LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Bordi i Paqes/ Presidenti i SHBA-ve: 17 mld dollarë për rindërtimin e Gazës, Shqipëria dhe Kosova kanë premtuar trupa. Rama kërkon ndihmën e Trump: Ta shpëtojmë Hagën nga Prokurorë si ai që arrestoi Thaçin

• Bordi i Paqes është mbledhur sot në Uashington. • Takimi ka nisur me një foto familjare, ku të pranishëm janë kryeministri Edi Rama dhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. • I pari që mori fjalën ishte Presidenti Donald Trump, i cili fillimisht falenderoi liderër e pranishëm dhe bëri me dije se janë mbledhur 17 mld dollarë për rindërtimin e Gazës. • Gjatë fjalës së tij, Trump deklaroi gjithashtu se SHBA do të kontribuojnë me 10 miliardë dollarë për Bordin e Paqes. • Ai tha se megjithëse shuma është e konsiderueshme, ajo mbetet e vogël krahasuar me koston e luftërave. • Ndër të tjera, Presidenti theksoi se Bordi i Paqes do të bazohet te Kombet e Bashkuara dhe se “askush nuk e ka parë më parë”. • Trump falënderoi gjithashtu Indonezia, Moroku, Shqipëria, Kosova dhe Kazakistani për premtimin e dërgimit të trupave dhe policisë në Gaza, me synimin për të mbikëqyrur dhe garantuar një paqe të qëndrueshme në rajon. • Presidenti tha Kazakistani, Azerbajxhani, Maroku, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini, Katari, Arabia Saudite, Uzbekistani dhe Kuvajti janë vendet që së bashku kanë premtuar në total më shumë 7 miliardë dollarë për rindërtimin e Rripit të Gazës pas luftës. • Po ashtu, Trump nënvizoi se Irani po cënon paqen në Lindjen e Mesme dhe se nuk duhet të posedojë armë bërthamore. • Ndërsa përmendi një sërë konfliktesh të zgjidhura prej tij, Trump përmendi edhe konfliktin me Kosovës dhe Serbisë. • Ai iu drejtuar Vjosa Osmanit, duke i thënë nëse nuk shkojnë mirë me Serbinë, duhet të telefonojnë Trump-in që ta zgjidhë. •Sa i përket mardhënieve me Evropën, Trump mohoi që të kishte marrëdhënie të tensionuara me Evropën (BE-Britani), duke vënë në dukje se raportet janë shumë të mira dhe këtë e tregon edhe miqësia me kreun e NATO-s, Mark Rutte. • Në Bordin e Paqes ka folur edhe Kryeministri Edi Rama, i cili tha se Shqipëria do të kontribuojë me forca ushtarake paqeruajtëse në Gaza. • Ai falënderoi presidentin Donald Trump për këtë nismë ndërkombëtare dhe shtoi se kjo nuk zëvendëson misionin e OKB-së, por nëse do i shërbente paqes në botë, atëherë sipas kryeministrit shqiptar, “Zoti e bekoftë Bordin e Paqes”. • Më tej ai deklaroi se Shqipëria do bëhet pjesë me forca paqeruajtëse në Gaza, për të ndihmuar fëmijët që po vuajnë si pasojë e Hamasit, sepse ata janë të pafajshmit, ashtu sikurse edhe pengjet që u morën tre vite më parë. • Rama gjithashtu iu drejtua Presidentit Trump, duke ngritur çështjen e liderëve të Ushtria Çlirimtare e Kosovës që po gjykohen në Hagë, me theks të veçantë te ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. • Rama vlerësoi rolin e Trump në mandatin e tij të parë, duke theksuar se udhëheqja e tij e çoi Kosovën drejt një marrëveshjeje paqeje. • Ai deklaroi se presidenti i atëhershëm i Kosovës u ndalua në mënyrë brutale të udhëtonte drejt Shtëpisë së Bardhë për të nënshkruar marrëveshjen në prani të Presidentit Trump, për shkak të veprimeve të një prokurori që, sipas tij, më pas u bë i njohur edhe për përndjekjen e vetë Trump.

28 artikuj për këtë temë.

3 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Pas mbledhjes së Bordit të Paqes, Trump bisedon veçmas me Ramën dhe Osmanin në Uashington

Bordi i Paqes/ Presidenti i SHBA-ve: 17 mld dollarë për
Donald Trump, Edi Rama, Vjosa Osmani

SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka biseduar veçmas pas mbledhjes së Bordit të Paqes me Kryeministrin Edi Rama dhe Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani në Washington. Trump, Rama dhe Osmani shkëmbyen disa fjalë me njëri-tjetrin gjatë takimit, por ende nuk dihet ekzaktësisht se çfarë kanë biseduar.

Më herët gjatë fjalës së tij, Kryeministri Rama iu drejtua Presidentit Trump, duke ngritur çështjen e liderëve të Ushtria Çlirimtare e Kosovës që po gjykohen në Hagë, me theks të veçantë te ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Sipas Ramës, kjo çështje duhet të gjejë një rrugëzgjidhje përpara se të jetë vonë dhe për këtë kërkoi ndihmën e Trump./Dosja.al

 

3 MUAJ ME PARE

Firmoset Bordi i Paqes/ Trump: Do e bëjmë Gazën të paqtë dhe të sukesshme

Bordi i Paqes/ Presidenti i SHBA-ve: 17 mld dollarë për

SHBA- Në SHBA është firmosur Bordi i Paqes. Presidenti, Donald Trump ka deklaruar se do ta bëjë Gazën më të paqtë dhe të sukesshme. Sipas tij, e njejta gjë do të bëhet edhe me vendet e tjera në rrezik.

Trump theksoi se firmosja në takimin inaugurues të Bordit të Paqes u paraqit si një hap i parë konkret drejt koordinimit ndërkombëtar për ndërhyrje, rindërtim dhe garantim të sigurisë në zonat e prekura nga konfliktet. 

Donald Trump: Ditë e veçantë ta bëjmë Gazën shumë të suksesshme dhe të sigurt. Do marrin hapa të tjerë, und të ndërhyjmë. Do të bëjmë gjëra që më parë nuk imagjinoheshin. Do e bëjmë të paqtë Gazën dhe do të bëjmë të njëjtën gjë në vende në rrezik. Do të kujdesemi për shumë gjëra do punojmë me OKB. OKB ka shumë potencialë. Firmosja në takimin inaugurues të Bordit të Paqes u paraqit si një hap i parë konkret drejt koordinimit ndërkombëtar për ndërhyrje, rindërtim dhe garantim të sigurisë në zonat e prekura nga konfliktet./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

FJALA E PLOTË në Bordin e Paqes/ Rama kërkon ndihmën e Trump: Ta shpëtojmë Hagën nga Prokurorë si ai që arrestoi Thaçin

Bordi i Paqes/ Presidenti i SHBA-ve: 17 mld dollarë për
Edi Rama

WASHINGTON- Kryeministri Edi Rama ka mbajtuar fjalën e tij në inagurimin e Bordit të Paqes. Fillimisht Rama vlerësoi ftesën e Shqipërisë nga Presidenti Donald Trump, për këtë nismë që sipas tij, ka qëllim vetëm zgjidhjen e konflikteve. Gjithashtu Kryeministri deklaroi se Shqipëria është e gatshme të kontribojë jo vetëm financiarisht, por edhe me ekspertizë konkrete për rindërtimin e Gazës.

Ai theksoi se Shqipëria synon të jetë një vlerë e shtuar në atë që e cilësoi si vizionin të jashtëzakonshëm të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për paqen dhe stabilitetin në Lindjen e Mesme. Më tej, Rama iu drejtua Presidentit Trump, duke ngritur çështjen e liderëve të Ushtria Çlirimtare e Kosovës që po gjykohen në Hagë, me theks të veçantë te ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Sipas Ramës, kjo çështje duhet të gjejë një rrugëzgjidhje përpara se të jetë vonë dhe për këtë kërkoi ndihmën e Trump.

Fjala e plotë e kryeministrit Edi Rama në Bordin e Paqes:

Faleminderit që më keni ftuar të jem pjesë e këtij rrugëtimi, z. President. Vota plotësisht e harmonizuar dypartiake që parlamenti ynë pati në mbështetje të kësaj nisme, flet vetë përsa e nderuar ndihet Shqipëria që është një prej anëtareve themeluese e kësaj organizate të re.

Shumë thonë se Bordi i Paqes synon të zëvendësojë Kombet e Bashkuara por mua nuk më duket si një përpjekje për të zëvendësuar OKB-në, por nëse ndihmon ta shkundë atë gjigand në agoni dhe dashtë Zoti, ta zgjojë, atëherë, Zoti e bekoftë Bordin e Paqes.

Z.President, Ne përgëzojmë rolin tuaj vendimtar për të ndalur konfliktin pikëllues në Gazë dhe Shqipëria ka konfirmuar pjesëmarrjen e saj në forcën e stabilizimit me trupat e saj. Në të njëjtën kohë, propozoj që ky Bord të ftojë të gjitha vendet të kontribuojnë drejtpërdrejtë me ndërtimin e një objekti  publik të dedikuar për fëmijët palestinezë.

Duke bërë kështu, bota do të ndihmonte fëmijët e Gazës që janë pengjet më të pafajshme të lunatizmit të Hamasit, të rriteshin me praninë fizike të vargut më të madh të duarve që ka shtrënguar bashkë njerëzimi ndonjëherë,  jo vetëm duke vendosur paratë, por po kështu duke sjellë dhe arkitektët e tyre në mënyrë që bota të transformojë një plagë të historisë në një oaz shprese, ku dhembshuria merr formë konkrete dhe e ardhmja merr formë rreth atyre që meritojnë më shumë, brezi i ardhshëm i palestinezëve.

Shqipëria do të ishte e privilegjuar të bëhej pjesë e këtij vargu. Më lejoni shumë shkurtimisht t’ju tërheq vëmendjen te një tjetër konflikt i hapur ,më pranë vendit tim, ku udhëheqja e Presidentit Trump gjatë mandatit të tij të parë, e solli Kosovën dhe Serbinë më pranë se kurrë drejt një marrëveshjeje përfundimtare paqeje.

Presidenti i Kosovës, që, asokohe, u ndalua të udhëtonte drejt Shtëpisë së Bardhë në mënyrë brutale për të nënshkruar atë marrëveshje, në praninë e presidentit Trump dhe në fakt kjo ishte çfarë u bë nga ai prokuror sikar që përndoqi edhe vetë presidentin Trump dhe për këtë u bë i famshëm botërisht.

Sot, Presidenti i Kosovës ka kaluar gjashtë vjet në një paraburgim nga një gjykate e posaçme në Hagë, e sponsorizuar nga një sërë shtetesh demokratike, disa prej tyre të pranishme dhe këtu dhe që duhet t’u vijë turp nga ajo lloj drejtësie ndërkombëtare.

Vetëm javën e kaluar, zoti President, një tjetër prokuror i financuar nga ky vend i madh  e tatimpaguesit e tij, kërkoi 45 vjet burgim për të, një kërkesë që shkaktoi një valë tronditëse poshtërimi në të gjithë tërësinë e një vendi paqedashës.

Dhe në këtë moment ka vetëm disa muaj që qëndrojnë midis një njeriu, i cili u ngrit nga qëndresa ndaj  spastrimit etnik për t’u shndërruar në një paqebërës dhe një rezultati shkatërrimtar nga një gjykatë që deri tani ka dështuar, në çdo hap t’u përmbahet standardeve të drejtësisë demokratike.

Për hir të Zotit, z. President, le të bëjmë diçka përpara se siç thoni ju, gjëra shumë të këqija të mund të ndodhin sërish. Edhe njëherë, ju falënderoj që përfshitë Shqipërinë në këtë nismë fisnike. Duke qenë  miq të afërt me Izraelin dhe vendet arabe, shpresojmë fort të jemi një vlerë e shtuar e vizonit tuaj të jashtëzakonshëm./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

Rama në Bordin e Paqes: Shpresojmë të jemi vlerë e shtuar e vizionit të jashtëzakonshëm të Trump

Bordi i Paqes/ Presidenti i SHBA-ve: 17 mld dollarë për
Edi Rama

SHBA- Kryeministri Rama tha nga Washingtoni se shpreson që Shqipëria të jetë një vlerë e shtuar, në atë që ai e cilësoi si vizionin e jashtëzakonshëm të Presidentit Donald Trump, për paqen dhe stabilitetin në Lindjen e Mesme.

Gjatë fjalës së tij, ai u shpreh se Shqipëria është e gatshme të kontribuojë jo vetëm financiarisht, por edhe me duke ofruar arkitektë që Gaza të transformohet në një oaz shprese ku e ardhmja të ngrihet dhe të formohet për brezat e ardhshëm të Palestinës.

Edi Rama: Jo vetëm duke vendosur para por duke ofruar arkitektë që bota të transformohet në një oaz shprese ku e ardhmja të ngrihet dhe të formohet për brezat e ardhshëm të Palestinës. Më lejoni të tërheq vëmendjen për një vend pranë vendin tim, ku udhëheqja e Trump në mandatin e parë e solli Kosovën në një marrëveshje paqe. Presidenti i Kosovës që asokohe u ndalua të udhëtonte në Shtëpinë e Bardhë në mënyrë brutale për të nënshkruar atë marrëveshje në prani të presidentit Trump dhe në fakt kjo ishte që ajo u bë nga ai prokuror që përndoqi dhe vetë Donald Trump dhe u bë  i famshëm.

Presidenti i Koosvës ka kaluar 6 vjet në një paraburgim nga një Gjykatë e Posaçme në Hagë sponsorizuar nga një sërë vende demokratike pranishme këtu që duhet të vijë turp nga ajo drejtësi ndërkombëtare. Vetëm javën e kaluar prokurori kërkoi 45 vjet burigm për të. Vala e poshtërimit në tërësinë e një vendi paqedashës dhe në këtë moment ka disa muaj me një rezultat shkatërrimtar të një gjykate që ka dështuar. Për hir të Zotit, zoti president të bëjmë diçka para se gjëra shumë të këqija të ndodhin sërish. Faleminderit që sollët Shqipërinë në një nisëm fisnike. Shpresojmë të jemi vlerë e shtuar në vizionin tuaj të jashtëzakonshëm./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

"Të bëjmë diçka para se të ndodhë diçka e keqe"/ Rama kërkon ndërhyrjen e Trump për gjyqin në Hagë: Presidenti i Kosovës u ndalua nga i njëjti prokuror u përndoqi edhe juve

Bordi i Paqes/ Presidenti i SHBA-ve: 17 mld dollarë për
Edi Rama

SHBA- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka kërkuar ndërhyrjen e presidentit Trump për gjyqin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, në Hagë. Gjatë fjalës së tij në inaugurimin e Bordit të Paqes në SHBA, Rama u shpreh se presidenti i atëhershëm i Kosovës u ndalua në mënyrë brutale të udhëtonte drejt Shtëpisë së Bardhë, për të nënshkruar marrëveshjen në prani të Presidentit Trump.

Rama tha se ish-presidenti i Kosovës, ka kaluar 6 vjet në një paraburgim nga një Gjykatë e Posaçme në Hagë. Kryeministri e quajti poshtërim, faktin që javën e kaluar prokurori kërkoi 45 vjet burigm për të. Ndaj, ai i kërkoj Trump të bëj diçka para se gjëra shumë të këqija të ndodhin sërish.

" lejoni të tërheq vëmendjen për një vend pranë vendin tim, ku udhëheqja e Trump në mandatin e parë e solli Kosovën në një marrëveshje paqe. Presidenti i Kosovës që asokohe u ndalua të udhëtonte në Shtëpinë e Bardhë në mënyrë brutale për të nënshkruar atë marrëveshje në prani të presidentit Trump dhe në fakt kjo ishte që ajo u bë nga ai prokuror që përndoqi dhe vetë Donald Trump dhe u bë i famshëm.

Presidenti i Kosovës ka kaluar 6 vjet në një paraburgim nga një Gjykatë e Posaçme në Hagë sponsorizuar nga një sërë vende demokratike pranishme këtu që duhet të vijë turp nga ajo drejtësi ndërkombëtare. Vetëm javën e kaluar prokurori kërkoi 45 vjet burigm për të. Vala e poshtërimit në tërësinë e një vendi paqedashës dhe në këtë moment ka disa muaj me një rezultat shkatërrimtar të një gjykate që ka dështuar. Për hir të Zotit, zoti president të bëjmë diçka para se gjëra shumë të këqija të ndodhin sërish. Faleminderit që sollën Shqipërinë në një nisëm fisnike," tha Rama./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

Rama: Shqipëria e nderuar të jetë vend themelues i bordit të Paqes, s’më duket tentativë për të zëvendësuar OKB

Bordi i Paqes/ Presidenti i SHBA-ve: 17 mld dollarë për
Edi Rama

SHBA- Kryeministri i vendit, Edi Rama tha se Shqipëria është e nderuar të jetë vend themelues i Bordit të Paqes. Gjatë fjalës së tij në inaugurimin e Bordit të Paqes në SHBA, Rama u shpreh se kjo nuk i duket si një tentativë për të zëvendësuar OKB.

“Flet vetë se sa e nderuar është Shqipëria të jetë vend themelues. Shumë në Europë thonë se Bordi është bërë për të zvëvendësuar OKB, nuk më duket si një tentativë për të zëvendësuar OKB. Zoti e bekoftë bordin e paqes”, tha Rama./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

"Gjyq i turpshëm ndaj çlirimtarëve"/ Rama mbron ish-krerët e UÇK: Disa këtu duhet të jenë të turpëruar për atë proces! Bordi të merret me Kosovën

Bordi i Paqes/ Presidenti i SHBA-ve: 17 mld dollarë për
Edi Rama

SHBA- Kryeministri i vendit, Edi Rama foli edhe për gjyqin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë. Gjatë fjalës së tij në inaugurimin e Bordit të Paqes në SHBA, Rama u shpreh se bordi duhet të merret me Kosovën.

Lideri i qeverisë theksoi se presidenti i Kosovës në atë kohë u ndalua që të firmoste marrëveshjen me pesidentin Trump. Ndërsa sot ai, ka kaluar 6 vite në paraburgim në Hagë.

Edi Rama: Jo vetëm duke vendosur paratë, por edhe duke sjellë arkitektët tanë që bota të shndërrojë plagët në shenja shprese. Shqipëria është nder në këtë zinxhir. Më lejoni që të sjell vëmendjen tek një konflikt shumë afër Shqipërisë. Presidenti i Kosovës në atë kohë u ndalua që të firmoste marrëveshjen me Presidentin Trump, sot Presidenti i Kosovës ka kaluar 6 vite në paraburgim në Hagë. Disa këtu duhet të jenë të turpëruar për atë proces. Në këtë moment vetëm pak muaj qëndrojmë mes një burri që qëndroi ndaj një spastrimi etnik. Ju falënderoj shumë që përfshitë Shqipërinë në këtë Bord./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

Bordi i Paqes, mban fjalën Kryeministri Rama: Vlerësojmë rolin deçiziv të Trump për të vendosur paqen në Gaza

Bordi i Paqes/ Presidenti i SHBA-ve: 17 mld dollarë për
Edi Rama

SHBA- Kryeministri Edi Rama, ka mbajtur fjalën e tij në mbledhjen e Bordit të Paqes. Fillimisht, kryeministri falenderoj Trump për ftesën, ndërsa pohoi se Shqipëria është e nderuar të marrë pjesë në një nisëm të tillë. Rama përgëzoj rolin e Bordit të Paqës, për t'i dhënë fund konfliktit në Gaza. 

”Faleminderit që më ftuat të jem pjesë e këtij rrugëtimi. Në votën e linjëzuar në parlamentin tonë flet vetë sesa e nderuar është Shqipëria. Shumë thonë se Bordi i Paqes është për të zëvendësuar OKB-në. Nuk më duket si një zëvendësim, por nëse ndihmon për ta shkundur. Zoti e bekoftë Bordin e Paqes.

Ne përgëzojmë rolin tuaj vendimtar për t’i dhënë fund konfliktit zemërthyes në Gazë. Unë kam propozuar që ky bord të ftojë të gjitha vendet të kontribuojnë për fasilitetin publik për fëmijët e Palestinës. Duke bërë këtë do ndihmojmë pengjet më të pafajshme të çmendurisë së Hamasit.”/Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

"Kërkojmë të sjellim paqe të qëndrueshme"/ Gjeneral Majori amerikan: Shqipëria dhe Kosova do ofrojnë ndihmë ushtarake në Gaza

Bordi i Paqes/ Presidenti i SHBA-ve: 17 mld dollarë për
Foto ilustruse

SHBA- Gjeneral Majori ka deklaruar se Shqipëria dhe Kosova do të ofrojnë ndihmë ushtarake në Gaza. Gjatë fjalës së tij, ai u shpreh se Egjipti dhe Jordania kanë trajnuar policinë.

Vende të tjera, të cilat do të ndihmojnë me bazë ushtarke janë edhe Azerbajxhani, Kazakistani dhe Maroku. Sipas tij, me anë të kësaj synohet të sillet paqja dhe siguria në Gaza.

"5 vendet e para kanë ofruar ndihmë ushtarake Shqipëria, Kosova, Azerbajxhani, Kazakistani, Maroku. Egjipti dhe Jordani kanë forcuar për të trajnuar policinë. Më këto hapa të parë kërkojmë të sjellim siguri për paqe të qëndrueshme në Gaza," tha Gjeneral Majori./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

"Kombet e Bashkuara kanë një potencial të lartë"/ Trump në Bordin e Paqes: SHBA, kontribut 10 miliardë dollarë! Kemi pasur një mbështetje shumë të madhe për të

Bordi i Paqes/ Presidenti i SHBA-ve: 17 mld dollarë për
Donald Trump

WASHINGTON- Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi se SHBA do të kontribuojnë me 10 miliardë dollarë për Bordin e Paqes. Gjatë fjalës së tij, Trump theksoi se, megjithëse shuma është e konsiderueshme, ajo mbetet e vogël krahasuar me koston e luftërave dhe shtoi se ka zgjidhur tetë konflikte. Ndër të tjera, Presidenti theksoi se Bordi i Paqes do të bazohet te Kombet e Bashkuara dhe se “askush nuk e ka parë më parë”.

“SHBA do të bëjnë një kontribut 10 miliardë dollarë për Bordin e Paqes. Kemi pasur një mbështetje shumë të madhe për të. Është një mbështetje e vogël kur sheh koston e luftës. Jemi të përkushtuar dhe së bashku mund të arrijmë ëndrrën për të sjellë paqe afatgjatë në rajon. Shpresoj të kthejmë sytë e botës sesi konflikte të tjera mund të zgjidhen.

Ne kemi zgjidhur 8. I kemi zgjidhur për pak ditë. Plagët e fundit mund të shërohen. Planeti do të jetë më i sigurt dhe në paqe. Mendoj se Kombet e Bashkuara kanë një potencial të lartë. Nuk kam folur me asnjë prej tyre për 8 luftërat që zgjidha.

Bordi i Paqes do bazohet në Kombet e Bashkuara dhe do shohë nëse ato nuk funksionojnë si duhet. Duhet të sigurohemi që Kombet e Bashkuara janë funksionale dhe të rëndësishme dhe do zgjidhen në potencialin që kanë. Falënderoj liderët që janë këtu dhe çdokush ka respektin tim dhe jeni miqtë e mi. Bordi i Paqes do jetë diçka që askush nuk e ka parë," tha Trump./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

Bordi i Paqes, Trump: Me Evropën kemi marrëdhënie shumë të mira

Bordi i Paqes/ Presidenti i SHBA-ve: 17 mld dollarë për
Donald Trump

SHBA- Donald Trump deklaroi gjatë fjalës së tij në Bordin e Paqes se SHBA ka marrëdhënie shumë të mira me Evropën. Trump theksoi se është e rëndësishme që t’i japet fund programit bërthamor të Iranit.

Ai tha se Irani nuk mund të kërcënojë më stabilitetin e botës dhe rajonit. Sipas tij, Norvegjia është një vend që e ka mirëpritur Bordin e Paqes dhe ka shprehur dëshirën për t’u bërë pjesë

“E rëndësishme është që t’i japim fund programit bërthamor të Iranit. Duhet të ketë një marrëveshje me të, e rëndësishme është paqja. Më parë paqja në Lindjen e Mesme nuk imagjinohej, por tani kemi dhënë fund luftës në Gaza. Tani është koha që Irani të bashkohet me ne, në një rrugë që të përfundojë, Irani nuk mund të kërcënojë më stabilitetin e botës dhe rajonit. Kjo duhet të ndodh, por nëse nuk ndodh, nuk ndodh.

Gjëra të këqija do ndodhin më tej. Me Evropën kemi marrëdhënie shumë të mira. Raportet me Evropën janë të mira, ne shkojmë shumë mirë. Ne kemi kreun e NATO-s, kemi raporte shumë të mirë me të, është një njeri shumë i mirë. Norvegjia është një vend që e ka mirëpritur Bordin e paqes dhe ka shprehur dëshirën për t’u bërë pjesë. Mendova se do më jepnin çmimin Nobel. Unë kujdesem vetëm të shpëtojë jetë njerëzish, dhe nuk ka rëndësi Çmimi Nobel për mua. Japonia është organizuar për një takim për mbledhje fondesh”, tha Trump./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

Bordi i Paqes, Trump: Shqipëria dhe Kosova do të angazhohen me trupa në Gaza

Bordi i Paqes/ Presidenti i SHBA-ve: 17 mld dollarë për
Donald Trump

SHBA- Presidenti Trump deklaroi se Shqipëria dhe Kosova do të angazhohen me trupa në Gaza. Gjatë fjalës së tij në takimin inaugurues të Bordit të Paqes në Washington, Trump u shpreh se janë 2 miliardë dollarë fonde për Gazën.

Ai tha se Japonia ka premtuar që do të organizohet për të mbledhur fonde, Kina do të jetë e përfshirë, ndërsa shtoi se mendon se edhe Rusia do të jetë dakord. Presidenti theksoi se të gjitha këto vende po punojnë për një vizion që ka të bëjë me paqen në Lindjen e Mesme. 

"Kemi një përgjigje shumë të mirë nga Europa. Kemi një lidhje shumë të mirë me Europën dhe NATO-n. Norvegjia ka rënë dakord që të presë një event që do të presë Bordin e Paqes. Mendova që do të me jepnin Çmim Nobel për Paqen, kjo është më pak entuziaste, por nuk më intereson për çmime por për paqen. Kam një aftësi për të ndaluar luftëra dhe do e përdor këtë aftësi. Dua që të shpëtoj jetë dhe nuk më intereson për çmime. 2 miliardë dollarë fonde për Gazën.

Japonia ka premtuar që do të organizojë për të mbledhur fonde, Kina do të jetë e përfshirë, mendoj që edhe Rusia do të jetë dakord. FIFA do të ndihmojë për të mbledhur 77 miliardë euro për Gazën, mendoj që ka të bëjë me fushat. Së shpejti do të njoftojmë detajet dhe nëse mundem së shpejti do të shkoj atje. Kombet që janë këtu sot, nuk do të mbledhin thjesht para, por disa do të dërgojnë persona për të mbikëqyrur dhe siguruar një paqe të sigurt në Gaza. Indonezia shumë faleminderit.  Maroku faleminderit shumë.

Shqipëria, Kosova, Kazakistani të gjithë kanë premtuar trupa dhe polici në Gaza. Mendoj që do të kemi disa njerëz shumë të mirë në atë forcë policie. Të gjitha këto vende po punojnë për një vizion që ka të bëjë me paqen në Lindjen e Mesme. Tani është koha për Iranin që të na bashkohet. Nuk duhet të bëjnë destabilitetin në rajon. Nëse nuk arrihet marrëveshja gjëra shumë të këqija do të ndodhin," tha Trump./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

"Dua vetëm të shpëtohen jetë njerëzish"/ Trump: Mendova se do më jepnin Nobelin për paqe, por nuk më duhet

Bordi i Paqes/ Presidenti i SHBA-ve: 17 mld dollarë për
Donald Trump

SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump tha se mendonte se do të fitonte Nobelin për paqe, pas asaj që bëri në lidhje me Gazën. Megjithatë pohoi se ky çmim nuk i duhej, pasi qëllimi i tij është të shpëtojë jetë njerëzish.

Trump u shpreh se SHBA ka marrdhënje të mira me Europën, ndërsa tha se Norvegjia ka rënë dakord të mirëpresë një event për Bordin e Paqes.

"Çdo dollarë i shpenzuar është kontribut për stabilitetin. Duam një Lindje të Mesme në harmoni. Janë njerëz të zgjuar, ndonjëherë shumë energjik. Kemi Libanin me disa probleme që po punojmë. Një më i vogël se ajo deri tani. Ti japim fund programit bërthamor të Iranit. Shumë në Europë duan të jenë anëtarë të përhershëm përgjigje shumë e mirë nga Europa. Unë vij nga Europa. Kemi marrëdhënie të mira me Europën.

Kemi kreun e NATO. Norvegjia ka rënë dakord të mirëpresë një event për Bordin e Paqes. Mendova se do më jepnin Nobelin e Paqes. Nuk më duhet Nobeli i Paqes, dua të shpëtojë jetë njerëzish. Nuk dua të humbin jetë njerëzish. Siç më tha kryeministri 25 mln njerëz të shpëtuar nga konflikti Indi Pakistan," tha Trump./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

"Kemi pak punë për të bërë me Iranin"/ Trump: Nëse Irani posedon armë bërthamore, nuk ka paqe në Lindjen e Mesme

Bordi i Paqes/ Presidenti i SHBA-ve: 17 mld dollarë për
Donald Trump

SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump tha se nëse Irani posedon armë bërthamore, nuk ka paqe në Lindjen e Mesme. Gjatë fjalës së tij, Trump u shpreh se SHBA dhe partnerët kanë dërguar një sasi të madhe të ndihmave humanitare.

Trump deklaroi se Kazakistani, Azerbajxhani, Katari, Uzbekistani dhe Kuvajti kanë kontribuar me më shumë se 7 miliardë dollarë për Gazën. Ndërsa shtoi se shumë të tjerë do të kontribuojnë. Në fund, presidenti tha se çdo dollar është shpresë për paqen.

”Ne kemi pak punë për të bërë me Iranin. Nuk mund të kemi paqe në Lindjen e Mesme nëse Irani ka armë bërthamore. SHBA dhe partnerët kanë dërguar një sasi të madhe të ndihmave humanitare. Në nëntor u miratua Bordi i Paqes dhe ne po punojmë shumë afër me Kombet e Bashkuara. Kam folur me Sekretarin e Përgjithshëm dhe, në takimin e fundit, u fik teleprompteri. Kisha fjalimin më të bukur; fillimisht ishin problemet me shkallët që u ndaluan. Fatmirësisht ndalova Melanian sepse vendosa dorën në trupin e saj dhe ishte një ndalesë e shkurtër.

Zonja e Parë, Melania, ka një dokumentar të jashtëzakonshëm, por trembem gjithmonë që në një familje nuk ka vend për dy yje. Jemi krenarë për Melanian dhe njerëzit në SHBA e duan Zonjën e Parë. Filmi i saj është më i shituri në 20 vite. Së bashku jemi të përkushtuar të arrijmë paqen. Nuk mendoj se do të jetë e nevojshme të dërgojmë trupa; kanë bërë një premtim që do t’i ulin armët e tyre. Nuk është një vatër radikalizmi dhe terrori.

Kazakistani, Azerbajxhani, Katari, Uzbekistani dhe Kuvajti kanë kontribuar me më shumë se 7 miliardë dollarë për një fond për Gazën dhe shumë të tjerë do të kontribuojnë. Ky është takimi ynë i parë; çdo dollar është shpresë për paqen. Është rajon i rëndësishëm, por s’kemi pasur një Lindje të Mesme në paqe. Bota është duke pritur për Hamasin; e vetmja pengesë është Libani me gjëra të caktuara për të cilat po punohet. Duhet të zgjidhim problemin e Libanit. Çelësi ishte që Irani të mos ketë armë bërthamore.” tha Trump./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

"E ka premtuar"/ Trump: Hamasi do dorëzojë armët, ndryshe do përballet me pasoja

Bordi i Paqes/ Presidenti i SHBA-ve: 17 mld dollarë për
Donald Trump

SHBA- Presidenti Trump deklaroi se Hamasi do dorëzojë armët, ndryshe do përballet me pasoja. Gjatë fjalës së tij, ai u shpreh se armëpushimi në Gaza ka mbajtur dhe pengjet e gjalla dhe të vdekura, të cilët janë kthyer. Ai tha se kjo dukej e pamundur, por u arrit.

"Mendoj që Hamasi do të dorëzojë armët, është ajo që ka premtuar. Nëse nuk e bëjnë do të përballen me pasoja. Ata e duan vdekjen. Armëpushimi në Gaza ka mbajtur dhe pengjet e gjalla dhe të vdekura janë kthyer. Kjo dukej e pamundur, por ne ia dolën, I kthyem. Ata gërmuan kërkuan për pengjet dhe Hamasi bëri vërtet një pjesë të kësaj pune dhe duhet që t’i japim merita për këtë.

Prindërit e pengjeve të vdekur e dinin që ata ishin të vdekur, e dinin që fëmijët e tyre ishin të pajetë, i donin trupat e tyre. Ata donin që djemtë e tyre të ktheheshin gjallë, por nuk ndodhi. Bëmë një punë të mirë. Duke shpëtuar mijëra jetë dhe duke sjellë konceptin e paqes," tha Trump./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

"Zgjidha konfliktin mes Serbisë dhe Kosovës"/ Bordi i Paqes, Trump- Osmanit: Kur nuk shkoni mirë më telefononi mua dhe e zgjidhim

Bordi i Paqes/ Presidenti i SHBA-ve: 17 mld dollarë për
Foto ilustruse

SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, gjatë fjalës në takimin e parë të Bordit të Paqes në Washington, komentoi edhe çështjen mes Kosovës dhe Serbisë.

Në lidhje me këtë, Trump u shpreh se është ai personi, që ka zgjidhur konfliktin midis dy vendeve. Trump iu drejtua Osmanit duke: 'Kur nuk shkoni mirë më telefononi mua dhe e zgjidhim'. Sipas tij, Kosova dhe Serbia, kanë bërë një punë të jashtëzakonshme.

“Herën e fundit që isha në Kinë, presidenti atje më trajtoi shumë mirë, më organizoi një mikpritje të jashtëzakonshme. Presidentit i thashë që herën tjetër që të vij në Kinë dua një mikpritje edhe më madhështore. Pastaj punësuam Kushnerin dhe ai është i dërguari i paqes. Duke qenë se Irani tani është një çështje e rëndësishme, kemi pasur bisedime me ta, ende nuk kemi arritur një marrëveshje. Duhet të kemi një marrëveshje, përndryshe do të ndodhin gjëra të këqija. Kosova–Serbia, keni bërë një punë të jashtëzakonshme. Nëse nuk shkoni mirë, më merrni në telefon dhe do ta zgjidhim”, u shpreh Donald Trump./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

"Mos luani me mua"/ Bordi i Paqes, Trump mesazh vendeve që refuzuan: Disa po përpiqen të bëjnë pak si të zgjuar, por kjo nuk funksionon

Bordi i Paqes/ Presidenti i SHBA-ve: 17 mld dollarë për
Donald Trump

SHBA- Nga Washingtoni, presidenti Trump iu dërgoij një mesazh vendeve që refuzuan të ishin pjesëmarrëse në bord. Ai tha se disa po përpiqen të bëjnë pak si 'të zgjuar', por kjo nuk funksionon. Sipas tij, ata nuk mund të bëjnë të zgjuarin me të.

“Pothuajse të gjithë e kanë pranuar, dhe ata që nuk e kanë bërë, do ta bëjnë. Disa po përpiqen të bëjnë pak si të zgjuar, por kjo nuk funksionon, nuk mund të bëni të zgjuarin me mua,” tha Trump./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

Bordi i Paqes/ Nga Osmani te Orban, Trump falenderon liderët për pjesëmarrjen: Mbështetja e liderëve të huaj duket po funksionon

Bordi i Paqes/ Presidenti i SHBA-ve: 17 mld dollarë për
Donald Trump

SHBA- Trump tha se mbështetja e liderëve të huaj duket po funksionon. Ai deklaroi se kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban ka mbështetjen e tij të plotë në zgjedhje, ndërsa shtoi se po bën një punë të mrekullueshme për emigracionin.

Trump falenderoi sërisht presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani për praninë e saj në bord. 

“Mbështetja e liderëve të huaj duket po funksionon. Kënaqësi që jeni këtu. Kryeministri Orban ka mbështetjen time të plotë në zgjedhje, po bën një punë të mrekullueshme për emigracionin. Edhe ti do ia dalësh Viktor. Një burrë, shumë i vështirë nuk dua të luftoj me të, presidenti Indonezisë. Një vend i madh, faleminderit që je këtu. Presidentja Osmani e Kosovë, faleminderit shumë që je këtu, po bën një punë shumë të mirë,” tha Trump./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

"Kam ndaluar luftëra për dy ditë, konflikte që zgjasnin prej mbi 30 vitesh"/ Trump: Ka edhe nga ata liderë që bëjnë naze! Disa nga ata s’duam t’i kemi këtu, se janë për telashe

Bordi i Paqes/ Presidenti i SHBA-ve: 17 mld dollarë për
Donald Trump

SHBA- Presidenti Trump tha se ka ndaluar luftëra për dy ditë dhe konflikte që zgjasnin prej mbi 30 vitesh. Gjatë fjalës së tij para lidërve pjesëmarrës, Trump u shpreh se ka edhe nga ata liderë që bëjnë naze. Trump tha se ky bord nuk ka të krahasuar, ndërsa shtoi se kupa e botës e cila do zhvillohet në SHBA i ka shitur pothuajse të gjitha biletat.

Trump kujtoj konfliktin midis Azerbajxhanit dhe Armenisë, për të cilin tha se arriti që t'i bashkonte dy presidentët e vendeve bashkë dhe nënshkruanin paqen.

“Nuk ka qenë ndonjë tjetër Bord më afër. Këtu bëjnë pjesë pjesa më e madhe e liderëve botërorë. Disa po bëjnë naze, ka edhe nga ata që bëjnë naze, por shumë drejtues e kanë pranuar menjëherë. Ka disa që nuk duam t’i kemi në Bord, sepse janë telash. Kam parë borde më parë dhe nuk është asgjë krahasuar me bordin tonë. Kupa e Botës që do zhvillohet në SHBA i ka shitur pothuajse të gjitha biletat. Një pjesë janë shitur të gjitha dhe urime FIFA-s dhe UEFA-s. Falenderoj drejtuesit e shteteve që kanë bërë udhëtime të gjata.

Kjo ndërtesë u bë për takime të gjata dhe Marko (Rubio) i vendosi emrin tim, betohem që s’kam lidhje fare me të. Mbasi ngrita kokën lartë pashë emrin tim Donald Trump dhe askush nuk e beson por nuk kam lidhje fare me të. E vendosën ata dhe kjo na bën të punojmë më shumë. Është ndërtesë e re e ndërtuar për paqen, askush nuk e dinte arkitekturën, është shumë e bukur.

I dashuri Marko tha sa ndërtesë e bukur dhe e mori në pronësi. Kishte shumë që e donin pronësinë e ndërtesës, por e morët ju të DASH-it. Kemi punuar shumë mirë me bordin e paqes për Gazën, me njerëz të rëndësishëm dhe të respektuar, vende të ndryshme janë treguar shumë gjenerozë me paratë gjithashtu. Sepse nuk ka asgjë më të rëndësishme sesa paqja. Kur shkon në luftë të kushton qindra herë më shumë se të bësh paqen.

Ju keni luftuar për më shumë se 30 vjet dhe erdhët në zyrën time, më thatë se keni luftuar për 32 vjet, e në detyrë kam qenë për 5 vjet dhe çështja u zgjidh për dy ditë. Nuk ka qenë e lehtë, pra konflikti mes Azerbajxhanit dhe Armenisë (i fton presidentët e 2 vendeve të ngrihen në këmbë). Ishin ulur në pika të ndryshme të kësaj salle dhe u thashë që të ulen akoma më afër dhe ata u afruan, u përqafuan, nënshkruan, dhe nuk do ta harroj këtë, miqësia u forcua dhe jemi krenar për këtë”, vijoi kreu i Zyrës Ovale./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

Bordi i Paqes në Uashington/ Trump përshëndet Vjosa Osmanin: Po bën një punë të madhe

Bordi i Paqes/ Presidenti i SHBA-ve: 17 mld dollarë për
Donald Trump

SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka përshëndetur presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Gjatë fjalës së tij, Trump tha se Osmani po bën një punë të madhe. 

Trum përshëndeti gjithashtu kryeministrin Rama, presidentin e Argjentinës si dhe kryeministren e Japonisë.

“Sot jemi të nderuar se na bashkohet kryeministri Rama i Shqipërisë. Presidenti i Argjentinës, e mbështes. Kur më pëlqejnë njerëzit i mbështes. Tani mbështes liderët e huaj, duke përfshirë Viktor Orbanin e Hungarisë. Kam mbështetur kryeministren e Japonisë që fitoi garën më të fundit. Kemi presidenten Osmani, faleminderit, po bëni një punë të madhe," u shpreh Trump./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

"Bordi i Paqes është me liderë shumë të respektuar"/ Trump: Të nderuar që na bashkohet kryeministri Rama dhe...

Bordi i Paqes/ Presidenti i SHBA-ve: 17 mld dollarë për
Donald Trump

SHBA- Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka vijuar fjalimin e tij në ceremoninë e inaugurimit të Bordit të Paqes, ku ka përshëndetur liderë të ndryshëm të  cilët ishin të pranishëm në aktivitet. Gjatë fjalës së tij, Trump theksoi se ndihej i nderuar për pjesëmarrjen e kryeministrit, Edi Rama.

Trump përshëndeti edhe presidentin e Argjentinës dhe kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban.

"Bordi i Paqes është me liderë shumë të respektuar. Jemi të nderuar që na bashkohet kryeministri Rama, kryeministri shqiptar, presidenti i Argjentinës, aleati i Donald Trump, të cilin e kam mbështetur gjatë zgjedhjeve. Tani mbështes lider të huaj, përfshirë Viktor Orban, që është këtu," tha Trump./Dosja.al

 

3 MUAJ ME PARE

"Bordi më i rëndësishëm"/ Trump: Këtu janë liderët më të mëdhenj të botës! Edhe ata që nuk janë do vijnë së shpejti

Bordi i Paqes/ Presidenti i SHBA-ve: 17 mld dollarë për
Donald Trump

SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump, hapi takimin e inaugurimit të Bordit të Paqes për Gazën, i mbajtur në SHBA ditën e sotme. Gjatë fjalës së tij, Trump u shpreh se në këtë takim ndodhen liderët më të mëdhenj të botës.

Sipas tij, edhe ata që nuk janë do vijnë së shpejti. Trump tha se ky është bordi më i rëndësishëm dhe më prestigjioz ndonjëherë.

"Edhe ata që nuk janë do vijnë së shpejti. Kemi ende punë për të bërë dhe po e bëjmë Gaza është shumë kompleksë. Kanë bërë një punë të mrekullueshme. Kam ekipin më të mirë ndonjëherë. Është nder që po ju pres ju këtu.

Është bordi më i rëndësishëm. Nuk ka patur gjë tjetër të ngjashme. Këtu janë liderët më të mëdhenj të botës, edhe ata që nuk janë do vijnë së shpejti thjesht po bëjnë të vështirin. Është bordi më prestigjioz ndonjëherë. Kemi çdokënd krerët e shteteve, veç Infantinos dhe biletat për kupën e Botës janë shitur të gjitha. Dua të falenderoj të gjithë liderët," tha Trump./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

Nis mbledhja e Bordit të Paqes/ Trump mban fjalën para të pranishmëve: Këta liderë më kanë ndihmuar shumë! Kemi bërë punë të mirë me paqen

Bordi i Paqes/ Presidenti i SHBA-ve: 17 mld dollarë për
Donald Trump

SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka nisur fjalimin e tij në takimin e parë të Bordit të Paqes. Ai u shpreh se liderët pjesëmarrës, kanë ndihmuar shumë.

Presidenti tha se iu është dhënë fund  tetë luftërave dhe është shtruar rruga për t'i dhënë fund edhe luftës së nëntë.

"Ajo që po bëjmë është shumë e thjeshtë, paqja. Quhet Bordi i Paqes. Këta liderë më kanë ndihmuar shumë. I kemi dhënë fund tetë luftërave dhe mendoj se një e nëntë do mbarojë së shpejti. Jeni njerëz të mëdhenj, jemi lider të mëdhenj, dhe njerëzit po na shohin, Jam shumë krenarë që ky është një takim i hapur. Po bëjmë një punë shumë të mirë, Bordi i Paqes është një nga gjërat më të mira", tha Trump./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

VIDEOLAJM/ Bordi i Paqes, Trump shtrëngon duart me Ramën dhe Osmanin

Bordi i Paqes/ Presidenti i SHBA-ve: 17 mld dollarë për
Foto ilustruse

SHBA- Kryeministri i vendit, Edi Rama është fotografuar duke shtrënguar duart me Presidentin e SHBA, Donald Trump në Washington.  Presidenti Trump shtrëngoi duart me Ramën, ndërsa bëhej foto familjare, në prag të mbledhjes inauguruese të Bordit të Paqes.

Ndër vendet që marrin pjesë në këtë bord janë, Shqipëria, Armenia, Azerbajxhani, Bahrein, Bjellorusia, Bullgaria, Kamboxhia, Egjipti, El Salvador, Hungaria, Indonezia, Jordani, Kazakistan,  Kuvajt, Kosova, Maroku,  Mongolia, Pakistani, Paraguai, Katari, Arabia Saudite, Turqia, Emiratet e Bashkuara Arabe, Uzbekistani, Vietnami dhe Argjentina./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

Takimi inaugurues i Bordit të Paqes/ Del FOTOJA FAMILJARE me liderët, të pranishëm Rama dhe Osmani

Bordi i Paqes/ Presidenti i SHBA-ve: 17 mld dollarë për
Foto ilustruse

SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka mbledhur ditën e sotme liderët e vendeve, që kanë pranuar për t’u bërë pjesë e Bordit të Paqes. Mes 26 liderëve, është edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili do të firmosë pjesëmarrjen në këtë bord.


Ndër vendet që marrin pjesë në këtë bord janë, Shqipëria, Armenia, Azerbajxhani, Bahrein, Bjellorusia, Bullgaria, Kamboxhia, Egjipti, El Salvador, Hungaria, Indonezia, Jordani, Kazakistan,  Kuvajt, Kosova, Maroku,  Mongolia, Pakistani, Paraguai, Katari, Arabia Saudite, Turqia, Emiratet e Bashkuara Arabe, Uzbekistani, Vietnami dhe Argjentina./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

FOTOLAJM/ Rama drejt Bordit të Paqes, del fotoja e parë nga Washingtoni! Ja cili ministër e shoqëron

Bordi i Paqes/ Presidenti i SHBA-ve: 17 mld dollarë për

SHBA- Është zbuluar se kush po e shoqëron Kryeministrin Edi Rama i cili po drejtohet për në Bordin e Paqes. Nga një publikim në llogarinë e tij në Facebook, Ministri i Shtetit për Qeverisjen Vendore të Shqipërisë, Ervin Demo ka zbuluar se po shoqëron kryeminstrin për në Washington.

Më herët u mësua se Rama do të jetë një ndër folësit kryesorë në takimin me Presidentin e SHBA-ve, Donald Trump. "Krenar për Shqipërinë. Rrugës për në mbledhjen e Bordit të Paqes.", shkruan Demo./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

Mbledhja Inauguruese e Bordit të Paqes/ Zbardhet axhenda e mbledhjes, fjalim mban dhe Rama

Bordi i Paqes/ Presidenti i SHBA-ve: 17 mld dollarë për
Bordi i Paqes

SHBA- Axhenda e mbledhjes së Bordit të Paqes ditën e sotme është zbardhur. Mësohet se mbërritjet e delegacioneve do të fillojnë në orën 12:15 (ora e Shqipërisë) dhe do të përfundojnë në orën 14:05. 

I pari që do të mbajë fjalim është presidenti Trump, i ndjekur nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e më pas nga personi që Trump i ka dorëzuar çelësat e negociatave për zgjidhjen e konflikteve në botë, Steve Witkoff.

Sipas axhendës së publikuar, mes 26 folësve është edhe kryeministri Rama i cili do të firmosë edhe marrëveshjen për anëtarësimin e Shqipërisë si anëtare themeluese e organizatës.

AXHENDA E PLOTË

Mbledhja Inauguruese e Bordit të Paqes

E enjte, 19 Shkurt 2026

Instituti Amerikan i Paqes “Donald J. Trump”

06:15 (me orën amerikane) – Fillojnë mbërritjet e delegacioneve- 12:15 (ora në Shqipëri)

08:05 (me orën amerikane) – Përfundojnë mbërritjet e delegacioneve- 14:05 (ora në Shqipëri)

08:40 (me orën amerikane) – Foto familjare- 14:40 (ora në Shqipëri)

09:00 (me orën amerikane) – Fillon mbledhja- 15:00 (ora në Shqipëri)

Fjalë mirëseardhjeje dhe hapëse nga Presidenti dhe Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara

Prezantime në tryezë të rrumbullakët & Përditësime kryesore

1.Sekretari Rubio – Natyra historike e mbledhjes së BoP

2. Steve ëitkoff – Suksesi në lirimin e pengjeve dhe koordinimi i ndërmjetësve

3. Ambasadori Mike ëaltz – Ndihma dhe adresimi i nevojave aktuale të Gazës

4.Dr. Ali Shaath – NCAG, e ardhmja e Gazës (3 minuta fjalë)

5. Nick Mladenov – OHR & Demilitarizimi

6. Gjeneral Major Jeffers – ISF & Policia e Gazës

7.Tony Blair – Ngritja e kapaciteteve & Zhvillimi organizativ

8. Yakir Gabay – Rindërtimi / Plani i Përgjithshëm (Master Plan)

9.Liran Tancman – Zinxhiri i furnizimit & Teknologjia

10.Marc Roëan – Fondi Sovran i Pasurisë

11.Presidenti i Bankës Botërore, Ajay Banga – Përgjegjësia fiskale / transparenca dhe Fondi Sovran

12.Jared Kushner – Rezultate të matshme të BoP në Gaza dhe ndikimi i ardhshëm i BoP

Video për rindërtimin e Gazës

Ndërhyrjet

Rendi:

                1.            Bahreini – Mbreti Hamad bin Isa Al Khalifa

                2.            Kazakistani – Presidenti Kassym-Jomart Tokayev

                3.            Uzbekistani – Presidenti Shavkat Mirziyoyev

                4.            Indonezia – Presidenti Praboëo Subianto

                5.            Rumania – Presidenti Nicușor Dan

                6.            Shqipëria – Kryeministri Edi Rama

                7.            Egjipti – Kryeministri Mostafa Madbouly

                8.            Katari – Kryeministri Mohammed Al-Thani

                9.            Emiratet e Bashkuara Arabe  - Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Punëve të Jashtme Sheikh Abdullah Bin Zayed Bin Sultan Al-Nahyan

                10.         Maroku – Ministri i Jashtëm Nasser Bourita

                11.         Turqia – Ministri i Jashtëm Hakan Fidan

                12.         Kuvajti – Ministri i Jashtëm Sheikh Jarrah Jaber Al-Ahmad Al-Sabah

                13.         Arabia Saudite – Ministri i Shtetit për Punët e Jashtme Adel Al-Aljub

Prezantim video nga FIFA

Rezoluta & Votimet e Bordit

3 MUAJ ME PARE

Autoritarë, njerëz të fortë dhe diktatorë/ The Guardian përmend Ramën: Kush është në Bordin e Paqes të Trump?

Bordi i Paqes/ Presidenti i SHBA-ve: 17 mld dollarë për
Bordi i Paqes

SHBA- Një grup udhëheqësish botërorë, kryesisht shtypës dhe autoritarë, dhe të dërguarit e tyre po fluturojnë për në Uashington për takimin inaugurues të Bordit të Paqes të sapokrijuar nga Donald Trump. Organi u krijua për të zbatuar vizionin e tij për të ardhmen e Gazës pasi ajo u shkatërrua nga Izrael, por Trump e ka zgjeruar fushëveprimin e tij, duke e quajtur atë "organin ndërkombëtar më të rëndësishëm në histori".

Fuqitë globale, përfshirë aleatët tradicionalë të Uashingtonit, kanë frikë se organi i udhëhequr nga SHBA-të është një përpjekje për të anashkaluar Kombet e Bashkuara më demokratike dhe për ta zëvendësuar atë me një klub anëtarësh që paguajnë tarifë, i cili drejtohet sipas tekave të një njeriu të vetëm. Nuk është e qartë se sa nga më shumë se 20 anëtarët e Bordit të Paqes, të cilin Trump e drejton dhe e kryeson, do të marrin pjesë në takimin e parë të enjten. Si një zgjidhje alternative, disa qeveri, përfshirë Italinë dhe Greqinë, po dërgojnë vëzhgues.

Ajo që është e qartë është se shumë nga vendet anëtare themeluese drejtohen si regjime ushtarake ose diktatura, ndërsa të tjera u bashkuan për të qetësuar Trumpin. Ja një listë e disa pjesëmarrësve të konfirmuar dhe ku renditen vendet e tyre në një renditje vjetore mbi të drejtat politike dhe liritë civile, të përpiluar nga organi mbikëqyrës i demokracisë Freedom House.

Lindja e Mesme

Kryeministri egjiptian Mostafa Madbouly

Raporti i fundit i Freedom House paraqet një imazh negativ të situatës së të drejtave në Egjipt, duke raportuar një mjedis me liri civile dhe liri shtypi të kufizuara rreptësisht.

Forcat e sigurisë përfshihen në abuzime me të drejtat e njeriut pa u ndëshkuar”, thotë raporti.

Raportohet se Presidenti Abdel Fattah al-Sisi e ka drejtuar Egjiptin “në një mënyrë gjithnjë e më autoritare” që nga marrja e pushtetit në një grusht shteti në vitin 2013.

“Opozita politike kuptimplote është praktikisht inekzistente, pasi shprehjet e mospajtimit mund të sjellin ndjekje penale dhe burgim”, shton raporti.

Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan

Kur njoftoi krijimin e bordit në janar, Trump zbuloi gjithashtu planet për të krijuar një Bord Ekzekutiv për Gazën që do të vepronte nën këtë organ, i cili do të përfshinte ministrin e jashtëm turk, Hakan Fidan.

Ai i raporton presidentit të Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, i cili, sipas Freedom House, e ka konsoliduar pushtetin “përmes ndryshimeve kushtetuese dhe burgosjes së kundërshtarëve politikë, gazetarëve të pavarur dhe anëtarëve të shoqërisë civile”.

Ministri i Jashtëm izraelit Gideon Sa'ar

Gideon Sa'ar do të përfaqësojë Izraelin në emër të kryeministrit, Benjamin Netanyahu. Freedom House e ndan Izraelin dhe territoret palestineze që ai pushton në kategori të veçanta (grupe të tjera të të drejtave të njeriut e akuzojnë Izraelin për drejtimin e një sistemi aparteidi).

Ndërsa izraelitët gëzojnë një “demokraci parlamentare me një sistem shumëpartiak dhe institucione të pavarura”, raporti i Freedom House paraqet një situatë të tmerrshme për palestinezët nën pushtimin izraelit. Në Gaza, indeksi thotë se ushtria izraelite “ka ndjekur vazhdimisht një strategji” që rezultoi në “zhvendosje masive dhe humbje jetësh”. Në Bregun Perëndimor, thuhet se pushtimi izraelit përfshin “kufizime mbi të drejtat politike dhe liritë civile të palestinezëve, si dhe zgjerimin e vendbanimeve hebraike”.

Azi

Kryeministri i Kamboxhias Hun Manet

Sistemi politik i Kamboxhias është dominuar nga Partia Popullore Kamboxhiane (CPP) dhe udhëheqësi i saj, Hun Sen, për më shumë se tre dekada, thotë Freedom House. Ndërsa Hun Sen dha dorëheqjen në vitin 2023, ai e bëri këtë vetëm pasi lehtësoi "një transferim jodemokratik të pushtetit te djali i tij, Hun Manet".

Qeveria e udhëhequr nga Partia Komuniste e Kinës përdor kërcënime, ndjekje penale të motivuara politikisht dhe dhunë për të ushtruar presion mbi opozitën, median e pavarur dhe shoqërinë civile, thotë Freedom House.

Presidenti indonezian Prabowo Subianto

Indonezia ka qenë një anëtare kyçe e Bordit të Paqes dhe ka ofruar deri në 8,000 trupa për t'u vendosur në Gaza si pjesë e një misioni humanitar. Indeksi i Lirisë në Botë tha se Indonezia kishte bërë “përparime mbresëlënëse demokratike që nga rënia e një regjimi autoritar në vitin 1998”, por shtoi se vazhdonin sfida të rëndësishme, “duke përfshirë korrupsionin sistemik, diskriminimin dhe dhunën kundër grupeve minoritare… dhe përdorimin e politizuar të ligjeve për shpifje dhe blasfemi”.

Presidenti i Kazakistanit Kassym-Jomart Tokayev

Freedom House ofron një vlerësim të drejtpërdrejtë të kombit të Azisë Qendrore.

“Në Kazakistan, zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale nuk janë as të lira dhe as të drejta. Media mbizotëruese janë ose në duart e shtetit ose në pronësi të biznesmenëve miqësorë me qeverinë. Liritë e fjalës dhe të tubimit mbeten të kufizuara dhe të ndëshkuara, dhe korrupsioni është endemik,” thotë Freedom House.

Kassym-Jomart Tokayev, i cili u zgjodh për president nga ish-diktatori Nursultan Nazarbayev, do të udhëtojë për në Uashington për takimin e Bordit të Paqes dhe gjithashtu do ta përdorë udhëtimin për të takuar drejtuesit e kompanive kryesore amerikane.

Kryeministri pakistanez Shehbaz Sharif

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme pakistaneze, Tahir Andrabi, u tha gazetarëve në Islamabad se vendi i ishte bashkuar Bordit të Paqes “me mirëbesim”. Pakistani mban zgjedhje të rregullta nën një sistem konkurrues shumëpartiak, thotë Freedom House.

“Megjithatë, ushtria ushtron ndikim të madh mbi formimin dhe politikat e qeverisë, frikëson median dhe gëzon pandëshkueshmëri për përdorim të paligjshëm ose pa dallim të forcës.”

Presidenti i Uzbekistanit Shavkat Mirziyoyev

Pavarësisht disa reformave nën drejtimin e Shavkat Mirziyoyev, Freedom House thotë se “Uzbekistani mbetet një shtet autoritar me pak shenja demokratizimi. Asnjë parti opozitare nuk vepron ligjërisht”. Presidenti është një anëtar themelues i Bordit të Paqes.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Komuniste Vietnameze Tô Lâm

Vietnami është një shtet njëpartiak. Vitin e kaluar, botimi i shtypur i revistës Economist, i cili paraqiste Tô Lâm në kopertinën e tij, u ndalua në vend, si pjesë e një serie të gjatë aktesh të censurës së medias nga autoritetet.

Liria e shprehjes, liria fetare dhe aktivizmi i shoqërisë civile janë të kufizuara rreptësisht. Autoritetet kanë marrë masa gjithnjë e më të ashpra ndaj përdorimit të mediave sociale dhe internetit nga qytetarët për të shprehur mospajtim dhe për të ndarë informacione të pacensuruara,” thotë Freedom House.

Evropë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Shqipëria, e cila drejtohet nga artisti dhe politikani socialist Edi Rama, ishte një nga anëtarët themelues të Bordit të Paqes. Rama tha këtë javë se nuk do të bëhet anëtare e përhershme, gjë që vjen me një çmim prej 1 miliard dollarësh.

Vendi evropian konsiderohet “pjesërisht i lirë” nga Freedom House, e cila thotë se Shqipëria ka një rekord zgjedhjesh konkurruese.

“Korrupsioni dhe ryshfeti mbeten probleme të mëdha, megjithëse qeveria po punon për të adresuar korrupsionin në gjyqësor.”

Kryeministri hungarez Viktor Orbán

Nacionalisti i krahut të djathtë Viktor Orbán është një nga aleatët më të ngushtë të Trump në BE dhe shihet si hero nga shumë mbështetës të Maga për armiqësinë e tij ndaj migracionit. Ai ka bërë disa vizita në vendpushimin Mar-a-Lago të Trump në Florida.

Freedom House akuzon qeverinë e Orbán për shtyrjen përpara të“politikave anti-migrante dhe anti-LGBT+, si dhe ligjeve që pengojnë veprimtarinë e grupeve të opozitës, gazetarëve, universiteteve dhe organizatave joqeveritare.

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani

Presidentja Vjosa Osmani është e vetmja grua që ishte anëtare themeluese e Bordit të Paqes të Trump. Freedom House thotë se vendi i vogël me 1.5 milion banorë në Evropën Juglindore është pjesërisht i lirë, duke mbajtur ato që i quajti “zgjedhje të besueshme dhe relativisht të administruara mirë”.

Shumë institucione publike janë të dëmtuara nga korrupsioni i rrënjosur, megjithëse ka shenja se një brez i ri politikanësh po lëviz për t'u përballur me praktikat korruptive përmes reformave gjyqësore dhe administrative”, shton raporti.

Amerika e Jugut

Presidenti i Argjentinës Javier Milei

Argjentina merr një rezultat të lartë në indeks, me Freedom House që feston “demokracinë e saj përfaqësuese të gjallë me zgjedhje konkurruese, sektorë të gjallë të medias dhe shoqërisë civile, si dhe debat publik të pakufizuar”.

Megjithatë, vendi po transformohet nën drejtimin e ish-yllit televiziv 55-vjeçar dhe presidentit liberal, Javier Milei, i cili së bashku me zyrtarë të tjerë qeveritarë ka akuzuar universitetet për "indoktrinimin e studentëve me ideologji të majtë", sipas Freedom House. Milei është një aleat i ngushtë i Trump, i cili kërcënoi të ndërpresë ndihmën amerikane nëse argjentinasit nuk do ta mbështesnin koalicionin e Mileit në zgjedhjet legjislative të tetorit./Dosja.al

bordi i paqes edi rama donald trump

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje