LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Tensionet në Veri/ Macron: Të pezullohen vizat për Kosovën. Berisha: Prisja sanksione ndaj Serbisë. Osmani: Gabim në përkthim

 • Presidenti francez Emmanuel Macron ka paralajmëruar Kosovën për mos heqjen e vizave ditën e sotme. • Në një konference për mediat, bashkë me kryeministrin Edi Rama, Macron ka deklaruar se kanë pezulluar vizat për Kosovën dhe u bëri thirrje palëve që të ulen sërish në dialog. • Kjo deklaratë e Macron ka sjell shumë reagime në vend si dhe në Kosovë. • Kryedemokrati Sali Berisha në një deklaratë për mediat theksoi se priste nga Macron që të vendoste sanksione ndaj Serbisë dhe jo të dënonte viktimën. • Pas deklaratës së Macron ka reaguar edhe Ministrja e Jashtme e Kosovës Donika Gërvalla, duke ironizuar me flamurin francez. • Por zyra e Pallatit Elsyee, ka shpjeguar deklaratën e Macron, duke theksuar se është një proces teknik dhe nuk mund të merret pa u biseduar me partnerët evropianë.

12 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Abdixhiku: Deklarata e Macron lajm i keq për Kosovën, qytetarët tanë meritojnë liberalizimin e vizave

Tensionet në Veri/ Macron: Të pezullohen vizat për Kosovën.
Lumir Abdixhiku

KOSOVË- Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka deklaruar se Qytetarët e Kosovës e meritojnë liberalizimin e vizave Sipas Abdixhikut nga deklarata e presidentit francez Emmanuel Macron ka disa të vërteta, që sipas tij janë lajm shumë i keq.

E para vërtetë e trishtë është fakti që ne jemi në një pozicion që duhet pritur prej një fuqie të rëndësishme Evropiane, në dyshen e parë të Evropës, një pozicion qortues ndaj Kosovës pas 24 shtatorit. Sot jam ndier keq shumë sepse qytetarët e Kosovës meritojnë liberalizim të vizave. E kanë merituar në vitin 2016 e meritojnë sot e gjithmonë. Mund të flasim për përgjegjës kush ka faj e kush jo, është një faturë e dëmshme për qytetarët e Kosovës”, ka deklaruar Abdixhiku në Context të ATV-së.

Po ashtu Abdixhiku ka shtuar se më e rëndë se sa lajmi ka qenë reagimi i ministres së Punëve të Jashtme.

Fakti që jemi në një diskutim të tillë potencial është bukur lajm i trishtë. E vërtetë ë trishtë e dytë, ne u portretizuam si vend që nuk e mbajmë fjalën. Kjo deklaratë po vjen nga një fuqi si Franca. Ky është lajm shumë i keq për Kosovës. E vërteta e trishtë e tretë është reagimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme”, është shprehur Abdixhiku.

2 VITE ME PARE

Osmani rreth deklaratës së Macron për vizat: Ka qenë gabim në përkthim, procesi s'mund të pezullohet nga një shtet

Tensionet në Veri/ Macron: Të pezullohen vizat për Kosovën.
Vjosa Osmani

KOSOVË- Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka komentuar deklaratën e sotme të presidentit francez, Emanuel Macron në Tiranë, për çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën. Osmani e ftuar në emisionin “Tempus” në KTV, ka thënë se tashmë kjo gjë u qartësua dhe se ishte një gabim në përkthim. Po ashtu presidentja është treguar e gatshme që t'i jap çdo qartësim që presdenca franceze kërkon, në lidhje me situatën në veri.

“Është sqaruar tashmë. Drejtpërdrejtë na kanë njoftuar institucionet franceze, por edhe nga deklaratat e shumta, se ka qenë një lloj dallimi në përkthim. Ky proces nuk është pezulluar dhe ligjërisht s’mund të pezullohet nga një shtet. Jam e bindur se çfarëdo lloj qartësimi që kërkon presidenti Macron e institucionet franceze mund t’u japim ndërkohë dhe të heqim ndonjë lloj hezitimi që ata mund ta kenë. Por, procesi vazhdon e ky vendim hyn në fuqi më 1 janar të vitit 2024”, tha Osmani.

2 VITE ME PARE

Shpjegimi/ Deklarata e Macron për vizat, Pallati Elsyee: Është formë presioni, mbetet e hapur si ide

Tensionet në Veri/ Macron: Të pezullohen vizat për Kosovën.
Emmanuel Macron

FRANCË- Presidenti francez Emmanuel Macron gjatë një deklaratë ditën e sotme ka deklaruar se një nga masat që mund të merret ndaj Kosovës, për tensionet në veri është edhe pezullimi i vizave. Në një konference me kryeministrin Rama, Macron deklaroi se vizat për Kosovën janë pezulluar nga Franca, deri në momentin që ata do të mbajnë fjalën e tyre.

"E them me shumë qartësi ne ju kemi besuar për çështjen e vizave, çështja është pezulluar nga Franca sepse ka të bëjë më respektimin e fjalës së dhënë dhe fjala nuk u mbajt. Pres të angazhohen të dyja palët që të ecin përpara në javët e ardhshme," tha Macron.

Por në një njoftim të Pallatit Elsyee në Francë, deklarata e Macron është keqkuptuar dhe nxjerr nga konteksti. Kjo pasi sipas tyre, kjo është një metodë presioni që po bëhet, në mënyrë që të Kosova tu përmbahet marrëveshjeve të saj me Serbinë. Po ashtu theksohet edhe fakti se ky propozim i Macron është një proces teknik dhe duhet fillimisht që të diskutohet edhe me përfaqësuesit e tjerë evropianë.

Presidenti ka folur për tensionet mes Serbisë dhe Kosovës. Ai tha se cilat ishin kërkesat tona. Në këtë kontekst dhe duke marrë parasysh bllokadën e Prishtinës, presidenti vlerësoi se çështja e liberalizimit të vizave mbetet e hapur. Për më tepër, është një proces teknik dhe një diskutim që duhet bërë me partnerët tanë evropianë”, thuhet në përgjigjen e kabinetit të Macron.

2 VITE ME PARE

Eurodeputeti holandez kritikon Macron: Deklaratë e pamatur! Nuk e ka fuqinë për të ndryshuar vendimin e BE’së për vizat

Tensionet në Veri/ Macron: Të pezullohen vizat për Kosovën.
Thijs Reuten

KOSOVË- Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten ka komentuar deklaratën e presidentit francez Emmanuel Macron, i cili paralajmëroi pezullimin e vizave për Kosovën. Duke qenë raportues për vizat Gazeta Express i ka dërguar pyetje deputetit të Parlamentit Europian, i cili e ka quajtur të pamatur deklaratën e presidentit francez, duke thënë se ai nuk e ka fuqinë ta bëjë këtë.

“Liberalizimi i vizave për Kosovën do të jetë në fuqi nga 1 janari 2024. Ky vendim është marrë unanimisht nga Këshilli muaj më parë. Përpjekja e Francës për të revokuar këtë vendim nuk është qëndrim i BE-së dhe presidenti Macron nuk ka fuqinë të ndërmarrë në mënyrë të njëanshme hapa të tillë”, tha Reuten.

Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten, që ishte raportues për vizat në Parlamentin Europian, ka sqaruar se qytetarët e Kosovës do të udhëtojnë nga 1 janari në vendet europiane, duke shtuar se qëndrimi i Francës nuk është i gjithë BE-së dhe se Presidenti Macron s’e ka fuqinë për ta ndryshuar.

“Kjo lëvizje e pamatur po shqetëson situatën tashmë të pasigurt në dialogun Beograd-Prishtinë. Ky diskutim nuk duhet të jetë pjesë e përpjekjeve tona për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës sepse nuk ka të bëjë me të. Do të ishte një stimul për Serbinë për të penguar më tej normalizimin e nevojshëm, në vend të angazhimit shumë të nevojshëm në mirëbesim midis dy vendeve të lehtësuar nga BE”,-u shpreh ai.

2 VITE ME PARE

Paralajmëroi pezullimin e vizave për Kosovën, Vuçiç i drejtohet Macron: E falenderoj për miqësinë që tregon ndaj Serbisë

Tensionet në Veri/ Macron: Të pezullohen vizat për Kosovën.
Aleksandër Vuçiç dhe Emmanuel Macron

KINË- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç tha se nuk dëshiron të komentojë faktin se presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka thënë se vendi ka pezulluar procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën, i cili është dashur të hyjë në fuqi më 1 janar, raporton rts.rs.

Nuk dua të komentoj. Është vendim i një prej vendeve më të mëdha evropiane. Faleminderit Macron për shumë gjëra të tjera, për miqësinë që tregon ndaj Serbisë. Lidhur me vërejtjen, ai tha se duhet ta dënojmë dhunën në Banjska, këtë e kemi bërë në të njëjtën ditë disa herë, madje ia kam thënë vetë presidentit në takimin në Granada" – tha Vuçiç.

Vuçiç duke folur nga Kina theksoi se është e rëndësishme që Serbia të vazhdojë me përpjekjet e saj për t'i zgjidhur gjërat përmes dialogut.

2 VITE ME PARE

Deklarata e Macron/ Reagon MPJD: Nuk kemi pranuar asnjë vendim tjetër për vizat

Tensionet në Veri/ Macron: Të pezullohen vizat për Kosovën.
foto ilustruese

KOSOVË- Ministria e Jashtme ka reaguar pas deklaratës së presidentit francez, Emmanuel Macron, në Tiranë rreth çështjes së liberalizimit të vizave për Kosovën. Në reagim Ministria thotë se institucionet e Republikës së Kosovës deri më tani nuk kanë pranuar asnjë vendim tjetër zyrtar për çështjen e liberalizimit të vizave.

“Vendimet për miratim, pezullim apo shtyrje të liberalizimit të vizave merren në nivel të Bashkimit Evropian, e jo të shteteve anëtare. Procedurat e tilla i kanë afatet e caktuara kohore dhe vendimet merren me shumicën e paraparë të votave. Nuk kemi asnjë informacion që një procedurë e tillë të jetë kërkuar apo nisur lidhur me liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës,"-thuhet në deklaratë.

Macron nga Tirana tha se Franca ka pezulluar çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën, ndërsa u bëri thirrje palëve që të ulen sërish në dialog.

2 VITE ME PARE

Sot paralajmëroi pezullimin e vizave për Kosovën, kjo nuk është hera e parë që Macron bën një kërcënim të tillë

Tensionet në Veri/ Macron: Të pezullohen vizat për Kosovën.
Emmanuel Macron dhe Vjosa Osmani

TIRANË- Presidenti francez Emmanuel Macron gjatë vizitës që bëri sot në Tiranë ka kërcënuar Kosovën me pezullimin e vizave, për shkak të tensioneve në veri. Macron në një konferencë me Ramën theksoi se kanë pezulluar vizat për Kosovën dhe u bëri thirrje palëve që të ulen sërish në dialog.

Por kjo nuk është hera e parë që presidenti francez bën një kërcënim të tillë. Kjo pasi vetëm dy muaj më parë më 28 gusht, Macron kërcënoi Kosovën me pezullimin e vizave me BE-në. Ky kërcënim i Macron, ka ardhur më 28 gusht, ku Macron në një deklaratë tha se vendi i tij do t’i rishikojë zotimet që i ka bërë për çështje ekonomike dhe politika të vizave për Kosovën dhe Serbinë, nëse ato nuk sillen me përgjegjësi.

Por radhën e parë, Macron mori përgjigje nga Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e cila deklaroi se nëse ky veprim do të ndodhte do të nënkuptonte vrasjen e dialogut Kosovë-Serbi përgjithmonë. 

"Unë do të thosha që kjo është mënyra për ta vrarë dialogun një herë e përgjithmonë. Në qoftë se dëshiron dikush që të mos ketë më dialog, atëherë ndërmerr masa të tilla, që janë masa ndëshkuese ndaj popullit të Kosovës. Nuk janë ndaj ndonjë lideri, nuk janë ndaj një politike, janë ndaj popullit të Kosovës. Dhe një ndëshkim i tillë i paprecedentë, që edhe ashtu ka qenë padrejtësi e madhe për popullin e Kosovës, do të rezultojë me vdekjen e dialogut," deklaroi Osmani në atë kohë.

2 VITE ME PARE

Fjalimi i Macron për vizat e Kosovës/ REL: Pezullimi i vizave s’mund të bëhet pa procedurë në Këshillin e BE-së

Tensionet në Veri/ Macron: Të pezullohen vizat për Kosovën.
Keshilli i Europes

TIRANË-Disa burime diplomatike brenda Bashkimit Evropian (BE) kanë sqaruar se nuk ka mundësi që një shtet në mënyrë të njëanshme ta pezullojë liberalizim e vizave për një shtet tjetër dhe se kjo mund të bëhet vetëm përmes një rregulloreje nga Këshilli i BE-së, pas një deklarate të presidentit të Francës, Emmanuel Macron, që shkaktoi huti në Kosovë të martën.

Përderisa për shumë media në Kosovë Macroni “kërcënoi” me pezullimin e vizave për Kosovën kur tha të martën në Tiranë se “ne kemi bërë një gjest besimi për çështjen e vizave. Sa i përket Francës, ato [vizat] janë hequr sepse ne respektojmë fjalën e dhënë. E sot, fjala nuk po mbahet”, por burime brenda bllokut evropian thanë se Franca s’e ka bërë një kërkesë të tillë.

Burime nga Brukseli thanë për Radion Evropa e Lirë të martën se pezullimi është i mundshëm vetëm përmes procedurave në Këshillin e BE-së “duke e përdorur rregulloren për mekanizmin e suspendimit të vizave“ nga viti 2018.

Franca, e as ndonjë shtet tjetër anëtarë i BE-së, për momentin nuk ka propozuar suspendimin e vizave për Kosovën, apo për Serbinë. Por, nëse do të ketë interes politikë, ajo mund edhe ta bëjë këtë“, ka thënë një burim i Bashkimit Evropian.

Në prill të këtij viti, vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën u miratua edhe formalisht nga BE-ja dhe u botua në gazetën zyrtare të Bashkimit Evropian po të njëjtin muaj.

Nga 1 janar i viti 2024 qytetarët e Kosovës pritet të udhëtojnë pa viza në 27 vende të BE-së, të cilat e përbëjnë të ashtuquajturën zonë Shengen.

Për ta pezulluar këtë vendim duhet të merret një vendim tjetër nga Këshilli i BE-së. Kjo mund të bëhet me kërkesë ose nga Komisioni Evropian ose nga ndonjë shtet anëtarë. Pastaj, vendet anëtare të Këshillit mund të votojnë për pezullimin e mundshëm.

Janë katër skenarë kur Mekanizmi i pezullimit të vizave do të aktivizohej:
1. Në rast të rritjes së konsiderueshme - mbi 50% - të migrimit të parregullt.

2. Në rast të rritjes së konsiderueshme - mbi 50% - të kërkesave për azil me shkallë të ulët pranimi, rreth 3-4%.

3. Në rast të rënies së bashkëpunimit për riatdhesimin e shtetasve që përjashtohen nga BE-ja, si rezultat i qëndrimit të parregullt.

4. Në rast të rrezikut të shtuar për sigurinë e shteteve anëtare të BE-së, veçanërisht për vepra penale të rënda.

Deri më tash vetëm një herë kishte ndodhur që një shtet anëtar i BE-së të kërkojë pezullimin e liberalizimit të vizave për një vend të rajonit.

Më 2019, Holanda kishte kërkuar që të pezullohej liberalizimi i vizave për shtetasit e Republikës së Shqipërisë. Si arsyetim e kishte përmendur rrezikun që shtetasit e Shqipërisë të përfshirë në krim të organizuar në Holandë paraqesin për sigurinë kombëtare të këtij vendi.

Por, Komisioni Evropian e kishte hedhur poshtë këtë kërkesë./ Marrë nga REL 

2 VITE ME PARE

Zyra e Macron sqaron qëndrimin për çështjen e vizave të Kosovës: Është proces teknik, duhet diskutuar me partnerët evropianë

Tensionet në Veri/ Macron: Të pezullohen vizat për Kosovën.
Pallati Elsyee

TIRANË- Zyra e Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, ka thënë se çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën mbetet ende një mundësi e hapur. Kjo deklaratë ka ardhur pasi presidenti Macron tha sot në Tiranë se Franca mund ta pezullojë procesin e liberalizimit të vizave për Kosovës. Në një përgjigje për Abc News, zyra e Macron u shpreh se, ky është një proces teknik, që duhet të diskutohet me partnerët evropianë.

“Presidenti ka folur për tensionet mes Serbisë dhe Kosovës. Ai tha se cilat ishin kërkesat tona. Në këtë kontekst dhe duke marrë parasysh bllokadën e Prishtinës, presidenti vlerësoi se çështja e liberalizimit të vizave mbetet e hapur. Për më tepër, është një proces teknik dhe një diskutim që duhet bërë me partnerët tanë evropianë”, thuhet në përgjigjen e kabinetit të Macron.

2 VITE ME PARE

Berisha: Prisja që Macron të njoftonte sanksione ndaj Serbisë

Tensionet në Veri/ Macron: Të pezullohen vizat për Kosovën.
Sali Berisha

TIRANË- Kreu demokrat Sali Berisha ka dhënë një prononcim për mediat pas mbledhjes së Grupit Parlamentar lidhur dhe me vizitën e Presidentit Emmanuel Macron. Berisha ka komentuar mungesën e një njoftimi nga ana e Presidentit francez lidhur me sanskione ndaj Serbisë pas ngjarjes në veri të Kosovës.

Pas pyetjes së gazetares lidhur me deklaratën mbi heqjen e vizave të Kosovës nga ana e Macron, Berisha u përgjigj se duhet parë nga Serbia si fajtore e situatës. 

"Prisja që Macron të njoftonte sanksione ndaj Serbisë, por politika e sanksioneve ndaj viktimës nuk do ti shërbejë."- ka thënë Berisha. 

2 VITE ME PARE

Vizat, Franca paralajmëron Kosovën, Gërvalla 'ironizon' me dy fjalë dhe flamurin franecz

Tensionet në Veri/ Macron: Të pezullohen vizat për Kosovën.
Donika Gërvalla

KOSOVË-  Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka reaguar pas deklaratës së presidentit francez, Emmanuel Macron, i cili paralajmëroi se Franca do të pezullojë vizat e Kosovës, pasi sipas tij kjo e fundit nuk e mbajti fjalën e dhënë. 

Gërvalla ka zgjedhur t'i përgjigjet shkurt deklaratave të tij, teksa ka shkruar në Twitter “Et voila”, që nga gjuha frënge ka kuptimin “Ja pra”, ndërsa pranë ka vendosur edhe flamurin francez. 

Macron foli për vizat në Tiranë duke e ndërlidhur situatën politike mes Kosovës dhe Serbisë. Gjatë konferencës për media në Shqipëri, ai tha se ka ndjekur rritjen e tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë dhe kërkoi që të dyja palët të ndërmarrin hapa për të shtensionuar situatën.

2 VITE ME PARE

Macron: Kosova nuk mbajti fjalën, ne pezulluam vizat

Tensionet në Veri/ Macron: Të pezullohen vizat për Kosovën.
Emmanuel Macron

TIRANË- Presidenti francez, Emmanuel Macron tha se është Vuçiç duhet të dëojë  aktin e 24 shtatorit, ndërsa nga Kosova pret një riorganizim të zgjedhjeve në veri, pjesëmarrjen e serbëve në këto zgjedhje dhe njohjen e Asociacionit. Presidenti i francez, bëri me dije se ka qenë pikërisht Franca ajo që ka pezulluar vizat e Kosovës, pasi sipas tij kjo e fundit nuk e mbajti fjalën e dhënë. 

"Pres që Vuçiç të jetë përgjegjës, pres të njëjtën gjë edhe nga presidentja dhe kryeministri Kosovar. E them me shumë qartësi ne ju kemi besuar për çështjen e vizave, çështja është  pezulluar nga Franca sepse ka të bëjë më respektimin e fjalës së dhënë dhe fjala nuk u mbajt. Pres të angazhohen të dyja palët që të ecin përpara në javët e ardhshme. Është kushti i paqes në të gjithë zonën,” u shpreh Macron.

emmanuel macron tensione në veri të kosovës sali berisha donika gervalla

Sondazh

Poll

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër