LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Tensionet te "Media"/ Bardhi dhe Noka përplasen me Açkën: Mos shkel mbi votat e demokratëve. Deputetja: Shfaqje jo e hijshme

• Mbledhja e Komisionit të Medias e zhvilluar ditën e sotme në ambientet e Kuvendit është shoqëruar me debate dhe përplasje mes deputetëve. • Deputetët e opozitës bllokuan punimet e këtij komisioni që ka drejtuese Flutura Açkën. • Ata kishin marrë në sallë zhurmuese duke ndërprere dhe mbyllur kështu mbledhjen. • Ndërkohë një debat i ashpër u zhvillua mes deputetëve Gazment Bardhi dhe Falmur Noka me kryetaren e Komisionit. • Ata i fikën mikrofonin, duke i thënë të mos bëhet sipas tyre fasadë e bandave të Elbasanit. • Noka e akuzoi atë se po shkel votat e demokratëve dhe po mbështet mazhorancën. •Pas mbylljes së mbledhjes, Açka foli për tensionet dhe debatet e zhvilluara në mbledhje me kolegët e saj, të cilat i cilësoi si një shfaqje jo të hijshme. • Ajo tha gjithashtu se ishte në mbështetje të komisioneve hetimore dhe u shpreh se sipas saj kjo formë e të bërit opozitë nuk i nxjerr në dritë ato.

6 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Tensionet në Komisionin e Medias/ Nikolla: Shkelën rregulloren e Kuvendit dhe penguan zhvillimin e mbledhjes

Tensionet te "Media"/ Bardhi dhe Noka përplasen me

TIRANË- Pas debateve dhe tensioneve në mbledhjen e Komisionit të Medias ka reaguar kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, e cila tha se sjellja e tyre është shkelje e Rregullores së Kuvendit dhe e etikës së sjelljes së deputetit.

Sipas saj dy deputetët penguan me dhunë zhvillimin e mbledhjes dhe fyen rëndë kryetaren e Komisionit, Flutura Açkën.

“Dhuna e ushtruar prej deputetëve Bardhi dhe Noka i kaloi caqet e dhunës verbale, dhe për këtë flasin pamjet e transmetuara nga media’, shkruan ajo.

REAGIMI I PLOTË:

Dënoj ashpërsisht ngjarjen shumë të rëndë që ndodhi sot në Komisionin e Medias të Kuvendit të Shqipërisë. Deputetët Gazment Bardhi dhe Flamur Noka, jo vetëm penguan me dhunë zhvillimin e mbledhjes së Komisionit, por fyen rëndë Kryetaren e Komisionit, deputeten e nderuar Flutura Açka.

Ky sulm i paprecendent ndaj një zonje deputete të Kuvendit të Shqipërisë, është shumë më tepër se shkelje e Rregullores së Kuvendit dhe e etikës së sjelljes së deputetit.

Në një kohë kur Kuvendi është duke punuar për ashpërsimin e legjislacionit kundër dhunës ndaj grave, në mjediset e tij, në një sallë mbledhjesh ku duhet të zhvillohet debat për ligjet dhe prej nga duhet të rrezatohet edukatë dhe qytetari, në sy të kolegëve, medias dhe gjithë qytetarëve, dy deputetë ushtrojnë dhunë ndaj një kolegeje të tyre, deputete dhe Kryetare Komisioni. Dhuna e ushtruar prej deputetëve Bardhi dhe Noka i kaloi caqet e dhunës verbale, dhe për këtë flasin pamjet e transmetuara nga media.

2 VITE ME PARE

"Strategjia e një të paburri"/ Bardhi i përgjigjet Bashës: Rri në shtëpi dhe kujdesu të shtosh katet në Kulla

Tensionet te "Media"/ Bardhi dhe Noka përplasen me
Gazment Bardhi

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas fjalëve të deputetit Lulzim Basha në drejtim të tij.

Bardhi e ka quajtur Bashën "të paburr" dhe si një politikan i cili sipas Bardhit nuk përballet me qeverinë por shton katet e kullave. 

REAGIMI I GAZMENT BARDHIT:

Absolutisht i keqardhur nga debati me kolegë të opozitës! Por, është fakt i njohur që opozita është në një betejë kundër mazhorancës në Kuvend, dhe çdo opozitar duhet të jetë krah nesh në këtë betejë, dhe jo përballë njëlloj si Edi Rama. Tentativa për të provokuar me “normalitet të rremë” i kolegëve të opozitës, nuk mund të jetë kurrë strategjia e një opozitari. Ajo është vetëm strategjia e një të paburri, që vetë rri në shtëpi e kujdeset të shtojë katet në Kulla, ndërkohë që keqpërdor për fasadë të pazareve në kurriz të demokratëve, ndershmërinë e disa zonjave deputete, që vazhdojnë të besojnë gënjeshtrat e tij!

2 VITE ME PARE

Tensionet te Komisioni i Medias, Açka: Përplasja me kolegët, shfaqje jo e hijshme 

Tensionet te "Media"/ Bardhi dhe Noka përplasen me
flutura acka

TIRANË- Kryetarja e Komisionit të Medias dhe njëkohësisht anëtarja e grupit të Bashës, Flutura Açka ka folur për mediat pas tensioneve dhe debateve të zhvilluara në mbledhje.

Ajo tha se ishte në mbështetje të komisioneve hetimore dhe se përplasja me kolegët ishte një shfaqje jo e hijshme. 

“Sot përballem me një përplasje me kolegët e mi që mendojnë se ne duhet të mbajmë në kaos parlamentin. Personalisht e shoh si një gjest jo të mirë dhe jashtë detyrës time si deputetë të dal dhe të bërtas nëpër korridor dhe mos tregoj ku e ka plagën kjo qeveri, çfarë vjedh dhe ku vjedh.

Kjo ka qenë arsyeja që këtë vit ta nis komisionin me prezence fizike. Sic e patë vetë, u bëtë dëshmitarë të një përplasje. Me vjen keq sepse është një përplasje me kolegët tanë që duan të prishin seancat. Keqardhjen më të madhe e kam për aludimet. Më vjen keq që për shkak të këtij konfuzioni ne kemi përkeqësuar klimën.  Kjo formë e të bërit opozitë nuk na ka nxjerrë në dritë”, tha Açka.

2 VITE ME PARE

Debatet te "Media", Bardhi: Lulzim Basha është shërbëtor i regjimit, ka shitur interesat e demokratëve

Tensionet te "Media"/ Bardhi dhe Noka përplasen me
pamje nga komisioni

TIRANË- Një debat i ashpër ka ndodhur mes deputetëve demokratë në Komisionin e Medias që drejtohet nga Flutura Acka.

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka kundërshtuar zhvillimin e komisionit duke e akuzuar si fasadë të Edi Ramës.

Ai i ka kërkuar Açkës të mbyllë punimet e komisionit, dhe duke thënë se Lulzim Basha është shërbëtor i regjimit, zagar që shiti interesat e demokratëve dhe deputetët e tij po bëhen mburojë për PS-në.

'T'ju vij turp, Lulzim Basha shiti interesat e demokratëve! Çfarë jemi ne këtu? Patjetër që e vendosim ne! Je kundra kolegëve këtu...Mos u bëj fasadë! Mos shkel mbi votat e demokratëve, mos shkel mbi votat e opozitarëve. Mos u bëj fasadë e Edi Ramës. Lulzim Basha është shërbëtor i regjimit dhe një zagar që ka shitur interesat e demokratëve dhe të vij turp që i shkon nga mbrapa. Një zagar që ka shitur interesat e demokratëve.', ishin fjalët e Bardhit.

2 VITE ME PARE

Tensionet te Komisioni i Medias, Noka debat me Açkën: Deklarohu se je me mazhorancën

Tensionet te "Media"/ Bardhi dhe Noka përplasen me
pamje nga komisioni

TIRANË- Mbledhja e sotme e Komisionit të Medias është shoqërua me tensione dhe debate, ku deputetët e opozitës kanë ndërprerë punimet duke përdorur në sallë zhurmues. 

Pas kësaj, Gazment Bardhi dhe Flamur Noka janë përplasur ashpër me kryetaren e komisionit njëkohesisht deputeten e PD-së, Flutura Açka, duke e akuzuar se po shkel votat e demokratëve dhe po mbështet mazhorancën. 

“Deklaro se je me mazhorancën. Këtu ke ardhur me votën e demokratëve.”, ka thënë ai. Pas debateve të ashpra mes deputetëve të pranishëm, mbledhja është mbyllur.

2 VITE ME PARE

Deputetët e opozitës bllokojnë Komisionin e Medias, i fikin mikrofonin Açkës: Mos shkel mbi votat e demokratëve

Tensionet te "Media"/ Bardhi dhe Noka përplasen me
foto nga komisioni

TIRANË- Mbledhja në Komisionin e Medias është shoqëruar me tensione dhe debate. Deputetët e opozitës kanë bllokuar punimet e Komisionit të Medias me drejtuese Flutura Açkën, të cilët kanë marrë në sallë zhurmuese dhe kanë ndërprerë mbledhjen.

Ndërkohë, Gazment Bardhi dhe Flamur Noka kanë debatuar me kryetaren e këtij komisioni, Flutura Açka, duke i fikur mikrofonin dhe duke i thënë të mos bëhet sipas tyre fasadë e bandave të Elbasanit. 

Komisioni i Medias është i vetmi që nuk po zhvillohet online ashtu si mbledhjet e komisioneve tjera. 

DEBATI

Flutura Açka: Gaz Bardhi unë të kam kërkuar..

Gazment Bardhi: Mos u bëj fasadë e bandave të Suel Celës dhe bandave të Elbasanit. Mos shkel mbi votat e demokratëve dhe të opozitarëve

Noka: Je me votat tona këtu.

Noka: Je duke i shërbyer edi ramës.

Noka: Po i shërben edi ramës, turp

Gazment Bardhi: Fike mikrofonin Flutura. Ngri zërin për të drejtat e opozitës.

komisioni i medias flutura acka gazment bardhi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj