kaluar, do të shohim se si do të shkojë gjatë ditës, shpresojmë të bëjmë disa hapa përpara”, ka thënë Meloni.

2 VITE ME PARE

Vuçiç përfundon takimet me udhëheqësit europianë, Kurti largohet pa asnjë deklaratë

Nuk arrihet dakordësi në Bruksel/ Kryeministri i Kosovës pranon
Aleksandër Vuçiç

BRUKSEL- Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka përfunduar takimet me zyrtarët europianë në Bruksel, raporton Alo.rs.

Vuçiç u takua me Presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, shefin e diplomacisë së BE-së, Josep Borella, përfaqësuesin special të BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajcak, si dhe me kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz, Presidentin e Francës, Emmanuel Macron dhe kryeministren e Italisë, Giorgio Meloni.

Më herët udhëheqësit europianë kanë biseduar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin i cili është larguar menjëherë pas takimit, pa dhënë asnjë deklaratë për gazetarët.

2 VITE ME PARE

Kurti përfundon takimet me udhëheqësit europianë

BRUKSEL- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar takime me udhëheqësit evropianë, në margjina të një samiti të BE-së në Bruksel, por nuk ka ende informacione për rrjedhën e tyre. Ai nuk dha ndonjë deklaratë para gazetarëve.

Takime të ngjashme, aktualisht, po zhvillon presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç.

Sipas zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, takimet janë vazhdimësi e procesit që filloi fundjavën e kaluar, kur e ashtuquajtura “pesëshe e madhe” e të dërguarve perëndimorë vizitoi Prishtinën dhe Beogradin.

“Ideja është që këto takime të zhvillohen në margjinat e samitit të BE-së, në mbështetje të kthimit në dialog. Mesazhi i BE-së është se presim që të dyja palët, Serbia dhe Kosova, t’iu kthehen menjëherë dhe pa pengesa detyrimeve që dalin nga dialogu, të punohet menjëherë për uljen e tensioneve dhe rifillimin e dialogut”, tha Stano.

Kurti dhe Vuçiç po priten veç e veç nga kancelari gjerman, Olaf Scholz, presidenti francez, Emmanuel Macron, dhe kryeministrja italiane, Giorgia Meloni.

Në takime do të jetë i pranishëm edhe shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, si dhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel. Stano tha se ndonjë takim mes Kurtit dhe Vuçiçit, tani për tani, nuk është planifikuar. Por, disa burime diplomatike në Bruksel thanë se takimi i tyre i përbashkët do të varet nga takimi me udhëheqësit evropianë.

Përfaqësuesit e këtyre të fundit janë pjesë e “pesëshes së madhe” që vizitoi Prishtinën dhe Beogradin më 21 tetor dhe u paraqiti një plan për normalizimin e marrëdhënieve.

Stano konfirmoi se plani përmban një “propozim modern evropian” për statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, ndërsa, sipas burimeve të BE-së, nga Serbia kërkon të konfirmojë mbështetjen e saj për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit për normalizimin e marrëdhënieve.

Qeveria e Kosovës tha se Kurti është pajtuar që ky plan të jetë “korniza e vazhdimit të diskutimeve të mëtejshme me shtetet aleate”./REL/

2 VITE ME PARE

'Kam pritshmëri për rezultate pozitive'/ Lajçak para takimeve në Bruksel: Nuk negociojmë në mënyrën “merre ose lëre”

Nuk arrihet dakordësi në Bruksel/ Kryeministri i Kosovës pranon
Miroslav Lajçak

BRUKSEL-  I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak para fillimit të takimeve me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb Aleksandër Vuçiç është shprehur se nuk do të negociojnë siç e thotë ai në mënyrën 'merre ose lëre'. 

“Ne nuk negociojme më mënyrën “Merre ose lëre”, kjo duhet të jetë pajtim mes dy palëve në të cilën jemi duke iu ndihmuar”, tha ai. 

Në një intervistë për median, 'Kanal10' dhe gazetarin Kushtrim Sadiku ai foli se këtë herë pritshmëri se takimet do të dalin me një rezultat pozitiv. 

“Kam pritje të larta, të vazhdojmë përpara”, tha Lajçak.  Ai gjithashtu tha se presin edhe implementimin e marrëveshjes. 

2 VITE ME PARE

Tensionet në Veri dhe procesi i dialogut, Kurti nis takimet me udhëheqësit evropianë

Nuk arrihet dakordësi në Bruksel/ Kryeministri i Kosovës pranon
Albin Kurti

BRUKSEL-  Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nisi takimet me udhëheqësit evropianë, në margjina të një samiti të BE-së në Bruksel. Takime të tilla pritet të zhvillojë ndaras edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Sipas zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, ato janë vazhdimësi e procesit që filloi fundjavën e kaluar, kur e ashtuquajtura “pesëshe e madhe” e të dërguarve perëndimorë vizitoi Prishtinën dhe Beogradin.

“Ideja është që këto takime të zhvillohen në margjinat e samitit të BE-së, në mbështetje të kthimit në dialog. Mesazhi i BE-së është se presim që të dyja palët, Serbia dhe Kosova, t’iu kthehen menjëherë dhe pa pengesa detyrimeve që dalin nga dialogu, të punohet menjëherë për uljen e tensioneve dhe rifillimin e dialogut”, tha Stano.

Kurti dhe Vuçiç do të priten veç e veç nga kancelari gjerman, Olaf Scholz, presidenti francez, Emmanuel Macron, dhe kryeministrja italiane, Giorgia Meloni.

Në takime do të jetë i pranishëm edhe shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, si dhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel. Stano tha se ndonjë takim mes Kurtit dhe Vuçiqit, tash për tash, nuk është planifikuar. Por, disa burime diplomatike në Bruksel thanë se takimi i tyre i përbashkët do të varet nga takimi me udhëheqësit evropianë. /REL/ 

2 VITE ME PARE

Sulmi në Banjskë/ Vuçiç: Situata është e vështirë për Serbinë! Shqiptarët dhe ndërkombëtarët e pritën si dhuratë nga qielli

Nuk arrihet dakordësi në Bruksel/ Kryeministri i Kosovës pranon
Aleksandër Vuçiç

SERBI- Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç pak para nisjes së takimit me krerët evropianë, ka njoftuar se do të takohet  Presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel, Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Josep Borrell, të dërguarin special për dialogun Miroslav Lajçak, presidentin francez, Emmanuel Macron, kryeministren italiane Giorgio Meloni dhe kancelarin gjerman, Olaf Scholz, shkruan Euronews Serbia.

Vuçiç është pyetur edhe për propozimin që e tij në lidhje me mënyrën e formimit të Asosacionit, të cilin 'pesëshja e madhe' e bëri gjatë vizitës në Kosovë dhe Serbi, por ka vendosur të mos zbulojë asnjë detaj. 

“Këtu kanë qenë pesë, kanë bërë propozimin e tyre për mënyrën e formimit të Asociacionit, ne i kemi dhënë përgjigjet, detajet nuk mund t’i zbuloj, jemi gati të flasim për këtë, po trokasin në derë të hapur kur vjen puna. Beograd. Se do të jetë e lehtë, nuk do të jetë, nuk ka takim të bukur”, theksoi ai.

Duke folur për situatën në Kosovë, Vuçiç tha se për Serbinë është jashtëzakonisht e vështirë pas sulmit të 24 shtatorit në Banjskë.

"Shqiptarët dhe faktori ndërkombëtar, si dhe disa në vend, e pritën atë si një dhuratë nga qielli”, tha Vuçiç.

Para se të nisej për bisedime në Bruksel, Vuçiç tha se nga Kosova është dërguar mesazh se Asociacioni nuk është temë diskutimi e takimit të sotëm. 

2 VITE ME PARE

Ulja e tensioneve dhe procesi i dialogut/ Kurti dhe Vuçiç sot në Bruksel, pritet të kenë takime ndaras me krerët evropianë

Nuk arrihet dakordësi në Bruksel/ Kryeministri i Kosovës pranon
Foto ilustruese

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç sot pritet të kenë takime ndaras me krerët evropianë në Bruksel. Zëdhënësi i Bashkimit Evropianë, Peter Stano një konferencë për media ka konfirmuar se Kurti dhe Vuçiç do të kenë një seri takimesh individuale me krerë evropianë, por nuk ka dhënë detaje tjera.

“Takimet do të jenë përforcim i asaj që është thënë gjatë vizitës së Miroslav Lajçak në Kosovë dhe Serbi gjatë fundjavës. Kurti dhe Vuçiç do të kenë një seri takimesh individuale me krerë evropianë, për çfarë nuk do të japim detaje tash”, ka thënë Stano.

Ai i ka cilësuar si mbështetje për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë takimet e së enjtes në margjinat e samitit të BE-së.

“Presim që të dyja palët që të kthehen dhe t’i përmbushin obligimet e tyre pa vonesa si dhe të angazhohen për shtensionim. Nuk do të ketë takime të nivelit të lartë të dialogut, por vetëm takime individuale me liderë evropianë”, është shprehur Stano.

Një ditë më parë Kurti i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së pesë emisarëve për një takim me liderët e Gjermanisë, Francës, Italisë dhe Presidentes së Komisionit Evropian, në margjina të samitit të Këshillit Evropian.

Takimi do të zhvillohet në kuadër  të diskutimeve të nisura me pesë emisarët gjatë vizitës së tyre në Kosovë më datë 21 tetor, në të cilin ata propozuan një plan të ri që përfshinte një paketë më të plotë të zbatimit gjithëpërfshirës të Marrëveshjes Bazike bashkërisht me një draft të propozuar për zbatimin e nenit 7”. Sipas tyre, Kurti ka shprehur dakordimin që ky plan i ri të jetë korniza e vazhdimit të diskutimeve të mëtejshme me shtetet aleate, ShBA, Gjermani, Francë dhe Itali.

“Kurti ka shprehur dakordimin e tij që ky plan i ri të jetë korniza e vazhdimit të diskutimeve të mëtejshme me shtetet aleate, ShBA, Gjermani, Francë dhe Itali, e cila do të duhej të siguronte një komponent të fuqishëm të sigurisë dhe gjithashtu të fuqizonte perspektivën e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare”, kanë thënë nga zyra e kryeministrit.

Po ashtu nga Qeveria thanë se agjenda dhe detajet e takimit në Bruksel nuk i janë bërë të ditura Kurtit.

“Megjithatë ai shprehet i gatshëm të përfshihet në diskutime përmbajtësore me kushtin që ato të jenë në linjë me parimin e gjithëpërfshirjes”, thanë nga zyra e kryeministrit.

Dy udhëheqësit pritet të takojnë veç e veç edhe presidentin e Francës, Emmanuel Macron, kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni, kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz, dhe shefin e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell.  

takimi kurti-vucic

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj