LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"T’i rikthehemi sheshit çdo natë dhe Rama ikën si mi", Berisha foltore në Manëz: Këta meritojnë 'hurin!' Nga Janari, nisim betejën tonë deri në fitore

• Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë turit të Foltores në Manëz ditën e sotme, akuzoi qeverinë e Rama për grabitje zgjedhjesh, korrupsion masiv dhe mungesë legjitimiteti. • Berisha theksoi se Foltorja e dytë ka si qëllim jo vetëm shpëtimin e Partisë Demokratike, por edhe “shpëtimin e Shqipërisë nga regjimi aktual”. • Lideri i PD deklaroi se zgjedhjet e viteve 2021 dhe 2025 kanë qenë farsë, të manipuluara përmes blerjes së votës, përdorimit të administratës shtetërore, bandave kriminale dhe shpërndarjes së fondeve publike në prag zgjedhjesh. • Berisha tha opozita u përball me presion të jashtëzakonshëm politik dhe ndërkombëtar, por arriti të denoncojë këto shkelje dhe t’i faktojë ato para vëzhguesve ndërkombëtarë. • Berisha akuzoi Ramën dhe bashkëpunëtorët e tij për pasurim personal në kurriz të qytetarëve, ndërsa pensionistët dhe shtresat në nevojë jetojnë në varfëri. • Berisha theksoi se Partia Demokratike mbetet forca kryesore opozitare në vend pas 35 vitesh, falë qëndresës, pranimit të gabimeve dhe respektimit të parimeve morale dhe ligjore. • Ai deklaroi se opozita nuk do të përdorë dhunë, por do të ndjekë rrugën e protestave paqësore dhe qëndresës qytetare për largimin e qeverisë. • Kryetari i PD u bëri thirrje qytetarëve që të mobilizohen në janar për një betejë politike deri në fitore, duke e cilësuar vitin 2026 si moment vendimtar për përmbysjen e asaj që ai e quajti “diktaturë e dytë” dhe për shpëtimin e Shqipërisë.

6 artikuj për këtë temë.

5 MUAJ ME PARE

"T'i rikthehemi sheshit çdo natë dhe Edi Rama ikën si mi", Berisha: Protesta e 22 dhjetorit pati jehonë të jashtëzakonshme në botë

"T’i rikthehemi sheshit çdo natë dhe Rama ikën si
Sali Berisha

DURRËS- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u bëri thirrje qytetarëve për intensifikimin e protestave dhe rikthimin e përditshëm në shesh, duke theksuar se vetëm përmes një qëndrese paqësore dhe masive opozita mund ta largojë nga pushteti kryeministrin Edi Rama.

Gjatë fjalës së tij në Foltoren e zhvilluar në Manzë, Berisha vuri në dukje se protesta e 22 dhjetorit pati jehonë ndërkombëtare dhe se PD ka nisur një betejë demokratike fillimisht në Parlament dhe më pas në rrugë, me qëllim përmbysjen e asaj që ai e quan një regjim pa legjitimitet.

Ai shtoi se opozita nuk përdor dhunë, edhe pse sipas tij, mazhoranca dhe qeveria e meriton.

PJESË NGA FJALIMI:

Ne e nisëm betejën tonë. E nisëm në parlament. Po ju siguroj ju që e para, opozitën e keni të vërtetë. Se kjo është e rëndësishme shumë. E nisëm në parlament, ju ftuam ju, mbush sheshit dhe rrugët. E dyta, ne nuk jemi parti e dhunës. Unë e kuptoj se ka prej jush që me të drejtë mendojnë se këta mendojnë, këta meritojnë dajak dhe më shumë se dajak. Këta meritojnë hurin dhe më shumë se hurin, i meritojnë. Por ne prapë nuk jemi ajo parti. Do t'ju jap dy shembuj. Të mos humbasim durimin.

Ne fitojmë, kemi fituar me qëndresën tonë paqësore. Si i përmbysëm ne në '91-shin? A nuk u rrëmbyen armët të gjitha anët kundër nesh, a ju kujtohet? Kur kur u rrëzua statuja e Enver Hoxhës, ne nuk rrëmbyem armët. Jo. Po ama barrikadat ia vumë. Ua hodhëm në rrugë, nga shkolla e Bashkuar kur dolën të zbrisnin me tanke shtatorin e Enver Hoxhës, e gjetën të bllokuar me barrikada. Por armë nuk rrëmbyem ne. Ne fituam. Në vitin '97, a erdhën me rebelim? Me dhunë, me armë. I përzumë me votë. Edhe tani do t'i përzëmë dhe ky është misioni ynë absolutisht me vendosmërinë më të madhe.

Jemi forcë demokratike, jemi opozitë demokratike. Ne do përdorim çdo mënyrë demokratike, jo të dhunshme për përzënien e tyre. Nuk rezistojnë dot ata. Merrni pak historinë tonë. Ne kur na kanë vrarë edhe i kemi përzënë nga kryeministria, ju kemi vënë drurin e të tjerë. Por historia jonë është histori e përmbysjeve paqësore. I përzumë në 2005-ën me votë. Tani Edi Rama që mendon se do t’i vjedhë qytetarët dhe do mbrohet aty ku është, të gjejë vrimën e miut ku të futet. Në mënyrë absolute, jo.

E patë se çfarë jehone botërore pati qëndresa në parlament e deputetëve dhe protesta e datës 22. E jashtëzakonshme! Ishte betejë e fituar nga ne në rrafshin e së drejtës. Tani duhet të betohemi, ditën e caktuar të zëmë sheshin dhe t'i rikthehemi sheshit çdo natë gjersa të përzëmë atë. Të mos mendojmë se rruga është dhuna, jo. Rruga është qëndresa jonë, sheshet. Sheshi duhet të jetë i yni dhe Edi Rama ikën si mi. Nuk mund të qëndrojë aty. Pra, hyjmë në vitin 2026 me një mision, si misionarë, si fatmëdhenj që kemi mundësi të përmbysim një diktaturë të dytë në Shqipëri.

Dhe unë jam i bindur se populli opozitar, populli i Manzës, i Durrësit e i gjithë Shqipërisë, do të jetë në lartësinë e këtij misioni. Lartësinë e shpëtimit të Shqipërisë, të shpëtimit të opozitës, të shpëtimit të kombit shqiptar, që po rrokulliset në mënyrën më të keqe. Edhe një herë, gëzuar festat dhe lartësinë e misionit tonë. Janari, nisim betejën tonë gjer në fitore.

5 MUAJ ME PARE

"Foltore" në Manëz! Berisha: Të gjitha dosjet korruptive të qeverisë Rama që po dalin, janë denoncuar nga PD dhe këto janë vetëm maja e ajsbergut

"T’i rikthehemi sheshit çdo natë dhe Rama ikën si
Sali Berisha

DURRËS-  Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se të gjitha skandalet dhe dosjet e korrupsionit të qeverisë Rama janë denoncuar prej vitesh nga opozita, duke theksuar se ato përbëjnë vetëm “majen e ajsbergut” të një korrupsioni të thellë dhe të strukturuar. Gjatë fjalës së tij në Foltoren e zhvilluar në Manës, Berisha shtoi se opozita po zhvillon një betejë politike dhe morale për të mbrojtur interesat e qytetarëve dhe për të kundërshtuar atë që ai e përshkruan si një regjim pa legjitimitet.

Ai akuzoi kryeministrin dhe bashkëpunëtorët e tij për grabitje të pasurive publike, shfrytëzim të pushtetit për përfitime personale.

PJESË NGA FJALIMI:

Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë dhe shqiptarët nga ky regjim. Ccfarë kemi bërë ne për të përgatitur këtë betejë që kemi para? Po, kemi bërë. Nuk na ka gjetur duarkryq. Përkundrazi, kemi punuar në mënyrën më të fuqishme. Së pari, Edi Rama me zgjedhjet e vjedhura nuk ka legjitimitet. Jo. Pushteti që nuk qëndron mbi votë të lirë nuk është legjitim. Dhe ne në vitin 2025, faktuam një lloj si në vitin 2001, se zgjedhjet u ishin farsë. Ishin farsë.

Kështu që sot, çdo ditë, çdo natë, kemi të drejtën e ligjit, të drejtën e kushtetutës, të drejtën e Zotit të përballemi me ta, t'i përzëmë nga pushteti. Po. Së dyti, çfarë kemi bërë ne? Thamë në zgjedhjet në para këtyre zgjedhjeve, ne bëmë betejë për të patur opozitën, për të për të mbrojtur opozitën. Ne i denoncuam këta dhe çdo aferë dhe shumë e shumë të tjera që s'kanë dalë, janë dosje të dërguara nga Partia Demokratike, të denoncuara me dhjetëra e dhjetëra herë, aktet korruptive të Edi Ramës, ministrave, bashkëpunëtoreve të tij.

Tani, ato po dalin. Çfarë janë këto që kanë dalë? Ju garantoj që këto janë maja e ajsbergut. Se kur, kur dëgjoni ju që Lubi Balluku ka 300 apartamente të vjedhura, e di si i merrte ajo apartamentet? Ia jep këtë rrugën këtij, do ndërtosh këtë segment, ke dhe këto leje ndërtimi, katet e sipërme, dy katet e sipërme të të gjithë këtyre ndërtesave janë të miat.
Paratë i ke tek rruga. Paratë tuaja. Fëmijët tuaj rrinë në rrugë të dheut. Pensionistët, s'marrin dot ilaçet, numërojnë kafshatat. Rrogëulëtit, mjerim. Kurse ajo me 300 apartamente, 15 supermarkete, dy jahte. Dy jahte ajo. Imagjinoni ju.

Por Rama sa ka, thoni ju? Ju jap fjalën e nderit, jo 10, po dhe 20-fishin e tyre. Vetë secili prej jush, mos shkojë kurrkund, të ndalet pak tek Porti i Durrësit, vetëm aty. Mos merremi me të tjera. Porti i Durrësit është tokë publike. Është pa diskutim ndërmarrja kombëtare numër një e vendit. Numër një e vendit. Me një ndikim shumë të fuqishëm, jo vetëm në Durrës, por dhe në kafshatën e çdo qytetari, sepse është në vendin më të duhur për transportin.

Dhe nga, nga Fieri, gjer në Shkodër, bashkë me Shëngjinin, e bëjnë transportin e mallrave më pak të kushtueshëm. Çfarë ndodh? Porti ka mbi 1.300.000 m². Që është të paktën 1.000 euro metri katror e më shumë. Edi Rama vendos të ndërtojë parajsën e tij. Gjen një arab që quhet Al Alabbar. Arabi thotë, unë gjithsej do investoj 70 milionë euro. 70 milionë euro. Ky aty do ndërtojë 12.000 apartamente. Aty do ndërtojë gjashtë hotele. Aty do ndërtojë pishina ndërkombëtare dhe marinën më të madhe. E tëra pronë e tij dhe e Franc Çopjes. E tëra pronë e tij dhe e trafikantëve që sjellin miliardat e euro se i ndajnë me të. Prit, jo s'është vetëm kaq. Ah, jo. Do ndërtohet porti tjetër në Porto Romano. Ju do e paguani. Të gjithë.

Me taksat tona do ndërtohet porti të paktën 1 miliard e 300 mijë euro minimumi. Dhe porti Porto Romanos, që ta dini ju, nuk ka as 1/5 e sipërfaqes së portit të Durrësit. Nuk ka as 1/5. Çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë që mallrat për në Shqipëri do të shkojnë në Mal të Zi, do shkarkohen atje, do transportohen nga Mali i Zi, do vijnë në Shqipëri me një çmim shumë më të lartë. Pra, ndaj dhe ai e mbron Lubi Ballukun, sepse ajo i ka të gjitha, çfarë akti ka bërë, e ka bërë me Edi Ramën.
Zv/kryeministri Ilir Meta jepte dorëheqjen pa e kërkuar prokurori. Pa kërkuar prokurori.

Zv /kryeministrja Lubi Balluku as jep dorëheqjen, as nuk dorëzon imunitetin dhe as nuk shkarkohet nga kryeministri. Çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë, o shqiptarë, ju kemi vjedhur, do t'ju vjedhim gjer në fund. Kjo do të thotë, të betohemi që kurrë s'do ju lëmë më të vidhni, po do u qërojmë. Do t'u, do t'u shkojë, do të shkoni atje ku e meritoni. Ndaj dhe vijmë këtu. Pse na besuan shqiptarët? Shqiptarët na besuan ne për këtë ditë. Shqiptarëve u duhen për këtë mision, për këtë ditë, për t'i çliruar nga kjo bandë që s'ka moral. Si do i çlirojmë? Çështje guximit tonë dhe vendosmërisë tonë. Por një parti, një opozitë prej 600.000 vota në dhunë dhe në shtypje, është shumicë e padiskutueshme në vend dhe ka të gjitha potencialet dhe mundësitë për të bërë ligjin dhe kushtetutën.

5 MUAJ ME PARE

"Lufta kundër korrupsionit garantohet kur kryeministri nuk është i korruptuar", Berisha: Në qeverisjen tonë, asnjë ministër nuk u mbrojt nga drejtësia

"T’i rikthehemi sheshit çdo natë dhe Rama ikën si
Sali Berisha

DURRËS- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi në Manzë, theksoi se lufta e vërtetë kundër korrupsionit mund të sigurohet vetëm kur kryeministri është i pakorruptuar dhe respekton ligjin pa përjashtime. Gjatë fjalës së tij, Berisha kujtoi se gjatë qeverisjes së tij asnjë ministër nuk u mbrojt nga drejtësia dhe se imunitetet parlamentare janë dhënë sa herë janë kërkuar nga prokuroria.

Ai e krahasoi këtë standard me situatën aktuale, duke akuzuar qeverinë për ndërhyrje në drejtësi dhe korrupsion të strukturuar, ku më pas shtoi se Partia Demokratike vazhdon të mbetet një forcë politike e qëndrueshme falë respektimit të ligjit, moralit dhe përgjegjësisë ndaj qytetarëve.

PJESË NGA FJALIMI:

Të dashur miq, ne jemi në opozitë prej 12 vitesh. Askush nga ne ndonjë favor nuk e ka marrë. Përkundrazi, ka marrë ndëshkime nga qeveria për shkak të afrimit me ne, bashkëpunimit me ne, shoqërimit me deputeten e nderuar, me deputetin e nderuar, takimet, mbledhjet, të gjitha këto kanë qenë persekutim. Por megjithëkëtë, ne prapë jemi të fortë shumë. Pse jemi të fortë shumë ne? Çfarë ndodh? Parti të tjera janë shuar, janë shuar. Është e vetmja parti, e dyta, më falni, e dyta në Europën ish-komuniste që mbetet pas 35 viteve. Ne mbetëm, sepse ne, jo se s'gabuam, edhe ne kemi bërë gabime.

Kemi bërë gabime, por ne i kemi njohur gabimet. Ne kemi qëndruar tokësor. Kemi njohur gabimet, i kemi, kemi kërkuar ndjesë, kemi, kemi pranuar gabimet, i kemi korrigjuar gabimet. A mund të imagjinoni ju? Korrupsioni, ta marrim korrupsionin. Kudo ka një korrupsion të caktuar. Por, aty ku, kryeministri, presidenti janë të pakorruptuar, aty lufta kundër korrupsionit është e garantuar. Pra, gjatë viteve të periudhës sonë, cili nga ju mund të imagjinonte demokratë e demokratë në këtë sallë që të kërkonte prokurori heqjen e imunitetit të ministrit dhe t'i dilja unë përpara, t'i dilte kryeministri përpara dhe t'i bllokonte, kurrë. Kurrë!

Po pse? Se prokurori, prokurori me të drejtë apo me të padrejtë, me aktin e tij po mbronte ju, po mbronte interesat tuaja, po mbronte paratë tuaja, po mbronte taksat tuaja. Dhe vetëkuptohet, kryeministri s'mund të ishte kurrë në anën tjetër. Çdo imunitet që kanë kërkuar është vetëdorëzuar nga ministrat sepse e dinin, e dinin që nuk ka imunitet. Ja të rikthehemi bashkë janarit të 2011-ës. Edi Rama publikon një video ku thotë përmenden në bisedë e sipër Ilir Meta për një ryshfet 700.000 eurosh. Ta them unë ju. Ymer Tole, biznesmen, kishte fituar gjyqin me një biznesmen italian dhe tani kërkonte ministrit të fillojë punën dhe i shkruante: zoti ministër, gjatë kësaj kohe që kam fituar gjyqin e gjerë sot sipërmarrja ime ka humbur 700.000 euro. Kjo ishte historia e 700.000 eurove.

Megjithatë e kishin manipuluar, siç është provuar. Çfarë bëri Ilir Meta? Jo, nuk tha që prit herë të sqarohet. Jo, më tha. Erdhi në zyrë, unë do jap dorëheqjen. S'kishte kërkuar fare prokuroria dorëheqjen. Jo, me datën 15 erdhi tek unë dhe dha dorëheqjen, sepse tha s’ka sepse unë nuk do shkoj tek tek hetuesi i thjeshtë të paraqitem si zëvendës kryeministër. Ai duhet të më hetojë mua si çdo qytetar tjetër. Pra, ishte një standard krejt tjetër. Dhe ju them unë ju, kjo është arsyeja pse ne erdhëm edhe pas 35 vitesh të pamposhtur, se ne zbatuam, iu përmbajtëm disa parimeve të moralit, të ligjit dhe të nderit.

Nuk i lëshuam ato. Ju them unë ju, a kishim ne korrupsion? Po. Por sa është numri i të dënuarve për korrupsion gjatë periudhës sonë? Tre herë më i madh se sot. Tre herë më i madh se sot. Kanë dënuar në dy vite 199 persona, janë dënuar në dy vite 630 zyrtarë. Ministra? Jo, ministrat nuk kishin të bënin me tenderat se atë e hoqëm, atë e hoqëm që javët e para ne në qeveri. Ligjin, ministri nuk mund të jetë kryetari i autoritetit kontraktues. I ka marrë, i ka marrë dosjet Edi Rama me qindra e qindra herë.

S'ka mundur, sepse ky ka qenë ligji. Kurse ju e patë se si bën kjo me telefon, me mesazhe nga Rama atje duke përcaktuar tendera dhe çdo gjë. Pra, ne mbetëm pas 35 viteve përsëri. U krijuan forca të tjera politike, vetëm e vetëm, disa dolën nga ne, të tjerët kështu. Çfarë morën ato? Morën disa mijëra vota, dhjetëra mijëra vota dhe kaq. Ne përsëri mbetëm ata që jemi. Forca më e fuqishme në vend. Ne mbetëm pra, as për meritë të Sali Berishës, po për meritë të gjithsecilit prej jush që luftuat, që mbrojtët idealet tuaja, që nuk i tradhtuat ato.

Asnjë shkak tjetër nuk ka kjo mbështetje. Pse u ndala këtu për të bërë histori? Jo. U ndala këtu për një qëllim tjetër. Se në qoftë se ne erdhëm 12 vite opozitë shtypëse, e shtypur nga qeveria, e diskriminuar në shkallë ekstreme, e vërteta është edhe me padrejtësi të mëdha ndërkombëtare ndaj nesh, siç dihet, ne shqiptarët prapë na mbajnë në krye. Na mbajnë shqiptarët në krye dhe ne do i mbajmë shqiptarët në krye. Ata besojnë tek ne se ne do t'i shpëtojmë nga kjo qeveri.

5 MUAJ ME PARE

"Zgjedhjet nuk u fituan nga Rama, u grabitën", Berisha: Vota u ble masivisht me paratë e buxhetit dhe kërcënimin e bandave kriminale

"T’i rikthehemi sheshit çdo natë dhe Rama ikën si
Sali Berisha

DURRËS- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u shpreh sot se mbrojtja e votës mbetet një nga sfidat kryesore të opozitës shqiptare. Gjatë fjalës së tij në Foltoren e zhvilluar në Manëz, Berisha rikujtoi zgjedhjet e vitit 2001 dhe 2021, duke theksuar se përpjekjet për manipulimin e votës janë bërë pjesë e historisë së politikës shqiptare, por sipas tij, PD ka qëndruar e vendosur për të mbrojtur të drejtën e qytetarëve për të votuar lirshëm.

Berisha kritikoi mënyrën se si u menaxhuan zgjedhjet e vitit 2021, duke akuzuar qeverinë se shpërndau fonde masive në qytete të ndryshme, që sipas tij përbënin blerje të votës, si dhe për përdorimin e burimeve shtetërore dhe të lidhura me krimin e organizuar për të ndikuar në rezultatin e votimeve. 

Më tej Berisha u ndal tek zgjedhjet parlamentare të 11 majit, ku sipas tij, Edi Rama nuk i fitoi zgjedhjet por i vodhi ato, duke i blerë masivisht me paratë e buxhetit dhe nën kërcënimin e bandave.

PJESË NGA FJALIMI:

Të dashur miq, zgjedhjet e vitit 2001 përsëri ai vodhi votën. Nuk i fitoi. Nuk i fitoi. Ai në 2021-shin nuk arrestoi liderët e opozitës. Jo. Ai në 2021-shin nuk fali 2 miliardë gjoba dy ditë para dhe kamata dy ditë para votimit. Ai në 2021-shin nuk licencoi mbjelljen 28.000 hektarëve kanabis. Nuk shpërndau 100 euro për pensionistë. E megjithatë, ai i grabiti zgjedhjet, sepse ai shpërndau, siç jeni ju dëshmitarë, 130 milionë euro në Tiranë, Durrës, Kurbin, Lezhë dhe Kavajë, dëmtime nga tërmeti, por në ligjin dhe rregullat e zgjedhjeve, një akt i tillë përbën blerje masive vote dhe s'mund ta bënte.

Por çfarë ndodhi? Prandaj kthehemi prapë tek, çfarë ndodhi? Ai që na drejtonte ne e thirra i thashë, shiko, bëra një shkrim të pasnesërmen e zgjedhjeve. Vota vdiq pa hyrë në kuti. Se në qoftë se i jep ti 130 milionë euro në zona me popullatë më të dendur, ti e blen votën masivisht aty, vetëkuptohet. Diku 10.000, diku 5.000, diku 3.000, diku 20.000 e me radhë e me radhë, i mbushi me kontot me lekë.

Tani i them, duhet të nisim betejën për mbrojtjen e votës. Dhe ajo ishte jetike për ne. Pse ishte jetike për ne? Beteja të padrejta nuk mund të bësh. Zgjedhjet janë sa kombëtare, aq dhe ndërkombëtare. Në kuptimin që, sa i vlerëson ti, i vlerësojnë dhe ata që vijnë nga mbarë bota në emër të ligjit ndërkombëtar, marrëveshjeve që ka firmosur Shqipëria për t'i vëzhguar ato. Ish-kryetari, në vend se të merrej me grabitjen e votës që bëri kryeministri, u mor me mua, u mor me partinë. sepse ishte në marrëveshje me të. Ishte në marrëveshje me të. Harroi
çfarë bëri qeveria.

Pastaj filloi, s'dua të ndalem këtu, periudha kalvari në të cilën kaloi Partia Demokratike. Por Partia Demokratike me datën 11 maj nuk humbiste kurrë zgjedhjet. Kurrë! Në qoftë se Edi Rama s'do të, s'do të jepte dy, nuk do falte 2 miliardë euro gjoba dhe kamata dy ditë para zgjedhjeve. Nuk do organizonte 4533 veprimtari kombëtare dhe ndërkombëtare për të ndikuar tek zgjedhësit në kundërshtim me ligjin, të cilat kanë patur kosto qindra e qindra miliona. Vetëm ditën e zgjedhjeve, ‘Giro d'Italia’, ditën e zgjedhjeve, 7 milionë euro, organizatë private.

Partia Demokratike do fitonte zgjedhjet, në qoftë se Edi Rama nuk do shpërndante 100 euro për 760.000 votues. Në qoftë se Edi Rama s'do mobilizonte rrogëtarët e shtetit që janë shërbëtorët tuaj, nuk do mobilizonte për të grabitur votat tuaja, për të kërcënuar ju. Partia Demokratike do fitonte zgjedhjet, në qoftë se bandat ndër më të rrezikshmet në Europë, ndër më të fuqishmet në Europë, kartelët e drogës, Troplinët, Suel Çela, Bajrët dhe me radhë nuk do nxirrnin hanxharët e krimit kundër zgjedhësve dhe të diktonin atyre votën.

Nuk do të përdornin paratë e krimit për të blerë votë. Por miq, 21-shi s'mund të përsëritej më. Jo. Ai bëri këto dhe ne qëndruam me vendosmëri absolute. Ai bëri gjithçka të ndryshonte raportin e vëzhguesve ndërkombëtarë, raport i cili në një farë mënyre është gjykimi, është ligji ndërkombëtar për zgjedhjet e atij vendi ku zhvillohet. Dështoi, i kërcënoi ata, përdori të gjitha format, telefonata me kryeministra, me ministra e të tjera e të tjera me radhë, por ne gjithashtu bëmë gjithçka dhe ne s'kishim asgjë tjetër në dorë përveç fakteve të vërtetave që sillnit ju për zgjedhjet. Ato ne i paraqitëm kudo. Ato ne i paraqitëm kudo dhe zgjedhjet u damkosën me të gjitha këto që unë ju thashë më parë. Kjo kishte një rëndësi të jashtëzakonshme për ne.

5 MUAJ ME PARE

Berisha: Opozita është mbartësja e sovraniteti brenda vendit, mbartësja e vullnetit të zgjedhësve, qytetarëve të lirë

"T’i rikthehemi sheshit çdo natë dhe Rama ikën si
Sali Berisha

DURRËS- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi këtë të premte një seri fjalimesh në Manzë, Sukth dhe Durrës, ku theksoi rëndësinë e opozitës në një demokraci funksionale. Gjatë fjalës së tij, Berisha e përshkroi opozitën si mbajtësin e sovranitetit dhe të vullnetit të qytetarëve, duke theksuar se roli i saj është të përfaqësojë interesat e popullit dhe të veprojë si zë i lirë.

Berisha shtoi se përpjekjet për dobësimin e opozitës kanë dështuar, falë qëndresës dhe mbështetjes së qytetarëve. Ai nënvizoi se opozita nuk duhet të transformohet në një instrument të pushtetit, por të mbetet e angazhuar në shërbim të qytetarëve dhe të demokracisë.

PJESË NGA FJALIMI:

Një përshëndetje vëllazërore shumë të përzemërt për të gjithë ju, për të gjithë banorët e Manzës, Sukthit, Durrësit dhe mbarë Shqipërisë dhe nga zemra ju uroj festën e Vitit të Ri, Krishtlindjet, uroj festa të tjera, së bashku t’i festojmë, t’i kremtojmë siç e meritojmë.

Kam ardhur sot tek ju, me këtë Foltore që po quhet Foltorja e 2-të, dhe në fat është e dyta. Në qoftë se, Foltorja e Parë pati qëllimin më kryesor që ju, që shqiptarët të kenë opozitë të vërtetë, dhe jo opozitë false, që ju mashtron, jo opozitë që nuk mbron idealet dhe interesat tuaja, jo opozitë që synon të pasurohet vetë, jo opozitë jesmene të qeverisë, as dhe të kurrkujt tjetër.

Opozitë, që ju i besoni idealet, i besoni shpresën dhe që ajo ju qëndron besnik ju. Kjo është e një rëndësie jetike për një vend dhe për një komb. Opozita është mbartësja e sovraniteti brenda vendit. Në ç’kuptim? Është mbartësja e vullnetit të zgjedhësve, qytetarëve të lirë, të cilët votojnë për opozitën dhe ajo qëndron e pamposhtur në mbrojtje të interesave të tyre.
Çfarë nuk u bë të na zhduknin ne? Jeni dëshmitarë. Aktet më të paimagjinueshme, akte që nuk janë regjistruar në Europë ndonjëherë kundër ndonjë force demokrate. Pse? Sepse ne mbronim vetëm këtë. Ne mbronim idenë që ju duhet të zgjidhni kryetarin tuaj, drejtuesit tuaj. Ata duhet t’ju përfaqësojnë ju dhe jo të kontrollohen nga qeveria apo të kontrollohen nga të tjerë. Kaq ishte.

Na sulmuan në të gjitha mënyrat, por dështuan. U ngritët së bashku, si viganë, në një akt të pashembullt në histori, rezistuam padrejtësitë më të mëdha. Erdhëm në zgjedhje, zhvilluam fushatën elektorale më të bukur, programin më të shkëlqyer që ka njohur ky vend, ekspertizën, më të madhe. Unë, kisha deklaruar në mënyrat më të përsëritura se, me Eid Ramën nuk ka zgjedhje. Sepse kur një kryeministër vendos të mos dorëzojë pushtetin, ai pastaj ka të gjitha mjetet në dorë për të shtypur votën, për të manipuluar votën, për të blerë votën.

5 MUAJ ME PARE

"Harroi çfarë bëri qeveria", Berisha "foltore" në Manëz, kritikon Bashën: Ish-kryetari i PD në vend që të merrej me votën, u mor me mua

"T’i rikthehemi sheshit çdo natë dhe Rama ikën si
Sali Berisha

DURRËS- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një takim të hapur me qytetarët dhe mbështetësit në Manëz, ku diskutoi çështje zgjedhjesh dhe rëndësinë e mbrojtjes së votës. Ai theksoi se sfida kryesore e opozitës është të garantojë një proces të drejtë dhe transparent zgjedhor, duke u përqendruar tek interesat e qytetarëve.

Në fjalën e tij, Berisha kritikoi ish-kryetarin e PD, Lulzim Bashën, për mënyrën se si menaxhoi periudhën e fundit të partisë. Ai u shpreh se duhet të përqendrohej te ruajtja e votës dhe jo te mosmarrëveshjet brenda partisë.

“Tani duhet të nisim betejën për mbrojtjen e votës. Beteja të padrejta nuk mund të bësh, zgjedhjet janë sa kombëtare dhe aq ndërkombëtare. Ish-kryetari në vend që të merrej me grabitjen e votës, u mor me mua, me partinë. Sepse ishte në marrëveshje me të. Harroi çfarë bëri qeveria. Pastaj filloi periudha kalavare që kaloi PD. Më 11 s’do të humbte kurrë zgjedhjet, nëse Rama s’do falte 2 miliardë euro kamata dhe borxhe dy ditë para zgjedhjeve“, u shpreh ai.

sali berisha foltore ne manëz edi rama belinda balluku protesta e 22 dhjetorit

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje