LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Takimi në Romë/ Meloni: Forcimi i bashkëpunimit mes dy vendeve, kundër migracionit të paligjshëm. Rama: Asnjë qeveri italiane nuk ka vënë në lëvizje një program kaq strategjik

• Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë pune në Itali, ku është takuar me kryeministren italiane, Giorgia Meloni në Pallatin Chigi. • Ky takim vjen pas mbledhjes se dy qeverive të mbajtur në Itali nëntorin e shkuar, ku u nënshkruan marrëveshje të rëndësishme bashkëpunimi. • Një moment që tërhoqi vëmendjen gjatë pritjes ishte përshëndetja e veçantë e Ramës, i cili u ulej sërish në gjunjë para kryeministres italiane. • Pas takimit, kryeministrja, Giorgia Meloni ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku është shprehur se ky takim ka mundësuar të bëhet një pasqyrë mbi forcimin e partneritetit mes vendeve tona në sektorë me interes të përbashkët. • Meloni tha se fokus i tij, ishte lidhshmëria infrastrukturore, mbrojtja dhe bashkëpunimin në luftën kundër migracionit të paligjshëm. • Përmes një postimi në rrjetet sociale, pas takimit me homolgen e tij italiane, Rama nënvizoi se ky afrim po konkretizohet me projekte të mëdha që premtojnë më shumë zhvillim dhe siguri për vendin. • Ai e ka cilësuar qeverinë Meloni si një partner kyç në rrugëtimin e mëtejshëm të Shqipërisë. • Pas kësaj, Rama do të udhëtojë drejt Barcelonës ku do të marrë pjesë me ftesë të kryeministrit Pedro Sanchez, në punimet e mbledhjes së katërt të Samitit “Në Mbrojtje të Demokracisë”. • Në fokus të tij do të jenë tema kyçe si “Institucionet dhe multilaterizmi” si edhe “Dezinformimi dhe teknologjia digjitale”. • Në kuadër të Samitit, Kryeministri Rama do të zhvillojë edhe takime bilaterale me kryeministrin Sanchez dhe Presidentin e Këshillit Evropian, António Costa.

6 artikuj për këtë temë.

3 MUAJ ME PARE

“Brenda 6 muajve do të krijohet forumi“/ A janë mbajtur premtimet e dhëna nga Meloni dhe Rama vitin që kaloi?

Takimi në Romë/ Meloni: Forcimi i bashkëpunimit mes dy vendeve,
Giorgia Meloni dhe Edi Rama

TIRANË- Takimi i 6 muajve më parë mes kryeministrit Edi Rama dhe kryeministres italiane Giorgia Meloni ka lënë disa objektiva që duhet që të plotësoheshin në disa sektorë të vendit. Gjatë një takimi u prezantuan disa objektiva të rëndësishëm bashkëpunimi mes dy vendeve, përfshirë krijimin e një forumi ku do të përfaqësoheshin shoqëri dhe ndërmarrje të sistemit prodhues, si dhe thellimin e bashkëpunimit në sektorë strategjikë si energjia dhe transporti.

Një nga pikat kryesore të përmendura ishte edhe fokusi tek “Korridori 8”, i cilësuar si një bosht i rëndësishëm lidhës që kalon nga Puglia në Shqipëri dhe vijon drejt Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, me synimin për të rritur rolin logjistik dhe ekonomik të rajonit. Në takim u fol dhe për afrimin e brigjeve të Adriatikut dhe shndërrimin e tij në një korridor strategjik ekonomik dhe energjetik, duke përfituar nga infrastruktura e jugut të Italisë dhe duke e pozicionuar këtë hapësirë si një nyje të rëndësishme për zhvillimin rajonal dhe europian.

“Edhe për këtë me kryeministrin Rama që tani kemi caktuar, kemi lënë një tjetër takim, një tjetër objektiv, atë të vendosjes dhe krijimit të një forumi, ku do të përfaqësohen shoqëri, ndërmarrje që përfaqësojnë sistemin prodhues brenda 6 muajve të parë nga sot. Kemi përcaktuar drejtimet ku do të vijojë bashkëpunimi ynë në sektorë si: energjia, transporti, duke u përqendruar sidomos, sidomos në veçanti, tek “Korridori 8”, ai damar, ajo rrugë e cila vjen nga Puglia, duke kaluar në Shqipëri dhe duke vazhduar më tej drejt Maqedonisë dhe Bullgarisë. Sigurisht, përafrimi i brigjeve të Adriatikut dhe shndërrimi i Adriatikut në një korridor strategjik, vë në dispozicion të të gjithëve, infrastrukturat ekonomike, logjistike, energjike që janë të pranishme në jugun e Italisë dhe bëjnë që jugu i Italisë të jetë një hap shumë i rëndësishëm për këtë zonë. Kjo do të thotë të sigurosh më shumë mirëqenie dhe zhvillim, jo vetëm për Italinë, jo vetëm për Shqipërinë, por dhe për mbarë Europën në tërësinë e saj,“ tha Meloni.

Megjithatë, 6 muaj pas këtyre deklaratave, nuk ka ende njoftime zyrtare apo konfirmime të qarta mbi krijimin e forumit të premtuar, as mbi hapat konkretë të ndërmarrë për realizimin e objektivave të përmendura në energji, transport apo zhvillimin e “Korridorit 8”. Në mungesë të informacionit të detajuar mbi progresin, mesa duket këto premtime mbetën në letra, si shumë premtime të tjera./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

Takimi me Ramën/ Meloni: Fokus forcimi i bashkëpunimit mes dy vendeve, kundër migracionit të paligjshëm

Takimi në Romë/ Meloni: Forcimi i bashkëpunimit mes dy vendeve,
Giorgia Meloni dhe Edi Rama

ITALI- Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni është takuar ditën e sotme me kryeministrin Edi Rama në Romë, ku dhe kanë zhvilluar një takim në Pallatin Chigi. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meloni shkruan se ky takim ka mundësuar të bëhet një pasqyrë mbi forcimin e partneritetit mes dy vendeve, në sektorë me interes të përbashkët. 

Kryeministrja italiane shkruan se fokus i tij, ishte lidhshmëria infrastrukturore, mbrojtja dhe bashkëpunimin në luftën kundër migracionit të paligjshëm.

“Pesë muaj pas Samitit Ndërqeveritar të nëntorit, takimi i sotëm në Pallatin Chigi me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, ka mundësuar të bëhet një pasqyrë mbi forcimin e partneritetit mes vendeve tona në sektorë me interes të përbashkët, me fokus të veçantë në lidhshmërinë infrastrukturore, mbrojtjen dhe bashkëpunimin në luftën kundër migracionit të paligjshëm”, shkruan Meloni.

3 MUAJ ME PARE

Rama: Asnjë qeveri italiane nuk ka vënë në lëvizje një program kaq strategjik, sa qeveria e Giorgia Melonit

Takimi në Romë/ Meloni: Forcimi i bashkëpunimit mes dy vendeve,

ITALI- Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar angazhimin e qeverisë italiane duke theksuar se qeveria e Melonit ka nisur programin më startegjik të bashkëpunimit me Shqipërinë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, pas takimit me homolgen e tij italiane, Rama nënvizoi se ky afrim po konkretizohet me projekte të mëdha që premtojnë më shumë zhvillim dhe siguri për vendin. Ai e ka cilësuar qeverinë Meloni si një partner kyç në rrugëtimin e mëtejshëm të Shqipërisë.

"Të gjitha qeveritë e Italisë në 35 vitet e fundit kanë qenë posaçërisht dashamirëse ndaj Shqipërisë, por asnjë qeveri italiane nuk ka vënë në lëvizje një program kaq të ngjeshur bashkëpunimi strategjik me Shqipërinë, sa qeveria e Giorgia Melonit. Afrimi i mëtejshëm me Italinë përmes projekteve të mëdha e konkrete sjell më shumë zhvillim e siguri për Shqipërinë.",shprehet Rama./Dosja.al  

 

3 MUAJ ME PARE

VIDEOLAJM/ Rama i ulet sërish në gjunjë Melonit

Takimi në Romë/ Meloni: Forcimi i bashkëpunimit mes dy vendeve,

ITALI-Kryeministri Edi Rama ndodhet sot për një vizitë zyrtare në Itali, ku u prit me një ceremoni shtetërore nga homologia e tij, Giorgia Meloni, në Pallatin Chigi.

Një moment që tërhoqi vëmendjen gjatë pritjes ishte përshëndetja e veçantë e Ramës, i cili u ulej sërish në gjunjë para kryeministres italiane.

Mësohet se, dy liderët zhvilluan një takim me fokus thellimin e bashkëpunimit strategjik, integrimin evropian dhe sfidat rajonale. Kjo vizitë, e cila vijon më tej drejt Barcelonës, synon forcimin e raporteve me partnerët kyç ndërkombëtarë./Dosja.al

 

 

3 MUAJ ME PARE

Rama ndan foto nga Roma: Duke përsëritur mësimet përpara takimit, se motra e Italisë nuk të fal

Takimi në Romë/ Meloni: Forcimi i bashkëpunimit mes dy vendeve,

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Itali, ku pritet të zhvillojë një takim me kryeministren italiane Giorgia Meloni. Para takimit me kryeministren Meloni, Rama ka postuar një foto në rrjetet sociale ku shkruan "duke përsëritur mësimet përpara takimit, se motra e Italisë nuk të fal me njohuritë që ka për çdo projekt".

Sot në orën 15.00 kryeministri  pritet të zhvillojë një takim në Romë me Kryeministren italiane, Giorgia Meloni, e më pas me Ministrin e Mbrojtjes, Guido Crosetto. Ky takim vjen pas mbledhjes se dy qeverive të mbajtur në Itali nëntorin e shkuar, ku u nënshkruan marrëveshje të rëndësishme bashkëpunimi.

Më pas Rama do të udhëtojë drejt Barcelonës ku do të marrë pjesë me ftesë të kryeministrit Pedro Sanchez, në punimet e mbledhjes së katërt të Samitit “Në Mbrojtje të Demokracisë”. Në fokus të tij do të jenë tema kyçe si “Institucionet dhe multilaterizmi” si edhe “Dezinformimi dhe teknologjia digjitale”. Në kuadër të Samitit, Kryeministri Rama do të zhvillojë edhe takime bilaterale me kryeministrin Sanchez dhe Presidentin e Këshillit Evropian, António Costa./Dosja.al

 
3 MUAJ ME PARE

Rama nis vizitën zyrtare në Itali dhe Spanjë, takim me Melonin dhe me Sanchez! Zbardhet agjenda

Takimi në Romë/ Meloni: Forcimi i bashkëpunimit mes dy vendeve,
Edi Rama, Meloni

SPANJË- Kryeministri Edi Rama nisi një vizitë pune në Itali dhe Spanjë, ku pritet të mbajë takime të nivelit të lartë me objekt diskutimi disa fusha me rëndësi të ndërsjelltë, mes tyre edhe procesi i integrimit të Shqipërisë. Takime të nivelit të lartë për ecurinë e projekteve të bashkëpunimit me Italinë dhe në Samitin për Mbrojtjen e Demokracisë në Spanjë.

Kryeministria njofton se Rama do të zhvillojë një vizitë pune në Romë dhe Barcelonë në datat 16–18 prill, në kuadër të angazhimeve ndërkombëtare dhe forcimit të bashkëpunimit me partnerët evropianë. Gjatë qëndrimit në Itali, Kryeministri do të zhvillojë një takim me Kryeministren italiane, Giorgia Meloni, e më pas me Ministrin e Mbrojtjes, Guido Crosetto.

Ndërsa në vijim të vizitës, Kryeministri Rama do të marrë pjesë me ftesë të kryeministrit Pedro Sanchez, në punimet e mbledhjes së katërt të Samitit “Në Mbrojtje të Demokracisë”, që zhvillohet në Barcelonë, Spanjë.

Punimet e samitit do të përqendrohen në tema kyçe si “Institucionet dhe multilaterizmi” si edhe “Dezinformimi dhe teknologjia digjitale”, ku një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet rregullimit të mjedisit dixhital për të luftuar dezinformimin, forcimit te institucioneve demokratike dhe multilateralizmit, si dhe luftës ndaj  pabarazive si themel për një demokraci të fortë. Në kuadër të Samitit, Kryeministri Rama do të zhvillojë edhe takime bilaterale me kryeministrin Sanchez, Presidentin e Këshillit Evropian, António Costa./Dosja.al

edi rama giorgia meloni

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj