Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
• Një 24-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Shkodër. • Sipas informacioneve paraprake policore, një 22-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri në këmbë, shtetasin Arsen Beqiri. • Ngjarja ka ndodhur në lagjen Skënderbeg, përballë spitalit. • Sipas raportimeve, të shtënat kanë ndodhur pas një konflikti mes dy të rinjve. • Pasi janë përplasur me njëri tjetrin, autori ka nxjerrë armën duke e qëlluar në këmbë Beqirin. • Autori është shpallur në kërkim dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të plagosjes.
3 artikuj për këtë temë.
SHKODËR- Një 24-vjeçar ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme me armë zjarri. Arsen Beqiri përfundoi në spital me plagë në këmbë, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen Skënderbeg, përballë spitalit. Sipas raportimeve, të shtënat kanë ndodhur pas një konflikti mes dy të rinjve. Pasi janë përplasur me njëri tjetrin, autori ka nxjerrë armën duke e qëlluar në këmbë Arsen Beqirin.
Policia ka shpallur në kërkim 22-vjeçarin me iniciale E. Sh., dhe po punon për kapjen e tij.
SHKODËR- Një person ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme me armë zjarri. Sipas informacioneve policore një 22-vjeçar ka plagosur me armë zjarri në këmbë 24-vjeçarin, Arsen Beqiri. Ky i fundit ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë autori është shpallur në kërkim dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të plagosjes.
NJOFTIMI I POLICISË:
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 21:55, shtetasi E. Sh., 22 vjeç, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin A. B., 24 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.
SHKODËR- Një person është paraqitur i plagosur me armë zjarri në këmbë pak minuta më herët në spitalin e Shkodrës.
Sipas raportimeve forcat e policisë kanë mbërritur në spital për të marrë në pyetje të plagosurin. Për momentin gjendja e të riut, identititeti i të cilit nuk dihet është jashtë rrezikut për jetën.
Ende nuk dihet se çfarë ka ndodhur, ndërsa pritet edhe një reagim zyrtar nga policia.