LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Takimi i Këshillit Koordinues të Diasporës/ Rama: Vota e emigrantëve është një mision i mbyllur! Po negociojmë 8 marrëveshje të reja për njohjen e pensioneve të shqiptarëve

• Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në takimin e Këshillit Koordinues të Dasporës. • Gjatë fjalës së tij, Rama tha se Shqipëria ka hapur një kapitull të ri të marrëdhënieve me diasporën. • Kryeministri i ka konsideruar emigrantët si një mbështetje e rëndësishme financiare për vendin, ndërsa shtoi se sipas Bankës së Shqipërisë, dërgesat për këtë vit ishin rreth 100 mijë euro më shumë. • Rama tha se për herë të parë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të kenë mundësi të votojnë edhe shqiptarët jashtë vendit, ku shtoi se nuk do të jetë e nevojshme të vijnë në Shqipëri, por do të votojnë vetëm përmes postës. • Kryeministri ka lajmëruar gjithashtu se vitin e ardhëm do të lançohet modeli i ri iInteligjencës Artificiale për të kryer të gjitha shërbimet online. • Rama foli gjithashtu edhe për shqiptarët në Gjermani, për të cilët tha se ishin të detyruar të hiqnin dorë nga shtetësia e tyre për atë gjemane. • Ndërkohë, sipas tij, tani që Gjermania po lejon dy nënshtetësinë, shumë shqiptarë duan të kenë edhe atë shqiptare, ndërsa shtoi se Ministria e Jashtme dhe e Brendshme duhet të punojnë më tepër për të garantuar këtë shërbim. • Në fund të fjalës së tij, Rama tregoi se po negociohet 8 marrëveshje të tjera për njohjen e pensioneve në vendet ku shqiptarët jetojnë dhe punojnë. • I pranishëm sot në takim ishte dhe ministri i Jashtëm, Igli Hasani i cili u shpreh se diaspora është pjesa më e rëndësishme e kombit tonë. • Ministri theksoi se përpjekjet për të mbajtur gjallë gjuhën dhe traditën janë shumë të rëndësishme. • Ai tha se kanë shpërndarë 5 mijë tekste shqip në diasporë ndërsa shtoi se misioni është të ruajnë rrënjët dhe identitetin kombëtar. • Ministri më tej u shpreh se diaspora ka pasur një ndikim të jashtëzakonshëm edhe financiar përmes dërgesave, ku tha se emigrantët sollën 772 milionë euro në muajt e këtij viti.

5 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Njohja e pensioneve të diasporës, Rama: Jemi duke negociuar 8 marrëveshje të tjera me vendet ku ka shqiptarë

Takimi i Këshillit Koordinues të Diasporës/ Rama: Vota e

TIRANË- Kreu i qeverisë, Edi Rama tha se mazhoranca ka mbështetur diasporën për njohjen e pensioneve në shtetet ku shqiptarët jetojnë dhe punojnë.

Kryeministri lajmëroi në takimin e Këshillit Koordinues i Diasporës se po negociohen 8 marrëveshje të tjera. Ndër marrëveshjet e negociuara, Rama ka cilësuar atë me Greqinë dhe Italinë si më të vështirat. 

“Kur ne e kemi marrë detyrën, ishte e paimagjinueshme. Mbështetja që i kemi dhënë diasporës në njohjen e pensoineve. Shqipëria kishte vetëm një marrëveshje pensionesh, nuk më kujtohet ai vend. Sot, ne kemi një numër të madh marrëveshjesh dhe jemi duke negociuar 8 marrëveshje të tjera. Kemi negociuar marrëveshjen me Italinë, që ishte më e vështira. Kemi edhe marrëveshjen tjetër, me Greqinë, që është edhe më e vështirë se ajo me Italinë. Po negociojmë marrëveshje me të gjitha vendet ku ka shqiptarë”, theksoi ai.

1 VITE ME PARE

“Vitin tjetër, do lançojmë modelin e ri të IA për shërbimet online", Rama: Shqiptarët në Gjermani po kthehen sërish te nënshtetësia e tyre

Takimi i Këshillit Koordinues të Diasporës/ Rama: Vota e
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha sot se vitin e ardhshëm do të lancohet modeli i ri iInteligjencës Artificiale për të kryer të gjitha shërbimet online. Rama foli gjithashtu edhe për shqiptarët në Gjermani, për të cilët tha se ishin të detyruar të hiqnin dorë nga shtetësia e tyre për atë gjemane. Ndërkohë, sipas tij, tani që Gjermania po lejon dy nënshtetësinë, shumë shqiptarë duan të kenë edhe atë shqiptare. Kryeministri u shpreh se Ministria e Jashtme dhe e Brendshme duhet të punojnë më tepër për të garantuar këtë shërbim.

“Komponenti arbëresh në diasporën shqiptare ka qenë i harruar dhe këtu është bërë një punë e konsiderueshme. Edhe me këtë rast dua të falenderoj kryetarin e Akademisë së Shkencave, zotin Gjinushi për kontributin që kanë dhënë për të zgjuar lumin e fjetur të marrëdhënieve me arbëreshët. Në këtë mënyrë ka dhënë shembullin për tu ndjekur nga të gjithë institucionet. Më vjen shumë mirë që ne mund ti themi me krenari shqiptarëve në diasporë që jeta e tyre është zgjeruar, pasi kanë lehtësi si me certifikatat dhe çdo gjë. Akoma më keq kur këtu në Shqipëri prisnin radhën me çadra në shi, dhe në vendin jashtë nuk kishin as një vend ku të paraqiteshin. Sot i kemi të digjitalizuara. Vitin e ardhshëm do të lançojmë modelin e ri të inteligjenca artificiale në këtë platformës dhe asistenti që do jenë dy, do të kryejë të gjithë procesin e shërbimit. Nuk do të jetë më ky veprim, ku asistenti të orienton se çfarë hapash duhet të ndjekësh për të marrë shërbimin, por me videocall asistenti do ta bëjë për ty shërbimin.

Në këtë kontekst dua të prek republikën gjermane, e cila i ka hapur rrugëve shqiptarëve të kenë dy nënshtetësi. Ndryshe nga më herët kur shqiptarët kërkonin të merrnin  nënshtetësinë gjermane, tani po kthehen te ajo shqiptarja. Në këtë kuptim, Ministria e Brendshme dhe e Jashtme do t’u ofrojë ndihmë të gjithë shqiptarëve. Janë bërë konstruksione të konsullatave. Mbase duhet të përdorim edhe metodat e syrit të keq, që mund të kenë mbetur në ndonjë cep nga koha e shkëmbimit të letrave me kod sekret. Është bërë një betejë e madhe për të hequr kontaktin sy më sy. Më parë, personi ishte i detyruar që të shkonte deri në konsullatë fizikisht, kur e kishte larg. Po luftojmë fort që çdo shërbim të jetë online”, tha Rama.

1 VITE ME PARE

"Diaspora, pjesa më e rëndësishme e kombit", Hasani: Kanë një ndikim të jashtëzakonshëm përmes dërgesave! Emigrantët sollën 772 milionë euro këtë vit

Takimi i Këshillit Koordinues të Diasporës/ Rama: Vota e
Hasani dhe Rama

TIRANË- Ministri i Jashtëm, Igli Hasani ka marrë pjesë në takim në takimin vjetor të Këshillit koordinues të Diasporës. Gjatë fjalës së tij Hasani u shpreh se ky takim synon edhe frymën evropiane të shqiptarëve duke forcuar politikën për diasporën. Ai shtoi se diaspora është pjesa më e rëndësishme e kombit tonë.

Ministri theksoi se përpjekjet për të mbajtur gjallë gjuhën dhe traditën janë shumë të rëndësishme. Ai tha se kanë shpërndarë 5 mijë tekse shqip në diasporë ndërsa shtoi se misioni është të ruajnë rrënjët dhe identitetin kombëtar. Ministri më tej u shpreh se diaspora ka pasur një ndikim të jashtëzakonshëm përmes dërgesave ndërsa zbuloi edhe shifrat. Hasani tha se emigrantët sollën 772 milionë euro në muajt e këtij viti. 

“Është kënaqësi që jemi në këtë takim që ka për qëllim të përcaktojë hapat e ardhshëm. Ky takim synon edhe frymën evropiane të shqiptarëve, duke forcuar politikën për diasporën. Dëshiroj të shpreh mirënjohjen time. Diaspora është pjesa më e rëndësishme e kombit tonë. Përpjekjet për të mbajtur gjallë gjuhën dhe traditën janë shumë të rëndësishme.

Kemi shpërndarë 5 mijë tekse shqip në diasporë. Kemi një mision të përbashkët, të ruajmë rrënjët dhe identitetin kombëtar. Diaspora ka pasur një ndikim të jashtëzakonshëm përmes dërgesave, emigrantët sollën 772 milionë euro në muajt e këtij viti. Gjatë 2024 Shqipëria ka bërë proges në anëtarësimin në Bashkimin Evropian, me hapjen e grupkapitujve.”, theksoi ai.

1 VITE ME PARE

Rama: Jemi me kokën lart para shqiptarëve jashtë atdheut, tanimë vota e diasporës është një mision i përmbyllur

Takimi i Këshillit Koordinues të Diasporës/ Rama: Vota e
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur në takimin vjetor të Këshillit Koordinues të Diasporës për votën e emigrantëve.  Rama tha se për herë të parë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të kenë mundësi të votojnë edhe shqiptarët jashtë vendit. Ai tha se ata nuk do të jetë e nevojshme të vijnë në Shqipëri, por do të votojnë vetëm përmes postës. 

"Para pak javësh në Tiranë erdhi një mision i NATO-s për të inspektuar kushtet sa është e gatshme të presë Shqipëria samitin e NATO në 2027. Jemi sot me kokën lart para shqiptarëve jashtë atdheut, se tanimë është një mision i përmbyllur vota e diasporës. Një mision jo i lehtë. Një mision i lidhur me një vullnet që shkon përtej ndasive partiake dhe kërkon një votë më të madhe në numër se e një shumice qeverisëse. Sot jemi në prag të një procesi zgjedhor ku për herë të parë shqiptarët jashtë vendit do votojnë pa dashur të udhëtojnë drejt Shqipërise, por vetëm duke përdorur postën. Ruajtja e identitetit gjuhësor dhe kulturor është pjesë e misionit tonë si komb, si qytetar dhe patjeter e misionit si sistem institucional. Ka nevojë pë tu bërë më shumë patjetër. Kemi bërë hapa kuptimplotë edhe me qeverinë e Kosovës, duke nisur nga unifikimi i Abetares, duke punuar për dixhitalizimin dhe aksesin falas të fëmijëve dhe mesuesve në diaspore, tek programet. Kemi 20 dëmijë që marrin mësim në kushtet e gjuhës.", tha Rama. 

1 VITE ME PARE

Takim i Këshillit Koordinues të Diasporës, Rama: Kemi hapur kapitull të ri të marrëdhënies mes Shqipërisë dhe diasporës, emigrantët mbështetje e rëndësishme finanaciare për vendin

Takimi i Këshillit Koordinues të Diasporës/ Rama: Vota e
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në takimin vjetor të Këshillit Koordinues të Diasporës. Rama u shpreh se Shqipëria ka hapur një kapitull të ri të marrëdhënieve me diasporën. Ai tha se kur PS mori detyrën ishte një "shkretëtirë" në marrëdhëniet mes shtetit dhe diasporës. Kryeministri i ka konsideruar emigrantët si një mbështetje e rëndësishme financiare për vendin, ndërsa shtoi se sipas Bankës së Shqipërisë, dërgesat për këtë vit ishin rreth 100 mijë euro më shumë. 

"Më vjen mirë që paralelisht kemi hapur kapitull të ri të marrëdhënies mes Shqipërisë dhe diasporës. Programi ynë qeverisës ka një pjesë të vecantë që i kushtohet diasporës. Një fjalim i asaj çka është bërë në bazë të këtij programi, tregon se është hedhur një bazë edhe pse ka shumë për të ndërtuar. Kur ne morëm detyrën ishte një shkretëtire në marrëdhëniet mes shtetit dhe diasporës. Pikënisja e këtij rrugëtimi ishte dëshpëruese se distanca mes shtetit dhe qytetarëve jashtë vendin ishte shumë e madhe. Ne ndërtuam një proces dhe strategji dhe sot jemi në kushtet kur kemi koordinatorë shtetërore për diasporën. kemi një organizim që merr pamjen me kuptimplotë në këtë tryezë ku diaspora përfaqësohet me një këshill kombëtar. E ritheksoj se diaspora mbetet mbështetje e rëndësishme financiare për vendin. Banka e Shqipërisë ka regjistruar rritje të dërgesave të emigrantëve në euro. Dërgesat më të mëdha nga Italia, Greqia dhe SHBA. Ne kemi arritur tu mundësojmë shqiptareve, shqiptimin me plot gojën të emrit shqiptar.", tha Rama.

këshilli koordinues i diasporës edi rama igli hasani

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj