All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
LIVE UPDATES

Atentat në Don Bosko/ Plagosen dy persona, njëri me histori kriminale të mëparshme, autorët largohen nga vendngjarja

• Një plagosje e dyfishtë ka ndodhur ditën e sotme në zonën e Don Boskos në Tiranë. • Mësohet se të plagosur me armë zjarri kanë mbetur Kastriot Elezi 45 vjeç dhe Ronaldo Metushi 22 vjeç. • Të plagosurit ndodhen në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërkohë autorët janë ende të paidentifikuar. • Metushi ka marrë plumb në këmbë, ndërsa Elezi ka marrë plumb në gjoks. • Autorët kanë qenë më një makinë tip 'Golf 5' dhe kanë qëlluar në verandën e lokalit që viktimat po pinin kafe. • Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj ka deklaruar se një nga shënjestrat Kastriot Elezi është me precedent penal dhe i dënuar në Itali për drogë dhe prostitucion. 

8 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Atentati në Tiranë, Tonin Vocaj: Janë sekuestruar 7 gëzhoja, po kontrollojmë kamerat

Atentat në Don Bosko/ Plagosen dy persona, njëri me histori kriminale
Tonin Vocaj
All - Paragraf - 1

TIRANË- Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj ka dhënë detaje të tjera në lidhje me atentatin në Don Bosko. Gjatë deklaratës për mediat, Vocaj ka deklaruar se janë sekuestruar 7 gëzhoja. Po ashtu Vocaj ka theksuar se po kontrollohen kamerat për të zbardhur të gjithë dinamikën e ngjarjes. Por shtoi se të dy personat e plagosur kanë qenë në lidhje shoqërore me njëri-tjetrin. 

“Kemi ngritur një grup të posaçëm hetimor që po mbledh të gjitha provat që do ti shërbejnë hetimit. Jemi duke kontrolluar në të gjithë zonat për kamerat e sigurisë. Po kështu, në territorin e komisariati nr 5 është gjetur një mjet, që ka përputhshmëri me atë të autorëve. Targat nuk janë të vjedhura, por nr i shasisë nuk përputhet me automjetin origjinal. Vazhdojnë hetimet. Janë sekuestruar 7 gëzhoja nga një armë zjarri, nuk e kemi përcaktuar tipin e armës. Në automjet është gjetur një armë zjarri që po ekzaminohen. Ishin në të njëjtën tavolinë, janë lidhje shoqërore. Nuk është kamarier. Kanë qenë duke pirë kafe në verandën e lokalit. Për objektivin nuk mund ta themi, nga hetimi besoj se do të rezultojë. Mendohet se kanë qenë tre persona, përfshirë dhe drejtuesin e mjetit. Jemi duke analizuar çështjen, njëri prej tyre ka precedent kriminal. Jemi duke hetuar backgroundin e të plagosurve, për të përcaktuar dhe pistat hetimore. Autorët kanë qëlluar nga automjeti, nuk kanë zbritur. Kemi pamjet filmike dhe kemi një ide të qartë për dinamikën”, tha Vocaj.

1 VITE ME PARE

DETAJE/ Shënjestra e atentatit në Don Bosko ishte Kastriot Elezi, 45-vjeçari me precedent kriminal

Atentat në Don Bosko/ Plagosen dy persona, njëri me histori kriminale
Plagosja

TIRANË- Detaje të reja kanë dalë nga atentati në Don Bosko të Tiranës. Mësohet se shënjestra e atentatit është 45-vjeçari Kastriot Elezi. 

Elezi është emër i njohur për autoritetet e huaja dhe ato shqiptare. Në Shqipëri ka ardhur vetëm disa muaj më parë, pasi ka qenë i dënuar për prostitucion në Itali.

1 VITE ME PARE

Atentati në Don Bosko, gjendet një makinë e djegur në afërsi të Kamzës

Atentat në Don Bosko/ Plagosen dy persona, njëri me histori kriminale
Foto Ilustruese

TIRANË- Një makinë e djegur është gjetur pasditën e sotme pas atentatit në Don Bosko. Mësohet se makina e djegur e tipit 'Golf 5' është gjetur në Qerekë në afërsi të Kamzës. 

Nga të shtënat me armë zjarri kanë mbetur të plagosur Kastriot Elezi dhe Ronaldo Metushi. Metushi ka marrë plumb në këmbë, ndërsa Elezaj ka plumb në gjoks. Policia është në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e autorit. Të plagosurit ndodhen në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

1 VITE ME PARE

VIDEO/ Plagosja në Don Bosko, dalin pamjet nga vendngjarja, momenti kur policia rrethon zonën

Atentat në Don Bosko/ Plagosen dy persona, njëri me histori kriminale
Plagosja ne Tirane

TIRANË- Pamjet e mëposhtme janë nga plagosja e dyfishtë në lagjen Don Bosko të Tiranës. Nga të shtënat me armë zjarri kanë mbetur të plagosur Kastriot Elezi dhe Ronaldo Metushi. 

 

Metushi ka marrë plumb në këmbë, ndërsa Elezaj ka plumb në gjoks. Pasi ka qëlluar me armë tip pistoletë autori është larguar me motor nga vendngjarja. Policia është në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e autorit. Të plagosurit ndodhen në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

1 VITE ME PARE

Plagosja e dyfishtë në Don Bosko, zbardhet detajet: Autori i maskuar me kapele qëlloi nga makina

Atentat në Don Bosko/ Plagosen dy persona, njëri me histori kriminale
Foto Ilustruese

TIRANË- Detaje të reja kanë dalë nga plagosja e dyfishtë ditën e sotme në Tiranë. Burime për Dosja.al, bëjnë me dije se autori i dyshuar i krimit ka qenë me kapele kur ka qëlluar mbi Kastriot Elezit dhe Ronaldo Metushin. 

Metushi ka marrë plumb në këmbë, ndërsa Elezaj ka plumb në gjoks. Pasi ka qëlluar me armë tip pistoletë autori është larguar me makinë nga vendngjarja. Policia është në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e autorit. Të plagosurit ndodhen në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

1 VITE ME PARE

EMRAT/ Të shtënat me armë në Don Bosko, kush janë të plagosurit 

Atentat në Don Bosko/ Plagosen dy persona, njëri me histori kriminale
Foto Ilustruese

TIRANË- Dy personat e plagosur mesditën e sotme në lagjen Don Bosko janë Kastriot Elezi dhe Ronaldo Metushi. Mësohet se të plagosurit janë të moshës 45 vjeç dhe 22 vjeç.

Ndërkohë që shkaku i plagosjes ende nuk dihet. Policia është në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e autorit. Të plagosurit ndodhen në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

1 VITE ME PARE

Të shtënat në Tiranë, Policia: 2 persona janë plagosur

Atentat në Don Bosko/ Plagosen dy persona, njëri me histori kriminale
Trauma

TIRANË- Dy persona janë të plagosur ditën e sotme në lagjen Don Bosko në Tiranë. Mësohet se të plagosur kanë mbetur 2 persona të moshës 22 dhe 45 vjeç. Të plagosurit ndodhen në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Ndërkohë që autorët ende nuk dihet kush janë.   

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak Më datë 03.09.2024, në Don Bosko, në afërsi të OSHEE, janë plagosur me armë zjarri shtetasit K. E., 45 vjeç, dhe R. M., 22 vjeç, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.

1 VITE ME PARE

Të shtëna me armë zjarri në zonën e Don Boskos në Tiranë, dyshohet për një të plagosur

Atentat në Don Bosko/ Plagosen dy persona, njëri me histori kriminale
Foto ilustruese

TIRANA- Ditën e sotme është raportuar për të shtëna me armë zjarri në zonën e Don Boskos në Tiranë. Nga këto të shtëna raportohet se një person ka mbetur i plagosur.

tirane don bosko arme zjarri plagosje

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj