All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
LIVE UPDATES

"‘Kërcet" kallashnikovi në Çole të Vlorës/ Plagoset Kevin Hajrulla dhe shitësi, autorët djegin makinën bashkë me armët (PAMJET)

• Kevin Hajrulla dhe Armand Spahiu kanë mbetur të plagosur mbrëmjen e sotme në Vlorë. • Atentati ndaj Hajrullës ndodhi në lagjen "Çole" të Vlorës. • Nga të shtënat me armë zjarri kallashnikov kanë mbetur të plagosur dy persona, njëri prej tyre është identifikuar si Kevin Hajrulla dhe tjetri një shitës që ndodhej aty pranë. • Të plagosurit janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. • Autorët pas atentatit janë larguar në drejtim te fshatit Panaja, ku dhe kanë djegur automjetin e përdorur në plagosje. • Brenda automjetit janë gjetur dy armë zjarri tip kallashnikov dhe dy krehër fishekë. • Kevin Hajrulla mësohet se është djali i xhaxhait të Inez Hajrullës, të fortit të Vlorës që u ka rënë pre disa atentateve të mëparshme. • Ndërkohë Policia po bën krehjen e zonës dhe po bllokon pikat nga ku mund të kalojnë autorët.

11 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Publikohen PAMJET pak minuta pas atentatit me breshëri plumbash në Vlorë, qytetaret nxjerrin nga makina të plagosur Kevin Hajrullën

"‘Kërcet" kallashnikovi në Çole të
pamje nga vendngjarja
All - Paragraf - 1

VLORË- Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen '24 Maj' në Vlorë. Nga kjo ngjarje raportohet se mbetën të plagosur dy persona Kevin Hajrulla 30-vjeç dhe Armand Spahiu 35-vjeç. 

Në pamje shihen momentet pak pas atentatit me breshëri plumbash. Gjithashtu në video shihet mometi kur qytetarët nxjerrin nga makina të plagosurin Kevin Hajrulla. Ata nxitojnë për t’i dhënë ndihmën e parë të plagosurit brenda mjetit.

1 VITE ME PARE

Plagosja me breshëri plumbash në Vlorë/ Shënjestra, kushëriri i Inez Hajrullës! Si i shpëtoi disa atentateve i “forti" i Vlorës?

"‘Kërcet" kallashnikovi në Çole të
Inez Hajrulla

VLORA- 30-vjecari Keivin Hajrulla, djali i xhaxhait të Inez Hajrullës, dyshohet se ishte shënjestra e atentatit të ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë. Keivin Hajrulla raportohet se ka marrë plagë nga breshërisa e plumbave dhe është dërguar për në spital.

Por kush është Inez Hajrulla dhe si i shpëtoi disa atentateve?

Ngjarja e parë ndodhi në vitin 2017, Hajrulla ishte pre e një atentati me tritol ku mori dëmtime të rënda në të dyja këmbët, ndërsa tjetri ndodhi me 10 maj të vitit 2019 në lagjen “Uji i Ftohtë” në Vlorë, ku Hajrulla u qëllua me armë zjarri nga një automjet në lëvizje, teksa ishte ulur në një lokal.

Hajrulla i shpëtoi atentatit, por u plagos rastësisht Dajko Cenodemaj që po pinte kafe në Lungomare me disa miq. Sipas policisë dhe prokurorisë së Vlorës, në këtë atentat të dështuar morën pjesë nëntë persona, Fatmir Hyseni, Daut Elmazi, Igli Memaj, Gentian Dauti, Serxho Ademi, Albano Goxhaj, Dejvison Serjani, Ardjan Ahmeti dhe Xheladin Merko.

Për atentatin e dytë, Hajrulla tregoi në Gjykatë se sapo kishte parë që një person zbriti  nga një automjet që në pamje të parë ju duk si “Land Rover” kishte nxjerrë një armë lodër nga çanta e ka nisur të qëllojë drejt tij. Për këtë arsye, personi në fjalë është trembur e është kthyer mbrapsht.

“…unë sapo pashë këtë person që po vinte drejt lokalit, kam nxjerë nga çanta marsup një pistoletë imituese lodër, dhe kam filluar të qëlloj. Nuk e mbaj mend sa herë kam qëlluar, por di që një gjë të tillë, e kam bërë disa herë me rradhë. Për shkak të të shtënave që bëra, personi që zbriti nga makina dhe kishte armë automatike në dorë, është kthyer sërisht prapa dhe ka hipur në makinë, duke u larguar drejt qytetit…”-ka deklaruar Inez Hajrulla.

Ai shtoi në gjykatë, se armën tip pistoletë lodër, kishte ardhur dhe ja mori nga dora, shoku i tij, Ervis Matodashaj, i cili më pas është larguar me vrap. “…nga vendgjarja jam larguar dhe unë. Por kur mësova se policia më kërkonte dhe kishte nxjerë në kërkim, kam vendosur të dorëzohem, duke shpjeguar situatën që ka ndodhur…”-është shprehur Hajrulla.

Në muajin korrik 2021, gjykata për këtë ngjarje dënoi Xheladin Merkaj me 4 vjet vjet burgim për akuzën e “Përkrahjes së autorit të krimit” dhe “Moskallëzimit të krimit”. Për të dyja këto akuza, me tre vite burgim është dënuar i pandehuri tjetër, Ardjan Ahmeti. Me dy vite burgim është dënuar Dejvison Serjani, për akuzën e “Moskallëzimit të krimit”. Ndërsa një vajzë me emrin Nensi Shaqiri, e marrë e pandehur për këtë ngjarje për akuzën e “Moskallëzimit të krimit”, është dënuar me 1 vite e 6 muaj burgim.

 

1 VITE ME PARE

Të shtënat me armë në Vlorë/ Dëshmitari i tronditur: Nuk kam parë asgjë, sapo dëgjova krismat u shtriva barkas

"‘Kërcet" kallashnikovi në Çole të
vendngjarje

VLORË- Një dëshmitar ka rrëfyer momentin e panikut teksa janë dëgjuar të shtënat me armë në qytetin e Vlorës. 

Qytetari rrëfen se është shtrirë menjëherë në tokë sapo ka dëgjuar të shtënat. Ai thotë se nuk ka parë asgjë, madje në atë moment po shikonte televizor dhe sapo ka dëgjuar krismat është shtrirë barkas.

“Sa dëgjova një të shtënë u shtriva. S’pash asgjë. Unë isha duke parë televizor dhe në moment sa dëgjova krismat u shtriva barkas”, është shprehur dëshmitari.

Atentati me pasojë plagosjen e dy personave ndodhi mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës duke tronditur qytetarët dhe kalimtarë të çastit. Nga të dhënat paraprake, Kevin Hajrullah dyshohet se ishte objektivi i të shtënave me armë, por i plagosur ka mbetur edhe nje person tjetër që shite fruta-perime në një dyqan aty pranë.

 

1 VITE ME PARE

Të shtënat me armë zjarri në Vlorë/ Policia jep detaje: U plagos aksidentalisht një person, autorët dogjën mjetin!

"‘Kërcet" kallashnikovi në Çole të
foto ilustruese

VLORË- Policia ka dhënë detaje në lidhje me atentatin e ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “24 Maji”, Vlorë, ku mbeti i plagosur Kevin Hajrulla 30-vjeç dhe Armand Spahiu 35-vjeç. Policia bën me dije se dy personat e plagosur janë transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal Vlorë dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Gjithashtu në njoftimin e policisë thuhet se gjatë krehjes së zonës në afërsi të fshatit Panaja, është bërë i mundur lokalizimi i automjetit të dyshuar të përdorur nga autorët, i cili është përfshirë nga flakët.

Njoftimi i Policisë:

Mbrëmjen e sotme, rreth orës 21:30, në lagjen “24 Maji”, Vlorë, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri shtetasi K. H., rreth 30 vjeç, i cili udhëtonte me një automjet tip “Benz”. Si pasojë e të shtënave, është plagosur me armë zjarri edhe shtetasi A. S., 35 vjeç, i cili ndodhej në afërsi në momentin e ngjarjes.

Të dy personat janë transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal Vlorë dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Gjatë krehjes së zonës në afërsi të fshatit Panaja, është bërë i mundur lokalizimi i automjetit të dyshuar të përdorur nga autorët, i cili është përfshirë nga flakët. Po punohet për shuarjen e zjarrit.

Shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve të dyshuar. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes.

1 VITE ME PARE

VIDEO/ Plagosja me armë zjarri në Vlorë, ja çfarë ka mbetur në vendin e ngjarjes

"‘Kërcet" kallashnikovi në Çole të
Foto nga vendi i ngjarjes

VLORA-  Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen “Çole” në Vlorë. Nga kjo ngjarje raportohet se mbetën të plagosur dy persona një prej të cilëve i identifikuar si Kevin Hajrulla.

Gjithashtu mësohet se është gjetur i djegur një automjet në fshatin Panaja, që dyshohet se u përket autorëve të atentatit. Ndërkohë Policia po bën krehjen e zonës dhe po bllokon pikat nga ku mund të kalojnë autorët.

Videoja e mëposhtme e siguruar nga Dosja.al paraqet gjithçka që ka mbetur në vendin e ngjarjes.

 

1 VITE ME PARE

Plagosja me breshëri plumbash në Vlorë, ja PAMJET e automjetit të personave ndaj të cilëve u qëllua

"‘Kërcet" kallashnikovi në Çole të
Automjeti

VLORA- Fotogarafia e mësipërme paraqet automjetin ndaj të cilit u qëllua mbrëmjen e sotme me breshëri plumbash në Vlorë. Nga kjo ngjarje raportohet se mbetën të plagosur dy persona një prej të cilëve i identifikuar si Kevin Hajrulla.

Gjithashtu mësohet se është gjetur i djegur një automjet në fshatin Panaja, që dyshohet se u përket autorëve të atentatit. Ndërkohë Policia po bën krehjen e zonës dhe po bllokon pikat nga ku mund të kalojnë autorët.

1 VITE ME PARE

FOTO/ Plagosja me armë zjarri në Vlorë, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes

"‘Kërcet" kallashnikovi në Çole të
Foto nga vendi i ngjarjes

VLORA- Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen “Çole” në Vlorë. Nga kjo ngjarje raportohet se mbetën të plagosur dy persona një prej të cilëve i identifikuar si Kevin Hajrulla.

Gjithashtu mësohet se është gjetur i djegur një automjet në fshatin Panaja, që dyshohet se u përket autorëve të atentatit. Ndërkohë Policia po bën krehjen e zonës dhe po bllokon pikat nga ku mund të kalojnë autorët.

1 VITE ME PARE

Plagosja me armë zjarri në Vlorë, dyshohet për dy të plagosur, gjendet një automjet i djegur në autostradën Vlorë-Fier

"‘Kërcet" kallashnikovi në Çole të
Foto nga vendi i ngjarjes

VLORË– Dy persona dyshohet se janë plagosur me armë zjarri kallashnikov në Vlorë mbrëmjen e kësaj të mërkure. Mësohet se 2 të plagosurit janë transportuar drejt spitalit, ndërsa njëri prej tyre është identifikuar si Kevin Hajrulla.

Në vengjarje ka mbërritur policia, ndërsa një automjet është gjetur i djegur në austradën Vlorë-Fier. 

1 VITE ME PARE

EMRI/ Të shtëna me armë zjarri në Vlorë, zbulohet identiteti i të plagosurit

"‘Kërcet" kallashnikovi në Çole të
Foto ilustruese

VLORË- Një person është plagosur me armë zjarri në lagjen “24 Maji” në qytetin e Vlorës mbrëmjen e sotme.

Mësohet se i plagosuri, i identifikuar si 25-vjeçari Kevin Hajrulla, është dërguar në spital. Ndërkohë në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia.

1 VITE ME PARE

Të shtëna me armë zjarri në Vlorë, dyshohet për një të plagosur

"‘Kërcet" kallashnikovi në Çole të
Foto ilustruese

VLORA- Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Vlorë. Nga këto të shtëna dyshohet se një persona ka mbetur i plagosur.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në  në lagjen “24 Maji” të qytetit të Vlorës. Momentalisht nuk ka informacione se cilët janë autorët apo i plagosuri.

1 VITE ME PARE

Të shtëna me armë zjarri në Vlorë

"‘Kërcet" kallashnikovi në Çole të
foto ilustruese

VLORË- Të shtëna me armë zjarri ka ndodhur mbërmjen e sotme në Vlorë. Sipas burimeve të Dosja.al raportohet se nga këto të shtëna ka mbetur i plagosur Kevin Hajrulla 25-vjeç.

Gjithashtu i plagosuri është dërguar në spital, ndërsa në vengjarje ka mbërritur policia. 

te shtena me arme ne vlore

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj