Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Sot ka nisur Konferenca e Ambasadorëve “Tirana Diplo 2024" në Pallatin e Kongreseve. Ministri i Jashtëm i vendit Igli Hasani ka deklaruar se do të ketë një ligj të ri për Shërbimin e Jashtëm, që pritet t'i japë një energji të re diplomacisë së vendit. Nga ana tjetër Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se kanë nisur një proces të gjatë reformash, që do të ndërmerren në Kuvendin e Shqipërisë me Komisionin e Posaçëm. Po ashtu Rama ka renditur disa nga vendit partnere të Shqipërisë, që sipas tij janë Greqia, Turqia si dhe Italia. Nga ana tjetër Rama theksoi se duhet që të përmbushim detyrat tona, që viti 2030 do të na gjejë gati për tu ulur në tryezën e Bashkimit Evropian.
8 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Ministrja e Jashtme e Sllovenisë, Tanja Fajon tha se vendi i saj është një mbështetës i madh në integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Në një konferencë me homologun shqiptar Igli Hasani, Fajon tha Bashkimi Evropian duhet që të jetë gati për të pritur Shqipërinë në union në 2030-ën. Po ashtu, Fajon ka shoprehur përkrahjen për planin e zhvillimit, për reformat dhe agjendën që është paraqitur kohët e fundit në Komisionin Evropian.
"Sllovenia kërkohen ta shikojë Shqipërinë në BE. Ne gjithmonë kemi shprehur vlerësimin e saj për të gjitha arritjet e deritanishme. Mesazhi ime sot është që shpresoj që Shqipëria të ketë mundësinë që të hapë grupin e parë sa më parë të jetë e mundur dhe të shpresojmë që në shtator të kemi një përgjigje pozitive për parafinancimin e të gjitha reformave që janë të nevojshme. Sllovenia gjithmonë do të mbështesë integrimin Shqipërisë në BE. Është nevojë strategjik për të pasur vendin tuaj në rajon dhe Sllovenia do të mbështesë Shqipërinë dhe vendet e tjera. Shpresoj që BE të jetë po kaq gati për t’ju pritur maksimumi në vitin 2030. Dëshiroj të shpreh përkrahjen për planin e zhvillimit, për reformat dhe agjendën që kanë paraqitur kohët e fundit në Komisionin Evropian”, tha Tanja Fajon.
TIRANË- Ministri i Jashtëm Igli Hasani ka deklaruar se anëtarësimi në Bashkimin Evropian mbetet prioriteti ynë strategjik. Në një konferencë me homologen sllovene Tanja Fajon, Hasani u shpreh se vendi ynë ka bërë përparim të vazhdueshëm në Reformën e Drejtësisë dhe luftën ndaj krimit të organizuar.
"Qeveria shqiptare është e vendosur të përmbushë standardet e larta për anëtarësim. Ndërsa Sllovenia është një avokate e fuqishme për perspektivën tonë evropiane dhe të rajonit. Anëtarësimi në Bashkimin Europian mbetet prioriteti ynë strategjik. Do të kemi një angazhim të përbashkët për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe. Shqipëria është duke bërë hapa të rëndësishëm në përmbushjen e reformave për integrimin në BE,” tha Hasani.
TIRANË- Zv/kryeministrja sllovene dhe Ministrja e Jashtme Tanja Fajon ka paralajmëruar nga Tirana se vizat Schengen po mbyllen për shkak të kërcënimeve në rajon. Gjatë konferencës së Ambasadorëve “Tirana Diplo 2024", Fajon theksoi se ata duhet që të punojnë fort në mënyrë që lëvizshmëria e të rinjve të mos ndalet.
“Më vjen mirë që gjendem në Shqipëri sepse me sjell disa kujtime të mira, të rezultateve njëra që ka shënjuar karrierën time politike, që ka të bëjë me udhëtimin pa viza. Kjo siguroi shumë mundësi sidomos për brezat e rinj për të pasur mundësi për të udhëtuar. Ne përballemi me të njëjtën sfidë sot, sepse i trembemi faktit që Schengen po mbyllet për shkak të kërcënimeve të ndryshme që kemi në rajon. Kështu që duhet të punojmë fort për lëvizshmërinë e të rinjve për të çelur dyer dhe për të punuar së bashku ngushtë”, tha Tanja Fajon.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur për një marrëdhënie të re me shtetet si Indonezia apo Filipinet, që sipas tij në këto vende po trokasin edhe anëtaret e BE për fuqi punëtore. Sipas kryeministrit Rama, këto dy vende kanë një interes të madh për Shqipërinë për punëtorë.
"Nga ana tjetër kemi arsye të qenësishme për të besuar dhe investuar në hapjen e dyerve të misioneve tona të reja qoftë në Indonezi për të mbuluar atë pellg atje. Me Indonezinë kemi vendosur një marrëdhënie që ka një potencial të madh, ka një interes të madh për ne, ashtu si edhe me Filipinet, pasi të gjitha vendet e BE janë duke trokitur në ato dyer për forca pune. Kjo marrëdhënie është shumë e rëndësishme. Radha është shumë e gjatë, por duke qenë një vend i vogël duke arritur të kultivojnë sic duhet raportet që përcaktojnë edhe shkallën e vëmendjes ndaj vendeve më të vogla, besoj se do bëjmë kapërcime të radhës”, tha Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka renditur disa nga vendit partnere të Shqipërisë, që sipas tij janë Greqia, Turqia si dhe Italia. Gjatë konferencës së Ambasadorëve “Tirana Diplo 2024", Rama duket se ka 'harruar' problemet e vitit të fundit që vendi ynë ka pasur me Greqinë për shkak të çështjes Beleri. Po ashtu ai theksoi se ambasada e parë e Shqipërisë në Afrikë mund të hapet ne Kenia, por kjo do ndodhi pasi vendi të njohi pavarësinë e Kosovës.
“Leximi i të ardhmes me sytë e së shkuarës, nuk na takon. Ne lexojmë të shkuarën me sytë e të ardhmes, kjo është pika kyçe mbi të cilën ngremë ndërveprimet me rajonin. Duhet të bëjmë më shumë me Italinë, Turqinë, Greqinë. Nga ana tjetër, në aspektin e volumit të tregtisë, ne mund të bëjmë shumë më tepër. Hapësira e BE-së është hapësira më natyrale për marrëdhëniet tona tregtare, por mos të harrojmë që kemi miq dhe miqësira të mira që i kemi forcuar ndjeshëm dhe duhet të kërkojmë më shumë, në radhë të parë nga vetja me Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara, Azerbajxhani, që janë tre vende që ushqejnë ndjenja miqësore. Edhe me Kuvajtin, që është një mik nga më të vjetrat dhe me Katarin. Nga ana tjetër, kemi arsye të vazhdojmë me hapjen e dyerve të misioneve të reja, në Indonezi, me të cilën kemi vendosur një marrëdhënie që ka një potencial të madh, ashti sikurse edhe Filipinet. Nëse arrijmë të kultivojmë si duhet raportet, besoj se do të bëjmë kapërcimin e radhës. Edhe në Afrikë jemi të munguar dhe besoj është e drejtë të hapim derën e parë në Kenia, na duhet për shumë arsye, me e thjeshta është për të mbështetur njohjen e Kosovës”, tha Rama.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se viti 2030 do të na gjejë gati për tu ulur në tryezën e Bashkimit Evropian. Gjatë konferencës së Ambasadorëve “Tirana Diplo 2024", Rama tha se deri më tani janë tre pika që na kanë ndihmuar që të arrijmë në këtë pikë që jemi. Po ashtu, Rama theksoi se vendimarrja për në BE është politike, por që ne duhet që të përmbushim detyrat tona.
"Janë tre pika të rëndësishme që na kanë ndihmuar të arrijmë deri këtu. Krijimi i një vetëdije të re në përfaqësimin dhe mbrojtjen e interesave tona kombëtare. Jo se më parë të tjerët nuk kanë qenë të vetëdijshme, po jo rastësisht e theksova një vetëdije të re, ka shumë rëndësi të jesh i vetëdijshëm. Edhe përforcimi i aleancave strategjike, që janë të qartë si drita e diellit, edhe miqësitë tradicionale janë të njohura. Së treti, jemi profilizuar dhe do të vazhdoj të forcojmë profilin e partnerëve. Ne p.sh. jemi miq të Greqisë dhe Turqisë, por në të njëjtën kohë, qoftë Greqia, qoftë Turqia, së bashku me Italinë janë parterët tanë strategjikë, vetëdija e përmasës është e rëndësishme për të ruajtur modestinë dhe për t’u rritur e fuqizuar më tej si shtet, por edhe si komb. Ndaj, është e rëndësishme të ruhemi nga humbja e sensit të përmasës. Të ruhemi dhe nga kompleksi i inferioritetit. Për t’u rritur dhe për t’u fuqizuar dhe për të vazhduar të ushqejmë respekt, duhet të flasim me qartësi dhe respekt me aleatët dhe miqtë tanë. Është shumë e rëndësishme dhe një nga arsyet që na ka ndihmuar që sot të gjendemi në një pozicion krejt tjetër, që kur flitet për Shqipërinë, nuk flitet për një vend në hije dhe me hije. Është e qartë që ka një tjetër tingull emri i saj. E dimë shumë mirë që të gjithë, 2030 duhet të na gjejë në gatishmëri të plotë për t’u ulur në tryezën e BE-së. E dimë që sa përmbushje detyrash, është dhe vendimmarrje politike. Por e qartë është se ne do të jemi gati. Është e lehtë ta thuash, por shumë më e vështirë ta bësh. Ndaj, duhet që edhe trupi ynë diplomatik të gjendet në një nivel të ri. Sot, Shqipëria është një magnet që tërheq turistë nga e gjithë bota. Vjet kishim 10 milionë turistë. Kjo shifër këtë vit do të jetë konsiderueshëm më e lartë”, tha Rama.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se kanë nisur një proces të gjatë reformash. Gjatë konferencës së Ambasadorëve “Tirana Diplo 2024", Rama ka deklaruar se së shpejti do të ketë një datë të re reformash që do të ndërmerren në Kuvendin e Shqipërisë me Komisionin e Posaçëm. Po ashtu Rama theksoi se Shqipëria ka pësuar një trasnformim historik, si në planin e brendshëm me reformat e ndërmarra, ashtu edhe në atë të jashtëm, teksa përmendi imazhin që ka krijuar vendi ynë në arenën ndërkombëtare
"Jetojmë sot në një kohë të shënuar në transformim të Shqipërisë, si në planin e brendshëm të shtetndërtimit demokratik dhe evropian, është një kohë transformimi i madh progresi është i dukshëm dhe i përshëndetur botërisht, diplomacinë jonë ka hyrë në dinamikë të re, luajtur rol kyç në zhvillimet e kësaj kohe, duhen shtyrë më tutje edhe përmes diplomacinë për të përmbushur vizionin e Shqipërisë 2030, sot negocion anëtarësimin në be pas një procesi të jashtëzakonshëm skanimi të të gjithë sistemit të organizmit të vendit, skuadra e Shqipërisë me të gjitha repartet përgjegjëse, u vlerësua me notat më pozitive nga partnerët tanë në Bruksel, për gatishmërinë. Natyra e procesit të negocimit është shumë dinamike dhe këtu dua të sjell në vëmendje një fakt konkret që lidhet me rolin proaktiv të Shqipërisë përmes një diplomacie dinamike në funksion të ndikimit të vetë BE për interesat tona të para në një kënd më të gjerë si pjesë e interesit të përbashkët rajonal. Dua të flas për hartimin e një politike të re të BE përmes një instrumenti të ri financiar dhe zhvillimor që shkon përtej sistemit të mbështetjet të fondeve Ipa dhe adreson një nevojë të Shqipërisë për të përmirësuar performancën dhe rritur konvergjencën ekonomike. Plani i ri i rritjes është tani në dorën tonë dhe së bashku me partnerët në Bruksel jemi në një proces sistemimi të të gjithë hapave dhe të gjithë piketave që do të duam të arrijmë përmes këtyre hapave për të rritur masën e integrimit pa pritur të bëhemi anëtarë të BE. Pa na e kërkuar askush kemi nisur një proces të ri përmes një synimi absolutisht ambicioz për të linçuar një datë të re reformash duke u organizuar në Kuvendin e Shqipërisë me Komisionin e Posaçëm," tha Rama.
TIRANË- Ministri i Jashtëm i vendit Igli Hasani ka deklaruar se do të ketë një ligj të ri për Shërbimin e Jashtëm. Gjatë konferencës së Ambasadorëve “Tirana Diplo 2024", Hasani tha se ky ligj synon t'i japë një energji të re diplomacisë së vendit. Po ashtu Hasani theksoi se politika e jashtme e Shqipërisë në vitet e fundit, ka krijuar arritje të panjohura më parë, që kanë forcuar imazhin e vendit dhe e kanë bërë diplomacinë më pro aktive.
“Mirënjohësja shkon dhe për kolegët, shqiptarë dhe të huaj që do të bëhen pjesë e kësaj konforencen treditore. Pa nguruar dua të them që diplomacia jonë është e hapur për të përballuar sfida dhe jemi gati për të mbajtur një konferencë tre ditore. Kjo konferencë do të jetë një takim i përvitshëm. Vitet e fundit, politika e jashtme e shqiperise ka njohur rritje me rëndësi, samiti i ukrainës, këshilli i OKB dhe lista do të zgjatet. Sigurisht këto kanë bërë që të jemi kryelart dhe nuk na lejohet të ulet ritmi i punës. Doja të theksoja që edhe pse vend i vogël, kemi ditur të bëhemi të rëndësishëm. Diplomacia do të ketë një fytyrë të re që do të shërbejë si një urë komunikimi mes aktorëve të jashtëm dhe botës civile. Shumë shpejt do të kemi një ligj të ri për Shërbimit të Jashtëm, synon t’i japë një energji të re diplomacisë sonë, që do të shërbejë për marrëdhëniet jashtë dhe brenda vendit. Ligji do të hap dyert për shqiptarët që punojnë jashtë dhe brenda vendit në organizata ndërkombëtare dhe do të stimulojë të gjithë ata që e duan këtë profesion," tha Hasani.