Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
• Një person ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme në Durrës si pasojë e të shtënave me armë zjarri. • Ngjarja ka ndodhur pranë një lokali në lagjen nr. 17 në Durrës rreth orës 19:30. • Bëhet me dije se 31-vjeçari me iniciale A.H., ka plagosur me armë zjarri pistoletë një 70-vjeçar me iniciale F.H. • Gjithashtu policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje ndërsa i moshuari është transportuar në spital dhe po merr ndihmë mjekësore. • Ndërkohë që autori është vënë në pranga nga forcat e Operacionales dhe Shqiponjave, pavarësisht tentativave për tu arratisur. • Përmes komunikatës policia sqaron se është shoqëruar dhe një person tjetër, konkretisht një 56-vjeçar me iniciale A.T që ishte bashkë me autorin e dyshuar të ngjarjes në momentin kur ka ndodhur ngjarja.
3 artikuj për këtë temë.
DURRËS- Forcat e Operacionales dhe Shqiponjat kanë mbërritur në vendngjarje që ti vijnë në ndihmë bluve të Durrësit teksa kanë arrestuar 31-vjeçarin që plagosi të moshuarin me armë zjarri.
Ndërkohë që policia po vijon hetimin për zbardhjen e plotë të ngjarjes, kamerat e sigurisë në zonë janë ende duke u verifikuar.
Sipas informacionit paraprak të policisë, ngjarja është regjistruar për shkak të një konflikti të çastit mes auorit 31-vjeçar dhe të plagosurit.
DURRËS- Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të enjte pranë një lokali në lagjen 17 në Durrës rreth orës 19:30. Bëhet me dije se 31-vjeçari me iniciale A.H ka plagosur me armë zjarri pistoletë një 70-vjeçar me iniciale F.H. Gjithashtu policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje. Ndërsa i moshuari është transportuar në spital dhe po merr ndihmë mjekësore.
Ndërkohë që autori është vënë në pranga nga forcat e Operacionales dhe Shqiponjave, pavarësisht tentativave për tu arratisur. Përmes komunikatës policia sqaron se është shoqëruar dhe një person tjetër, konkretisht një 56-vjeçar me iniciale A.T që ishte bashkë me autorin e dyshuar të ngjarjes në momentin kur ka ndodhur ngjarja.
Njoftimi i Policisë:
Plagosi me armë një 70-vjeçar, dyshohet pas një konflikti të çastit në një lokal në lagjen nr. 17, falë reagimit në kohë të Policisë, kapet në tentativë për t'u larguar dhe shoqërohet në Polici autori i dyshuar.
Policia gjeti në brendësi të lokalit ku ndodhi ngjarja dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit pistoletë.
Rreth orës 19.30, në një lokal në lagjen nr. 17, dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit , shtetasi A. H., 31 vjeç, banues në lagjen nr. 17 Durrës, ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin F. H, rreth 70 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve Operacionale dhe Shqiponja kapet në tentativë për t'u larguar dhe shoqërohet në Polici,për veprime të mëtejshme autori i dyshuar i plagosjes.
Ndërkohë shërbimet e Policisë kanë shoqëruar dhe një shtetas tjetër, konkretisht shtetasin A.T, 56 vjeç, që ishte bashkë me autorin e dyshuar të ngjarjes në momentin kur ka ndodhur ngjarja
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet në vendngjarje për sqarimin dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.
DURRËS- Një person ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme në Durrës si pasojë e të shtënave me armë zjarri. Gjithashtu ende nuk dihen shkaqet, ndërkohë që po punohet për kapjen e autorit.