LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Tensionet dhe rrëmbimi i policëve/ DASH: Të lirohen efektivët e ndaluar nga Serbia! Lajçak: Nuk duam Ukrainë tjetër(REAGIMET)

•Shtohen tensionet në veri të Kosovës. •Pas protestave të serbëve, një ditë më parë u rrëmbyen 3 policë të Kosovës nga forcat serbe në veri. •Kosova ka bërë thirrje për t’i liruar menjëherë, por sipas Serbisë ata janë arrestuar pasi janë gjetur duke patrulluar 1.8 km larg kufirit me veriun. •Por, Kosova thotë se janë arrestuar brenda territorit të saj. •Pas kësaj ngjarje ka pasur edhe reagime.•Departamenti i Shtetit i SHBA-së tha se Kosova dhe Serbia duhet të ndërmarrin hapa të menjëhershëm për të de-përshkallëzuar tensionet, që përfshin lirimin pa kushte të tre policëve të Kosovës të ndaluar nga Serbia. •Ndërkohë përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajçak ka deklaruar se nuk duan një Ukrainë tjetër, duke iu referuar situatës në veri. •Presidenti Bajram Begaj e cilëson këtë një akt të rëndë provokativ, që sipas tij synon vetëm destabilizimin jo vetëm të Kosovës, por të gjithë rajonit. •Ai i bën thirrje Serbisë që të lirojë menjëherë efektivët e Kosovës. •Nga ana tjetër, senatori Ben Cardin, drejtues i senatorëve demokratë në Komisionin e Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit të Shteteve të Bashkuara kërkon që të dyja palët të ndalojnë provokimet. •Po ashtu, Cardin paralajmëroi se ka një kufi për durimin e Evropës dhe të Shteteve të Bashkuara.

8 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Arrestimi i tre policëve të Kosovës nga forcat serbe, reagon KFOR: Ulni menjëherë tensionet! Po monitorojmë situatën

Tensionet dhe rrëmbimi i policëve/ DASH: Të lirohen

KOSOVË- Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR ka reaguar në lidhje me ndalimin e tre policëve nga forcat serbe. Në deklartën e KFOR për "News24” ka njoftuar se është duke monituruar situatën dhe ka kërkuar që të ulen menjëherë tensionet.

Deklarata e KFOR:

Misioni i KFOR-it i drejtuar nga NATO nuk ishte në zonë kur tre policë të Policisë së Kosovës u arrestuan dje nga Policia e Serbisë. KFOR-i ka dërguar një ekip në zonë dhe ka vendosur kontakte me përfaqësuesit e institucioneve në Kosovë dhe të autoriteteve serbe. KFOR-i është gjithashtu në kontakt të rregullt me misionin e udhëhequr nga BE-ja për Sundimin e Ligjit, EULEX. 

Ne u bëjmë thirrje të dyja palëve që të ulin menjëherë tensionet dhe të përmbahen nga veprimet e njëanshme që mund të çojnë në përshkallëzim të mëtejshëm.

KFOR-i po monitoron situatën dhe vazhdon të zbatojë plotësisht mandatin e tij të OKB-së – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999 – për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë. Ai gjithashtu vazhdon të ofrojë kornizën e nevojshme të sigurisë për të çuar përpara dialogun e udhëhequr nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës.

Çfarë po ndodh në veri të Kosovës?

Situata në veri të Kosovës vijon të jetë e tensionuar. Një ditë më parë (14 qershor) në afërsi të Leposaviç, 3 pjesëtarë të Policisë së Kosovës u morën peng peng nga Forcat Speciale Serbe 'Kobra'. Ngjarja ndodhi kur tre policët ishin duke patrulluar në kufi, në vendin e quajtur Tresave/ Bare.

Sipas Qeverisë së Kosovës, ky është një kundërpërgjigje për arrestimin 2 ditë më parë në Mitrovicën e Veriut, të serbit Millun Millenkoviç, një nga organizatorët e protestave të dhunshme në Veri. Serbia ka hedhur poshtë çdo pretendim. Situata u përshkallëzua më 29 maj, kur serbët lokalë u përplasën me ushtarët e KFOR-it të cilët ruanin objektet komunale. Atë ditë mbetën të lënduar 30 ushtarë të KFOR-it, 11 të kontingjentit italian dhe 19 të tjerë të kontingjentit hungarez. Faktori ndërkombëtar ka bërë thirrje të vazhdueshme për uljen e tensioneve tensioneve dhe, së fundi, disa kanë kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri.

3 VITE ME PARE

Tensionet dhe rrëmbimi i policëve! Reagon DASH: Të lirohen tre efektivët e ndaluar nga Serbia

Tensionet dhe rrëmbimi i policëve/ DASH: Të lirohen
DASH

KOSOVË- Departamenti Amerikan i Shtetit ka reaguar në lidhje me situatën mes Kosovës e Serbisë dhe për policët e arrestuar nga Serbi,  raporton Reuters.

Sipas DASH, Prishtina e Beogradi duhet të ndërmarrin hapa të menjëhershëm për të ulur përshkallëzimin e tensioneve, ndërkohë që mes masave përfshihen sipas Departamentit edhe lirimi pa kushte i tre policëve të Kosovës të ndaluar nga Serbia.

“Pritshmëritë tona për të dyja palët, janë që Kosova dhe Serbia duhet të ndërmarrin hapa të menjëhershëm për të ulur tensionet. Kjo përfshin lirimin pa kushte të tre oficerëve të policisë së Kosovës të ndaluar së fundmi. Ne besojmë se të dyja palët duhet të ndjekin planin me tre pika që është përshkruar nga BE pa vonesë. Si pjesë e kësaj, siç kemi folur më parë, kryeministri Albin Kurti dhe qeveria e tij duhet të sigurojnë që kryetarët e zgjedhur të kryejnë detyrat e tyre kalimtare nga vende alternative dhe të tërheqin forcat policore. Ne vazhdojmë të dënojmë dhunën e papranueshme kundër trupave të udhëhequr nga NATO, ndaj forcave të rendit dhe gazetarëve. Dua të shtoj se ne vijojmë të jemi të angazhuar drejtpërdrejt si me të dyja palët ashtu edhe me partnerët tanë në rajon. Sekretari Antony Blinken ka pasur biseda me partnerët në rajon për këtë çështje”, -ka deklaruar zëdhënësi i DASH, Matthew Miller.

Çfarë po ndodh në veri të Kosovës?

Situata në veri të Kosovës vijon të jetë e tensionuar. Një ditë më parë (14 qershor) në afërsi të Leposaviç, 3 pjesëtarë të Policisë së Kosovës u morën peng peng nga Forcat Speciale Serbe 'Kobra'. Ngjarja ndodhi kur tre policët ishin duke patrulluar në kufi, në vendin e quajtur Tresave/ Bare.

Sipas Qeverisë së Kosovës, ky është një kundërpërgjigje për arrestimin 2 ditë më parë në Mitrovicën e Veriut, të serbit Millun Millenkoviç, një nga organizatorët e protestave të dhunshme në Veri. Serbia ka hedhur poshtë çdo pretendim. Situata u përshkallëzua më 29 maj, kur serbët lokalë u përplasën me ushtarët e KFOR-it të cilët ruanin objektet komunale. Atë ditë mbetën të lënduar 30 ushtarë të KFOR-it, 11 të kontingjentit italian dhe 19 të tjerë të kontingjentit hungarez. Faktori ndërkombëtar ka bërë thirrje të vazhdueshme për uljen e tensioneve tensioneve dhe, së fundi, disa kanë kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri.

3 VITE ME PARE

Lajçak: Nuk duam Ukrainë tjetër, jemi duke pritur informacione nga KFOR

Tensionet dhe rrëmbimi i policëve/ DASH: Të lirohen
Miroslav Lajçak

KOSOVË- Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajçak është shprehur për situatë në veri se po bëjnë gjithçka që mos të ndodhë një Ukrainë tjetër.

Në një intervistë për Euronews Albania, Lajçak tha se është në pritje të informacioneve nga KFOR në lidhje me tre policët e arrestuar nga Serbia.

“Le të presim nga NATO që të na tregojë se çfarë ka ndodhur dhe ku ka ndodhur. Ne duam ti qartësojmë  faktet. Nuk duam të sjellim vendime pa i ditur të gjitha faktet. Po bëjmë gjithçka që mos të ndodhë një Ukrainë tjetër, përkundrazi. Për këtë shkak ne po e promovojmë procesin e normalizimit. Normalizimi është e kundërta e Ukrainës. Dhe përse ne po bëjmë thirrje për de-eskalim? Sepse nuk duam njerëz në rrugë. Nuk duam dhunë. Duam normalizim! Jemi duke pritur për informacione nga KFOR-i,” – deklaroi ai gjatë vizitës së tij në Strugë.

Çfarë po ndodh në veri të Kosovës?

Situata në veri të Kosovës vijon të jetë e tensionuar. Një ditë më parë (14 qershor) në afërsi të Leposaviç, 3 pjesëtarë të Policisë së Kosovës u morën peng peng nga Forcat Speciale Serbe 'Kobra'. Ngjarja ndodhi kur tre policët ishin duke patrulluar në kufi, në vendin e quajtur Tresave/ Bare.

Sipas Qeverisë së Kosovës, ky është një kundërpërgjigje për arrestimin 2 ditë më parë në Mitrovicën e Veriut, të serbit Millun Millenkoviç, një nga organizatorët e protestave të dhunshme në Veri. Serbia ka hedhur poshtë çdo pretendim. Situata u përshkallëzua më 29 maj, kur serbët lokalë u përplasën me ushtarët e KFOR-it të cilët ruanin objektet komunale. Atë ditë mbetën të lënduar 30 ushtarë të KFOR-it, 11 të kontingjentit italian dhe 19 të tjerë të kontingjentit hungarez. Faktori ndërkombëtar ka bërë thirrje të vazhdueshme për uljen e tensioneve tensioneve dhe, së fundi, disa kanë kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri.

3 VITE ME PARE

Pengmarrja e 3 policëve në Veri të Kosovës, Rama reagon me 5 PIKA: Duhet të kthehen sa më parë në shtëpi!

Tensionet dhe rrëmbimi i policëve/ DASH: Të lirohen
Edi Rama

TIRANË- Pasi një ditë më parë tha se do të priste një reagim nga KFOR lidhur me pengmarrjen e 3 efektivëve nga Policia serbe në Veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama kërkoi sot që të lirohen menjëherë. Në një postim në rrjetet e tij sociale, kreu i qeverisë shqiptare bën me dije se që prej ditë se djeshme janë 100 të fokusuar tek lirimi i tyre. Në 5 pika, Rama ka komentuar situatën e krijuar në Veri, duke u shprehur se s’ka asnjë paralele mes tre policëve dhe personit me precedentë kriminalë të arrestuar nga policia e Kosovës.

5 pika për situatën e krijuar në Kosovë: 

1. Mesa duket KFOR-i nuk do të dalë me konkluzione publike për vendndodhjen e tre policëve të Kosovës.

2. Pavarësisht pretendimeve të ndryshme për vendndodhjen, ata duhet të kthehen sa më parë në shtëpi!

3. Qysh dje ne jemi 100% të fokusuar tek lirimi i tyre!

4. Nuk ka asnjë paralele mes tre policëve dhe personit me precedentë kriminalë të arrestuar nga policia e Kosovës në Veri!

5. De-eskalimi mbetet prioriteti i prioriteteve dhe pikat e vendosura nga bashkësia euro-atlantike duhen përmbushur një orë e më parë.

Çfarë po ndodh në veri të Kosovës?

Situata në veri të Kosovës vijon të jetë e tensionuar. Një ditë më parë (14 qershor) në afërsi të Leposaviç, 3 pjesëtarë të Policisë së Kosovës u morën peng peng nga Forcat Speciale Serbe 'Kobra'. Ngjarja ndodhi kur tre policët ishin duke patrulluar në kufi, në vendin e quajtur Tresave/ Bare.

Sipas Qeverisë së Kosovës, ky është një kundërpërgjigje për arrestimin 2 ditë më parë në Mitrovicën e Veriut, të serbit Millun Millenkoviç, një nga organizatorët e protestave të dhunshme në Veri. Serbia ka hedhur poshtë çdo pretendim. Situata u përshkallëzua më 29 maj, kur serbët lokalë u përplasën me ushtarët e KFOR-it të cilët ruanin objektet komunale. Atë ditë mbetën të lënduar 30 ushtarë të KFOR-it, 11 të kontingjentit italian dhe 19 të tjerë të kontingjentit hungarez. Faktori ndërkombëtar ka bërë thirrje të vazhdueshme për uljen e tensioneve tensioneve dhe, së fundi, disa kanë kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri.

3 VITE ME PARE

Tensionet dhe rrëmbimi i policëve! Nesër Escobar thotë 'fjalën e fundit' për Kosovën dhe Serbinë

Tensionet dhe rrëmbimi i policëve/ DASH: Të lirohen
Gabriel Escobar

SHBA- I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar, nesër më (16 qershor), do të mbajë një konferencë online me gazetarë. Konferenca mbahet rreth orës 15:00.

Kjo konferencë, do mbahet në kuadër të tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë.

Kujtojmë se ditën e martë, në Mitrovicën e Veriut, policia e Kosovës arrestoi udhëheqësin e “Mbrojtjes Civile” Milun Millakoviq, i njohur si “Lune”. Ndërsa, gjatë ditës së djeshme janë kidnapuar tre policë nga ana e njësisë speciale të Serbisë. Kjo ka acaruar më shumë marrëdhëniet mes dy vendeve. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti akuzon Serbinë se ka rrëmbyer tre policët, ndërkohë që kjo mohohet nga ana e Serbisë./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Tensionet në Veri/ Natasha Kandiç thirrrje për lirimin e 3 policëve të marrë peng nga serbët

Tensionet dhe rrëmbimi i policëve/ DASH: Të lirohen
Natasha Kandiç

KOSOVË- Themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiç ka reaguar pas marrjes peng të tre policëve të Kosovës nga Serbia. Në një postim në Twitter, Kandiç shkruan se Serbia duhet t’i kthejë policët në Kosovë. Ajo ka përmendur edhe tre vëllezërit Bytyqi, ish-ushtarë të UÇK-së, të cilët u morën peng teksa kalonin përmes Serbisë dhe më pas u vranë nga Policia e Serbisë, pas përfundimit të luftës në Kosovës.

“MUP t’i kthejë policët kosovarë në Kosovë, me besimin se nuk e dinin se kishin kaluar kufirin dhe në shenjë kujtimi të fatit të vëllezërve Bytyqi, të cilët kaluan kufirin duke ndihmuar romët për të kaluar në Serbi dhe kurrë më nuk u panë të gjallë", ka shkruar Kandiç në Twitter. 

Merren peng 3 policë 

Tre policë kufitar janë marrë peng këtë të mërkurë datë 14 qershor në vendin e quajtur Tresave/Bare, brenda në territorin e Kosovës, më konkretisht në afërsi të një fshati në komunën e veriut në Leposaviç. Sipas policisë, ata janë rrëmbyer nga forcat serbe, teksa kanë qenë në detyrë për të parandaluar shfrytëzimin e rrugëve ilegale nga grupet kriminale për kalim ilegal dhe kontrabandë. 3 efektivët kanë njoftuar policinë se 3 persona të maskuar dhe armatosur kanë shkuar drejt tyre. Nga ky moment forcat e tjera policore kanë shkuar në kufi, ku kanë gjetur vetëm makinën e 3 policëve. Serbia ka hedhur poshtë çdo pretendim.

3 VITE ME PARE

Rrëmbimi i 3 policëve nga forcat serbe/ THIRRJA e Begajt: Akt provokativ, Serbia t'i lirojë, Kosova të koordinohet me SHBA dhe BE

Tensionet dhe rrëmbimi i policëve/ DASH: Të lirohen
Bajram Begaj

TIRANË- Thirrja e presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj shkon për Serbinë: Lironi efektivët kosovarë. Kështu bën thirrje sot Begaj teksa komenton situatën mes Kosovës dhe Serbisë. Ai iu bën thirrje partnerëve ndërkombëtarë që të ndërhyjnë për të qetësuar situatën mes vendeve. 

Thirrja e tij shkon edhe për autoritetet e Kosovës për të mos rënë pre e provokimeve dhe për të dhënë kontributin e tyre për shtensionimin e situatës. Po ashtu, ai kërkon nga Kosova që të koordinohet me SHBA dhe BE-në.

Rrëmbimi i tre efektivëve të Policisë së Kosovës brenda territorit kosovar nga trupat serbe është një akt i rëndë provokativ për destabilizimin e Kosovës dhe të mbarë rajonit.

E dënoj me forcë këtë akt dhe i bëj thirrje autoriteteve Serbe për lirimin e efektivëve kosovarë. Gjithashtu iu bëj thirrje partnerëve ndërkombëtarë që të ndërhyjnë dhe të shkurajojnë veprime të tjera të ngjashme. Një thirrje vëllazërore e bëj sërish për autoritetet e Kosovës për të mos rënë pre e provokimeve dhe për të dhënë kontributin e tyre për çtensionimin e situatës. Koordinimi me SHBA dhe BE për rikthimin në tryezën e dialogut është tepër i rëndësishëm”.

Tensionet dhe rrëmbimi i policëve/ DASH: Të lirohen

Një ditë më parë në veri të vendit ku forcat serbe rrëmbyen tre pjesëtarë të Policisë së Kosovës. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Tresave/Bare, brenda në territorin e Kosovës, më konkretisht në afërsi të një fshati në komunën e veriut në Leposaviç.

Sipas policisë, ata janë rrëmbyer nga forcat serbe, teksa kanë qenë në detyrë për të parandaluar shfrytëzimin e rrugëve ilegale nga grupet kriminale për kalim ilegal dhe kontrabandë. Sot Kosova ka mbledhur Këshillin e Sigurimit./Dosja.al

3 VITE ME PARE

“Kemi mjete të shumta për t’i inkurajuar palët...”/ Senatori amerikan për situatën Kosovë-Serbi: Ka një kufi për durimin e Evropës dhe të SHBA-ve

Tensionet dhe rrëmbimi i policëve/ DASH: Të lirohen

Senatori Ben Cardin, drejtues i senatorëve demokratë në Komisionin e Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit të Shteteve të Bashkuara foli në një intervistë për shërbimin në gjuhën serbe të Zërit të Amerikës për situatën në Ballkan, ndër të tjera edhe për situatën mes Kosovës dhe Serbisë.

Zëri i Amerikës: Marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë kanë arritur një ngërç të ri, dhe sot pati tensione të reja në lidhje me arrestimin e policëve të Kosovës nga pala serbe, pasi u aludua se kaluan në territorin serb dhe palët janë angazhuar kështu sërish në shkëmbime deklaratash për këtë çështje. Nga ana tjetër, asnjëra palë nuk duket të ketë dhënë një përgjigje të qartë për propozimin e të dërguarve të Shteteve të Bashkuara dhe të BE-së për të lehtësuar tensionet e mëparshme. Pra, çfarë lëshimesh duhet të kishin bërë Kosova dhe Serbia që të vazhdonin procesin e normalizimit?

Senatori Ben Cardin: Si Serbia, ashtu edhe Kosova, kanë një mundësi unikale për të zgjidhur dallimet historike që kanë patur. Dy vende mund të jetojnë në paqe krah për krah, duke respektuar të drejtat e të gjithë qytetarëve të tyre, përfshirë pakicat kombëtare që ndodhen në vendin tjetër. Por, të dyja palët duhet të ndalin provokimet dhe shkaktimin e sfidave që e bëjnë më të vështirë për ne arritjen e këtij objektivi. E kemi parë këtë problem në pjesën veriore të Kosovës. Është shumë e qartë që qeveria duhet t’i parandalojë këto lloje veprimesh provokative. Zgjedhjet e fundit treguan një mospërfillje për serbët që gjenden në Kosovë dhe kjo nuk është mënyra se si duhet të veprojë Kosova. E kemi parë kaq shumë herë në Serbi; udhëheqësit e tyre e bëjnë shumë të vështirë njohjen e legjitimitetit të Kosovës, duke sfiduar pjesëmarrjen e saj në organizatat ndërkombëtare. Kemi parë veprime agresive të ndërmarra nga Serbia kundër pavarësisë së Kosovës. Të dyja palët duhet ta ndalin këtë lloj sjelljeje dhe të krijojnë një klimë në të mirë të njohjes së plotë nga të dyja vendet të pavarësisë dhe sovranitetit të fqinjëve të tyre. Dhe kur të realizohet, kjo duhet të ndodhë paralelisht me mbrojtjen e pakicave kombëtare që janë në atë vend.

Zëri i Amerikës: A duhet dhe a prisni juve që SHBA-ja dhe BE-ja ta ndryshojnë përqasjen ndaj Kosovës dhe Serbisë duke e ashpërsuar atë, krahasuar me përqasjen e tanishme?

Senatori Ben Cardin: Mendoj se e kemi bërë shumë të qartë se çfarë qëndrimi kemi për këtë. Ka një kufi për durimin e Evropës dhe të Shteteve të Bashkuara. Ne e mbështesim shumë Kosovën dhe sovranitetin e saj dhe jemi treguar shumë agresivë duke vënë në dukje gjërat që duhet të bëjë Serbia. Por, jemi po njësoj të shqetësuar për veprimet e ndërmarra në Kosovë që e bënë më të vështirë për ne të kemi klimën e duhur për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve. Pra mendoj se do të jemi shumë të qartë për pritshmëritë tona dhe se nëse të dyja vendet duan të kenë një marrëdhënie më të harmonizuar me Evropën, atëherë duhet të ndërmarrin hapat për ta treguar këtë.

Zëri i Amerikës: U përmendën një lloj sanksionesh apo pengesash; zoti Borrell tha diçka për këtë në deklarata publike. Cila do të ishte mënyra e zbatimit të tyre dhe a duhet të vendosen ato si për Kosovën dhe për Serbinë, që janë palë në këtë dhe që nuk po përparojnë me dialogun?

Senatori Ben Cardin: Kemi mjete të shumta në arsenalin tonë për t’i inkurajuar palët që të punojnë së bashku. Ne i vëmë këto mjete në përdorim; disa janë karrota, disa janë shkopinj. Po, do të shqyrtojmë të gjitha mjetet që disponojmë, duke treguar se Shtetet e Bashkuara ruajnë një mbështetje shumë të fortë për pavarësinë e Kosovës dhe se jemi shumë të interesuar për reformat në Serbi që janë të nevojshme në atë vend dhe se do të donim që të dyja vendet të kenë një marrëdhënie më të normalizuar me Evropën.

Zëri i Amerikës: Kush mund të konsiderohet një partner më i afërt për Perëndimin në këtë kohë, Vuçiç apo Kurti, dhe përse? Ka patur ca diskutime publike për këtë gjatë këtyre ditëve.

Senatori Ben Cardin: Nuk di nëse mundemi ta masim afërsinë e marrëdhënieve të Shteteve të Bashkuara. Mendojmë se është e rëndësishme që Shtetet e Bashkuara të jenë në kontakt dhe të kenë marrëdhënie të mira me të dy udhëheqësit, me të dyja vendet, por kjo duhet të jetë brenda parametrave të pranuara. Dhe kur ato të shkelen, ne do të flasim haptazi, pavarësisht se për cilin vend bëhet fjalë.

Zëri i Amerikës: A shikoni ndonjë mangësi në përqasjen e Shteteve të Bashkuara në këtë proces deri më tani?

Senatori Ben Cardin: Mendoj se Shtetet e Bashkuara kanë treguar shumë interesim dhe përparësi ndaj të gjithë atij rajoni. Dhe kemi parë sukses të jashtëzakonshëm në atë rajon, progresin që është bërë. Zgjedhjet e fundit në Malin e Zi treguan se është një demokraci energjike. Po punojmë nga shumë afër për ta zhvendosur Bosnjën drejt nivelit tjetër, që të jetë e përgatitur për integrimin në Evropë. Pra, Shtetet e Bashkuara kanë harxhuar shumë kohë në atë rajon, me sukses të madh për Kroacinë, një nga aleatet tona kryesore. Është e qartë se i jemi përkushtuar rajonit dhe se do ta vazhdojmë këtë përkushtim.

Zëri i Amerikës: A i kanë idetë e qarta diplomatët e huaj, kryesisht e kam fjalën për përfaqësuesit amerikanë të përfshirë në procesin e Kosovës dhe Serbisë, për ato çfarë duhet të bëjnë që të ketë përmirësim për këto vende?

Senatori Ben Cardin: Ata kanë qenë shumë të qartë. Është një përqasje shumë e drejtpërdrejtë. Ne presim nga udhëheqësit në rajon që të respektojnë të drejtën e të gjithë shtetasve, të drejtën themelore për të marrë pjesë në qeverisje, për të votuar, për të shprehur pikëpamjet e tyre, për të mos rënë dakort me qeverinë e tyre në një mënyrë paqësore, dhe që të respektohen të gjitha të drejtat e pakicave. Në vazhdim kërkojmë që secili vend të ngrejë institucione demokratike që reflektojnë vullnetin e popullit të tyre, zgjedhje të lira dhe të ndershme, si dhe parime demokratike që mbrojnë nga korrupsioni dhe nga gërryerja e lirisë. Diplomatët tanë janë shumë mirë të përqëndruar tek kjo. Dhe po, do të dëshironim të shihnim integrimin e plotë në Evropë dhe kur të jetë e përshtatshme do të donim të shihnim zgjerimin e kuadrit tonë të sigurisë.

Zëri i Amerikës: Sa kohë mendoni se do ta tolerojë Perëndimi politikën pa sanksione të Serbisë ndaj Rusisë?

Senatori Ben Cardin: Kam parë gjatë viteve ndryshim tek disa prej qëndrimeve në Serbi. Jemi shumë të interesuar për dëshirat e Serbisë. Nëse dëshirojnë të jenë plotësisht të integruar në Evropë, do të duhet ta demonstrojnë këtë duke mbrojtur të drejtat e shtetasve të tyre dhe duke respektuar fqinjët e tyre.

Zëri i Amerikës: Publiku serb reagoi ashpër ndaj dy sulmeve me armë me shumë viktima dhe po organizojnë grumbullime të përjavshme masive. Qeveria serbe pretendon se këto ngjarje kanë prapavija politike me mbështetjen e Perëndimit. Cili do të ishte komenti juaj për këtë?

Senatori Ben Cardin: Pikë së pari, ngushëllimet tona më të thella për humbjen e jetëve dhe për ata që u plagosën në këto episode. Qeveria serbe duhet të kuptojë se një vend demokrat i krijon hapësirë atyre që nuk janë dakort me qeverinë që të kenë mundësinë të protestojnë të sigurtë. Dhe është përgjegjësi e qeverisë që të sigurohet që këto aktivitete të mbeten të sigurta. Serbia nuk e ka treguar gjithnjë këtë. Pra do të jemi shumë të qartë kur të themi mendimin se Serbia nuk arrin të respektojë parimet demokratike dhe të drejtat e shtetasve të saj. Dhe unë mund t’ju garantoj se Shtetet e Bashkuara angazhohen vetëm për të ofruar ndihmën e tyre për ndërtimin e demokracisë dhe për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Zëri i Amerikës: Si e pritët artikullin e gazetës The New York Times për Presidentin serb Vuçiç dhe a e bën kjo atë një partner të besueshëm për Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera që përmenden në atë tekst?

Senatori Ben Cardin: Mendoj se Serbia ka një sfidë për sa i përket politikave kundër korrupsionit. Duhet të kenë shërbime të ndershme për popullsinë e tyre. Mendoj se artikulli i gazetës New York Times tregoi se nuk ia ka arritur kësaj. Mendoj se jemi shprehur në të kaluarën. Dhe ky nuk është një predikim i Shteteve të Bashkuara. Secili vend ka sfidat e tij me luftën kundër korrupsionit. Mendoj se Serbisë i duhet të bëjë shumë më tepër.

Zëri i Amerikës: Mali i Zi sapo ka mbajtur zgjedhjet parlamentare. Cili është këndvështrimi juaj për sa i përket pritshmërive nga qeveria e re pas formimit të saj?

Senatori Ben Cardin: Para së gjithash, është një vend demokratik, një demokraci e re me zgjedhje të lira dhe të ndershme. OSBE-ja i vëzhgoi zgjedhjet dhe i shpalli të lira dhe të ndershme. Rezultatet tregojnë një parlament me përbërje më të shumëllojshme, që mendoj se është gjithnjë diçka e mirë. Shumëllojshmëria është forca e një vendi dhe tregon se vendi do të ndryshojë disi drejtimin politik, por kjo është ajo çfarë bëjnë demokracitë, kalojnë nëpër faza të ndryshme. Jemi të kënaqur të shohim popullin e Malit të Zi të përzgjedhë udhëheqësit e tij nëpërmjet zgjedhjeve të lira dhe ndershme.

Zëri i Amerikës: Ekziston mundësia që qeveria të krijohet me një koalicion të gjerë partish. A duket se Rusia mund të përfshihet në proces, duke qenë se disa nga faktorët politikë në Malin e Zi kanë lidhje të afërta me të?

Senatori Ben Cardin: E dimë se Rusia është aktive në rajon. Nuk kemi naivitet rreth kësaj. Rusia sigurisht është shumë e përqëndruar tani tek sfidat që ka me agresionin e saj në Ukrainë. Dhe mendoj se kjo na bashkon të gjithëve – të sigurohemi që influenca e Rusisë të minimizohet. Duam të sigurohemi se do të kemi një front të bashkuar për të mbrojtur sovranitetin e Ukrainës dhe për të pranuar se derisa Rusia të ketë tërhequr të gjitha forcat dhe të ketë kuptuar se është përgjegjëse për veprimin e saj të agresionit, duam t’i rezistojmë çdo influence që Rusia mund të ketë në ndonjë nga vendet tona.

Zëri i Amerikës: Cilat janë disa nga parakushtet më të rëndësishme që Bosnjë-Hercegovina, si një vend kandidat për në BE, të bëhet një shtet më funksional dhe të përparojë në procesin e integrimit evropian?

Senatori Ben Cardin: Kjo është një çështje për të cilën kemi punuar për një kohë shumë shumë të gjatë. Marrëveshjet e Dejtonit ishin konceptuar vetëm si një urë e përkohshme drejt një qeverisjeje të efektshme që, sërish, respekton të gjitha komunitetet etnike, por që ka një qeverisje qendrore që mund të funksionojë dhe të bëhet një partnere e plotë në ombrellën tonë të sigurisë në rajon. Me Bosnjën kjo nuk ka ndodhur. U është dashur të kenë ndryshime thelbësore në qeverisjen e tyre, për t’u siguruar që kanë një qeverisje funksionale, dhe kanë ende sfida për mbrojtjen e të drejtave të njeriut të shtetasve të tyre dhe të gjitha komuniteteve etnike. Dhe pastaj, siç e dimë, ka patur influencë të jashtme në atë vend, në veçanti me Republikën Srpska dhe kjo përfaqëson sfida të mëtejshme për një vend efikas dhe të unifikuar.

Marre nga Zeri i Amerikes

tensione ne veri te kosoves bajram begaj

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj